Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 29 December 2025Main stream

Bajram Begaj uron Albin Kurtin për fitoren: Vota të shndërrohet në përgjegjësi institucionale

By: Ela
29 December 2025 at 11:58

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar këtë të hënë Albin Kurtin për fitoren e zgjedhjeve parlamentare, të cilat u zhvilluan ditën e djeshme. Në shkrimin e tij, ai ka uruar jo vetëm Kurtin, por edhe qytetarët e Kosovës, të cilët, sipas tij, shprehën vullnetin e tyre demokratik. “Urime Kosovë! Urime Albin Kurti! Qytetarët e […]

The post Bajram Begaj uron Albin Kurtin për fitoren: Vota të shndërrohet në përgjegjësi institucionale appeared first on BoldNews.al.

Rezervat e ujit po pakësohen me ritme alarmante në Rumani

29 December 2025 at 11:11

Rumania është ndër vendet europiane ku rezervat e ujit po pakësohen me ritme alarmante, sipas një analize të kryer nga studiues të University College London në bashkëpunim me The Guardian dhe Watershed Investigations.

Shkencëtarët analizuan të dhëna nga periudha 2002–2024, të siguruara nga satelitë që monitorojnë ndryshimet në fushën gravitacionale të Tokës. Për shkak se uji ka masë të madhe, ndryshimet në nivelet e ujërave nëntokësore, lumenjve, liqeneve, lagështisë së tokës dhe akullnajave shfaqen në sinjalin e detektuar, duke i lejuar satelitët të “peshojnë” në mënyrë efektive se sa ujë ruhet.

Gjetjet tregojnë një disbalancë të theksuar: Europa veriore dhe veriperëndimore, veçanërisht Skandinavia, pjesë të Mbretërisë së Bashkuar dhe Portugalia, po bëhen gjithnjë e më të lagështa, ndërsa rajone të gjera në jug dhe juglindje, përfshirë zona në Mbretërinë e Bashkuar, Spanjë, Itali, Francë, Zvicër, Gjermani, Rumani dhe Ukrainë, po thahen me shpejtësi.

Studiuesit ndanë të dhënat për ujërat nëntokësore nga totali i ujërave tokësore dhe zbuluan se ato pasqyrojnë të njëjtën tendencë, duke konfirmuar se një pjesë e madhe e rezervave të fshehura të ujit të ëmbël në Europë është në rënie. Ujërat nëntokësore përbënin 62% të furnizimit total publik me ujë dhe 33% të kërkesës për ujë në bujqësi gjatë vitit 2022 në vendet anëtare të BE-së.

“Kur krahasojmë të dhënat për totalin e ujërave tokësore me të dhënat klimatike, trendet përgjithësisht përputhen”, – tha Mohammad Shamsudduha, profesor i krizave të ujit dhe reduktimit të rrezikut në UCL. “Nuk po flasim më për kufizimin e ngrohjes në 1.5°C; me gjasë po shkojmë drejt 2°C mbi nivelet paraindustriale, dhe tashmë po dëshmojmë pasojat”,- shtoi ai.

Në përgjigje të kësaj krize, Komisioni Europian ka zhvilluar një strategji të qëndrueshmërisë së burimeve ujore për të menaxhuar ujin si një burim. Strategjia shoqërohet me një rekomandim për efikasitetin e përdorimit të ujit, duke kërkuar përmirësim prej “të paktën 10% deri në vitin 2030”. Duke qenë se humbjet në rrjetet e shpërndarjes variojnë nga 8% në 57% në BE, Komisioni thotë se reduktimi i rrjedhjeve dhe modernizimi i infrastrukturës do të jenë thelbësore.

The post Rezervat e ujit po pakësohen me ritme alarmante në Rumani appeared first on Revista Monitor.

Zgjedhjet në Kosovë/ Lëvizja Vetëvendosje e Kurtit siguron 56 mandate në Kuvend

By: Elva
29 December 2025 at 09:31

Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka dalë forcë e parë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 28 dhjetor në Kosovë, duke siguruar 49.80 për qind të votave, sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Bazuar në këto rezultate, LVV pritet të marrë 56 mandate në Kuvendin e Kosovës. Megjithatë, rezultatet […]

The post Zgjedhjet në Kosovë/ Lëvizja Vetëvendosje e Kurtit siguron 56 mandate në Kuvend appeared first on BoldNews.al.

Kosovë, opozita nuk frymëzon/ Zgjedhjet, PDK e LDK mbeten në kuota të ulëta

29 December 2025 at 10:08

Zgjedhjet e jashtezakonshme te 28 dhjetorit ne Kosove perfunduan, por dhane disa mesazhe per mendësinë politike ne vend, por mesazh me “I rend” eshte per partite e opozites.

Asnjera prej tyre nuk frymezon,  ato duket se kane humbur kontaktin e thelle me elektoratin, me premtime larg realitetit dhe asnje angazhim real per tu rikthyer ne pushtet. Partia Demokratike e Kosoves nuk po arrin te riformatohet edhe pse pas humbjes se bastioneve te rendesishme ne zgjedhjet lokale, zgjodhen kryetarin e ri, Bedri Hamza, i cili gjithesesi sic thone ne Prishtine “nuk dhezi” duke prodhuar me mund po aq mandate sa Memli Krasniqi.

Edhe me dramatike paraqitet situata ne kampin tjeter, Lidhja Demokratike e Kosove, parti e presidentit historik Ibrahim Rugova, e cila mori pak me shume se 13 perqind te votave. Pas kesaj humbje, opinioni publik ne rrjetet sociale kerkon doreheqjen e Lumir  Abdixhikut, edhe pse ne kembim mori vetem nje premtim nga kryetari per mbledhje e strukturave te partise.

Aleanca per Ardhmerine e Kosoves ruajti e vetme votat ne komunat tradicionale te saj, Nisma e Fatmir Limajt, nuk e kaloj pragun elektoral, duke e lene “komandat çelikun” jashte parlamentit, ndersa Lista Serbe e Beogradit e organizuar ne grup per te votuar, arriti te ruante 10 uleset ne parlament.

Nga krahu tjeter, vetevendosja e Albin Kurti, me disa sjellje te ndryshuara si gjuha me e zbutur me mediat, shperfillja e kundershtareve politike, por gjithesesi e kapur fort pas kartes se nacionalizmit dhe perballjes me serbet arriti te bindte shumicen e 45 perqind te qytetareve qe dolen te votojne, se ai eshte alternativa me e mire per vendin, edhe pse per VV kjo fushate nuk ka qene pak e lodhshme: organizimi per te sjell diasporen ne Kosove ne daten e zgjedhjeve, apo perdorimi I te gjithe apartatit shteteror per tu kapur pas pushtetit.

Votuesit, edhe nen dritat e fundvitit, harruan qe nen drejtimin e zotit Kurtit, Kosova u vu nen sanksione, cenoj rend marredheniet me SHBA dhe vijoi te mbetej I vetmi vend ne rajon pa statusin kandidat per anetaresim ne BE.

Sigurisht nuk ka 61 mandate per Kurtin, I cili ne daljen e tij pas rezultateve preeleminare, po mendon edhe per krizen e mundshme te pranveres, kur perfundon mandati i presidentes Osmani, me gjase edhe ne nje tjeter mandat si kreu I shtetit.

Me urgjence ne vend duhet te votohet buxheti per vitin e ardhshem dhe tre marreveshje nderkombetare per te perfituar nga Plani I Rritjes sapo te konstituohet legjislatura e dhjete, qe kalkulimet politike te partive te mos bien me mbi kurrizin e qytetareve qe mbeten nen mjegullen e krizes per me shume se 10 muaj….

Lëvizja Vetëvendosje            49.28%

Partia Demokratike e Kosovës  20.99%

Lidhja Demokratike e Kosovës   13.58%

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës  5.68%

Lista Serbe 4.79%

Nisma Socialdemokrate  1.71%

/ abcnews.al /

Numërimi i votave në Kosovë, drejt kutive të fundit/ Renditja e partive në garë

29 December 2025 at 08:06

Kosova zhvilloi të dielën e 28 dhjetorit zgjedhjet e parakohshme parlamentare pas një viti në kolaps të madh politik. Pas fitores së Kurtit në shkurt, Vetëvendosje nuk arriti të siguronte votat e duhura për formimin e Kuvendit, duke e shpur vendin në zgjedhje të parakohshme.

Sakaq, vijon ende numërimi i kutive të fundit të votimit, ku sipas rezultatit të përditësuar nga KQZ, LVV kryeson me 49.3 për qind të votave.

E dyta në renditje është PDK me 21.01 për qind të votave, e pasuar nga LDK-13.59 për qind, AAK-5.68 për qind, SRPSKA-4.74 për qind dhe Nisma SocialDemokrate-1.72 për qind.

Nga rankimi, Lëvizja Vetëvendosje është fituesja në shifra, por ‘misioni’ i vërtetë është formimi i qeverisë së Kosovës, në kushtet ku ky vit solli ngërc institucional dhe raporte të zbehta me ndërkombëtarët. / abcnews.al /

Yesterday — 28 December 2025Main stream

Vetëvendosje fiton zgjedhjet, vjen reagimi i parë i Albin Kurtit

By: e xh
28 December 2025 at 22:55

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se rezultati i zgjedhjeve të 28 dhjetorit është më i thelli në historinë e Kosovës.

“Fitoi populli i Kosovës dhe Republika. Urime fitorja më e madhe në historinë e vendit. Tani na presin shumë punë përpara. Rezultati i sotëm tregon se duhet të ecim para pa vonesa. Sa më parë të certifikohet rezultati aq më shpejt do të vijojmë me projektet”, tha Kurti në konferencën e parë për mediat pas shpalljes së rezultatit paraprak.

“Ftoj nga tani partitë opozitare për bashkëpunim në Kuvend për marrëveshjet ndërkombëtare, për ligjet e mira dhe për interesin publik të qytetarëve të Republikës. Edhe një herë urime, secilit pa dallim, fitoren historike, që është në rrugë të mbarë të tejkalojë edhe 14 shkurtin 2021. Ishte një ditë e gjatë përveçse e bukur dhe e rëndësishme”, shtoi ai.

Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 49,79% të votave në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës, të zhvilluara këtë të diel. Rezultati paraprak i publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e nxjerr partinë e Albin Kurtit forcë të parë, ndjekur nga PDK 21,19%, LDK me 13,77% dhe AAK me 5,74%.

Zgjedhjet në Kosovë/ Kurti kryeson me mbi 50% të votave, vijon numërimi

By: e xh
28 December 2025 at 21:35

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka filluar publikimin e rezultateve të para të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Lëvizja Vetëvendosje po kryeson bindshëm në rezultatet paraprake të zgjedhjeve, ku deri më tani janë numëruar 81% e kutive.

Vetëvendosje ka siguruar deri tani mbi mbi 50% të votave.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 20.36%, ndërsa e treta është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 14.15%.

Lapaj për zgjedhjet në Kosovë: Shembull demokracie, turp që në Shqipëri vidhet vota

By: armand
28 December 2025 at 22:48

Kryetari i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka reaguar pas rezultateve paraprake të zgjedhjeve në Kosovë, ku Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministri Albin Kurti po shkojnë drejt fitores. Në një reagim në Facebook, Lapaj ka përgëzuar Kosovën për procesin zgjedhor, duke e cilësuar si shembull demokracie, ndërsa ka kritikuar realitetin në Shqipëri ku sipas tij vota vidhet […]

The post Lapaj për zgjedhjet në Kosovë: Shembull demokracie, turp që në Shqipëri vidhet vota appeared first on BoldNews.al.

Kurti shpall fitoren e LVV-së: Më 28 dhjetor fitoi populli i Kosovës

By: armand
28 December 2025 at 22:41

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një konferencë për media pas numërimit të mbi 96 për qind të qendrave të votimit në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, ka shpallur fitoren e forcës politike që ai drejton, duke e cilësuar rezultatin si historik për vendin. “Më 28 dhjetor fitoi populli i Kosovës dhe Republika. Urime fitorja […]

The post Kurti shpall fitoren e LVV-së: Më 28 dhjetor fitoi populli i Kosovës appeared first on BoldNews.al.

Kosovë/ KQZ shpall rezultatet paraprake, Lëvizja Vetëvendosje fiton zgjedhjet me mbi 49%

By: armand
28 December 2025 at 22:26

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatin preliminar të zgjedhjeve dhe Lëvizja Vetëvendosje është fituesja e zgjedhjeve me 49.79 për qind të votave të fituara. Rezultatet preliminare u shpallën pas numërimit të 96.13 për qind të votave. Radoniqi tha se pjesa tjetër e votave do të procesohen dhe publikohen në platformën online të KQZ-së. Sipas […]

The post Kosovë/ KQZ shpall rezultatet paraprake, Lëvizja Vetëvendosje fiton zgjedhjet me mbi 49% appeared first on BoldNews.al.

Rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë, Abdixhiku: Nuk e përjashtoj dorëheqjen nga kreu i LDK-së

By: armand
28 December 2025 at 22:14

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se rezultati zgjedhor nuk është ai që ka pritur, duke shtuar se ky është moment i një “reflektimi të thellë” dhe i përgjegjësisë politike. Në bazë të numërimit të 95 për qind të votave, LDK-ja është e treta me 13.80 për qind të votave. Kjo parti kishte 18 për […]

The post Rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë, Abdixhiku: Nuk e përjashtoj dorëheqjen nga kreu i LDK-së appeared first on BoldNews.al.

Albin Kurti drejt fitores, numërohen mbi 93% të votave në Kosovë (Rezultatet)

By: armand
28 December 2025 at 22:04

LVV-ja e Albin Kurtit po prin në zgjedhjet e 28 dhjetorit, teksa numërimi i votave është drejt përfundimit. Me 93.43 për qind të votave të numëruara, LVV-ja ka 411.120 vota apo 49.99 për qind. Diferenca në vota mes partisë së Kurtit dhe PDK-së së Bedri Hamzës që është në vend të dytë me 21.07 për […]

The post Albin Kurti drejt fitores, numërohen mbi 93% të votave në Kosovë (Rezultatet) appeared first on BoldNews.al.

Zgjedhjet në Kosovë, Kurti drejt formimit të qeverisë i vetëm (Rezultatet)

By: armand
28 December 2025 at 21:32

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e fundit të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, ku me 90% për qind të votave të numëruara, garën e prin bindshëm Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit. Ky rezultat e vendos partinë në pozicionin e parë për të formuar vetë ekzekutivin e ri të vendit. Sipas të dhënave të KQZ-së, […]

The post Zgjedhjet në Kosovë, Kurti drejt formimit të qeverisë i vetëm (Rezultatet) appeared first on BoldNews.al.

Zgjedhjet në Kosovë/ Lëvizja Vetëvendosje fiton mbi 49 përqind të votave

By: Re Nato
28 December 2025 at 22:24

Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka dalë forcë e para në zgjedhjet e parakohshme të mbajtura të dielën.

Pas përfundimit të procesit të numërimit të votave, rezulton se LVV ka marrë 49.80 përqind të votave.

Rezultatet preliminare u shpallën pas numërimit të 96.13 për qind të votave.

Kreu i KQZ, Radoniqi tha se pjesa tjetër e votave do të procesohen dhe publikohen në platformën online të KQZ-së.

Sipas rezultatit preliminar, PDK-ja është e dyta me 21.18 përqind të votave, LDK-ja me 13.77 përqind, AAK-ja me 5.74 përqind dhe Lista Serbe me 3.86 përqind.

Në garë ishin gjithsej 24 subjekte politike, përfshirë 18 parti politike, tri koalicione parazgjedhore, dy iniciativa qytetare dhe një kandidat të pavarur.

Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë pasur 1.999.024 qytetarë, ndërsa votimi u zhvillua nga ora 07:00 deri në 19:00 në 910 qendra votimi./abcnews.al

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, përfundon procesi i votimit

By: e xh
28 December 2025 at 19:24

Ka përfunduar procesi i votimit në Kosovë, në zgjedhjet parlamentare të mbajtura ditën e sotme.

Po ashtu mësohet se ata që janë në qendrat e votimit kanë të drejtë ta përfundojnë votimin.

Sipas të dhënave të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve në Kosovë, deri në orën 18:23 kanë votuar 38.55% të qytetarëve.

Pjesëmarrja më e madhe është regjistruar në komunat në Veri, të banuara me shumicë serbe. Në këto zgjedhje kishin të drejtë vote rreth 2 milionë shtetas të Kosovës. Këto zgjedhje të parakohshme parlamentare u shpallën pasi legjislatura e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, nuk miratoi asnjërin prej dy kabineteve qeveritare që u propozuan.

Kosovë/ Më shumë se 30% të votave të numëruara, Vetëvendosja thellon epërsinë

By: armand
28 December 2025 at 20:43

Sipas 33.52 për qind të votave të numëruara, LVV-ja ka thelluar epërsinë ndaj partive të tjera, duke marrë 48.10 për qind të votave, apo 121.435 vota. Krahasuar me vendin e dytë, PDK-në, që ka 19.41 për qind, partia e Albin Kurtit ka diferencë në vota me të prej mbi 72 mijë votash. LDK-ja është e […]

The post Kosovë/ Më shumë se 30% të votave të numëruara, Vetëvendosja thellon epërsinë appeared first on BoldNews.al.

Zgjedhjet në Kosovë/ Numërohen 16% e votave, LVV kryeson me 46.77%

By: armand
28 December 2025 at 20:23

Sipas të dhënave të KQZ-së për 16% të votave të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) po prin me 46.77% të votave. Pas saj renditet PDK-ja me 19.77%, ndërsa LDK-ja ka marrë 13.5% të votave. AAK-ja aktualisht ka siguruar 7.57% të votave, sipas këtyre rezultateve të përkohshme. Zgjedhjet parlamentare u përsëriten pasi, pas zgjedhjeve të mbajtura në […]

The post Zgjedhjet në Kosovë/ Numërohen 16% e votave, LVV kryeson me 46.77% appeared first on BoldNews.al.

Zgjedhjet në Kosovë, nis procesi i numërimit të votave në shumicën e vendit

By: armand
28 December 2025 at 19:54

Në shumicën e vendvotimeve ka nisur numërimi i votave, tha kreu i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, në konferencën për media pas përfundimit të procesit të votimit. Radoniqi tha se deri më tani nuk janë evidentuar incidente që do të cenonin integritetin e zgjedhjeve. Ai tha se dalja në zgjedhje është mbi 44 për qind, ndërkaq zgjedhjet […]

The post Zgjedhjet në Kosovë, nis procesi i numërimit të votave në shumicën e vendit appeared first on BoldNews.al.

Zgjedhjet në Kosovë/ Exit Poll-et e para, Vetëvendosja e Kurtit rikonfirmohet forcë e parë

By: armand
28 December 2025 at 19:32

Pas përfundimit të procesit zgjedhor, tri televizione në Kosovë kanë publikuar rezultatet e exit poll-eve, duke e nxjerr të parën Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit. Sipas sondazhit të televizionit Dukagjini, LVV-ja pritet të fitojë 45.7 për qind, PDK-ja 22, LDK-ja 15.6 për qind dhe AAK-ja 5.3. Sondazhi i Klan Kosovës parashikon që LVV-ja të fitojë […]

The post Zgjedhjet në Kosovë/ Exit Poll-et e para, Vetëvendosja e Kurtit rikonfirmohet forcë e parë appeared first on BoldNews.al.

Përfundon procesi zgjedhor në Kosovë, nis mbyllja e qendrave të votimit

By: armand
28 December 2025 at 19:05

Në orën 19:00 ka nisur mbyllja e qendrave të votimit në 38 komunat e Kosovës. Si rëndom, në qendrat ku ka ende votues ato mbesin të hapura edhe pas orës 19:00, për t’iu mundësuar qytetarëve që të votojnë. Sipas të dhënave të KQZ-së, deri në orën 17:00 votuan mbi 38 për qind e afër 2 […]

The post Përfundon procesi zgjedhor në Kosovë, nis mbyllja e qendrave të votimit appeared first on BoldNews.al.

❌
❌