Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 22 December 2025Main stream

22:43 Ja si u vlerësua Armando Broja nga mediat angleze

By: MB
21 December 2025 at 22:43

Armando Broja la shenjën e tij në Premier Ligë me golin e parë të tij që kur i është bashkuar skuadrës së Burnleyt.

Një gol me peshë pasi ndali serinë prej 7 humbjesh radhazi të ekipit, duke siguruar barazimin 1-1.

Dhe natyrshëm për Brojën kanë ardhur edhe vlerësimet në shtypin anglez.

Portali pranë klubit, “Burnley Express”, i cili i kushtohet qytetit dhe krahinës së Lenkshajër, në vlerësimet për futbollistët, ka zgjedhur Brojën ndër më të mirët, duke i vendosur notën 7 për paraqitjen e djeshme si zëvendësues.

“Gjeti rrjetën për herë të parë me ngjyrat e Bërnlit, duke çuar në objektiv krosimin e shkëlqyer të Eduards për të barazuar. Thuajse siguroi me vrull edhe një gol fitoreje”, shkruhej në përshkrimin për vlerësimin që i ishte bërë Brojës. m.p.

22:33 Barcelona gjen lojtarin që i mungon te Juventus, kushton 70 milionë euro

By: MB
21 December 2025 at 22:33

Barcelona është vënë në kërkim të një qendërmbrojtësi. Deri më sot janë përmendur disa emra, por së fundmi ka dalë një emër i ri në skenë: Gleison Bremer.

Qendërmbrojtësi brazilian i Juventus duket se ka cilësitë e kërkuara nga Hansi Flick për t’i besuar drejtimin e qendrës së mbrojtjes, një repart që ka shfaqur mjaft probleme këtë sezon dhe largimi i Inigo Martinez gjatë verës ka lënë një boshllëk tejet të madh.

28-vjeçari ka një kontratë deri në vitin 2029 dhe duke ditur rëndësinë që ka te mbrojtja e Juventus, vështirë se bardhezinjtë mund të heqin dorë prej tij. Mediet spanjolle bëjnë me dije se Barcelona është e gatshme të ofrojë 60-70 milionë euro për Bremer, shifër që mund t’i bëjë bardhezinjtë të ndërrojnë mendje. m.p.

Aston Villa regjistron fitoren e 7-të radhazi, mund Manchester United dhe ëndërron titullin

By: armand
21 December 2025 at 22:27

Aston Villa mori një sukses 2-1 ndaj Manchester United në ndeshjen e javës së 17-të të Premier League, të luajtur në “Villa Park”. Me këtë fitore, vendasit ngjiten në vendin e tretë në renditje, vetëm 3 pikë prapa Arsenalit dhe 1 pikë pas Manchester Cityt. Ndeshja nisi me dominim të Aston Villas në gjysmën e […]

The post Aston Villa regjistron fitoren e 7-të radhazi, mund Manchester United dhe ëndërron titullin appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Gol prej bomberi, Kurtulan vazhdon të shkëlqejë në Turqi

By: admin
21 December 2025 at 22:48

Ish-futbollisti i Shpresave Arda Kurtulan, po zhvillon një sezon të shkëlqyer me Goztepe, e cila po lufton në këtë edicion për një vend në Kupat e Europës. Por, edhe pse anësori i djathtë është një titullar fiks në Superligën turke dhe dhuron paraqitje shumë të mira, ai vazhdon të injorohet nga Silvinho

Dhe Kurtulan, i cili rreshtohet si anësor i djathtë, një pozicion ku Shqipëria ka vazhdimisht probleme, ka lënë shenjë sot me një gol në ndeshjen ndaj Samsunspor.

Pas një asisti nga e majta të Huan Santos, ai u zhyt në zonë duke devijuar topin për ta çuar në rrjetë si një bomber i mirëfilltë, duke i dhënë avantazhin ekipin të tij në këtë duel (SHIH VIDEON E GOLIT).

Arda Kurtulan është i lindur në Stamboll, teksa origjina e tij e largët shqiptare nuk është harruar. Pjesë e moshave të Maqedonisë së Veriut, sulmuesi u pikas në miqësoren që Shpresat tona humbën 3-1 kundër fqinjve tre vite më parë, shkruan Albeu.com.

Lidhja me Shqipërinë daton vite më parë, me familjen e tij që emigroi drejt Turqisë nga Gostivari. Pas ofertes se bere, sulmuesi ka pranuar ofertën e Shqipërisë, ndersa ai tani është i pajisur me pasaportë shqiptare.

The post VIDEO/ Gol prej bomberi, Kurtulan vazhdon të shkëlqejë në Turqi appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Intervista që po bën xhiron e rrjetit, futbollisti 10-vjeçar: Barça më largoi dhe nuk më shpjegoi pse, Jamal kujton se është Mesi

By: admin
21 December 2025 at 22:32

Në dy ditët e fundit në rrjete sociale është shpërndarë me shpejtësi një intervistë që është publikuar në Spanjë pas një turneu fëmijësh.

Niko Garrido, lojtari 10-vjeçar i Sant Andreu, dha një intervistë për “El Chiringuito TV”, ku shpjegoi se ishte tifoz me Barcelonën, edhe pse për momentin ishte i inatosur me katalanasit.

“Jam tifoz me Barcelonën, por jam i inatosur me ta. Pse? Sepse më morën në ekip kur isha 7 vjeç dhe pastaj më larguan. Nuk ma shpjeguan pse”, tha lojtari me pamje shumë serioze.

Megjithatë, ai mbetej tifoz me katalanasit teksa zbuloi se idhulli i tij ishte Karles Pujol. Ndërsa kishte kritika edhe për Lamin Jamal. “Mua më pëlqen se si luan. Por është vetëm 18 vjeç dhe kujton se është Mesi”, ishin fjalët e djaloshit që kanë bërë xhiron e rrjetit me miliona shikime.

The post VIDEO/ Intervista që po bën xhiron e rrjetit, futbollisti 10-vjeçar: Barça më largoi dhe nuk më shpjegoi pse, Jamal kujton se është Mesi appeared first on Albeu.com.

Barça vazhdon të fluturojë me Raphinha e Yamal

By: admin
21 December 2025 at 20:33

Java e 17-të e La Ligës konfirmon Barcelonën si udhëheqëse, me fitoren e tyre të tetë radhazi pas humbjes në El Clasico.

Flick dhe skuadra e tij janë të pandalshëm, duke mposhtur Villarrealin 2-0 pavarësisht disa gabimeve në mbrojtje.

Raphinha zhbllokoi sfidën me një penallti në minutën e 10-të, ndërsa Yamal vulosi fitoren në minutën e 53-të.

Kështu katalanasit vazhdojnë të fitojnë, duke u mburrur me shifra të pabesueshme: 46 pikë dhe pesëmbëdhjetë fitore në 18 ndeshje të La Ligës, 51 gola të shënuar dhe një epërsi prej 4 pikësh ndaj Real Madridit.

Ndërkohë, Villarrealit i është ndërprerë seria e fitoreve, duke rënë në vendin e katërt me 35 pikë. Atlético i ka kaluar, por Amarillo Submarino ka luajtur dy ndeshje më pak se tre të parat në ligë.

The post Barça vazhdon të fluturojë me Raphinha e Yamal appeared first on Albeu.com.

Manchester United humbet përsëri

By: admin
21 December 2025 at 20:30

Aston Villa kundër Manchester United përmbylli raundin e 17-të të Premier League, me ekipin vendas që triumfoi me rezultatin 2-1 në Villa Park.

Të besuarit e Emery zhbllokuan sfidën në minutën e 45-të me anë të Rogers, i ndjekur nga një gol i menjëhershëm barazimi nga Cunha (48′) para përfundimit të pjesës së parë.

Rogers ishte protagonist përsëri në pjesën e dytë, duke kompletuar dopietën në minutën e 57-të për të vulosur fitoren. Aston Villa është në ve d të tretë, tri pikë pas liderit Arsenal dhe një pikë pas Manchester City-t të vendit të dytë.

Nga ana tjetër, Manchester United mbetet i bllokuar në 26 pikë, me zonën e Ligës së Kampionëve që po i largohet gjithnjë e më shumë.

The post Manchester United humbet përsëri appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 21 December 2025Main stream

Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

By: E S
21 December 2025 at 20:45

Për herë të parë në vendin tonë është zhvilluar Kupa e Republikës për garat me biçikleta elektrike, një aktivitet i ri sportiv që shënon një hap të rëndësishëm për zhvillimin e çiklizmit alternativ në Shqipëri.

Gara e tipit Cross Country u zhvillua në terren malor dhe kodrinor, në një etapë dyditore, që lidhte Tiranën me Beratin dhe anasjelltas. Dhjetëra çiklistë nga kategori të ndryshme morën pjesë në këtë sfidë, duke përballuar kushte të vështira terreni, por edhe peizazhe të veçanta natyrore.

Finalja e Kupës u mbyll me ceremoninë e ndarjes së çmimeve në kryeqytet, ku u vlerësuan fituesit dhe pjesëmarrësit më të spikatur.

Për garuesit me eksperiencë, ky aktivitet përfaqëson një moment historik, pasi për herë të parë garat me biçikleta elektrike përfshihen në kalendarin zyrtar të kampionateve në Shqipëri, duke hapur rrugën për një kategori të re sportive.

“Jam i gëzuar që fitova hera e parë që organizohej kupa e republikës. Terreni ishte shumë i bukur me kodra dhe male zona e Belshit fantastike”, u shpreh garuesi Erald Bejko

“Është hera e tretë që marrë pjesë shpresoj të marrin dhe shumë të tjerë pasi është një eksperiencë shumë e bukur”, tha një tjetër garues, Arlind Hodaj.

Organizatorët e konsiderojnë këtë Kupë si një hap të rëndësishëm me synimin që në vitet e ardhshme të ketë më shumë aktivitete dhe pjesëmarrje më të gjerë.

The post Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë first appeared on JavaNews.al.

19:51 Mbrojtësi i Interit kërkohet nga 3 klube big: “Dua Champions League”

By: MB
21 December 2025 at 19:51

Mbrojtësi i Interit, Alessandro Bastoni, po tërheq interes të madh nga disa nga klubet më të mëdha europiane, përfshirë Manchester City, Barcelona dhe Bayern Munich.

Italiani ka treguar se aftësitë e tij në mbrojtje dhe lojtari i plotë që është në defensivë e bëjnë atë një objektiv tërheqës për gjigantët e futbollit.

Këtë javë, Bastoni deklaroi se ëndrra e tij kryesore është të fitojë Champions League, duke treguar ambiciet e mëdha personale dhe dëshirën për t’u ngjitur në majat e futbollit europian.

Kjo dëshirë mund të ndikojë në të ardhmen e tij dhe në vendimin për një transferim gjatë merkatos së verës. m.p.

19:28 Arsenali do të shesë një nga yjet e tij kryesorë në janar?

By: MB
21 December 2025 at 19:28

Lajme tronditëse kanë përfshirë qarqet e futbollit anglez, me Arsenalin që, sipas raportimeve, është i gatshëm të shesë një nga lojtarët e tij kryesorë, Gabriel Martinellin, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Nëse këto thashetheme rezultojnë të vërteta, bëhet fjalë për një nga transferimet më të bujshme të afatit të dimrit.

Sipas mediave angleze, trajneri Mikel Arteta ka marrë vendim për të nxjerrë në shitje anësorin brazilian. Gazetari turk Sercan Hamzaoglu shkon edhe më tej, duke deklaruar se Martinelli tashmë i është ofruar gjigantit turk, Fenerbahce. m.p.

19:06 Bayern refuzon të paguajë 65 mln euro për sulmuesin e huazuar

By: MB
21 December 2025 at 19:06

Bayern Munich e konsideron të jorealizueshëm një shpenzim prej 65 milionë eurosh për sulmuesin Nicolas Jackson, sipas raportimeve të gazetarit Fabrizio Romano.

Klubi gjerman po monitoron me kujdes performancat e lojtarit në gjysmën e dytë të sezonit, duke e parë këtë si një periudhë vendimtare për të vendosur për të ardhmen e tij.

Nëse Jackson do të tregojë nivele të larta në vazhdim, Bayern mund të nisë negociatat për një transferim të përhershëm me Chelsean. Përndryshe, marrëveshja do të bëhej e komplikuar, duke i lënë lojtarit të kthehet te klubi anglez ose të shqyrtohen opsione të tjera. m.p.

18:52 Egnatia – Dinamo City / Më 28 dhjetor luhet finalja e Superkupës së Shqipërisë

By: MB
21 December 2025 at 18:52

Finalja e Superkupës së Shqipërisë do të zhvillohet më 28 dhjetor, në orën 19:00, në stadiumin “Air Albania”, ku përballë do të jenë Egnatia dhe Dinamo City.

Dy ekipet do të luftojnë për trofeun e parë të sezonit. Egnatia dhe Dinamo City janë ndeshur gjithsej 30 herë, me bilancin që favorizon Egnatian, e cila ka regjistruar 15 fitore, ndërsa Dinamo City 5 fitore. 10 takime janë mbyllur në barazim. Sa i përket golave të shënuar, Egnatia ka realizuar 37 gola, ndërsa Dinamo City 19.

Finalja e Superkupës së Shqipërisë pritet të dhurojë emocione dhe rivalitet sportiv, me të dyja skuadrat që synojnë ta mbyllin vitin me fitimin e një trofeu të rëndësishëm. m.p.

Amir Rrahmani shpallet “Lojtari i Vitit”, fiton çmimin “Fadil Vokrri”

21 December 2025 at 19:54

Kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani është shpallur futbollisti më i mirë i vitit 2025.

Rrahmani kaloi një tjetër sezon të jashtëzakonshëm, ku ndihmoi Napolin që ta fitojë titullin kampion, i dyti në tre vitet e fundit – ndërsa ishte edhe në formacionin më të mirë në Serie A.

FFK-ja në ceremoninë “Laureatët e Vitit” e shpallën Rrahmanin si më të mirin, por ky i fundit nuk kishte si të ishte i pranishëm shkaku që do të luajë në finalen e Superkupës së Italisë me Napolin, kundër Bolognas.

Në anën tjetër, sulmuesi i Ballkanit Valentin Serebe e fitoi çmimin “Golashënuesi më i mirë i vitit”, të cilit ia dha ish lojtari i “Xhebrailave” Albion Rrahmani.

Rrahmani ndër të tjera deklaroi se për të është shumë i rëndësishëm ky çmim pasi e kishte fituar në dy vitet e fundit.

“Ky çmim që po e dhuroi është me shumë rëndësi për mua sepse e kam fituar në dy vitet e fundit”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Amir Rrahmani shpallet “Lojtari i Vitit”, fiton çmimin “Fadil Vokrri” appeared first on Sinjali.

“E shpiku këtë histori sepse kishte frikë, ishte meç ku përfaqësoja Kosovën”, Eduard Drenica flet pasi serbi s’doli në ring

21 December 2025 at 19:42

Luftëtari shqiptar i MMA Eduard Drenica thotë se serbi Petar Jakovljevic e shpiku historinë kinse e kanë sulmuar katër persona vetëm që të mos del në ring.

Vetëm katër orë pa nisur meçi, Drenica u njoftua se gjithçka është anuluar meqenëse Jakovjevic është në polici, me këtë të fundit që prentendoi në rrjetin social “Instagram” se ishte sulmuar nga katër persona.

Në një intervistë për Telegrafi, luftëtari shqiptar komentoi prapaskenat, ku ndër të tjera deklaroi se ka mbetur i zhgënjyer.

“E mora vesh katër orë para meçit, përmes një mesazhi nga ekipi i tij tek promotori. Reagimi im i parë ishte papërfytyrueshmëri dhe zhgënjim. Isha i gatshëm, i fokusuar dhe të shihja gjithçka të prishej në momentin e fundit ishte shumë zhgënjyese”.

Drenica kreu të gjitha përgatitjet për ta bërë krenar Kosovën, pasi për të ishte më shumë se një meç.

“Të gjitha përgatitjet ishin bërë, isha në formë të plotë, gati të jap maksimumin. Ky meç për mua kishte shumë kuptim, nuk ishte vetëm sport: unë përfaqësoja Kosovën dhe popullin tim. Të shihej i anuluar në momentin e fundit ishte një goditje e fortë, por nuk ndryshon vendosmërinë time”.

I pyetur mbi “justifikimin” e serbit se është sulmuar, ai shtoi se nuk është e vërtetë pasi gjatë matjeve e ka vërejtur se Jakovljevic ishte i frikësuar.

“Personalisht nuk besoj në këtë justifikim. Gjatë matjeve e pashë në sy dhe pashë frikë. Sipas mendimit tim, ai e shpiku këtë histori për t’u tërhequr pa pranuar se kishte frikë dhe për të fituar kohë”.

“A kishte politikë të përzier? Jo, për mua politika nuk ka lidhje. Kjo është sport dhe ajo që ndodhi lidhet me frikën dhe presionin brenda kafazit, jo me faktorë të jashtëm”.

Drenica assesi nuk harroi t’i falënderonte tifozët për mbështetjen e madhe që i dhanë si dhe iu premtoi se do t’i bëjë krenar.

“Tek tifozët e mi dua të them të mos shqetësohen: Vendosmëria ime nuk ka ndryshuar. Kam ndjerë mbështetjen tuaj dhe më ka dhënë edhe më shumë forcë. Vazhdoni të besoni tek unë dita e duhur do të vijë dhe do t’ju jap shfaqjen që e meritoni”.

Në fund, ai nënvizoi se ëndërron të hyjë në UFC për ta përfaqësuar Kosovën në nivelin më të lartë.

“Synimi im mbetet i qartë të rritem si fighter, të hyj në UFC dhe të përfaqësoj Kosovën në nivelin më të lartë. Çdo pengesë më bën më të fortë dhe do të vazhdoj të punoj për të arritur qëllimin tim pa kompromis”, përfundoi ai për Telegrafi.

Ndërkohë, Drenica ka zhvilluar pesë meçe deri më tani – ku ka regjistruar tre fitore dhe dy humbje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “E shpiku këtë histori sepse kishte frikë, ishte meç ku përfaqësoja Kosovën”, Eduard Drenica flet pasi serbi s’doli në ring appeared first on Sinjali.

Goli i parë me fanellën e Burnleyt, ja si u vlerësua Armando Broja nga mediat angleze

By: armand
21 December 2025 at 19:41

Armando Broja la shenjën e tij në Premier Ligë me golin e parë të tij që kur i është bashkuar skuadrës së Burnleyt. Një gol me peshë pasi ndali serinë prej 7 humbjesh radhazi të ekipit, duke siguruar barazimin 1-1. Dhe natyrshëm për Brojën kanë ardhur edhe vlerësimet në shtypin anglez. Portali pranë klubit, “Burnley […]

The post Goli i parë me fanellën e Burnleyt, ja si u vlerësua Armando Broja nga mediat angleze appeared first on BoldNews.al.

Një student ndryshe tek sportet, 25-vjeçari Gersi Troka “mposht” sindromën “down”

By: A R
21 December 2025 at 16:46

Në Universitetin e Sporteve, një histori frymëzuese po shkon drejt finalizimit. Një student i veçantë, është gati të mbyllë studimet Bachelor këtë vit akademik. 25-vjeçari Gersi Troka, zgjodhi auditorët duke thyer barrierat dhe paragjykimet ndaj personave me aftësi ndryshe.

“Kisha shumë vullnet për të realizuar Universitetin e Sporteve dhe e realizova.Ka qenë e vështirë të thyeja barriera po tani jam përmirësuar.”

Ai tregon se ambientimi me jetën universitare dhe sportin ka qenë i natyrshëm, pasi aktiviteti fizik është pjesë e jetës së tij prej thuajse 15 vitesh.

“Më është dukur shumë mirë jam shumë i kënaqur me cdo gje nga petagogët dhe nga shokët që më kanë mirëpritur në universitet.
E kaloj syhumë mirë më afrohen, duan të hyjnë në bisedë pak a shumë, pyesin për orare mësimore.”

Por për Gersin, suksesi nuk është vetëm personal. Ai ka një mesazh të drejtpërdrejtë për prindërit.

“I bëj dhe një mesazh prindërve të mos i lini femijët tuaj pasiv në shtëpi, pasi duhet të stërviten të dalin të qarkullojnë, të stërviten edhe në kushtet e shtëpisë. Duhen të ndihmohen nga të gjitha anët, fizioterapike dhe ekonomike.”

Sipas tij, kjo kategori ka nevojë për më shumë politika mbështetëse, si në arsim ashtu edhe në sport, për të pasur mundësi të barabarta zhvillimi.

The post Një student ndryshe tek sportet, 25-vjeçari Gersi Troka “mposht” sindromën “down” first appeared on JavaNews.al.

Ndahet nga jeta komentatori i njohur sportiv Ismet Bellova

By: dan iela
21 December 2025 at 14:07

Është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare, komentatori dhe gazetari sportiv, Ismet Bellova.
Një zë i njohur dhe i dashur veçanërisht në komentimin e ndeshjeve të futbollit, Bellova u lind në Tiranë më 1 qershor 1934. Arsimin e lartë e përfundoi në ILKF “Vojo Kushi” në vitin 1960, për t’iu përkushtuar më pas me pasion dhe dinjitet profesionit të mësuesit të edukimit fizik dhe gazetarisë sportive. Ai ishte i martuar me Mjeshtren e Merituar të Sportit, Bukuroshe Shtiza.

Rrugëtimi i tij në sport nisi herët, në vitin 1948, kur u shpall kampion i vendit për të rinj në pingpong. Emri i Ismet Bellovës u bë pjesë e historisë së transmetimeve sportive shqiptare më 29 nëntor 1950, me komentimin e ndeshjes Dinamo–Partizani 1–0, finalja e Kupës së Shqipërisë, duke shënuar fillimin e një karriere të gjatë dhe të suksesshme në Radio Tirana.
Për kontributin e jashtëzakonshëm në sport, arsim dhe gazetari, Bellova u nderua me tituj dhe dekorata të shumta, mes tyre: “Mësues i Popullit”, Urdhrin “Naim Frashëri” Klasi i Artë, Urdhrin e Punës Klasi I, “Nderi i Sportit Shqiptar”, “Urdhri Olimpik”, “Mirënjohja e Tiranës”, “Nderi i Sportit Dibran”, si dhe titullin “Kalorësi i Urdhërit të Flamurit”.
Gjatë jetës së tij u vlerësua me një sërë çmimesh prestigjioze. Në vitin 2004 u krijua Çmimi “Ismet Bellova” në gazetarinë sportive. Ai mori Çmimin e Karrierës në RTSH, dy herë Çmimin “Anton Mazreku”, si dhe “Mikrofonin e Artë”.

14:18 Goditje e madhe për Barcelonën, ylli i skuadrës këput ligamentet

By: EL
21 December 2025 at 14:18

Last Updated on 21/12/2025 by EL

Barcelona ka marrë konfirmime të reja mbi gjendjen e Andreas Christensen, me mbrojtësin danez që do të mungojë për një periudhë të gjatë pasi ka pësuar këputje të ligamentit të kryqëzuar anterior (ACL).

Megjithatë, sipas vlerësimeve mjekësore, lojtari nuk do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.

Stafi mjekësor ka përjashtuar operacionin, por pavarësisht kësaj, qendërmbrojtësi pritet të qëndrojë jashtë fushave për disa muaj për shkak të seriozitetit të dëmtimit.

Christensen u dëmtua në minutat e fundit të një seance stërvitore, pak para përballjes së Barcelonës me Villarrealin, duke shtuar edhe një emër tjetër në listën e mungesave për trajnerin Hansi Flick, i cili po përballet me probleme të shumta në prapavijë.

Ky dëmtim përfaqëson një tjetër pengesë në një sezon tashmë të vështirë për danezin, i cili ka pasur mungesë vazhdimësie dhe ka qenë kryesisht një opsion dytësor në skuadër.

Situata bëhet edhe më e ndërlikuar nga fakti se kontrata e Christensen me Barcelonën skadon në qershor, duke e bërë të ardhmen e tij në “Camp Nou” gjithnjë e më të paqartë, në një moment kur klubi po rishikon planet për sezonet e ardhshme./e.t

Herri Kejn i pandalshëm, rekordi i Levandovskit me 41 gola në rrezik

By: V K
21 December 2025 at 15:54

Herri Kejn, po tregon se është i pandalshëm në sezonin aktual, duke numëruar tashmë një shifër mbresëlënëse prej 18 golash pas 14 ndeshjesh.

A do ta thyej ai rekordin e Levandovskit me 41 gola në një sezon të Bundesligës?

Sulmuesi anglez po zhvillon sezonin e tij të tretë te Bajerni, me një forcë që po sfidon librat e rekordeve të Bundesligës.

Forma e tij para pushimeve është e jashtëzakonshme, me 6 gola në pesë ndeshjet e fundit.

Shifra legjendare prej 41 golash e polakut në sezonin 2020/21 nuk duket më e paarritshme për Kejn, i cili kishte shënuar tashmë 36 dhe 26 gola në dy sezonet e para.

“Mendoj se është e mundur, sidomos me nisjen që kam pasur këtë vit”, tha ai.

Në të njëjtën kohë, ai uli pritshmëritë: “Megjithatë, ka ende shumë rrugë për të bërë. Duhet ta ruaj këtë nivel për 4 apo 5 muaj të tjerë”.

The post Herri Kejn i pandalshëm, rekordi i Levandovskit me 41 gola në rrezik appeared first on Albeu.com.

Miliona dollarë për 17 minuta, Jake Paul rekord fitimesh në historinë e boksit

By: V K
21 December 2025 at 14:06

Jake Paul u mund nga Anthony Joshua, në ndeshjen e boksit të mbajtur në Miami. Boksieri britanik Joshua, “hodhi në tapet” Paul-in, në raundin e gjashtë.

Pavarësisht disfatës, amerikani Jake Paul, fitoi 92 milionë dollarë në më pak se 17 minuta, aq sa zgjati “beteja”.

Në boks, këto shifra shihen si të paimagjinueshme, por gjithçka bëhet e kuptueshme, kur bëhet fjalë për një sfidë speciale.

Sipas Forbes, Paul është renditur vazhdimisht midis më të paguarve në sportet luftarake, duke tejkaluar shpesh kampionët, për shkak të shtrirjes së madhe të audiences që ai ka.

 

Jake Paul made $92,000,000 for 989 seconds of work.

Six rounds in, he got knocked out.

That’s just over sixteen minutes of actual fight time.

Here’s how it breaks down:

• Total time in the ring: 989 seconds
• $93,023 per second
• $5,581,380 per minute
• Roughly $15.3… pic.twitter.com/2iO4JUlZb1

— Hoops (@Hoopss) December 20, 2025

The post Miliona dollarë për 17 minuta, Jake Paul rekord fitimesh në historinë e boksit appeared first on Albeu.com.

❌
❌