Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Dorëzoni Belindën”/ Florjan Binaj i bashkohet protestës te Kryesia e Kuvendit

By: Ela
19 December 2025 at 14:45

Partia Mundësia mbajti një protestë këtë të premte jashtë ambienteve të Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë, ndërkohë që brenda saj mbahej mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçmes, SPAK, për heqjen e imunitetit të zv. kryeministres Belinda Balluku. I pranishëm në protestë ishte edhe kandidati i pavarur […]

The post “Dorëzoni Belindën”/ Florjan Binaj i bashkohet protestës te Kryesia e Kuvendit appeared first on BoldNews.al.

“Peshku qelbet nga koka”: Protestë para Kuvendit kundër Ballukut dhe Ramës

19 December 2025 at 15:07

Dhjetëra qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile zhvilluan sot një protestë para Kryesisë së Kuvendit ku u kërkua heqja e imunitetit për zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

Protesta e thirrur në rrjetet sociale, u shoqërua me një organizim të dytë mbështetës nga partia “Mundësia”.

Njëzëri ata kërkuan përgjegjësi nga nivelet më të larta të pushtetit duke kërkuar kështu që fatura e korrupsionit të paguhet edhe nga Kryeministri Edi Rama. Kjo, pasi sipas tyre, përgjegjësia nuk mund të ndalet te një emër i vetëm.

“Belinda Balluku është vetëm alibia për të mbrojtur Edi Ramën,” deklaroi deputeti i “Mundësisë”, Erald Kapri sipas së cilit korrupsioni është sistemik dhe i mbrojtur politikisht.

Aktivisti Andi Tepelena renditi arsyet e protestës, duke përmendur shpopullimin dhe zgjedhjet e kontestuara. Ai foli edhe për mungesën e reformave ekonomike, korrupsionin dhe grabitjen e pasurisë publike.

“Askush nuk është mbi ligjin, përfshirë Ramën, Ballukun, Veliajn, Agaçin, Metën dhe Berishën,” deklaroi Tepelena, i cili theksoi se barazia para ligjit është test real për drejtësinë.

Në protestë morën pjesë edhe qytetarë të indinjuar nga kushtet sociale dhe ekonomike. Disa prej tyre jetojnë në emigrim dhe mbështesin familjet në Shqipëri.

“Prindërit e mi nuk jetojnë dot me pensionet që kanë. Sa herë vijmë, mbajmë familjet me paratë tona,” tha Brunilda Sota, e cila e konsideroi situatën si pasojë të keqqeverisjes afatgjatë.

Partia Demokratike kërkoi sot që mbledhja e Këshillit të Mandateve, e cila u thirr për të diskutuar kërkesën e SPAK-ut për heqjen e imunitetit, të ishte e hapur. Por, kërkesa u refuzua nga shumica dhe nga vetë prokurorët e SPAK.

SPAK kërkon heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres për shkak të dyshimeve të arsyeshme se ajo mund të ndërhyjë dhe pengojë apo prishë  hetimet.

Prokuroria pretendon se Balluku ka ndikuar në manipulimin e 12 procedurave tenderuese. Zv.kryeministrja nuk u paraqit në seancë dhe u përfaqësua nga avokati i saj.

Më 31 tetor 2025, ajo deklaroi se beson në një proces transparent dhe të drejtë. Balluku dhe disa ish-drejtues të Autoritetit Rrugor akuzohen për manipulim tenderësh.

Disa nga çështjet kryesore lidhen me Tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Jashtme të Tiranës, me vlerë 210 milionë euro. Për këtë arsye, GJKKO e pezulloi Ballukun nga detyra më 20 nëntor.

Rasti pritet të jetë një test i rëndësishëm për besueshmërinë e drejtësisë së re.

Lexoni gjithashtu:

The post “Peshku qelbet nga koka”: Protestë para Kuvendit kundër Ballukut dhe Ramës appeared first on Citizens.al.

Partia Mundësia, protestë para kryesisë së Kuvendit

19 December 2025 at 11:28

TIRANË, 19 dhjetor /ATSH/ Partia Mundësia zhvilloi paraditen e sotme protestë para kryesisë së Kuvendit.

Protesta u zhvillua në të njëjtën kohë me mbledhjen e Këshillit të Mandatave dhe Imunitetit ku u shqyrtua kërkesa e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për heqjen e imunitetit të deputetes, njëherësh zëvendës kryeministres, Belinda Balluku.

Kryetari dhe njëheraz deputeti i Partisë Mundësia, Agron Shehaj kërkoi që të jetë i pranishëm në mbledhjen e këshillit e cila u zhvillua me dyer të mbyllura, por kërkesa nuk iu miratua.

“Kërkojmë të drejtën tonë për të qenë të pranishëm në mbledhjen e Këshillit që do të vendosë fatin e Ballukut. Iu kemi dërguar një shkresë. Kemi bërë një kërkesë, kemi të drejtë të parashtrojmë këtë kërkesë. Duhet të nisë më dyer të hapura dhe të parashtrojmë kërkesën. Vazhdon avazi PS-PD, askush nuk duhet t’iu prishë planet e pazaret”, tha Shehaj.

Jashtë ambienteve të Kryesisë, në tubimin e organizuar nga Partia Mundësia, protestuesit u shfaqën me pankarta në duar në mbështetje të drejtësisë.

“Pa drejtësi, s’ka BE”, “Stop Krim-Shtetit”, “Në mbrojtje të drejtësisë”, lexohet në pankartat e protestuesve. /m.q/j.p/

The post Partia Mundësia, protestë para kryesisë së Kuvendit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balluku prej orësh e ngujuar me Ramën, protestë para Kryeministrisë: Dil para drejtësisë!

By: Elva
20 November 2025 at 17:07

Teksa Belinda Balluku prej disa orësh ndodhet në një takim me kryeministrin Edi Rama në ambientet e Kryeministrisë, Partia “Mundësia” po zhvillon një protestë para godinës qeveritare. Në protestë marrin pjesë deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri, bashkë me qytetarë që mbajnë pankarta me thirrje për dorëheqjen e Ballukut dhe paraqitjen e saj para drejtësisë. […]

The post Balluku prej orësh e ngujuar me Ramën, protestë para Kryeministrisë: Dil para drejtësisë! appeared first on BoldNews.al.

Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

18 November 2025 at 16:06

Mazhoranca dhe opozita nisën së bashku punën për një reformë të re zgjedhore, por me qëndrime të ndara për atë se çfarë prisnin nga funksionimi i komisionit të posaçëm dypalësh. Socialistët në pushtet kërkojnë që procesi të nisë me çështje teknike që kanë konsensus dhe të kenë si udhërrëfyes rekomandimet e OSBE-ODIHR, ndërsa opozita paralajmëroi […]

The post Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim appeared first on Reporter.al.

Rivalët: Marrëveshja për reformën zgjedhore e gjigantëve politikë shqiptarë është një farsë

11 November 2025 at 11:12

Dy partitë më të mëdha të Shqipërisë, Partia Socialiste në pushtet e Edi Ramës dhe Partia Demokratike në opozitë e Sali Berishës, janë rivale të ashpra që nuk humbasin asnjë rast për të denigruar motivet dhe ndershmërinë e njëra-tjetrës. Prandaj, ishte një surprizë javën e kaluar kur ato hodhën një hap të rëndësishëm drejt bashkëpunimit […]

The post Rivalët: Marrëveshja për reformën zgjedhore e gjigantëve politikë shqiptarë është një farsë appeared first on Reporter.al.

Kapri: Prokurorët e SPAK po kërcënohen, jemi në krah të drejtësisë

7 November 2025 at 15:21

TIRANË, 7 nëntor /ATSH/ Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri deklaroi sot nga kryesia e Kuvendit se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, po kërcënohet nga politika.

Kapri theksoi se Partia Mundësia qëndron në mbështetje të SPAK-ut, teksa i bëri thirrje edhe partnerëve ndërkombëtarë që të reagojnë.

“Janë kërcënuar prokurorët e SPAK-ut. Altin Dumani vetë tha para dy ditësh se presioni është i përditshëm, kërcënimet ndaj prokurorëve kanë shkuar deri në rrezik për atentate.

“E gjithë kjo është shoqëruar me censurë dhe heshtje të orkestruar. Ne dënojmë me forcë sulmet ndaj SPAK-ut dhe i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar të ngrejë zërin pa vonesa”, tha Kapri.

Sipas Kaprit, ka nisur hapur lufta e të korruptuarve kundër SPAK-ut.

“Këta janë njerëzit që duan të mbysin drejtësinë, që duan t’i shpëtojnë dënimit dhe të vazhdojnë të vjedhin shqiptarët. Ne, Partia Mundësia, jemi dhe do të jemi në krah të drejtësisë. Nuk do të dorëzohemi.  Kjo është beteja më e rëndësishme e Shqipërisë sot: beteja mes të ndershmëve dhe të korruptuarve”, u shpreh ai.

“Unë besoj se shqiptarët e ndershëm nuk do të heshtin, e në fund, fiton e drejta. I bëjmë thirrje partnerëve tanë ndërkombëtarë: mos mbyllni sytë. Shikoni çfarë po ndodh në Shqipëri, një pushtet që po përpiqet të shkatërrojë drejtësinë për të shpëtuar veten”, përfundoi deputeti Kapri.

/m.q/j.p/

The post Kapri: Prokurorët e SPAK po kërcënohen, jemi në krah të drejtësisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kapri: Prokurorët e SPAK-ut po kërcënohen

By: redi
7 November 2025 at 15:54

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri thotë se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, po kërcënohet nga politika. Kapri theksoi se Partia Mundësia qëndron në mbështetje të SPAK-ut, teksa i bëri thirrje edhe partnerëve ndërkombëtarë që të reagojnë. “Janë kërcënuar prokurorët e SPAK-ut. Altin Dumani vetë tha para dy ditësh se presioni është i përditshëm…

Source

Pakti PS-PD për reformën zgjedhore dhe atë territoriale lë jashtë partitë e reja

22 October 2025 at 17:49

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike po shkojnë drejt një pakti për ngritjen e dy komisioneve të posaçme parlamentare për të bërë reformën e re zgjedhore dhe atë territoriale, pa pjesmarrjen e partive të tjera parlamentare. Partia Socialiste në pushtet pohon se ka pranuar amendamentet e Partisë Demokratike për formulën e përbërjes së dy komisioneve të […]

The post Pakti PS-PD për reformën zgjedhore dhe atë territoriale lë jashtë partitë e reja appeared first on Reporter.al.

Kapri: Dyfishimi i çmimit të karikimit të makinave elektrike godet qytetarin

21 October 2025 at 15:36

TIRANË, 21 tetor /ATSH/ Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri e ka quajtur një vendim arbitrar atë të Entit Rregullator të Energjisë që ka dyfishuar çmimin e energjisë për karikimin e makinave elektrike në pikat publike.

Ky vendim që pritet të nisë zbatimin duke nisur nga data 1 nëntor 2025, sipas deputetit Kapri, ndikon drejtpërdrejt në xhepat e qytetarëve shqiptarë që kanë zgjedhur të përdorin një makinë elektrike për të reduktuar kostot që u vijnë si pasojë e rritjes së çmimit të naftës.

Në një videomesazh në rrjetet sociale, deputeti i Partisë “Mundësia” theksoi se, ky vendim godet pikërisht zgjedhjen e shumë qytetarëve për të përdorur automjete shumë më miqësore me mjedisin, në një kryeqytet ku cilësia e dobët e ajrit ndikon në uljen e jetëgjatësisë.

“Në Tiranë ndotja e ajrit i kushton jetën një qytetari të paktën 4 vite, ndërkohë që kostoja e naftës është rritur shumë ndaj përdorimi i mjeteve elektrike është edhe një mundësi për të pasur një buxhet më të mirë në fund të muajit. Por qeveria, e cila synon të na anëtarësojë në BE për 4 vite, merr vendime aspak europiane”, theksoi Kapri.

Sipas një vendimi të ditëve të fundit të muajit tetor, ERE njofton se duke filluar nga data 1 nëntor 2025, energjia për stacionet e karikimit do të kushtojë 22 lekë për kilovat-orë, ndërsa gjatë orarit të pikut, nga 18:00 deri në 23:00, çmimi arrin në 25.3 lekë për kwh.

/gj.m/j.p/

The post Kapri: Dyfishimi i çmimit të karikimit të makinave elektrike godet qytetarin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shehaj: Problemet e pronës e kanë burimin në parlament

9 October 2025 at 13:30

TIRANË, 9 tetor /ATSH/ Kryetari i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj në një deklaratë për mediet jashtë Kuvendit e quajti një akt të tmerrshëm vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit.

Duke folur pas mbylljes së seancës plenare, Shehaj tha se është seanca e shtatë që mblidhet Parlamenti dhe iu mohohet e drejta e fjalës deputetëve.

“Ndodhi përsëri dhe sot gjetën një pretekst për të mbyllur seancën dhe për të mohuar të drejtën e fjalës për deputetë të zgjedhur nga qytetarë shqiptarë. Ajo që ndodhi vrasja e djeshme e gjyqtarit në sallën e gjyqit është një akt  i tmerrshëm që godet themelet e shtetit shqiptar”, tha Shehaj.

Shehaj gjithashtu kërkoi nga Parlamenti t’i japë zgjidhje problemeve me pronat me të cilat përballen qytetarët shqiptarë prej vitesh.

“Problemet e pronës, mohimi i të drejtës së pronës 35-vjeçare buron pikërisht nga ky parlament”, theksoi Shehaj.

Shehaj akuzoi qeverinë për ligjet, sipas tij abuzive, si ai i investitorëve strategjikë dhe ‘Paketa e Maleve’ përmes të cilave ai tha se “Shqipëria po i falet investitorëve”.

Sipas Shehajt, “Qeveria po i vjedh pronat e shqiptarëve duke nisur nga bregdeti e deri në zonat malore”.

“Mjaft më me gënjeshtra që nuk zgjidhet, nuk zgjidhet. E thonë se duan të vazhdojnë t’i vjedhin t’i vjedhin siç kanë bërë me ligjin për investimet strategjike dhe me ligjin për paketën e Maleve”, tha Shehaj.

/gj.m/j.p/

The post Shehaj: Problemet e pronës e kanë burimin në parlament appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KQZ kompenson financiarisht 4 subjekte të reja politike për shpenzimet në fushatën elektorale

22 September 2025 at 12:55

Në mbledhjen e kësaj të hëne, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi miratoi vendimin për të kompensuar financiarisht Lëvizjen Bashkë, Lëvizjen Shqipëria Bëhet, Partinë Mundësia dhe Partinë Koalicioni Euroatlantik. Këto katër forca politike arritën të përfitonin kompensim financiar pasi morën mbi 1% të votave të vlefshme dhe, në bazë të peshës së tyre politike, kanë […]

The post KQZ kompenson financiarisht 4 subjekte të reja politike për shpenzimet në fushatën elektorale appeared first on Reporter.al.

127 mln lekë për 4 subjekte, KQZ shpërndan fondet paszgjedhore për partitë e reja

20 September 2025 at 11:53

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë një fond prej 12.7 milionë lekësh (127 mln lekë të vjetra) si kompensim financiar paszgjedhor për katër parti politike që morën pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 dhe që nuk kishin përfituar fonde publike përpara fushatës. Përfituesit janë: Lëvizja Bashkë, Lëvizja Shqipëria Bëhet, Partia Mundësia dhe Partia […]

The post 127 mln lekë për 4 subjekte, KQZ shpërndan fondet paszgjedhore për partitë e reja appeared first on BoldNews.al.

Certifikohet rezultati i zgjedhjeve, por kontestimet vazhdojnë

28 August 2025 at 16:14

Pothuajse 4 muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit u certifikua rezultati final për parlamentin e ri që nis punën në shtator. Organet vendimmarrëse të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Kolegji Zgjedhor u bënë pjesë e një procesi të gjatë ankimimesh për rezultatin përfundimtar, që solli disa vendime për hapje kutish në qarqe të mëdha, […]

The post Certifikohet rezultati i zgjedhjeve, por kontestimet vazhdojnë appeared first on Reporter.al.

Vota e diasporës “dështon” të sjellë ndryshimin

16 May 2025 at 16:41

Edhe pse erdhi e para, vota e diasporës po numërohet e fundit. Pjesa më e madhe e votave të tyre deri më tani ka shkuar për Partinë Socialiste, e cila ka marrë më shumë se 78 mijë vota, ose rreth 54% të totalit të votave që erdhën nga jashtë.

Deri pasditen e së premtes ishin numëruar dhe vlerësuar mbi 145 mijë fletë votimi (74%) nga totali i tyre prej 194.889 fletësh. Mbeten pa numëruar rreth 50 mijë zarfe të ardhura nga Greqia, të cilat janë lënë më vete, për shkak të pretendimeve që lindën nga demokratët për votat e ardhura nga ky shtet.

I gjithë ky ngërç u shkaktua nga dyshimi se votat që vijnë manipuluar votat e emigrantëve në Greqi dhe zarfet e ardhura nuk janë plotësuar realisht prej tyre, por nga militantë të Partisë Socialiste.

Më 13 maj Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve (KAS) pranoi ankesën e Partisë Socialiste (PS) për shpalljen e pavlefshme të vendimit të kryekomisionerit Ilirjan Celibashi që diferencoi votat e Greqisë, gjatë numërimit të votës së diasporës.

Ky vendim i KAS-it nuk u zbatua deri pasditen e së premtes kur Celibashi lajmëroi zhbllokimin e procesit dhe vijimin e numërimit edhe të votave të Greqisë të shtunën, vendim i cili do të sjellë edhe rezultatin final të këtyre zgjedhjeve.

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) renditet e dyta për nga sasia e votave nga jashtë kufijve, me rreth 40 mijë e 600 vota (28%) të totalit; Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet e treta për nga votat e marra me 11 mijë e 700 mijë; e katërta listohet Partia Mundësia me mbi 5 mijë vota, rreth 3.73%.

Partitë, të cilat kanë marrë më shumë vota nga diaspora, janë ato të cilat kanë kryer më shumë takimet jashtë vendit me emigrantët.

Kujtojmë këtu PS-në, e cila realizoi mitingje të fryra në Londër, Athinë, Milano etj. Njëjtë edhe Shqipëria Bëhet ka konfirmuar më herët për Citizens 17 takime jashtë vendit gjatë fushatës elektorale, “Mundësia” një konventë në Bresica të Italisë dhe një të tillë në Londër.

Ndërsa Lëvizja Bashkë ka organizuar disa takime tepër modeste në Itali. Kjo ka sjellë që kjo e fundit të marrë vetëm 3857 vota, ose 2.68% të totalit.

Edhe pse Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet priste që vota e diasporës ta ndihmonte për marrjen e mandatit të Fierit, duke e çuar në dy numrin e mandateteve në këto zgjedhje, kjo duket se nuk do të ndodhë, vetëm nëse votat që vijnë nga Greqia të përmbysin rezultatin.

“Patronazhimi” i votës së diasporës, por edhe propaganda e rrjeteve sociale të një “Shqipërie turistike”, janë elementë që janë artikuluar nga zëra të ndryshëm që janë intervistuar edhe më herët në podkastet e Citizens.

“Më erdhi me mesazh ai formulari që i është dërguar administratës, për të dhënë me detyrim sesa njerëz kanë në diasporë, djalë xhaje, djalë halle, që nesër ti bëjnë mënyra presioni” është shprehur më herët Florian Haçkaj, një nga iniciuesit e nismës për finalizimin e votës së diasporës.

Më tej Haçkaj ka komentuar se takimet me autobuzë të nisur nga Shqipëria për në takimet e diasporës të kryeministrit janë financuar nga taksat e qytetarëve.

Duket se përveç PS, e cila ka marrë një mandat nga vota e diasporës, përpjekjet e partive të reja për besimin nga përtej kufijve kanë dështuar, edhe pse vota e diasporës është kërkuar pikërisht prej tyre më shumë.

Vota e diasporës është penguar si proces për vite me radhë nga partitë e tranzicionit, duke menduar se do të ndikonin rezultatin, pritshmëri e cila ra poshtë.

Ashtu siç e kishte parashikuar edhe më herët analisti Blendi Ceka, sa i përket votës së diasporës, ku ai theksoi se takimet duhet të jenë të orientuara drejt qarqeve zgjedhore specifike, pasi shpërndarja e votave në nivel kombëtar ka pak ndikim në rezultat.

“Takimet nëpër qytete që mbledhin diasporën ose emigrantët atje, nga pikëpamje eficencës së votës janë minimale, pasi mund të ketë diferenca në votat që marrin, por të kthehen në mandate është e vështirë,” ka artikuluar më herët Çeka.

The post Vota e diasporës “dështon” të sjellë ndryshimin appeared first on Citizens.al.

Zgjedhjet 2025: Kush do t’i marrë mandatet e partive të vogla?

15 May 2025 at 16:50

Ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po shtyn për përmbylljen e numërimit brenda afatit zyrtar – mesnata e 15 majit – rezultati i partive të reja tashmë është qartësuar për mandatet që do të mbajnë në katër vitet e ardhshme të qeverisjes.

Deri tani, në shkallë kombëtare, “Lëvizja Bashkë” ka siguruar një mandat me rreth 20 mijë vota (1.44%); Partia “Mundësia” ka fituar dy mandate me rreth 43 mijë vota (3%); ndërsa Koalicioni “Nisma-Shqipëria Bëhet” (3.9%) po lufton për një mandat të dytë në Fier me rreth 50 mijë vota të grumbulluara.

Partitë e tjera si “Koalicioni Euroatlantik” (1.33%), “Koalicioni Djathtas për Zhvillim” (0.39%), Aleanca Kombëtare Shqiptare (0.22%), Lëvizja Atdheu (0.15%) dhe Aleanca Demokracia e Re (0.07%) nuk kanë fituar asnjë mandat.

Partia Socialiste fitoi thellë me 83 mandate (52.33%) duke lënë prapa koalicionin e Partisë Demokratike “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” me 50 mandate (33.74%).

Pas tyre, me numrin më të lartë të mandateve vjen Partia Socialdemokrate (3.19%), e cila konfirmoi tre mandate – dy në Shkodër dhe një në Tiranë – ngjashëm si në zgjedhjet e shkuara.

Lista e mbyllur, vetëm në letër

Risia e këtyre zgjedhjeve është zhvlerësimi i listave të mbyllura dhe kalimi i mandateve kandidatëve më të votuar, një praktikë e vendosur si parim mes koalicionit “Nisma-Shqipëria Bëhet”, “Koalicionit Euroatlantik” (edhe pse nuk siguruan mandate), por deri diku dhe PSD-së.

Sipas rezultateve dhe renditjes në listat e mbyllura, Ana Dajko (Tiranë, Nisma-Shqipëria Bëhet), Sabina Jorgo (Shkodër, PSD) dhe Albana Pëllumbi (Tiranë, PSD) kanë fituar mandatin e deputetit – këta të fundit krah Tom Doshit, i listuar i pari në Shkodër.

Mirëpo Dajko, Jorgo dhe Pëllumbi – dhe pjesa vijuese në listën e mbyllur të partive përkatëse – duket se do t’ia lënë mandatet më të votuarve në listat e hapura.

Drejtuesi i “Nismës Thurje”, Endri Shabani, konfirmoi për Citizens se përmes një marrëveshjeje të brendshme, kandidati me më shumë vota në koalicionin me “Shqipëria Bëhet” të Adriatik Lapajt, do të marrë mandatin, pavarësisht renditjes në listë.

Aktualisht më i votuari në listën e parapëlqyer është Lapaj (mbi 3,400 vota). Pas tij vjen Shabani (mbi 1,900 vota). Mirëpo nëse “Shqipëria Bëhet” do ta mbyllë procesin me vetëm një mandat të siguruar, deputet do të bëhet Shabani.

“Adriatiku, si angazhim personal, ka thënë publikisht dhe privatisht, në çdo takim me ne, si aleatë, që nëse [koalicioni] do të ketë vetëm një mandat, do të tërhiqet. Nëse ruhet ky trend, unë do të jem përfaqësuesi për Tiranën në Kuvend,” tha Shabani.

Citizens.al iu drejtua Lapajt për një koment lidhur me mandatin e Tiranës, por ai tha se nuk mund të komentonte pa u mbyllur procesi.

Me këtë parim, në Fier, nëse “Nisma-Shqipëria Bëhet” siguron mandatin e dytë, ai do t’i kalojë Azmer Duleviçit, i cili ka marrë mbi 1050 vota dhe jo Lefter Thomës, i pari në listë.

Edhe PSD duket se ka vendosur të ndjekë këtë logjikë. Burime të Citizens.al thanë se nga kjo parti në Tiranë, deputet do të bëhet më i votuari në listën e hapur dhe jo Albana Pëllumbi – e listuara në krye të listës së mbyllur. Aktualisht më i votuari nga PSD në Tiranë është Tedi Mula, i cili ka marrë mbi 2,100 vota.

Nëse ky parim ndiqet edhe në Shkodër – duke marrë të mirëqenë se nuk do të aplikohet për kryetarin Tom Doshi – ai që mund ta marrë mandatin pritet të jetë Besnik Brahimi, i cili ka marrë mbi 3,400 vota.

Ky parim, edhe pse duket se vlerëson demokracinë, shkel kuotën gjinore, pasi u heq të drejtën për t’u përfaqësuar në parlament tre grave.

Presioni ndaj partive të reja

Sipas Redi Muçit, i cili pritet të marrë mandatin e vetëm parlamentar nga Lëvizja Bashkë, zgjedhjet e 11 majit u karakterizuan nga “influenca masive” dhe presioni i të ashtuquajturve “patronazhistë të votës” – një strukturë brenda PS-së e denoncuar që gjatë zgjedhjeve të vitit 2021.

Ai pohon se kandidatë të Lëvizjes Bashkë janë përballur me presion për t’u tërhequr nga listat zgjedhore.

“Por sidoqoftë […] jemi të kënaqur që kemi hyrë në parlament dhe nga ky moment, nga ky hap i parë, thjesht do ndërtojmë mbi këtë,” theksoi Muçi.

Për kandidaten e Koalicionit Euroatlantik në qarkun e Elbasanit, Mirela Karabina, gara ishte e pabarabartë. Ajo tha se votuesit ishin frikësuar, ndërsa maxhoranca përdori administratën dhe mësuesit për qëllime elektorale.

“[Qytetarët] janë të frikësuar, përderisa nuk dilnin dot një foto [me mua], edhe pse u thosha që nuk është e thënë se do të votonin për ne,” shpjegon Karabina.

“Elbasani po vdes ngadalë, ndotja kancerogjene dhe sëmundjet janë në rritje. Nuk e di kur do të zgjohet vota popullore,” tha Karabina sipas së cilës partia në pushtet, PS-ja, kishte prapa edhe sipërmarrës të fuqishëm me fonde për fushatën.

Sfida e opozitës në parlamentin e ri

Erald Kapri, i cili pritet të marrë mandatin e deputetit për partinë “Mundësia” shprehet i kënaqur me rezultatin, ndonëse priste më shumë.

Partia e themeluar nga Agron Shehaj, ish-deputet i PD-së njëherësh edhe ish-kandidat për kreun e saj, grumbulloi mbi 20 mijë vota në Tiranë, duke marrë mundësinë e dy mandateve në parlament, një numër i kënaqshëm në raport me rezultatin që morën dhe partitë e tjera të reja, por që sidoqoftë është i pamjaftueshëm për të krijuar një grup parlamentar.

Përballë një “supermaxhorance” me 83 mandate, opozita duket e brishtë për të gjetur instrumentat që do të mund ta pengonin PS-në për të ndërhyrë në ligjet apo reformat që kërkojnë shumicë të cilësuar.

Nisur nga kjo, Kapri theksoi se sfida e parë për opozitën e re do të jetë “mbrojtja e institucioneve të drejtësisë”.

“Ne dyshojmë që një nga shtysat e Ramës në legjislaturën e ardhshme do të jetë kufizimi i rolit të SPAK. Kjo do jetë një sfidë e madhe për opozitën, që të ruaj pavarësinë e institucioneve të drejtësisë” citoi ai.

“Mesazhi me mbi 200 mijë vota për partitë e reja është i qartë: qytetarët kërkojnë ndryshim,” përfundoi Kapri.

The post Zgjedhjet 2025: Kush do t’i marrë mandatet e partive të vogla? appeared first on Citizens.al.

Fillon rinumërimi i votave për Tiranën, prezent kandidati i PD-së Ilir Alimehmeti

By: Besnik
18 June 2025 at 09:31

Ka vijuar edhe këtë të mërkurë procesi i rinumerimit të votave në pallatin e sportit “Farie Hoti”, ku radhën e ka qarku i Tiranës, nga i cili do të shqyrtohen 1,282 kuti votimi.

Rinumerimi për këto kuti do të jetë si për subjektet zgjedhore, ashtu edhe për kandidatët në qarkun e Tiranës.

Kandidati i PD-së Ilir Alimehmeti po ndjek nga afër procesin e rinumerimit të votave në ndërsa ai nuk rezultoi fitues nga numërimi fillestar megjithatë nga rinumerimi pretendon të marrë mandatin.

Po ashtu duke ndjekur të njetën procedurë është dhe kandidati fitues i Partisë Mundësia Erald Kapri.

Në dispozicion janë vendosur 24 grupe me gjithsej 63 punonjës të administratës zgjedhore, përfshirë 48 numërues dhe 15 zëvendësues.

Procesi është parashikuar të kushtojë 21 milionë lekë të rinj dhe nuk do të kërkojë buxhet shtesë, pasi do të mbulohet nga kursimet e 11 majit.

PS, PD, Mundësia dhe Shqipëria Bëhet do të kenë vëzhgues për të monitoruar rinumerimin, ndërkohë që Lëvizja Bashkë e Arlind Qorrit nuk u lejua nga kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, me argumentin se nuk është palë interesi në këtë proces.

Megjithatë, Qori iu drejtua KAS dhe kërkon të jetë prezent gjatë procesit të rinumerimit në pallatin e sportit “Farie Hoti” në Tiranë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Fillon rinumërimi i votave për Tiranën, prezent kandidati i PD-së Ilir Alimehmeti appeared first on Euronews Albania.

“Nuk jemi kundër rinumërimit”, Shehaj: PD-së nuk i janë hequr vota por i janë shtuar

By: Besnik
12 June 2025 at 22:19

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, deklaroi në emisionin “NOW me Erla Mëhillin” se nuk ka asnjë kundërshtim ndaj procesit të rinumërimit të votave.

Shehaj theksoi se rinumërimi jo vetëm që nuk përbën rrezik për humbjen e mandatit të Partisë Mundësia por përkundrazi, do të thellojë diferencën në favor të partisë së tij.

Sipas tij, Partia Mundësia ka në dispozicion pamje filmike të procesit të numërimit të votave dhe ka parë 10% të kutive në Tiranë, dhe nga ato verifikime, rezulton se Partisë Demokratike jo vetëm që nuk i janë hequr vota, por në disa raste i janë shtuar.

“Pavarësisht se PD pretendon mandatin tonë, është e drejtë që të numërohen votat. Unë s’dal kurrë kundër numërimit të votave, sepse duhet të jemi të hapur për transparencë. Ajo që mund të them është kjo: nuk besoj se rinumërimi sjell ndryshim të madh sa i takon procesit të numërimit të votave për subjektet politike. Ne kemi verifikuar 10% të votave në Tiranë, pasi kemi të gjitha pamjet filmike të tyre, dhe mund të them që Partisë Demokratike nuk i është hequr asnjë votë, përkundrazi i janë shtuar vota. Është një numër i vogël që mund të jenë edhe gabime njerëzore. Numrat janë të papërfillshëm dhe s’ndikojnë rezultatin. Unë jam i bindur që në fund të numërimit, diferenca mes votave që i duhen PD-së për të marrë mandatin tonë jo vetëm që s’do të zvogëlohet, por do të rritet. Kështu që procesi i rinumërimit le të vazhdojë,” tha Shehaj.

The post “Nuk jemi kundër rinumërimit”, Shehaj: PD-së nuk i janë hequr vota por i janë shtuar appeared first on Euronews Albania.

Nënkryetarja e Shehajt: S’do ja sygjeroja Agronit të kandidonte për Bashkinë Tiranë

20 May 2025 at 22:06

E ftuar në “Now me Erla Mëhillin” nënkryetarja e partisë Mundësia, Barbara Doda tha se nuk do ia sugjeronte Agron Shehajt kandidimin për të marrë drejtimin e Bashkisë së Tiranës.

Ajo tha se nuk do e sugjeronte këtë lëvizje, pasi sipas saj Agron Shehaj si kryetar i partisë duhet të bëjë betejën e tij në Parlament.

“Unë nuk do ja sugjeroja. Ai është kryetari i Partisë Mundësia, betejën duhet ta bëjë në parlament, aq më tepër kur synon të bëhet kryeministër i vendit, Unë nuk do ja sugjeroja personalisht, por nëse Agroni do donte të kandidonte pa dyshim unë do e mbështesja”,-tha Doda.

E peytur nëse ka figura të tjera që mund të kandidojnë nëse mbahen zgjedhjet për Bashkinë e Tiranë ajo tha:

“Patjetër që ka. Ne jemi një parti serioze, e treguam në këto zgjedhje dhe me potencialin që kemi në Tiranë, nuk mund ta përjashtoj që do të kandidonim për Bashkinë e Tiranës”,-shtoi ajo.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Nënkryetarja e Shehajt: S’do ja sygjeroja Agronit të kandidonte për Bashkinë Tiranë appeared first on Euronews Albania.

Shehaj: Fituam dy mandate, 50 mijë qytetarë na besuan

TIRANË, 17 maj /ATSH/ Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj reagoi sot pas numërimit të votave nga diaspora në qarkun e Tiranës.

Shehaj shprehet se, “e pamundura, ndodhi. Pavarësisht frikës së mbjellë natë për natë, pavarësisht një sistemi të ngritur për të mos lënë askënd të ri të ngjitet, pavarësisht propagandës, pushtetit dhe establishmentit. Luftuam, u përballëm dhe ia dolëm. Dy mandate. 50 mijë qytetarë që na besuan. Pa premtime boshe. Pa lojëra. Pa pazare. Pa “më jep, të të jap””.

“Kemi thyer një mur që dukej i pakalueshëm. Por puna e vërtetë fillon tani. Ne do të jemi aty, me zë, me fakte, me qëndresë. Për çdo qytetar që na dha votën. Për çdo shqiptar që pret më shumë. Për të gjithë ata që na kanë ndjekur nga larg, që kanë shpresuar, por nuk kanë besuar plotësisht se ndryshimi ishte i mundur…”, thekson ai në një postim në rrjetet sociale.

Shehaj shprehet se Mundësia është opozita e shekullit 21.

“Nuk ka më kohë për të qëndruar spektatorë apo për të pritur një shpëtimtar.

Ejani! Bashkohuni me ne!  Me mbështetjen tuaj, çdo gjë është e mundur. Partia Mundësia është opozita e shekullit 21. E ndershme. E vërtetë. Moderne. E vendosur. Një opozitë që sheh nga e ardhmja, një e ardhme që na përfshin të gjithëve”, thekson ai.

Shehaj gjithashtu falënderoi votuesit dhe të gjithë ata që kanë mbështetur Partinë Mundësia.

“Faleminderit nga zemra çdo votuesi, vëzhguesi, koordinatori, kandidati, kandidati nga diaspora, ambasadorëve të Partisë Mundësia, pjesëmarrësve në takime dhe të gjithë atyre që na kanë mbështetur, haptazi apo në heshtje. Faleminderit të gjithëve!”, shkruan Shehaj.

/r.e/

The post Shehaj: Fituam dy mandate, 50 mijë qytetarë na besuan appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌