Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 22 December 2025Main stream

Napoli vs. Bologna, shifrat e Superkupës

22 December 2025 at 13:34

Nga Gazeta Si – Finale e paprecedentë në stadiumin “Al Awwal” në Riad: Napoli dhe Bologna synojnë të kthehen në shtëpi me trofeun e Superkupës.

Gjithçka është gati për edicionin e 38-të të Finales së “EA SPORTS FC Supercup”, e 15-ta që luhet jashtë kufijve kombëtarë dhe e 6-ta në Arabinë Saudite.

Do të përballen Kampionët në fuqi të Italisë me fituesit e Kupës, ashtu siç ka ndodhur nga viti 1988 deri në 2022, edhe pse në edicionet 1995, 2000, 2006, 2010 përfshirë nga 2015 deri në 2018, Finalja u luajt nga finalistja e Kupës për shkak të “dopietës” së kampionëve.

Pas Inter-it dhe Milan-it, që triumfuan në dy edicionet e fundit – të parat me formatin “final four” – sonte njëra mes Napoli-t dhe Bologna-s do të ketë mundësinë të shkruajë emrin e saj në historinë e këtij kompeticioni.

Deri tani, Kampionët e Italisë e kanë fituar trofeun në 65% të rasteve (24 nga 37), ndërsa fituesit e Kupës së Italisë kanë triumfuar 10 herë.

Vitin e kaluar, për herë të parë, fitoi skuadra e renditur e dyta në kampionatin e sezonit të mëparshëm.

Në 5 raste, (hera e fundit në vitin 2016 kur Milani mposhti Juventusin), fituesi i Superkupës u përcaktua vetëm pas goditjeve të penalltive.

Nëse për Bologna-n kjo është paraqitja e parë absolute në këtë kompeticion dhe në Finale, Napoli merr pjesë për herë të 6-të dhe luan Finalen e tij të 6-të: 2 fitore, në edicionet 1990 dhe 2014, të dyja kundër Juventusit.

Triumfi i parë erdhi pas një fitoreje bindëse 5-1 në “San Paolo-n” e atëhershëm, me Maradonën në fushë, ndërsa i fundit më 22 Dhjetor 2014, pas penalltive, me gabimin vendimtar të Pereyra-s, sepse ndeshja përfundoi 2-2 pas kohës shtesë, me dygolëshat e Tevez dhe Higuaín.

Bilanci i Napoli-t në Superkupë është: 3 fitore, 1 barazim dhe 3 humbje në 7 ndeshje të luajtura, me 14 gola të shënuar dhe 10 të pësuar.

Golashënuesit më të mirë të Napoli-t në Superkupë janë Careca, Higuaín, Silenzi dhe Zerbin, secili me nga 2 gola, madje dygolësha.

Paulo Dybala dhe Lautaro Martínez kryesojnë listën e golashënuesve të histories me 4 gola, të ndjekur nga Samuel Eto’o, Alessandro Del Piero, Carlos Tevez dhe Andrij Shevchenko me nga 3.

Mes trajnerëve, Simone Inzaghi kryeson renditjen e më të suksesshmëve me 5 fitore, përpara Fabio Capello-s dhe Marcello Lippi-t me nga 4. Me 3 fitore ndjek Max Allegri, i cili mund të barazohet nga Antonio Conte në rast triumfi.

  • Formacionet e mundshme:

Napoli: Milinkovic-Savic; Beukema, Rrahmani, Buongiorno; Di Lorenzo, Lobotka, McTominay, Spinazzola; Lang, Neres; Hojlund

Bologna: Ravaglia; Holm, Lucumi, Heggem, Miranda; Moro, Ferguson; Orsolini, Odgaard, Cambiaghi; Castro

The post Napoli vs. Bologna, shifrat e Superkupës appeared first on Gazeta Si.

Trabzonspor kërkon edhe Rashicën nga Beşiktaş

22 December 2025 at 13:15

Nga Gazeta Si – Pas rilindjes së Ernest Muçit te Trabzonspor, klubi synon ta ribashkojë me sulmuesin e krahut nga Beşiktaş, 29-vjeçarin Milot Rashica. Ja detajet…

Trabzonspor që është futur në garën për titull falë performancës së suksesshme nën drejtimin e trajnerit Fatih Tekke, përshpejton përpjekjet për merkaton e Janarit.

Pas dëmtimit që mbylli sezonin për Edin Visca, ka filluar kërkimi për një sulmues krahu në të djathtë.

Kandidat i pëlqyer për Trabzonspor është 29-vjeçari i Beşiktaş, Milot Rashica. Futbollisti dardan nuk po kalon një sezon pozitiv dhe nuk ka minuta te Beşiktaş.

Performanca e Ernest Muçit te Trabzonspor mund të shërbejë si referencë për lojtarin e Kombëtares së Kosovës.

Rashica u transferua te Beşiktaş nga Norwich City në sezonin 2023/24 për një shumë prej 5.25 milionë eurosh.

Aktualisht ai ka luajtur në 13 ndeshje duke shënuar 1 gol e dhënë 2 asist në Süper Lig.

The post Trabzonspor kërkon edhe Rashicën nga Beşiktaş appeared first on Gazeta Si.

Yesterday — 21 December 2025Main stream

Bayern fiton, Harry Kane vendos rekord

21 December 2025 at 21:27

Nga Gazeta Si – Me golin e shënuar në fund të ndeshjes ndaj Heidenheim në raundin e 15-të, Harry Kane kontribuoi për golin e 100-të në Bundesliga në vetëm 78-të ndeshje me fanellën e Bayern Munich.

Goli i Kane në minutën e dytë të kohës shtesë kompletoi fitoren 4-0 të Bayern ndaj Heidenheim dhe do të thotë se tani ai ka 81 gola dhe 19 asist në elitën e futbollit gjerman.

Për të kuptuar sa impresionuese është kjo arritje, Kane e realizoi atë me 35 ndeshje më pak se mbajtësi i rekordit, sulmuesi holandez Roy Makaay.

“Jam jashtëzakonisht krenar” tha Kane për bundesliga.com në fund të ndeshjes.

“Mendoj se është krejtësisht për shkak të përkushtimit që kam treguar çdo ditë, për punën që kam bërë, dhe gjithashtu për shokët e skuadrës dhe stafin teknik që vazhdojnë të më përmirësojnë. Nuk fokusohem shumë tek këto gjëra, por kur ndodhin, mezi pres të arrij rekordin tjetër. Pra, le të shohim sa shpejt mund të arrijmë 100-en tjetër” – përfundoi anglo-bavarezi.

Bayern do të kthehet në fushë pas pushimeve dimërore në raundin e 16-të në Bundesliga, ndaj Wolfsburg, më 11 Janar në “Allianz Arena”.

The post Bayern fiton, Harry Kane vendos rekord appeared first on Gazeta Si.

Amir Rrahmani shpallet “Lojtari i Vitit”, fiton çmimin “Fadil Vokrri”

21 December 2025 at 19:54

Kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani është shpallur futbollisti më i mirë i vitit 2025.

Rrahmani kaloi një tjetër sezon të jashtëzakonshëm, ku ndihmoi Napolin që ta fitojë titullin kampion, i dyti në tre vitet e fundit – ndërsa ishte edhe në formacionin më të mirë në Serie A.

FFK-ja në ceremoninë “Laureatët e Vitit” e shpallën Rrahmanin si më të mirin, por ky i fundit nuk kishte si të ishte i pranishëm shkaku që do të luajë në finalen e Superkupës së Italisë me Napolin, kundër Bolognas.

Në anën tjetër, sulmuesi i Ballkanit Valentin Serebe e fitoi çmimin “Golashënuesi më i mirë i vitit”, të cilit ia dha ish lojtari i “Xhebrailave” Albion Rrahmani.

Rrahmani ndër të tjera deklaroi se për të është shumë i rëndësishëm ky çmim pasi e kishte fituar në dy vitet e fundit.

“Ky çmim që po e dhuroi është me shumë rëndësi për mua sepse e kam fituar në dy vitet e fundit”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Amir Rrahmani shpallet “Lojtari i Vitit”, fiton çmimin “Fadil Vokrri” appeared first on Sinjali.

Broja pas golit të parë në Premier League: Ndihem fantastik

21 December 2025 at 13:02

Armando Broja ka shënuar golin e tij të parë me fanellën e Burnley, duke i siguruar skuadrës një pikë të vlefshme në barazimin 1-1 ndaj Bournemouth, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Vitality”.

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë u inkuadrua në pjesën e dytë si zëvendësues dhe u tregua vendimtar në minutat e fundit të takimit, kur me një goditje me kokë barazoi rezultatin pas një krosi të saktë nga Marcus Edwards, gjithashtu i futur nga stoli.

Pas ndeshjes, Broja u shpreh i kënaqur me golin dhe kontributin e tij për skuadrën.

“Ndihem fantastik, për të qenë i sinqertë. Nuk mund të kishte ardhur në një moment më të mirë. E pashë Markusin duke e çuar topin në krah dhe e dija që ai ka një shpërndarje shumë të mirë dhe një sy për asistime. Sapo e pashë të hynte nga e majta, e dija që duhej të pozicionohesha mirë,” ka deklaruar Broja.

Ai shtoi se topi erdhi në mënyrë perfekte dhe se goli kishte rëndësi të veçantë si për të, ashtu edhe për ekipin.

“Topi erdhi drejt e në portë dhe unë thjesht duhej ta godisja nga afër. Për fat të mirë arrita ta shënoj. Është një ndjenjë shumë e mirë dhe ka ardhur në kohën e duhur për mua dhe për ekipin,” theksoi sulmuesi shqiptar.

Broja foli edhe për situatën e vështirë të Burnleyt në Premier League, duke pranuar se seria negative kishte qenë e rëndë për skuadrën.

“Nuk është e lehtë të jesh në fund të tabelës në Premier League. Shtatë humbje radhazi nuk janë aspak të lehta, por kjo seri përfundoi sot dhe tani mund të ndërtojmë mbi këtë rezultat për të ecur përpara,” përfundoi Broja.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Broja pas golit të parë në Premier League: Ndihem fantastik appeared first on Sinjali.

Juventusi me fitore kundër Romës, Zhegrova: E rëndësishme, koha do ta tregojë

21 December 2025 at 12:26

Edon Zhegrova ka reaguar në rrjetet sociale pas fitores së rëndësishme të Juventusit ndaj Romës me rezultat 2-1, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Allianz Stadium”.

Futbollisti kosovar u inkuadrua në pjesën e dytë të takimit, duke zëvendësuar golashënuesin e parë të Juventusit, Francisco Conceiçao.

Në rreth 30 minuta lojë, Zhegrova tregoi paraqitje solide dhe angazhim të lartë, duke i dhënë më shumë ritëm fazës ofensive të skuadrës.

Goli i dytë i Juventusit erdhi pas një aksioni që u ndërtua nga ana e djathtë, ku Zhegrova pati rol të rëndësishëm me lëvizjen dhe pasimin e tij, duke kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin e aksionit vendimtar.

Pas përfundimit të ndeshjes, Zhegrova publikoi një mesazh në Instagram, ku shkroi: “Fitore e rëndësishme. Koha do ta tregojë. Deri në fund, Forca Juve.”

Kjo ishte një tjetër paraqitje pozitive për sulmuesin kosovar, i cili po fiton gradualisht më shumë besim dhe minuta në ndeshje të rëndësishme me fanellën e Juventusit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Juventusi me fitore kundër Romës, Zhegrova: E rëndësishme, koha do ta tregojë appeared first on Sinjali.

Nisin punimet për dy fushat e reja të futbollit në Gjirokastër

21 December 2025 at 12:52

TIRANË, 21 dhjetor /ATSH/ Federata e Futbollit ka nisur punimet për dy fushat e futbollit në qytetin e Gjirokastrës, në bashkëpunim me Bashkinë e Gjirokastrës, si pjesë e investimeve për zhvillimin e infrastrukturës sportive në vend.

Të dyja fushat do të jenë me përmasa standarde dhe do t’i shërbejnë komunitetit sportiv dhe zhvillimit të futbollit në këtë zonë.

Njëra prej fushave është ekzistuese dhe parashikohet që shtrimi i tapetit artificial të realizohet në fillim të vitit 2026.

Ndërkohë, falë shpronësimeve të kryera nga Bashkia Gjirokastër, është siguruar një hapësirë e re në qytet, ku do të ndërtohet një fushë e re nga themelet, në kuadër të projektit “100 Fushat”.

Ndërtimi i këtyre dy fushave vjen në kuadër të angazhimit të mëhershëm të Federatës së Futbollit, pas inaugurimit të fushës me bar natyral në stadiumin “Luftëtari”, dhe konfirmon vëmendjen e vazhdueshme ndaj zhvillimit të futbollit në qytetin e Gjirokastrës.

/gj.m/j.p/

The post Nisin punimet për dy fushat e reja të futbollit në Gjirokastër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zvicra “foli” shqip në minifutboll/ Mbahet edicioni i dytë i Kupës “Roha Eagles”

21 December 2025 at 12:56

Po flasim për atë që njihet si Sent Galen, në gjermanisht, pra edhe në gjuhën e zviceranëve vendas, Zankt Galen. Në këtë qendër të banuar mbi njëmijë e dyqind vjeçare, ndërtuar rreth njërës prej Katedraleve më të famshme të botës, sot monument I trashëgimisë kulturore I nivelit më të lartë mbrojtur nga UNESKO, në mes rreth 76 000 banorëve, jetojnë edhe qindra e mijëra shqiptarë.

Pikërisht, patriotët tanë nga Kosova, që jo vetëm kanë ndërtuar jetën si sipërmarrës të suksesshëm, por edhe janë bërë pjesë e traditës kultuore dhe sportive të qendrës më të madhe të Zvicrës lindore.

Njëri prej tyre, Leo Krasniqi, pronar dhe drejtor I përgjithshëm në kompaninë Roha Keramik, ka krijuar tashmë një turne futbolli në sallë, apo siç e quan ai, “futbolli I vogël”.

Leo është edhe pronari I klubit të futbollit, Roha Igëlls, ku rrokjet Roha janë për krahinën e Kosovës, Rogova e Hasit, e padyshim nuk mund të mungonte simboli I shqiponjës.

Turneu I mbajtur këto ditë në Sankt Galen quhej “Kupa Roha Igëlls”, dhe u organizua në bashkëpunim me klubin tjetër sportiv shqiptar,FC Besa, tek I cili kanë kontribuuar biznesmenët e suksesshëm Burim Kastrati dhe Muhamet Muki Krasniqi.

Janë ata, pronarë të fabrikës së prodhimi të dritareve “K2 Fenster AG”, që dhanë rreth 100 000 franga zvicerane apo më shumë për të dëmtuarit nga tërmeti I vitit 2019 në Shqipëri. Duke u kthye tek turneu “Roha Igëlls Kap”, mund të themi me plot gojën se ky qytet zviceran foli shqip për dy ditë me radhë.

Leo Krasniqi foli paraprakisht për Abc News për turneun, sesi lindi ideja për të dhe çfarë statusi ka.

Shpërblimet, sipas tij, janë ndër më të mëdhatë në Europë, siç thotë Leo. Turneu u mbajt në Qendrën Atletike në Sankt Galen, Arena sportive e mbyllur e qytetit, dhe pati pjesëmarrje të gjerë.

Në edicionin e dytë morën pjesë plot 48 skuadra nga të katër anët jo vetëm të Zvicrës, por edhe të Ballkanit, Europës e më tej. Në konkurrim edhe skuadra si Bashkim Bujupi nga Kosova, apo Ilirians, ekipi I shqiptarëve të Zvicrës nga qyteti Friburg. Secili klub pagoi 500 franga zvicerane për pjesëmarrjen, ndërsa në total ishin disa qindra futbollistë të sallës, kryesisht amatorë, ndërsa pati edhe skuadra të formuara pikërisht për këtë turne.

Objektivi ishte për të arritur deri në 60 skuadra apo më shumë, por kjo mbetet për t’u bërë herën e ardhshme. Pjesëmarrja ishte e kënaqshme në tribunat e Qendrës Atletike, ku nuk munguan shqiptarë, zviceranë apo edhe njerëz të kombësive të tjera. Nuk mund të mungonte një shfaqje artistike e Ansamblit të këngëve dhe valleve popullore “Iliria” të Sankt Galenit.

Pas një gare të ashpër, me dhjetëra ndeshje, në gjysmëfinale arritën një skuadër e krijuar nga kompania zvicerane “Fajnëns Skaj AG”, me pronarë shqiptarë, një ekip I krijuar nga kompania austriake “Tim Uork 24”, ekipi shqiptar “Bashkim Bujupi”, si dhe ekipi Ilirians I Friburgut.

Të dyja gjysmëfinalet ishin shumë të forta dhe u vendosën vetëm nga gjuajtjet e penalltive. Finalja pritej e ekuilibruar, por ndodhi krejt ndryshe. Skuadra “Finance Sky AG”, e krijuar nga futbollistë të sallës nga vende të ndryshme të Europës pati epërsi të thellë ndaj rivalit, Tim Uork 24, që kishte më shumë lojtarë me origjinë boshnjake, duke u bere fitues me merite me rezultatin 5-0, shifra që mund të kishin qenë më të thella.

Më I miri I finales ishte Nabil Al Kasun, lojtar me origjinë arabe.

“Padyshim që jam i lumtur sepse është hera e parë që jam në këtë turne. Këtu janë miqtë e mi nga Zvicra, dhe ata më ftuan. Unë luaj futboll në Holandë. Unë erdha dhe ne fituam. Ne jemi gati për turneun tjetër, vitin tjetër. Këtu morën pjesë shumë lojtarë të mirë. Çdo ndeshje ishte e vështirë, por ne luajtëm gjithmonë shumë mirë”.

“Finance Sky AG” u themelua nga kompania me të njëjtën emër, e cila ka disa pronarë me origjinë shqiptare nga Kosova si Arbër Palushi, Shqiprim Arllati apo Kastriot Bytyçi.

Pikërisht Shqiprimi foli për Abc News.

Organizatori, Leo Krasniqi, ishte padyshim I lumtur.

A doli gjithçka siç e priste? Pse të mos e kemi një turne të tillë në Shqipëri apo Kosovë? Në pritje të një turneu në Tiranë apo Prishtinë, edicioni i radhes pritet te mbahet ne shkurt 2026, nen organizimin e klubeve FC Besa dhe Roha Eagles.

Kush do ta zbresë Bregun e Fildishtë nga froni?

21 December 2025 at 11:11

Nga Gazeta Si – Kupa e Kombeve të Afrikës nis sot në Marok dhe objektiv i skuadrave pjesëmarrëse është të rrëzojnë nga froni Bregun e Fildishtë.

Ndërsa Premier League vazhdon normalisht gjatë periudhës festive, shumë kampionate të tjera – përfshirë Ligue 1, La Liga dhe Bundesligën – fillojnë pushimet dimërore.

Megjithatë, tifozët do të kenë një tjetër festë futbolli në javët në vijim, pasi Kupa e Kombeve të Afrikës (AFCON) do të zhvillohet nga 21 Dhjetori deri më 18 Janar 2026.

Bregu i Fildishtë është kampioni në fuqi, pas golit që Sébastien Haller shënoi në fitoren e “Elefantëve”, 2-1 ndaj Nigerisë në Finalen e vitit 2023.

Por ata do të përballen me konkurrencë të fortë, veçanërisht nga Maroku organizator, i cili arriti ½ finalet e Kupës së Botës 2022, por nuk ka shkuar aq larg në “AFCON” që nga viti 2004.

Përpara ndeshjes hapëse të turneut mes Marokut dhe Komoros, ja si e parashikon “AFCON 2025”, superkompjuteri i Opta-s:

The post Kush do ta zbresë Bregun e Fildishtë nga froni? appeared first on Gazeta Si.

Ndahet nga jeta Ismet Bellova, komentatori legjendar i sportit shqiptar

By: Elva
21 December 2025 at 08:23

Gazetaria sportive shqiptare ka humbur një nga figurat e saj më të shquara. Mbrëmjen e së shtunës, më 20 dhjetor, është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare Ismet Bellova, një nga zërat më të njohur dhe më të dashur të komentimit të ndeshjeve të futbollit në Shqipëri. Ismet Bellova ishte gazetar dhe komentator sportiv, zëri […]

The post Ndahet nga jeta Ismet Bellova, komentatori legjendar i sportit shqiptar appeared first on BoldNews.al.

Arsenali rikthehet në krye të Premier League-s

20 December 2025 at 23:38

Arsenali ka fituar 1-0 ndaj Evertonit dhe është rikthyer në krye të Premier League. Goli i vetëm i ndeshjes erdhi nga penalltia e Viktor Gyokeres në minutën e 27-të, pas një dënimi për prekje me dorë të Jake O’Brien në zonë.

Ndeshja filloi me Evertonin që tregoi agresivitet, por Arsenali mori kontroll pas golit, megjithatë nuk krijoi shumë raste. Në pjesën e dytë, Evertoni u përpoq të reagonte, me Alcaraz dhe Barry që krijuan rrezik, por mbrojtësi Tarkowski shpëtoi një gol të sigurt nga Saka dhe Timber.

Arsenali ishte pranë golit të dytë me Trossard dhe Zubimendi që goditën shtyllën, ndërsa Evertoni nuk mundi të reagonte më tej. Me këtë fitore, Arsenali kalon përsëri Manchester Cityn në krye të tabelës, ndërsa Evertoni pëson humbjen e dytë radhazi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Arsenali rikthehet në krye të Premier League-s appeared first on Sinjali.

Haaland dhe Mbappe arrijnë CR7

20 December 2025 at 23:37

Nga Gazeta Si – Dy rekorde të Cristiano Ronaldo-s janë barazuar dhe thyer sot, përkatësisht në Premier League (me fanellën e Man Utd) dhe La Liga me fanellën e Real Madrid.

Në fitoren e Man City-t, 3-0 ndaj West Ham, norvegjezi Erling Haaland shënoi në 5′ dhe 69′ duke arritur shifrën e 104 golave, 1 më shumë se portugezi CR7 shënoi me fanellën e rivalëve ndërqytetas të Man Utd.

Diferencën këtu e bën edhe numri i ndeshjeve në cilat Ronaldo i shënoi 103 golat në ishull (236) ndërsa Haaland e bëri diçka të tillë në vetëm 114 ndeshje.

Në mbrëmje ishte Kylian Mbappe që shënoi golin e dytë në fitoren 2-0 të Real Madrid ndaj Sevilla-s.

Mjaftueshëm për shifrën 59, e barabartë me numrin e golave në një vit kalendarik që Ronaldo shënoi me fanellën e merengues.

Rekord që tashmë e barazoi francezi Mbappe.

The post Haaland dhe Mbappe arrijnë CR7 appeared first on Gazeta Si.

Before yesterdayMain stream

Rashica me një gol i siguron tri pikë Besiktas-it

20 December 2025 at 21:03

Besiktas ka arritur një fitore të ngushtë 1-0 ndaj Rizespor në kampionatin turk, me golin e vetëm të realizuar nga Milot Rashica.

Reprezentuesi i Kosovës ishte protagonist absolut, duke vendosur rezultatin dhe duke siguruar tri pikët e rëndësishme për skuadrën e tij.

Kjo fitore e mban Besiktasin në garë për pjesën e epërme të tabelës, ndërsa Rashica realizon golin e parë këtë sezon të garave pas 13-të ndeshjeve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rashica me një gol i siguron tri pikë Besiktas-it appeared first on Sinjali.

Broja në aksion – Shënon golin e parë me Burnley

20 December 2025 at 19:22

Armando Broja ka shënuar golin e tij të parë me Burnley, duke i dhënë një pikë të rëndësishme ekipit në transfertën ndaj Bournemouth.

Sulmuesi kuqezi, i aktivizuar si zëvendësues në pjesën e dytë, ishte vendimtar me një gol të shënuar në minutat e fundit të ndeshjes.

Bournemouth kryesonte 1-0 deri në minutën e 90-të, kur Broja realizoi me kokë pas një krosimi të saktë nga Marcus Edwards, duke barazuar shifrat dhe mbyllur ndeshjen në 1-1.

Ky barazim siguron një pikë të vlefshme për Burnley, ndërsa goli i Brojës është një sinjal i mirë për formën e tij, pas një periudhe të gjatë pa shënime. Shpresat janë të mëdha për sulmuesin shqiptar, që pritet të vazhdojë me paraqitje pozitive në ndeshjet e ardhshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Broja në aksion – Shënon golin e parë me Burnley appeared first on Sinjali.

Broja thyen akullin dhe hap llogarinë për Burnley-n (Video)

20 December 2025 at 18:53

Nga Gazeta Si – Lajm i mirë për futbollin shqiptar, Armando Broja shënoi golin e parë me fanellën e Burnley-t në Premier League.

Një dëmtim i rëndë, pothuajse 2 sezone, 3 skuadra dhe 28 ndeshje kaluan që prej golit të fundit që Broja kishte shënuar në kampionat.

Golin e parë me fanellën e Burnley-t që shpenzoi 23 milionë euro për ta marrë nga “Bridge”, Broja e kishte shënuar në Kupën e Ligës ndaj Leeds.

Ndërsa sot barazoi në transfertën ndaj Bournemouth në fundin e kohës së rregullt.

The post Broja thyen akullin dhe hap llogarinë për Burnley-n (Video) appeared first on Gazeta Si.

Supergoli nga Muslija ia siguron fitoren Fortuna Düsseldorf-it

20 December 2025 at 17:36

Reprezentuesi i Kosovës, Florent Muslija, ka qenë protagonisti kryesor në fitoren e Fortuna Düsseldorf-it ndaj Greuther Fürth, në ndeshjen e javës së 17-të të Bundesliga 2.

Fortuna Düsseldorf triumfoi me rezultat 2-1 në përballjen e zhvilluar në shtëpi, ndërsa Muslija kontribuoi drejtpërdrejt në të dy golat e skuadrës së tij.

Në minutën e 24-të, ai asistoi për Cedric Itten, i cili realizoi golin e epërsisë. Në pjesën e dytë, konkretisht në minutën e 65-të, Muslija u shfaq sërish vendimtar duke shënuar golin e dytë për vendasit.

Greuther Fürth arriti të ngushtojë rezultatin në minutat e fundit, por pa arritur ta shmangë humbjen.

Me këtë paraqitje, Florent Muslija shkon në kuotën e tre golave dhe një asistimi në kampionat këtë sezon.

Pas kësaj fitoreje, Fortuna Düsseldorf mbyll gjysmën e parë të sezonit në pozitën e 16-të me 17 pikë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Supergoli nga Muslija ia siguron fitoren Fortuna Düsseldorf-it appeared first on Sinjali.

Në Torino luhet për zonën ‘Champions’

20 December 2025 at 16:27

Nga Gazeta Si – Dy skuadra që synojnë një vend në katërshen e parë do të përballen të sot në mbrëmje në Torino.

Pas një fitoreje motivuese në Europë, Juventus doli triumfues edhe në ndeshjen e fundit në kampionat, duke i shkaktuar Bologna-s një humbje të rrallë në “Stadio Dall’Ara”.

Juan Cabal, ishte surpriza e madhe e ndeshjes, duke shënuar golin e vetëm të një takimi të ekuilibruar, vetëm pak minuta pasi hyri nga stoli.

Me dy fitore në tre ndeshjet e fundit– po aq sa në 9 takimet e mëparshme – Juventus duket se po e lë pas një fillim të vështirë sezonal dhe aktualisht renditet i 5 në Serie A.

Spalletti, i cili do të përballet me një nga ish-skuadrat e tij – dy javë pasi humbi ndaj një tjetër “dashurie të vjetër” në Napoli – mund të reflektojë edhe mbi rekordin dominues të Juventus-it në shtëpi kundër Romës.

Jo vetëm që bardhezinjtë kanë fituar 11 nga 14 përballjet e fundit në Torino, por kanë ruajtur portën e paprekur në 10 prej tyre.

Në shtëpi apo transfertë, Roma ka fituar vetëm 1 nga 10 ndeshjet e fundit të Serie A kundër Juventus-it – ndërsa ka barazuar në 3 përballjet e fundit rradhazi.

Verdhekuqtë mund të kenë rënë në vendin e 4, por janë vetëm 3 pikë larg Inter që këtë javë mungon në kampionat për shkak të Superkupës së Italisë.

Si pasojë, një fitore ndaj Juventus do ta ngjiste skuadrën e Gian Piero Gasperinit në vendin e 2, mbi Napoli-n dhe Milan-in.

Ka arsye reale për optimizëm pasi me 8 gola të pësuar, Roma ka mbrojtjen më të fortë në Serie A, ndërsa rekordi i saj në transfertë këtë vit kalendarik është thjesht i shkëlqyer: 12 fitore në 17 ndeshje.

  • Formacionet e mundshme

Juventus: Di Gregorio; Kalulu, Bremer, Kelly; McKennie, Locatelli, Thuram, Cambiaso; Conceicao, Yildiz; Openda

Roma: Svilar; Celik, Mancini, Hermoso; Wesley, Kone, Cristante, Rensch; Soule, Pellegrini; Ferguson

The post Në Torino luhet për zonën ‘Champions’ appeared first on Gazeta Si.

Gjigandët në krizë zbresin në ‘Tottenham Hotspur Stadium’

20 December 2025 at 16:02

Nga Gazeta Si – Kampionët në fuqi vizitojnë “gjelat” e Londrës në një sfidë që vë përballë skuadra në krizë të plotë, sa ju përket objektivave sezonalë.

Më poshtë sjellim disa nga faktet kryesore për atë se si vijnë Tottenham dhe Liverpool në këtë përballje:

  • Statistikat kryesore

– Liverpool është favorit me 42.3% të mundësive për të fituar, ndaj 32.3% për Tottenham.

– Tottenham ka fituar vetëm dy herë në 25 përballjet e fundit në Premier League kundër Liverpool.

– Sulmuesi i Spurs, Richarlison, është përfshirë në më shumë gola në Premier League kundër “Reds”, sesa kundër çdo ekipi tjetër.

  • Tottenham vs. Liverpool, ballë përballë

– Nuk ka shumë sfida mes klubeve të mëdha në kampionatet kryesore që kanë qenë kaq të dominuara në vitet e fundit sa kjo.

– Tottenham ka fituar vetëm 2 nga 25 ndeshjet e fundit në Premier League kundër Liverpool (17 humbje), duke fituar në shtëpi në Tetor 2017 (4-1) dhe Shtator 2023 (2-1).

– Fitorja e fundit erdhi pas një goli të Luis Díaz që u anulua gabimisht, kartonëve të kuq për Curtis Jones dhe Diogo Jota, si dhe një autogoli vendimtar në minutat shtesë nga Joel Matip.

– Në 2 përballjet e tyre në Premier League sezonin e kaluar, Liverpool shënoi 11 gola dhe realizoi 49 goditje, duke fituar 6-3 dhe 5-1 ndaj një mbrojtjeje të brishtë të Tottenhamit.

  • Formacionet e mundshme

Tottenham Hotspur: Guglielmo Vicario, Pedro Porro, Cristian Romero, Micky van de Ven, Djed Spence, Rodrigo Bentancur, Archie Gray, Mohammed Kudus, Xavi Simons, Randal Kolo Muani, Richarlison.
Trainer: Thomas Frank

Liverpool: Alisson Becker, Conor Bradley, Ibrahima Konaté, Virgil van Dijk, Milos Kerkez, Ryan Gravenberch, Curtis Jones, Alexis Mac Allister, Federico Chiesa, Florian Wirtz, Hugo Ekitiké.
Trainer: Arne Slot

The post Gjigandët në krizë zbresin në ‘Tottenham Hotspur Stadium’ appeared first on Gazeta Si.

Prishtina rikthehet me fitore ndaj Drenicës, Ferizaj triumfon ndaj Llapit

20 December 2025 at 15:15

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të javës së 18-të në elitën e futbollit kosovar, ku Prishtina dhe Ferizaj shënuan fitore të rëndësishme, duke dhënë spektakël për tifozët e tyre.

Prishtina triumfoi në ‘Fadil Vokrri’ ndaj Drenicës me rezultatin 2-1, duke shënuar rikthimin e saj të madh pas gjashtë ndeshjesh pa fitore. Pjesa e parë ishte thuajse e barabartë, me raste për të dyja skuadrat, por mysafirët kaluan të parët në avantazh në minutën e 32-të, kur Ronaldo Chacon realizoi nga penalltia për 0-1.

Në pjesën e dytë, Prishtina u hodh fuqishëm në sulm. Ramiz Bytyqi barazoi në minutën e 59-të, ndërsa Mario Ilievski vulosi fitoren me golin e vendimtar në minutën e 78-të, duke siguruar tri pikët për skuadrën e Afrim Tovërlanit. Me këtë fitore, Prishtina ngjitet në vendin e dytë me 30 pikë, vetëm dy më pak se lideri Ballkani, ndërsa Drenica mbetet në vendin e tetë me 20 pikë.

Edhe Ferizaj festoi para tifozëve të vet, duke mundur Llapin me rezultatin 2-1 në një ndeshje plot emocion. Pjesa e parë mbyllet me avantazhin 1-0 të vendasve, pas golit të Betim Haxhimusës në minutën e 22-të. Llapi barazoi rezultatin në minutën e 63-të me golin e Muhamet Hysenit, por Haxhimusa shënoi sërish në minutat shtesë, duke siguruar fitoren për Ferizajn.

Me këtë fitore, Ferizaj përfundon pjesën vjeshtore të sezonit në vendin e nëntë me 19 pikë, ndërsa Llapi renditet i shtati me 21 pikë, duke lënë pas një javë të mbushur me emocione dhe golash.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Prishtina rikthehet me fitore ndaj Drenicës, Ferizaj triumfon ndaj Llapit appeared first on Sinjali.

Derbi i Serie A, Juventus përballet me Romën

20 December 2025 at 14:11

Në kampionatin italian të futbollit, këtë fundjavë do të luhen vetëm gjashtë ndeshje të xhiros së 16-të.

Shkak për këtë është angazhimi i disa skuadrave në Superkupën e Italisë, ndaj ndeshjet e Napolit, Milanit, Interit dhe Bolonjës do të zhvillohen më vonë, më 14 dhe 15 janar.

Ndër ndeshjet më të rëndësishme të kësaj xhiroje është derbi mes Juventusit dhe Romës, i cili do të luhet të shtunën nga ora 20:45.

Aktualisht, Juventusi ka 26 pikë dhe pozicionohet në vendin e pestë, ndërsa Roma ka katër pikë më shumë dhe zë vendin e katërt. Ky edicion, Roma ka regjistruar dhjetë fitore dhe pesë humbje, ndërsa Juventusi ka shtatë fitore, pesë barazime dhe tri humbje.

Historiku i takimeve mes dy skuadrave numëron gjithsej 204 ndeshje. “Zonja e Vjetër” prin me 96 fitore, Roma ka 49 fitore, ndërsa 59 ndeshje kanë përfunduar pa fitues.

Në radhët e Juventusit do të paraqitet edhe sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova.

Xhiroja e 16-të hapet me ndeshjen Lazio – Cremonese, e cila zhvillohet të shtunën nga ora 18:00.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Derbi i Serie A, Juventus përballet me Romën appeared first on Sinjali.

❌
❌