Rama takim me komunitetin e biznesit: Paqja Fiskale, s’do ketë më inspektime
Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të martë një takim me komunitetin e biznesit.
Ai foli për Paqen Fiskale, ku tha se nuk do të ketë më inspektime apo burokraci.
“Sot është ligj, pavarësisht disa debateve të cilat nuk e adresuan dot thelbin e kësaj nisme, ne jemi në kushtet kur, duke filluar nga janari, mund ta zbatojmë këtë nismë. Është nismë për të ndërtuar një urë të re besimi dhe veprimi të shëndetshëm mes administratës tatimore dhe sipërmarrjes. Nuk është një shpikje e jona; vetë togfjalëshi Paqe Fiskale ka lindur në Romën e vjetër dhe është instrument i përdorur me mijëra vjet. Një instrument për t’i dhënë sipërmarrjeve që s’janë në konflikt me ligjin dhe që figurojnë në regjistrat e shtetit si kontribuues legjitim. Ky rishikim i jep mundësi sipërmarrjeve të korrigjohen, vetëkorrigjohen. Për çdo pasqyrë të korrigjuar, fitimi tatohet vetëm 5%.
Kjo rrit formalizmin, nuk cenon integritetin ligjor të këtij ndërveprimi dhe ndihmon një proces ku sipërmarrja fokusohet te puna dhe te sfidat e veta, pa pasur barrën e të metave të së shkuarës. Shkon paralel me një adresim të përgjithshëm të gjobave, të cilat sipas periudhave dhe vjetërsisë shkojnë nga fshirja totale te pagimi përmes kësteve, prapë me lehtësira.
Në themel ka marrëveshjen me sipërmarrjen mbi përcaktimin e tavanit të ri të fitimit, bazuar në një projeksion shkencor të fitimit mbi fitimin e viteve të shkuara, plus mbi propozimin për të pranuar si fitim të vitit një shifër X. Administrata bie dakord dhe s’ka asnjë lloj inspektimi që rëndon shpesh herë shumë më tepër se barra fiskale“, shprehet Rama.
