Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 12 May 2026Main stream

Tension para Bashkisë Durrës për projektin TID, banorët: Më lehtë takojmë ndërkombëtarët sesa Sakon

By: armand
12 May 2026 at 14:48

Përfaqësues të familjeve që preken nga projekti TID janë rikthyer paraditen e sotme përpara bashkisë së Durrësit, duke kërkuar takim me kryebashkiaken Emirjana Sako, por që institucioni u ka mbyllur dyert. Ndryshimi në projekt për restaurimin e objekteve të kultit (kisha katolike), që më parë ishin klasifikuar për prishje i ka detyruar banorët të kërkojnë […]

The post Tension para Bashkisë Durrës për projektin TID, banorët: Më lehtë takojmë ndërkombëtarët sesa Sakon appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Banorët “zënë” derën e Bashkisë të revoltuar për projektin TID: Më lehtë takon ndërkombëtarët se Emiriana Sakon, po prishet qyteti me firmë të Ballukut e Ramës

By: V K
12 May 2026 at 15:23

Paraditen e sotme, përfaqësues të familjeve që preken nga projekti TID, janë rikthyer përpara bashkisë së Durrësit, duke kërkuar takim me kryebashkiaken Emirjana Sako, por që institucioni u ka mbyllur dyert.

Ndryshimi në projekt për restaurimin e objekteve të kultit (kisha katolike), që më parë ishin klasifikuar për prishje i ka detyruar banorët të kërkojnë informacion dhe transparencë, në lidhje me vijimësinë e tij.

Me një kërkesë të firmosur nga 20 familje i janë drejtuar autoritetit vendor, duke kërkuar transparencë dhe duke nënvizuar se do të vazhdojnë të kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre.

 

 

Një projekt që mbivendoset mbi historinë, për t’u zëvendësuar me kulla deklarojnë banorët.

Përfaqësia e banorëve i është drejtuar Bashkisë së Durrësit për të kërkuar takim me kryebashkiaken, por edhe këtë herë kanë gjetur dyert e mbyllura.

“Është më e thjeshtë të takosh përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare se kryebashkiaken Sako”, deklarojnë banorët mes të tjerash të revoltuar, teksa theksojnë se “do të kundërshtojnë prishjet e banesave”.

 

 

Ndërkohë, në mbledhjen e fundit të këshillit bashkiak, nënkryetari i bashkisë së Durrësit, Gentian Kallmi, deklaroi se TID është në proces dhe do të verifikohet çdo rast, si në lidhje me vlerën, ashtu edhe procedurën e ndjekur.

“Po të duan të prishin bashkinë dhe jo shtëpitë. I kanë bërë lulishtet me pallate, të gjitha lulishtet i kanë bërë betona, pallate, ja tek i ke…”, shprehet një nga banoret e prekura nga projekti.

 

 

Kurse përfaqësuesja e grupit të këtyre banorëve u shpreh se Bashkia e mban informacionin në terr dhe po veprohet në mënyrë të paligjshme, teksa procesi gjyqësor vijon.

“Kemi çuar një kërkesë për informacion një grup prej 20 personash, por Bashkia po bën veprime jo transparente, flitet për VKM të re pa konsultim me ne, flitet për prishje, me çfarë vendimi është bërë kjo, ne jemi në proces gjyqësor për shfuqizimin e VKM dhe projektit TID, teksa ata ndërmarrin hapa sikur këto kanë ndryshuar. Nuk ka transparencë. Bashkia dhe institucionet janë në terr informativ. Ne nuk jemi as për shpronësim dhe as për prishje. Po presim të bëjmë takim, nuk kemi përgjigje zyrtare. Nëse nuk na presin ne do vijmë përsëri, derisa të na japin përgjigje, edhe në mënyrë institucionale. Projekti është abuziv”, tha ajo.

Një banore e vjetër shpjegon se ky projekt antiligjor ka marrë edhe firmën e Ballukut dhe të Ramës dhe po shkatërrojnë Durrësin e vjetër.

Ajo theksoi se nuk do tërhiqen nga kundërshtimi i tyre për mosprishjen e banesave dhe nuk do dalë nga shtëpia deri në fund.

“Jemi këtu para Bashkisë dhe askush nuk na pret. Projekti TID po shkatërron Durrësin e vjetër, ëhstë me firmë të Ballukut, Ramës dhe institucioneve, po prishet teatri i vjetër me këtë projekt. Si në kohën e Enverit edhe tani, se ky e ka me instikt dhe do ta bëjë këtë gjë, si atëhere. Ajo pika e voçkël Elva Margariti e ka bërë pa arkeologji dhe me asgjë tjetër, duan thjesht ta prishin dhe të ndërtojnë gjë tjetër. Thjesht duan t’i shembin, si mund të prishet shtëpia apo dyqani im. Ne nuk pranojmë prishjen, nuk pranojmë lekë, asgjë, unë nuk lëviz nga shtëpia ime. Po të jetë autostradë dakord, ra autostrada, por pse të prishet shtëpia ime për një lulishte tre metra e më pas të ndërtohet pallat. Ne do veprojmë deri në fund”, deklaroi banorja.

Ndërsa një tjetër banor përfaqësues, tha se më lehtë kanë takuar përfaqësues ndërkombëtarë se sa kryebashkiaken Emiriana Sako.

 

 

“Edhe pas kërkesave personale që kemi bërë, si dhe të tjerët e grupit, nuk gjejmë mundësi komunikimi, kemi arritur të komunikojmë me OLAF, me bashkësi ndërkombëtare, por ama me Bashkinë e Durrësit nuk kemi ende mundësi, me taku një nga këto këtu, kryetaren, edhe pse kam ardhur shumë herë dhe kam dëshirë ta takoj. Edhe këtu ende nuk i kemi takuar, po vijnë zgjedhjet e tjera por ende nuk i kam takuar. Është shumë revoltuese për në, na trajtojnë kështu, duke u trajtuar në këtë formë. Por ne nuk do ndalojmë, i themi të gjithëve. Unë nuk dua të prishet, kush do le të prishet, unë s’dua, i qëndroj kësaj. Nuk kemi njoftim të fundit, nuk kemi. Na bëhet goxha dëm, shqetësohemi, kanë kaluar 300 lloj qeverish dhe kjo që ishte si më në favorin tonë po na e prish komplet”, u shpreh ai.

The post VIDEO/ Banorët “zënë” derën e Bashkisë të revoltuar për projektin TID: Më lehtë takon ndërkombëtarët se Emiriana Sakon, po prishet qyteti me firmë të Ballukut e Ramës appeared first on Albeu.com.

Studentët shqiptarë paralajmërojnë protestën e dytë: “Nëse menduat se u ndalëm, gabuat”

By: D Marku
12 May 2026 at 14:05

“Nëse menduat se e ndalëm, gabuat! Të parën e shpërfillët, e dyta po vjen!” Kjo është porosia që studentët shqiptarë të Fakulteteve Juridike në Maqedoninë e Veriut po e shpërndajnë tashmë nëpër qytete të ndryshme të vendit, duke paralajmëruar mobilizim të ri dhe protestën e dytë në Shkup për kërkesën që provimi i Jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe.

Pas protestës së parë, studentët thonë se institucionet kanë dhënë vetëm premtime politike, por asnjë hap konkret nuk është ndërmarrë. Zëvendëskryeministri Bekim Sali, kryetari i Komunës së Çairit dhe ai i Tetovës, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasamk, si dhe zyrtarë të tjerë të VLEN-it kishin deklaruar publikisht se çështja e provimit në gjuhën shqipe do të zgjidhej. Në ndërkohë, reagoi edhe Avokati i Popullit, i cili dërgoi shkresë zyrtare në Qeveri, ndërsa u paralajmërua edhe formimi i një grupi pune për tejkalimin e problemit. Megjithatë, gjithçka ka mbetur vetëm në nivel deklarativ.

“Premtime pati shumë, por rezultat nuk ka. Asnjë vendim, asnjë ndryshim konkret dhe asnjë afat i qartë”, thonë organizatorët e protestës.

Sinjalet e para për organizimin e protestës së dytë tashmë kanë nisur. Pasditen e së dielës, studentët shqiptarë të degës Juridik nga universitetet shqiptare në vend, të cilët protestuan edhe herën e kaluar në Shkup, filluan mobilizimin nga Kumanova, duke paralajmëruar zgjerim të aktiviteteve dhe koordinim më të madh në ditët në vijim.

Mbishkrimet dhe mesazhet protestuese janë shfaqur në disa qytete të vendit, ndërsa studentët insistojnë se kërkesa e tyre nuk është politike, por elementare – e drejta për ta dhënë provimin profesional në gjuhën amtare.

Kjo çështje, e cila fillimisht u trajtua si problem administrativ, tashmë po shndërrohet në një revoltë më të gjerë studentore, ku në qendër të kritikave janë institucionet që, sipas tyre, vazhdojnë të zvarrisin zgjidhjen e një problemi që prek drejtpërdrejt mijëra studentë dhe të diplomuar shqiptarë, ndërkohë që është një e drejtë themelore e garantuar me ligj./Koha.mk/

The post Studentët shqiptarë paralajmërojnë protestën e dytë: “Nëse menduat se u ndalëm, gabuat” appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Berisha: Protesta e 8 majit përcolli mesazhin e madh të revoltës

TIRANË, 11 maj/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha theksoi sot se protesta e 8 majit përcolli mesazhin e madh të revoltës.

Duke folur në “Foltoren” e vendosur para selisë së Kryeministrisë, Berisha theksoi se qytetarët shqiptarë treguan se nuk dorëzohen.

Berisha theksoi se në 8 maj dhjetëra e mijëra qytetarë u mblodhën për të shprehur revoltën e tyre dhe për të dëshmuar se ata janë shpresa e këtij vendi.

“Kam një nderim të madh dhe të pakufishëm, për ata dhjetëra e mijëra qytetarë që mbushën më 8 maj bulevardin e Tiranës dhe që u bënë pasqyra, morali, imazhi i vërtetë i shqiptarit, në të katërta anët e kombit, në të katërta anët e dheut”, tha Berisha.

Berisha theksoi se në 8 maj qytetarët u bashkuan për t’i përcjellë çdo qytetari të lirë në Europë dhe në botë, se nuk pajtohen kurrë me këtë regjim, i cili shndërron procesin më themelor të demokracisë, zgjedhjet, në farsë zgjedhore.

“Nuk pajtohen me këtë regjim, që për të grabitur zgjedhjet arreston në vitin elektoral, për të mbjellë terror, lidershipin e opozitës. Si persona nën hetim, për të mbjellë terror, i sjell në sallën e gjyqit, në kafaz xhami, duke shkelmuar Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, duke shkelmuar Kushtetutën e vendit, duke shkelmuar Kartën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara të Lirive dhe të të Drejtave të qytetarëve”, shtoi Berisha.

/m.m/r.e/

The post Berisha: Protesta e 8 majit përcolli mesazhin e madh të revoltës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Policia ju bllokoi marshimin, Berisha: Protesta ishte uragan, e tronditi Ramën

By: Brisi
11 May 2026 at 13:34

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar ditën e sotme se protesta e 8 Majit, ishte sipas tij një urgan. Edhe pse policia ju bllokoi marshimin në mes të bulevardit, Berisha thotë se protesta pati një jehonë të jashtëzakonshme dhe e tronditi Ramën. Sipas Berishës, ditët e Ramës janë të numëruara në kilometrin e […]

The post Policia ju bllokoi marshimin, Berisha: Protesta ishte uragan, e tronditi Ramën appeared first on BoldNews.al.

Tregtarët e Vlorës protestë në Bashki: Po humbasim miliona lekë mall, s’po na lënë të hapim dyqanet e të punojmë, kemi dëme ekonomike

By: V K
11 May 2026 at 11:46

Këtë të hënë, tregtarët e tregut të fruta-perimeve, por edhe ata të tregut industrial në qytetin e Vlorës, janë mbledhur sërish në protestë, pasi nuk janë lejuar të hyjnë jo vetëm në ambientet e tregut, por as në dyqanet e tyre.

Sipas tregtarëve, situata ka ardhur si pasojë e punimeve për rikonstruksionin e tregut të madh të qytetit, investim i cili ka nisur prej pak ditësh.

Ata shprehen se bllokimi i hyrjes po u shkakton humbje të konsiderueshme ekonomike, pasi kanë mallra me vlerë miliona lekë që rrezikojnë të dëmtohen, ndërsa nuk mund të hapin as qepenat e bizneseve të tyre.

Ndërkohë që dyqanet që janë në treg në vendimin e parë do të lejoheshin të hapeshin, por jo të dilnin me mallin në rrugë, por as sot dyqanet nuk janë lejuar të hapen.

Pas grumbullimit në treg, protestuesit janë zhvendosur drejt ambienteve të Bashkisë së Vlorës, ku kanë kërkuar një takim me kryetaren Bashkisë, Brunilda Mersini.

Në shenjë revolte, disa prej tyre kanë shtyrë edhe portën kryesore të institucionit.

Tregtarët kërkojnë një zgjidhje të menjëhershme për aksesin në bizneset e tyre, ndërsa vijojnë të qëndrojnë para Bashkisë në pritje të një reagimi nga autoritetet lokale.

The post Tregtarët e Vlorës protestë në Bashki: Po humbasim miliona lekë mall, s’po na lënë të hapim dyqanet e të punojmë, kemi dëme ekonomike appeared first on Albeu.com.

Tregtarët e Vlorës protestë në Bashki: S’po na lënë të hapim dyqanet, kemi dëme ekonomike!

By: armand
11 May 2026 at 11:40

Tregtarët e tregut të fruta-perimeve, por edhe ata të tregut industrial në qytetin e Vlorës, janë mbledhur këtë të hënë (11 maj) sërish në protestë, pasi nuk janë lejuar të hyjnë jo vetëm në ambientet e tregut, por as në dyqanet e tyre. Sipas tregtarëve, situata ka ardhur si pasojë e punimeve për rikonstruksionin e […]

The post Tregtarët e Vlorës protestë në Bashki: S’po na lënë të hapim dyqanet, kemi dëme ekonomike! appeared first on BoldNews.al.

Pas protestës së fermerëve, Kosova paralajmëron masa në sektorin e qumështit

By: Brisi
10 May 2026 at 13:36

Ministri i Bujqësisë, Armend Muja, tha të dielën se autoritetet në Kosovë kanë identifikuar raste kur produkte të qumështit të shitura në treg nuk e pasqyrojnë saktë përbërjen e tyre, mes dyshimeve për përdorim të qumështit pluhur dhe vajit të palmës si zëvendësues të qumështit të freskët dhe yndyrave shtazore. Në një konferencë për media […]

The post Pas protestës së fermerëve, Kosova paralajmëron masa në sektorin e qumështit appeared first on BoldNews.al.

U shoqëruan gjatë protestës së PD-së, 3 shtetasit italianë “kyçin” gojën në Polici

By: Brisi
10 May 2026 at 10:38

Tre shtetas italianë janë mes 6 personave të proceduar penalisht pas protestës së 8 majit të organizuar nga Partia Demokratike, ku pati përplasje dhe akte dhune mes protestuesve dhe policisë. Sipas policia, është provuar se protestuesit e proceduar kanë marrë pjesë në akte dhune ndaj efektivëve, por nuk rezultojnë të përfshirë në hedhjen e molotovëve. […]

The post U shoqëruan gjatë protestës së PD-së, 3 shtetasit italianë “kyçin” gojën në Polici appeared first on BoldNews.al.

Ironia e Telitit: Qeveria ka teknologji për të shtypur protestat, por jo për të shuar zjarret

By: armand
9 May 2026 at 20:18

Këshilltari ekonomik i PD-së, Dorian Teliti, me ironi ka bërë një krahasim mes dy fotove. Në njërën foto, janë zjarrfikësit te pallati i djegur i ‘Farmacisë 10’ në Tiranë, me presion të pamjaftueshëm uji dhe në foton tjetër, autoblindat moderne të Policisë së Shtetit, me topa uji me presion dhjetëfish më të lartë, të radhitura […]

The post Ironia e Telitit: Qeveria ka teknologji për të shtypur protestat, por jo për të shuar zjarret appeared first on BoldNews.al.

Policia, procedim penal 6 protestuesve dhe deputetit Balliu

TIRANË, 9 maj/ATSH/ Policia e Tiranës njoftoi se menjëherë pas përfundimit të tubimit të organizuar nga subjekti politik Partia Demokratike mbrëmjen e djeshme në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ka procduar penalisht 7 shtetas.

Gjatë tubimit, sipas policisë, disa persona hodhën lëndë djegëse (molotov), lëndë piroteknike, kundërshtuan dhe goditën punonjësit e Policisë me sende të forta dhe për pasojë u lënduan 3 punonjës policie.

Nga të proceduarit penalisht 6 janë për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”, “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, dhe një shtetas (deputet) për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”.

Mediet njoftuan se bëhet fjalë për deputetin e PD, Klevis Balliu.

Policia njoftoi se gjatë veprimeve, sekuestroi 1 molotov, lëndë piroteknike dhe sende të forta.

Partia Demokratike dhe aleatët e saj organizuan dje pasdite protestën e radhës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Protestuesit hodhën kokteje me molotovë si dhe fishekzjarre në drejtim të policisë.

 

The post Policia, procedim penal 6 protestuesve dhe deputetit Balliu appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Protesta e PD/ Procedohen penalisht 7 protestues, mes tyre edhe një deputet

By: ela
9 May 2026 at 10:40

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 7 protestues, mes tyre një deputet, pas përfundimit të protestës së Partisë Demokratike mbrëmjen e djeshme në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Konkretisht, 6 protestuesit akuzohen për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”, “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, dhe deputeti për […]

The post Protesta e PD/ Procedohen penalisht 7 protestues, mes tyre edhe një deputet appeared first on BoldNews.al.

Dështon protesta e PD-së? Policia bllokon marshimin, çfarë ndodhi në bulevard

By: Brisi
8 May 2026 at 22:18

Partia Demokratike ka mbajtur pasditen e kësaj të premte (8 maj 2026) protestën e 8 kombëtare, kundër Edi Ramës, pas skandaleve që përfshinë qeverinë e këtij të fundit. Protesta nisi si marshim paqësor, por nuk u çua deri në fund, pasi u bllokua nga forcat e Policisë. Fillimisht protestuesit u mblodhën para godinës së Kryeministrisë, […]

The post Dështon protesta e PD-së? Policia bllokon marshimin, çfarë ndodhi në bulevard appeared first on BoldNews.al.

Noka: Asgjë nuk e ndal marshimin tonë. Bardhi: Policia po zbaton urdhra të paligjshëm

TIRANË, 8 maj /ATSH/ Partia Demokratike zhvilloi sot protestën e radhës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Në formë marshimi, protestuesit u nisën në drejtim të Ministrisë së Brendshme, por policia krijoi një bllokadë para ambienteve të Ministrisë, duke frenuar e më pas shpërndarë protestuesit me ujë dhe gaz lotsjellës.

Deputetët e Partisë Demokratike e cilësuan si të paligjshëm bllokadën e krijuar nga policia. Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka theksoi se marshimi do të vijojë.

“E drejta e protestës është e drejtë kushtetuese. Në paligjshmëri janë urdhërdhënësit e tyre, këta policët e thjeshtë janë viktima të bandës së pushtetit. Asgjë nuk e ndal marshimin tonë.

“Ne u bëjmë thirrje policëve të bashkohen me qytetarët se këta janë të vjedhur sa ç’është vjedhur çdo shqiptar. Ndaj u bëj thirrje të hapin rrugën, të mos i shërbejnë Skënder Ballukut, por t’i shërbejnë ligjit. Do vazhdojmë marshimin pa asnjë diskutim. Marshimi është i pandalshëm”, tha Noka.

Edhe kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se policia po zbaton urdhra të paligjshëm.

“Po në ç’vend të botës del policia në marshim proteste paqësore? Në cilin vend të botës pengohet protesta? Si zbatoni urdhra të paligjshëm ju? Si pengoni një protestë në mënyrë të paligjshme? Nga kush i merrni urdhrat ju? A ishte protesta paqësore? Pse provokoni? Pse bllokoni rrugën? A keni ligj ju, apo zbatoni vetëm urdhra të paligjshëm?”, tha Bardhi.

/m.q/r.e/a.f/

The post Noka: Asgjë nuk e ndal marshimin tonë. Bardhi: Policia po zbaton urdhra të paligjshëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbyllet protesta e PD-së, 3 të arrestuar, 3 të plagosur

By: Brisi
8 May 2026 at 21:59

Policia ka shoqëruar 3 protestues pas incidenteve në Bulevard, ku kordoni i policisë bllokoi lëvizjen e tyre drejt Ministrisë së Brendshme. Gjatë protestës së sotme të PD-së, u shënuan disa akte dhune, që nga sulmet me gurë drejt efektivëve, e deri te hedhja e molotovëve dhe fishekzjarrëve në drejtim të Policisë. Po ashtu raportohet se […]

The post Mbyllet protesta e PD-së, 3 të arrestuar, 3 të plagosur appeared first on BoldNews.al.

Berisha drejton protestuesit për tek selia e PD-së: Do bëjmë bilancin

By: Brisi
8 May 2026 at 21:37

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka deklaruar para mediave se protesta e sotme ishte paqësore por policia provokoi duke bllokuar Bulevardin. “Edi Balluku dhe lubi Rama vend nuk kanë pa dhënë llogari. Ne po marshonim, ata bllokuan Bulevardin. Por ne do të përgatitemi për të gjitha format. Turp, mbrojnë hajdutët Belinda Balluku dhe Edi Rama”, […]

The post Berisha drejton protestuesit për tek selia e PD-së: Do bëjmë bilancin appeared first on BoldNews.al.

Tensionet në protestë, Berisha: Krim i shëmtuar! Ishim në marshim paqësor…

By: Brisi
8 May 2026 at 21:30

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me incidentet e regjistruara në protestën e Partisë Demokratike, ku policia sulmoi protestuesit me gaz lotsjellës dhe breshëri uji. Në një prononcim për mediat, nga protesta, Berisha, u shpreh se ishin duke bërë një marshim paqësor dhe ndërhyrja e policisë ishte sipas tij një krim i […]

The post Tensionet në protestë, Berisha: Krim i shëmtuar! Ishim në marshim paqësor… appeared first on BoldNews.al.

Policia “shënjestron” Berishën në bulevard, breshëri uji mbi kryedemokratin

By: Brisi
8 May 2026 at 21:08

Breshëri uji është hedhur në drejtim të kreut të PD-së, Sali Berisha, në protestën e mbajtur këtë të premte në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Teksa protestuesit kishin nisur marshimin drejt Ministrisë së Brendshme, forca të shumta policie u kanë zënë pritë dhe u kanë hedhur gaz lotsjellës dhe ujë. Siç shihet dhe në foton e […]

The post Policia “shënjestron” Berishën në bulevard, breshëri uji mbi kryedemokratin appeared first on BoldNews.al.

Policia gaz dhe ujë drejt protestuesve, Noka: Viktima të pushtetit! Marshimi ynë i ligjshëm

By: Brisi
8 May 2026 at 21:01

Protesta e opozitës është shoqëruar me tensione dhe përplasje, ndërsa policia ka ushtruar dhunë të ndaj qytetarëve dhe deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët po protestonin. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, deklaroi gjatë protestës se marshimi i tyre është i ligjshëm dhe i garantuar nga e drejta kushtetuese e protestës. Ai akuzoi urdhëruesit […]

The post Policia gaz dhe ujë drejt protestuesve, Noka: Viktima të pushtetit! Marshimi ynë i ligjshëm appeared first on BoldNews.al.

Hita inspekton masat për protestën e PD, kërkon qetësi dhe profesionalizëm nga forcat e rendit

TIRANË, 8 maj /ATSH/ Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita inspektoi sot masat e marra për mbarëvajtjen e tubimit politik të opozitës, që do të zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë.

Gjatë inspektimit, Hita kërkoi nga grupi i menaxhimit të shërbimeve policore të angazhuara në terren që të ruajnë qetësinë dhe të tregojnë profesionalizëm në garantimin e rendit dhe sigurisë.

Ai ka theksuar rëndësinë e koordinimit të forcave policore dhe reagimit të kujdesshëm për të shmangur çdo incident gjatë zhvillimit të aktivitetit, për të siguruar që tubimi të zhvillohet në mënyrë të qetë dhe të organizuar.

/m.q/a.f/r.e/

The post Hita inspekton masat për protestën e PD, kërkon qetësi dhe profesionalizëm nga forcat e rendit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌