Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 19 January 2026Main stream

Partizani rikthehet te fitorja, Contreras “vulos” suksesin 2-1 ndaj Teutës

19 January 2026 at 19:28

TIRANË, 19 janar /ATSH/ Partizani vendosi t’i japë fund serisë së tre humbjeve radhazi në kampionat, duke triumfuar 2-1 ndaj Teutës në javën e 20-të të Kategorisë Superiore, në stadiumin “Arena e Demave”.

Kryeqytetasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 32-të, me golin e shënuar nga Rrok Toma, duke mbyllur pjesën e parë në epërsi.

Në pjesën e dytë, Teuta reagoi dhe gjeti barazimin në minutën e 80-të me golin e Jazxhit, duke rihapur ndeshjen. Por Partizani nuk u dorëzua. Në minutën e 93-të, pas një sulmi të shpejtë nga e majta, Xhuliano Skuka asistoi për Contreras, i cili shënoi golin e fitores për “demat e kuq”.

Fitorja e ngjit Partizanin në vendin e pestë me 26 pikë, të barabarta me Teutën, e cila zbriti në vendin e gjashtë.

/gj.m/j.p/

The post Partizani rikthehet te fitorja, Contreras “vulos” suksesin 2-1 ndaj Teutës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Teuta forcon sulmin në merkaton e dimrit, zyrtarizohen Rooney Eva dhe Manssour Fofana

13 January 2026 at 13:28

TIRANË, 13 janar /ATSH/ KF Teuta vijon të jetë aktive në merkaton e dimrit, duke prezantuar dy afrime të reja në repartin ofensiv.

Klubi durrsak ka zyrtarizuar firmat me sulmuesin kamerunas Rooney Eva dhe anësorin ofensiv nga Bregu i Fildishtë, Manssour Fofana.

Rooney Eva, kamerunas, i bashkohet Teutës pas eksperiencës së fundit me Mes Rafsanjan. Gjatë karrierës së tij, ai ka luajtur edhe për MZ Hakka dhe CSKA 1948, ndërsa ka qenë pjesë edhe e përfaqësueses U21 të Kamerunit. Sulmuesi pritet të sjellë forcë dhe alternativa të reja në vijën e parë të ekipit, në funksion të objektivave për pjesën e dytë të sezonit.

Ndërkohë, fanellën blu do ta veshë edhe Manssour Fofana. Sulmuesi i majtë 23-vjeçar nga Bregu i Fildishtë vjen te Teuta pas disa sezonesh në kampionatin grek, ku ka luajtur për Veria NPS, PAS Giannina dhe së fundmi AO Egaleo.

Me shpejtësinë, intensitetin dhe aftësinë për të krijuar rrezik në fazën sulmuese, Fofana pritet të jetë një përforcim i rëndësishëm për krahun e majtë të sulmit.

Me këto dy afrime, Teuta synon të rrisë cilësinë dhe konkurrencën në repartin ofensiv, në përpjekje për rezultate sa më pozitive në vazhdim të kampionatit.

1 nga 2

/gj.m/j.p/

The post Teuta forcon sulmin në merkaton e dimrit, zyrtarizohen Rooney Eva dhe Manssour Fofana appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Klejdi Daci rikthehet te Teuta

13 January 2026 at 11:35

TIRANË, 13 janar /ATSH/ KF Teuta ka zyrtarizuar afrimin e Klejdi Dacit, duke e bërë sulmuesin 26-vjeçar përforcimin më të ri të skuadrës durrsake. Daci rikthehet te bregdetarët pas një eksperience jashtë vendit, ku ishte pjesë e klubit uzbek OKMK Olmaliq.

Futbollisti kishte veshur më parë fanellën e Teutës deri në verën e vitit 2024, ndërsa tani kthehet për të dhënë kontributin e tij në fazën e dytë të sezonit.

Klubi njoftoi se lojtari i është bashkuar menjëherë ekipit dhe ka nisur përgatitjet në Durrës për sfidën e radhës ndaj Dinamos.

“Klejdi Daci është zyrtarisht pjesë e KF Teuta! Sulmuesi bashkohet me skuadrën pas eksperiencës me OKMK Olmaliq dhe ka nisur menjëherë përgatitjet në Durrës për ndeshjen ndaj Dinamos. Mirë se erdhe, Klejdi”, thuhet në njoftimin e klubit.

Daci e njeh mirë futbollin shqiptar, pasi gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Kukësin, Kastriotin si dhe me ekipet e të rinjve të Partizanit. Rikthimi i tij pritet të shtojë alternativat në repartin ofensiv të Teutës, në synimin për rezultate pozitive në vijim të kampionatit.

/gj.m/j.p/

The post Klejdi Daci rikthehet te Teuta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nga Greqia në Durrës, sulmuesi Manssour Fofana firmos me Teutën

12 January 2026 at 22:14

TIRANË, 12 janar /ATSH/ Teuta e Durrësit në Superligën e futbollit ka zyrtarizuar këtë të hënë firmën me sulmuesin e majtë, Manssour Fofana. 23-vjeçari nga Bregu i Fildishtë e ka nisur karrierën në Itali me Cannara në ligat e ulëta, për të vijuar më pas në Greqi me Veria NPS, PAS Giannina dhe së fundmi AO Egaleo.

“Sulmuesi i majtë nga Bregu i Fildishtë, Manssour Fofana, i bashkohet Teutës pas disa viteve eksperiencë në kampionatin grek, ku ka veshur fanelat e Veria NPS, PAS Giannina dhe së fundmi AO Egaleo. 23-vjeçari pritet të forcojë repartin ofensiv të skuadrës sonë, duke sjellë më shumë intensitet, shpejtësi dhe rrezikshmëri në sulm”, njofton klubi durrsak.

Gjatë këtij sezoni në Ligën e dytë greke, Manssour Fofana është aktivizuar në 16 takime dhe ka shënuar një gol. Trajneri i durrsakëve, Enkeleid Dobi, shpreson që klubi të ketë afruar një element me cilësi në repartin sulmues.

KF Teuta me 25 pikë pas 18 ndeshjeve të luajtura këtë sezon në Superligë mban vendin e pestë në klasifikim.

/m.q/a.f/r.e/

The post Nga Greqia në Durrës, sulmuesi Manssour Fofana firmos me Teutën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Klejdi Daci rikthehet tek Teuta

12 January 2026 at 17:44

TIRANË, 12 janar/ATSH/ Skuadra e Teutës zyrtarizoi sot rikthimin e sulmuesit Klejdi Daci. Futbollisti 26-vjeçar ishte larguar nga klubi durrsak verën e vitit 2024, kur firmosi me OKMK Olmaliq në Uzbekistan.

“Në mënyrë zyrtare, Klejdi Daci është pjesë e KF Teuta! Sulmuesi bashkohet me skuadrën pas eksperiencës me OKMK Olmaliq dhe ka nisur menjëherë përgatitjet në Durrës për ndeshjen ndaj Dinamos. Mirë se erdhe, Klejdi!”, njofton klubi.

Daci ka njohje të mirë me kampionatin shqiptar, pasi më parë ka luajtur edhe me Kukësin, Kastriotin dhe të rinjtë e Partizanit.

/a.f/

The post Klejdi Daci rikthehet tek Teuta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Renaldo Torraj largohet nga KF Teuta

7 January 2026 at 10:25

TIRANË, 7 janar /ATSH/ KF Teuta ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit me futbollistin Renaldo Torraj.

Sipas klubit durrsak, vendimi është marrë me marrëveshje të ndërsjellë mes palëve dhe hyn në fuqi menjëherë.

Në komunikatën e publikuar, KF Teuta ka shprehur falënderimet për profesionalizmin dhe angazhimin e treguar nga Torraj gjatë periudhës së tij në skuadër, duke i uruar suksese në vazhdim të karrierës sportive.

“Faleminderit Renaldo”, shkruan klubi, duke mbyllur kështu një kapitull të rëndësishëm bashkëpunimi.

Largimi i Torraj vjen në një moment riorganizimi për Teutën, ndërsa klubi pritet të vijojë me lëvizje të tjera në merkato.

/gj.m/a.f/

The post Renaldo Torraj largohet nga KF Teuta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Teuta largon sulmuesin Sebastian Zela, peruani zero gola në Durrës

5 January 2026 at 14:35

TIRANË, 5 janar /ATSH/ Klubi i Teutës vijon riorganizimin e skuadrës gjatë merkatos së dimrit, duke zyrtarizuar një tjetër largim.

Pas ndarjes me Arbër Çyrbjen, durrsakët kanë ndërprerë bashkëpunimin edhe me sulmuesin peruan Sebastian Gonzales Zela.

Përmes një njoftimi zyrtar, klubi blu bëri të ditur përfundimin e marrëveshjes me lojtarin 26-vjeçar.

“KF Teuta njofton përfundimin e bashkëpunimit me lojtarin Sebastián Gonzales Zela. Klubi e falënderon lojtarin për kontributin e dhënë dhe i uron shumë suksese në vazhdim të karrierës”, thuhet në njoftim.

Zela rezultoi një zhgënjim në dy fazat e para të kampionatit. Sulmuesi nuk arriti të shënonte asnjë gol me fanellën e Teutës, pavarësisht 628 minutave të aktivizuara.

Në javët e fundit ai kishte humbur edhe vendin në formacion, duke përfunduar shpesh në stol, një sinjal i qartë se nuk ishte më në planet e stafit teknik të “Djemve të Detit”.

Me këtë largim, Teuta pritet të ketë më shumë hapësira për afrime të reja në repartin ofensiv, me synimin për të përmirësuar rendimentin në gjysmën e dytë të sezonit.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Teuta largon sulmuesin Sebastian Zela, peruani zero gola në Durrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dhuna në Vlorë në ndeshjen ndaj Teutës, FSHF i mbyll stadiumin Flamurtarit (Vendimet)

By: armand
22 December 2025 at 19:16

Komisioni i Disiplinës në FSHF ka publikuar vendimet lidhur me ngjarjet e fundit në futbollin shqiptar. Në fokus ka qenë ndeshja Flamurtari–Teuta, e ndërprerë pas hyrjes së tifozëve vendas në fushë. Për këtë incident, Flamurtari është dënuar me zhvillimin e tetë ndeshjeve pa spektatorë. Klubi vlonjat është ndëshkuar gjithashtu me gjobë në vlerën 500 mijë […]

The post Dhuna në Vlorë në ndeshjen ndaj Teutës, FSHF i mbyll stadiumin Flamurtarit (Vendimet) appeared first on BoldNews.al.

Teuta: Lojtarët tanë u dhunuan nga tifozët dhe lojtarët e Flamurtarit, ndeshja nuk duhej vijuar

20 December 2025 at 13:52

TIRANË, 20 dhjetor/ATSH/ Klubi Sportiv Teuta e konsideron një skandal hyrjen e tifozëve në fushë gjatë sfidës së luajtur mbrëmjen e të premtes mes Flamurtarit dhe skuadrës durrsakë, e cila u ndërpre për rreth 30 minuta.

Gjatë zhvillimit të ndeshjes, që mbylli ditën e parë të javës së 17-të të Superligës, në minutën e 69’, pas një përplasjeje mes një lojtari të Flamurtarit dhe një lojtari të Teutës, në fushë hynë tifozët e tribunës përballë, të cilët goditën lojtarët “miq”.

Gjyqtari ndaloi lojën, duke e rifilluar pas largimit të tifozëve nga stadiumi. Në një reagim për mediat, Teuta publikoi edhe pamje nga incidenti dhe kërkoi masa të ashpra nga FSHF.

“Një ngjarje e paprecedentë dhune u regjistrua në Vlorë, në ndeshjen Flamurtari–Teuta, ku futbollistët e ekipit tonë u dhunuan barbarisht nga lojtarët kundërshtarë dhe tifozët vlonjatë. KF Teuta kërkon të informojë publikun për dhunën që ndodhi në stadiumin e Flamurtarit, ku Muço Boçi dhe Mario Beshiraj u goditën me grusht nga lojtarët e Flamurtarit dhe më pas nga tifozët që mësynë fushën në minutën e 69-të”, thuhet në njoftim.

“Ky episod tronditi lojtarët, të cilët kaluan në një gjendje shoku psikologjik, por çuditërisht delegati i ndeshjes, Armando Mandro, kërkoi që loja të vazhdonte dhe i kërkoi policisë të boshatiste tribunën përballë (C). KF Teuta insistoi se ekipi nuk mund të vazhdonte ndeshjen, pasi ishte në gjendje të rënduar psikologjike, por delegati vendosi që ndeshja duhej të vazhdonte, pa u marrë parasysh dhuna e paprecedentë në fushë”, vijon njoftimi.

KF Teuta nënvizoi se ndeshja u kthye në “ferr” dhe lojtarët nuk ishin të gatshëm për të luajtur futboll.

“KF Teuta disponon edhe një video tjetër ku tifozët e Flamurtarit nuk u larguan nga stadiumi, por shkuan në tribunën pas porte. KF Teuta kërkon nga FSHF-ja që të merren masat për këtë ngjarje të rëndë dhe të zbardhet dinamika e saj. Urojmë që skena të tilla të mos përsëriten, pasi njollosin futbollin shqiptar”, thuhet në njoftim.

Sfida mes Flamurtarit dhe Teutës, që u luajt dje në stadiumin e Vlorës, përfundoi në barazim 2-2. Ndeshja ofroi emocione deri në sekondat e fundit. Ndeshja u ndërpre kur rezultati ishte 1-0 në favor të Teutës, ndërsa pas rifillimit vlonjatët përmbysën rezultatin, por pa arritur të marrin tri pikë, pasi Teuta barazoi gjithçka në sekondat e fundit.

/e.i/a.f/r.e/

The post Teuta: Lojtarët tanë u dhunuan nga tifozët dhe lojtarët e Flamurtarit, ndeshja nuk duhej vijuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Skandal në Flamurtari-Teuta, tifozët vlonjatë hyjnë në fushë dhe ndërpresin ndeshjen (Video)

By: armand
19 December 2025 at 21:43

Ndeshja mes Flamurtarit dhe Teutës është ndërprerë pas tensioneve dhe përplasjeve të ndodhura në fushën e lojës. Një konflikt mes lojtarëve eskaloi shpejt, duke u shoqëruar edhe me përfshirjen e tifozëve duke krijuar një përleshje të pakuptimtë me lojtarët kundërshtarë, çka e bëri situatën të pakontrollueshme. Pas incidenteve, skuadra e Teutës u largua nga fusha […]

The post Skandal në Flamurtari-Teuta, tifozët vlonjatë hyjnë në fushë dhe ndërpresin ndeshjen (Video) appeared first on BoldNews.al.

Tirana, Vllaznia e Teuta gjobiten nga Komisioni i Etikës në FSHF

16 December 2025 at 19:53

TIRANË, 16 dhjetor /ATSH/ Komisioni i Disiplinës dhe Etikës i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) ka gjobitur Tiranën, Vllazninë dhe Teutën për sjellje të gabuar të tifozëve.

Në vendimet e publikuara nga FSHF, nga skuadrat e Superligës vërehet se janë gjobitur tri skuadra.

Sipas vendimeve, KF Vllaznia është dënuar me 50.000 lekë për sjellje të gabuar të spektatorëve gjatë sfidës me Bylisin, përfshirë hedhjen e sendeve në fushë dhe ndezjen e mjeteve piroteknike.

KF Tirana u gjobit po ashtu me 50.000 lekë për mosrespektim të detyrimeve dhe përgjegjësive, duke shkaktuar vonesa në fillimin e lojës.

Ndërkaq, KF Teuta mori një gjobë në masë 50.000 lekë për mosrespektim të përgjegjësive në ruajtjen e rendit dhe sigurisë, duke lejuar persona të paautorizuar në ambientet e brendshme të stadiumit.

Vendimet e plota të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës në FSHF:

  1. KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe ndezje mjetesh piroteknike, dënohet me gjobë në masën 50.000  lekë.
  2. KF Tirana, për mosrespektimin e detyrimeve dhe përgjegjësive dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar vonesa në fillimin e lojës, dënohet me gjobë në masën 50.000  lekë.
  3. KF Teuta, për mosrespektim të përgjegjësive në ruajtjen e rendit dhe sigurisë, duke lejuar persona të paautorizuar në ambientet e brendshme të stadiumit, dënohet me gjobë në masën 50.000 lekë.
  4. KF Iliria, për mosrespektim të përgjegjësive në ruajtjen e rendit dhe sigurisë, duke cënuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes, si dhe për sjellje të gabuar të spektatorëve, ku janë përdorur kore fyese ndaj zyrtarëve të ndeshjes, dënohet me gjobë në masën 100.000 lekë, si dhe me zhvillimin e 5 ndeshjeve pa praninë e spektatorëve. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.

Në zbatim të nenit 58 të Rregullores së Aktivitetit, KF Iliria urdhërohet të dërgojë për miratim listën e zyrtarëve të cilët do të qëndrojnë në tribunë, tek delegati i ndeshjes, të paktën 48 orë përpara fillimit të çdo ndeshje deri në përfundim të dënimit.

  1. Lojtari i KF Iliria, Brajan Selmani, për kërcënim të zyrtarëve të ndeshjes si dhe për mosrespektim të vendimit nr. 15, datë 05.12.2025, në bazë të neneve 14/1/k dhe 29/1/d të KDE, dënohet me pezullim nga çdo veprimtari e organizuar nga FSHF për një periudhë prej 10 ndeshjesh. Kohës së re të dënimit i shtohet periudha e pashlyer e dënimit të mëparshëm të vendimit nr. 15, datë 05.12.2025.
  2. Zyrtari i KF Iliria, Petrit Selmani, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, dënohet me 4 ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Në zbatim të nenit 6/2/b të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes dhe ambientet e brendshme të stadiumit, deri në përfundim të dënimit.
  3. Zyrtari i KF Skënderbeu, Gentian Lico, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, dënohet me 2 ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  4. Lojtari i KF Skënderbeu, Mario Gjata, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtar, dënohet me 3 ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  5. Lojtari i KF Laçi, Taleb Khalil, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtar, dënohet me 3 ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  6. FC Lushnja, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, dënohet me gjobë në masën 50.00  lekë. Gjoba të aplikohet në masën 50%.
  7. Zyrtari i FK Kukësi, Florian Biba, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, dënohet me 4 ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Në zbatim të nenit 6/2/b të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes dhe ambientet e brendshme të stadiumit, deri në përfundim të dënimit.
  8. Zyrtari i FC Lushnja, Mario Sula, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, dënohet me 4 ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

*Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 ditëve përpara Komisionit të Apelit.

/r.e/

The post Tirana, Vllaznia e Teuta gjobiten nga Komisioni i Etikës në FSHF appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Teuta dhe Tirana ndajnë pikët në Durrës, sfida mbyllet 1-1

13 December 2025 at 22:14

TIRANË, 13 dhjetor /ATSH/ Teuta dhe Tirana janë ndalur në një barazim 1-1 në stadiumin “Niko Dovana”, në një ndeshje të luftuar nga minuta e parë deri në fund, e vlefshme për javën e 16-të të Superiores.

Bardheblutë e Tiranës e nisën më mirë takimin, duke kaluar shumë shpejt në avantazh.

Që në minutën e 4-t, Ndong gjeti rrugën e rrjetës dhe i dha epërsinë skuadrës kryeqytetase. Pas golit të pësuar, Teuta reagoi duke rritur presionin dhe duke kërkuar me ngulm barazimin.

Përpjekjet e durrsakëve u shpërblyen më pas, kur Beshiraj u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke rikthyer ekuilibrat në rezultat. Pavarësisht rasteve të krijuara nga të dyja ekipet në pjesën e mbetur të ndeshjes, shifrat mbetën të pandryshuara deri në vërshëllimën finale.

Pas këtij barazimi, Tirana mbyll klasifikimin me 8 pikë, ndërsa Teuta renditet në vendin e pestë të tabelës.

/gj.m/r.e/

The post Teuta dhe Tirana ndajnë pikët në Durrës, sfida mbyllet 1-1 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bylis dhe Teuta ndahen në barazim 1-1

7 December 2025 at 15:44

TIRANË, 7 dhjetor /ATSH/ Bylis dhe Teuta ndanë nga një pikë mes tyre, pas barazimit të sotëm 1-1 në duelin e javës së 15-të në Superiore.

Fraksioni i parë u mbyll pa gola, ndërsa e dytë ishte më e luftuar. Teuta kaloi e para në avantazh, me Muço Boçin në minutën e 76-të.

Ballshiotët reaguan menjëherë dhe barazuan shifrat në minutën e 82-të, Ibrahim Mustapha.

Me këtë barazim, Teuta mban vendin e katërt me 23 pikë, ndërsa Bylis renditet në vendin e tetë me 14 pikë.

/gj.m/r.e/

The post Bylis dhe Teuta ndahen në barazim 1-1 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Superliga/ Teuta-Elbasani mbyllet pa fitues, Partizani merr 3 pikët

By: armand
3 December 2025 at 19:09

Këtë të mërkurë u luajtën disa nga ndeshjet e javës së 14-të të Superiores. Barazim pa gola mes Teutës dhe Elbasanit, me skuadrat që në fund ndanë pikët. Në pjesën e parë pati disa raste, por mungoi finalizimi. Në fillimin e pjesës së dytë, në “Niko Dovana” u fikën dritat dhe për rifillimin e sfidës […]

The post Superliga/ Teuta-Elbasani mbyllet pa fitues, Partizani merr 3 pikët appeared first on BoldNews.al.

Vllaznia bie në Shkodër, kuqeblutë munden nga Teuta dhe “lëshojnë” kreun

By: M C
28 November 2025 at 20:43

Vllaznia është mposhtur në ndeshjen e javës së 13-të të Superiores përballë Teutës me rezultatin 0-1.

Goli i vetëm në “Loro Boriçi” u shënua në minutën e 84’ nga Beshiraj, i cili i dha tre pikë të rëndësishme durrsakëve dhe fitoren e parë në Shkodër pas 8 vitesh.

Ekipi i Dobit e mbylli sfidën me 10 lojtarë pas daljes së kuq të Fadairos në minutën e 90’, pasi u vonua të linte lojën në zëvendësim.

Me këtë fitore, Teuta ngjitet momentalisht në vendin e katërt me 21 pikë, ndërsa Vllaznia është e dyta me 24 pikë, një më pak se Elbasani kryesues.

REZULTATI:

Vllaznia 0-1 Teuta

Beshiraj 84’

The post Vllaznia bie në Shkodër, kuqeblutë munden nga Teuta dhe “lëshojnë” kreun appeared first on Albeu.com.

Elbasani mposht Egnatian, Partizani “përmbys” Teutën

9 November 2025 at 19:55

TIRANË, 9 nëntor /ATSH/ Elbasani ka arritur fitoren e katërt radhazi në Kategorinë Superiore, duke mposhtur minimalisht Egnatian me rezultatin 1-0 në ndeshjen e javës së 11-të.

Goli i vetëm i takimit u shënua nga Tsague në minutën e 67-të.

Egnatia mbeti me 10 lojtarë që në minutën e 49-të pas ndëshkimit me të kuq të Jaime, gjë që ndikoi në zhvillimin e lojës.

Me këtë sukses, Elbasani ngjitet në vendin e dytë me 23 pikë, po aq sa Vllaznia kryesuese, ndërsa Egnatia renditet e treta me 19 pikë.

Në ndeshjen tjetër, Partizani mori një fitore dramatike ndaj Teutës me rezultatin 3-2.

Durrsakët mbyllën pjesën e parë në avantazh 2-0, me golat e Macollit dhe Tolit.

Në pjesën e dytë, Partizani reagoi me dy gola të Contrerasit, ndërsa Toma shënoi golin vendimtar në minutën e 86-të, teksa Teuta humbi një 11 metërsh.

Me këtë fitore, të kuqtë mbeten në vendin e tetë me 12 pikë, tre më pak se Teuta.

/gj.m/j.p/

The post Elbasani mposht Egnatian, Partizani “përmbys” Teutën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Elbasani fiton në Vlorë dhe merr kryesimin e Superligës, barazim Dinamo City-Teuta

3 November 2025 at 19:48

TIRANË, 3 nëntor /ATSH/ Sfida Dinamo-Teuta, e vlefshme për javën e 10-të të kampionatit shqiptar të futbollit është mbyllur në barazim pa gola 0-0.

Pas dy fitoreve radhazi në kampionat, Dinamo është ndalur në “Elbasan Arena” nga durrsakët.

Të dyja skuadrat kanë pasur mundësitë e tyre për shënim, por nuk kanë arritur që të dërgojnë dot topin në rrjetë.

“Blutë” e Ilir Dajës kanë luajtur për 30 minuta me një lojtar më pak, për shkak të daljes me karton të kuq të Maliqit në minutën e 62-të.

Pas këtij barazimi, Dinamo ngjitet në kuotën e 18 pikëve në klasifikim, ndërsa Teuta harron humbjen përballë Egnatias dhe me pikën e marrë në Elbasan shkon në kuotën e 15 pikëve në klasifikim.

Në ndeshjen tjetër në Vlorë, Flamurtari u mposht 0-1 nga Elbasani. Goli për vedheblutë u shënua nga Lajthia në minutën e 61-të.

Pas kësaj fitoreje Elbasani mban vendin e parë në renditje me 20 pikë, ndërsa Flamurtari është i fundit me 5 pikë.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Elbasani fiton në Vlorë dhe merr kryesimin e Superligës, barazim Dinamo City-Teuta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Superliga/ Dinamo dhe Teuta ndajnë nga një pikë, Elbasani feston kreun në Vlorë

By: armand
3 November 2025 at 20:14

Këtë të hënë u luajtën disa nga ndeshjet e javës së 10-të të Superiores. Elbasani feston në Vlorë, teksa ka triumfuar 0-1 ndaj Flamurtarit. Goli i vetëm i sfidës erdhi nga Lajthia, çerek ore pas fillimit të pjesës së dytë. Elbasani kryeson tabelën, ndërsa Flamurtari mbyll klasifikimin. Në Elbasan Arena, barazim pa gola mes Dinamos […]

The post Superliga/ Dinamo dhe Teuta ndajnë nga një pikë, Elbasani feston kreun në Vlorë appeared first on BoldNews.al.

Një gol vendos sfidën, Egnatia i shkakton humbjen e parë Teutës

28 October 2025 at 19:30

Egnatia i ka shkaktuar Teutës humbjen e parë sezonale në kampionat. Rrogozhinasit triumfuan minimalisht në shtëpi, në ndeshjen e vlefshme për javën e 9-të të Kategorisë Superiore. Siç edhe pritej, ndeshje nisi me spektakël, me raste në të dyja portat. Buriç dha sinjalin e parë për Egnatian, ndërsa Teuta reagoi me Arifin, gjuajtja e të […]

The post Një gol vendos sfidën, Egnatia i shkakton humbjen e parë Teutës appeared first on BoldNews.al.

Mbyllet Java e 8-të e Superligës, Vllaznia kryeson me 19 pikë

TIRANË, 25 tetor /ATSH/ Takimet Teuta-Flamurtari dhe Partizani-Egnatia mbyllën sot pasdite Javën e 8-të të kategorisë Abissnet Superiore.

Derbi bregdetar përfundoi me fitoren e Teutës me rezultatin 3 me 2. Pë Teutën shënuan: 17′ Gomes, 29′ Arifi, 45’+2′ Boçi, ndërsa për miqtë ishte Trashi në 45’+1′, Bolzan 57’.

Në ndeshjen tjetër, Partizani dhe Egnatia ndanë nga një pikë, me barazim pa gola, në një ndeshje shumë të luftuar por me pak raste për shënim e ku Partizani e pa veten me 10 lojtarë, pasi Gudjuf mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 88-të.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 8
E premte, 24 tetor
Vora – Dinamo City                        0-2
Vllaznia – Tirana                            3-1
AF Elbasani – Bylis                         2-1
E shtunë, më 25 tetor
Partizani – Egnatia                         0:0
Teuta – Flamurtari                         3:2

The post Mbyllet Java e 8-të e Superligës, Vllaznia kryeson me 19 pikë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌