Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 4 May 202627.al

Interi shpallet kampion i Italisë për herën e 21-të në histori –

By: 27
3 May 2026 at 23:29

118 vite histori për 21 tituj kampion në Serie A. Tri pikët e sotme kundër Parmës i dhanë Interit trofeun e kampionit të këtij sezoni në Itali, me trajnerin Cristian Chivu që e siguron këtë titull si lojtar dhe tanimë trajner për zikaltërit. Interi zbriti nga froni Napolin pas një kampionati të dominuar që shumicën e kohës i pa në vendin e parë.

Festa në Milano nisi përpara ndeshjes së sotme, me tifozët që pritën ekipin me shumë entuziazëm. Tani ultrasit zikaltër në Milano dhe jo vetëm kanë gjithë të drejtën të festojnë një trofe të rëndësishëm.

Mbrëmjen e sotme Interi nuk e llogariti Parmën duke i shënuar dy gola me Thuram në minutën 45+1 dhe Mkhitaryan dhjetë minuta para fundit të ndeshjes.

Historia

Kjo është hera e parë pas 37 vitesh që Interi e fiton një trofe në një ndeshje para tifozëve të tyre. Për herë të fundit një gjë të tillë zikaltërit e bënin më 28 majin e vitit 1989, me Trapattonin në stol dhe një rekord prej 58 pikësh nga 68 të mundshme.

Në ndeshjen e fundit atë vit përballë ishte Napoli, ndërsa pas fërshëllimës finale, një yll si Diego Armando Maradona ‘u përkul’ përpara kampionëve të rinj. Prej asaj ndeshje Interi ka fituar edhe tetë trofe të tjerë, shtatë prej të cilëve në fushë dhe një titull që iu hoq Juventusit për çështjen Calciopoli dhe iu dhurua zikaltërve.

Tanimë Interi është kampion i Italisë për herë të 21-të, por përpara ndodhet Juventusi me 36 trofe të Serie A, ndërsa Milani mbetet pas me 19 trofe.

gijotina.com/

Yesterday — 3 May 202627.al

Myzeqeja mbetet “pa futboll”, Apollonia dhe Lushnja bien në nivelin e tretë –

By: 27
3 May 2026 at 22:45

Fusha e gjerë e Myzeqesë, zemra bujqësore dhe një nga rajonet më vitale të ultësirës perëndimore të Shqipërisë, dikur ishte një djep i padiskutueshëm i talentit dhe pasionit futbollistik.

Dy qytetet kryesore të saj, Fieri dhe Lushnja, krenoheshin me ekipet e tyre, Apolloninë dhe KS Lushnjën, të cilat jo vetëm luanin si të barabarta, por shpeshherë diktonin ritmin në elitën e futbollit shqiptar. Sot, historia ka marrë një kthesë tepër të trishtë: të dyja këto skuadra historike kanë prekur fundin duke rënë në Kategorinë e Dytë, e cila në hierarkinë e futbollit tonë përkthehet si niveli i tretë i kampionatit.

Kjo rënie nuk është thjesht një lajm sportiv; është një lloj zbehjeje e identitetit për dy qytete që jetonin me fundjavat e futbollit.

Apollonia e Fierit: Nga Kupa e Shqipërisë në nivelet amatore

E themeluar në vitin 1925, Apollonia ka qenë historikisht një “kockë e fortë” e futbollit shqiptar. Fieri ishte një minierë talentesh, duke prodhuar ndër vite lojtarë të kalibrit të lartë që kanë furnizuar jo vetëm elitën, por edhe Kombëtaren.

Pika e saj më e ndritur erdhi në vitin 1998, kur Apollonia arriti të fitojë Kupën e Shqipërisë, një sukses monumental që i garantoi edhe pjesëmarrjen në kupat e Evropës. Stadiumi “Loni Papuçiu” ishte një arenë ku dhe skuadrat më të mëdha të kryeqytetit “linin pikë”. Megjithatë, vitet e fundit, mungesa e një projekti afatgjatë, rënia e mbështetjes financiare dhe lëkundjet e vazhdueshme të menaxhimit e kthyen Apolloninë në një ekip ashensor, derisa ndodhi goditja më e rëndë: zbritja në nivelin e tretë.

KS Lushnja dhe epoka surreale e Mario Kempes

Nga ana tjetër e Myzeqesë, KS Lushnja (dikur e njohur si Traktori), e themeluar në vitin 1926, mbahet mend për një nga tifozëritë më të zjarrta dhe fanatike në Shqipëri. Qyteti i Lushnjës jetonte dhe merrte frymë për futbollin.

Një nga kapitujt më të çuditshëm, më të bujshëm dhe pothuajse ireal të historisë së këtij klubi u shkrua në vitin 1996. Në kohën kur Shqipëria po jetonte iluzionin e madh të firmave piramidale, klubi i Lushnjës u mor nën patronazh nga fondacioni “Xhaferri”. Me paratë që rridhnin lumë, Lushnja bëri atë që dukej e pamundur: solli në Shqipëri ikonën e futbollit botëror, kampionin e botës me Argjentinën në vitin 1978, Mario Kempes.

Të shohësh sot derbin e Myzeqesë të luhet larg dritave të Superiores është thellësisht e trishtë për historinë që këto fanella mbartin. Ky realitet është një kambanë alarmi për komunitetet e biznesit dhe autoritetet në Fier dhe Lushnjë, të cilët kanë për detyrë të gjejnë një strategji të përbashkët për t’i rikthyer ngjyrat bardhegjelbër dhe verdhejeshil aty ku kanë qenë dikur.

Ipswich ngjitet në Premier League, Anis Mehmetin e mbajnë në krahë si hero –

By: 27
3 May 2026 at 22:29

Dita e shtunë ka qenë shumë e veçantë për Anis Mehmetin, pasi futbollisti i Kombëtares shqiptare më në fund ia doli në objektivin e tij për të siguruar ngjitjen me skuadrën e Ipsuiç në Premier Ligë pikërisht në javën e fundit të kampionatit.

Mehmeti ishte protagonist te një nga golat e fitores ndaj QPR që siguruan ngjitjen matematikisht në elitë dhe festa pas atij suksesi ishte legjitime për të dhe gjithë ekipin. Tifozët hynë në fushë dhe mbajtën në krahë lojtarët si heronj.

Festa nuk mbaroi aty, pasi në dhomat e zhveshjeve i priste një tjetër surprizë. Mes futbollistëve dhe stafit u shfaq këngëtari me famë botërore, Ed Sheran, i cili është tifoz i zjarrtë i Ipsuiç dhe dy vite më parë bleu aksione të klubit duke u bërë një prej pronarëve të tij. Ai ka festuar me ekipin dhe bashkë me ta këndoi një prej këngëve të tij të famshme. “The A Team”, që ia kishte kushtuar pikurisht klubit të zemrës.

The A Team. 🥲 pic.twitter.com/4vPeLpW1tK

— Ipswich Town (@IpswichTown) May 2, 2026

Sot, Mehmeti ka postuar në rrjete sociale momente nga kjo ditë e paharrueshme për të, me një mesazh shuam domethënës. “Sikur ta dinit rrugëtimin”, shkruante futbollisti, duke treguar se nuk ka qenë e thjeshtë për të arritur deri në këtë pikë në karrierën e tij.

gijotina.com/

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare gjen rrugën e rrjetës pas… 6 muajsh –

By: 27
3 May 2026 at 21:13

Zhbllokohet më në fund Indrit Tuci. Pas një periudhe të vështirë, te skuadra e Kajserispor, ku iu dheshën 6 muaj pritje, sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka gjetur më në fund rrugën e rrjetës.

25-vjeçari u hodh nga stoli në minutën e 44-t, duke zënë vendin e Onugkhas të dëmtuar, teksa në minutën e 60-të, tund rrjetën pas asistit të Kardozos, në një ndeshje tepër të tensionuar, ku skuadrës së shqiptarit iu anulua një gol në minutën 45+6, duke shkaktuar trazira të shumta nga tifozët, që kontestuan vendimin e arbitrit.

Ky ishte goli i tretë për Tucin në këtë edicion, teksa është aktivizuar 18 ndeshje. Hera e fundit që Tuci shënonte me Kajserisporin ishte 2 nëntori i vitit 2025 në triumfin 3 me 2 ndaj Kasimpasha.

gijotina.com/

“Me vrisni, nuk meritoj të jetoj”/ Fjalët pas arrestimit të shoferit që aksidentoi për vdekje dy fëmijët në Durrës –

By: 27
3 May 2026 at 21:05

“Me vrisni. Nuk meritoj të jetoj. Dua të vras veten. Çfarë të them!? Ka ngelur gjë për të thënë më!? Jam i tronditur. Nuk mbaj mend asgjë. Mora në qafë fëmijët. Isha në gjendje të dehur,”, ka deklaruar 57-vjeçari

Nikoll Radaçi, shoferi i cili aksidentoi tre fëmijë të mitur rreth moshës 10 vjeç në Durrës, ka rezultuar pozitiv në testin e alkoolit.

Mësohet se, testi i alkoolit është kryer disa herë dhe ka treguar një nivel prej 0.7, mbi kufirin e lejuar sipas Kodit Rrugor, i cili përcakton se masat mbi 0.3 sjellin penalitete, ndërsa mbi 0.5 konsiderohen vepër penale që mund të shoqërohet me arrest në flagrancë.

Gjithashtu bëhet me dije se,  57-vjeçari Radaçi është i njohur si përsëritës në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe më herët është gjobitur disa herë për shpejtësi dhe shkelje të tjera në trafik

gijotina.com/

“Sot luajtëm ndeshjen më të keqe të kampionatit”, Alegri nuk fshihet pas humbjes së Milanit –

By: 27
3 May 2026 at 20:37

“Sot luajtëm një ndeshje të keqe, më të keqen e kampionatit. Duhet ta lëmë mënjanë dhe të përqendrohemi te puna e fortë, tani po përqendrohemi te Atalanta. Ishte një ndeshje shumë e dobët dhe më pas përjashtimi na penalizoi. Duhet të kemi forcën për t’u rikthyer.”

Për gjysmën e dytë të krizës së sezonit: “Pikët që kemi janë ato që meritojmë. Duhet të gjejmë një zgjidhje, e cila tani për tani sipas mendimit tim është të qëndrojmë të bashkuar, të punojmë shumë dhe të përgatitemi për ndeshjen e radhës kundër Atalantës. Gjithçka që kemi bërë deri më tani duhet të lihet mënjanë, përfshirë edhe performancën e dobët të sotme. Fati ynë është ende në duart tona, e di këtë”, tha ai.

gijotina.com/

Juventus zhgënjen në shtëpi, vetëm barazim ndaj Veronës –

By: 27
3 May 2026 at 20:21

Juventus nuk shkon më shumë se barazimi 1-1 ndaj Veronës në shtëpi. Verona shënoi në minutën e 34-të, me anë të Bowie, duke dërguar në festë tifozërinë mysafire.

Bardhezinjtë barazuan shifrat me Vlahovic, por nuk ia dolën dot që të dalin me pikët e plota nga ky takim.“Zonja e Vjetër” renditet në vendin e katërt me 65 pikë. Verona është në vendin e parafundit.

gijotina.com/

Ramadani pas suksesit të Leçes: Dua t’i fitoj të gjitha, mendjen te Juventusi

By: 27
3 May 2026 at 20:13

Skuadra e Leçes ka marrë një fitore shumë të rëndësishme këtë fundjavë përballë Pizës, duke siguruar pikë të arta për renditjen dhe luftën për mbijetesë, pasi për momentin vazhdon të jetë e shkëputur nga Kremoneze që gjendet poshtë saj në zonën e ftohtë.

Kjo fitore ka sjellë eufori në radhët e skuadrës dhe këtë e ka shprehur edhe Ylber Ramadani. Mesfushori shqiptar ka folur para mediave duke komentuar këtë moment, por edhe duke theksuar që ekipi duhej të vazhdonte me fitoret që të kishte të sigurt qëndrimin një tjetër vit në elitë.

“Kjo ndeshje ishet e rëndësishme si ajo ndaj Veronës, kishim shumë trysni mbi ne. Kemi parë video emocionuese, jemi karikuar në të gjitha mënyrat e mundshme, edhe mendërisht, na mungonte vetëm të shënonim dhe fitonim.

Sipas meje kemi bërë një ndeshje të madhe, unë kam si synim që të fitojmë të gjitha ndeshjet që na kanë mbetur. Kështu do të jemi të shpëtuar. Të mendojmë menjëherë për Juventusin, duhet të bëjmë një ndeshje shumë të madhe me ta dhe do e bëjmë”, ishte premtimi i Ramadanit.
gijotina.com/

The post Ramadani pas suksesit të Leçes: Dua t’i fitoj të gjitha, mendjen te Juventusi appeared first on 27.

Makina shpërthen në flakë pranë rrethrrotullimit të TEG-ut –

By: 27
3 May 2026 at 19:49

Një automjet shpërtheu në flakë pasditen e sotme në afërsi të rreth rrotullimit të TEG-ut në aksin nacional drejt Elbasanit.

Siç shihet nga pamjet, shtëllunga të mëdha tymi dalin nga mjeti, duke e shkrumbuar plotësisht atë. Ende nuk dihet shkaku i këtij incidenti.

gijotina.com/

Trafik i rënduar në Elbasan, kthimi nga juglindja paralizon qarkullimin në fundjavë –

By: 27
3 May 2026 at 19:37

Një tjetër fundjavë e gjatë që shënon trafik kilometrik në hyrjet dhe daljet e Elbasanit.

Thuajse e gjithë unaza e Elbasanit është paralizuar nga trafiku i mjeteve që kthehen nga juglindja.

E njëjta situatë paraqitet çdo fundjavë, të premteve dhe të dielave në kthim. Kulmin e lëvizjeve e shënojnë fundjavat e gjata.

gijotina.com/

Manchester United fiton klasiken me Liverpool, siguron Champions League –

By: 27
3 May 2026 at 19:25

Manchester United mori maksimumin në klasiken e futbollit anglez me Liverpool. Në Old Trafford, skuadra e Djajve të Kuq iu imponua kampionëvë në fuqi të Anglisë me rezultatin 3-2 duke përforcuar vendin e tretë në klasifikim.

Ndeshja nisi vrullshëm dhe në mënyrë perfekte për Manchester United që e pa veten në avantazh të dyfishtë që në 14 minutat e para. Ai që zhbllokoi rezultatin ishte Matheus Cunha që shënoi golin e parë të Djajve të Kuq që në minutën e 6. Tetë minuta më vonë skuadra e Michael Carrick i dha edhe goditjen e dytë Liverpoolit teksa shënoi me Benjamin Sesko duke e çuar rezultatin në 2-0 dhe me këto shifra, skuadrat shkuan në pushimin e ndeshjes.

Pjesa e dytë nisi me një gol të shënuar dhe ai që e gjeti atë ishte pikërisht Liverpooli që me Dominik Szoboszlai shkurtoi diferencën në 2-1. Një gol ky që mesa duket i dha krahë skuadrës së The Reds që në minutën e 56 barazoi shifrat në 2-2 me Cody Gakpo për të bërë këtë sfidë akoma më spektakolare. Në minutën e 77 Manchester United gjeti sërish rrugën e rrjetës këtë radhë me Bruno Fernandes për të marrë avantazhin në 3-2. Pas këtij momenti, gjërat nuk ndryshuan më dhe sfida u mbyll 3-2 për Manchester United që shkon në 64 pikë, 6 më shumë se Liverpool që e ndjek në vendin e 4-t.

gijotina.com/

Përgjaket Durrësi, një tjetër person humb jetën në aksident te Kepi i Rodonit! (EMRI) –

By: 27
3 May 2026 at 19:03

Një tjetër aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në Durrës, ku për pasojë ka mbetur i pajetë një person.

Burime bëjnë me dije se shtetasi Arben Karamuço, i cili drejtonte një motomjet me 4 goma, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë Arben Karamuço ka ndërruar jetë, ndërkohë që një grua e cila ishte me të në motomjet, ka arritur të shpëtojë.

Ky aksident vjen pas tragjedisë që ndodhi më herët gjatë ditës së sotme në Durrës, ku një automjet përplasi 5 fëmijë që ishin duke luajtur në trotuar, duke lënë të vdekur 2 prej tyre dhe të plagosur rëndë një tjetër.

gijotina.com/

I mituri u transportua drejt Traumës, në gjendje kritike –

By: 27
3 May 2026 at 18:53

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar rreth të miturit që mbeti i plagosur nga përplasja me makinë pasditen e sotme në Durrës është transportuar në Spitalin e Traumës.

Në një reagim publik, Ministria bën me dije se fëmija ka marrë dëmtime të shumta dhe është në gjendje të rëndë. Ministria thekson se fatmirësisht i mituri është i vetëdijshëm.

“I mituri ndodhet aktualisht në Spitalin e Traumës. Gjendja e tij është e rëndë, pasi ka dëmtime të shumta. I mituri është koshient”, thotë ministria.

gijotina.com/

Ky është shoferi i cili përplasi për vdekje dy të miturit në Durrës –

By: 27
3 May 2026 at 18:41

Ky që shihni në foton e mëposhtme është Nikoll Radaçi, autori i aksidentit tragjik që i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi rëndë një tjetër në zonën e Kënetës në Durrës.

Katër fëmijë të mitur po luanin në trotuar në Durrës, kur një mjet me shpejtësi skëterrë vjen dhe i merr përpara. Dy prej tyre ndërruan jetë në vend, një tjetër po lufton për jetën në spitalin e Traumës, ndërsa fëmija i katërt ka shpëtuar mrekullisht. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:20 në lagjen numër 15 të qytetit bregdetar, e njohur edhe si ish-këneta, ndërsa shoferi 57-vjeçar Nikoll Radaçi është vënë në pranga dhe dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur.

Gjendja e të miturit të transportuar në Spitalin e Traumës është e rëndë, pasi ka dëmtime të shumta.

Viktimat quhen Eneo Muca, 12 vjeç, dhe Klersi Petrit Nikolli 10 vjeç.

gijotina.com/

I ati ndodhej për kurim në Itali, kur prindërit morën lajmin e kobshëm se vogëlushi u aksidentua për vdekje –

By: 27
3 May 2026 at 17:41

Një aksident tragjik është regjistruar në Durrës, ku dy të mitur kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.

Ngjarja ka ndodhur teksa fëmijët po luanin në trotuar, kur një mjet tip “Benz ML”, i drejtuar nga Nikoll Radaçi, ka humbur kontrollin dhe i ka përplasur.

Për pasojë, dy të miturit kanë ndërruar jetë, ndërsa një tjetër ndodhet në spital në gjendje të rëndë, nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja bëhet edhe më e rëndë për shkak të rrethanave familjare të njërit prej viktimave. Ai humbi jetën përballë dyqanit të familjarëve të tij, ku jetonte së bashku me motrën dhe të afërm të tjerë, ndërsa prindërit ndodhen në Itali për kurimin e babait nga kanceri. Mësohet gjithashtu se viktima tjetër dhe i plagosuri janë kushërinj.

Shoferi, Nikoll Radaçi njihej si person problematik në zonë, për të cilin fqinjët thonë se kryente manovra të rrezikshme me makinë dhe konsumonte alkool.

gijotina.com/

Zvarritet ekstradimi i ish-kryeministrit Gruevski, opozita maqedonase akuzon qeverinë –

By: 27
3 May 2026 at 17:25

Procedura për ekstradimin e ish-kryeministrit Nikola Gruevski nga Hungaria ka shkaktuar një përplasje të fortë politike në Maqedoninë e Veriut.

Partia më e madhe opozitare, Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), akuzon ministrin e Drejtësisë, Igor Fillkov, se po zvarrit me qëllim dërgimin e dokumenteve për ekstradimin e Gruevskit nga Hungaria.

Sipas LSDM-së, Gjykata Penale i ka përfunduar të gjitha procedurat dhe dokumentet tashmë ndodhen në Ministrinë e Drejtësisë, por nuk po dërgohen më tej, me arsyetimin se po pritet formimi i qeverisë së re hungareze më 9 maj.

Gjykata i ka mbaruar dhe dorëzuar të gjitha dokumentet e nevojshme për ekstradim të kriminelit të dënuar Nikolla Gruevski. Tani ato dokumente janë në Ministrinë e Drejtësisë, ndërsa, ndërsa ministri nga ZNAM, pjesë e tender koalicionit Mickoski, nuk i dëgon në Hungari. Nuk ka kurrfarë arsye të pritet qeveri e re. Institucionet patjetër duhet të punojnë dhe veprojnë menjëherë. Mickoski dhe qeveria e tij me vetëdije e mbrojnë Gruevskin dhe i japin hapësirë të arratiset në një shtet të tretë” deklaron opozita.

Nga ana tjetër, Ministria e Drejtësisë ka kërkuar dokumente shtesë nga Gjykata Penale për të verifikuar nëse ato ndikojnë në procesin e ekstradimit.

Debati është rindezur edhe pas zhvillimeve në Hungari. Kryeministri i ri Peter Magyar, ka deklaruar se vendi i tij nuk do të jetë strehë për kriminelë ndërkombëtarë, duke përmendur me emër edhe Gruevskin.

Ndërkohë, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski ka theksuar se nëse Gruevski rikthehet në vend, ai do të shkojë direkt në burg për të vuajtur dënimin.

“Nëse Nikolla Gruevski paraqitet në Maqedoni , normalisht organet e rendit do ta sigurojnë dhe do ta dërgojnë në mbajtje të dënimit me burg”, theksoi Hristijan Mickoski.

Sipas Gjykatës Penale të Shkupit, ndaj Gruevskit janë dhënë tre vendime dënimi: për rastin “Tanku” me 2 vite burg (që tashmë ka rënë për shkak të kalimit të afatit), për “Shuplakat në Qendër” me 1 vit e 6 muaj burg (që bie nëse nuk zbatohet deri në shtator), si dhe dënimi më i rëndë me 9 vite burg për çështjen “Parcelat në Vodno”, afatet e së cilës mbeten në fuqi për shumë vite, deri në vitin 2043.

gijotina.com/

Skandali i mbetjeve toksike të kompanisë Kurum, arrestohet në spital 55-vjeçari nga Elbasani –

By: 27
3 May 2026 at 15:33

Arrestohet në spital për çështjen “Eko-Toxic” një nga të dyshuarit për skandalin e mbetjeve toksike.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike Financiare kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për shtetasin Petrit Qosja, 55 vjeç, banues në Elbasan, raporton korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi.

Masa ishte caktuar nga Gjykata e Durrësit tre muaj më parë, në kuadër të operacionit “Eko-Toxic”, për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”, e kryer në bashkëpunim.

Sipas policisë së Durrësit, ekzekutimi i vendimit u krye në ambientet e Spitalit të Elbasanit, për shkak të gjendjes shëndetësore të të arrestuarit.

Ky arrestim lidhet me një hetim të gjerë të Prokurorisë së Durrësit, e cila në fund të muajit janar lëshoi 33 urdhër-arreste në lidhje me skandalin e 2800 ton mbetjeve toksike të kompanisë “Kurum”, të cilat dyshohet se u tentuan të eksportoheshin nga porti I Durrësit drejt Tajlandës.

Ato u kthyen më pas në Shqipëri, pas sinjalizimit të OLAF dhe Rrjetit të Bazelit. Fillimisht u ekzekutuan 20 nga 33 masat e vendosura nga Gjykata, ndaj policia vijon të ekzekutojë masat për personat në kërkim, ndonëse për një pjesë të personave masat e sigurisë janë zbutur në vazhdim.

Sipas dosjes hetimore, Petrit Qosja është nën hetim në cilësinë e agjentit të mbetjeve dhe përfshirjen në transportin ndërkombëtar të mallrave për trajtim, aktivitet që dyshohet se është kryer në kundërshtim me ligjin.
Prokuroria po vijon hetimet për të çuar në gjykim këtë rast me ndikim të rëndë mjedisor.

gijotina.com/

I plagosuri nuk bashkëpunoi, por e gjetëm kush është autori –

By: 27
3 May 2026 at 15:07

Zbardhet ngjarja e ndodhur pak orë më parë në lagjen “15 Tetori”, Fier, ku u plagos me mjet prerës (thikë) shtetasi Eldi Gremi, 35 vjeç.

Policia tha se ka identifikuar autorin e dyshuar dhe vijon punën për kapjen e tij.

Çfarë ndodhi

Sot në Spitalin Rajonal Fier është paraqitur i dëmtuar shtetasi Eldi Gremi, 35 vjeç, i cili dyshohet se ishte plagosur me mjet prerës (thikë) gjatë një konflikti.

Shërbimet e Policisë kanë ndërmarrë veprime për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Si rezultat i veprimeve hetimore, pavarësisht mosbashkëpunimit të të dëmtuarit, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar.

Policia ka shpallur në kërkim shtetasin A. K., 25 vjeç, banues në Fier, i cili dyshohet se gjatë një konflikti ka plagosur me mjet prerës (thikë) në pjesën e barkut shtetasin Eldi Gremi.

I plagosuri është pronar i objektit të lavazhit në Fier dhe autori i dyshuar ishte personi që kishte marrë me qira objektin për të zhvilluar biznesin e tij.

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij.

gijotiina.com

Artan Sako, fitues i fshehtë i tenderit 1.1 MLD lekë/ Shembi 2 autostrada në Juglindje, ndërsa Anuela Ristani i jep rrugën në Zall-Herr –

By: 27
3 May 2026 at 15:01

Kryetarja e komanduar e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, realizon një koktejl të rrallë korrupsioni. Për ndërtimin e një rruge fshati bashkon oligarkët Arben Çela, Sandër Shpati dhe Artan Sako. Me siguri ideja ka qenë Sakos, pronarit të firmës “2T” shpk. Ky po kërkon këto muaj të mos shfaqet hapur nëpër projekte rrugësh, pasi është nën hetim nga prokuroria për shembjen e disa rrugëve të ndërtuara prej tij. Në këtë rast, Sako del si kompani mbështetëse e fituesve të tenderit Arben Çela dhe Sandër Shpati.

Tenderi i Bashkisë Tiranë synon asfaltimin e një rruge afro 1.3 km në fshatin Kasallë të Zall Herrit. Për këtë segment janë planifikuar nga buxheti i bashkisë 1.1 miliardë lekë. Ky është projekt i vizatuar enkas për fituesit e tenderit!

Një destinacion që i ha lekët për të distaën herë, por boanorët vazhdojnë vuajnë mungesën e infrastrukturës.

Fshati Kasallë është krijuar në vitin 2000 dhe është miratuar si zonë urbane me Vendim të Këshillit Kombëtar të Rregulllimit të Territorit në vitin 2004. Aty jetojnë rreth 550 familje me një popullsi prej 3170 banorë. Fshati ka një shkollë të mesme, një qendër shendetësore një kishë dhe një xhami. I mungon rruga dhe uji.

Projektet nuk kanë munguar, tenderat janë në letra, premtimet nuk janë mbajtur.

Fshati u bë me rrugë në vitin 2017.  Ky është dokumeneti i tenderit 416 milionë lekë fituar nga kompania BE-IS e Hamz Islamajt.

Nga rruga mbeti vetëm gjurma. Në shtator 2021, një kompani projektuese, bazuar në dokumentet e publikuara pranë Agjencisë së Prokurimit Publik, thekson se ndërhyrja në këtë segment rrugor është parë e domosdoshme nisur nga gjendja ekzistuese, pasi aktualisht ai nuk është i asfaltuar. Bëhet fjalë për vazhdimin e rrugës së ndërtuar nga Bashkia më 2017, me objekt ‘Rruga për në fshatin Kasallë.’

Pasi Veliajn e mbyllwn nw burg pwr korrupsion, premtimet po i mban Anuela Ristani.

Herë pas here bashkia çon ndonjë fadromë që mbush gropat. Kjo është situata e rrugëve të fshatit para zgjedhjeve të vitit 2025, ku punëtorët sheshojnë gropat.

Por këto ditë, me firmën e Ristanit, Kasallën e kanë marrë në dorë tre oligarkë. Është fjala për tenderin  me objekt “Rehabilitimi rrugës kryesore të fshtatit Kasallë”

Fondi limit i caktuar është 107.6 milionë lekë (të reja) me burim financimi të ardhurat e Bashkisë Tiranë për vitin 2026.

Për rrugët rurale toleranca e autoriteteve është më e madhe, kështu që në tenderin e mbajtur më 27 shkurt 2026, aplikuan 34 kompani.

Pjesëmarrja e tyre do të mbahet shënim nga stafi i Anuela Ristanit, por këtë radhë fituesi duket i paracaktuar.

Tenderit i është akorduar nga Open Data Albania një “Flamur i kuq” që tregon riskun e korrupsionit. Shënimi e përshkruan procedurën e prokurimit me këtë shënim:

“Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përvec fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”.

Bashkimi i operatorëve “UDHA” shpk, me pronar Arben Çelën & “ASI INVEST” shpk e Shkëlqim Dezhgiut & “NDERTUESI 2014” shpk e Sandër Shpatit mbështeten nga kompania “2T” shpk e  Artan Sakos.

Më 10 prill 2026, komisioni i Anuela Ristanit e shpalli fitues grupin e Sakos. Sic mund të shihet në dokument, oferta e kompanisë “Mela” shpk është më e ulët.

Kompania është skualifikuar, por me shumë gjasa i ka hapur vullnetarisht rrugën tre oligarkëve. Arsyeja e skualifikimit është e pabesueshme. Sipas komisionit, kompania nuk ka paraqitur faturë të pagesës së ujit. Një kompani që ka fituar me dhjetëra tendera dhe konkurron për një fond me vlerë të lartë monetare, nuk do ta linte pa paguar faturën e ujit. Edhe sikur të ishte e vërtetë, kompania mund të njoftohej për këtë mungesë dhe të rregullohej brenda afateve. Por kursimi i parave të taksapaguesve nuk është në agjendë.

Grupi i Sakos është i fuqishëm, me lidhje politike me “Rilindjen”.  Kështu “Udha” shpk është një subjekt që ka marrë gjithmonë tendera pa garë, më së shumti nga ARRSH, Bashkite Kamëz, Burrel, Durres dhe Tiranë. Arben Çela, ish-kandidat i Partisë Demokratike për kryebashkiak, nisi të shfaqej në takimet e Edi Ramës për “bashkëqeverisjen”, ku në një rast tregoi se si e kishte zgjidhur një hall me bashkëqeverisjen. “Problemi” i tij i madh ishte se duhet të merrte ca lekë tenderash. Dhe pasi në shtator 2019 u shfaq në Kryeministri me mikrofon në dorë, Arben Çelës iu çel udha për tendera me vlerë dhjetëra milionë euro nga kryebashkiakët dhe drejtorët e Edi Ramës.

Dy ortakët Sandër Shpati dhe Gjokë Ograja e kanë bashkinë e Vaut të Dejës thesarin ku marrin sa para të duan. Tenderat i rregullon kryebashkiaku Kristian Shkreli. Këtë gjë e kanë mësuar tashmë të gjithë. Por zgjerimi i tyre kërkonte miq më të fortë. Vitin e kaluar, kompania “Ndërtuesi 2014” shpk humbi terren ndaj konkurrentëve nga Shkodra në disa tendera të ARSSH, ku luheshin miliarda lekë për “mirëmbajten e rrugëve” të Veriut. Tashmë me miqtë që ka gjetur, Sandër Shpati po rikthehet në fitimet e mëparshme.

Mbështetja e dy ndërtuesve në këtë tender vjen nga një person shumë pranë kupolës së “Rilindjes”, Artan Sako, pronat i “2T” shpk, vëllai i kryebashkikaut të Tepelenës, Gramos Sako.

Pwr momenti Sako ka vendosur tw qwndrojw nw hije, sa tw harrohen hetimet ndaj tij. Shembja e “lotit 3”, segmentit më të kushutueshëm të rrugën Qukës-Qafë Pllocë, vetëm një muaj pas inaugurimit, nxorri në pah vjdhjen e hapur tw parave, në qendër të të cilit qëndrojnë një kompania nga Arabia Saudite dhe kontraktori i saj në Shqipëri.

Kjo e fundit është kompania “2 T”, që zotërohet nga vëllai i kryebashkiakut të sapozgjedhur të Tepelenës, Gramos Sako.

Rawafed Al Torok dhe 2 T përlanë së bashku rreth 75 milionë dollarë për të ndërtuar segmentin 9.5 kilometër të lotit 3. Kjo është një sagë zvarritjesh dhe rritjesh të pandalshme kostosh, e cila çoi në rezultatin e shembjes së rrugës.

Pronari i 2T, Artan Sako, i cili është në rrjetën e SPAK për disa hetime, thuhet se është zhvendosur në Londër prej disa kohësh. Nuk dihet nëse ky largim ka lidhje me hetimet e SPAK apo është thjesht një zhvendosje rutinë për çështje personale.

qytetarët shqiptarë, pasi paguan 75 milionë dollarë për 9 kilometër rrugë, tani po pësojnë mbi kurriz koston e korrupsionit galopant nga banda e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe kompanitë e afërta me kryeministrin Rama.

Pa u harruar mirw kjo katastrofw, emri I Sakos del swrish nw skenw. Juglindja e vendit u paralizua nga bllokimi tërësor i qarkullimit në aksin rrugor Librazhd-Pogradec.

Lidhur me shembjen e aksit të rrugës, Prokuroria e Elbasanit ka nisur kryesisht hetimet për të identifikuar personat përgjegjës.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, bën me dije se ka filluar kryesisht procedimin penal për dëmtimet që kanë sjellë bllokimin tërësor të qarkullimit në aksin rrugor Librazhd-Pogradec. Ky procedim penal është regjistruar për veprat penale ‘Shpërdorim i detyrës’, ‘Shkelje e barazisë në tendera apo ankande publike’, ‘Shkatërrimi i rrugës’, ‘Ndotja e ajrit, ujit apo tokës’”, njoftoi prokuroria mw 22 shkurt 2026.

Çështja po hetohet nga një grup hetimor. Prokurorët kanë marrë praktikat e tenderave dhe do të kalojnë në sitë kompanitë që po ndërtonin rrugën.

Punimet po kryheshin nga kompania 2T, që zotërohet në masën 50 për qind nga Artan Sako.

Kompania tjetër ishte “ANK”, që zotërohet në masën 100 për qind nga Agim Kola, vëllai i ish-deputetit tw PS Ndue Kola, lidhje familjare e biznesmenit Rrok Gjoka.

Ndërsa prokuroria e heton në disa dosje kompaninë e Artan Sakos, janë banorët e fshatit Kasallë që mund të provojnë këtë radhë “cilësinë” shkatërruese të ‘2T” shpk.

gijotina.com/

Tragjedi në Vlorë, i riu gjendet i varur në kullën e vrojtimit në Plazh –

By: 27
3 May 2026 at 14:49

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorës. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i vetëvarur në një nga kullat e vrojtimit, në Plazhin e Vjetër.

Nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa vijojnë veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i policisë;

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori, pasi ditën e djeshme, në bregdetin e zonës së quajtur “Plazhi i Vjetër”, është gjetur i vetëvarur në një nga kullat e vrojtimit, shtetasi P. S., 25 vjeç, banues në Vlorë.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa vijojnë veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorive kompetente, për veprime të mëtejshme.

❌
❌