Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 21 December 2025Main stream

Zvicra “foli” shqip në minifutboll/ Mbahet edicioni i dytë i Kupës “Roha Eagles”

21 December 2025 at 12:56

Po flasim për atë që njihet si Sent Galen, në gjermanisht, pra edhe në gjuhën e zviceranëve vendas, Zankt Galen. Në këtë qendër të banuar mbi njëmijë e dyqind vjeçare, ndërtuar rreth njërës prej Katedraleve më të famshme të botës, sot monument I trashëgimisë kulturore I nivelit më të lartë mbrojtur nga UNESKO, në mes rreth 76 000 banorëve, jetojnë edhe qindra e mijëra shqiptarë.

Pikërisht, patriotët tanë nga Kosova, që jo vetëm kanë ndërtuar jetën si sipërmarrës të suksesshëm, por edhe janë bërë pjesë e traditës kultuore dhe sportive të qendrës më të madhe të Zvicrës lindore.

Njëri prej tyre, Leo Krasniqi, pronar dhe drejtor I përgjithshëm në kompaninë Roha Keramik, ka krijuar tashmë një turne futbolli në sallë, apo siç e quan ai, “futbolli I vogël”.

Leo është edhe pronari I klubit të futbollit, Roha Igëlls, ku rrokjet Roha janë për krahinën e Kosovës, Rogova e Hasit, e padyshim nuk mund të mungonte simboli I shqiponjës.

Turneu I mbajtur këto ditë në Sankt Galen quhej “Kupa Roha Igëlls”, dhe u organizua në bashkëpunim me klubin tjetër sportiv shqiptar,FC Besa, tek I cili kanë kontribuuar biznesmenët e suksesshëm Burim Kastrati dhe Muhamet Muki Krasniqi.

Janë ata, pronarë të fabrikës së prodhimi të dritareve “K2 Fenster AG”, që dhanë rreth 100 000 franga zvicerane apo më shumë për të dëmtuarit nga tërmeti I vitit 2019 në Shqipëri. Duke u kthye tek turneu “Roha Igëlls Kap”, mund të themi me plot gojën se ky qytet zviceran foli shqip për dy ditë me radhë.

Leo Krasniqi foli paraprakisht për Abc News për turneun, sesi lindi ideja për të dhe çfarë statusi ka.

Shpërblimet, sipas tij, janë ndër më të mëdhatë në Europë, siç thotë Leo. Turneu u mbajt në Qendrën Atletike në Sankt Galen, Arena sportive e mbyllur e qytetit, dhe pati pjesëmarrje të gjerë.

Në edicionin e dytë morën pjesë plot 48 skuadra nga të katër anët jo vetëm të Zvicrës, por edhe të Ballkanit, Europës e më tej. Në konkurrim edhe skuadra si Bashkim Bujupi nga Kosova, apo Ilirians, ekipi I shqiptarëve të Zvicrës nga qyteti Friburg. Secili klub pagoi 500 franga zvicerane për pjesëmarrjen, ndërsa në total ishin disa qindra futbollistë të sallës, kryesisht amatorë, ndërsa pati edhe skuadra të formuara pikërisht për këtë turne.

Objektivi ishte për të arritur deri në 60 skuadra apo më shumë, por kjo mbetet për t’u bërë herën e ardhshme. Pjesëmarrja ishte e kënaqshme në tribunat e Qendrës Atletike, ku nuk munguan shqiptarë, zviceranë apo edhe njerëz të kombësive të tjera. Nuk mund të mungonte një shfaqje artistike e Ansamblit të këngëve dhe valleve popullore “Iliria” të Sankt Galenit.

Pas një gare të ashpër, me dhjetëra ndeshje, në gjysmëfinale arritën një skuadër e krijuar nga kompania zvicerane “Fajnëns Skaj AG”, me pronarë shqiptarë, një ekip I krijuar nga kompania austriake “Tim Uork 24”, ekipi shqiptar “Bashkim Bujupi”, si dhe ekipi Ilirians I Friburgut.

Të dyja gjysmëfinalet ishin shumë të forta dhe u vendosën vetëm nga gjuajtjet e penalltive. Finalja pritej e ekuilibruar, por ndodhi krejt ndryshe. Skuadra “Finance Sky AG”, e krijuar nga futbollistë të sallës nga vende të ndryshme të Europës pati epërsi të thellë ndaj rivalit, Tim Uork 24, që kishte më shumë lojtarë me origjinë boshnjake, duke u bere fitues me merite me rezultatin 5-0, shifra që mund të kishin qenë më të thella.

Më I miri I finales ishte Nabil Al Kasun, lojtar me origjinë arabe.

“Padyshim që jam i lumtur sepse është hera e parë që jam në këtë turne. Këtu janë miqtë e mi nga Zvicra, dhe ata më ftuan. Unë luaj futboll në Holandë. Unë erdha dhe ne fituam. Ne jemi gati për turneun tjetër, vitin tjetër. Këtu morën pjesë shumë lojtarë të mirë. Çdo ndeshje ishte e vështirë, por ne luajtëm gjithmonë shumë mirë”.

“Finance Sky AG” u themelua nga kompania me të njëjtën emër, e cila ka disa pronarë me origjinë shqiptare nga Kosova si Arbër Palushi, Shqiprim Arllati apo Kastriot Bytyçi.

Pikërisht Shqiprimi foli për Abc News.

Organizatori, Leo Krasniqi, ishte padyshim I lumtur.

A doli gjithçka siç e priste? Pse të mos e kemi një turne të tillë në Shqipëri apo Kosovë? Në pritje të një turneu në Tiranë apo Prishtinë, edicioni i radhes pritet te mbahet ne shkurt 2026, nen organizimin e klubeve FC Besa dhe Roha Eagles.

Before yesterdayMain stream

Abdixhiku në Zvicër: Takim me bashkatdhetarët

14 December 2025 at 17:05


Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një takim me bashkatdhetarët në Grenche të Zvicrës, ku është pritur nga një numër i madh qytetarësh.

Në fotot e publikuara nga Abdixhiku shihet pritja masive dhe atmosfera mbështetëse e komunitetit shqiptar në diasporë.

“Të fala nga Mërgata e Lidhjes. Zvicër, Grenchen, ju faleminderit!”, ka shkruar Abdixhiku në rrjetin e tij social Facebook.

Takimi u shfrytëzua për të diskutuar rreth vizionit politik të tij dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve që jetojnë jashtë vendit, duke forcuar lidhjen me diasporën shqiptare.

Mbahet në Zvicër turneu shqiptar i futbollit

By: Rovena
14 December 2025 at 14:05

Një turne futbolli në sallë me pjesëmarrje të lartë po zhvillohet në St. Gallen të Zvicrës, me organizatorë shqiptarë nga Kosova. Turneu dyditor organizohet nga Leonor Krasniqi, me pjesëmarrje të 48 ekipeve nga Zvicra, Europa e gjithë bota, me qindra futbollistë dhe stafe teknike.

Secili ekip ka nga 5 futbollistë. Aktiviteti quhet “Roha Eagles Cup” dhe mbahet në Qendrën Atletike në St. Gallen. Ky turne ka krijuar traditë dhe zhvillohet çdo vit, por në 2025 është arritur numri rekord i pjesëmarrjes. Siç thotë për televizionin organizatori Krasniqi, drejtuesi i skuadrës Roha Eagles, shpërblimi total për 4 ekipet e para është 20 000 franga zvicerane.

Fituesi merr 10 000 franga, finalisti 6000, vendi i tretë 3000 dhe vendi i katërt 1000 franga zvicerane. Edicioni i radhës pritet të mbahet në shkurt 2026, nën organizimin e klubeve FC Besa dhe Roha Eagles.

Ende një ëndërr bateria zvicerane me energji shekullore

12 December 2025 at 16:35

Pretendimi: Studiuesit zviceranë kanë prezantuar një bateri kristali e aftë të gjenerojë energji për shekuj me radhë pa pasur nevojë të rimbushet.

Verdikti: E paprovuar

—————————————————-

Në rrjete sociale, përfshi ato shqipfolëse, po qarkullon lajmi ngazëllyes se disa studiues zviceranë kanë shpikur një bateri që mund të gjenerojë energji për shekuj pa patur nevojë për rikarikim. 

Sipas postimeve në rrjete sociale, kjo bateri është “ndërtuar duke përdorur struktura kristalore të qëndrueshme” dhe prodhon elektricitet të qëndrueshëm “duke kapur energjinë nga zbërthimi radioaktiv.”

Megjithëse pretendon se kjo bateri është “prezantuar” nga studiues zviceranë, postimi nuk shoqërohet me ndonjë burim, referencë apo provë që mbështet pretendimin e tij. ‘Studiuesit zviceranë’ mbeten anonimë dhe asnjë detaj identifikues si viti i prodhimit, institucioni studimor, apo emri i baterisë nuk ofrohet.

Nga hulumtimi në rrjet, Faktoje nuk gjeti ndonjë burim zyrtar, shkencor apo institucional zviceran që konfirmonte pretendimin e jashtëzakonshëm.

Një bateri bërthamore shfrytëzon energjinë nga zbërthimi i izotopeve të elementeve radioaktive për të gjeneruar energji elektrike. Ato përdorin zbërthimin natyral të grimcave radioaktive alfa, beta dhe gama për të siguruar një burim konstant energjie. Ndërsa këto grimca emetohen, ato përziejnë elektronet në sistemin e baterisë për të krijuar një rrymë.

Edhe pse zakonisht quhen bateri, bateritë atomike teknikisht nuk janë elektrokimike dhe nuk mund të karikohen ose rikarikohen. Megjithëse janë shumë të kushtueshme, ato kanë jetëgjatësi jashtëzakonisht të madhe dhe dendësi të lartë energjie, kështu që ato përdoren zakonisht si burime energjie për pajisje që duhet të funksionojnë pa mbikëqyrje për periudha të gjata, siç janë anijet kozmike, stimuluesit kardiakë, pajisjet mjekësore, sistemet nënujore dhe stacionet shkencore të automatizuara në pjesë të largëta të botës.

Bateri të tilla u përdorën për të furnizuar me energji sondën hapësinore Voyager 1 të NASA në vitet 1970, dhe roverin shumë më të vonë Perseverance, i cili u ul në mars në vitin 2021.

Bateritë bërthamore nisën në vitin 1913, kur Henry Moseley demonstroi për herë të parë një rrymë të gjeneruar nga rrezatimi i grimcave të ngarkuara. Që nga kërkimi dhe zhvillimi fillestar i një baterie bërthamore në fillim të viteve 1950, janë hartuar shumë lloje dhe metoda për të nxjerrë energji elektrike nga burimet bërthamore.

Në 2024, Betavolt në Kinë prezantoi një bateri të bazuar në radioizotopin nikel-63 që lëshon rreze beta dhe një gjysmëpërçues diamanti, për të cilën tha se do të ishte bateria e parë bërthamore e prodhuar në masë.

Ndërkohë, një grup në Universitetin e Bristolit, në Mbretërinë e Bashkuar, po nxjerr izotopet e karbonit-14 nga grafiti i rrezatuar nga ish-centralet bërthamore. Tom Scott dhe kolegët e tij e ndërthurin këtë radioizotop jetëgjatë në diamant të prodhuar në laborator për të gjeneruar rrymë. Në vitin 2020, studiuesit e Bristolit themeluan Arkenlight për të zhvilluar një bateri të tillë dhe zbuluan pajisjet e para me diamantit karbon-14 dhe dioda në shtator 2024. Meqenëse karboni-14 ka një gjysmë-jetë prej 5730 vjetësh, bateritë mund të sigurojnë energji me ndërprerje për mijëra vjet.

Megjithatë, para se të presim të gjejmë këto bateri jetëgjata në pajisjet tona të përditshme, është e rëndësishme të kuptojmë disa kompromise. Jetëgjatësia e madhe e baterive betavoltaike balancohet nga prodhimi i tyre relativisht i ulët i energjisë për njësi mase, i njohur si dendësia e fuqisë. Dendësia e fuqisë së baterive aktuale betavoltaike është aq e ulët sa ato nuk mund të furnizojnë me energji një telefon celular ose laptop.

Ka sfida të tjera që pengojnë përdorimin më të gjerë të këtyre dhe të të gjitha llojeve të baterive bërthamore, veçanërisht furnizimi me materiale dhe parehatia me përdorimin e materialeve radioaktive.

Do të duheshin sasi jashtëzakonisht të mëdha baterish betavoltaike për të prodhuar vat ose kilovat energji. Ndërtimi i baterive të asaj madhësie është i kushtueshëm me teknologjinë aktuale. Një arsye kryesore është se emetuesit nuk përbëhen nga substanca që gjenden natyrshëm. Përkundrazi, ky material radioaktiv duhet të sintetizohet artificialisht dhe kostoja e zhvillimit të baterive të mëdha për aplikime me fuqi më të lartë është e pamundur.

The post Ende një ëndërr bateria zvicerane me energji shekullore appeared first on Faktoje.al.

Tranziti i pasigurt, shqiptarët e Kosovës “nën gjykimin” e Serbisë

By: Elva
10 December 2025 at 22:34

Kur Tefik Mustafa u kthye në Kosovë pas më shumë se një viti në burgjet e Serbisë, familja e tij e pa të thyer fizikisht dhe emocionalisht. Sot ai është në Zvicër, duke trajtuar problemet me shikim dhe një krizë nervore – pasoja këto të drejtpërdrejta të kushteve të rënda në burgun ku u mbajt, […]

The post Tranziti i pasigurt, shqiptarët e Kosovës “nën gjykimin” e Serbisë appeared first on BoldNews.al.

ZVICËR – Guy Parmelin zgjidhet president

10 December 2025 at 17:36

GJENEVË, 10 dhjetor /ATSH-DPA/- Ministri zviceran i Ekonomisë, Guy Parmelin është zgjedhur president i Konfederatës Zvicerane për vitin 2026, duke siguruar 203 vota nga 228, rezultati më i lartë i regjistruar që nga fillimi i shekullit aktual.

Në një seancë të mbajtur sot në Bernë, parlamenti zviceran zgjodhi Parmelin për të pasuar presidenten aktuale Karin Keller-Sutter.

Parmelin është këshilltari federal zviceran aktual dhe kreu i Departamentit të Çështjeve Ekonomike, Arsimit dhe Kërkimit.

Ai është anëtar i Partisë Popullore Zvicerane (SVP), partisë së krahut të djathtë, dhe ky mandat shënon mandatin e tij të dytë si kryetar shteti, pasi shërbeu për herë të parë si president në vitin 2021, dhe më parë ka shërbyer si ministër i Mbrojtjes.

Parmelin luajti një rol kyç këtë vit në arritjen e një marrëveshjeje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas së cilës Uashingtoni uli tarifat doganore për disa produkte zvicerane.

Menjëherë pas marrjes së detyrës, Parmelin do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror (WEF) në resortin alpin zviceran të Davosit, ku pritet të takohet me presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Administrata Trump vendosi fillimisht një tarifë prej 39% ndaj importeve nga Zvicra, por në nëntor ra dakord ta ulte këtë tarifë në 15%, ekuivalente me normën e vendosur ndaj Bashkimit Evropian.

Parmelin përballet me marrëdhënie të vështira me BE-në. Ai do të duhet të mbikëqyrë një marrëveshje të negociuar me mundim për lidhje më të ngushta me bllokun prej 27 anëtarësh – që rrethon tërësisht Zvicrën, edhe pse SVP e ka refuzuar atë.

Sipas sistemit të Zvicrës të bazuar në konsensus, Parmelin kërkohet të lërë mënjanë interesat e partisë dhe të mbështesë vendimet kolektive të qeverisë, të cilat mbështesin lidhjet e ngushta me BE-në.  //a.i/

The post ZVICËR – Guy Parmelin zgjidhet president appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kush dëbohet më së shumti nga Zvicra? Shqiptarët zënë vendin e dytë/ Statistikat

By: Ela
2 December 2025 at 10:25

Zvicra ka publikuar për herë të dytë statistikat zyrtare mbi numrin e të huajve që kanë shkelur ligjin dhe janë dëbuar nga vendi. Sipas Sekretariatit Shtetëror për Migracionin (SEM), gjatë vitit 2024 janë urdhëruar 2446 dëbime nga Zvicra. Deri në mesin e vitit 2025, 69 për qind e tyre e kanë lëshuar Zvicrën, dhe autoritetet […]

The post Kush dëbohet më së shumti nga Zvicra? Shqiptarët zënë vendin e dytë/ Statistikat appeared first on BoldNews.al.

"Hajdutë profesionistë", policia në Zvicër arreston katër shqiptarë nga Kosova - qeni ua ndaloi arratisjen

1 December 2025 at 18:30


Policia kantonale e Cyrihut ka arrestuar katër persona me prejardhje nga Kosova gjatë një aksioni të zhvilluar natën e së hënës, më 1 dhjetor 2025, në Weinfelden (TG).

Sipas mediave zvicerane, policia kishte në shënjestër një grup hajdutësh shumë profesionistë, të cilëve tashmë u atribuohen dhjetëra krime në Zvicër.

Autorët, të cilët vinin nga Franca, u vërejtën duke hyrë me forcë në një pronë tregtare rreth mesnatës.

Gjatë operacionit, policia arrestoi tre kosovarë të moshës 35 deri në 53 vjeç.

Njëri prej hajdutëve arriti të arratisej, por u kap rreth dy orë më vonë; ai ishte një 40-vjeçar nga Kosova.

Aksioni u krye në bashkëpunim me Prokurorinë Publike II të Kantonit të Cyrihut dhe përfshiu një numër të madh forcash, përfshirë detektivë, një helikopter policor dhe njësi të qenve të policisë.

Një qen policie parandaloi arratisjen e njërit prej autorëve, duke mundësuar arrestimin e tij në kohë.

Hetimet për aktivitetet kriminale të grupit vazhdojnë.

Huber: Kërkimi parlamentar, çelësi për ligje më të mira dhe integrim në BE

26 November 2025 at 09:49

TIRANË, 26 nëntor /ATSH/ Në Ditën e Kërkimit Parlamentar, deputetë, ekspertë dhe përfaqësues ndërkombëtarë diskutuan rolin e Parlamentit në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke vënë theksin te rëndësia e kapaciteteve kërkimore në hartimin e ligjeve.

Ambasadorja e Konfederatës Zvicerane në Shqipëri, Ruth Huber, theksoi se, cilësia e legjislacionit nis nga mënyra profesionale e përgatitjes së tij, duke nënvizuar se bazat kërkimore të forta janë thelbësore për vendimmarrje të përgjegjshme dhe efektive.

Sipas saj, kërkimi i mirëfilltë u jep deputetëve mundësinë të përmirësojnë ligjet duke mbështetur vendimet në fakte, me qëllim sjelljen e më shumë përfitimeve për qytetarët.

Ajo rikujtoi se me mbështetjen e Zvicrës, Kuvendi i Shqipërisë ka ngritur Institutin Parlamentar, i cili synon të forcojë kapacitetet kërkimore dhe profesionalizmin e procesit ligjvënës.

Ambasadorja Huber vlerësoi se, “Shqipëria ndodhet përpara një mundësie historike në rrugën drejt integrimit evropian”, një proces që, sipas saj, “është më afër se kurrë”.

Ajo theksoi se, ky rrugëtim kërkon përfshirjen e gjerë të institucioneve, duke përfshirë fuqizimin e rolit të Parlamentit në përgatitjen e kuadrit ligjor.

“Një parlament me kapacitete të forta kërkimore është më efektiv në ushtrimin e funksioneve dhe në mbikëqyrjen demokratike”, u shpreh Huber, duke shtuar se përvojat e parlamenteve evropiane mund të japin ndihmesë të çmuar në këtë drejtim.

Ajo e mbylli fjalën duke vlerësuar ritmet e larta të bashkëpunimit mes Zvicrës dhe Shqipërisë, si dhe rëndësinë e diskutimeve të tilla që synojnë ndërtimin e politikave më të mira dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal.

/gj.m/j.p/

The post Huber: Kërkimi parlamentar, çelësi për ligje më të mira dhe integrim në BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Njëri prej tyre nga Kosova, një gjykatë zvicerane dënon dy burra për ‘mbështetje të ISIS’

24 November 2025 at 16:30


Gjykata Federale Penale e Zvicrës ka dënuar dy burra me 30 dhe 53 muaj burg për siç është thënë “mbështetje të organizatës terroriste Shteti Islamik”.

Siç raportojnë mediat vendase, përcjell Telegrafi, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm kishte kërkuar dënime më të larta.

Sipas raportimit, Dhoma Penale i liroi dy burrat nga akuza e pjesëmarrjes në një organizatë terroriste për aktivitetet e tyre brenda kuadrit të grupit të dyshuar terrorist kosovar "Vëllezërit e Vitisë" dhe degës së tij zvicerane në Gjenevë.

Kështu, theksojnë mediat zvicerane, një kosovar duhet të vuajë 15 muaj nga dënimi prej 30 muajsh. Veç kësaj, gjykata urdhëroi që ai të deportohet për pesë vjet.

Gjithashtu ajo e shpalli atë fajtor për akuza të shumta mashtrimi, pastrim parash, falsifikim dokumentesh dhe marrje të paligjshme të ndihmave familjare.

Ndërsa siç raportohet më tej, i pandehuri tjetër u dënua gjithashtu për mashtrim tregtar, pastrim parash, falsifikim të shumëfishtë dokumentesh, përshkrime dhune, marrje të paligjshme të përfitimeve të sigurimeve sociale dhe vepra të tjera penale. /Telegrafi/

Kosovë – Zvicër, formacionet zyrtare

18 November 2025 at 19:57

PRISHTINË, 18 nëntor/ATSH/ Kosova dhe Zvicra zbresin sonte në fushë prej orës 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në ndeshjen e fundit të kualifikimeve për Botërorin 2026.

Atmosfera në Prishtinë është e jashtëzakonshme. Pavarësisht reshjeve të mëdha të shiut gjatë ditës, fusha paraqitet në gjendje shumë të mirë dhe plotësisht e gatshme për lojë.

Ekipet janë tani në fazën e fundit të përgatitjeve, ndërsa tashmë janë publikuar formacionet zyrtare të cilat do të përcaktojnë edhe qasjen taktike të kësaj sfide të rëndësishme.

Kosova: Muriç, Aliti, Rrahmani, Dellova, Gallapeni, Vojvida, Hoxha, Regjbeqaj, Muslija, Asllani, Muriqi

Selektori Franco Foda pritet të bëjë disa ndryshime të rëndësishme në formacion, siç është përmendur gjatë ditës, ndërsa Zvicra vjen me skuadër të plotë dhe me objektiv të qartë për të mbyllur grupin në krye.

Zvicra: Kobel, Vidmer, Elvedi, Akanji, Rodriguez, Sow, Aebischer, Xhaka, Manzambi, Embolo, Vargas

Gjithçka është gati.

KosovaPress

The post Kosovë – Zvicër, formacionet zyrtare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Reshjet e shiut nuk i ndalin përgatitjet për sfidën Kosovë-Zvicër

18 November 2025 at 17:32

PRISHTINË, 18 nëntor/ATSH/ Përgatitjet për ndeshjen e sotme mes Kosovës dhe Zvicrës në “Fadil Vokrri” po zhvillohen normalisht, pavarësisht reshjeve të mëdha të shiut që kanë goditur Prishtinën gjatë ditës.

Në një video të publikuar nga Federata e Futbollit të Kosovës, shihet qartë se gjendja e fushës është e mirë dhe e përshtatshme për lojë, pa grumbullime uji apo dëmtime të sipërfaqes.

Ndeshja, që luhet sonte prej orës 20:45, është e fundit në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, teksa të dy ekipet mbajnë ende një shans teorik për ta fituar grupin.

Pamjet nga stadiumi konfirmojnë se kushtet janë të favorshme dhe fusha është plotësisht e gatshme të presë sfidën e shumëpritur. Atmosfera pritet të jetë e zjarrtë.

/KosovaPress//r.e/

The post Reshjet e shiut nuk i ndalin përgatitjet për sfidën Kosovë-Zvicër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjykata e Posaçme filloi gjykimin për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj

17 November 2025 at 15:56

Në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar filloi të hënën më 17 nëntor gjykimi i çështjes penale në ngarkim të ish-zëvendëskryeministrit, Arben Ahmetaj, i cili akuzohet për “shpërdorim detyre” lidhur me privatizimin e një parcele toke me çmimet e vitit 1994 duke injoruar një vendim gjykate. Gjykimi për […]

The post Gjykata e Posaçme filloi gjykimin për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj appeared first on Reporter.al.

Kisha zvicerane përdor IA-në për të biseduar në dhomën e rrëfimit me një Jezus digjital

15 November 2025 at 14:05

TIRANË, 15 nëntor /ATSH/- Një kishë në Zvicër ka rikrijuar ngjashmërinë e Jezu Krishtit duke përdorur një model të inteligjencës artificiale, sipas “ThisOurPlanet”.

Hologrami qiellor është i aftë të bisedojë në 100 gjuhë të ndryshme.
Kisha raporton se dy të tretat e njerëzve që folën me Jezusin IA pretenduan se kishin pasur një përvojë ‘shpirtërore’ në kabinën e rrëfimit.

Instalacioni është quajtur me të drejtë ‘Deus in Machina’, një referencë për një frazë latine që përkthehet “një Zot nga një makineri”.

Projekti është pjesë e një bashkëpunimi të vazhdueshëm me laboratorin kërkimor të universitetit lokal, Universitetin e Shkencave dhe Arteve të Aplikuara të Lucernës, mbi realitetin se si njerëzit lidhen me IA-në në një mjedis shpirtëror.

Si funksionon Jezusi IA ?

Modeli Jezusi IA funksionon në mënyrë të ngjashme me një robot bisede LLM të kontrolluar nga zëri, siç është Llama, ChatGPT ose Gemini.

Përdoruesi bën pyetjet e tij dhe IA-ja formulon përgjigjen ndërsa animon fytyrën në mënyrë që të duket sikur ‘flet’.

Avatari i IA-së është vendosur në një kabinë rrëfimi – tradicionalisht e ngjashme me një prift që strehohet në njërën anë të saj – dhe u ofron udhëzime pjesëmarrësve të ulur në anën tjetër të kabinës.

Ekrani që paraqet animacionin e Jezusit është vendosur pas rrjetës tradicionale që ndan të dyja anët e kabinës, zakonisht duke krijuar një ndjenjë anonimiteti.

Vetë programi i inteligjencës artificiale është trajnuar mbi tekste teologjike, që do të thotë se Jezusi i inteligjencës artificiale mund të përdorë të gjitha këto informacionin për të ofruar përgjigje të arsyetuara.//a.i/

The post Kisha zvicerane përdor IA-në për të biseduar në dhomën e rrëfimit me një Jezus digjital appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – SHBA ul tarifat për mallrat zvicerane në 15%

14 November 2025 at 17:36

UASHINGTON, 14 nëntor /ATSH/- SHBA-ja dhe Zvicra kanë arritur “në thelb” një marrëveshje tregtare për të ulur tarifat për produktet zvicerane nga 39% në 15%, tha sot përfaqësuesi i Departamentit Amerikan të Tregtisë, Jamieson Greer, sipas “Bloomberg”.

Qeveria zvicerane konfirmoi marrëveshjen në një postim në X, duke falënderuar presidentin Donald Trump për “angazhimin e tij konstruktiv”.

Udhëheqësit zviceranë do të japin detaje mbi marrëveshjen me SHBA-në në një konferencë për shtyp në Bernë pasdite sipas orës lokale.

Duke siguruar një tarifë që përputhet me atë që siguroi BE-ja, eksportuesit zviceranë e kanë vendosur veten në të njëjtin nivel me rivalët në bllokun tregtar.

“Në këmbim, Zvicra është zotuar të investojë 200 miliardë dollarë në SHBA gjatë mandatit të Trump, duke përfshirë 70 miliardë dollarë vitin e ardhshëm, në industri të tilla si farmaceutikë dhe shkrirjen e arit”, sipas Greer.

“Zvicra është zotuar gjithashtu se do të blejë më shumë avionë komercialë “Boeing”, tha Greer.

Marrëveshja ofron lehtësim për prodhuesit zviceranë të orëve, makinerive dhe instrumenteve precize.

Eksportet e tjera kryesore zvicerane si ilaçet dhe ari ishin të përjashtuara nga norma sipas regjimeve të ndryshme tarifore të SHBA-së.

Ky progres i madh i jep fund një mosmarrëveshjeje disamujore që filloi në gusht, kur Trump e tronditi Bernën duke vendosur tarifën prej 39% ndaj eksporteve zvicerane, më shumë se dyfishi i normës së aplikuar në BE.

Tarifat e reja, të cilat administrata Trump i justifikoi si një përgjigje ndaj asaj që zyrtarët e përshkruan si një deficit tregtar mallrash prej 40 miliardë dollarësh, ishin një surprizë për zyrtarët zviceranë të cilët besonin se kishin rënë dakord më parë për një marrëveshje me homologët amerikanë.

Momenti ndryshoi këtë muaj, kur një grup drejtuesish miliarderë zviceranë u takuan me Trump në Shtëpinë e Bardhë – në atë që u përshkrua si një atmosferë mes miqsh. //a.i/

 

 

 

.

The post FOKUS – SHBA ul tarifat për mallrat zvicerane në 15% appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Begaj dekreton Ermal Dredhën ambasador në Zvicër

10 November 2025 at 16:52

TIRANË, 10 nëntor/ATSH/ Presidenti Begaj dekretoi sot emërimin e Ermal Dredhës në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës, rezident, dhe Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Principatën e Lihtenshteinit, jo rezident.

Ermal Dredha ishte disa ditë më parë në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme për seancë dëgjimore ku gjatë prezantimit ai mori vlerësimin si diplomat me eksperiencë në sistemin e karrierës së shërbimit të jashtëm shqiptar.

Dredha ka 20 vite karrierë ku ka ushtruar detyrën e Konsullit të Përgjithshëm të Shqipërisë në Bari, Itali dhe në vitet  2016-2023 ka ushtruar mandatin e ambasadorit të Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Pas një shkëputje dyvjeçare (2023-shtator 2025) për shkak të drejtimit të bashkisë Vlorë, Dredha iu ribashkua strukturave të Shërbimit të Jashtëm.

Vetë Dredha prezantoi para anëtarëve të komisionit disa nga prioritetet e tij, ndërsa e konsideroi Zvicrën një ndër partnerët më të qëndrueshëm të Shqipërisë në tri dekadat e fundit, me një kontribut zhvillimor që ka ndihmuar forcimin e institucioneve dhe zhvillimin ekonomik vendor.

The post Begaj dekreton Ermal Dredhën ambasador në Zvicër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Plas sherri mes shqiptarëve në klubin e natës në Zvicër/ I riu plagos punonjësin e sigurisë

By: V K
8 November 2025 at 15:55

Mbrëmjen e së dielës së kaluar, një përleshje e dhunshme është regjistruar në një klub nate në Zvicër, ku një shqiptar nga Kosova ka plagosur me thikë një punonjës sigurie.

Sipas mediave të huaja, i plagosuri është një 34-vjeçar shqiptar nga Kosova, ndërsa autori i dyshuar, 26- vjeç, është arrestuar në banesën e tij pak pas incidentit.

Një dëshmitar, që pretendon se është mik i autorit të dyshuar, ka treguar versionin e tij për ngjarjen:

“Ishim rreth 15 veta, kishim rezervuar një tavolinë dhe po argëtoheshim. Kishim pirë shumë dhe kishim shpenzuar shumë para”, – ka rrëfyer ai.

Sipas dëshmitarit, sherri nisi pasi një nga miqtë e grupit, i cili mezi qëndronte në këmbë, u nxor me forcë jashtë nga rojet e sigurimit. “Ne kundërshtuam dhe dolëm me të. Aty, rojet filluan të na godisnin”, – ka shtuar ai.

Nga përplasja jashtë klubit raportohet se kanë mbetur të lënduar disa persona, përfshirë edhe punonjësin e sigurimit që u godit me thikë.

Autoritetet zvicerane kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa autori i dyshuar ndodhet në paraburgim dhe pritet të dalë para gjykatës në ditët në vijim.

The post Plas sherri mes shqiptarëve në klubin e natës në Zvicër/ I riu plagos punonjësin e sigurisë appeared first on Albeu.com.

Zvicër/ Shqiptari nga Kosova plagos rojen e sigurisë në një klub nate

By: Elva
8 November 2025 at 14:58

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës së kaluar në një klub nate në Zvicër, ku një shqiptar nga Kosova ka plagosur me thikë një punëtor sigurie. Sipas mediave të huaja, i plagosuri është 34-vjeç, ndërsa i dyshuari, 26 vjeç, u arrestua në banesën e tij nga autoritetet zvicerane. Një dëshmitar, i […]

The post Zvicër/ Shqiptari nga Kosova plagos rojen e sigurisë në një klub nate appeared first on BoldNews.al.

Rrezatimi gjatë mamografisë i papërfillshëm në krahasim me përfitimet

7 November 2025 at 17:01

Pretendimi: Zvicra është vendi i parë në botë që ndalon ekzaminimet mamografike

Verdikti: E pavërtetë

—————————————————

Një postim që po qarkullon në rrjetet sociale shqipfolëse pretendon, ndër të tjera, se “Zvicra është vendi i parë në botë që ndalon ekzaminimet mamografike.”

Postimi duket se është një përkthim në shqip i një postimi anglisht të 3 nëntorit 2025 në Tëitter/X.

Ai pretendon se “50-60% e rezultateve “pozitive” janë të gabuara.” Shifra në fakt pasqyron shanset për të marrë një rezultat pozitiv të rremë përgjatë 10 viteve të testimit vjetor.

Një studim i marsit 2022 nga Universiteti i Kalifornisë-Davis citon shifra të ngjashme kur analizon rezultatet pozitive të kontrollit që çuan në më shumë punë diagnostikuese, por pa diagnozë përfundimtare të kancerit të gjirit.

Anna Wilkinson, një mjeke e përgjithshme-onkologe në Qendrën e Kancerit të Spitalit të Ottawa, tha për AFP se terminologjia po ndryshon nga të quajturit raste të tilla “pozitive të rreme” “rikthim imazherie.”

“U bë mamografia, nuk ka informacion të mjaftueshëm mbi mamografinë dhe një gruaje i kërkohet të kthehet për disa imazhe të mëtejshme”, tha Wilkinson. “Ne nuk po u themi këtyre grave se kanë kancer.”

Ajo tha se paciente të tilla mund të përsërisin një mamografi ose të bëjnë një ultratingull përpara se të kalojnë në një rekomandim biopsie për të përcaktuar një diagnozë kanceri.

Sipas British Columbia Cancer, rreth 9% e njerëzve do të kërkojnë testime shtesë diagnostikuese pas mamografisë së tyre. Megjithatë, 95% e pacientëve që rikthehen nuk marrin një diagnozë kanceri të gjirit.

Postimi paralajmëron gjithashtu kundër kompresimit të gjirit dhe pretendon se “indet shumë të ndjeshme të gjirit bombardohen nga rrezet radioaktive!!”

Paula Gordon, një profesoreshë radiologjie në Universitetin e British Columbia tha për AFP në nëntor 2023 se ndërsa kompresimi gjatë një mamografie mund të jetë i pakëndshëm, është i shpejtë.

“Kompresimi është i nevojshëm gjatë një mamografie për të zgjeruar indin dhe për të zbuluar kanceret, por edhe për të rafinuar gjirin për të kërkuar më pak rrezatim”, tha ajo.

Një studim suedez i vitit 2013 që vlerësonte nëse kompresimi mund të nxirrte qelizat tumorale në qarkullim nuk gjeti prova për një fenomen të tillë dhe arriti në përfundimin se mamografitë nuk janë të rrezikshme.

Trupi mund të riparojë qelizat që mund të dëmtohen nga doza e rrezatimit e marrë gjatë një mamografie. “Përfitimi i diagnozës dhe trajtimit të hershëm për kancerin e gjirit tejkalon shumë rrezikun e sasisë së vogël të rrezatimit të marrë gjatë një mamografie”, thotë agjencia shëndetësore kanadeze në faqen e saj zyrtare.

Pretendimi se Zvicra ka ndaluar mamografinë është i rremë.

Pretendimi mund të bazohet në një raport të vitit 2014 nga Bordi Mjekësor Zviceran, tashmë i shfuqizuar, i cili vuri në pikëpyetje përfitimet e mamografive dhe rekomandoi ndërprerjen e përdorimit të tyre.

Ekspertët dhe organizatat mjekësore i kritikuan gjetjet, duke e quajtur raportin “të gabuar dhe mashtrues.”

Sipas Zyrës Federale Zvicerane të Shëndetit Publik, ky dokument u keqinterpretua. Pas publikimit të këtij raporti, Zyra lëshoi ​​një njoftim për shtyp për të siguruar që Zvicra të mbetej në përputhje me udhëzimet e OBSH dhe të shumë vendeve të tjera mbi mamografinë, duke siguruar njëkohësisht se dëshironte të zhvillonte programe cilësore të ekzaminimit. 

Faqet e internetit të Shoqatës Zvicerane të Zbulimit të Kancerit dhe Lidhjes Zvicerane të Kancerit deklarojnë se tetë nga dhjetë gra janë të paktën 50 vjeç kur diagnostikohen me kancer të gjirit. Ky lloj kanceri është gjithashtu më i zakonshmi dhe vdekjeprurës tek gratë, me afërsisht 6,600 raste të reja të zbuluara çdo vit në Zvicër. Zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit rrit shanset e shërimit.

Zvicra, deri në momentin e shkrimit të këtij artikulli, ofron shërbime sistemike të mamografisë në shumicën e kantoneve në të gjithë vendin, siç tregohet nga një hartë në faqen e internetit të Shoqatës Zvicerane të Zbulimit të Kancerit. Kantonet që nuk ofrojnë shërbime sistemike të mamografisë ose i përmbahen një programi “me referim” ose planifikojnë të prezantojnë programe sistemike të zbulimit në të ardhmen. Një përditësim njofton se faqja e internetit është modifikuar për herë të fundit në fillim të shtatorit 2025.

Zyra Federale Zvicerane e Shëndetit Publik tha për AAP FactCheck se pretendimi i mësipërm është i gabuar.

“Mamografia nuk është aspak e ndaluar në Zvicër. Ajo mbulohet nga sigurimi shëndetësor dhe rekomandohet për gratë e moshës 40-59 vjeç çdo vit dhe nga mosha 60-75 vjeç çdo dy vjet,” tha një zëdhënës.

Një zëdhënës i Spitalit Universitar të Zyrihut konfirmoi gjithashtu se ato ishin të disponueshme në Zvicër.

Rrezet X të përdorura gjatë një mamografie përdoren për të marrë imazhe të detajuara të pjesës së brendshme të gjirit. Megjithatë, kjo sasi rrezatimi është e ulët. Në të vërtetë, doza e rrezatimit (e llogaritur në milisievert, mSv) është 0.4 mSv, sipas Agjencisë Federale Belge për Kontrollin Bërthamor (FANC). Për krahasim, popullsia belge është e ekspozuar ndaj një mesatareje prej 2.4 mSv/vit nga burimet natyrore të rrezatimit jonizues. Rreziku i zhvillimit të kancerit nga ky rrezatim është real, por mbetet shumë i ulët, me një probabilitet prej një rasti për 50,000 ekzaminime të kryera.

The post Rrezatimi gjatë mamografisë i papërfillshëm në krahasim me përfitimet appeared first on Faktoje.al.

Një fundjavë plot “ha ha ha” për shqiptarët në diasporë - festivali “Shqip Up Comedy” solli të qeshura si asnjëherë tjetër në edicionin e katërt

6 November 2025 at 14:51


Festivali i humorit ‘Zurich Shqip Up Comedy Festival’ u mbajt këtë vit me edicionin e katërt, pas tre edicionesh të mëparshme të suksesshme.

Ngjarja u zhvillua më 31 tetor dhe 1 nëntor 2025 në Stadthalle Dietikon të Cyrihut, dhe solli dy net plot humor për të gjithë të pranishmit.

Nata e parë – 31 tetor

Nën moderimin e Adriana Matoshit dhe Ylber Bardhit, dy artistë dhe aktorë shumë të mirë me sens të shkëlqyer humori, nata e parë nisi me të qeshura që paralajmëruan atmosferën të festivalit.

Salla u mbush me të qeshura dhe entuziazëm teksa skenën e morën Ernest Zymberi, Med Sadrija, Edona Reshitaj, Besart Sllamniku dhe Luan Comedy.

Edona Reshitaj dallohej me dy role këtë herë: si performuese në stand-up së bashku me Besart Sllamnikun, dhe më pas duke kënduar në After Party-n e natës së dytë, duke treguar shumëanshmërinë e saj artistike.

Një moment i veçantë për publikun ishte prezenca e Kryeministrit Albin Kurti, i cili u prit me duartrokitje të ngrohta nga të gjithë të pranishmit, duke shënuar herën e parë që merr pjesë në ‘Shqip Up Comedy Festival’.

Për atmosferën muzikore në After Party-n e natës së parë u kujdes TNT Band.

Nata e dytë – 1 nëntor

Nata e dytë nisi me të njëjtin entuziazëm si nata e parë. Salla ishte plot, dhe publiku priste me padurim të shihte në skenë Shpend Ahmetin, Valina Muçollin dhe Lulzim Bucollin, të cilët sollën një tjetër natë të mbushur me humor dhe energji.

T-Romino, përmes një video-mesazhi, paralajmëroi se nuk do të ishte i pranishëm në festival. Në vend të tij, në skenë u paraqit komediani nga Zvicra Fabio Landert.

Festivali vazhdoi më pas me një performancë fantastike nga Edona & Band, që ngriti atmosferën edhe më lart.

Ernest, ti tashmë je thuajse rregullisht pjesë e festivalit Shqip Up Comedy. Na trego pak si ishte për ty eksperienca këtë vit?

Ernest Zymberi: Unë jam prej fillimi të këtij festivali. Ky është festival i jashtëzakonshëm që e bëjnë Riki edhe Albani. Jam prej edicionit të parë, çdo herë që vij, marr shumë dashuri prej këtyre njerëzve, janë te jashtëzakonshëm, na presin tepër mirë, faleminderit përnjëmend. Hiç pa folur, në momentet e para që hymë në skenë, ata na duan jashtëzakonisht shumë.

Çfarë ndryshimi ke parë te festivali gjatë viteve?

Ernest Zymberi: Fillimisht ka filluar ne Bazel, përveç se kanë ndryshuar kushtet financiare, ka ndryshuar organizimi, profesionalizmi, edhe është krijuar edhe një infastrukturë më e mirë se që ka qenë, një ekipë më e madhe, kanë filluar të zgjerohen, sepse pa ndihmë financiare nuk mund të krijosh ekipë të mirë edhe një skuadër profesionale që mund të bëjnë këtë punë, siç janë duke e bërë.

A ka një rritje të interesimit të shqiptarëve për të ndjekur zhanrin stand up komedi?

Si zhanër ka marrë hov goxha shumë edhe në Kosovë, edhe në trojet shqiptare në përgjithësi. Mendoj që është një zhanër shumë komod për publikun, edhe ofron një rehati, ofron atmosferë të mirë, të lehtë, është një lloj limonade artistike të cilën publiku e përjeton jashtëzakonisht mirë edhe ne na bën të ndihemi mirë, si zhanër ka munguar goxha shumë dhe ofrojmë diçka tepër të mirë.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili mori pjesë për herë të parë në festivalin “Shqip Up Comedy”, u pyet se si po ndihej dhe si e kishin pritur shqiptarët në këtë ngjarje.

Ai për Telegrafin u shpreh: Pas një paradite dhe mesdite shumë të angazhuar ne Prishtinë, erdha me aeroplan në Cyrih, për të parë këtë stand up komedinë, e cila quhet Shqip Up dhe më thanë që, kurgjë nuk qeshesh mirë në Kosovë, çka qeshesh mirë në Zvicër dhe erdha t’i shoh këtu disa prej artistëve tanë që në fakt, edhe po na bëjnë krenarë me punën e tyre, por në të njëjtën kohë janë edhe tejet të këndshëm sepse i bëjnë shqiptarët bashkë edhe i bëjnë ata që të ndjehen shumë mirë. Unë falënderoj organizatorët, shpresoj që, gjithnjë e më shumë shqiptarët që jetojnë në Zvicër, do të mund ta ndjekin Shqip Up, që është një iniciativë që ka gjetur mbështetjen edhe të Ministrisë së Kulturës edhe Të punëve të Jashtme edhe Diasporës në anën tjetër.

Të shohim zakonisht në paraqitje serioze. Sa jeni i dhënë pas komedisë?

Komedia është një zhanër shumë i vështirë për t’u shkruar. Unë besoj që komedia është më e veshtirë për t’u shkruar se sa drama ose tragjedia, prandaj jam edhe gjithmonë kurioz se aty ku komedia shkruhet mirë, do të thotë që ka talent shumë dhe neve ato nuk na mungojnë, por është ndryshe kur e përjeton në një performancë të gjallë, sikurse kjo në Cyrih sonte.

Meqë jeni këtu, a do të thotë se edhe politikanët kanë nevojë për ‘Stand Up Therapy’?

Pavarësisht sa mund të ketë humor në politikë, ky humor është i pazëvendësueshëm, jo vetëm për shkak se është po ashtu politik, por edhe për shkak se këta e kanë profesion dhe kujdesen me gjasë për shikuesit ndoshta më shumë se politikanët për qytetarët.

Aktorët Edona Reshitaj dhe Besart Sllamniku, të cilët janë të martuar, morën pjesë si çift për herë të parë në “Shqip Up Comedy”. Në intervistë ata u pyetën se si ishte kjo përvojë për ta.

Edona: Unë edhe Besarti e kemi edhe një miniserial “Burrë e Gru” që dallon faktikisht me mënyrën e stand up-it, por hera e parë që kemi ardhur si stand up, edhe e kaluan tepër mirë, u kënaqëm, e ndjemë edhe energjinë prej publikut, ishte fantazi. Unë kam qenë vitin e kaluar me muzikë, por e shoh dallimin e organizimit që çdo vjet Shqip Up Festival shkon duke u rritur dhe duke qenë më mirë, e më mirë. I përgëzoj shume dhe i falënderoj shumë, që na kanë ftuar prapë.

Besarti: Ka qenë një eksperiencë e mirë sepse edhe për neve ka qenë hera e parë. Ne asnjëherë nuk kemi bërë Stand Up. Ishte një eksperiencë shumë e bukur, u prit mirë, provuam edhe diçka që s’e kemi provuar më herët dhe besoj që nuk do ta lëmë me kaq.

Edonë, ti vjen me dy përgjegjësi, si aktore dhe si performuese në after party. Sa të vështirë e ke pasur për t’u përgatitur me të dyja?

Edona: Jo, ndoshta më të vështirë e kemi pasur të përgatitemi me Stand Up, sepse e kam një rutinë të zakonshme me performancat live të muzikës, jam shumë aktive në Kosovë në përgjithesi, por natyrisht që më ka vyer përgatitja edhe për atë pjesë, por meqë ndahen dy ditë, nuk është në të njëjtën ditë, e kam njëfarë relaksimi pak më të mirë, mirëpo jam tepër e lumtur që kam ardhur me të dyja thënë të drejtën, se shumica e njerëzve, disa më njohin si këngëtare e jo si aktore, e disa më njohin si aktore e jo si këngëtare, kështu që në këtë edicion do të më shohin në dy profilet e mia.

Med Sadrija i pyetur se si e priti publiku shqiptar për herë të dytë, ai u përgjigj:

Fenomenal! S’ma ka marrë mendja. Që dy vjet e gjysmë jam stand up komedian dhe vetëm në Austri, Gjermani e Zvicër, dua të them që s’më ka rënë shpesh me shqiptarë, kemi pasë 2-3 në publik, por vetëm shqiptarë si në Shqip Up Comedy Festival, s’me ka rënë kurrë. Ikur verës kur shkojmë, qysh të presin dajtë, ashtu më kanë pritur, shumë jam i gëzueshëm, shumë jam krenar se e vërej se janë duke e kuptuar komedinë, e duan dhe qeshin bashkë me ty.

A mendon se kësaj here ke qenë pak më ndryshe se prej herës së parë, a ke vërejtur ndryshim te vetja?

Medi: Po, shumë ma konfident kam qenë, kur e kam parë te parin Ernest Zymberin duke qeshur, thashë pse të kem frikë unë, ky eshte publiku im, këta janë njerëzit e mi, këta më kuptojnë, këta e flasin gjuhën, janë rritur si unë, kur flas për “çka m’ka ba nana, çka m’ka ba baba”, krejt e kemi përjetuar njëjtë, për këtë e kam ndier veten shumë mirë, fenomenal.

Luan, na tregoni si të priti publiku shqiptar sonte në Shqip Up Comedy?

Luani: Ishte fantazi, une si stand up komedian, jam kënaqur, e kam ndier veten shumë mirë, kanë qeshur nonstop dhe fantazi ka qenë.

Si po e sheh zhvillimin e zhanrit Stand Up Comedy të komunitetit shqiptar në diasporë?

Faktikisht, duhet të pranojmë realitetin, e kemi një problem. Shqiptarit në fillim nuk i pëlqen Stan Up-i, thotë “po e kqyri në internet”, e kam vërejtur eehe ne shfaqjet e mia, kur vinë njëherë, atëherë kënaqen me stand up, pastaj vinë prapë. Por, njëherë është zor, shqiptarët me i ngreh në stand up shoë, amo njëherë kur vinë, i ke përgjithmonë fansa.

Lulzim Buçolli tregoi se si e humbi edicionin e vitit të kaluar dhe si ishte kjo herë për të:

Më kanë ndalur në kufi, kam dashur të hyj përmes shalterit dhe kufitarin ta grith. Por, e kam ndalur veten, kam thënë vitin tjetër ju tregoj unë. Vec sa e kreva setin tim dhe publik më të mirë s’ka. Ëndërr e kam pasur t’i shoh komedianët të mblidhen dhe të bëjnë komedi, sepse kjo eshte sikur “Crème de la crème”, sendi më i mirë, t’i bësh njerëzit për të qeshur, ne kemi nevojë të qeshim shumë, si shqiptarë që kemi vuajtur shumë, tash kemi nevojë të çelemi krejt, kështu që s’do të ndalemi, po bëjmë festivale, po bëjmë komedi dhe njerëzit po e duan. Sa kemi filluar 5-6 vjetët e fundit, por tash jemi ‘top’.

Ndërsa Shpend Ahmeti për përvojën e tij në Shqip Up Comedy tregoi:

“Stand Up Comedy për herë të parë këtu, por e kam filluar në festivalin në Gjilan. E kam bërë për babain tim, i cili ka qenë artist. Vitin e ardhshëm bëhen pesë vite që ka ndërruar jetë dhe gjithmonë e kam pasur ëndërr ta bëj këtë, sidomos tani që jam më i lirë për t’u shprehur, pasi nuk jam më në politikë”, tha ai.

Ai shtoi se publiku ishte shumë i mirë, edicioni i katërt dhe organizimi po ashtu shumë i mirë. “E realizova ëndrrën time”, theksoi ai.

Më tej, Shpendi tregoi se babai i tij i ndjerë, Ali Ahmeti, i kishte thënë të mos bëhej aktor, edhe pse ai e donte shumë artin, sepse mendonte se arti nuk respektohet dhe nuk çmohet sa duhet në Kosovë, kur i vinte ndonjë rol, çante nga gëzimi. Kur hyra në politikë, më tha se është gati njësoj – ‘pak aktrim aty, pak aktrim këtu’”, përfundoi Shpendi duke qeshur.

Aktorja e njohur Adriana Matoshi, e cila moderoi festivalin për dy net radhazi, u shfaq plot energji, duke mbajtur publikun të angazhuar dhe duke sjellë të qeshura së bashku me Ylberin.

Ajo për Telegrafin u shpreh: “Ishte fantastike! Unë jam për herë të parë, është e vërtetë, por vitin e kaluar kam qenë si mysafire. Kam kaluar tepër mirë, kam qeshur shumë. Sivjet ma kanë bërë ftesën si moderatore, dhe më duket se po më ecën. Publikut i kam pëlqyer shumë, dhe kjo më ka bërë shumë të lumtur. Përnjëmend jam ndier tepër mirë”.

Mes politikës dhe artit, ku po e gjen veten më shumë?

Adriana: Edhe në art edhe në politikë unë jam shërbyese. Unë i shërbej popullit tim, i bëj të qesh, i bëj të qaj me rolet e mia. Punën si deputete e bëj me nder, me përkushtim të madh me energji të mirë, me vullnet. Aty ku janë zërat që populli im nuk mundet t’i çojë përpara, unë jam zëri i tyre. Kam bërë shumë punë të mira, shumë punë të mbara, shumë punë të drejta dhe jam shumë e lumtur dhe shumë krenare për çdo send që unë e bëj.

Duke e ditur se Adrianën e kemi parë në role humoristike, ku ajo e ka bërë shkëlqyeshëm këtë punë, dhe se edhe në jetën reale ka një sens të veçantë humori, ajo e shfaqi këtë edhe gjatë moderimit, duke sjellë momente me plot të qeshura.

Adriana: “Unë jam edhe në jetën e përditshme një njeri me humor. E kam një humor timin personal, që më buron nga zemra, dhe nuk ka qenë e vështirë sepse kam qenë vetvetja. Për këtë jam e mirë dhe e suksesshme në çdo gjë që bëj, sepse nuk dal prej vetes, nuk preferoj të dal prej Adrianës. Normalisht, në role dhe në filma e bëj karakterin që më ofrohet, por në jetën e përditshme, në këto gjëra, unë jam vetvetja, dhe për këtë arsye njerëzit më pranojnë. Jam e pranueshme për publikun dhe u pëlqej atyre”.

Po ashtu, edhe Ylber Bardhi ka një humor të veçantë dhe ishte personi adekuat për t’iu bashkuar Adrianës në moderim.

Ai për Telegrafin tha: “Është një punë që nuk e kam bërë kurrë më herët, edhe për mua ka qenë shumë sfiduese. Kur më kanë ftuar para dy vjetësh të jem pjesë e festivalit si moderator, nuk munda t’i them jo. Me të parën kisha dëshirë, por kisha emocione sepse nuk e kam bërë kurrë; është një lloj përgjegjësie ta moderosh një festival të tillë, me përmasa kaq të mëdha. Kur kam dëgjuar se do të jem bashkë me Adrianën, atëherë pa hezitim kam thënë ‘po, unë do të jem aty’.

Unë e dua stand up-in shumë dhe nuk e kam bërë kurrë, në të ardhmen, por nuk e di kur. Në të ardhmen do ta bëj një stand up; kam nevojë unë si aktor të provoj edhe stand up-in”.

Hana Ramosaj, menaxhere organizative, tha:
“Unë besoj se është diçka që s’ka pasur kurrë më parë. I mbledh krejt shqiptarët bashkë për një gjë që është për kulturë; mblidhen rinia, njerëzit, çdo moshë. T’i bësh të gjithë bashkë në një event si ky festival është diçka shumë, shumë speciale, dhe jam tepër krenare që jam pjesë e këtij festivali”.

Themeluesi dhe drejtori i Festivalit, Ridvan Murati, u shpreh:

“Përfundoi edhe kjo. Tash jam njeriu më i lumtur, sidomos këtë javë që vjen, sepse ka qenë një punë dhe ngarkesë shumë e madhe, por duke parë që kemi një publik fantastik, duke parë që njerëzit, secili që del jashtë kësaj dere, është i qeshur, kjo na bën të harrojmë lodhjen që e kemi pasur këto muaj, sidomos muajt e fundit.

Sigurisht që edhe edicioni i sivjetmë është më ndryshe se tjetri; çdo vit po rritemi, çdo vit po ndryshojmë diçka. Kësaj here, në bord të festivalit kemi ftuar njerëz të fushave të ndryshme, të cilët kanë dhënë një kontribut të madh që të realizohet një gjë e tillë. Ky festival është festivali më i madh në Zvicër, jo vetëm për shqiptarët, por edhe për zviceranët”.

Ai gjithashtu njoftoi se “Shqip Up” do të jetë edhe në disa qytete të tjera dhe se këto befasi do t’i paraqesin shumë shpejt.

Zëvendësdrejtori, Alban Hamza, tha:
“Është herët të procesojmë gjithë atë që kemi arritur. Natën që kaluam kemi marrë shumë feedback, shumica kanë qenë pozitivë. Po mundohemi të ruajmë standardin, asnjëherë nuk kemi opsion të biem nën standard.

Faleminderit Telegrafit, bashkë kemi bërë një punë shumë të mirë gjatë gjithë periudhës. Kur ke në krah një partner medial siç është Telegrafi, sigurisht gjithçka shkon më lehtë”.

Edicioni u mbyll me një performancë fantastike nga Edona Reshitaj. /Telegrafi/

Video: Blendi Alixhiku

- YouTube youtu.be





❌
❌