Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Kolegji Zgjedhor regjistron Gjergj Nikën si kandidat i pavarur për Vlorën

30 October 2025 at 16:54

Në seancën e ditës së enjte, trupa gjyqësore e përbërë nga gjyqtarët Rexhep Bekteshi, Iliba Bezati, Artan Çupi, Ornela Naqellari dhe Enkel Peza, vendosi unanimisht që të pranojë kërkesën e Nikës dhe të rrëzojë vendimmarrjet e Komisionerit Shtetëror për Zgjedhjet, Iliran Celibashi dhe të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve për mosrrëgjistrimin e tij në zgjedhje. […]

The post Kolegji Zgjedhor regjistron Gjergj Nikën si kandidat i pavarur për Vlorën appeared first on Reporter.al.

Vendimi i Kolegjit Zgjedhor, ja afatet për zgjedhjet e pjesshme lokale në 5 bashki

15 October 2025 at 19:50

Kolegji Zgjedhor ka miratuar këtë të mërkurë afatet për zgjedhjet e pjesshme lokale që pritet të mbahen në 5 bashki të vendit më 9 nëntor. Në njoftimin zyrtar, Kolegji Zgjedhor bën me dije se ka pranuar afatet e reja të propozuara nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve. Përjashtim nga kjo datë bën vetëm Bashkia e Tiranës, […]

The post Vendimi i Kolegjit Zgjedhor, ja afatet për zgjedhjet e pjesshme lokale në 5 bashki appeared first on BoldNews.al.

Kolegji cakton afatet, fushata 1 javë! Kandidatët kohë deri më 24 tetor për regjistrim, partitë deri nesër

By: redi
15 October 2025 at 19:03

Këtë të mërkurë Kolegji Zgjedhor i ka dhënë fund ngërçit të afateve për zgjedhjet e pjesshme lokale që pritet të mbahen në 5 bashki të vendit. Në seancen e sotme, Kolegji Zgjedhor ka pranuar afatet e reja të propozuara nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, që lidhen me zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme në 9 nëntor. Përjashtim nga kjo datë bën vetëm Bashkia e Tiranës, deri në momentin që Gjykata…

Source

PS-ja paditi Komisionin Rregullator, nesër hidhet shorti në Kolegjin Zgjedhor

By: redi
7 October 2025 at 22:01

PS-ja ka dërguar në Kolegjin Zgjedhor Gjyqësor kërkesëpadinë ndaj Komisionit Rregullator në KQZ, ku kundërshton mosmarrjen e vendimit për miratimin e disa afateve procedurale që lidhen me zgjedhjet e pjesshme të datës 09 nëntor 2025 për kryetar në bashkitë Tiranë, Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë. Nesër në ora 09:00, në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit, do të hidhet shorti për…

Source

Nuk miratoi afatet për zgjedhjet e 9 nëntorit, PS padit KQZ-në në Kolegjin Zgjedhor

7 October 2025 at 20:40

Partia Socialiste ka paditur Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ-në) në Kolegj Zgjedhor, pas dështimit të miratimit të afateve të zgjedhjeve të pjeshme lokale të 9 nëntorit, që do të mbahen në 6 bashki të vendit. Ndërkohë sot, Gjykata Administrative e Apelit Tiranë, ka caktuar datën 8 tetor, ora 09:00 për hedhjen e shortit për përcaktimin […]

The post Nuk miratoi afatet për zgjedhjet e 9 nëntorit, PS padit KQZ-në në Kolegjin Zgjedhor appeared first on BoldNews.al.

Certifikohen zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD

4 September 2025 at 21:54

Me shumicë votash, Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar padinë e Partisë Demokratike, duke vulosur kështu zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

PD e kishte ankimuar vendimin e Komisionit Rregullator që i certifikoi zgjedhjet, duke kërkuar pavlefshmërinë e tyre, por, në mbledhjen e kësaj të enjteje (4 shtator), Kolegji e rrëzoi padinë dhe i konsideroi të rregullta zgjedhjet. Vendimi është i formës së prerë dhe ndaj tij nuk mund të bëhet ankim.

Partia Demokratike i ka konsideruar zgjedhjet e 11 majit si “farsë” dhe ka akuzuar mazhorancën socialiste për vjedhje e blerje votash.

Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve të fundit.

Në zgjedhjet e 11 majit, PD garoi si pjesë e koalicionit PD-ASHM, duke marrë 50 mandate. Partia Socialiste siguroi 83 mandate deputetësh, 3 mandate mori PSD-ja, 2 mandate mori Partia Mundësia dhe nga një mandat secila morën Lëvizja Bashkë dhe Nisma Shqipëria Bëhet./RTSH

The post Certifikohen zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD appeared first on Telegrafi.

Certifikohen zgjedhjet, Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimimin e PD për 11 majin

4 September 2025 at 18:21

TIRANË, 4 shtator /ATSH/ Kolegji Zgjedhor rrëzoi sot ankimimin e Partisë Demokratike për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit.

Vendimi i sotëm i Kolegjit Zgjedhor mbyll përfundimisht betejën ligjore për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare.

PD kërkoi mosnjohjen e rezultatit me pretendimin se procesi është shoqëruar me parregullsi dhe shkelje të rënda ligjore.

Relatore e seancës ishte Lutfije Celami ndërsa anëtarë ishin Entela Shedula, Alma Kodraliu, Ornela Naqellari dhe Enkel Peza.

Demokratët u shprehën kundër vendimit të Komisionit Rregullator më 28 gusht, që vendosi certifikimin e zgjedhjeve të 11 majit.

Sipas PD-së, këto shkelje janë të dokumentuara dhe të konfirmuara nga raportet e organizatave ndërkombëtare monitoruese, përfshirë OSBE-ODIHR, si dhe nga praktikat e mbledhura gjatë procesit.

Ndërsa përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Kolegjin Zgjedhor, avokati Eridian Salianji, theksoi se, kërkesa e opozitës nuk qëndron as nga ana formale e as nga ana thelbësore.

Ai kujtoi se sipas nenit 167 të Kodit Zgjedhor, shpallja e rezultatit bëhet vetëm pas përfundimit të procesit të ankimimeve.

“Kërkesë-padia e Partisë Demokratike nuk mund të ngrihet as nga ana formale, pasi sipas nenit 167 të Kodit Zgjedhor shpallja e rezultatit zgjedhor bëhet pasi ka mbaruar procesi i ankimit. Nga ana thelbësore, shkaqet e ankimit janë shqyrtuar 12 herë dhe 12 herë janë rrëzuar nga Kolegji Zgjedhor. Do të ishte në nder të avokatit të PD ta tërhiqte kërkesë-padinë, pasi ajo çfarë kërkon është hetuar dhe gjykuar nga Kolegji Zgjedhor 12 herë”, deklaroi Salianji.

/gj.m/j.p/

The post Certifikohen zgjedhjet, Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimimin e PD për 11 majin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Berisha ka të njëjtin skenar, tensionet”, Petraj për sesionin e ri parlamentar: Të ashpërsohet rregullorja e Kuvendit

By: Rovena
4 September 2025 at 18:45

Kolegji Zgjedhor përmbylli këtë të enjte të gjitha përpjekjet e Partisë Demokratike dhe liderit të saj Sali Berisha për të mosnjohur dhe delegjitimuar rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit. Vendimi i Kolegjit vjen mes një klime të tensionuar politike dhe paralajmërimeve për një sesion të ri parlamentar të ngarkuar me përplasje dhe destabilitet. Avokati Edmond Petraj, i ftuar në emisionin “Tirana Live” në ABC Neës, u shpreh se veprimet e opozitës po shkojnë në kundërshtim me interesin kombëtar dhe rrugëtimin europian të Shqipërisë. Sipas tij, PD duhet të reflektojë dhe të tregojë një qasje më konstruktive, në një kohë kur qeveria vijon të mbajë shumicën parlamentare dhe kontrollin politik.

“Kërkojnë që të godasin grup-kapitujt. PD-së nuk i intereson që ne kemi 40 vjet që po presim anëtarësimin në BE. Nuk u intereson rrugëtimi europian i Shqipërisë. E vetmja gjë që mund të bëjë PD, është një bashkëpunim dhe të tregojë që nuk është kundër anëtarësimit, sepse të gjitha vendet e tjera mbështesin Shqipërinë në rrugëtimin e ri europian.

Megjithatë pritet që të shikojmë sesionin e ri parlamentar, i cili ka për të qenë një kaos. Do të shohim të njëjtën skenë si herën e parë, që digjeshin karrige. Duhet që të ashpërsohet rregullorja e Kuvendit. Sepse do të kemi një situatë shumë të tensionuar. Në kushtet që jemi e vetmja lëvizje e lezetshme që ka bërë PD është Berisha, por kjo nuk mjafton që ata të vijnë në pushtet.

Ata nuk hapen si parti. Nëse ata do të kishin një program dhe zëra që premtojnë, gjithçka do të ishte shumë ndryshe. Mbetet për t’u parë, por Rama i ka të gjitha numrat”, tha avokati Petraj./abcnews.al

 

Rrëzohet “alibia” e Berishës, certifikohen zgjedhjet/ Petraj: Lojë e humbur, padia e PD nuk mbështetej në prova

By: Rovena
4 September 2025 at 18:35

Kolegji Zgjedhor përmbylli këtë të enjte të gjitha ankimimet dhe përpjekjet ligjore të Partisë Demokratike dhe liderit të saj, Sali Berisha, lidhur me procesin zgjedhor të 11 majit, duke i rrëzuar pretendimet për parregullsi dhe manipulime. Ky vendim shënon një pikë kthese në debatin politik mbi legjitimitetin e zgjedhjeve, të cilat PD vijon të mos i njohë.

Ndërkohë, avokati Edmond Petraj, i ftuar në “Tirana Live” në ABC News, i cilësoi paditë si tërësisht politike dhe të pabazuara në prova të qëndrueshme, duke theksuar se demokratët kanë përdorur këtë proces si një mjet për të mbajtur të angazhuara strukturat e tyre dhe për të ndërtuar një narrativë për përdorim ndërkombëtar.

“Kjo është një lojë që ka kërkuar PD që  ta bënte procesin të palegjitimiueshëm, sikur zgjedhjet ishin të vjedhura. Padia ishte e gjitha politike, dhe provat ishin të modifikuara për të pretenduar që zgjidhjet ishin të parregullta. Është një marrëdhënie që PD nuk është se priste diçka, është një lojë që PD do të dilte e humbur sepse nuk mbështetej askund në prova dhe legjitimitet. PD do ta përdor këtë si një instrument ndërkombëtar, pjesën e padisë sepse PD thotë që nuk do i njohë zgjedhjet. Është një situatë ku PD hyri e papërgatitur në zgjedhje, nuk bënë fushatë. E dinin që do të dilte ku rezultat dhe ishte një situatë e jashtëzakonshme. Me këtë kërkojnë që të mbajnë të ndezur strukturat e tyre. Ata dështuan që tek Tirana. Treguan që PD dhe kandidatët që ishin në lojë kishin marrë votat e njëri-tjetrit. Sfida e dytë është tani që kërkojnë të mbajnë situatën ndërkombëtare që këtu nuk po bëhen zgjedhje. PD tregoi edhe një herë që është e dështuar”, tha avokati./abcnews.al

Certifikohen zgjedhjet/ Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për 11 majin

By: M C
4 September 2025 at 18:31

Kolegji zgjedhor vendosi me shumicë votash: Rrëzimin e padisë së Partisë Demokratike, ky vendim është i formës së prerë dhe ndaj tij nuk bëhet ankim. Kolegji Zgjedhor i ka kërkuar KQZ-së të sjellë vendimet e Komisionit për shpërndarjen e mandateve për 12 qarqet.

Ndërsa PS kërkoi si provë shtesë që KQZ bashkë me vendimet për shpërndarjen e mandateve të sjellë dhe kërkesat ankimore për të 12 vendimet.

Avokati Eridian Salianji kundërshtoi marrjen e këtyre provave me argumentin se nuk kanë lidhje me objektin e gjykimit, pasi janë vendime për të cilat ka formë të prerë.

Gjykata sipas tij po del jashtë procesit ligjor duke bërë një gjykim ekstra, pasi po gjymton vendime që nuk janë kërkuar nga palët.

Eridiani Salianji: Kërkojmë një kopje të të gjithë provave të paraqitura. Meqë u sollën prova jashtë gjykimit të gjykatës. Dhe meqë vendimi për Tiranën është i gjykuar nga Kolegji dua dhe vendimin e kolegjit zgjedhor. Pra 12 vendimet e shpalljes mandatit dhe vendimet që kanë ndryshuar këto vendime.

The post Certifikohen zgjedhjet/ Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për 11 majin appeared first on Albeu.com.

PD kundër rezultatit të 11 majit, Kolegji Zgjedhor cakton relatoren për rastin e ankimimit

By: D Marku
2 September 2025 at 14:22

Partia Demokratike ka ankimuar ditën e djeshme aktin e fundit të Komisionit Rregullator të KQZ-së, që lidhet me certifikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025.

Pas depozitimit të ankimimit në Kolegjin Zgjedhor, ky i fundit ka caktuar Lutfije Celamin si relatore të çështjes së kundërshtimit nga ana e opozitës.

Në padi, koalicioni opozitar i 11 majit, PD-ASHM kërkoi rrëzimin e vendimit të KQZ-së dhe mosnjohjen e rezultatit zgjedhor, me argumentin se procesi është shoqëruar nga shkelje të rënda ligjore dhe problematika që e bëjnë atë “jo të lirë dhe jo të ndershëm”.

PD-ASHM i kërkoi Kolegjit Zgjedhor ndryshimin e vendimit nr. 34, datë 28.08.2025 të KQZ-së, duke e konsideruar të pavlefshëm shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare.

The post PD kundër rezultatit të 11 majit, Kolegji Zgjedhor cakton relatoren për rastin e ankimimit appeared first on Albeu.com.

PD kërkon anulimin e rezultatit të 11 majit në Kolegjin Zgjedhor

1 September 2025 at 16:59

Padia është bërë në emër të koalicionit zgjedhor “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore’ dhe argumentohet me pretendimet e këtij koalicioni opozitar se procesi zgjedhor ka pasur shkelje të rënda ligjore dhe problematika që e bëjnë këtë proces “jo të lirë dhe jo të ndershëm”. Pretendimet e opozitës lidhen me përdorimin e burimeve publike në fushatë, intimidim […]

The post PD kërkon anulimin e rezultatit të 11 majit në Kolegjin Zgjedhor appeared first on Reporter.al.

Certifikohet rezultati i zgjedhjeve, por kontestimet vazhdojnë

28 August 2025 at 16:14

Pothuajse 4 muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit u certifikua rezultati final për parlamentin e ri që nis punën në shtator. Organet vendimmarrëse të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Kolegji Zgjedhor u bënë pjesë e një procesi të gjatë ankimimesh për rezultatin përfundimtar, që solli disa vendime për hapje kutish në qarqe të mëdha, […]

The post Certifikohet rezultati i zgjedhjeve, por kontestimet vazhdojnë appeared first on Reporter.al.

Kolegji Zgjedhor ia dha mandatin Ana Dajkos, Lapaj: Ndihem i tradhëtuar nga Shabani

By: Elva
25 August 2025 at 21:20

Kryetari i koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, ka reaguar pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor që rrëzoi kërkesën e tij dhe ia la mandatin kandidates Ana Dajko. I ftuar në News24, Lapaj tha se beteja e tij ka qenë gjithmonë për garën dhe jo për një mandat personal. Ai shprehu zhgënjimin ndaj Endri Shabanit, duke […]

The post Kolegji Zgjedhor ia dha mandatin Ana Dajkos, Lapaj: Ndihem i tradhëtuar nga Shabani appeared first on BoldNews.al.

Kolegji Zgjedhor rrëzoi Lapajn/ Çupi: Vendim i drejtë. Treguan që ishin parti e interesave personale!

25 August 2025 at 13:27

Kolegji Zgjedhor rrëzoi shpresën e fundit të Adriatik Lapaj, duke lënë në fuqi vendimin e KAS. Në këtë mënyrë në parlament shkon Ana Dajko, pra as Adriatik Lapaj dhe as familjarja e tij Kleana Xhuveli.

Në një intervistë në “News Line” në ABC News, analisti Frrok Çupi tha se që në fillim partia e tyre u synua që me çdo kusht të ishte “familjare”. Ai gjithashtu theksoi se të rinjtë treguan se brenda partisë së tyre kishte mungesë të transparencës dhe moralit.

“Tentuan me çdo kusht të jenë familjarë. E gjitha kjo u tentua me nismën “Shqipëria Bëhet”, e cila realisht që Shqipëria është bërë. U dëshmua se me atë politikë u detyruar një prej themeluesve të “Thuarjes” të japë dorëheqje për arsye të mungesës së moralit. U detyruan të grindeshin. Pra këto janë parti që ndërkohe për interesa personale dhe mbarojnë me një dëshpërim. Ajo që ndodhi sot me Kolegjin Zgjedhor, është vendim përfundimtar dhe i dha rrugë ligjore një prej parimeve themelore të politikës në drejtësi, që i shërben ligjit”, tha ai.

Gjithashtu gjatë intervistës, nënvizoi se Vendimi i Kolegjit Zgjedhor ishte një vendim i drejtë.

“Është një proces që dëshmon për mundësitë, pasi nuk janë mbyllur të gjitha shportat, një prej tyre është KQZ që herë pas herë ka rënë pre e presioneve politike, ose e simpative politike. KQZ ka dëshmuar simpati politike që nuk mund t’i lejohet. Jemi në një kohë ku procesin zgjedhor duhet ta udhëheqë ligji…Nuk mund të kapërcehet Kolegji Zgjedhor sepse është hapi i fundit që mund të bëjë një parti për të gjetur të drejtën e tyre, mbetet Gjykata Kushtetuese, por nuk ka ndodhur që të kenë rrëzuar vendimin e Kolegjit zgjedhor. Është një vendim që respekton vullnetin politik që e ka caktuar Dajkon numër një të listës, duke respektuar vullnetin e zgjedhësve që i kanë dhënë votën dhe duke u ngjitur në skema shumë të ulëta personale…Në sensin politik, ku grupim politik i të rinjve, do të jetë një pamje të qartë se janë përsëri po aq të vjetër sa edhe shefat e tyre”, tha mes të tjerash ai.

/abcnews.al/

Mandati i “Nisma Shqipëria Bëhet” i mbetet Ana Dajkos, Kolegji Zgjedhor lë në fuqi vendimin e KAS

25 August 2025 at 12:03

TIRANË, 25 gusht /ATSH/ Kolegji Zgjedhor ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), i cili ia la mandatin e vetëm të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kandidates së parë në listën zgjedhore, Ana Dajkos.

Kryetari i këtij koalicioni, Adriatik Lapaj ndryshoi sot kërkesën që kishte depozituar për të marrë mandatin  duke kërkuar lënien në fuqi të vendimit të KQZ-së, që ia dha mandatin kushërirës së tij, Kleana Xhuveli.

Por, sot Kolegji Zgjedhor ka vulosur që mandati do t’i mbetet Ana Dajkos.

/gj.m/j.p/

The post Mandati i “Nisma Shqipëria Bëhet” i mbetet Ana Dajkos, Kolegji Zgjedhor lë në fuqi vendimin e KAS appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kolegji Zgjedhor lë në fuqi vendimin e KAS për mandatin e Nisma Shqipëria Bëhet

By: V K
25 August 2025 at 12:58

Mandati i koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, do t’i mbetet Ana Dajkos. Këtë të hënë, Kolegji Zgjedhor vendosi në mënyrë unanime, që të lërë në fuqi vendimin e Këshillit të Ankesave dhe Sanksioneve, që ia akordonte mandatin të parës në listën e mbyllur të këtij koalicioni.

Fillimisht Lapaj dhe koalicioni kishin kërkuar që mandati t’i kalonte atij, si më i votuari në listën e hapur.

Por, Komisioneri Shtetëror ia akordoi kushërirës së Lapajt, Kleana Xhuveli. KAS e ndryshoi më pas këtë vendim, duke mos njohur dorëheqjet e dhëna para zgjedhjeve dhe duke ia akorduar mandatin Dajkos.

The post Kolegji Zgjedhor lë në fuqi vendimin e KAS për mandatin e Nisma Shqipëria Bëhet appeared first on Albeu.com.

Kërkoi ti merrte mandatin e deputetit Arjan Ndojës, Kolegji Zgjedhor pushon çështjen e Andia Ullirit

By: Elva
19 August 2025 at 11:56

Kolegji Zgjedhor ka pushuar çështjen e deputetes së Partisë Demokratike, Andia Ulliri, e cila kërkoi t’i jepet mandati i deputetit që aktualisht zotërohet nga Arjan Ndoja. Gjatë seancës, Ulliri i drejtoi gjykatës kërkesën për rrëzimin e vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), që i dha mandatin Ndojas. Ajo u përfaqësua nga avokati Indrit Sefa, […]

The post Kërkoi ti merrte mandatin e deputetit Arjan Ndojës, Kolegji Zgjedhor pushon çështjen e Andia Ullirit appeared first on BoldNews.al.

Kërkoi t`i merrte mandatin e deputetit Arjan Ndojës, Kolegji Zgjedhor pushon çështjen e Andia Ullirit

By: V K
19 August 2025 at 12:20

Ditën e sotme, në Kolegjin Zgjedhor u shqyrtua kërkesa e Andia Ullirit për mandatin e deputetit, e cila pretendonte rrëzimin e vendimit të KQZ-së që i dha mandatin Arjan Ndojas.

Gjatë seancës, Ulliri u përfaqësua nga avokati Indrit Sefa, ndërsa Ndoja ishte përfaqësuar nga avokati Rexhë Margjeka.

Avokati i Ndojas kërkoi që Ulliri të mos legjitimohej si palë ankimuese. Pas shqyrtimit të argumenteve, trupi gjykues vendosi pushimin e çështjes, duke u bazuar në moslegjitimizimin e Ullirit si paditëse.

Andia Ulliri, kishte ankimuar më parë vendimin e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, si dhe atë të kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, që kishin rrëzuar kërkesën e saj me argumentin se lista e hapur dhe lista e mbyllur funksionojnë të ndara.

Ulliri kandidoi në listat e Partisë Demokratike- Aleanca për Shqipërinë Madhështore, në qarkun e Durrësit dhe kërkonte mandatin për shkak të kuotës gjinore.

The post Kërkoi t`i merrte mandatin e deputetit Arjan Ndojës, Kolegji Zgjedhor pushon çështjen e Andia Ullirit appeared first on Albeu.com.

❌
❌