Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Tabaku: Bashkitë janë kthyer në ndërmarrje punësimi

By: ela
28 April 2026 at 22:00

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ngriti shqetësime të forta mbi mënyrën sesi funksionon sot pushteti vendor në vendin tonë. Tabaku, e cila është njëherësh anëtare e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale, i ngriti shqetësimet në dëgjesën e radhës së Këtij Komisioni. Teksa solli në vëmendje eksperiencën e saj si pjesë e reformës territoriale të […]

The post Tabaku: Bashkitë janë kthyer në ndërmarrje punësimi appeared first on BoldNews.al.

Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton bonusin për strehim për banorët e pallatit “Arlis” në Tiranë

TIRANË, 22 prill/ATSH/ Bashkia e Tiranës do të mbështesë me ndihmë financiare banorët e pallatit “Arlis” në rrugën e Dibrës që u përfshi nga flakët disa ditë më parë.

Në mbledhjen e sotme të këshillit bashkiak, kryetarja në detyrë e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, njoftoi se familjet e mbetura pa strehim do të mbështeten me 40 mijë lekë në muaj.

“Për fat të mirë nga verifikimet nuk pati asnjë humbje apo lëndim serioz për jetë. Por zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha në strukturat e banimit dhe ka bërë thuajse të papërdorshme për banim një numër të konsiderueshëm apartamentesh, çka ka krijuar një nevojë urgjente për strehim për familjet e prekura. Ndërhyrja jonë për dhënien e ndihmës së menjëhershme financiare është jo vetëm e bazuar në ligj, por edhe domosdoshmëri për garantimin e mbrojtjes së jetës, shëndetit dhe dinjitetit të qytetarëve të prekur”, theksoi Ristani.

Ristani u shpreh se masa e propozuar e ndihmës do të bazohet në vlerat maksimale të subvencionit për zonën B të territorit të Tiranës, që është 40,000 lekë në muaj për secilën familje në nevojë.

“Projektvendimi që propozojmë është i bazuar dhe proporcional me kërkesën për zbutjen e pasojave emergjente dhe garanton se bashkia Tiranë merr përgjegjësitë e saj për mbështetjen sociale të atyre qytetarëve që u prekën direkt nga kjo ngjarje tragjike”, tha Ristani.

/k.s/j.p/

 

The post Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton bonusin për strehim për banorët e pallatit “Arlis” në Tiranë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Furtunë në gotë”: Lajmi i rremë për sëmundjen e kryebashkiakut të Gjirokastrës

21 April 2026 at 16:19

Deklarata në rrjetet sociale se kryebashkiaku i një bashkie të jugut ishte i prekur me HIV/AIDS dhe kishte infektuar edhe disa punonjës të tjerë (faksemile: link) u përhap masivisht gjatë fundjavës, madje duke u përcjellë edhe në media (faksemile: link; link).

Madje, redaksi online “identifikuan” edhe “personin e dyshuar,” duke përmendur kryebashkiakun e Gjirokastrës, Flamur Golemi, si vatër të infeksionit, ndërsa artikujt që e shoqëronin “këtë zbulim” flisnin për një qytet në panik.

Disa media raportuan edhe më tej, duke aluduar me tituj “bombastikë” për “orgji brenda institucionit” si një formë e përhapjes së virusit HIV/AIDS. Ndërsa Emin Kokalari, një aktivist lokal, pretendoi se ngjarja ishte më e rëndë nga sa raportohej duke theksuar se “tashmë të infektuar janë rreth 150 qytetarë” (faksemile: link).

Kjo bëri që vetë Bashkia Gjirokastër të dilte me një deklaratë publike, duke përgënjeshtruar raportimet dhe duke e konsideruar si pretendim të rremë dhe alarmues, që synonte të krijonte pasiguri dhe panik te qytetarët.

Ajo i bëri thirrje policisë dhe prokurorisë të nisin verifikimet dhe hetimet përkatëse.

“Përhapja e informatave apo njoftimeve të rreme, me fjalë, me shkrim apo me çdo mënyrë tjetër, me qëllim që të ngjallë një gjendje pasigurie dhe paniku te njerëzit, përbën vepër penale…”, citoi ndër të tjera zyra për shtyp e bashkisë.

“Epidemia e dezinformimit”

Lajmi, i ribotuar në disa platforma online gjatë fundjavës, mori vëmendjen e mediave kryesore të hënën, duke u diskutuar edhe në studiot televizive.

Në rrjetet sociale u botuan njëkohësisht faksimile të analizave shëndetësore që pretendohej se i përkiste kryebashkiakut Golemi, e cila tregonte se ai nuk ishte i prekur nga HIV/AIDS. Dokumenti u pranua si i vërtetë nga avokati i tij, i cili më pas ngriti padi ndaj njërit prej personave që dyshohet se ka kontribuuar në përhapjen dhe përshkallëzimin e informacionit të rremë.

Sipas Koloreto Çukalit, drejtues i Këshillit Shqiptar të Medias, problemi qëndron në mënyrën se si mediat i prodhojnë dhe i shpërndajnë këto lajme.

“Fakti që një media e publikon dhe të tjerat e ripublikojnë, edhe kur dyshojnë se lajmi është i pabazë, për shkak të klikimeve apo linjave editoriale, krijon kushte ideale për përhapjen e dezinformimit”, analizon ai.

Sipas tij, verifikimi i lajmit është i thjeshtë dhe mund të realizohet përmes kontakteve direkte, madje edhe me një telefonatë, qoftë dhe një mjek, apo institucion i shëndeti publik, por që sipas tij, shmangia e kësaj praktike e bën të qartë se synimi është “për të mos humbur klikime.”

Një tjetër problem, sipas Çukalit, është publikimi i të dhënave personale.

“Elementë si shëndeti apo kartela mjekësore e një personi nuk duhet të publikohen, pavarësisht interesit publik, për shkak të etikës dhe të drejtës për privatësi”, thekson ai.

Një “skup” pa bazë shkencore

Mjeku infeksionist Gentian Stroni tha për Citizens.al se lajmi nuk ka bazë reale në aspektin e shëndetit publik.

“Edhe sikur të jenë të vërteta 18 rastet, kjo nuk do të thotë se ata do të infektojnë automatikisht 128 të tjerë. HIV-i transmetohet kryesisht përmes gjakut ose marrëdhënieve seksuale”, shpjegoi ai.

Sipas Stronit, edhe skenarët e përhapur në media nuk qëndrojnë nga pikëpamja mjekësore. Sipas tij, që një person të infektojë 18 të tjerë, duhet të ketë pasur kontakte të shtrira për një kohë të gjatë me këta persona, dhe këta të fundit të kenë kaluar gjithashtu një kohë të konsiderueshme përpara se të shfaqin indikacione si për shembull predispozita të imunitetit të ulët.

“Që të mund t’jua japë këtë gjë 18 vetave duhet që të ketë kryer marrëdhënie në kohë të ndryshme dhe po ashtu, që këta persona të dalin pozitivë, do të duhet të kenë kaluar edhe stadin e periudhës dritare që është 3-6 muaj”, argumenton mjeku Stroni.

Nga ndryshon HIV nga AIDS?

HIV është virusi i imuno-deficencës humane, i cili sulmon sistemin imunitar. Me kalimin e kohës, ai dobëson mbrojtjen e trupit. Sipas mjekut Stroni, mund të duhen vite që efektet të bëhen të dukshme, ndërsa faza e avancuar e sëmundjes njihet si AIDS.

“Rrjedhimisht qelizat CD4 që janë qeliza limfocitare që shkatërrohet prej këtij virusi, pas një periudhe kohore, nga 750 që supozohet që të jenë në trupin e njeriut, fillojnë që të bien në numër, dhe rrjedhimisht kur shkojnë nga dritarja 300-500 fillojnë që të shfaqen simptomat”, tregon mjeku Stroni.

“Kur sistemi imunitar ka rënë ndjeshëm dhe shfaqen infeksionte oportuniste, atëherë flasim për AIDS”, thekson ai.

Sipas Stronit nëse një person i infektuar dhe që gjendet në stadin e AIDS-it, ka risk më të madh që ta transmetojë seksualisht këtë sëmundje sesa kur ai e ka në gjendjen e HIV-it. Kjo lidhet kryesisht me gjendjen e virulencës.

Megjithatë, ai thekson se trajtimi me terapi antiretrovirale e kontrollon virusin dhe ul ndjeshëm rrezikun e transmetimit.

“Pra virusi nuk replikohet më si më përpara dhe rrjedhimisht ky person mund të ndodhë që pavarësisht se është në stadin e AIDS, të mundet që të kryejë marrëdhënie dhe me gjasa të konsiderueshme të mund të mos e transmetojë, duke qenë se është në terapi”, argumenton Stroni, sipas së cilit për të kaluar nga stadi HIV në AIDS duhen nga 3-6 vite, në varësi të imunitetit të secilit.

Stroni solli në vëmendje dy raste konkrete, ku çifte bashkëshortësh, prej të cilëve njëri pozitiv, tjetri negativ, kanë kryer nën trajtime marrëdhënie me koshiencë dhe sot kanë fëmijë të lindur pa viruse, dhe partnerët gjithashtu të painfektuar.

E drejta për privatësi dhe “imunitet” nga stigma

Sipas ligjit shqiptar për parandalimin e HIV/AIDS, çdo person gëzon të drejtën e konfidencialitetit dhe të sekretit mjekësor. Nxjerrja e këtyre të dhënave pa pëlqimin e individit dënohet me ligj.

Sipas mjekut Gentian Stroni, anonimati është thelbësor për shkak të stigmatizimit që ende ekziston në shoqëri për këtë sëmundje.

“Edhe brenda sistemit shëndetësor ruhet anonimiteti. Publikimi i identitetit është shkelje ligjore”, thekson ai, teksa shton se kjo vlen edhe për persona publikë, pasi statusi shëndetësor nuk përbën interes publik në vetvete.

Por, përtej debatit mediatik, pasoja të tilla janë konkrete: përhapja e panikut, stigmatizimi i personave që jetojnë me HIV/AIDS dhe dëmtimi i reputacionit.

Mjeku Stroni paralelizon se stigmatizimi për këtë sëmundje është i njëjtë si ndaj personave të komunitetit gay.

“A mundet që të jetë gay një kryeministër apo kryetar bashkie? Po. Do që ta deklarojë?! E deklaron! S’do që ta deklarojë?! S’e deklaron!” sjell në vëmendje mjeku, duke nënvizuar faktin se kjo sëmundje mbahet nën kontroll dhe përmes terapive jetesa normale në shoqëri tanimë është e mundur.

“U quajt si sëmundje e shekullit të kaluar sepse ishte diçka e re, por sot që flasim është totalisht nën kontroll. Njerëzit, nëse më përpara e jetonin jo më shumë se 10 vjet, flas në vitet ’80, sot që flasim nuk bëhet fjalë jetëgjatësia”, argumenton Stroni, ndërsa shton se e gjithë kjo që po flitet tanimë është një furtunë në gotë.

“Kur përdoret shëndeti si armë për klikime, zullumi bëhet me majë”, shprehet Koloreto Çukali.

Në fund, ajo që u paraqit si “skup” rezulton të jetë një tjetër rast i një dezinformimi që prodhon më shumë dëm sesa informim, një “furtunë në gotë” me pasoja reale.

The post “Furtunë në gotë”: Lajmi i rremë për sëmundjen e kryebashkiakut të Gjirokastrës appeared first on Citizens.al.

“Thirrje të rinjve t’i bashkohen PS”, Balla: Vendoret? Hyjmë për të fituar në 61 bashki. Nisim dëgjesat për ‘Territorialen’

By: xhir jeta
20 April 2026 at 11:18

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla doli këtë të hënë në një prononcim për mediat, pas mbledhjes së grupi në ambjentet e Kryesisë së Kuvendit.

Duke komentuar procesin e nisur me strukturat, Balla apelojnë të rinjtë të bëhen pjesë e PS, si një instrument për t’I dhënë fuqi këtij procesi.

“Rienergjizimi i PS, ka qenë një prej cështjeve që edhe me prezencë të z.Klosi, jemi në një fazë komunikimi të gjerë me publikun përmes këtij procesi që në një krah ka komunikimin me njerëzit në një krah rienergjizimin e PS, jam shumë krenar për si po ecën ky proces.

Thirrja ime është për të gjithë ata të rinj e të reja, që t’i bashkohen PS si i vetmi instrument për ti dhënë një fuqi këtij procesi. Procesi shkon deri më 12 qershor, por edhe përtej. Edhe në korrik.”

Balla komentoi ndër të tjera edhe zgjedhjet e ardhshme vendore për të cilat tha se PS hyn për të fituar në 61 bashkitë e vendit. Sai përket reformës territorial, Balla tha se së shpejti do të nisin dëgjesat me qytetarët.
“Procesi rienergjizimit ndërlidhet me fazën tjetër me zgjedhjet vendore. PS konkuron për të fituar në 61 bashki të vendit, i referohem sa janë sot. Dëgjesa në të gjithë territorin për reformën territorial. Thelbi i reformës është një qeverisje më efektive vendore. Reforma duhet konsoliduar në  pjesën e mirëadministrimit, hesht të parashikoj sa do jetë numri i bashkive, por është cështje shërbimi më shumë se numrash”, u shpreh Balla.

Sa i përket amnistisë penale, Balla u shpreh: Ne kemi një proces dhe padyshim edhe amnistia kërkon pak kohë dhe me kolegët e komisionit të çështjeve ligjore kemi rënë dakord për të marrë pak më shumë kohë./abcnews.al

Sondazhi: Ndotja e ujit dhe ajrit, shqetësimet kryesore mjedisore në Shqipëri

17 April 2026 at 17:12

Ndotja e ujit, ajrit dhe zhurmat konsiderohen ndër çështjet më shqetësuese mjedisore në Shqipëri. Më shumë se gjysma (66%) e qytetarëve e konsiderojnë ndotjen e ujit problem serioz dhe thuajse po aq ndotjen nga mbetjet (63%) dhe plastika (64%).

Një sondazh kombëtar i zhvilluar gjatë muajit shkurt për mjedisin, në kuadër të projektit EU4GreenGen nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, ka nxjerrë në pah se shumica e qytetarëve e shohin ndotjen si mjaft shqetësuese për komunitetin ku jetojnë.

Ata shfaqen të gatshëm për të ndryshuar qasje në raport me mjedisin, por shprehen se nuk ka infrastrukturë të përshtatshme.

Sondazhi ka mbledhur përshtypjet mbi nivelin e informimit të qytetarëve për biodiversitetin dhe mjedisin në tërësi, si dhe për problematikat kryesore me të cilat përballet vendi në aspektin mjedisor.

Sipas sondazhit, vetëm një në çdo katër qytetarë (24%) janë të njohur me konceptin e biodiversitetit. Po ashtu, një në çdo tre qytetarë (33%) thanë se kanë dëgjuar për ekonominë qarkulluese, çka sipas raportit shpjegues tregon boshllëqe në kuptimin e koncepteve mjedisore të lidhura me politikat publike.

Mbledhja e mbetjeve vlerësohet më pozitivisht (43%) sesa pastërtia e përgjithshme (31%).

“Megjithëse shërbimet e menaxhimit performojnë më mirë, perceptimet për pastërtinë mbeten mesatare dhe shpesh negative”, thuhet në prezantimin e gjetjeve.

Në këtë drejtim, vërehen dallime mes qyteteve. Vlerësim qytetar më i lartë për menaxhimin e mbetjeve rezultoi në qytete si Berati dhe Kukësi, ndërsa më i ulëti në Gjirokastër, Korçë dhe Elbasan.

Ndërkohë, sa i përket perceptimit për zonat e gjelbra, ai mbetet mesatar ose negativ.

“Vetëm 25% i vlerësojnë pozitivisht, ndërsa 46% negativisht”, theksohet ndër gjetjet.

Sipas sondazhit, ka dallime të forta rajonale, me vlerësime më të larta në Berat, Dibër dhe Kukës, dhe më të ulëta në Durrës, Gjirokastër dhe Lezhë.

“Tirana mbetet nën mesataren, me nivel të lartë pakënaqësie”, theksohet më tej.

Edhe pse vetëm 5% e familjeve ndajnë mbetjet në burim, pjesa dërrmuese (92%) thonë se do të ishin të gatshëm ta bënin këtë nëse do të ekzistonin sisteme të përshtatshme.

“Kjo tregon se është infrastruktura, dhe jo qëndrimet e qytetarëve, pengesa kryesore”, thuhet nga gjetjet e sondazhit.

Qytetarët, thuhet në raportin e sondazhit, se kanë nivel të lartë ndërgjegjësimi për koncepte si riciklimi (92%) dhe menaxhimi i mbetjeve (85%), por ky ndërgjegjësim bie për terma më teknikë.

“Kompostimi (65%) dhe zhvillimi i gjelbër (63%) shfaqin një nivel mesatar njohjeje, ndërsa ekonomia qarkulluese (33%) mbetet kryesisht e panjohur”, thuhet ndër gjetjet.

Rreth 81% e qytetarëve të anketuar thonë se janë vetë përgjegjës për ndotjen e mjedisit, ndërsa 45% rendisin bashkitë dhe 41% bizneset.

“Sa i përket besimit, bashkitë shihen si aktorët më të besueshëm për mbrojtjen e mjedisit (65%), të ndjekura nga kompanitë e pastrimit dhe mbledhjes së mbetjeve (50%) dhe qeveria (47%),” thuhet në raport.

46% e të anketuarve janë të gatshëm të paguajnë një tarifë shtesë për një mjedis më të pastër, ndërsa 27% janë të pavendosur dhe 28% kundër.

Gatishmëria më e lartë vërehet në rajonet e Dibrës, Kukësit, Gjirokastrës dhe Lezhës. Ndërsa Elbasani dhe Korça shfaqin rezistencë më të fortë, me vetëm 33% gatishmëri dhe rreth gjysma kundër pagesës shtesë.

Shqipëria është në negociata për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ku Kapitulli 27 për Mjedisin mbetet ndër më sfiduesit. Gjatë dekadës së fundit, BE ka investuar mbi 280 milionë euro në sektorët e mjedisit, ujit dhe klimës në Shqipëri.

Sipas sondazhit, mbështetja publike për përafrimin me standardet mjedisore të BE-së është e fortë, me 81% që e perceptojnë me përfitime.

“Megjithatë, ndërgjegjësimi për projektet mjedisore të financuara nga BE mbetet i ulët, vetëm 22%”, përfundon raporti.

Lexoni gjithashtu:

The post Sondazhi: Ndotja e ujit dhe ajrit, shqetësimet kryesore mjedisore në Shqipëri appeared first on Citizens.al.

Zgjedhjet vendore të 2027/ KQZ nis punën, letër 61 bashkive të përcaktojnë qendrat e votimit

By: xhir jeta
13 April 2026 at 14:23

Rreth një vit larg zgjedhjeve vendore, KQZ vihet në lëvizje dhe nis përgatitjet për procesin elektoral.
Përmes një shkrese dërguar Bashkive, KQZ kërkon prej tyre të përcaktojnë qendrat e votimit, duke rikujtuar se sipas Kodit Zgjedhor ato duhet të vendosen në ambiente publike, kryesisht shkolla, qendra komunitare ose institucione shtetërore. Ambienti duhet të jetë i aksesueshëm, të garantojë neutralitet politik, qetësi dhe siguri gjatë procesit të votimit.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në kuadër të përgatitjeve për administrimin e procesit zgjedhor dhe në mbështetje të detyrimeve të përcaktuara në Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, ju rikujton rëndësinë e garantimit të standardeve ligjore për ambientet ku vendosen Qendrat e Votimit (QV).

Sipas Kodit Zgjedhor, Qendrat e Votimit duhet të vendosen në ambiente publike, kryesisht shkolla, qendra komunitare ose institucione shtetërore. Ambienti duhet të jetë i aksesueshëm, të garantojë neutralitet politik, qetësi dhe siguri gjatë procesit të votimit. Ambientet e QV-ve duhet të sigurojnë hapësirë të mjaftueshme për dhomat e fshehta, vendosjen e kutive, pajisjet teknologjike, mjedise të aksesueshme për persona me aftësi të kufizuara, ndriçim të përshtatshëm dhe kushte infrastrukturore që garantojnë siguri dhe fshehtësi të votës.

Bashkitë duhet të vënë në dispozicion të KQZ-ve listën e ambienteve publike të mundshme, të sigurojnë gjendjen funksionale të tyre dhe të bashkëpunojnë për çdo modifikim të nevojshëm.Ju kërkojmë që brenda 10 ditëve nga marrja e kësaj shkrese të përcillni listën e ambienteve publike të propozuara për QV të cilat kanë votues me aftësi ndryshe / me aftësi të kufizuara, vlerësimin teknik dhe masat për përmirësim nëse është e nevojshme.” thuhet në shkresën që mban firmën e kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi./abcnews.al

Kryebashkiakët e Ramës në ‘gjumë’! Bashkitë lënë 300 mln euro investime të parealizuara, gati 60% të planit

By: ela
8 April 2026 at 13:47

Infrastruktura vendore në vendin tonë në shumë zona është primitive me mungesa të thella shërbimesh që nga aksesi në rrugë, shërbime të tilla si menaxhimi i mbetjeve, shëndetësia, arsimi dhe kujdesi social, por ndërkohë qeverisja e bashkiake po rezulton tërësisht e paaftë për të ekzekutuar buxhetin e investimeve të përcaktuar në buxhetin vjetor. Sipas të […]

The post Kryebashkiakët e Ramës në ‘gjumë’! Bashkitë lënë 300 mln euro investime të parealizuara, gati 60% të planit appeared first on BoldNews.al.

Ristani: 230 familje përfitojnë ndihmë ekonomike, shtohen fondet për studentët dhe pensionistët

TIRANË, 30 mars/ATSH/ Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës, u miratuan disa vendime që synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve, përmes mbështetjes sociale dhe investimeve në shkolla, rrugë, transport publik e hapësira publike.

Në fjalën e saj kryetarja e komanduar e bashkisë, Anuela Ristani u shpreh se 230 familje do të përfitojnë ndihmë ekonomike kurse 18 familje do të përfitojnë subvencion qiraje.

Këshilli Bashkiak miratoi Projektvendimin “Për miratimin e familjeve aplikuese që përfitojnë nga programi i bllok-ndihmës ekonomike deri në 6%, nga fondi i kushtëzuar dhe nga buxheti i bashkisë Tiranë, për periudhën 1-28 shkurt, 2026.

“Për këtë periudhë, njësitë administrative kanë përzgjedhur 230 familje: 142 familje do të trajtohen me fonde të buxhetit vendor; dhe 88 familje nga fondi i kushtëzuar deri në 6%”, u shpreh Ristani.

Më tej, Ristani njoftoi edhe vendimmarrjen për trajtimin me subvencionin e qirasë të disa familjeve në nevojë, që nuk mund të përballojnë qiranë e tregut të lirë.

“Janë depozituar 21 aplikime; Në përfundim të shqyrtimit, komisioni ka vlerësuar se prej tyre janë 18 familje përfituese me dokumentacion të rregullt, të ndarë në: 6 Familje, kryefamiljar/nëna kryefamiljare me fëmijën në ngarkim ku përfshihen edhe vajzat/nëna; 3 Familje/ individë të moshuar që kanë mbushur moshën e pensionit; 4 Familje me anëtarë me aftësi të kufizuar (PAK + KMCAP) dhe pension invaliditeti; 2 Familje në ndihmë ekonomike; 3 Familje në vështirësi ekonomike”, theksoi Ristani.

Duke nënvizuar prioritetin që infrastruktura lidhëse me Unazën e Madhe të vazhdojë, Ristani deklaroi se vijon mbështetja për familjet e prekura.

“Sot, ende pa përfunduar projektet, vlera e pronës aty është shumëfishuar, por kur të përfudojë, ajo do të rritet akoma edhe më shumë, pavarësisht kundërshtimeve apo dëshirës së disave. Deri atëherë ne do të vijojmë me mbështetjen e familjeve që nuk zotërojnë asnjë banesë tjetër, pasuritë e të cilëve përjashtohen nga procesi i legalizimit. Deri më tani janë përcjellë në total 159 aplikime nga njësitë administrative Nr. 1, 3, 4, 11. Prej tyre, 137 janë miratuar si përfitues nga këshilli bashkiak”, u shpreh ajo.

Ndërsa tetë familje do të ndihmohen financiarisht pas dëmeve nga zjarret dhe përmbytjet.

“Është përgatitur lista me 8 (tetë) familje që përfitojnë ndihmë financiare për shkak të dëmeve ndërtimore dhe në orendi/pajisje elektroshtëpiake, si pasojë e fatkeqësisë natyrore”, tha më tej kryetarja e komanduar e bashkisë së Tiranës.

Një tjetër pikë e rëndësishme që u miratua ishin investimet e shtuara për shkolla, rrugë, transport publik dhe hapësira publike.

“Bashkia e Tiranës do të vijojë zbatimin e politikave që synojnë përmirësimin e hapësirave urbane dhe mjedisit, forcimin e infrastrukturës arsimore dhe rritjen e aksesueshmërisë për grupet e pafavorizuara, rritjen e sigurisë rrugore dhe në shkolla, si dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik, punësimit, zhvillimit rural dhe turizmit. Paralelisht, do të investohet në përmirësimin e rrjetit rrugor, transportit publik dhe kapaciteteve të parkimit, për një qytet më funksional dhe të qëndrueshëm”, deklaroi Ristani.

Gjithashtu, do të shtohen fondet për kompensimin e aboneve për 395 studentë dhe 1005 pensionistë, si dhe për strehimin social dhe banesat sociale.

/k.s/r.e/

The post Ristani: 230 familje përfitojnë ndihmë ekonomike, shtohen fondet për studentët dhe pensionistët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rrëshqitjet e dheut bllokojnë rrugën e Tudanit, bashkia Elbasan: Do të ndërhyhet në verë

TIRANË, 25 mars/ATSH/ Bashkia e Elbasanit reagoi sot lidhur me rrugën e fshatit Tudan, e cila ka pësuar rrëshqitje të konsiderueshme të dherave.

Sipas bashkisë, shirat që përfshinë të gjithë territorin në muajt nëntor-shkurt sollën problematika edhe në bashkinë e Elbasanit.

“Në fillim të muajit janar Agjencia e Shërbimeve Publike dhe Emergjencat Civile, pranë bashkisë së Elbasanit u njoftuan për bllokimin e një prej rrugëve që lidh fshatin Tudan. Prej asaj kohe nga ekipet tona është ndërhyrë disa herë për pastrimin, ndërkohë që situata është përsëritur vazhdimisht.  Agjencia e Shërbimeve Publike tentoi të mbajë rrugën të hapur derisa situata u kthye në rrezik edhe për punonjësit duke u detyruar të largojmë makineritë për shkak të rrëshqitjes së vazhdueshme”, theksoi bashkia në një postim në rrjetet sociale.

Të ndodhur në të tilla kushte, bashkia e Elbasanit më 16 janar të këtij viti ka kërkuar një vlerësim të specializuar nga Shërbimi Gjeologjik Shqiptar.

Ekspertët e Shërbimit Gjeologjik Shqiptar kryen veprimet e nevojshme në terren dhe theksuan se nevojitet një studim i thelluar gjeologo-inxhinierik për të vlerësuar terrenin.

Nga studimi paraprak ekspertët rekomandojnë se gjatë muajve të verës, kur terreni të jetë plotësisht i tharë të punohet për stabilizimin e ujërave sipërfaqësorë (detyrë e cila është kryer tashmë me vendosjen e tubave) dhe të bëhet pastrimi i rrugës shoqëruar me një mur mbrojtës në pjesën e sipërme (ndërhyrje e cila mund të bëhet vetëm në muajt e verës).

Bashkia Elbasan mirëkupton shqetësimin e banorëve të Tudanit për përdorimin e këtij aksi më të shkurtër për ta.
Por nga ana tjetër bashkia sqaron se fshati Tudan nuk është i bllokuar dhe aksesohet nga dy segmente të tjerë. Aksi që lidh fshatin Tudan me qendrën e Njësisë Administrative, pra me të gjitha shërbimet shëndetësore, komunale etj është plotësisht e aksesueshme.
Bashkia Elbasan kërkon mirëkuptimin e banorëve për përdorimin e rrugëve të tjera, derisa kushtet atmosferike të lejojnë ndërhyrjet në këtë aks.
“Edhe në të tilla kushte vendimin përfundimtar për stabilizimin e plotë të rrugës, do ta japë studimi i thelluar gjeologo-inxhinierik. Mbetemi të palëkundur në bindjen tonë se siguria e përdoruesve të rrugës është e vetmja përparësi”, thekson bashkia.
/k.s/a.f/

The post Rrëshqitjet e dheut bllokojnë rrugën e Tudanit, bashkia Elbasan: Do të ndërhyhet në verë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

40 bashki të përfshira në hetimet e SPAK-ut! Tenderat që fundosin pushtetin lokal

By: Brisi
19 March 2026 at 13:41

Çdo katër vjet shqiptarët zgjedhin. Çdo ditë SPAK hap dosje. Nga 61 bashkitë e vendit, 40 kanë qenë ose janë aktualisht nën hetim penal. Kryebashkiakët akuzohen kryesisht për një gjë: tenderat. Aty ku duhej të ndërtoheshin rrugë, ujësjellës dhe shkolla, u ndërtuan skema korrupsioni. Kjo është historia e shumicës së bashkive shqiptare në vitin 2025. […]

The post 40 bashki të përfshira në hetimet e SPAK-ut! Tenderat që fundosin pushtetin lokal appeared first on BoldNews.al.

Paketa e Maleve, miratohen zonat prioritare në 9 bashki

TIRANË, 19 mars /ATSH/ Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, pas mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave, bëri me dije miratimin e 9 vendimeve të reja që lidhen me caktimin e zonave prioritare në kuadër të “Paketës së Maleve”, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të qëndrueshëm të ekonomisë malore në vend.

Me këto vendime, numri i bashkive që kanë miratuar zonat prioritare zhvillimore arrin në 25, ndërsa në total janë tashmë 205 zona prioritare të miratuara në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, duke konsoliduar një hartë të qartë ndërhyrjeje për zhvillimin ekonomik në zonat malore.

Bashkitë për të cilat u miratuan sot vendimet përkatëse janë: Berat, Vlorë, Kavajë, Durrës, Dimal, Mirditë, Himarë, Librazhd dhe Rrogozhinë.

Demo tha se “bashkitë të cilat tashmë i kanë të miratuara zonat prioritare, janë në fazën e publikimit të të gjitha kërkesave, të cilat kanë kaluar filtrat e kontrollit nga vetë bashkitë”.

Sipas tij janë duke u ezauruar afatet 45-ditore dhe pas ezaurimit të afateve, “do të kemi miratimin nga këshillat bashkiakë, nga vetë bashkitë, sa i përket aplikimeve të suksesshme”.

“Paketa e Maleve po ecën me një shpejtësi të konsiderueshme duke marrë në konsideratë që tashmë mbi gjysmën e bashkive e kemi kaluar nëpërmjet zonave prioritare dhe do të vijojmë dhe në javët në vijim të miratojmë zonat prioritare për bashkitë të cilat kanë mbetur akoma dhe janë duke u trajtuar për zonat prioritare”, tha Demo.

I pyetur në lidhje me Komisionin e Posaçëm për Reformën Territoriale, Demo tha se e rëndësishme është të krijojmë qasjen e duhur në mënyrë që të kemi bashki më të forta nesër.

Ai u shpreh besimplotë që komisioni do të bëjë punën e tij dhe shtoi se “mazhoranca ka papërgjegjësinë për të ofruar zgjidhje dhe për të çuar para reformën”.

“Ne jemi po ashtu shumë të hapur që kjo të jetë një reformë e cila përfshin brenda vetes të gjitha palët dhe komisioni i posaçëm realizon këtë gjë”, tha ai.

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, foto: Florian Abazaj
1 nga 2

/m.q/j.p/

The post Paketa e Maleve, miratohen zonat prioritare në 9 bashki appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Suli në “Flasim”: Kamza motor ekonomik, ktheva shpresën tek institucioni

TIRANË, 8 mars /ATSH/ Në episodin e nëntë të episodit të gjatë të podkastit “Flasim” me titull “Mirëserdhët në Kamëz”, kryeministri Edi Rama kishte të ftuar kryetarin e bashkisë së Kamzës, Rakip Sulin.

Gjatë nisjes së bashkëbisedimit, kreu i qeverisë e cilësoi Sulin si “një mik, një bashkudhëtar” si dhe një “bashkëluftëtar” pasi sipas tij së bashku kanë “zhvilluar dhe një “luftë” në kuptimin e ftohtë të fjalës”.

Gjithashtu shtoi Rama “dhe një koleg që ka treguar shumë aftësi dhe ka prodhuar shumë gjëra që dukeshin të paprodhueshme në një territor se dukej i pashpresë”.

“Kamza ishte një tmerr, por t’i nuk u dorëzove dhe e kishe ndarë mendjen o do ta merrje atë bashki dhe o do ta drejtoje o s’ka. Nuk e kam menduar se do të bëjë as shumë dhe aq mirë dhe që do të vlerësoheshe me aq shumë simpati dhe votë nga qytetarët e Kamzës”, tha Rama.

Kryetari i bashkisë së Kamzës, Rakip Suli, theksoi se ai e shihte si një mision drejtimin e bashkisë.

“E shihja si një mision, në radhë të parë, para vetes dhe para Zotit, që mund të bëjë diçka për ata njerëz që erdhën në ‘91 dhe u sistemuan, por asnjëherë nuk gjetën tek pushteti lokal atë që u takonte”, tha ai.

Në fjalën e tij Rama bëri të ditur se Suli ka nisur një platformë të re komunikimi me qytetarët siç është podkasti “ “Zëri i Kamzës”.

“Themeli i demokracisë është vota, por pas votës dhe marrjes së pushtetit është edhe transparenca që duhet të kesh para qytetarëve. Menduan dy vajza të cilat janë pjesë e stafit të medies, një herë në javë dhe pse jo dhe në mënyrë vullnetare, që të kemi mundësi për të komunikuar me qytetarët, për t’i informuar qytetarët dhe për t’i bërë pjesë të vendimmarrjes, të investimeve dhe të gjitha vendimeve që merre bashkia Kamëz, që është në interes të drejtpërdrejtë të qytetarëve”, tha Suli.

Suli gjithashtu vlerësoi punën në skuadër në bashkinë Kamëz për të arritur tek pritshmëritë e qytetarëve. Në vitin e shtatë në drejtim të bashkisë Kamëz, Suli renditi edhe disa nga punët e kryera në drejtimin e tij gjatë këtyre viteve.

“Ktheva shpresën tek institucioni. Kur një popull beson tek një qeverisje, qoftë lokale dhe qendrore mendoj se është realizuar objektivi që i ke lënë vetes”, tha si i cili shtoi se janë bërë investime në çerdhe, kopshte si dhe në shkolla për rreth 27 mijë fëmijë që jetojnë në atë bashki.

“Familjet që janë me nevoja e kanë me 0 pagesën në çerdhe dhe kopshte. Kemi pasur mbështetje dhe bonusin e qirasë. Kemi listën e bizneseve që kanë nevojë për punonjës dhe kemi ulur në 25% listën e familjeve që trajtoheshin me ndihëm ekonomike dhe u kemi siguruar punë”, tha Suli.

Gjithashtu Suli tha se janë mbështetur edhe të moshuarit.

“Për moshën 65 vjeç, kemi bërë diferencimin e taksës tek bashkia Kamëz. Sot japim 5000 lekë të reja për pensionistë të vetmuar çdo muaj. Janë rreth 75”, tha ai.

Suli nënvizoi se në fund të 2026 do të përfundojnë 95% të infrastrukturës rrugore në bashki. I pyetur në lidhje me sfidat që ka, Suli theksoi u ndal tek investimi në ujësjellësin e Bovillës së vjetër.

“Shkon 22 milionë euro dhe i takon të investohet rreth 15 euro për banorë dhe Kamza të ketë ujë 24 orë. Ky do të ishte investim i rëndësishëm”, tha i cili shtoi se të ardhura nga ujësjellësi janë dyfishuar.

“Ne e gjetëm ujësjellësin me 1.7 milionë euro të ardhura dhe sot jemi me 3.5 euro milionë euro”, tha Suli.

Krybashkiaku u ndal edhe tek punimet për qendrën e qytetit, parkimin nëntokësore si dhe përfundimin e stadiumit të ri.

Suli shtoi se një pjesë e mirë e punëve duhet të bëhet nga ndërmarrjet e bashkisë.

“Kur shkova pastrimin e gjetëm privat dhe bëra 3 vite që pastrimin e kam si bashki dhe sot Kamza është e pastër dhe me një kosto shumë më të ulët sesa me tendera”, tha ai.

Sipas tij Kamza ka pasur zhvillime ekonomike, të jashtëzakonshme, qoftë në zhvillimin e ndërtimit, apo kompani serioze që kanë investuar në bashkinë e Kamzës.

“Bashkia Kamzës është kthyer në një motor ekonomik, jo vetëm për Kamzën, por edhe për bashki të tjera që janë përreth që vijën dhe punësohen në Kamëz”, tha ai.

Nga ana tjetër Rama e cilësoi Sulin si “një nga shembujt më të shkëlqyer të punës, përkushtimin, ambicies dhe kokëfortësisë”, për të arritur sipas tij objektivat.

/m.q/a.f/

The post Suli në “Flasim”: Kamza motor ekonomik, ktheva shpresën tek institucioni appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Demo: Forcojmë kapacitetet e bashkive për përballimin e situatave emergjente

TIRANË, 7 mars/ATSH/ Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo solli sot në vëmendje projektin e financuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, një grant i cili do të fokusohet në fuqizimin e logjistikës të bashkive për përballimin e situatave emergjente.

Bashkë me kryeministrin Edi Rama, ministri Demo ishte i pranishëm në një takim me disa banorë të prekur nga shembja e rrugës Librazhd-Përrenjas.

Demo sqaroi se kjo zonë ka pasur problematika në rrëshqitje edhe në akset dytësore ku kryetarët e bashkive kanë bërë një punë të jashtëzakonshme për të qenë pranë qytetarëve.

“Roli i bashkive në këtë kontekst është shumë i rëndësishëm, jo thjesht për sa i përket mirëmbajtjes së infrastrukturës, por mbi të gjitha në të njëjtën kohë dhe informimin e qytetarëve, sidomos kur flasim për avari të kësaj natyre të cilat janë për shkak të kushteve madhore”, tha Demo.

Ai vlerësoi reagimin që kanë pasur kryetarët e bashkive që janë prekur nga situatat e vështira të krijuara nga moti i keq.

“Këto janë situata ku ne duhet të bëhemi bashkë dhe kryetarët e bashkive këtë e kuptojnë më së miri, të qenit pranë komunitetit. Planifikimi që vetë bashkitë do të bëjnë dhe përgatitjet për sa i përket vitit të mëpasshëm dhe në njëfarë mënyre edhe parashikimin deri diku për parandalimin e këtyre fenomeneve do të jetë në fokusin e punës sonë”, theksoi ai.

Demo solli në vëmendje alokimin e fondit të ardhur nga Emiratet e Bashkuara, një grant i cili do të fokusohet në fuqizimin e logjistikës që bashkitë kanë në dispozicion për përballimin e situatave të tilla.

“Në tërësi projekti parashikon krijimin e kushteve që fenomenet si përmbytjet, t’i kemi në minimizim në mënyrë progresive. Por në të njëjtën kohë parashikon dhe përballimin e këtyre situatave me logjistikën e duhur nga të gjitha bashkitë në nivel kombëtar. Moti është bërë shumë herë më i paparashikueshëm dhe situata të tilla dhe fenomene të tilla me probabilitet shumë të lartë, do të kenë dhe intensitet më të lartë me kalimin e viteve”, shtoi ai.

/m.m/r.e/

The post Demo: Forcojmë kapacitetet e bashkive për përballimin e situatave emergjente appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bashkia Tiranë, shtim i monitorimit për hedhjen e paligjshme të inerteve në lumenj

TIRANË, 7 mars/ATSH/ Nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Blendi Sulaj në një takim të zhvilluar me administratorët e zonave rurale të kryeqytetit dhe drejtues të Policisë Bashkiake e vuri theksin tek shtimi i  monitorimit në të gjithë lumenjtë dhe pikat ku derdhen inerte në mënyrë të paligjshme.

Sulaj i informoi administratorët me emrat e bizneseve dhe vendeve ku ata  derdhin inertet në mënyrë të paligjshme.

Sipas tij, pikërisht në këto pika, javën e ardhshme do të ushtrohen kontrolle në bashkëpunim me Policinë Bashkiake.

Nënkryetari Sulaj i bëri thirrje gjithashtu të gjitha bizneseve në kryeqytet që të respektojnë rregullat e bashkëjetesës dhe të tregohen të kujdesshëm në vendosjen e tavolinave, për të mos zënë hapësirat e qytetarëve.

“Thirrjen e kam për të gjitha bizneset të cilat, me rritjen e temperaturave mendojnë se nuk i kemi në monitorim, dhe si rrjedhojë shtojnë tavolinat dhe karriget, duke zënë trotuaret. Ne i kemi të gjitha në monitorim dhe nuk do të lejojmë asnjë biznes, i cili do të abuzojë me hapësirën publike”, nënvizoi Sulaj.

Nënkryetari Sulaj u shpreh se “qytetarët kanë hapësirën e tyre, biznesi po ashtu, këto janë rregullat e bashkëjetesës”.

“Me ardhjen e pranverës ka një tendencë, jo nga të gjithë, por nga disa biznese në zona të caktuara, të cilat i shtojnë tavolinat dhe i detyrojnë qytetarët të dalin në korsitë e biçikletave për t’u kthyer prapë në trotuar”, tha Sulaj.

/k.s/j.p/

The post Bashkia Tiranë, shtim i monitorimit për hedhjen e paligjshme të inerteve në lumenj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

72% e bashkive, në shtesë natyrore negative, jugu në “Vdekje Klinike”

By: Brisi
3 March 2026 at 12:55

Shqipëria po shtegton nga tranzicioni drejt një krizë ekzistenciale demografike. Të dhënat e shtesës natyrore për vitin 2024 dëshmojnë se 44 bashki nga 61 gjithsej kishin shtesë natyrore negative sipas të dhënave të INSTAT. Rreth 72% e bashkive ishin me shtesë natyrore negative. Jugu në “Vdekje Klinike” Në krye të listës së bashkive me rënien […]

The post 72% e bashkive, në shtesë natyrore negative, jugu në “Vdekje Klinike” appeared first on BoldNews.al.

Ristani: Zgjerohet programi i mbështetjes sociale, 1500 kredi të buta për familjet dhe çiftet e reja

26 February 2026 at 17:31

TIRANË, 26 shkurt/ATSH/ Këshilli bashkiak i Tiranës miratoi sot 1500 kuota të reja për të mbështetur me kredi të buta familjet në kryeqytet.

Gjatë fjalës së saj në mbledhjen e këshillit bashkiak, kryetarja e deleguar e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani deklaroi se pas trendit në rritje të qytetarëve që kërkojnë të bëhen pjesë e programit social është parashikuar mbulimi i kuotave të reja me fondet e bashkisë.

“Gjatë thirrjes për aplikime të realizuar për vitin 2025, u shpallën fitues 1231 individë apo familje, me fondet e buxhetit të shtetit. Bashkia Tiranë duke konsideruar trendin në rritje të kërkesave për programin social të “Subvencionimit të Interesave të Kredisë”, ka planifikuar në programin buxhetor afatmesëm 2026-2028 mbulimin e 1500 kuotave të reja me fondet e saj”, deklaroi Ristani.

Ajo sqaroi se kategoritë që do të përfitojnë nga mbështetja me kredi të butë, ku përfshihen familjet që nuk kanë një banesë në pronësi dhe nuk e përballojnë dot normën e interesit të tregut për blerjen e një banese.

“Programi i subvencionimit të interesave të kredisë mbështet familjet dhe individët që: Nuk kanë banesë në pronësi ose zotërojnë sipërfaqe nën normat e strehimit; Nuk kanë kryer tjetërsim prone në 5 vitet e fundit (përveç rasteve force madhore); Dhe ata që nuk përballojnë dot normën e interesit të tregut për blerjen e një banese”, u shpreh Ristani.

Duke u ndalur te ky projektvendim, Ristani shtoi se miratimi i tij ka për qëllim rritjen e aksesit në pronësi për familjet e reja dhe forcimin e rolit të bashkisë së Tiranës si aktor aktiv në politikat sociale.

“Ky projektvendim, rrit aksesin në pronësi për familjet e reja, ul barrën financiare të interesit banker, ndihmon stabilitetin social dhe demografik, si edhe forcon rolin e Bashkisë Tiranë si aktor aktiv në politikat sociale”, përfundoi Ristani.

Fazat e aplikimit për individët që kërkojnë mbështetje me kredi të butë

Faza I

– Aplikimi elektronik përmes portalit “e-Albania”
– Afati: 30 ditë
– Shpallje publike e listave

Faza II

– Dorëzimi i dokumentacionit
– Dorëzim fizik ose me postë
– Verifikim administrativ (30 ditë)
– Shqyrtim nga Komisioni i Strehimit (45 ditë)

Parashikohet e drejta e ankimimit në çdo fazë, duke garantuar proces të rregullt administrativ.

/k.s/r.e/

The post Ristani: Zgjerohet programi i mbështetjes sociale, 1500 kredi të buta për familjet dhe çiftet e reja appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Menaxhimi i pronave të Himarës me shoqëri tregtare pritet me shqetësim

1 February 2026 at 18:56

Anëtarët e Këshillit Bashkiak të Himarës janë njohur prej disa ditësh me një projektvendim të firmosur nga kryebashkiaku socialist Vangjel Tavo për krijimin e shoqërisë bashkiake “Himara Invest” SH.P.K., një kompani që sipas aktit të themelimit do të menaxhojë asetet publike të kësaj bashkie dhe do të përfshihet në projekte zhvillimi me privatët. Nisma synon […]

The post Menaxhimi i pronave të Himarës me shoqëri tregtare pritet me shqetësim appeared first on Reporter.al.

Rama: Ndihmë financiare për qytetarët e dëmtuar nga zjarret e verës në 15 bashki

1 February 2026 at 10:05

TIRANË, 1 shkurt /ATSh/ Këtë javë u shpallën dëmshpërblimet për 15 bashki të prekura nga zjarret gjatë verës së kaluar, për periudhën 15 qershor – 15 shtator, përmes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.

Kryeministri Edi Rama, gjatë podkastit “Flasim”, tha se bashkitë përfituese shtrihen nga veriu në jug të vendit, përfshirë Malësinë e Madhe, Krujën, Rrogozhinën, Peqinin, Tepelenën, Delvinën, Hasin, Kukësin, Dibrën, Kamzën, Librazhdin, Gramshin, Maliqin, Finiqin dhe Dropullin.

“Të gjitha këto territore të prekura nga zjarret kanë tanimë në dispozicion masën e përcaktuar të dëmshpërblimeve sipas dëmeve”, tha Rama.

Rama theksoi se procesi i vlerësimit dhe shpërndarjes së dëmshpërblimeve është realizuar përmes një pune të detajuar institucionale, duke garantuar që ndihma financiare të shkojë tek qytetarët e dëmtuar.

“Është bërë një punë shumë e detajuar dhe është krijuar më e rëndësishmja, e gjithë korniza për të bërë të mundur që dëmshpërblimi të shkojë aty ku duhet dhe cilido që është dëmtuar të marrë atë që i takon”, tha Rama.

/m.q/j.p/

The post Rama: Ndihmë financiare për qytetarët e dëmtuar nga zjarret e verës në 15 bashki appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Veliaj kërkon në GjKKO ndryshimin e masës së sigurisë “arrest në burg”

30 January 2026 at 18:14

TIRANË, 30 janar/ATSh/ Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka depozituar në Gjykatën Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GjKKO) kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Veliaj i cili ndodhet në “arrest me burg”, që prej 10 shkurtit 2025, kërkon rishimikimin e masës së sigurisë. Kërkesa do të shqyrtohet nga gjyqtarja Etleva Deda.

Kërkesë vjen pas përfundimit të hetimit ndaj Veliajt dhe dërgimit të dosjes në gjykatë për fillimin e gjykimit të dosjes në ngarkim të tij dhe të pandehurve të tjerë në themel.

Sipas SPAK ndaj Veliajt rendojnë 13 akuza, të tilla si korrupsion pasiv në 9 raste, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg.

Po ashtu për gjykim është dërguar edhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, si dhe 28 persona e shoqëri.

/a.f/r.e/

The post Veliaj kërkon në GjKKO ndryshimin e masës së sigurisë “arrest në burg” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌