Sokol Daci, berberi i cili mbeti i plagosur me armë zjarri nga atentati i regjistruar tre ditë më parë në berberhanen e tij në Rrilë të Lezhës, vijon të jetë i shtruar në Spitalin e Traumës në Tiranë. Ai u qëllua me tre plumba, ndërsa mësohet se gjendja e tij shëndetësore së fundmi raportohet e […]
Mëngjesin e sotëm, është përmirësuar gjendja shëndëtësore e berberit 30-vjeçar që mbeti i plagosur aksidentalisht në atentatin në Lezhë. 30-vjeçari Sokol Daci, ndodhet në gjendje më të mirë shëndetësore se sa ditën e djeshme. Ai është koshient, por, vazhdon i intubuar në reanimacion.
Mësohet se i riu ka probleme abdominale, i stabilizuar per momentin.
Sipas bluzave të bardha, plagët e shkaktuara në pjesën e barkut, janë ata të cilat e rëndojnë më shumë gjendjen e të plagosurit.
I riu ka marrë katër plumba në trup. Ai ishte “viktimë” e pafajshme e ngjarjes pasi ndodhej në vendin e tij të punës, në berberhanen në Rrilë të Lezhës. Ai së fundmi ishte bërë edhe prind dhe është baba i një fëmije 7-muajsh.
Lidhur me ngjarjen policia e Lezhës shpalli në kërkim 4 persona, tre të rinj nga fisi Ndoka dhe Merando Nikulajn që dyshohet se ishte shënjestra e atentatit dhe ndodhej brenda në berberhane, i shoqëruar nga polici me iniciale B.K. i cili u ndalua me urdhër të prokurorisë për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.
Merando Nikulaj, ka qenë bashkë me policin me iniciale B.K. duke darkuar dhe pasi kanë përfunduar darkën kanë shkuar në Rrilë për t’u qethur.
Dyshohet se autorët të cilët kanë qenë me dy automjete, një “Audi” dhe “Passat” i kanë vëzhguar dhe kanë ndjekur lëvizjet e tyre deri kur kanë mbërritur në berberhane dhe më pas ka ndaluar duke zbrituar nga makinat.
Dy kanë qëlluar me armë zjarri. Ndërkohë ka pasur edhe shkëmbim zjarri, polici në berberhane është kundërpërgjigjur, por brenda në berberhane është gjetur një çantë krahu me një krehër brenda, por ishin hequr kartat e identitetit. Ka dyshime për një armë të dytë të përdorur nga personat që ndodheshin brenda në berberhane.
Shkaqet e ngjajres dyshohet një konflikt midis të rinjve të fisit Nikulaj dhe Ndoka të ndodhur në 9 mars 2025 në Shëngjin.
Ngjarja e cila asokohe nuk u hetua siç duhet nga policia dhe zyrtarisht deklaroi se ishte aksident me motor dhe makinë.
Është ndaluar me urdhër të Prokurorisë polici i cili ndodhej brenda berberhanes në Rrilën e Lezhës mbrëmjen e djeshme (1 shkurt), ku dyshohet se iu bë atentat 21-vjeçarit Merando Nikulaj.
Polici me iniciale B.K., mësohet se është ndaluar pasi akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.
Ai ka qenë prezent brenda në berberhanen ku ndodhej edhe Merando Nikulaj dhe gjatë sulmit me armë, efektivi është kundërpërgjigjur autorëve me armë zjarri.
Lidhur me ngjarjen autoritetet po vijojnë kontrollet në zonë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e të përfshirëve.
Kujtojmë se nga breshëria e plumbave mbeti i plagosur Sokol Daci 30 vjeç, pronar i berberhanes.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se nga hetimet e deritanishme rezulton se 30-vjeçari nuk ishte shënjestër e sulmit, pasi në berberhane ndodheshin edhe 4 persona të tjerë, ndër ta edhe Merando Nikulaj, nipi i Ardian Nikulajt, i cili dyshohet të ketë qenë shënjestra e atentatit.
Deri në këto momente Nikulaj nuk është shoqëruar dot për t’u marrë në pyetje, ndërsa policia po ushtron kontrolle në disa biznese dhe banesa për ta shoqëruar.
Ka dyshime të forta që 21-vjeçari Merando Nikulaj mund të jetë plagosur, për shkak se teksa largohej ai shfaqet në kamerat e sigurisë duke ecur me vështirësi.
VRASJA E ARDIAN NIKULAJT
Ishte prilli 2023 ku Ardian Nikulaj po qëndronte ulur brenda lokalit të tij, kur portugezi, Ruben Saraiva me skafandër dyshohet se hyri dhe qëlloi disa herë me pistoletë, duke e lënë të vdekur në vend.
Për kryerjen e kësaj vrasje urdherues dyshohet se eshte Edmond Haxhia, i cili ne bashkepunim me shtetasit e huaj, për ditë me radhë vëzhguan Nikulajn në hotel për të kronometruar momentin e ekzekutimit.
Pas ngjarjes, një pjesë e vrasësve u larguan nga Rinasi dhe të tjerë në rrugë tokësore në Greqi, por shumë shpejt u arrestuan një e nga një.
Sokol Daci mbeti i plagosur pas të shtënave me armë të raportuara në një berberhane në Lezhë.
30-vjeçari pas plagëve të marra u transportua për trajtim mjekësor te Trauma. Policia ka dyshime se mund të jetë një tjetër person i plagosur. Ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Vetë 30-vjeçari që mbeti i plagosur nuk rezulton me precedent penalë. Pasi kanë qëlluar, autorët me automjetet e tyre kanë lëvizur në drejtim të rrugës së Shën Kollit. Autorët kanë qenë të veshur me kamuflazhe e me kapuç.
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e regjistruar mbrëmjen e kaluar në Lezhë, ku mbeti i plagosur, 30-vjeçari Sokol Daci. Ngjarja u regjistrua në vendin e njohur si “Kthesa e Rrilës”, ku persona ende të paidentifikuar hapën zjarr drejt një berberhane duke lënë të plagosur 30-vjeçarin, që rezulton dhe pronari i biznesit. […]
Personi që shihni në foto është 30-vjeçari Sokol Daci, i cili një ditë më parë mbeti i plagosur nga breshëria e plumbave në Rrilë të Lezhës.
Sipas informacioneve, i riu ndodhet në gjendje stabel. Mësohet se 30-vjeçari ka tre plagë, një në shpatull, një në bark dhe një në këmbë.
Ngjarja e rëndë ndodhi brenda një berberhane në pronësitë e 30-vjeçarit Daci.
Po ashtu, bëhet e ditur se kur ndodhi ngjarja, brenda ishin disa persona, mes tyre edhe një efektiv policie dhe një anëtar i fisit Nikulaj. Polici në dëshminë e tij ka deklaruar se nuk i ka parë autorët.
Pas ngjarjes autori/ autorët janë larguar në drejtim të paditur, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punojnë për identifikimin dhe kapjen e tyre.
Njoftimi:
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 21:00, salla operative e DVP Lezhë është njoftuar se në qendër të fshatit Rrilë, Lezhë, ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore, ku ka rezultuar se ka mbetur i plagosur shtetasi S. D., 30 vjeç, banues në Rrilë. I plagosuri është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi S. D. ndodhej në biznesin e tij në momentin kur është qëlluar me armë zjarri.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po kryejnë krehjen e zonës, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
TIRANË, 13 janar /ATSH/ KF Teuta ka zyrtarizuar afrimin e Klejdi Dacit, duke e bërë sulmuesin 26-vjeçar përforcimin më të ri të skuadrës durrsake. Daci rikthehet te bregdetarët pas një eksperience jashtë vendit, ku ishte pjesë e klubit uzbek OKMK Olmaliq.
Futbollisti kishte veshur më parë fanellën e Teutës deri në verën e vitit 2024, ndërsa tani kthehet për të dhënë kontributin e tij në fazën e dytë të sezonit.
Klubi njoftoi se lojtari i është bashkuar menjëherë ekipit dhe ka nisur përgatitjet në Durrës për sfidën e radhës ndaj Dinamos.
“Klejdi Daci është zyrtarisht pjesë e KF Teuta! Sulmuesi bashkohet me skuadrën pas eksperiencës me OKMK Olmaliq dhe ka nisur menjëherë përgatitjet në Durrës për ndeshjen ndaj Dinamos. Mirë se erdhe, Klejdi”, thuhet në njoftimin e klubit.
Daci e njeh mirë futbollin shqiptar, pasi gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Kukësin, Kastriotin si dhe me ekipet e të rinjve të Partizanit. Rikthimi i tij pritet të shtojë alternativat në repartin ofensiv të Teutës, në synimin për rezultate pozitive në vijim të kampionatit.
KISHINEV, 12 janar /ATSH-AFP/ – Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu deklaroi se do të votonte pro nëse do të mbahej një referendum për ribashkimin me Rumaninë, anëtare e Bashkimit Evropian dhe e NATO-s, në një intervistë të publikuar sot në një portal britanik.
Liderja pro evropiane denoncon rregullisht ndërhyrjet e Rusisë në këtë republikë të vogël, kryesisht folëse e gjuhës rumune, me 2,4 milionë banorë, ish-republikë sovjetike e vendosur midis Rumanisë dhe Ukrainës.
Ajo tha në një intervistë për podcastin britanik ”The rest is politics” se po bëhet ”më e vështirë për një vend të vogël si Moldavia të mbijetojë si demokraci, vend sovran, dhe sigurisht të rezistojë ndaj Rusisë”.
”Nëse do të kishim një referendum, unë do të votoja për ribashkimin me Rumaninë”, shtoi ajo duke theksuar megjithatë se sipas sondazheve ”nuk ka sot një shumicë që mbështet bashkimin e Moldavisë me Rumaninë”.
Nën presidencën e Sandusë, Moldavia ka paraqitur kandidaturën për t’u anëtarësuar në BE, një objektiv që ajo e përshkroi në këtë intervistë si realist.
Negociatat për anëtarësim kanë filluar në vitin 2025.
Partia e Sandusë fitoi zgjedhjet legjislative në shtator, duke ruajtur kursin pro evropian të Moldavisë.
Ajo u zgjodh për një mandat të dytë në vitin 2024.
Moldavia ishte e bashkuar me Rumaninë midis dy luftërave botërore, para se të aneksohej nga Bashkimi Sovjetik.
Ajo shpalli pavarësinë gjatë shpërbërjes së BS në vitin 1991./ /Ad.Ab./ a.jor.
TIRANË, 12 janar/ATSH/ Skuadra e Teutës zyrtarizoi sot rikthimin e sulmuesit Klejdi Daci. Futbollisti 26-vjeçar ishte larguar nga klubi durrsak verën e vitit 2024, kur firmosi me OKMK Olmaliq në Uzbekistan.
“Në mënyrë zyrtare, Klejdi Daci është pjesë e KF Teuta! Sulmuesi bashkohet me skuadrën pas eksperiencës me OKMK Olmaliq dhe ka nisur menjëherë përgatitjet në Durrës për ndeshjen ndaj Dinamos. Mirë se erdhe, Klejdi!”, njofton klubi.
Daci ka njohje të mirë me kampionatin shqiptar, pasi më parë ka luajtur edhe me Kukësin, Kastriotin dhe të rinjtë e Partizanit.
Skuadra e Teutës zyrtarizon rikthimin e sulmuesit Klejdi Daci. 26-vjeçari ishte larguar nga klubi durrsak verën e vitit 2024, kur firmosi me OKMK Olmaliq në Uzbekistan. ”Në mënyrë zyrtare, Klejdi Daci është pjesë e KF Teuta! Sulmuesi bashkohet me skuadrën pas eksperiencës me OKMK Olmaliq dhe ka nisur menjëherë përgatitjet në Durrës për ndeshjen ndaj Dinamos. Mirë se erdhe, Klejdi”…
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, ndërroi jetë më 1 janar 2026.
Akademik Daci kishte qenë deputet i Kuvendit të Kosovës nga viti 2001 deri më 2011, ndërkaq e kishte udhëhequr organin ligjvënës për dy mandate në periudhën 2000-2004 dhe 2004-2006.
Në periudhën kur udhëhoqi Kuvendin e Kosovës ishte pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Foto: Instagram
Një reagim në lidhje me këtë e ka bërë edhe këngëtari i njohur shqiptar, Yll Limani.
I njëjti e ka përkujtuar përmes një postimi të shpërndarë me ndjekësit në InstaStory.
"Pusho në paqe, Akademik Nexhat Daci. Njëri prej njerëzve që la gjurmë që nuk shlyhen kurrë në arsimin, kulturën dhe formimin e shtetit të Kosovës", ka shkruar ai.
Tutje mes tjerash theksoi: "I përjetshëm kujtimi për ju". /Telegrafi/
PRISHTINË, 2 janar /ATSH/ Me nderime shtetërore iu dha sot lamtumira e fundit akademikut dhe njërit nga themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Nexhat Daci.
Ai u varros në varrezat e Dragodanit në Prishtinë.
Para ceremonisë së varrimit është mbajtur akademi përkujtimore dhe homazhe në hollin e Kuvendit të Kosovës.
Në akademi është nderuar jeta, vepra dhe kontributi që Daci dha për ndërtimin e shtetit të Kosovës.
Nga krerët e shtetit u vlerësua lart kontributi i tij në formimin e institucioneve të Kosovës, me ç’rast u tha se ka lënë gjurmë të pashlyeshme, me maturinë dhe qetësinë e tij karakteristike.
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës iku nga kjo jetë në moshën 81-vjeçare. /KosovaPress/
Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e saj të 284-të, e cila është zhvilluar në formë elektronike.
Në këtë mbledhje, Qeveria ka marrë vendim që të ndajë 10,000 euro për mbështetje financiare, me qëllim të mbulimit të shpenzimeve të funeralit të veprimtarit të shquar të Republikës së Kosovës, Akademik Nexhat Daci.
Me nderime shtetërore iu dha lamtumira e fundit akademikut dhe njërit nga themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Nexhat Daci.
Ai është varrosur në varrezat e Dragodanit në Prishtinë.
Para ceremonisë së varrimit është mbajtur akademi përkujtimore dhe homazhe në hollin e Kuvendit të Kosovës.
Në akademi është nderua jeta, vepra dhe kontributi i Dacit që kishte dhënë për ndërtimin e shtetit të Kosovës.
Nga krerët e shtetit kontributi i tij në formimin e institucioneve të Kosovës u vlerësua lart, me ç’rast u tha se ka lënë gjurmë të pashlyeshme, me maturinë dhe qetësinë e tij karakteristike.
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës iku nga kjo jetë në moshën 81-vjeçare.
TIRANË, 2 janar/ATSH/ Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka shprehur sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të akademik Nexhat Dacit, personalitet i shquar i shkencës, arsimit universitar dhe jetës institucionale e politike në Kosovë.
Në letrën e ngushëllimit drejtuar Kryesisë së Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ASHSH shprehet se “akademik Nexhat Daci do të kujtohet për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në zhvillimin e shkencës së kimisë, për përkushtimin shumëvjeçar në formimin e brezave të rinj të studiuesve dhe pedagogëve si dhe për angazhimin e tij aktiv në ndërtimin dhe forcimin e institucioneve akademike dhe shtetërore të Kosovës”.
ASHSH thekson se veprimtaria e tij shkencore, e shoqëruar me përvojë të gjerë ndërkombëtare, ka kontribuar ndjeshëm në afirmimin e shkencës shqiptare në hapësirën akademike evropiane dhe më gjerë.
“Si anëtar e drejtues i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës në periudhë të rëndësishme të historisë së saj, ai dha një kontribut të çmuar në konsolidimin e rolit të Akademisë si institucion kyç i mendimit shkencor dhe kulturor, duke nxitur bashkëpunimin ndërakademik, dialogun shkencor dhe ruajtjen e standardeve të larta akademike”, vijon letra.
“Në periudhën kur akademik Nexhat Daci ushtronte detyrën e Kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës u konsoliduan marrëdhënie të qëndrueshme bashkëpunimi ndërmjet Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, të materializuara përmes protokolleve të bashkëpunimit dhe nismave të përbashkëta shkencore, duke kontribuar në forcimin e lidhjeve ndërinstitucionale dhe në bashkërendimin e komunitetit shkencor shqiptar”, cilësohet në të.
Sipas ASHSH, gjatë angazhimit të tij në jetën politike dhe institucionale të Kosovës, përfshirë ushtrimin e funksionit të Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, u shfaq si një figurë publike me cilësi të veçanta që e konsideronte dijen, përgjegjësinë institucionale dhe shërbimin ndaj shoqërisë si vlera të pandashme.
ASHSH thekson në letër se i shpreh në emër të Asamblesë së ASHSH-së, solidaritetin e plotë Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ngushëllimet më të ndiera familjes së akademik Nexhat Dacit, si dhe gjithë bashkëpunëtorëve dhe kolegëve të tij.
Në akademinë përkujtimore për ish-kryetrarin e Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci u nderua jeta, vepra dhe kontributi i tij që kishte dhënë për ndërtimin e shtetit të Kosovës.
Nga krerët e shtetit kontributi i tij në formimin e institucioneve të Kosovës u vlerësua lart, me ç’rast u tha se gjurmë të pashlyeshme, me maturinë dhe qetësinë e tij karakteristike.
Gjatë fjalimit të saj, presidentja Vjosa Osmani tha se duke qenë qenë në shërbim të kauzës për liri dhe pavarësi, për akademik Nexhat Dacin, historia flet me një respekt të jashtëzakonshëm.
Kontributin e tij në formimin e institucioneve të Kosovës, Osmani e vlerësoi si të qetë por të thellë.
“I përket kategorisë së njerëzve për të cilët historia flet me respekt të jashtëzakonshëm. Jemi mbledhur për t’ia thënë lamtumirën akademikut, Nexhat Dacit, burrë shtetas, dijetar dhe intelektual i përkushtuar me dije të thellë, integritet personal dhe përkushtim të palëkundur, ai i shërbeu Kosovës si kryetar kuvendi, UD i presidentit, deputet akademik dhe drejtues i institucioneve shkencore duke lënë gjurmë të pashlyeshme në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe zhvillimin e mendimit shkencor në vendin tonë... Në periudhat më të rënda për popullin tonë, ai u rreshtua me vendosmëri në shërbim të kauzës për liri dhe pavarësi duke qenë bashkëpunëtor i afërt i presidentit historik Ibrahim Rugova në këtë kauzë. Kontributi i tij në formimin e institucioneve të Kosovës ishte i qetë por i thellë, si kryetar Kuvendi, ai e kuptonte se demokracia nuk ishte vetëm procedurë por edhe kulturë, jo vetëm rregull por edhe respekt. Ai besonte në dialog, ligj, argument dhe në forcën e institucioneve që e mbijetojnë secilin individ”, tha Osmani.
Ndërkohë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se me maturinë e qetësinë e tij karakteristike, Daci dha shembull se si duhet kuvenduar dhe si duhej zhvilluar beteja politike nga foltorja dhe ulëset e Kuvendit.
“Në ditën e dytë të këtij Viti të Ri, sot me dy janar një rast morti na ka bërë bashkë këtu në sallën e seancave plenare të Kuvendit. Në një periudhë të ndërmjetme për institucionin legjislativ të Republikës sonë, teksa legjislatura e kaluar është shpërndarë, ndërkaq e reja ende nuk është zgjedhur dhe konsoliduar, ky mort na bëri të bashkohemi këtu në kuvendin e Republikës... Vdekja e Dacit na ka mbledhur sepse karriera e tij politike është lidhur ngushtë me këtë vend dhe këtë institucion. Në Kosovën që sapo ishte çliruar 1999, kur po viheshin themelet e një rendi të ri politik e vleror drejt demokracisë, e ku më së pari po ndryshonin rregullat e të folurit në publik, Nexhat Daci e pati për detyrë ta drejtonte diskutimin në kuvendin e Kosovës nga pozita e kryetarit. Me maturinë dhe qetësinë e tij karakteristike, ai dha shembull se si duhej kuvenduar në këtë kuvend dhe si duhej zhvilluar betejat politike nga foltorja dhe ulëset e këtij kuvendi”, tha Kurti.
Ndërsa, kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha tha se falë angazhimit të tij, rezistenca paqësore në vend mori kuptim të thellë dhe u shndërrua në një projekt të qëndrueshëm politik dhe moral për Kosovën.
“Sot jemi mbledhur për të nderuar jetën, veprën e akademikut dhe ish kryetarit Nexhat Daci, një personalitet i rrallë që bashkoi dijen me shtetin, mendimin akademik me përgjegjësinë publike, urtësinë personale me interesin e përgjithshëm të Republikës sonë.. Daci e ndërtoi jetën e tij mbi themelet e palëkundura, me dije të thellë dhe përkushtim të jashtëzakonshëm për interesat e popullit që ai i takonte.. Për akademikun Daci, dija ishte akademi e shenjtë publike dhe shtylla e vetme që duhej të planifikohej zhvillimi i shtetit dhe shoqërisë sonë. Si kuadër dhe intelektual i hershëm, gjatë periudhës së represionit ai kontribuoi në ndërtimin dhe zhvillimin e strukturave paralele veçanërisht në fushën e arsimit, falë angazhimit të tij rezistenca paqësore mori kuptim të thellë dhe u shndërrua në një projekt të qëndrueshëm politik dhe moral për Kosovën”, tha Basha.
Në emër të familjes para atyre që kishin ardhur për ta nderuar jetën dhe veprën e tij, foli e bija e akademikut të njdere, Majlinda Daci. Ajo shprehu mirënjohje për respektin dhe fjalët e mira që iu kushtuan sot ish-kryetarit të Kuvendit, Nexhat Daci.
Ajo tha se prania e të gjithëve është një dëshmi e dashurisë dhe vlerësimit që ai ka gëzuar gjatë gjithë jetës së tij.
“Në emër të familjes shprehim falënderimin dhe mirënjohjen më të thellë, për respektin, nderimin dhe fjalët e mira që sot iu janë kushtuar babit tonë. Prania juaj këtu është dëshmi e dashurisë dhe vlerësimit që ai ka gëzuar gjatë gjithë jetës së tij. Sot nuk jemi mbledhur vetëm për të kujtuar një akademik, profesor apo udhëheqës institucional, sot e kujtojmë një njeri që jetën e tij e jetoi me dinjitet, sakrificë dhe shërbim të pandërprerë ndaj dijës, vendit dhe njerëzve. Babi qysh herët që nga mosha 4 vjeçare jeta ia vuri mbi supe barrën e rëndë të rritjes pa prindër, ishte një fillim i vështirë, por për babin kjo mungesë u shndërrua forcë, dhimbja në karakter, e vështirësia në vullnet të palëkundur për të ecur përpara. Nga ajo fëmijëri e vështirë ai ndërtoi themelet e një jete të jashtëzakonshme. Qysh herët ai ishte i përcaktuar të jetoj dhe punoj për Kosovën”, u shpreh Daci.
Përveç akademisë përkujtimore, sot janë mbajtur edhe homazhe në hollin e Kuvendit të Kosovës. Në ora 13:40 në nderime shtetërore do të varroset Nexhat Daci në varrezat e Dragodanit në Prishtinë. Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës iku nga kjo jetë në moshën 81-vjeçare. /KP/
Në Akademinë Përkujtimore për veprën dhe jetën e ish-kryetarit të Kuvendit, Nexhat Daci, presidentja Vjosa Osmani shprehu ngushëllimet më të thella për vdekjen e tij.
Në fjalën e saj, Osmani tha se Daci do të kujtohet si burrështetas, dijetar e intelektual i përkushtuar.
“Jemi mbledhur për të ia thënë lamtumirën akademik Nexhat Dacit, burrështetas, dijetar dhe intelektual i përkushtuar. Me dije të thellë, integritet personal dhe përkushtim të palëkundur ai i shërbeu Kosovës si kryetar Kuvendi, ushtrues detyre i Presidentit, deputet, akademik dhe drejtues i institucioneve shkencore, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe në zhvillimin e mendimit shkencor në vendin tonë”, u shpreh e para e vendit.
“Në vendin tonë ka njerëz që shfaqen në kohë të qeta, dhe ka njerëz që formësohen në kohë të vështira. Akademik Nexhat Daci i përkiste kësaj të dytës. Në periudhat më të rënda të popullit tonë, ai u rreshtua me vendosmëri në shërbim të kauzës për liri e pavarësi, duke qenë bashkëpunëtor i afërt i presidentit historik, Ibrahim Rugova në këtë kauzë”, tha ajo.
E para e vendit në përfundim të fjalës së saj tha se sot nuk po i jepet lamtumira vetëm një njeriu, por një epoke të maturisë e dijes.
“Nuk po i themi lamtumirë vetëm një njeriu, por një epoke të maturisë e dijes. U prehtë i qetë në dheun e Kosovës së lirë dhe qoftë i përjetshëm kujtimi për akademik Nexhat Daci”, përfundoi Osmani. /kp/
PRISHTINË, 2 janar/ATSH/ Në Kuvendin e Kosovës po mbahen sot homazhe në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, i cili u nda të enjten nga jeta.
Homazhet po zhvillohen në praninë e familjarëve, përfaqësuesve institucionalë, bashkëpunëtorëve dhe qytetarëve, të cilët po bëjnë nderimet për të ndjerin, në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për kontributin e tij në jetën institucionale dhe politike të vendit.
Homazhet në Kuvendin e Kosovës do të vazhdojnë edhe gjatë ditës, ndërsa ceremonia mortore do të zhvillohet sipas agjendës së përcaktuar nga familja. /Kosovapress/
Akademikut Nexhat Daci do t’i jepet lamtumira e fundit sot (02/02/2026), në një ceremoni solemne me nderime shtetërore, ndërsa prehja e tij e përhershme do të jetë në varrezat e Dragodanit.
Familjarët kanë bërë publike detajet e agjendës zyrtare të ceremonisë mortore.
Sipas njoftimit, homazhet për të ndjerin do të zhvillohen në hollin e Kuvendit të Kosovës, në intervalin kohor nga ora 09:00 deri në 11:45.
Më pas, nga ora 12:00 deri në 12:45, në sallën plenare të Kuvendit do të mbahet akademia përkujtimore, në nderim të jetës dhe veprimtarisë së tij akademike dhe publike.
Ceremonia e varrimit është paraparë të zhvillohet nga ora 13:40 deri në 14:20, ndërsa e pamja do të mbahet gjatë ditëve 3, 4 dhe 5 janar.
PRISHTINË, 1 janar/ATSH/ Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-kryeparlamentarit të Kosovës, akademikut dhe profesorit Nexhat Daci.
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci ndërroi jetë në moshën 81-vjeçare.
Në mesazhin e saj të ngushëllimit, Osmani e ka cilësuar Dacin si një personalitet të rrallë që ka bashkuar dijen shkencore, përkushtimin akademik dhe angazhimin institucional, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën politike, akademike dhe shkencore të vendit, shkruan KosovaPress.
Ajo ka theksuar se gjatë viteve të ’90-ta, në periudhën më të vështirë për popullin e Kosovës, akademik Daci ka dhënë kontribut të çmuar për kauzën e lirisë dhe pavarësisë, si bashkëpunëtor i afërt i Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova.
Sipas Osmanit, kontributi shumëdimensional i Nexhat Dacit në ndërtimin e shtetit, në zhvillimin e arsimit të lartë dhe në avancimin e shkencës do të mbetet pjesë e rëndësishme e historisë institucionale dhe intelektuale të Kosovës.
“Në këto çaste të rënda, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Daci, miqtë, bashkëpunëtorët dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin dhe të punojnë me të”, ka thënë Osmani. /Kosovapress/