Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

KQZ përfundon verifikimin paszgjedhor të 11 majit dhe 9 nëntorit

17 December 2025 at 13:52

TIRANË, 17 dhjetor /ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përfundoi sot verifikimin paszgjedhor për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025 dhe për zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie të datës 9 nëntor 2025.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi theksoi se për verifikimin paszgjedhor u përzgjodhën në mënyrë rastësore të 5% të qendrave të votimit për çdo KZAZ si dhe 5% të kutive të votimit për çdo Komision të Administrimit të Votimit nga Jashtë.

“Në procesin e përzgjedhjes së QV-ve dhe KAVJ nuk u përfshinë kutitë e votimit të cilat janë rinumëruar përgjatë procesit të shqyrtimit të ankimimeve, ato që janë në proces hetimi penal për të cilat ka vendim sekuestrimi apo në pritje të tij”, vuri në dukje kryekomisioneri Celibashi.

Sipas tij, për zgjedhjet e datës 11 maj 2025, përzgjedhjes rastësore iu nënshtruan 3101 kuti votimi nga QV-të brenda vendit dhe 874 kuti votimi nga votimi jashtë vendit.

“Këqyrjes së mëpasshme iu nënshtruan 210 qendra votimi dhe kuti të Administrimit të Votimit nga Jashtë për zgjedhjet për Kuvend dhe 24 Qendra Votimi për zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie”, nënvizoi Celibashi.

Procesi i verifikimit paszgjedhor u transmetua në kohë reale në mediat sociale të KQZ-së dhe rezultatet e verifikimit u pasqyruan gjithashtu në kohë reale në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Verifikimi paszgjedhor kryhet në zbatim të nenit 167/2 të Kodit Zgjedhor dhe bëhet vetëm pasi të jetë shpallur rezultati përfundimtar, të jenë përmbyllur procedurat ankimore dhe zgjedhjet të kenë përfunduar.

“Qëllimi i këqyrjes së mëpasshme e fletëve të votimit dhe e materialit zgjedhor është verifikimi i rregullsisë dhe saktësisë së veprimtarisë së administratës zgjedhore përgjatë administrimit të procesit dhe vlerësimit e numërimit të votave”, nënvizoi Celibashi.

Pas analizimit të të dhënave të verifikimit paszgjedhor, KQZ do të dalë me konkluzione mbi gjetjet e këtij procesi.

/m.q/j.p/

The post KQZ përfundon verifikimin paszgjedhor të 11 majit dhe 9 nëntorit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Auditimi ngre pikëpyetje për transparencën e financave të partive politike

25 November 2025 at 07:34

Çështja e financave vijon të jetë “thembra e Akilit” për partitë politike. Më 11 nëntor, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve shqyrtoi rezultatin e auditimit të raporteve financiare të partive politike për vitin 2024 dhe vendosi 91 sanksione administrative me vlerë 50 mijë lekë për secilën. Komisioneri Ilirjan Celibashi në vendimin e marrë sqaroi se i ka […]

The post Auditimi ngre pikëpyetje për transparencën e financave të partive politike appeared first on Reporter.al.

Celibashi: Puna e OSBE dhe rekomandimet e ODIHR, jetike për forcimin e integritetit zgjedhor

20 November 2025 at 12:44

TIRANË, 20 nëntor /ATSH/ Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, mori sot pjesë në prezantimin dhe raportimin e raportit vjetor të Prezencës së OSBE-së, ku mbajti edhe një fjalim para përfaqësuesve nga 57 delegacionet e Këshillit të Përhershëm.

Gjatë fjalës së tij, Celibashi falënderoi të pranishmit dhe veçanërisht Ambasadorin Michel Tarran dhe stafin e tij të Prezencës në Tiranë.

Celibashi deklaroi “se jo vetëm KQZ, por i gjithë vendi ynë ruan respekt të thellë për OSBE-në”.

“Partneriteti ynë me OSBE-në është themelor dhe i pazëvendësueshëm, duke sjellë rezultate konkrete në forcimin e administratës zgjedhore, nxitjen e dialogut dhe rritjen e besimit publik.

“Puna e Prezencës së OSBE-së ka qenë jetike, duke ofruar mbështetje teknike, trajnime dhe ekspertizë për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ndërkohë rekomandimet e ODIHR-it shërbejnë si një hartë rrugore praktike për forcimin e integritetit zgjedhor”, tha Celibashi.

Celibashi nënvizoi se “përballë sfidave të reja zgjedhore, zhvillimet teknologjike dhe nevoja për përafrim me standardet evropiane, bëmë thirrje për mbështetje të vazhdueshme dhe të zgjeruar, veçanërisht për digjitalizimin e proceseve dhe lehtësimin e votimit për të gjithë zgjedhësit shqiptarë”.

“Investimi në zgjedhje është investim në stabilitetin demokratik dhe në të ardhmen evropiane të Shqipërisë”, përfundoi Celibashi.

1 nga 5

/m.q/ /a.g/

The post Celibashi: Puna e OSBE dhe rekomandimet e ODIHR, jetike për forcimin e integritetit zgjedhor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, KQZ certifikon kryebashkiakët

By: armand
17 November 2025 at 17:07

Pesë kryebashkiakët socialist të dalë nga zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit u certifikuan nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Ilirjan Celibashi shpalli zyrtarisht fitues kryetarët e bashkive të Vlorës, Beratit, Cërrikut, Matit dhe Tepelenës  duke përmbyllur një proces elektoral i cili për herë të parë nuk pati kundërshti. Demokratët zgjodhën të mos kontestonin procesin duke […]

The post Zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, KQZ certifikon kryebashkiakët appeared first on BoldNews.al.

Celibashi: Reformë administratës zgjedhore, të mos dominohet 100% nga partitë

13 November 2025 at 12:29

TIRANË, 13 nëntor /ATSH/ Në Tiranë, u prezantua sot projekti i ri të Këshillit të Evropës “Mbështetje për Ciklin e Procesit Zgjedhor në Shqipëri – Zyra e Këshillit të Evropës në Tiranë (SECA)”. Projekti SECA synon të forcojë transparencën, gjithëpërfshirjen dhe integritetin e procesit zgjedhor në Shqipëri.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi theksoi se ky është momenti që “në mënyrë serioze KQZ, në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës dhe partnerë të tjerë, të punojë për trajnimin e administratës zgjedhore”.

Celibashi tha se “administrata zgjedhore në Shqipëri, tej çdo përpjekje të bërë, asnjëherë nuk i ka përmbushur pritshmëritë, jo vetëm të aktorëve politike, por së pari, të votuesve shqiptare, për të performuar jo vetëm në mënyrë profesionale, por edhe transparente”.

Sipas Celibashit, historia, jo vetëm e zgjedhjeve të fundit, ka treguar që administrata zgjedhore kështu siç është ndërtuar sot “nuk siguron të gjitha garancitë që duhet të japë në lidhje me administrimin profesional, transparent dhe të paanshëm të procesit zgjedhor”.

“Dominimi vetëm nga partitë politike i administrimit të zgjedhjeve në Shqipëri ka krijuar handikapin e vet në lidhje me standardin, të paktën profesional, të administrimit të zgjedhjeve, ndaj është me rëndësi të parë që edhe në kuadër të reformës së pritshme zgjedhore që kjo çështje duhet të jetë ndër të parat çështje, që duhet të adresojë politika shqiptare”, tha Celibashi.

Celibashi nënvizoi se janë rreth 40 mijë komisionerë që angazhohen në procesin zgjedhor dhe vetëm 30% të tyre janë trajnuar nga KQZ.

“Më shumë se 40% e administratës zgjedhore ndryshohet. Një pjesë e madhe e atyre dhe një ditë apo dy ditë para datës së zgjedhjeve. Ata që mbeten në detyrë nuk marrin trajnimin e duhur”, tha Celibashi.

Celibashi kërkoi që të ndryshohet mënyra e organizimit të administratës zgjedhore në vend.

“Nuk po them që partitë politike të zhvishen tërësisht nga interesi i tyre, jo e jo, por edhe mundësia për të qenë pjesë e administrimit, por jo sikurse është sot ku 100% e procesit administrohet prej tyre”, tha ai.

Celibashi shtoi se “kur ne të jemi dakordësuar dhe ta kemi një trupë gati të përhershme që do të organizohet në procesin zgjedhor, qartazi do të jetë nevoja të punohet për trajnimin e vazhdueshëm të kësaj trupe”.

Sipas Celibashit, “ky projekt është më i rëndësishmi i KQZ-së, pasi në mënyrë dramatike për mirë, do të ndryshojë situatën në lidhje me administrimin e zgjedhjeve”.

“Synojmë me mbështetjen e BE-së që ta ndërtojmë këtë qendër të trajnimit të administratës zgjedhore, jo vetëm për të pasur vazhdimësinë e këtij procesi, por nëpërmjet këtij procesi të sigurojmë një qëndrueshmëri të standardeve të performancës së komisioneve të niveleve të dyta e të treta”, tha Celibashi.

Celibashi tha se për zbatimin e këtij projekti do të duhet jo vetëm mbështetja e shoqërisë civile, por edhe partive politike.

/m.q/r.e/a.f/

The post Celibashi: Reformë administratës zgjedhore, të mos dominohet 100% nga partitë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zgjedhjet e pjesshme, miratohen rezultatet për Vlorën e Beratin

12 November 2025 at 15:54

TIRANË, 12 nëntor /ATSH/ Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi sot tabelat përmbledhëse të rezultatit të zgjedhjeve për kryetarë të bashkive Vlorë dhe Berat, për zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie, që u zhvilluan në datën 9 nëntor 2025.

Tabelat Përmbledhëse të Rezultateve u miratuan në bazë të tabelave të rezultateve të nxjerra nga çdo KZAZ e zonës zgjedhore të bashkisë Berat dhe të bashkisë Vlorë duke ndjekur procedurat e parashikuara në nenin 123 të Kodit Zgjedhor.

Në zgjedhjet e pjesshme vendore në bashkinë e Vlorës, fituese u shpall Brunilda Mersini, nga Partia Socialiste, e cila mori 15 672 vota ose 78,44% të votave. Kandidati i propozuar nga zgjedhësit, dhe i mbështetur nga Partia Demokratike, Dionis Sota, mori 2 333 vota ose 11,68%, ndërsa Gjergji Nika, kandidat i pavarur, i propozuar nga zgjedhësit, mori 1 975 vota ose 9,88%.

Në bashkinë Berat, kandidati i PS, Ervin Ceca mori 13 050 vota ose 83,35%, ndërsa Pavlo Shkarpa, kandidat i propozuar nga zgjedhësit dhe i mbështetur nga PD, mori 2607 vota ose 16,65%.

/m.q/a.f/

The post Zgjedhjet e pjesshme, miratohen rezultatet për Vlorën e Beratin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KSHZ vendos 91 gjoba për partitë pas auditimit financiar

11 November 2025 at 15:50

TIRANË, 11 nëntor /ATSH/ Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve shqyrtoi rezultatin e verifikimit të Prokurorit të Përgjithshëm për subjektin vetëdeklarues Pal Shkambi, kandidat për deputet i propozuar nga zgjedhësit, Qarku Shkodër, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021.

KSHZ deklaroi procedurën administrative të përfunduar dhe pa vendim përfundimtar për subjektin vetëdeklarues Pal Shkambi pasi vlerësohet se ka humbur objekti dhe qëllimi i procedurës administrative të filluar përpara ditës së zgjedhjeve.

Sot u miratua raporti mbi veprimtaritë publike për periudhën 22 tetor – 9 nëntor 2025.

Gjithashtu, u miratua raporti mbi gjetjet nga auditimi i raporteve financiare të partive politike për të ardhurat dhe shpenzimet për vitin kalendarik 2024.

Në zbatim të të Ligjit “Për Partitë Politike”, u vendos marrja e masës administrative me gjobë në vlerën 50.000 lekë për:
Partia Demokratike e Shqipërisë;
Partia Socialdemokrate e Shqipërisë;
Partia Mendimi i Djathtë Liberal;
Partia Aleanca Demokratike Shqiptare;
Partia Komuniste e Shqipërisë;
Partia Demokracia Sociale.

Gjithashtu, në zbatim të Ligjit “Për Partitë Politike” u vendos marrja e masës administrative me gjobë në vlerën 50.000 lekë për:

Partia e Indipendentëve (Centriste) të Shqipërisë,
Partia Përparimi Kombëtar i Shqipërisë,

Partia e Blertë Shqiptare,
Partia e Prosperitetit Demokratik të Shqipërisë,
Partia Nacional Demokrate Shqiptare”,
Partia Universale Shqiptare,
Partia Liberale Shqiptare,
Partia Ekologjike,
Partia Lidhja Popullore Shqiptare,
Partia Socialpunëtore e Shqipërisë,
Partia Nacionaliste Shqiptare,
Partia Socialreformiste e Shqipërisë,
Partia Besëlidhja Kombëtare Demokratike Shqiptare,
Lëvizja Demokratike për Vlera Mirëqënie Progres,
Partia Alternative Republikane,
Partia e Djathtë Demokratike e Shqipërisë,
Partia Drejtësia Shoqërore,
Partia Progresi Demokratik,
Partia Mbrojtja e të Drejtave Kombëtare,
Partia Konservatore,
Partia Bashkimi Demokristian Shqiptar,
Partia Bashkësia Kombëtare Shqiptare,
Partia e Re Socialiste e Shqipërisë,
Partia Triumfi i Legalitetit,
Partia Ideali Demokratik Shqiptar,
Partia Rimëkëmbja Kombëtare,
Partia Centriste Mirëqenies Popullore Shqiptare,
Partia Pajtimit Kombëtare,
Partia Lëvizja për Demokraci,
Partia Aleanca Demokracia e Re,
Partia Lidhja Kombëtare Shqiptare,
Partia Qytetare Shqiptare,
Partia Alternativa Liberale e Shqipërisë,
Partia Ideali Komunist,
Partia Komuniste Shqiptare (e Rindërtuar),
Partia e Punës Shqipërisë,
Partia e të Majtës Demokratike Shqiptare,
Partia Ambientaliste,
Partia Aleanca Nacionale Shqiptare,
Partia Lëvizja Monarkiste Demokrate Shqiptare,
Partia Rruga e Vërtetë Shqiptare,
Partia Demokrate e Re,
Partia Demokracia Paqësore e Shqipërisë,
Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve,
Partia Aleanca Socialiste Shqiptare,
Partia Sigurisë Kombëtare Shqiptare,
Partia Shpresa Demokrate,
Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë,
Partia e Biznesit Shqiptar,
Partia Komuniste e Shqipërisë 8 Nëntori,
Partia Demokratike Peza Gjirokastër e Shqipërisë,
Partia Integrimit Social Kombëtar Shqiptar,
Partia Lidhja e Blertë Shqiptare,
Aleanca Popullore për Drejtësi,
Partia Demokrate për Integrim e Prosperitet,
Partia Lëvizja për të Drejtat e Njeriut,
Partia Shqiptare Atdheu,
Partia Demokracia e Re e Djathtë Shqiptare,
Partia e të Drejtave të Mohuara,
Partia e Çështjeve Shqiptare,
Partia Shqipëria e Re,
Partia Lëvizja Elitare Kombëtare,
Partia Shqiptare e Rindërtimit,
Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare,
Partia e të Drejtave të Mohuara – e Re,
Lista për Shqipëri Natyrale,
Partia Aleanca Kombëtare,
Partia Progresi Social Kombëtar,
Partia Aleanca për Europën,
Partia Demokratike e Bashkimit Myslyman të Shqipërisë,
Partia Ligj dhe Drejtësi,
Partia Toleranca e Re e Shqipërisë,
Partia Aleanca Europiane Ekologjike,
Partia Aleanca Arbnore Kombëtare,
Partia Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve,
Partia Lëvizja Shqipëria e Re,
Partia Lidhja për Drejtësi dhe Progres,
Partia Aleanca Kuq e Zi,
Partia për Europianizim dhe Integrim e Shqipërisë,
Partia Sfida për Shqipërinë,
Partia Bindja Demokratike,
Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare,
Partia Forca Rinia,
Partia Reformave Demokratike Shqiptare.

Gjithashtu, në zbatim të të Ligjit “Për Partitë Politike” u vendos marrja e masës administrative me gjobë në vlerën 50.000 lekë për Partinë Lëvizja Punëtore Shqiptare.

/gj.m/r.e/a.f/

The post KSHZ vendos 91 gjoba për partitë pas auditimit financiar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Skandali/ Si shpërdoroi KQZ 200 mln lekë në zgjedhjet e Tepelenës

By: Brisi
10 November 2025 at 16:20

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, pranoi se fondet publike u përdorën për një eksperiment me Inteligjencë Artificiale gjatë zgjedhjeve të pjesshme të mbajtura në Tepelenë. Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, dhe Lorena Mavriqi shfaqin entuziazëm sa herë shpallet data e zgjedhjeve, qoftë edhe për disa bashki të vetme. Çifti i tenderave sekretë […]

The post Skandali/ Si shpërdoroi KQZ 200 mln lekë në zgjedhjet e Tepelenës appeared first on BoldNews.al.

Celibashi: Procesi i votimit vijon normalisht, rastet në Cërrik dhe Vlorë po verifikohen

9 November 2025 at 16:28

TIRANË, 9 nëntor /ATSH/ Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi bëri të ditur se procesi i votimit në 5 bashki të vendit po vijon normalisht dhe nuk ka problematika sinjifikative.

“Kur duhen edhe më pak se dy orë nga mbyllja e procesit të votimit, i cili përfundon në orën 18:00, nga informacionet që kemi marrë nga terreni nuk rezulton që të ketë problematika sinjifikative të zhvillimit të votimit gjatë periudhës nga komunikimi i fundit deri tani”, tha ai.

Ai evidentoi dy raste në Cërrik dhe Vlorë, ku, theksoi Celibashi, po kryhen verifikime.

“Janë raportuar vetëm 2 problematika, një në Cërrik dhe një në Vlorë. Ai i cërrikut ka të bëjë me sjelljen e një vëzhguesi që jemi duke e verifikuar, nëse ka qenë vëzhgues apo qytetar, me pretendimin nga një subjekt politik që ky vëzhgues ka qenë duke parë se për kë votonte çdo votues, por akoma nuk mund ta themi me siguri sesi qëndron e vërteta”, u shpreh Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve.

Ndërkohë në një qendër votimi në Vlorë, ka pasur diskutim ndërmjet kryetares të QV me operatorin në lidhje me procedurat e identifikimit. “Dhe këtë rast KQZ po e verifikon se cila ka qenë sjellja e këtyre dy funksionarëve”, tha Celibashi.

Në një komunikim për mediet, Celibashi tha se sa i takon pjesëmarrjes votuesit mbi 65 vjeç kanë pjesëmarrjen më të madhe.

I pyetur nëse do të ketë votues në momentin e qendrës së votimit, Celibashi tha se, komisioni i qendrës së votimit do të duhet t‘i evidentojë dhe të lejojë ata votues që do të jenë pjesë e kësaj liste. “Askush tjetër pas orës 18:00 nuk do të lejohet të votojë”, tha Celibashi.

Sa i përket pjesëmarrjes së ulët të votuesve të grupmoshës 18-24 vjeç, ai u shpreh se, është një trend edhe në vendet e tjera dhe nuk ka lidhje me punën e KQZ.

“Ne kemi bërë punë me partnerë të ndryshëm për të nxitur pjesëmarrjen e të rinjve. Edhe partitë politike duhet të përpiqen të nxisin moshën e re për pjesëmarrje”, tha Celibashi. /j.p/

The post Celibashi: Procesi i votimit vijon normalisht, rastet në Cërrik dhe Vlorë po verifikohen appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Ilirjan Celibashi tregon si po ecën procesi i votimit në 5 bashki: Do të aplikohet numërimi me Inteligjencë Artificiale

By: V K
9 November 2025 at 10:40

Ditën e sotme, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka dalë në një komunikim me mediat për të dhënë informacionet e fundit në lidhje me zgjedhjet e pjesshme në 5 bashkitë e vendit.

Sipas tij, procesi ka filluar normalisht, ndërsa në 18 qendra votimi nuk ka informacione për shkak të nuk ka mbulim me internet.

Celibashi deklaroi se në total deri tani, kanë votuar 2.42% të zgjedhësve.

“Nuk janë raportuar problematika në fillimin e procesit të votimit. Nuk kemi asnjë problem të raportuar në lidhje me përdorimin e pajisjeve elektronike të identifikimit të zgjedhësve. Identifikimi po kryhet përmes këtyre pajisjeve. Për shkak të mungesës së mbulimit me internet nuk kemi informacion në kohë reale për 18 qendra votimi. Sa i përket pjesëmarrjes deri në momentin që po flasim 2.42 % pjesëmarrja në total në të gjitha bashkitë”, shprehet Celibashi.

Më tej, ai u shpreh se në procesin e numërimit do të aplikohet Inteligjenca Artificiale.

“Në bashkinë e Tepelenës do të aplikojmë numërimin e fletëve të votimit edhe me AI dhe ky informacion do të jetë në faqen e KQZ dhe do të keni të krahasuara rezultatet e numërimit edhe manualisht edhe me AI. Në mbyllje të procesit do të komunikojmë më shumë në lidhje me këtë aspekt”, tha Celibashi, duke theksuar se procesi i numërimit do të transmetohet live në faqen e KQZ.

The post Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Ilirjan Celibashi tregon si po ecën procesi i votimit në 5 bashki: Do të aplikohet numërimi me Inteligjencë Artificiale appeared first on Albeu.com.

Celibashi: Pjesëmarrja totale në 5 bashkitë, 2.42%. Probleme me komunikimin me 18 QV

By: Ela
9 November 2025 at 10:21

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka dhënë detajet e fundit sa i përket procesit të zgjedhjeve të pjesshme lokale, në 5 bashki të vendit, Mat, Berat, Tepelenë, Cërrik dhe Vlorë. Ai u shpreh se në 80 për qind të qendrave të votimit, procesi ka nisur në orën 07:00, ndërsa sa i përket pjesëmarrjes së qytetarëve […]

The post Celibashi: Pjesëmarrja totale në 5 bashkitë, 2.42%. Probleme me komunikimin me 18 QV appeared first on BoldNews.al.

Zgjedhjet e 9 nëntorit, KQZ zhvillon testimin operacional të pajisjeve PEI

5 November 2025 at 15:45

TIRANË, 5 nëntor /ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvilloi sot testimin operacional të pajisjeve të identifikimit elektronik të zgjedhësve (PEI) që do të përdoren në zgjedhjet e pjesshme të datës 9 nëntor.

Në zbatim të Kodit Zgjedhor, janë përzgjedhur rastësisht 3% e pajisjeve që KQZ do të përdoren në zgjedhjet për kryetar bashkie në Vlorë, Berat, Mat, Cërrik, Tepelenë, për të simuluar procesin e hapjes, mbylljes dhe identifikimit të zgjedhësit.

Simulimi i procesit në këtë test operacional verifikon elementët si: nëse një votues i përket asaj qendrë votimit, nëse një votues tenton të votojë më shumë se një herë, apo nëse një votues është në qendrën e gabuar të votimit, e të tjerë, si edhe sinjalet vizuale dhe akustike që jep pajisja për rastet e tilla.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi theksoi se testimi shkoi shumë mirë dhe nuk pati asnjë problem me pajisjet e identifikimit elektronik. Të gjithë qendrat e votimit janë të mbuluara me operatorë, të cilët janë trajnuar.

KSHZ nënvizoi faktin se janë bërë disa përmirësime të programit të pajisjeve me qëllim që të kemi më shumë siguri dhe saktësi në përdorimin e PEI, por edhe në kuptim të informacionit që do të transmetojë ditën e zgjedhjeve.

Për identifikimin e zgjedhësve do të implementohet Sistemi Elektronik i Identifikimit të Votuesve (SEIV) dhe do të përdoren pajisje elektronike të Identifikimit (PEI) të vendosura në 472 qendra votimi në 5 bashki, të cilat do të sigurojnë identifikimin e saktë të zgjedhësve, bazuar në regjistrin elektronik të mbajtur në pajisje.

Zgjedhësi në ditën e votimit do të paraqitet në qendrën e tij të votimit me letërnjoftim ose pasaportë biometrike, për tu identifikuar përmes pajisjes PEI, ku përveç dokumentit të identifikimit do të lërë edhe gjurmët daktiloskopike (shenjat e gishtërinjve), të cilat do të shërbejnë për evidentuar rastet e votimit të paligjshëm.

1 nga 3

/gj.m/j.p/

The post Zgjedhjet e 9 nëntorit, KQZ zhvillon testimin operacional të pajisjeve PEI appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zgjedhjet e pjesshme në Tiranë/ Celibashi: Nuk e dimë kur do jenë

By: Rovena
5 November 2025 at 15:18

Kreu i KQZ u shfaq i rezervuar për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Erion Veliajn dhe zgjedhjet në Tiranë.

Me duart lart, ai pranoi se askush nuk e di kur do të mbahen ato zgjedhje, por një gjë është e sigurt, më 9 nëntor nuk do të jenë.
“Nuk e di,  askush nuk e di nëse dhe kur do të mbahen zgjedhjet në Tiranë. Di që më datën 9 nëntor do të mbahen zgjedhje në 5 bashki. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë, ne edhe më parë kemi zbatuar vendimin dhe tani jemi të detyruar ta zbatojmë e njohim”

Po kaq i rezervuar Celibashi ishte edhe për kontratën 1.4 mln euro të PD për La Civitën. Ai paralajmëroi një auditim.

“Është ende herët për të folur se sa kanë shpenzuar partitë politike në fushatë. Duhet analizë, ne do të bëjmë auditim në KQZ për të parë se si janë shpenzuar këto para dhe për më tepër edhe financimin e partive politike”

Në Vaqarr, Celibashi testoi identifikimin elektronik, ndërsa garantoi se i ka gjetur edhe gjithë operatorët. Tirana duket si një hall më pak për KQZ, kurse më 9 nëntor do të ketë zgjedhje vetëm në 5 bashki. 334 mijë qytetarë do të mund të votojmë, vetëm se pa Tiranën, kostoja e këtyre zgjedhjeve u ul nga 3.6 në 1.6 milion euro.

Kolegji Zgjedhor regjistron Gjergj Nikën si kandidat i pavarur për Vlorën

30 October 2025 at 16:54

Në seancën e ditës së enjte, trupa gjyqësore e përbërë nga gjyqtarët Rexhep Bekteshi, Iliba Bezati, Artan Çupi, Ornela Naqellari dhe Enkel Peza, vendosi unanimisht që të pranojë kërkesën e Nikës dhe të rrëzojë vendimmarrjet e Komisionerit Shtetëror për Zgjedhjet, Iliran Celibashi dhe të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve për mosrrëgjistrimin e tij në zgjedhje. […]

The post Kolegji Zgjedhor regjistron Gjergj Nikën si kandidat i pavarur për Vlorën appeared first on Reporter.al.

Vendimi/ Celibashi nuk e regjistron Gjergji Nikën si kandidat për Bashkinë e Vlorës

26 October 2025 at 13:16

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Vlorës, Gjergji Nika nuk është regjistruar nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve si kandidat për Bashkinë e Vlorës për zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 Nëntorit. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të KQZ-së, teksa Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi se Nika duhet të ishte propozuar nga një […]

The post Vendimi/ Celibashi nuk e regjistron Gjergji Nikën si kandidat për Bashkinë e Vlorës appeared first on BoldNews.al.

Zgjedhjet e pjesshme lokale, sot afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve të kandidimit

24 October 2025 at 13:19

TIRANË, 24 tetor /ATSH/ Partitë politike ose komitetet nismëtare kanë sot afatin e fundit për dorëzimin e dokumenteve të kandidimit në zgjedhjet e pjesshme lokale që do të zhvillohen më 9 nëntor në 5 bashki të vendit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi nënvizoi se “dokumentet e kandidimit duhet të dorëzohen në KQZ për bashkitë Vlorë dhe Berat, në Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) për bashkitë Cërrik, Mat dhe Tepelenë”.

Dokumentet e kandidimit paraqiten në KQZ për 5 bashkitë, jo më vonë se data 24 tetor. KQZ-ja ose sipas rastit KZAZ-ja bën verifikimin e tyre, jo më vonë se njëzet e katër orë nga paraqitja, dhe në rast se vëren parregullsi, i kthen për plotësim.

Dokumentet e plotësuara duhet të riparaqiten jo më vonë se 24 orë. KQZ-ja ose sipas rastit KZAZ-ja merr vendim jo më vonë se 24 orë nga riparaqitja e tyre.

Zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie në Tepelenë, Cërrik, Berat, Mat dhe Vlorë, do të mbahen në datën 9 nëntor.

/m.q/j.p/

The post Zgjedhjet e pjesshme lokale, sot afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve të kandidimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Celibashi: Reforma Zgjedhore duhet të përfundojë brenda 1 viti

23 October 2025 at 18:31

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka reaguar pas publikimi të raportit final të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Përmes një postimi në “X”, sCelibashi thekson se partitë politike duhet të angazhohen për të përfunduar një reformë domethënëse zgjedhore brenda një viti. “Do të jetë shenjë serioziteti dhe përgjegjshmërie institucionale dhe politike e […]

The post Celibashi: Reforma Zgjedhore duhet të përfundojë brenda 1 viti appeared first on BoldNews.al.

Çështjet që sipas Celibashit duhen adresuar urgjentisht nga Reforma Zgjedhore

By: Ela
21 October 2025 at 12:33

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi kërkoi në Konferencën “30 vite partneritet dhe progres: Shqipëria, Këshilli i Evropës dhe Komisioni i Venecias” që reforma zgjedhore të adresojë disa prej çështjeve të pazgjidhura, mes tyre financimi i partive politike nga palët e treta, fushata online dhe garantimi i mundësisë për të votuar në banesë për personat me […]

The post Çështjet që sipas Celibashit duhen adresuar urgjentisht nga Reforma Zgjedhore appeared first on BoldNews.al.

“Po na cenoni aktivitetin politik”/ Tom Doshi ankohet te Celibashi, kërkon zyra nga shteti në gjithë vendin

18 October 2025 at 14:55

Partia Social Demokrate e Tom Doshit, e cila ka 3 deputetë në Kuvend, i është ankuar Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashit se nuk kanë zyra në bashkitë e vendit. Në një dokument që mban firmën e Tom Doshit, PSD i kërkon Celibashit që të nxisë kryetarët e bashkive për t’i mundësuar gjetjen e hapësirave […]

The post “Po na cenoni aktivitetin politik”/ Tom Doshi ankohet te Celibashi, kërkon zyra nga shteti në gjithë vendin appeared first on BoldNews.al.

Celibashi: Aplikojmë Inteligjencën Artificiale në zgjedhjet e 9 nëntorit

17 October 2025 at 11:00

TIRANË, 17 tetor /ATSH/ Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi bëri të ditur sot se në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit do të aplikohet për herë të parë përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin zgjedhor në Shqipëri.

Gjatë konferencës me temë: “Mbikëqyrja e Digjitalizimit në Proceset Zgjedhore: Drejt Konvergjencës midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”, Celibashi deklaroi se ky projekt do shërbejë si test, dhe nuk do të zëvendësojë mënyrën e numërimit dhe vlerësimit të votave e cila do mbetet mënyra zyrtare e referimit për këtë aspekt të procesit zgjedhor.

“Kemi filluar në versionin eksperimental përdorimin e Inteligjencës Artificiale për kërkimin dhe marrjen e informacioneve zgjedhore nëpërmjet faqes së internetit të KQZ  si dhe për të ofruar asistencë dhe krijuar facilitet për administratën zgjedhore, por edhe për subjekte të tjera të përfshira në procesin zgjedhor, mundësi për ta marrë dhe përpunuar këtë informacion, apo aspekte të ndryshme të procesit zgjedhor.

“Në 9 nëntor të këtij viti do mbahen zgjedhjet e pjesshme. Stafi i KQZ po punon për të aplikuar për herë të parë përdorimin e Inteligjencës Artificiale në numërimin dhe vlerësimin e fletëve të votimit dhe nxjerrjen e rezultateve. Ky projekt do shërbejë si test dhe për momentin nuk do zëvendësojë mënyrën e numërimit dhe vlerësimit të votave, e cila do mbetet mënyra zyrtare e referimit për këtë aspekt të procesit zgjedhor”, deklaroi Celibashi.

Sipas Celibashit, “i gjithë ky proces digjitalizimi i mbështetur edhe nga financimet e donatorëve dhe partnerëve të ndryshëm ndërkombëtar, jo vetëm që ka rritur efikasitetin në administrimin e proceseve zgjedhore, por ka konsoliduar edhe reputacionin e KQZ-së si institucion transparent dhe i pavarur”.

Celibashi theksoi se “synojmë që në të ardhmen të aplikojmë sa më gjerësisht të jetë mundur teknologjinë e informacionit në procesin zgjedhor”.

Komisioneri shtoi gjithashtu se Shqipëria është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që ka aplikuar identifikimin dhe votimin elektronik në procesin zgjedhor dhe një nga të paktët që ka zbatuar në mënyrë të plotë identifikimin biometrik të zgjedhësve në 100% të QV-ve që prej vitit 2021.

“Në 4-5 vitet e fundit Shqipëria është përfshirë në një proces të thellë digjitalizmi të shumë aspekteve dhe fushave të ekonomisë, shërbimeve dhe të administratës publike. Krahasuar dhe me shumë vendet të BE-së Shqipëria ka shtrirë procesin e digjitalizimit edhe në proceset zgjedhore. Që prej vitit 2021 identifikimi biometrik është aplikuar në mënyrë të vazhdueshme në 100% të qendrave të votimit, ndërsa votimi elektronik është akoma në fazën pilot të zhvillimit”, tha Celibashi.

Celibashi përmendi gjithashtu zhvillimin e një sërë platformash digjitale nga KQZ-ja që nga viti 2022, përfshirë: mbikëqyrjen financiare të partive, regjistrimin e votuesve të diasporës, denoncimet dhe ankimimet zgjedhore, trajnimin online të administratës zgjedhore, dhe raportimin institucional gjatë fushatës zgjedhore e tjerë.

Në përfundim, Celibashi nënvizoi se KQZ mbetet e angazhuar për të çuar më tej procesin e digjitalizimit zgjedhor, në përputhje me standardet e BE-së dhe kërkesat e një demokracie funksionale.

/m.q//r.e/

The post Celibashi: Aplikojmë Inteligjencën Artificiale në zgjedhjet e 9 nëntorit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌