Gazetari dhe analisti nga Beogradi, Radomir Dimiq, ka bërë thirrje publike për pjesëmarrje masive në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, duke u drejtuar qytetarëve të Kosovës pa dallim etnik apo fetar, me theks të veçantë komunitetit serb.
Duke folur në emër të subjektit politik Kosova Multietnike, të cilin e drejton, Dimiq ka theksuar se ky subjekt që nga themelimi angazhohet për kulturë politike demokratike, prosperitet evropian dhe forcimin e Republikës së Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran.
Ai ka vlerësuar se zgjedhjet e ardhshme paraqesin një moment historik për dhënien e një qeverie meritore dhe stabile për shtetin e Kosovës.
Sipas Dimiqit, komuniteti serb në Kosovë ka një përgjegjësi të veçantë historike që të dëshmojë pjekuri politike përmes pjesëmarrjes aktive në zgjedhje dhe kontributit për zgjidhje serioze politike.
Ai ka bërë thirrje që të mos votohet për partitë politike serbe pasi, janë të lidhura me struktura mafioze dhe kriminale në Beograd dhe që, siç u shpreh, ushqejnë urrejtje ndaj Republikës së Kosovës.
Dimiq ka kërkuar largimin e Listës Serbe nga skena politike, duke e cilësuar këtë subjekt si faktor destabilizues dhe ushtrues presioni dhe frikë ndaj popullatës serbe në veri të Kosovës.
Protesta e “Shqipëria Bëhet” vijon prej më shumë se 18 ditësh. Edhe këtë të enjte i vendosur përpara kryeministrisë, Adriatik Lapaj bëri thirrje që qytetarët t’i bashkohen protestës më 4 janar. Ai theksoi se kryeministri Rama duhet të dorëhiqet sepse tashmë i ka ardhur fundi. “Sot kemi nisur organizimin për protestën e datës 4 janar. […]
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka deklaruar mbrëmjen e sotme se ndaj pronarit të Report TV, Carlo Bollino, do të bëhen padi të reja në SPAK. Sipas Këlliçit, dosjet ndaj Bollinos janë bashkuar në një të vetme në SPAK, por do të ketë edhe denoncime të tjera, për shkak të materialeve të reja që […]
Një sistem i tërë dhe kapilar, i ngritur për të vënë median nën kontrollin e qeverisë, funksionon përmes shndërrimit të pronarëve të medias në “investitorë strategjikë”. Kështu u shpreh gazetari Klodian Tomorri, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ në Syri Tv, ku tha se kjo strategji i mundëson ekzekutivit të përdorë median, si një mjet […]
Prefektja e Shkodrës, Holta Duda ka bërë një lapsus gjatë një prononcimi live për mediat, ndërsa donte të ndante një urim për Krishtlindje.
Teksa po uronte besimtarët për ditën e shenjtë, ajo ka kërkuar falje dhe iu lut gazetarëve ta niste fjalimin dhe një herë nga e para.
“Sot të gjithë bashkë mblidhem të gëzojmë lindjen e Krishtit, ashtu siç ylli ndriti në zemrat e të gjithë popujve në tokën e shenjtë atë natë kur lindi Krishti bebe ashtu edhe unë sot në emër të gjithë.…ju lutem edhe njëherë më falni…”, tha ajo, ndërsa më pas gazetarët i kujtojnë që është live.
Arbër Kola është një ndër të rinjtë aktivë të Partisë Demokratike. I biri i një prej themeluesve të PD-së në Mirditë, ai është rritur mes protestash dhe angazhimi politik. Për shkak të këtij aktivizimi, është arrestuar disa herë nga policia si aktivist i Partisë Demokratike.
Në krizën e vitit 2021, Arbër Kola zgjodhi t’i bashkohej foltoreve të Sali Berishës dhe të ishte organizator aktiv i tyre, pasi Berisha u shpall non grata dhe Lulzim Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar. Me energjinë dhe pasionin e të riut që beson te një Parti Demokratike e ndërtuar mbi vlera, ai e pa këtë angazhim si një betejë për parime dhe jo për emra. Për të njëjtat arsye, më vonë iu bashkua edhe lëvizjes së Ervin Salianjit.
Por sot, Arbër Kola ndodhet në një tjetër realitet politik: i përjashtuar ose i mënjanuar nga forumet drejtuese të Partisë Demokratike. I zhgënjyer, por jo i dorëzuar, ai shprehet i vendosur të mos e ndërpresë aktivizimin e tij në PD, në kërkim të një partie ku të funksionojë meritokracia dhe demokracia e brendshme.
Një nga kritikat më të forta që Arbër Kola artikulon lidhet me listat e mbyllura, të cilat ai i cilëson si turpin më të madh të Partisë Demokratike. Sipas tij, brenda këtyre listave janë futur persona pa asnjë lidhje me elektoratin dhe pa asnjë kontribut real për PD-në, ndërkohë që janë lënë jashtë njerëz me integritet, aktivistë dhe figura që i kanë dhënë partisë votat e pakta, por të qëndrueshme, gjatë viteve të një krize të thellë.
Ai flet për një parti ku meritokracia nuk funksionon fare, duke paralajmëruar se, nëse PD nuk ndërton një sistem vlerësimi mbi kontributin dhe përfaqësimin real, rrezikon të përfundojë në atë që ai e quan “sistemi i kacavjerrjes”, ku mbijetojnë vetëm ata që dinë të qëndrojnë pranë pushtetit të brendshëm.
Arbër Kola shprehet gjithashtu se nuk ndihet i përfaqësuar nga asnjë deputet aktual në Kuvendin e Shqipërisë. Sipas tij, deputetët e PD-së nuk frymëzojnë më askënd dhe nuk përfaqësojnë shpresën për ndryshim. “Kë mund të frymëzojë sot një figurë si Tritan Shehu apo Albana Vokshi?”, pyet ai, duke e konsideruar këtë realitet si një nga arsyet kryesore pse qytetarët janë larguar nga Partia Demokratike.
Në një intervistë për Tema, Arbër Kola flet hapur për lidershipin e kompromentuar të PD-së, për një situatë dramatike që ka krijuar perceptimin se Edi Rama “nuk rrëzohet më”, si dhe për domosdoshmërinë e hapjes së Partisë Demokratike ndaj të rinjve që sjellin energji, frymëzim dhe mbështetjen e qytetarëve të keqqeverisur, të vjedhur dhe të dhunuar, sipas tij, nga një qeverisje kriminale. TemA
Ekspertja gjermane, Frauke Seebass, ka thënë se krijimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është një gjë thelbësore sa i përket rrugës së Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
Ajo ka thënë se s’sheh rrezik nga Asociacioni pas vendimit të Kushtetueses dhe propozimeve të dala nga Marrëveshja e Ohrit.
Në këtë intervistë për DW, Seebass ka thënë se ideja e LVV-së dhe Kurtit për të detyruar integrimin e serbëve përmes reciprocitetit ka dështuar dhe se Asociacioni është parakusht për të integruar serbët dhe për demokratizim të mëtjeshëm të Kosovës.
“Nuk e shoh më këtë rrezik pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe propozimeve aktuale sipas Marrëveshjes së Ohrit. Përkundrazi, besoj se Asociacioni i Komunave është një parakusht për integrimin e serbëve të Kosovës dhe demokratizimin e mëtejshëm, veçanërisht nëse edhe komunat jugore janë pjesë e tij, dhe ky integrim më i thellë mund të parandalojë gjithashtu propozime të reja për ndryshime territoriale (shkëmbim territoresh)”.
“Asociacioni i Komunave – i mbrojtur nga kushtetuta dhe e drejta e vetëmenaxhimit e sanksionuar në të – do të administronte vetë fusha të tilla si arsimi dhe planifikimi urban, por nuk mund të bllokojë vendimet kombëtare, siç është rasti, për shembull, në Republikën Srpska. Ideja e Vetëvendosjes për të detyruar integrimin përmes reciprocitetit, nga ana tjetër, ka dështuar”, ka thënë ajo për DW.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se përfaqësuesit serbë në Kosovë duhet të fitojnë vendet e tyre në institucione dhe të përfaqësojnë interesat e popullit serb, e jo, siç tha ai, interesat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Në një deklarim publik, Vuçiq ka bërë thirrje që serbët të përfaqësohen përmes Listës Serbe, duke shprehur mbështetje të hapur për këtë subjekt politik dhe pritjen që ai të fitojë numrin më të madh të mandateve të rezervuara për komunitetin serb. Sipas tij, përfaqësuesit e zgjedhur duhet të veprojnë në interes të popullit serb në Kosovë.
Vuçiq ka përmendur edhe rastin e një kandidati nga Shtërpca, Nikoliçeviq, i cili, sipas tij, është larguar nga lista që ai e quajti “lista e Rashiqit”, duke theksuar se ky veprim përbën një mesazh pozitiv.
Ai tha se e mbështet sinqerisht këtë vendim dhe shpreson në një fitore të rëndësishme për Listën Serbe.
Duke folur për zhvillimet e tjera politike, presidenti serb ka deklaruar se nuk është i njohur me sondazhet e fundit nga Kosova, duke shtuar se pret që ditët në vijim të ketë më shumë kohë për t’u marrë me këto çështje.
Gazeta Sinjali ka realizuar një sondazh për të parashikuar rezultatin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 28 dhjetorit, duke e pyetur opinionin publik: “Kush mendoni se do t’i fitojë zgjedhjet më 28 dhjetor?”.
Sipas sondazhit, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) kryeson me një mbështetje prej 56% të votave, që përkthehet në 3,790 vota. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është e dyta, me 25% të votave (1,705 vota), e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 15% të votave (1,017 vota).
Ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka një mbështetje shumë më të ulët, me vetëm 3% të votave (228 vota).
Këto rezultate mund të ndryshojnë deri në momentin e zgjedhjeve, por ky sondazh tregon tendencat e momentit.
Në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, LVV doli e para në zgjedhje, pasuar nga PDK, LDK dhe koalicioni AAK-Nisma.
Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka propozuar që urës në Mitrovicë t’i vendoset emri i Albin Kurtit.
“Unë jam Kryetar i Mitrovicës, dhe unë do ta propozoj këtë pasi është personi, autoriteti që e bëri të mundur këtë urë, që është në të mirën e njerëzve në dy anët e lumit, dhe ai është Kryeministri jonë Albin Kurti”.
“Unë këtë do ta propozoj në mekanizmat e nivelit lokal që ta emërojmë këtë urë me emrin Albin Kurti, sepse ai është personi që e bëri mrekullinë në Mitrovicë dhe në të gjithë vendin tonë” – tha Peci.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka vendosur ti dhurojë kryeministrit Edi Rama një avion privat tip “Airbus”. Sipas raportimit të mediave turke, kompania ajrore kombëtare, Turkish Airlines, do t’i transferojë qeverisë shqiptare pronësinë e avionit Airbus A319?115J, një avion i konfiguruar nga qeveria me vlerë rreth 11.9 milionë dollarë. ” Dhurata pasqyron angazhimin e […]
Në dosjen hetimore të SPAK për AKSHIN del në pah një episod i rëndësishëm që ilustron mënyrën se si funksiononte skema e ndikimit dhe presionit për përfitime të paligjshme. Në komunikimet mes Ergys Agasit dhe Alqi Bllakos, ky i fundit shprehet qartë: “Do e marrin me çdo kusht”, ndërsa në një tjetër mesazh thekson “Të […]
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga dosja hetimore e zv/kryeministres Belinda Balluku, e marrë e pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera. Së fundmi është publikuar dëshmia e vartëses së saj, Mirzeta Kashnica në SPAK e cila është shprehur para prokurorëve të posaçëm se është detyruar nga ish-kreu i ARRSH, Evis […]
Turqia i ka dhuruar vendit tonë një avion qeveritar Airbus A319 VIP, me vlerë rreth 11.9 milionë dollarë, raportojnë mediat turke.
Avioni, i konfiguruar për përdorim qeveritar dhe i operuar më herët nga Turkish Airlines, do t’i kalojë shtetit shqiptar pa asnjë kosto financiare ndërsa shpenzimet e tranferimit të pronësisë do të mbulohen nga pala turke.
Vendimi është publikuar në fletoren zyrtare, në kuadër të marrëveshjes dypalëshe, që parashikon se dhurimi ka për qëllim të përforcojë “marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin e ngushtë” mes Turqisë dhe Shqipërisë, të vendosura fillimisht me Traktatin e Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit të vitit 1992, ndërsa të dyja palët shprehin dëshirën për t’i forcuar më tej këto lidhje përmes bashkëpunimit teknik dhe atij në fushën e mbrojtjes.
Krishtlindja u festua edhe këtë vit me solemnitet dhe pjesëmarrje të gjerë besimtarësh në qytetin e Korçës. Mesha e shenjtë u mbajt në Katedralen “Ringjallja e Krishtit”, ku qindra besimtarë ortodoksë u mblodhën për të kremtuar lindjen e Krishtit, simbol i shpresës, paqes dhe dashurisë mes njerëzve.
Ceremonia fetare u drejtua nga Hirësia e Tij, Imzot Anastasi, i cili në fjalën e tij përcolli mesazhe paqeje, bashkëjetese dhe solidariteti, duke theksuar rëndësinë e vlerave shpirtërore dhe familjare në këtë ditë të shenjtë për të gjithë besimtarët e krishterë.
Gjatë pritjes në Mitropolinë e Shenjtë të Korçës ishin të pranishëm edhe përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale.
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, uroi besimtarët ortodoksë dhe të gjithë shqiptarët nga Korça, duke e cilësuar qytetin si një nga destinacionet më të frekuentuara gjatë festave dhe duke vënë theksin te mesazhet e paqes dhe vëllazërisë që përcjell Krishtlindja.
“Është kënaqësi e veçantë që të uroj të gjithë besimtarët ortodoksë dhe të gjithë shqiptarët, siç e kemi zakon, nga Korça nga vendlindja ime ku Krishtlindja në fakt festohet më bukur se kudo tjetër, mbase e pak me dozë lokalizmi por në të vërtetë Korça është kryeqyteti i Krishtlindjes.
Më vjen shumë mirë që këtë vit është frekuentuar si gjithmonë por gjithnjë e më tepër, nga shqiptarë nga gjithë Shqipëria. Të gjithë gëzojnë me njëri tjetrin e sidomos në këtë periudhë, ka shumë nevojë gjithë shoqëria shqiptare për mesazhe si ato që sjell Krishtlindja për paqe dhe vllazëri ndërmjet të gjithëve. Gëzuar Krishtlindjen për gjithë shqiptarët”, tha Peleshi.
Edhe kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, theksoi simbolikën e kësaj feste, duke e konsideruar Krishtlindjen si një moment reflektimi dhe shprese për ditë më të mira, paqe, harmoni dhe shëndet në çdo familje.
“Sot është një ditë e shënuar për të gjithë besimtarët e krishterë të Korçës dhe gjithë Shqipërisë. Dita e Krishtlindjes ka simbolika shumë të fuqishme brenda saj. Nuk është një ditë e zakonshme, lindja e Krishtit simbolizon lindjen e shpresës dhe besimit për ditë më të mira, për paqe, harmoni. Prandaj në këtë ditë kaq të veçantë dëshiroj tju uroj të gjithë besimtarëve të krishterë por edhe të gjithë banorëve të qytetit dhe bashkisë së Korçës, gëzuar festën e Krishtlindjes, fat, paqe, mbarësi e shëndet në familjet tuaja. Gëzuar!”
Urime përcolli edhe deputetja e Partisë Demokratike, Ledina Alolli, e cila vuri në dukje rëndësinë e solidaritetit njerëzor dhe përgjegjësisë që kanë institucionet dhe politika ndaj shtresave në nevojë, veçanërisht në ditë të tilla të shenjta.
“Në emër të Partisë Demokratike por edhe si deputete e qarkut të Korçës, sot nga Mitropolia e Shenjtë, nga kjo shtëpi e zotit, përcjell urimet më të mira për të gjithë besimtarët ortodoksë kudo që ndodhen në Korçë por edhe në të gjithë Shqipërinë. Është një ditë shumë e bukur për të gjithë dhe unë uroj paqe, uroj shpresë por edhe solidaritet njerëzor. Është një moment i rëndësishëm Krishtlindja, një festë e cila na kujton edhe një herë vlerat të cilat mbajnë në këmbë sot shoqërinë shqiptare, siç është familja, respekti për njëri tjetrin por ndërkohë edhe solidariteti për ata të cilët sot jetojnë në kushte jo të mira. Pikërisht kjo Krishtlindje, edhe ne politikanëve na ve në kushte të tilla që të mendojmë më shumë për këta njerëz, që vendimmarrjet tona të jenë në të mirën e tyre. Gjej momentin tju bëj thirrje të gjithë politikanëve shqiptarë të hedhin vëmendjen sot nga shtresat në nevojë, të mendojmë për ta sepse çdo vendimmarrje e jona rrit edhe më tepër besimin qytetar ndaj njerëzve. Gëzuar edhe njëherë Krishtlindjen, qofshin të mbara e të bekuara për të gjithë shqiptarët kudo ndodhen.”
Festimet e Krishtlindjes në Korçë vijojnë të shoqërohen me një atmosferë festive, qyteti mbetet i vizituar nga besimtarë dhe turistë nga e gjithë Shqipëria, duke e kthyer këtë ditë në një moment gëzimi, reflektimi dhe bashkimi për të gjithë./mxh
Kosova shkon për herë të dytë këtë vit në zgjedhje parlamentare.
Ekspertja gjermane për Ballkanin, Frauke Seebass, vlerëson se mungesa e dialogut politik dhe qasja aktuale e qeverisë kanë ndikuar negativisht në reputacionin ndërkombëtar të Kosovës.
Në një intervistë për DW, Seebass paralajmëron se nëse kryeministri Albin Kurti nuk arrin të angazhohet në dialog me partitë e tjera, ekziston rreziku i një bllokimi të mëtejshëm institucional edhe pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.
Ajo kritikon gjithashtu raportet e Kurtit me faktorët ndërkombëtarë, duke theksuar se afrimi me Bashkimin Evropian është bërë shumë i vështirë.
“Për shkak të situatës politike në Serbi, afrimi me BE aktualisht është shumë vështirë, veçanërisht nën Kurtin, por Kosova mund të bëjë përparim të konsiderueshëm si në nivel vendas ashtu edhe në politikën e jashtme me zbatimin e Asociacionit”, shprehet Seebass.
Duke folur për masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës dhe vendimin e Shteteve të Bashkuara për të pezulluar dialogun strategjik, ajo thekson se këto masa janë të drejtuara drejtpërdrejt kundër kryeministrit dhe politikave të tij.
“Masat dhe bllokadat drejtohen kundër Kurtit dhe politikave të tij të njëanshme, veçanërisht mungesës së konsultimeve dhe përshkallëzimeve në komunat veriore”, tha Seebass.
Sipas saj, qeveria e Kosovës duhet ta kuptojë se ndodhet në një pozicion defensiv në raport me BE-në.
“Në vend që të denoncojë trajtimin e pabarabartë krahasuar me Serbinë, qeveria duhet të kuptojë se është në pozicion defensiv dhe se nuk ka konsensus brenda BE-së. Masat janë ligjërisht në një zonë gri, kërkohet unanimitet për shfuqizimin e tyre, por shumë vende duan të shohin që Kosova të bëjë lëshime e para. Mund të supozohet se partnerët ndërkombëtarë do të ishin më të hapur ndaj një qeverie nën dikë tjetër përveç Kurtit”, u shpreh ajo.
Në lidhje me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, Seebass vlerëson se ai nuk përbën rrezik, veçanërisht pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
“Nuk e shoh më këtë rrezik pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe propozimeve aktuale sipas Marrëveshjes së Ohrit. Përkundrazi, besoj se Asociacioni i Komunave është një parakusht për integrimin e serbëve të Kosovës dhe demokratizimin e mëtejshëm”, thekson ajo, duke shtuar se ky mekanizëm nuk mund të bllokojë vendimmarrjen në nivel kombëtar.
Ekspertja gjermane shprehet skeptike edhe për gatishmërinë e Serbisë për zbatimin e marrëveshjeve të arritura me Kosovën.
“Nuk shoh që Serbia do të zbatojë marrëveshjet në vitet e ardhshme”, tha Seebass, duke shtuar se BE-ja ka mjete për të ushtruar presion, por mungon uniteti politik.
Duke iu referuar zhvillimeve të brendshme politike në Kosovë, ajo kujton se Kurti kishte përfituar nga pakënaqësia qytetare në vitin 2018 për shkak të refuzimit të liberalizimit të vizave nga BE-ja, por thekson se veprimet e mëvonshme të njëanshme dhe bllokimi i fundit institucional kanë dëmtuar rëndë imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
“Nga ana tjetër, veprimet e njëanshme të Kurtit dhe bllokimi i muajve të fundit kanë luajtur një rol të madh në atë që edhe partnerë tradicionalë të Kosovës ndihen të ofenduar, reputacioni ndërkombëtar i Kosovës ka pësuar dëme të konsiderueshme”, tha ajo.
Sipas Seebass, këto zhvillime kanë bërë që edhe partnerë tradicionalë të Kosovës të ndihen të ofenduar, ndërsa reputacioni ndërkombëtar i vendit ka pësuar dëme të konsiderueshme.
Vartësja e Belinda Ballukut u ka rrëfyer prokurorëve të posaçëm se është detyruar nga ish-kreu i ARRSH-së, Evis Berberi, të firmosë dokumentacionin për tenderin e ndërtimit të tunelit të Llogarasë.
Pas kësaj dëshmie, SPAK deklaron se Belinda Balluku ka ushtruar presion ndaj vartëses së saj, fakt që sipas prokurorisë provohet edhe nga përgjimet. Këto rrethana janë pasqyruar në kërkesën që SPAK i ka dorëzuar Kuvendit për marrjen e lejes për arrestimin e zëvendëskryeministres.
E pandehura Mirzeta Kashnica ka deklaruar se i kujtohet se, në procedurën e parë të prokurimit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, e cila më pas u anulua, ajo, në cilësinë e anëtares së Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, kishte vlerësuar se operatori ekonomik “Gjoka Konstruksion” sh.p.k. i përmbushte kriteret dhe duhej të shpallej fitues.
Ajo ka deklaruar se këtë qëndrim ua ka përcjellë me email anëtarëve të tjerë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe, për dijeni, edhe Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë. Sipas saj, menjëherë pasi ka dërguar email-in, rreth orës 17:05, pa u mbyllur ende procesi i vlerësimit në sistemin e Agjencisë së Prokurimit Publik, është telefonuar nga shtetasi Evis Berberi, i cili i ka thënë se nuk duhej të shprehej me email.
Ajo ka deklaruar se Berberi i ka komunikuar se, pasi ai të kishte folur dhe procedura të ishte mbyllur, ajo do të anulohej, pasi asnjë nga operatorët ekonomikë nuk ishte në rregull.
Mirzeta Kashnica ka deklaruar gjithashtu se, në lidhje me procesverbalin e datës 18.03.2021 për vlerësimin e ofertave, ku janë anuluar të gjitha ofertat e paraqitura nga operatorët ekonomikë, ajo e ka nënshkruar dokumentin pasi është ushtruar trysni ndaj saj nga shtetasi Evis Berberi, që të vazhdonte me procedurën.
Sipas deklarimeve të saj, Evis Berberi ishte anëtar i komisionit dhe personi që diktonte vendimmarrjen e tij. Në lidhje me procedurën e rishpallur të prokurimit me objekt “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”, ajo ka deklaruar se sa herë që mblidhej komisioni, anëtarët e tjerë merrnin vendime mes tyre dhe e intimidonin atë për shkak të qëndrimeve të saj.
SPAK thekson se Belinda Balluku po ushtron frikësim ndaj dëshmitarëve dhe se kjo është një nga arsyet kryesore pse ka kërkuar leje për arrestim.
“Në vijim të hetimit, nga përdorimi i metodave speciale, kanë rezultuar të dhëna se, nga ana e të pandehurës Belinda Balluku, gjatë kohës që ajo është njohur me akuzën nga organi procedues dhe ushtronte detyrën si zëvendëskryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, ka ushtruar presion në forma të ndryshme, ndaj personit të pyetur në këtë procedim, konkretisht shtetases M.K.(vartëse e saj)”, thotë SPAK.
E ftuar në “A2 Puls” nga Bruna Çifligu në A2 CNN, anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana, ka deklaruar se Shqipëria ndodhet në një krizë të thellë politike, institucionale dhe sociale, e cila sipas saj nuk mund të zgjidhet më me zgjedhje të zakonshme, por vetëm përmes krijimit të një qeverie tranzitore.
Kuçana u shpreh se akuzat e shumta ndaj qeverisë, hetimet e hapura dhe skandalet e përfshira në dosjen e AKSHI-t kanë rrënuar besimin e qytetarëve dhe kanë cenuar sigurinë kombëtare. Sipas saj, në këto kushte, kryeministri Edi Rama nuk mund të garantojë më zgjedhje të lira dhe të ndershme.
“Me Edi Ramën nuk ka më zgjidhje dhe nuk ka zgjedhje. Shqipëria ka nevojë për një qeveri tranzitore, të përbërë nga njerëz me integritet, larg krimit dhe korrupsionit, që të rikthejë besimin dhe të çojë vendin drejt zgjedhjeve të ndershme”, tha Kuçana.
Ajo theksoi se kjo qeveri tranzitore duhet të ketë si mision kryesor garantimin e reformave urgjente, integrimin europian dhe ndarjen reale të pushteteve. Sipas saj, presioni qytetar, protestat dhe aksionet opozitare do ta detyrojnë qeverinë aktuale të largohet.
Kuçana shtoi se Partia Demokratike e konsideron qeverinë tranzitore si rrugën e vetme për të shmangur përshkallëzimin e krizës dhe për t’i dhënë shqiptarëve një perspektivë të re politike. “Shqiptarët kanë nevojë për çlirim nga ky makth dhe për një qeverisje që i shërben interesit publik, jo pazareve”, përfundoi ajo.
Në prononcimin për mediat nga Kisha Katolike në Tiranë, Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi përveç urimit për besimtarët e krishterë me rastin e Krishtlindjes, përcolli dhe një mesazh politik.
Blushi tha se shqiptarët do të çlirohen njëherë e përgjithmonë nga “sekti” anti familje dhe anti zot.
“Në emër të Partisë së Lirisë, presidentit Meta dhe ermin tim personal i uroj të gjithë besimtarëve dhe popullit të krishterë dhe mbarë popullit shqiptar gëzuar Krishtlindjet.
Sa më shumë mirësi, lumturi e begati. Lindja e Krishtit është lindja e shpresës për ditë më të mirë që patjetër do të vijnë.
Ndaj le të lutemi por në veçanti le të përkushtohemi që Krishtlindjen e ardhshme të gjithë shqiptarët ta festojnë në liri, begati, dinjitet të çliruar njëherë e përgjithmonë nga një sekt anti familje e anti zot.”, tha ai./MXH
Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar ndaj kritikave për vendimin e Qeverisë në detyrë për të ndarë shtesa prej 100 eurosh për pensionistët dhe fëmijët në prag të zgjedhjeve, duke theksuar se kjo praktikë është e zakonshme dhe nuk përbën asgjë të re prej që ka ardhur në ekzekutiv.
Ai ka thënë se çdo herë para festave i gëzojnë të moshuarit dhe fëmijët.
“A kanë qenë ato shtesa edhe vitin e kaluar? A kanë qenë edhe para vitit të kaluar? Çdo herë para Vitit të Ri, kur kemi dimër e kemi festa, ne i gëzojmë të moshuarit dhe fëmijët. Nuk ka asgjë të re në këtë aspekt. E re është qeverisja jonë, e cila do të vazhdojë edhe mandatin e tretë”, ka deklaruar Kurti gjatë një vizite në stadiumin e futbollit në Shtime të enjten.
Vendimi për të ndarë këto shtesa ka shkaktuar kritika, ku ish-opozita e ka cilësuar këtë lëvizje si “blerje votash”, pasi paratë po shpërndahen vetëm pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit.
Të mërkurën (dje), Kurti njoftoi se pensionistët dhe fëmijët do t’i marrin 100 euro, të cilat do të ekzekutohen më 29 dhjetor – një ditë pasi të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.