Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 14 May 2026Main stream

Zbulohen depozita të hidrogjenit në Bulqizë, flet pedagogu që po bën studimin –

By: 27
13 May 2026 at 22:12

Oltjon Koleci, asistent pedagog në Fakultetin e Gjeologjisë, nën udhëheqjen e profesor Bardhyl Mucekut, i cili është edhe pjesëmarrës në studimin e bërë, po zhvillon doktoraturën duke studiuar hidrogjenin në Bulqizë. Ai tregon me entuziazëm dhe shprehet optimist për këtë pasuri.

“Janë kryer verën që shkoi studime gjeofizike me sizmikë pasive dhe të dhënat janë në proces. Ideja është që të shikojmë me km thellë nën tokë edhe masivin edhe çarjet dhe ekspertiza franceze për sa i përket gjeofizikës arrin deri aty sa nëpërmjet kësaj metode mund të shohë edhe lëvizje fluide brenda masivit”, u shpreh Bardhyl Muceku, profesor i Universitetit Politeknik të Tiranës.

Në galeritë e minierës që shfrytëzojnë kromin, studiuesit kanë arritur në thellësi të tokës duke iu dhënë mundësi të shkojnë sa më afër zonës ku haset hidrogjeni. Studimi është kryer deri në 1 kilometër thellësi nën tokë ose 180 metra nën nivelin e detit.

“Në lidhje me kromin deri më tani çfarë kemi parë ne nuk është se ka një lidhje direkte, por nga ana gjeologjike ka të bëjë shumë ose është shumë e fortë si lidhje, sepse duke qenë se të dy vijnë nga një masiv ultrabazik dhe kromi gjendet në këtë masiv ultrabazik kemi të bëjmë me peridotite dhe dunite që janë, si të thuash, shkëmbinjtë primarë nga të cilët ndodh procesi i serpentinizimit, çfarë na çon ne në prodhimin e hidrogjenit”, thotë Msc. Oltjon Koleci, Universiteti Politeknik.

Bulqiza është dhe mbetet një zonë shumë e rëndësishme për kromin. Por nga pikëpamja shkencore, ajo paraqet edhe një interes më të gjerë si sistem gjeologjik kompleks, ku ndërthuren proceset minerare dhe ato të gjenerimit natyror të gazrave.

“Të gjitha studimet na çojnë në atë që ne kemi të bëjmë me një rezervuar të hidrogjenit, jo vetëm një prodhim aktiv nga serpentinizimi, por edhe krijimin e një rezervuari në thellësi”, u shpreh Msc. Oltjon Koleci, Universiteti Politeknik.

“Në aspektin profesional për mua është një gjë shumë e mirë sepse po futem në një gjë të re e cila është një gjë e re jo vetëm për Shqipërinë por edhe në botë, që më jep mua premisën për studimin e burimeve të reja energjitike të cilat nuk kanë ndikim në mjedis por edhe si burim alternativ energjie”, shprehet Koleci.

Në këtë video të rrallë që shfaqet për herë të parë është ekipi i studiuesve i cili kryen matje në thellësi të minierës. Sapo pajisja afrohet në zonën ku ka përmbajtje hidrogjeni aktivizohet alarmi që tregon rrezikshmëri. Pajisja mat nivelin e hidrogjenit deri në 0.4.

Pajisja që përdoret është një detektor portativ gazi, modeli PortaSens II. Ajo është e pajisur me një sondë fleksibël, e cila futet drejtpërdrejt në një hapje në shkëmb, për të marrë mostër nga burimi.

Detektori shërben për matjen e përqendrimit të gazrave në kohë reale dhe mund të konfigurohet për gazra të ndryshëm, përfshirë edhe hidrogjenin. Vlerat shfaqen në ekran dixhital, ndërsa pajisja aktivizon sinjal alarmi nëse përqendrimi kalon kufijtë e sigurisë.

Përdorimi i sondës tregon se matja kryhet në një pikë të caktuar emetimi dhe jo në ajrin e përgjithshëm të galerisë. Pajisja përdoret për kontroll teknik dhe për identifikimin e pranisë së gazrave potencialisht të rrezikshëm.

“Këto janë dy pajisje, aparat fushor për matje të hidrogjenit, ky quhet PortaSens 3. Para 2023 kemi pasur bashkëpunim me grupin francez, pastaj bazuar në punën që bëmë me ta, bëmë një projekt si departament për t’i marrë këto pajisje me programin PIKSH…. Me këto dy pajisje, këtu matim hidrogjenin në pjesë për milion ose në përqindje deri në 4%, pastaj kur përqendrimi është shumë i lartë, aparati nuk mat dot. Kjo pajisja tjetër mat 4 deri 5 gazra: metanin, dioksidin e karbonit, oksigjenin, hidrogjenin edhe H2S”, u shpreh Bardhyl Muceku, profesor.

Këto janë provëzat në të cilat merret hidrogjeni dhe dërgohet jashtë vendit për analizim. Mbi bazën e rezultateve që vijnë krijohet edhe projeksioni mbi hartën e mineralit.

“Kemi këto pajisjet këtu që janë të izoluara shumë mirë brenda dhe që janë me vakum. Në momentin që do ta vendosim në pjesën ku do ta marrim gazin për ta matur duhet të jetë e izoluar, e hapim dhe futet menjëherë sepse ka vakum, e mbyllim dhe e kemi dërguar në laboratorë kryesisht në Francë, të cilët i bëjnë analizat e sakta dhe duke i korreluar matjet tona me këto vlera të sakta atëherë mund të krijojmë një hartë 3D të hidrogjenit”, u shpreh Bardhyl Muceku, profesor.

Studiuesi Muceku thotë se fillimisht do të duhej një bazë ligjore e qartë për kërkimin e hidrogjenit e më pas t’u hapej rrugë studimeve të mëtejshme deri në sigurimin e të dhënave të plota e të sigurta. Vetëm atëherë mund të shihet mundësia e shfrytëzimit dhe përfitimit.

“Duhet të ketë një kuadër ligjor që t’u japë mundësi kërkuesve. Si departament kemi bërë projekte te Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor e Inovacionit edhe për këtë vit që të kemi një set të këtyre pajisjeve që ne të mund t’i përdorim jo vetëm në masivin e Bulqizës por edhe në masive të tjera, ndoshta edhe në basene sedimentare”, u shpreh Muceku./Top Channel

Ndërhyrje në kodin penal/ Ministri i Drejtësisë Gogu: Legjislacioni me standarte si të BE

By: Re Nato
13 May 2026 at 23:08

Qeveria shqiptare do të ndërhyjë në Kodin Penal, si pjesë e reformës në drejtësi. Këtë e deklaroi ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, në emisionin “Real Story” në Abc News.

“Shkaku kryesor i reformës në drejtësi ishte besimi ose mosbesimi i publikut te sistemi gjyqësor. Sot, ne jemi me një sistem gjyqësor që, qoftë për shkak të goditjes së pandëshkueshmërisë, mendoj se ka rritur besimin e publikut. Po merremi me ligjet procedurale dhe materiale, ne i quajmë kode. Jemi duke u marrë me këtë gjë për të forcuar garancitë procedurale të një individi në procesin gjyqësor, por edhe për të respektuar të drejtat e njeriut”, u shpreh Gogu.

Gogu shprehu bindjen se reforma në drejtësi nuk ka dështuar. Ajo tashmë ka hyrë në fazën e dytë, me ndryshime të tjera për të përmbushur detyrat e grupkapitullit më delikat të negociatave për anëtarësim në BE, drejtësinë.

“Reforma në drejtësi patjetër që nuk është përfundimtare, e përsosur; ka nevojë për një sërë ndërhyrjesh plotësuese. Reforma në drejtësi në Shqipëri do të vijojë të sjellë efekte pozitive dhe do të ketë nevojë për ndërhyrje plotësuese deri në ditën që do të jemi vend anëtar i BE-së.”

Pyetjes nëse ka përplasje mes SPAK-ut dhe qeverisë, Gogu iu përgjigj me nevojën për balanca mes pushteteve.

“Nëse pushtetet fillojnë dhe grinden dhe ndërkohë është duke vuajtur qytetari, kjo nuk besoj se është gjëja e duhur. Por nëse pushtetet përpiqen të drejtpeshojnë fuqinë e njëri-tjetrit, në të mirë të qytetarit, është gjëja e duhur. Ky është kontrolli i pushteteve.”/abcnews.al

“Carmen” shqiptare, triumf artistik/ Partneri i Anbeta Toromani: Jemi çift në skenë dhe jetë, ishte shumë emocionuese

By: Re Nato
13 May 2026 at 22:46

Në skenën e Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit erdhi këtë sezon një nga veprat më të dashura të repertorit botëror, “Carmen”, në një formë krejt të re për publikun shqiptar: si balet.

Ky produksion, fryt i një bashkëpunimi italo-shqiptar, solli një lexim të ri artistik të kryeveprës, duke e kthyer atë në një përvojë bashkëkohore skenike — një “Carmen” që këtë herë merr edhe një identitet të ndjeshëm shqiptar.

Ky identitet merr formë të plotë përmes interpretimit të balerinës shqiptare Anbeta Toromani, e cila rikthehet në Tiranë pas një karriere të suksesshme ndërkombëtare. Përkrah partnerit të saj në jetë dhe në skenë, Alessandro Macario, ajo sjell një “Carmen” që është njëkohësisht universale në pasionin e saj dhe e afërt për publikun vendas në ndjeshmëri dhe prani.

Macario tha se shfaqja ishte shumë emocionuese.

Artur Nura: A mund t’ju bëj një intervistë të shkurtër?

Alessandro Macario :Faleminderit. Një moment.

Artur Nura: Urime për spektaklin.

Alessandro Macario :Faleminderit shumë.

Artur Nura: A është hera e parë që performoni në Tiranë?

Alessandro Macario :Po, është hera e parë me një vepër të plotë si kjo. Kam ardhur edhe një herë tjetër, por ishte një operë dhe kemi bërë vetëm një pjesë të vogël. Kjo është hera e parë me një balet të plotë.

Artur Nura: Si u ndjeve me, le të themi, publikun shqiptar?

Alessandro Macario :Siç e dëgjuat edhe ju, kishte një ngrohtësi të jashtëzakonshme. Pati një “standing ovation”, ishte shumë emocionuese.

Artur Nura: Gjithsesi, ju jeni edhe një çift i bukur, apo jo?

Alessandro Macario :Ne jemi një çift në skenë dhe edhe në jetë. Fillimisht një çift në jetë dhe pastaj në skenë, sepse jetojmë bashkë prej disa vitesh, ndaj e njohim shumë mirë njëri-tjetrin dhe kemi edhe një ndjesi më intime.

Artur Nura: Ndërkohë, a do të dëshiroje që këto shfaqje të përsëriten në Tiranë? Do të të pëlqente të ktheheshe?

Alessandro Macario :Sigurisht që do të më pëlqente të kthehesha. Kemi qenë këtu pothuajse dy muaj për përgatitjen, rindërtimin e shfaqjes dhe gjithçka tjetër; kemi ndihmuar edhe si asistentë, prandaj po, me shumë kënaqësi. Nëse publiku e dëshiron dhe nëse drejtori na fton sërish, me shumë dëshirë.

Artur Nura: A ka ndryshim mes një shfaqjeje tuajën në Romë dhe asaj në Tiranë?

Alessandro Macario :Jo, nuk ka asnjë ndryshim. Një shfaqje është një shfaqje dhe ne përpiqemi ta japim gjithmonë maksimumin, kudo që jemi. Publiku është gjithmonë i shenjtë: qoftë në Romë, në Tiranë apo në Nju Jork, duhet gjithmonë të japësh cilësinë më të lartë.

Artur Nura: Një opinion profesional për stafin dhe balerinët shqiptarë të spektaklit?

Alessandro Macario :Janë angazhuar shumë. Ka pasur disa vështirësi nga ana organizative këtu, por në fund ia dolëm.

Artur Nura: Sot është nata e parë dhe pashë spektatorë të emocionuar, duartrokitën shumë, apo jo?:

Alessandro Macario : Po, Po. Ishte shumë bukur, vërtet. Një nga ato ndjesitë dhe emocionet shumë të vërteta, shumë reale, gjithçka shumë e gjallë.

Artur Nura: Ju falënderoj për këtë spektakël dhe në të ardhmen.

Alessandro Macario : Faleminderit, faleminderit juve.

Artur Nura: A mund të bëjmë një selfie?

Alessandro Macario : Sigurisht.

Artur Nura: Urime!

Alessandro Macario :Faleminderit shumë.

“Carmen” elektrizon publikun shqiptar, koreografi Amodio: Do dëshiroja të bëja spektakle të tjera në Tiranë

By: Re Nato
13 May 2026 at 22:38

Në skenën e Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit erdhi këtë sezon një nga veprat më të dashura të repertorit botëror, “Carmen”, në një formë krejt të re për publikun shqiptar: si balet.

Ky produksion, fryt i një bashkëpunimi italo-shqiptar, solli një lexim të ri artistik të kryeveprës, duke e kthyer atë në një përvojë bashkëkohore skenike — një “Carmen” që këtë herë merr edhe një identitet të ndjeshëm shqiptar.

Koreografi Amedeo Amodio deklaroi se atmosfera ishte e bukur dhe se do të dëshironte të bënte spektakle të tjera në Tiranë.

Artur Nura :Maestro, a mund t’ju bëj një intervistë të shkurtër?

Amedeo Amodio :Po, urdhëroni, më thoni.

Artur Nura :Mund të më jepni një përshtypje për këtë spektakël këtu në Tiranë?

Amedeo Amodio :Mirë, duhet të them që djemtë krijuan një atmosferë shumë të bukur. Po, po.

Artur Nura :Sepse unë e kam quajtur “Carmen shqiptare”. Si mendoni ju?

Amedeo Amodio :Po, po, është një subjekt pak kompleks, por të gjithë krijuan një atmosferë. Dhe kjo është e rëndësishme, atmosfera. Vërtet shumë të mirë.

Artur Nura :A jeni i kënaqur si profesionist?

Amedeo Amodio :Po, po, shumë mirë, jam i kënaqur.

Artur Nura :A do të dëshironit të bënit spektakle të tjera në Tiranë?

Amedeo Amodio :Ah, sigurisht! Do të më pëlqente. Është një qytet i mrekullueshëm, teatër i mrekullueshëm dhe këta balerinë kanë një dhunti, kanë diçka që mund të krijojnë, dhe kjo është shumë e bukur.

Artur Nura :Të gjitha biletat ishin “sold out”, pra ka interes të madh këtu.

Amedeo Amodio :Mirë, mirë, jam shumë i lumtur për këtë.

Artur Nura :Do ta bënit sërish në të ardhmen?

Amedeo Amodio :Po, po, edhe një produksion tjetër, patjetër.

Artur Nura :Një opinion profesional për pjesën shqiptare të stafit, për balerinët?

Amedeo Amodio :Po, shumë mirë. Balerinët janë shumë mirë, edhe teknologjia, skenat, kostumet… Duke pasur parasysh që kishim pak kohë për gjithçka, ka qenë vërtet një sukses.

Sepse për të krijuar një produksion krejtësisht të ri për kompaninë duhet kohë. Ata kanë përvetësuar mirë frymën, shpirtin e duhur.

Artur Nura :Na keni dhuruar një spektakël të mrekullueshëm.

Amedeo Amodio :Ju falënderoj shumë, për mua është kënaqësi.

Artur Nura :Ndoshta do t’ju ndjekim edhe në projekte të tjera.

Amedeo Amodio :Do të më pëlqente të kthehesha për diçka tjetër.

Artur Nura :Faleminderit shumë, urime!

Amedeo Amodio :Faleminderit juve.

Artur Nura :A patët mundësi ta vizitonit qytetin?

Amedeo Amodio :Po, sigurisht, kam shëtitur. Urime, vërtet, jam shumë i lumtur. Është një qytet i veçantë, i mrekullueshëm.

Artur Nura :Faleminderit edhe një herë.

Amedeo Amodio :Faleminderit.

Konjufca: Rrëzimi i aktakuzës së Speciales do të ishte fitore për Kosovën

13 May 2026 at 23:40
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka bërë thirrje që procesi në Dhomat e Specializuara të Kosovës të mos shihen përmes rivaliteteve politike apo raporteve personale me ish-krerët e UÇK-së. Duke folur për gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Debat Plus, Konjufca tha se çështja e Gjykatës Speciale lidhet drejtpërdrejt me shtetin […]

Gjini: Haradinaj fillimisht kërkoi të renditej i fundit në listë

13 May 2026 at 23:10
Kandidati për kryeministër i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, ka vlerësuar kryetarin e partisë, Ramush Haradinaj, duke e cilësuar atë si simbol të Kosovës dhe të vetë AAK-së. Gjini ka treguar edhe detaje rreth renditjes së Haradinajt në listën zgjedhore të partisë, duke thënë se fillimisht ai kishte shprehur dëshirën që të […]

Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pritet nga takimi me Xi

13 May 2026 at 22:40
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mbërriti në Pekin të mërkurën në mbrëmje, ku u prit me ceremoni të veçantë shtetërore dhe masa të larta sigurie përpara samitit të shumëpritur me homologun e tij kinez Xi Jinping. Vizita dyditore konsiderohet si një nga takimet më të rëndësishme mes dy superfuqive globale në vitet e fundit, ndërsa […]

Shvarm: Vuçiq po përdor “Beretat e Kuqe” për të frikësuar qytetarët dhe për të forcuar bërthamën radikale

13 May 2026 at 22:14
Gazetari dhe kryeredaktori i të përjavshmes serbe Vreme, Filip Shvarm, deklaroi se presidenti serb Aleksandar Vuçiq po kthehet te retorika dhe metodat politike të viteve ’90, të lidhura me udhëheqësin radikal Vojislav Sheshel. Ai komentoi lajmin se Qeveria serbe po financon veteranët e njësisë famëkeqe “Beretat e Kuqe” me paratë e buxhetit. Sipas tij, Vuçiq […]

“Deputetët e PD kanë lakrat e komunizmit në kokë”, Rama rrëfen për herë të parë takimin në zyrën e Berishës President në ’92: I dërgova një letër dhe ai vuri një kusht

By: M C
13 May 2026 at 22:55

Kryeministri Edi Rama ka rrëfyer sot për herë të parë një takim me Sali Berishën në vitin 1992 kur kundërshtari i tij politik ishte President.

Në një rrëfim për Nikoll Lesin, Rama thotë se i shkroi Berishës një letër që të priste piktorin e njohur shqiptar nga Mali i Zi, Gjelosh Gjoka, por Presidenti i kohës i vendosi kusht që të ishte edhe ai në takim.

Rama tregon se ndërkohë që bisedonte me piktorin, Berisha shprehu një konsideratë të tij për deputetët e grupit të PD-së, për të cilët tha se “Aty (në Kuvend) janë të gjithë me lakrën e komunizmit në kokë”.

Rrëfimi i Ramës:

E di çfarë më ke kujtuar? Më ke kujtuar një episod që mbase ta kam thënë dhe mbase që publikisht do ta them për herë të parë se s’e kam thënë ndonjëherë, po disa njerëzve ia kam treguar. Në fillimet fare të pushtetit të Partisë Demokratike vjen në Tiranë Gjelosh Gjoka. Gjelosh Gjoka, piktor i famshëm shqiptar nga Mali i Zi që jetonte në Gjermani edhe kishte ëndërr të takonte Doktorin (Berishën), e kishte ëndërr. Edhe i them unë, shiko i thashë “vetëm po t’i çoj unë një kërkesë, ti mund ta takosh ndryshe s’ka për të takuar”. “Jo”, tha “mos u ngatërro ti me këtë punë se ngaqë unë kisha ato pozicionet e mia te “Koha Jonë” edhe dihej puna ime”. “Okej”, i thashë ti e di! Mirëpo tentoi, tentoi, tentoi, nuk e realizoi dot, u dëshpërua. E më tha mua: – Ti ma the me shaka mua atë? Jo i thashë: – unë jam i bindur që po të kërkoj unë, ai të jep takim. “Po provoje njëherë”, tha, edhe i bëj letër unë për Gjeloshin. Prezantimi kush është, çfarë e tjerë, e tjerë dhe ja çoi nëpërmjet dikujt që e di që e çonte në dorë. Edhe më vjen ai dikushi edhe më thotë: “Po ja dhashë thotë, po ai ka një kusht”. “Çfarë kushti”, i thashë? “Ai mund ta presi Gjeloshin po të jesh dhe ti me të”. I thashë: Unë? “Jo”, tha: – Kështu tha! “Po të vij bashkë me të”, tha “unë e pres!”. Edhe i them Gjeloshit, “dëgjo kjo është një çik e vështirë për mua tani të shkoj të takoj atë. Se takoj atë unë! Dava komunisti”. Tha: “Jo ky është rasti që ti duhet të vish patjetër”, e tjera e të tjera “ai po të fton e ç’rëndësi ka”. T’i biem shkurt shkojmë të dy atje tek Presidenca, në zyrë me Gjelosh Gjokën surprizë. Edhe ulemi aty, ai i fliste i Gjeloshit unë fare. Por ndërkohë fliste që të dëgjoja unë kuptohet!

Edhe i thotë “profesor këto ditë që ke qenë këtu e ke parë ndonjëherë parlamentin?” Parlamenti ishte komplet PD atje, ke parasysh Parlamenti i parë në mbas ‘92 ishte, “e ke pa ndonjëherë parlamentin?”. Gjelosh ia futi kot “e kam parë tha!” –“Po si duket” i tha? “Po mirë tha fillimet janë tha mirë është! “Çfarë mirë? Si mirë? Ku ka mirë aty”, tha. Ou thashë unë, po çfarë po thotë ky!

“S’ka mirë aty”, tha. “Aty janë të gjithë me lakrën e komunizmit në kokë” – tha. Se s’dua të them gjithë detajet se foli dhe me emra që unë u habita fare, i ra atyre të vetëve, i bëri copash edhe çohet nga tavolina edhe shkon merr Koha Jonë. E kishte mbi tavolinë. “E shikon këtë ti”, – tha. Unë aty. I thoshte atij, – “këtu është ajka e trurit të këtij vendi”.

“Po në vend – tha – që të punojmë për këtë vend dhe të më ndihmojnë dhe të mbështesin këto procese, rrinë atje, edhe bëjnë gërr-gërr-gërr gjithë kohës dhe ankohen për ata”, tha. Për këta të vetët. “Kanë të drejtë”, tha “po ku t’i gjej unë, se mos vijnë këta”, tha. Unë thashë ky qenka një mashtro i një niveli më të lartë se s’ka mundësi. Kjo ishte në 1992.

The post “Deputetët e PD kanë lakrat e komunizmit në kokë”, Rama rrëfen për herë të parë takimin në zyrën e Berishës President në ’92: I dërgova një letër dhe ai vuri një kusht appeared first on Albeu.com.

Nga Blendi Fevziu tek Çim Peka, Rama komenton gazetarët: Sa më lart budallallëku, aq më lart në nivel

By: M C
13 May 2026 at 22:07

Kryeministri Edi Rama ka komentuar disa nga figurat më të njohura të medias shqiptare, disa prej të cilëve edhe i ironizoi dhe thumboi. I ftuar në një intervistë në gazetën “Koha Jonë”, Rama zgjodhi të përdorë termin “udhëtar” për Blendi Fevziun, ndërsa për Ylli Rakipin tha shkurt: “Muhabetqar”, ndërsa Mero Bazën e etiketoi si “Sqepar”.

I pyetur për Grida Duma dhe Erla Mëhilli, Rama tha se ato janë dy gjëra të ndryshme, duke shtuar me humor se Erlën e kishte kushërirë të largët. Ndërsa, për Arjan Çani përdori termin “thashethemeqar”, ndërsa komentet më të forta i rezervoi për Andi Bushati.

Në fund nuk mungoi as ironia ndaj Çim Peka, për të cilin Rama tha se po të ishte në kohën e gazetës ‘Koha Jonë’, do e mbanin “shofer të makinës së bardhë”, duke shtuar më tej: “Sa më lart budallallëku, aq më lart në nivel.”

NTERVISTA E PLOTË:

Edi Rama, duke mos falënderuar që tani po pak më vonë pyetja e fundit krejt, po nuk e di nëse do përgjigjesh: Më portretizo në pak sekonda këto emra të medias. Vura syzet se nuk shoh fort nga afër.

Blendi Fevziu me 10 sekonda

Kryeministri Edi Rama: Udhëtar

-Ylli Rakipi.

Kryeministri Edi Rama: Muhabetqar

Mero Baze

Kryeministri Edi Rama: Sqepar

-Grida Duma. Po të bashkangjis me Erla Mhillin që t’i kesh dy femrat bashkë.

Kryeministri Edi Rama: Janë dy gjëra të ndryshme.

– Që do të thotë?

Kryeministri Edi Rama: Erlën e kam kushërirë.

– Nga të doli kushërirë mo?

Kryeministri Edi Rama: Po, të largët, por pyete

-Po ashtu dalim edhe ne kushëri si katolikë që jemi.

Kryeministri Edi Rama : Jo jo, ty të kam kushëri të afërt. Atë e kam kushëri të largët.

-E kuptova. Arjan Çani.

Kryeministri Edi Rama: Thashethemeqar.

-Andi Bushati. Kujdes, se përgjigjet egër Bushati. Mendohu mirë në përgjigje. Se është i pamëshirshëm Bushati dhe është ndër gazetarët më të mirë që ka pasur ‘’Koha jonë.’’

Kryeministri Edi Rama : Po po, atë nuk e diskutoj fare.

Po jo, mo nuk e diskutoj fare që po është e vërtetë dhe ta thashë.

– Madje madje, edhe kur ndalim ndonjëherë para me Sandrin, se vinte thesi i parave…

Kryeministri Edi Rama: Ai, shiko, ai ishte i vogël edhe rrëzoi një regjim. Tani është i madh dhe do regjim. Regjim s’ka edhe zvogëlohet përditë. Ça t’i bëjmë atij?

-Frok Çupi.

Kryeministri Edi Rama: Tani Andi Bushatin e deshe apo jo?

-Po Bushatin e the pak a shumë.

Kryeministri Edi Rama: Telendar.

– Frok Çupi se edhe dy emra keni.

Kryeministri Edi Rama: Frrok Çupi? Mirditor.

-Anila Basha.

Kryeministri Edi Rama: Anila Basha, jo për Anilën nuk dua të bëj humor sepse kam shumë respekt për faktin..

– Ka qenë gazetare e “Koha jonë ‘’

Kryeministri Edi Rama: Jo, për atë po, po kam respekt për faktin që është një person luftarak edhe bën çmos që të mbijetojë në një xhungël që nuk është e lehtë edhe si grua ,e respektoj.

-Baton Haxhiu.

Kryeministri Edi Rama :Kështu që maksimumin që mund të them për për Anila Bashën, është anëtare e kryesisë së Federatës së Futbollit.

-Baton Haxhiu

Kryeministri Edi Rama :Kosovar

-Dhe ëmbëlsira në fund, Çim Peka.

Kryeministri Edi Rama: Ku punon ky?

-Ky punon që të vjen hakut vazhdimisht në emision.

Kryeministri Edi Rama: Po të ishte shiko, po të ishte në kohën e ‘’Kohës tonë’’ do ishte një nga ata të makinës së bardhë. Po po, jo, jo, jo.. po e sigurtë do ishte një nga ata të makinës bardhë…

-Jo, jo, ai është një nga gazetarët opozitarë të nivelit të lartë …

Kryeministri Edi Rama: por do e mbanin për shofer, nuk do dilte këtu.

– Jo, jo Çimi është gazetar opozitar i nivelit të lartë

Kryeministri Edi Rama: Po ra, është ajo që të thashë, sa më lart budallallëku, aq më lart në nivel.

The post Nga Blendi Fevziu tek Çim Peka, Rama komenton gazetarët: Sa më lart budallallëku, aq më lart në nivel appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 13 May 2026Main stream

21:14 “Kush thotë këtu më ke më vrit, e ka ngaqë të do”/ Rama “thyen” heshtjen për deklaratat e Spiropalit dhe Braçes

By: Monika
13 May 2026 at 21:14

Last Updated on 13/05/2026 by Monika

Kreyministri Edi Rama në një bashkëbisedim me botuesin Nikoll Lesi është pyetur për deklaratat kritike të fundit nga dy deputetët socialistë Erion Braçe dhe Elisa Spiropali.

Duke folur për Braçen, Rama tha se ai është thjesht vetvetja dhe ashtu ka qenë gjithmonë si dhe ashtu duhet të jetë. S’ka asgjë për t’u çuditur.

Ndërsa për reagimet e Spiropalit, Rama tha se nuk duhen marrë literalisht dhe janë krejt normale. Rama tha se një njeri mund ta shkelë dy herë vijën e kuqe, ndërsa hera e tretë është ajo që e ndan.

Madje deklaratat e Spiropalit, Rama i cilësoi si deklarata dashurie.

“Unë di që Erion Braçe ka qenë është dhe do të mbetet ky që është. Dhe ashtu duhet të jetë, një njeri që është vetvetja. S’ka asgjë për t’u çuditur, ashtu është ai. Kush përpiqet ta imitojë bën gabim
S’ka gjë për të shënuar këtu. Kush thotë hajde këtu më ke më vrit, e thotë ngaqë të do. Nuk duhen marrë literalisht këto gjëra, janë krejt normale për sa kohë nuk prekin vijën e kuqe. Ka shkelur dy vija të kuqe. Çdo njeri mund të gabojë dhe herën e dytë, e treta pastaj e ndan”, tha Rama./mxh

Kupa mbetet blu, Dinamo mposht Egnatian në finale –

By: 27
13 May 2026 at 21:32

Dinamo është sërish kampione e Kupës së Shqipërisë, kjo pas fitores 3-2 me Egnatian në “Arenën Kombëtare”.

Sfida e luajtur në kryeqytet nisi me ritëm të lartë, ku rrogozhinasit mbetën me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Bakayokos në minutën e 10, kjo pasi shkaktoi një ndërhyrje të rëndë ndaj portierit Teqja, i cili u detyrua të linte fushën me ambulancë.

Dinamovitët përfituan nga epërsia numerike dhe kaluan në avantazh me Malomon në minutën e 23’ dhe pas 6 minutash, Bregu dyfishoi shifrat.

Në pjesën e dytë u rikthye baraspesha numerike në fushë, kjo pasi Malomo u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë për vonesa loje.

Buric rihapi sfidën në minutën e 81’, por pas tre minutash, ishte Mustapha që i dha goditjen e KO rrogozhinasve.

Në fundin e takimit, ishte Adjesa që shënoi golin e dytë për Egnatian, që në fund shërbeu vetëm si statistikë.

Dinamo kështu mbetet kampione në fuqi e Kupës, duke e fituar për të dytin vit radhazi këtë trofe.

DINAMO 3-2 EGNATIA

Malomo 23′, Bregu 29′, Mustapha 84′ / Buric 81′, Adjesa 90+3′

gijotina.com/

Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë –

By: 27
13 May 2026 at 21:20

AMP ka dërguar në prokurori dy policë në Tiranë, pasi dyshohen për shpërdorim detyre. Hetimet kanë nisur pas një publikimi në mediat elektronike, ku është raportuar se në një objekt shumëkatësh në ndërtim në rrugën “Llukë Kacaj”, Njësia Administrative nr. 4, dyshohej se ishin ndërtuar dy kate banimi mbi lejen e miratuar nga Bashkia Tiranë.

Sipas AMP, nga verifikimet e kryera nga strukturat e Policisë së Shtetit ka rezultuar se objekti është ndërtuar në tejkalim të lejes së ndërtimit, mbi pragun ligjor prej 10% të parashikuar për masën e konfiskimit për interes publik.

Njoftimi

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka referuar në Prokurorinë e Tiranës materialet procedurale ndaj dy punonjësve të Policisë së Shtetit, të dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Në këtë procedim penal janë përfshirë dy punonjës policie: K. M., me detyrë Ndihmës Specialist për Hetimin e Krimit pranë Komisariatit të Policisë nr. 4 si dhe S. K., me detyrë Specialist për Hetimin e Krimit pranë Komisariatit të Policisë nr. 4.

Hetimet kanë nisur pas një publikimi në mediat elektronike, ku është raportuar se në një objekt shumëkatësh në ndërtim në rrugën “Llukë Kacaj”, Njësia Administrative nr. 4, dyshohej se ishin ndërtuar dy kate banimi mbi lejen e miratuar nga Bashkia Tiranë.

Sipas AMP, nga verifikimet e kryera nga strukturat e Policisë së Shtetit ka rezultuar se objekti është ndërtuar në tejkalim të lejes së ndërtimit, mbi pragun ligjor prej 10% të parashikuar për masën e konfiskimit për interes publik, referuar Aktit Normativ nr. 8, datë 01.10.2025.

Në vijim, AMP Rajoni Tiranë ka administruar dokumentacionin shkresor dhe ka marrë deklarimet e strukturave përkatëse policore, ndërsa në përfundim të veprimeve paraprake hetimore ka vendosur referimin e çështjes në organin e prokurorisë. Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

gijotina.com/

Gola, tension dhe një dëmtim i rëndë në finalen Dinamo-Egnatia –

By: 27
13 May 2026 at 20:48

Dinamo po fiton 2-0 ndaj Egnatias në pjesën e parë, në finalen e Kupës së Shqipërisë. Sfida në “Air Albania” nisi me një dëmtim të rëndë të portierit dinamovit Teqja, teksa për ndërhyerjen Bakayoko u ndëshkua me karton të kuq te rrogozhinasit.

Në superioritet numerik, të besuarit e Dajës shënuan dy herë brenda fraksionit, me anë të Malomos dhe Bregut. Dinamo synon menaxhimin e rezultatit në pjesën e dytë, për të siguruar kështu triumfin e madh në Kupë.

Dëmtim i rëndë dhe karton i kuq, ndërpritet përkohësisht Egnatia-Dinamo –

By: 27
13 May 2026 at 20:00

Finalja e Kupës së Shqipërisë mes Egnatias dhe Dinamos në “Air Albania” ka nisur me një dëmtim të rëndë. Ndërhyerja e Bakayoko ka dëmtuar portierin Aldo Teqja, i cili u dërgua me urgjencë drejt spitalit. Takimi u ndërpre përkohësisht, deri në rikthimin e ambulancës.

Kujtojmë që Bakayoko, për ndërhyerjen e kryer, u ndëshkua me karton të kuq. Ky vendim u mor pas rishikimit në VAR.

Nura: Trump vepron si biznesmen, politika kërkon strategji/ Neziri: Takimi në Kinë, me rëndësi

13 May 2026 at 21:35

Presidenti amerikan Donald Trump mbërriti në Pekin, ku do të takohet me homoogun kinez Xi Jinping në një kohë tensionesh globale dhe sfidash për dy superfuqitë ekonomike të botës.

Trump u prit me ceremoni në aeroport nga një bandë frymore që luante muzikë dhe flamuj që valëviteshin, teksa ai u drejtua për në automjetin e tij presidencial.

Analisti Artur Nura tha se qasja ndaj çështjes së Iranit ka rezultuar një fiasko, pavarësisht entuziazmit fillestar për zgjidhjet e propozuara. Sipas tij, Trump vepron më shumë si biznesmen sesa me një strategji të qartë politike, duke krijuar paqartësi në vendimmarrjet ndërkombëtare.

“Të gjitha problematikat e zgjidhura të Iranit i kemi marrë me entuziazëm dhe doli një fiasko. Në këtë plan, më duket që Trump funksionon si biznesmen dhe nuk bën llogari strategjike në politikë. Në politikë veprohet sot me strategji për nesër, dhe po shkon në Pekin për të negociuar gjërat me diplomaci. Është në një qasje jo fort komode.

Sekretari i Jashtëm ndërroi emrin për të hyrë në Kinë për të shoqëruar Trump. Ka një mungesë qartësie në strategjitë ushtarake; edhe Lindja e Mesme tregoi se nuk kishin komunikimin e duhur me aleatët më të rëndësishëm. Një luftë ndodh për shkaqe ekonomike.”

Koloneli Sami Neziri tha se takimi mes palëve është i rëndësishëm, duke theksuar se Kina sot ka një pozitë më të fortë krahasuar me vitin 2017 për shkak të zhvillimeve në energjinë e rinovueshme, robotikë dhe inteligjencën artificiale. Neziri shtoi se mes palëve ekzistojnë interesa të ndërsjella, por Kina nuk e ka Trump-in nën kontroll.

“Takimi është i rëndësishëm; krahasuar me 2017, Kina ka një pozitë më të fortë për shkak të zhvillimeve në fusha të ndryshme si energjia e rinovueshme, robotika dhe inteligjenca artificiale. Ajo që e vë në pozitë më të fortë është konflikti në Iran; Kina dëgjohet në Teheran dhe SHBA e di këtë fakt. Kanë interesa të ndërsjella; Trump nuk është në dorën e Pekinit.”

Petraj: Të ndërhyet në disa faza të procedimit penal/ Karanxha: GJKKO, 2 për qind e gjyqeve të shqiptarëve

13 May 2026 at 21:10

Avokati Edmond Petraj tha në Real Story se në sistemin e drejtësisë duhet të ndërhyhet në disa faza të procedimit penal, duke nisur nga regjistrimi i hetimit dhe mënyra e ndjekjes së çështjes. Sipas tij, Kodi i Procedurës Penale ka nevojë të rishikohet, sidomos në raportin mes gjyqtarit dhe prokurorit gjatë hetimit dhe vendosjes së masave të sigurisë. Petraj theksoi gjithashtu se duhen rregulluar fazat e përfundimit të hetimeve, thirrjes si i pandehur dhe afatet e seancës paraprake.

“Duhen ndërhyrë në disa faza: fillimi i hetimit, regjistrimi i procedimit penal, pjesa e Nesti Andonit. Kodi i procedurës duhet të përfundojë; pjesa e marrëdhënies së zhvillimit të hetimit, gjyqtari që jep masën e sigurisë dhe i kërkon llogari prokurorit. Janë disa elemente që duhen parë dhe rregulluar, pastaj është pjesa e përfundimit të hetimeve, thirrja si i pandehur. Kemi afatin e seancës paraprake që duhet të ndryshojë.”

Ish-prokurori Ervin Karanxha tha se ka ardhur koha për ndërhyrje në mentalitetin e sistemit të drejtësisë, duke theksuar se jo gjithçka duhet të fokusohet te burgu si zgjidhje. Sipas tij, Gjykata e Lartë ka dhënë sinjale pozitive për ndryshim, ndërsa standardet duhet të jenë në përputhje me nenin 18 dhe parimin e barazisë para ligjit për të gjithë qytetarët.

Karanxha ngriti shqetësimin për ngarkesën e madhe të dosjeve në gjykata dhe kërkoi që drejtësia të shihet në kompleksitet, duke vënë në pikëpyetje nëse qytetarët po marrin realisht drejtësi.

“Paraburgimet, duhen ndërhyrje. Ka ardhur koha të ndërhyjmë edhe në mentalitet; ka njerëz që vetëm burgun njohin. Gjykata e Lartë e dha një sinjal pozitiv që duhet të ndryshojë. Standardet duhet të jenë në akordancë me nenin 18, si për fukaranë dhe për atë që dyshohet për vepra penale të rënda; të gjithë janë të barabartë para ligjit.

GJKKO është 2 për qind e gjyqeve të shqiptarëve. Kjo duhet të ishte bërë që në fillim; Gjykata e Apelit ka 60 mijë dosje në dorë. Ne i shërbejmë ndërkombëtarëve, është luftë për korrupsionin, por a do marrin drejtësi shqiptarët? Sot s’kemi afat, ndaj të shihen në kompleksitet.”

“Gjyqtari intimidohet nga Prokurori”, Minxhozi: Reforma ka dështuar në sensin e saj sensitiv!

13 May 2026 at 20:36

Analisti Skënder Minxhozi tha për Real Story se sistemi i drejtësisë në Shqipëri përballet me sfida serioze në respektimin e të drejtave, ndërsa reforma në drejtësi ka dështuar në aspektet e saj më sensitive.

Sipas tij, vetingu ka probleme të mëdha dhe në drejtësinë speciale nuk ka një proces të rregullt, por një situatë që ai e cilësoi si farsë. Minxhozi theksoi se autoriteti i gjyqtarit është zbehur, duke paralajmëruar se kur vendimmarrja ndikohet nga presioni i prokurorisë, atëherë bie vetë procesi i drejtësisë.

“Ky sektor i drejtësisë ka sfidë respektimin e të drejtave. Reforma ka dështuar në sensin e saj më sensitiv; vetingu ka probleme të jashtëzakonshme, por unë pretendoj që në drejtësinë speciale nuk ka proces fare, jemi në kushtet e një farse. Këtë ministri dhe mazhoranca nuk e thonë dot.

Nëse ke gjyqtarë që marrin vendime më të rënda se pretenca e prokurorit, ky është intimidim i skajshëm i gjyqtarit nga prokurori; në këtë moment nuk ka drejtësi, ka nënshtrim të dy komponentëve. Aty ku duhet të jetë i zoti i sallës gjyqtari, është dikush tjetër. Gjyqtarit duhet t’i kthehet autoriteti, pavarësisht nëse një nga palët vjen e armatosur me kallashnikov dhe dy palët e tjera s’kanë asgjë; atëherë ka rënë procesi.”

Përplasje mes gjyqësorit dhe ekzekutivit? Toni Gogu në “Real Story”: Balancimi i tyre, në të mirë të qytetarëve

By: Re Nato
13 May 2026 at 20:33

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu thotë se gjyqësori dhe ekzekutivi duhet të balancojnë fuqitë e tyre, në të mirë të qytetarëve.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Gogu u shpreh se qytetarëve duhet t’u ofrohet drejtësi.

“Absolutisht po, në Austri, ministri i Drejtësisë, kryeson sistemin e drejtësisë, ka kompetencat që diskutoi edhe me drejtuesit e institucioneve tona të pavarura. Në sistemin shqiptar, ministri i Drejtësisë koordinon sa i përket pushtetit të pavarur përkundrejt pushteteve të tjera, ekzekutivit dhe legjislativit. Është diçka jashtëzakonisht e rëndësishme. Kjo është një debat që në shoqëri demokratike, ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë për aq kohë sa detyra jonë është që të balancojmë pushtetet.

Nëse pushtetet fillojnë dhe grinden dhe ndërkohë është duke vuajtur qytetari, kjo nuk besoj se është gjëja e duhur. Por nëse pushtetet përpiqen të drejtpeshojnë fuqinë e njëri-tjetrin, në të mirë të qytetarit, është gjëja e duhur. Ky është kontrolli i pushteteve”, theksoi ai./abcnews.al

A ka dështuar reforma në drejtësi?/ Toni Gogu: Ka nevojë për ndërhyrje, por vijon të sjellë efekte pozitive

13 May 2026 at 20:27

Ministri i Drejtësisë Toni Gogu tha për Real Story se reforma në drejtësi nuk ka dështuar, duke theksuar se Shqipëria ka bërë një dallim thelbësor nga vendet e tjera aderuese falë këtij procesi. Sipas tij, reforma mbetet projekti më afatgjatë dhe më i suksesshëm, megjithëse nuk është ende përfundimtare apo e përsosur dhe kërkon ndërhyrje të mëtejshme plotësuese. Gogu u shpreh se reforma në drejtësi do të vazhdojë të sjellë efekte pozitive.

“Reforma në drejtësi nuk ka dështuar. Shqipëria, për shkak të reformës, ka bërë një dallim thelbësor nga të gjithë aderuesit; nuk ka si të ketë dështuar duke qenë projekti më afatgjatë dhe më i suksesshëm. Reforma në drejtësi patjetër që nuk është përfundimtare, e përsosur; ka nevojë për një sërë ndërhyrjesh plotësuese. Reforma në drejtësi në Shqipëri do të vijojë të sjellë efekte pozitive dhe do të ketë nevojë për ndërhyrje plotësuese deri në ditën që do të jemi vend anëtar i BE.”

❌
❌