Normal view
Vlorë/ Tre në pranga brenda 24 orëve, njëri i dënuar me 20 vite burg për vrasje në Itali
Tre persona të shpallur në kërkim janë arrestuar në Vlorë gjatë 24 orëve të fundit, në kuadër të tre operacioneve të zhvilluara nga policia. Të ndaluarit akuzohen për vepra të ndryshme penale, nga vrasja dhe kultivimi i lëndëve narkotike deri te vjedhjet.
Mes të arrestuarve është 47-vjeçari Maringlen Doga, banues në Vlorë, i dënuar me 20 vite burgim, pasi Gjykata e Vlorës ka njohur vendimin e autoriteteve gjyqësore italiane për veprën penale të vrasjes me dashje. Ngjarja për të cilën ai është dënuar ka ndodhur në vitin 2000, në Ravena të Italisë, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, 47-vjeçari dyshohet se ka vrarë me thikë një shtetas shqiptar.
Në pranga ka përfunduar edhe një 49-vjeçar nga fshati Bishan, i identifikuar me inicialet Y.D., i cili ishte shpallur në kërkim pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, më 31 tetor, policia gjeti dhe sekuestroi rreth 12 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe gjashtë bimë të dyshuara të së njëjtës specie. Ai akuzohet për kultivim dhe prodhim të lëndëve narkotike.
Ndërkohë, operacioni i tretë çoi në arrestimin e një 50-vjeçari nga Vlora, me inicialet A.K., i dyshuar për pesë vjedhje të kryera gjatë muajve tetor dhe nëntor 2026 në qytet. Sipas hetimeve, ai dyshohet se ka vjedhur shuma parash, portofol, laptop dhe celularë në subjekte dhe ndaj personave të ndryshëm.
SHBA – Demokratët fitore historike në Teksas, për herë të parë pas 38 vitesh
-
- 12:00 Vrau të ëmën me rreth 10 goditje me thikë/ 21-vjeçari shqiptar u paraqit në polici me rrobat e mbuluara me gjak, detajet e krimit në Itali
12:00 Vrau të ëmën me rreth 10 goditje me thikë/ 21-vjeçari shqiptar u paraqit në polici me rrobat e mbuluara me gjak, detajet e krimit në Itali
“E kam vrarë nënën time, do ta gjeni në shtëpi”. Kështu ka deklaruar 21-vjeçari shqiptar Eduart Xhani pasi ka vrarë nënën e tij, Meleqe Lusha. Ngjarja e rëndë ndodhi një ditë më parë në qytetin e e Chiari-t, në provincën e Brescias në Itali.
Viktima 39-vjeçare u gjet e pajetë në banesën e saj në rrugën. Sipas informacioneve paraprake të hetimit, djali i saj dyshohet se gjatë natës i ka shkaktuar rreth dhjetë plagë me thikë në pjesën e sipërme të trupit, përpara se të largohej nga banesa.
Pas disa orësh endjeje, i riu është paraqitur vullnetarisht në një kazermë të Karabinierëve në Cremona, ku ka bërë deklaratën tronditëse. Më pas ai është mbyllur në heshtje dhe, sipas hetuesve, ka folur me vështirësi, pa dhënë shpjegime për arsyet e ngjarjes.
Prokurorja e gatshme e Brescias, Laura Matrone, ka nxjerrë urdhrin e ndalimit ndaj 21-vjeçarit. Rreth 12 orë pas vetëdorëzimit, ai është shoqëruar në burgun Canton Mombello në Brescia. Gjatë gjithë ditës, ekspertët e hetimeve shkencore të Karabinierëve kanë kryer këqyrjet në apartamentin ku jetonin nëna dhe djali. Hetuesit po përpiqen të rindërtojnë dinamikën e ngjarjes dhe të zbardhin motivin e vrasjes, i cili mbetet ende i paqartë.
Eduart Xhani kishte lindur në San Bonifacio, në provincën e Veronës. Ai kishte ndjekur studimet në Institutin Einaudi dhe punonte si punëtor në një fabrikë të zonës. Lajmi ka shkaktuar tronditje të madhe në Chiari, ku familja ishte e njohur dhe e integruar në komunitetin lokal. Edhe komuniteti shqiptar në zonën e Brescias është tronditur nga ngjarja.
Dennis Beqiri, president i Shoqatës së Shqiptarëve në Chiari dhe pronar i një agjencie imobiliare ku i riu kishte kryer një praktikë gjatë shkollës, e ka përshkruar Eduartin si një djalë të sjellshëm dhe serioz.
“Eduarti ishte një djalë shumë i mirë, i edukuar dhe serioz. Ishte shembull për komunitetin. Gjithmonë vinte në kohë, ishte i buzëqeshur dhe korrekt. Isha i bindur se do të kishte një të ardhme të suksesshme”, ka deklaruar Beqiri.
Ndërkohë, hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë dhe për të përcaktuar motivin që çoi në vdekjen tragjike të 39-vjeçares./ad

Media franceze: Rinia ka vënë nën presion pushtetin e Ramës!
Nga Chloe Droulez – Le Releve et la Peste I lindur nga kundërshtimi ndaj një projekti turistik luksoz në zona të mbrojtura natyrore, “revolucioni i flamingove rozë” është shndërruar gradualisht në një lëvizje më të gjerë kundër korrupsionit, pabarazive dhe mungesës së perspektivës. Që nga mesi i tetorit, mobilizimi është zgjeruar me pjesëmarrjen masive të […]
The post Media franceze: Rinia ka vënë nën presion pushtetin e Ramës! appeared first on BoldNews.al.
Raphinha arrin shifrën e Ronaldinhos në historinë e Barcelonës
Raphinha shënoi dy herë në fitoren 3-0 të Barcelonës kundër Aston Villës, në xhiron e katërt të Ligës së Kampionëve. Me këto gola, sulmuesi brazilian 29-vjeçar arriti në 94 realizime me fanellën e klubit katalunas.
Golin e parë të ndeshjes për të ai e shënoi në minutën e 52-të, duke dyfishuar epërsinë e Barcelonës. Në minutën e 64-të, realizimi i tij i dytë vulosi fitoren.
Dygolëshi i mundësoi Raphinhas të barazojë shifrën e Ronaldinhos, një prej legjendave të klubit. Ronaldinho kishte shënuar gjithashtu 94 gola në 207 paraqitje për Barcelonën gjatë periudhës 2003-2008.
Kjo arritje e përforcon vendin e Raphinhas mes brazilianëve me më shumë gola në historinë e Barcelonës. Në renditje, përpara tij janë vetëm Rivaldo, Evaristo de Macedo dhe Neymari.
The post Raphinha arrin shifrën e Ronaldinhos në historinë e Barcelonës appeared first on Albeu.com.
NJU JORK – OKB-ja zgjedh pesë gjyqtarë të rinj në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë
Kripa e pasuruar me kalium mund të parandalojë tre milionë vdekje në vit në mbarë botën
Ari rritet me më shumë se 2% pas zgjedhjeve në SHBA, kalon 4 000 dollarë
Çmimet e metaleve të çmuara u rritën ndjeshëm të mërkurën, me arin që tejkaloi 4,000 dollarë për ons dhe argjendin që fitoi rreth 4% , ndërsa fitorja e demokratëve në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA ushtron presion mbi dollarin dhe ul rendimentet e obligacioneve amerikane.
Çmimi i arit u rrit me 2% në 4,005.40 dollarë për ons, ndërsa argjendi u rrit me 4% në 51.68 dollarë. Kontratat e ardhshme të arit fituan 2.2% në 4,020.60 dollarë dhe kontratat e ardhshme të argjendit fituan 3.8% në 51.53 dollarë.
Lëvizja në rritje u shtri edhe në metale të tjera të çmuara. Platini u rrit me 3.3% në 1,462.20 dollarë për ons, ndërsa paladiumi fitoi 3.8% në 969.33 dollarë.
Sipas të dhënave të fundit të Reuters, ari arriti në 4,021.68 dollarë për ons, duke u rritur me 2.4%.
Reagimi i tregut pasoi fitoren e rëndësishme elektorale të demokratëve, të cilët siguruan kontrollin e të dy dhomave të Kongresit .
Kontratat e ardhshme të aksioneve amerikane u vunë nën presion, yield-et e thesarit ranë dhe indeksi i dollarit u ul ndërsa investitorët rivlerësuan perspektivën për politikën fiskale të SHBA-së.
Pse zgjedhjet favorizojnë arin
Rhona O’Connell, drejtuese e analizës së tregut për Evropën, Lindjen e Mesme dhe Azinë në StoneX, kishte theksuar se një marrje e kontrollit të Kongresit nga demokratët mund të mbështeste arin, pasi do të ushtronte presion si mbi rendimentet e obligacioneve ashtu edhe mbi dollarin.
Mundësia e konfrontimeve fiskale dhe konflikteve politike në Uashington po shton pasigurinë, duke krijuar kushte të favorshme për metalet e çmuara .
Në të njëjtën kohë, hapësira e kufizuar për stimuj të rinj fiskalë mund të çojë në ulje të rendimenteve të obligacioneve afatgjata dhe një dollar më të dobët. Megjithatë, perspektiva e një rritjeje tjetër të normës së interesit nga Rezerva Federale mbetet një pengesë.
Rënia e rendimenteve favorizon arin, pasi zvogëlon koston e mundësisë së mbajtjes së një aktivi që nuk fiton interes.
Rimëkëmbja është e brishtë
Pavarësisht rritjes së ndjeshme, ari dhe argjendi janë ende në territor negativ që nga fillimi i vitit.
Në vitin 2025, çmimet e tyre kishin shënuar rritje mbresëlënëse, përkatësisht 66% dhe 135%, pasi investitorët kërkuan strehë të sigurta mes tensioneve gjeopolitike dhe rritjes së paqëndrueshmërisë.
Pamja u përmbys në vitin 2026. Rritja e inflacionit, rendimentet më të larta të obligacioneve dhe një qëndrim shtrëngues nga bankat qendrore kufizuan atraktivitetin e metaleve të çmuara.
Ari ka rënë me më shumë se 7% që nga fillimi i vitit, ndërsa humbjet e argjendit po i afrohen 28%.
Daniela Hathorn, analiste e lartë e tregjeve në Capital.com, paralajmëron se rimëkëmbja mbetet e brishtë.
Siç thekson ai, pasiguria gjeopolitike nuk përkthehet automatikisht në rritje të kërkesës për strehë të sigurta, veçanërisht kur investitorët janë të shqetësuar për ruajtjen e një politike monetare kufizuese.
Për më tepër, gjatë periudhave të rënies së ndjeshme të tregut të aksioneve, metalet e çmuara rrezikojnë të jenë nën presion nga likuidimet, pasi investitorët shesin edhe pozicione fitimprurëse për të siguruar likuiditet.
Vëmendja tani kthehet te të dhënat e ardhshme mbi tregun e punës në SHBA dhe vendimet e Rezervës Federale, të cilat do të përcaktojnë nëse rimëkëmbja aktuale mund të zgjasë.
The post Ari rritet me më shumë se 2% pas zgjedhjeve në SHBA, kalon 4 000 dollarë appeared first on Euronews Albania.
Çmimet e karburanteve, Ministri i Financave: Bordi i Transparencës mund të jetë i përhershëm
Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka folur në Komisionin e Ekonomisë për paketën fiskale, duke u ndalur te efektet që pritet të kenë ulja e TVSH-së për ushqimet dhe heqja e taksës së qarkullimit në çmimet për konsumatorët. Malaj u shpreh se qeveria po shqyrton mekanizma monitorimi për të garantuar që këto ndryshime fiskale të reflektohen në çmimet përfundimtare. Ai tha se po shqyrtohet edhe…
P’e lypi një varg he mos e gjetsha…
Lulzim Tafa
Rrahman Paçarizi, Eternale, poezi, botimet AAB, Prishtinë, 2025
Me vargjet e Rrahman Paçarizit jam takuar për herë të parë para më shumë se tridhjetë vjetësh, pra në vitin e largët 1994, kur ai kishte botuar librin e tij të parë me poezi “Shiu i vdekjes”. Nga ajo kohë, vargjet e tij gjithmonë e kanë pasur vëmendjen time. Rrahman Paçarizi është një nga poetët kryesorë të brezit tonë, të viteve të nëntëdhjeta. Ai gjithmonë ka këmbëngulur për një varg qe nuk po gjendet kurrë, jo vetëm nga ai, por nga askush prej nesh, nga asnjë poet. Por, kjo këmbëngulje e bën atë një poet të veçantë në letërsinë tonë, e bën atë një poet të mirë. Ndoshta edhe për faktin se Paçarizi, edhe pse e kërkon atë varg, lutet të mos e gjejë: p’e lypi nji varg, si Helena t’bukur / he mos e gjetsha…
Si poet i të njëjtit brez, isha i privilegjuar të isha lexuesi i parë i këtij libri. Me qenë lexuesi i parë i një libri është fat që nuk të gjen shpesh, ngase autori ta beson veprën e vet të sapolindur, ia beson dorës dhe ndjesisë tënde, duke të bërë edhe dëshmitarin e parë të frymës së saj.
Libri i fundit i Paçarizit “Eternale” është plot me vargje të ndjeshme, të gjalla dhe me një lirizëm që vjen si rezultat jo vetëm i përvojës nga përjetimet njerëzore por edhe i talentit dhe teknikës së shkrimit që ai e zotëron. Kurse, për gjuhën e tij, s’ka ç’thuhet më sesa nivelet dhe bukuria me të cilën ai e zotëron dhe e përdor. Te Poetet si Paçarizi, veçanërisht më pëlqen kur gjej vargje që të përplasin me ekstremet e jetës, si vargu “deeeejjj vonë / hajt biiir” që është i bukur si atmosferë, por i mjegullt ne funksion.
Deri sa e lexoja këtë libër më theri një poezi që Paçarizi i ka kushtuar Ali Podrimjes, ajo më ktheu në kohën e bisedave të gjata dhe të bukura që unë dhe Paçarizi i bënim me Podrimjen, e që realisht dukeshin si poezi. E imagjinova për një çast se Ali Podrimja vargut qortues të Paçarizit “në Francë nuk shkohet me vdekë”, do të përgjigjej me: “Eee çka dini ju? Franca është e bukur/për frymën e fundit”.
Motivi që kulmon në këtë libër janë poezitë për nanën. Tema e nanës në letërsi është e pashtershme, por poezitë e Paçarizit janë autentike dhe të përmbajtura, që nuk bien në sentimentalizëm, por qëndrojnë me dinjitet, edhe pse imazhet janë delikate dhe të fuqishme “prani hyjnore ndjeva flladitshëm në hapësirë” e deri te vargu shumë goditës “edhe për dekën që duhet ba dekë”.
Pra, lexuesit kanë në duar një libër të mirë. /KultPlus.com

-
- Amerika drejt një kapitulli të ri politik! Myslimanë, afro-amerikanë, gra dhe homoseksualë thyejnë barrierat historike
Amerika drejt një kapitulli të ri politik! Myslimanë, afro-amerikanë, gra dhe homoseksualë thyejnë barrierat historike
Zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara po sjellin më shumë sesa një ndryshim të hartës politike. Ato po shënojnë edhe një seri momentesh historike, me emra që pritet të thyejnë barriera të vjetra në institucionet amerikane. Sipas projeksioneve të CNN, rezultatet e zgjedhjeve mund të sjellin përfaqësime të paprecedenta në Senat, Kongres dhe në zyrat e guvernatorëve të disa shteteve.
E rëndë në Itali, pronari shqiptar i një kompanie ndërtimi humb jetën në punë (Emri)
Një aksident tragjik në vendin e punës i ka marrë jetën një 61-vjeçari me origjinë shqiptare në Casarano të provincës së Leçes, në Itali. Viktima është identifikuar si Bashkim Rushani, i lindur në Durrës dhe banues në Casarano. Ai ishte pronar i një kompanie që operon në sektorin e ndërtimit. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së […]
The post E rëndë në Itali, pronari shqiptar i një kompanie ndërtimi humb jetën në punë (Emri) appeared first on BoldNews.al.
Pierce Brosnan “tregon” James Bondin e ardhshëm
Emri i James Bond-it të ardhshëm mbetet një nga sekretet më të ruajtura të Hollivudit për momentin. Por, ndërsa debati mbi pasardhësin e Daniel Craig nxehet përsëri dhe emrat e kandidatëve të mundshëm vazhdojnë të shfaqen në shtyp, edhe agjentët e mëparshëm 007 po fillojnë të marrin anë.
Pierce Brosnan , i cili luajti rolin e agjentit të famshëm në katër filma, u shfaq pozitiv në lidhje me aktorët që thuhet se janë në garën finale, duke veçuar veçanërisht Callum Turner . Aktori 36-vjeçar britanik është, sipas raporteve të fundit, midis emrave që po merren në konsideratë për rolin.
“Kam punuar me Callum Turner dhe ai është vërtet i fortë”, tha Brosnan në një intervistë të kohëve të fundit me Vanity Fair, i cili luajti babanë e aktorit në filmin e vitit 2017 “The Only Living Boy in New York”. Ai nxitoi të theksonte se i admiron të gjithë aktorët në bisedë, duke vënë në dukje se ata kanë praninë dhe karakteristikat e kërkuara për një rol si ai i James Bond.
Nuk është bërë e ditur se kush do ta veshë përfundimisht kostumin e 007. Emrat e Callum Turner, Jack Lowden dhe Josh O’Connor janë, sipas raportimeve, midis kandidatëve kryesorë, ndërsa thuhet se ka edhe një aktor tjetër që nuk është emëruar.
Debati ka marrë një vrull të ri ditët e fundit, pasi vetë kandidatëve po u kërkohet tani t’u përgjigjen – megjithëse me kujdes – thashethemeve. Jack Lowden e përshkroi faktin që emri i tij është i lidhur me rolin si “lajkatues”, por shmangu vazhdimin e spekulimeve.
The post Pierce Brosnan “tregon” James Bondin e ardhshëm appeared first on Euronews Albania.
-
- 11:55 Dhuna ndaj të miturve në protesta dhe paketa e re e qeverisë, Ina Zhupa kërkon mbledhje të Grupit Parlamentar
11:55 Dhuna ndaj të miturve në protesta dhe paketa e re e qeverisë, Ina Zhupa kërkon mbledhje të Grupit Parlamentar
Deputetja e PD-së Ina Zhupa, nënkryetare e Grupit Parlamentar “Miqtë e Fëmijëve”, ka kërkuar këtë të mërkurë thirrjen urgjente të një mbledhjeje për trajtimin e të miturve gjatë protestave të ditëve të fundit dhe për shqyrtimin e masave të reja të qeverisë.
Në një kërkesë drejtuar kryetarit të Kuvendit, i cili drejton edhe grupin, Zhupa shpreh shqetësim për raportimet mbi ushtrimin e dhunës ndaj të miturve nga punonjës të Policisë së Shtetit. Ajo thekson se sipas deklarimeve të Ministrit të Brendshëm, deri më 30 tetor janë shoqëruar në polici 269 persona nën moshën 18 vjeç.
“Asnjë rrethanë nuk mund të justifikojë dhunën e paligjshme ndaj një të mituri apo cenimin e garancive që legjislacioni shqiptar dhe konventat ndërkombëtare i njohin atij”, shkruan Zhupa, duke shtuar se mbrojtja e fëmijëve duhet të jetë përtej çdo ndarjeje politike. Ajo i referohet konstatimeve paraprake të Avokatit të Popullit, që kanë evidentuar probleme me dokumentimin e procedurave, regjistrimin e të miturve, informimin mbi të drejtat, aksesin në ndihmë ligjore dhe pretendimet për dhunë gjatë ndërhyrjeve policore.
Zhupa kritikon edhe paketën e re të masave të qeverisë, përfshirë aktin normativ për tubimet dhe përgjegjësinë financiare të prindërve për dëmet e shkaktuara nga të miturit. Sipas saj, këto masa janë “dukshëm antikushtetuese” dhe duhet të shqyrtohen nga këndvështrimi i interesit më të lartë të fëmijës, individualizimit të përgjegjësisë dhe proporcionalitetit.
Për mbledhjen, ajo propozon të ftohen Avokati i Popullit, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Arsimit dhe organizata për mbrojtjen e fëmijëve. Në rend dite kërkon të dhëna të plota për 269 të miturit e shoqëruar, verifikimin e pretendimeve për dhunë, respektimin e garancive procedurale, vlerësimin e masave të reja dhe një plan veprimi me afate konkrete.
“Mbrojtja e fëmijëve nuk mund të jetë selektive dhe as e kushtëzuar nga bindjet politike të tyre apo të familjeve të tyre”, nënvizon Zhupa, duke kërkuar që mbledhja të thirret me urgjencë./k.m

-
- Protestat në Tiranë/ Media franceze: Rinia kërkon dorëheqjen e kryeministrit! Studentët janë ngritur, kanë vënë pushtetin nën presion
Protestat në Tiranë/ Media franceze: Rinia kërkon dorëheqjen e kryeministrit! Studentët janë ngritur, kanë vënë pushtetin nën presion
Media franceze La Releve et La Peste, i ka kushtuar një artikull të gjatë protestave në Shqipëri, duke analizuar shndërrimin e lëvizjes së njohur si “revolucioni i flamingove rozë” nga një revoltë për mbrojtjen e mjedisit në një lëvizje të gjerë kundër korrupsionit, pabarazisë dhe qeverisë së Edi Ramës.
Sipas artikullit, gjithçka nisi nga kundërshtimi ndaj një projekti turistik luksoz në ishullin e Sazanit dhe zonën e Vjosë-Nartës.
Protestat më pas u zgjeruan, duke përfshirë mijëra qytetarë dhe, që nga mesi i tetorit, një numër të madh studentësh dhe nxënësish. Këta të fundit kanë ngritur shqetësime për tarifat e studimit, kushtet në universitete, sistemin shëndetësor dhe mungesën e mundësive për punësim.
Shkrimi i plotë i La Releve et La Peste:
“Edi Rama e ka shndërruar këtë vend në një diktaturë. Sot jetojmë në një oligarki, ku njerëzit e afërt me të janë bërë miliarderë, ndërsa populli nuk arrin dot as të mbyllë muajin”.
E lindur nga kundërshtimi ndaj një projekti turistik luksoz në zona të mbrojtura natyrore, “revolucioni i flamingove rozë” është shndërruar gradualisht në një lëvizje më të gjerë kundër korrupsionit, pabarazive dhe mungesës së perspektivës. Që nga mesi i tetorit, mobilizimi është zgjeruar me pjesëmarrjen masive të studentëve dhe nxënësve të shkollave të mesme në protesta. Edhe pse disa tubime janë shoqëruar me përplasje, kryeministri Edi Rama refuzon të japë dorëheqjen.
Nga revolta ekologjike te kryengritja politike
Gjithçka nis me mbrojtjen e një territori. Në pranverën e vitit 2026, qytetarët shqiptarë mobilizohen kundër një projekti turistik luksoz të mbështetur nga Affinity Partners, kompania e investimeve e Jared Kushner, dhëndrit të Donald Trump, për të cilin ju kemi folur në qershor.
Me një vlerë të përllogaritur prej 1,4 miliardë eurosh, projekti parashikon ndërtimin e një kompleksi hotelier në ishullin e Sazanit, si dhe ndërtime rezidenciale dhe turistike përgjatë bregdetit të Vjosë-Nartës. Mirëpo, kjo zonë përfshin një hapësirë të gjerë ligatinore, ku jetojnë, ndër të tjera, flamingo rozë, foka dhe breshka detare.
Në Zvërnec, banorët pretendojnë gjithashtu pronësinë mbi tokat e përfshira në projektin e kompleksit luksoz. Për shqiptarët, ky projekt ilustron afërsinë shqetësuese mes pushtetit politik dhe interesave private.
I lindur më 30 maj 2026 në Zvërnec, “revolucioni i flamingove rozë” bëri që disa mijëra njerëz të protestonin në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit, për të bërë që zëri i tyre të dëgjohej.
“Flamingot rozë” kërkojnë dorëheqjen e qeverisë. Ata dëshirojnë gjithashtu shfuqizimin e një ligji të vitit 2024, i cili lejon ndërtimin e strukturave turistike luksoze në zonat e mbrojtura.
Flamingot rozë bashkojnë zemërimin e të rinjve
Mesi i tetorit shënon një tjetër kthesë, me pjesëmarrjen masive të studentëve dhe nxënësve të shkollave të mesme në mobilizim. Më 14 tetor, dhjetëra mijëra të rinj protestojnë në Tiranë për të denoncuar rritjen e tarifave të shkollimit, kushtet dhe kostot e studimeve, mangësitë e sistemit shëndetësor dhe mundësitë e pakta për punësim pas përfundimit të studimeve. Pjesëmarrja e tyre i jep protestës një dimension të ri shoqëror dhe brezor.
Për Anën, një nga të rejat shqiptare që dëshmon për France Inter, kryeministri është përgjegjësi kryesor për krizën: “Edi Rama e ka shndërruar këtë vend në një diktaturë. Sot jetojmë në një oligarki, ku njerëzit e afërt me të janë bërë miliarderë, ndërsa populli nuk arrin dot as të mbyllë muajin.”
Mosbesimi ushqehet gjithashtu nga çështja e Belinda Ballukut, ish-zëvendëskryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës. Më 20 tetor, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) formalizoi ndaj saj disa akuza: korrupsion, pastrim parash dhe parregullsi në dhënien e kontratave publike.
Faktet, të cilat Balluku i kundërshton, lidhen veçanërisht me dy kontrata ndërtimi me një vlerë totale prej më shumë se 200 milionë eurosh. Shqiptarët kërkojnë burgosjen e saj, duke e kthyer këtë çështje në një simbol të korrupsionit në majat e shtetit.
Rrugët përfshihen nga flakët e zemërimit, ndërsa pushteti mbetet i palëkundur
Ndërsa shumë tubime zhvillohen në mënyrë paqësore, disa marshime shoqërohen me përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit. Dëshmitë dhe pamjet filmike flasin për dhunë policore dhe ndalime të kundërshtuara.
Më 24 tetor, disa organizata të shoqërisë civile, avokatë dhe qytetarë paraqitën një kallëzim pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke kërkuar shqyrtimin e më shumë se 180 rasteve të veprimeve të paligjshme.
Bilanci njerëzor dëshmon për dhunën e përplasjeve. Deri më sot, thuhet se janë plagosur rreth 350 persona, mes tyre “200 policë”, pretendon ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Ervin Demo. Megjithatë, këto shifra mund të mos pasqyrojnë numrin e plotë të viktimave, pasi përllogaritja përfshin vetëm personat që kanë marrë ndihmë në institucionet shëndetësore të evidentuara.
Edi Rama, nga ana e tij, përjashton kategorikisht mundësinë e dorëheqjes. Pasi i ka shpërfillur kërkesat e tyre për 140 ditë, ai u bën thirrje studentëve për “dialog”, të cilit studentët nuk i besojnë më për shkak të korrupsionit. Kryeministri akuzon aktorë të huaj se po nxisin trazirat dhe e paraqet protestën si një kërcënim për ambiciet evropiane të vendit.
Për të shtypur protestat, ai deklaroi se ishte frymëzuar nga projektligji francez “casseurs-payeurs” (shkatërruesit paguajnë), i miratuar së fundmi nga Senati. Tashmë, qeveria shqiptare mund t’u vendosë një gjobë prej 6 000 dollarësh – gjashtëfishi i pagës mesatare mujore – personave të pranishëm në një protestë që degjeneron në akte dhune, edhe nëse ata vetë nuk kanë kryer asgjë. Në Francë, gjoba mund të arrijë deri në 10 000 euro për person, nëse projektligji miratohet nga Asambleja Kombëtare.
Ndërkohë, opozita vijon aksionet e saj. Më 29 tetor, deputetë të Partisë Demokratike të Sali Berishës penguan zhvillimin e një seance parlamentare duke hedhur tymuese. Dy ditë më vonë, mijëra persona protestuan në Tiranë, duke kërkuar largimin e Ramës.
The post Protestat në Tiranë/ Media franceze: Rinia kërkon dorëheqjen e kryeministrit! Studentët janë ngritur, kanë vënë pushtetin nën presion appeared first on Albeu.com.
Senati amerikan do të ketë njëkohësisht tre gra afrikano-amerikane për herë të parë
Zgjedhja e demokrates Julianna Stratton si senatore e re e Illinois shënon një moment historik për përfaqësimin e grave afrikano-amerikane në politikën e Shteteve të Bashkuara.
Kur Stratton të marrë detyrën, ajo do t’u bashkohet dy senatoreve demokrate, Lisa Blunt Rochester nga Delaware dhe Angela Alsobrooks nga Maryland. Për herë të parë në historinë e vendit, tre gra afrikano-amerikane do të shërbejnë njëkohësisht në Senat.
Blunt Rochester dhe Alsobrooks nuk garuan në zgjedhjet e këtij viti, sepse mandatet e tyre nuk përfundonin në zgjedhjet e mesit të mandatit të vitit 2026. Prania e të trijave në dhomën e lartë legjislative shënon një tjetër etapë të rëndësishme të përfaqësimit politik në Shtetet e Bashkuara.
The post Senati amerikan do të ketë njëkohësisht tre gra afrikano-amerikane për herë të parë appeared first on Albeu.com.
Vllaznia vijon t’u japë besim të rinjve, prezanton talentin e shtatë nga akademia
Seralb Hotaj ka nënshkruar kontratën e tij të parë si profesionist me Vllazninë. Klubi kuqeblu e bëri të ditur lajmin në rrjetet sociale, duke shprehur gëzimin për këtë hap të rëndësishëm të lojtarit të formuar në akademinë e tij.
Në mesazhin e publikuar, Vllaznia i uroi suksese Seralbit dhe e cilësoi një tjetër talent të akademisë që vazhdon rrugëtimin me ngjyrat kuqeblu. Megjithëse po përballet me vështirësi këtë sezon në Superiore, skuadra shkodrane po u krijon të rinjve mundësi të bëhen pjesë e ekipit të parë dhe të tregojnë aftësitë e tyre.
Hotaj i shtohet grupit të lojtarëve që kanë marrë mbështetjen e klubit për të provuar veten në nivelin më të lartë të futbollit shqiptar. Kjo qasje përputhet me synimin e Vllaznisë për ta ndërtuar të ardhmen mbi lojtarët e dalë nga akademia e saj.
The post Vllaznia vijon t’u japë besim të rinjve, prezanton talentin e shtatë nga akademia appeared first on Albeu.com.
“Ulja e TVSH-së për produktet e shportës”, Malaj: Po shqyrtojmë një bord të përhershëm transparence
Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi në Komisionin e Ekonomisë se do të ketë monitorim të shtuar edhe për produktet ushqimore, në kuadër të uljes së TVSH-së. Ndërkohë, theksoi se qeveria po shqyrton ngritjen e një bordi permanent të transparencës dhe përdorimin e teknologjisë, përmes sistemit “Price Watch”, për të ndjekur çmimet nga importi deri te konsumatori final.
Gjatë diskutimit, Malaj bëri me dije se të ardhurat nga tatimet dhe doganat janë 8.7% më të larta se pritshmëritë për vitin 2026. Sipas tij, në rritjen e të ardhurave kanë ndikuar rritja ekonomike, indeksimi dhe zbatimi i masave fiskale, ndërsa efekti i kursit të këmbimit ka qenë i vogël, në masën 7-10%.
“Rritja e TVSH-së standarde mundohet të kompensojë uljen e TVSH-së që ne do të bëjmë për produktet e shportës, dhe nuk e mbulon plotësisht. Rritja e TVSH-së në 21% sjellë 10.6 miliardë lekë në buxhet, dhe nga ulja e TVSH për ushqimet, humbja është 12.8 miliardë lekë.
Ulja e TVSH-së, qeveria po punon me mekanizma të caktuar për mënyrën e monitorimit. Ka disa mekanizma monitorimi të tregjeve oligopol, siç është ai i hidrokarbureve, që do të ketë për reflektimin e uljes së taksës së qarkullimit. Po shohim mundësinë nëse do të ketë edhe bord transparence permanent. Po shohim mundësinë e teknologjisë së informacionit, si Price Watch, për të parë rrugën e çmimit nga importi deri te konsumatori final.
Të ardhurat nga tatimet dhe doganat, 8.7% më shumë se të ardhurat e pritshme në 2026. Kontributet e sigurimeve, 210.3 mld lekë. Efekti i rritjes ekonomike, efekti nga indeksimi, efekti i zbatimit të masave fiskale, efektet e masave fiskale, implementimi i strategjisë afatmesme.
Për vitin 2026, ndikim ka pasur rritja ekonomike. Efektet e kursit të këmbimit kanë ndikim të vogël, nga 7-10%”, u shpreh Malaj.
The post “Ulja e TVSH-së për produktet e shportës”, Malaj: Po shqyrtojmë një bord të përhershëm transparence appeared first on Euronews Albania.
Trump përballë Demokratëve, shumica në Kongres mund të fillojë hetime për disa çështje
Gjatë mandatit të dytë të Presidentit Donald Trump, ligjvënësit demokratë në Kongresin e kontrolluar nga republikanët janë përballur me pengesa në përpjekjet e tyre për të hetuar atë që ata e konsiderojnë si korrupsion dhe abuzim me pushtetin në Shtëpinë e Bardhë.
Kjo situatë ndryshon me fitoren në të dyja dhomat e Kongresit pas zgjedhjeve të mesmandatit. Një ka nën kontroll komitetet, buxhete dhe staf më të madh, si dhe autoritetin për të lëshuar urdhra zyrtarë që mund ta detyrojnë administratën Trump t’u përgjigjet kërkesave të Kongresit.
Megjithat shumë demokrat pritet të jenë të kujdesshëm ndaj ndjekjes së një procesi të tretë për të akuzuar Trump, pasi Senati i rrëzoi dy herë gjatë mandatit të tij të parë.
Një çështje e nxehtë pritet të jetë lidhja e presidentit amerikan me pedofilin Jeffrey Epstein, i cili ndërroi jetë në burg në vitin 2019.
Demokratët po kërkojnë një hetim nëse Departamenti i Drejtësisë shkeli Aktin e Transparencës së Dosjeve Epstein duke mbajtur sekret ose duke redaktuar në mënyrë të papërshtatshme dokumente.
Udhëheqësi i demokratëve në Senat, Chuck Schumer, ka hedhur tashmë themelet duke krijuar një grup pune të posaçëm në Senat në shkurt për të analizuar informacionin e lidhur me Epstein, i cili është mbajtur i fshehur nga publiku nga Departamenti i Drejtësisë i Trump.
Transaksionet tregtare të familjes Trump dhe akuzat më të gjera për korrupsion në sektorin e korporatave do të jenë gjithashtu prioritet.
Demokratët kanë kërkuar tashmë informacione mbi marrëveshjet tregtare të dhëndrit të Trumpit, Jared Kushner dhe kërkojnë gjithashtu hetime mbi investimet masive të familjes Trump në industrinë e kriptovalutave.
Në fokus pritet të jenë edhe ato që demokratët i konsiderojnë si shpenzime të kota nga ana e Trump falja presidenciale për aleatë të tij apo persona që morën pjesë në trazirat e Kapitolit pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.