Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Investitori strategjik Ilir Trebicka në dosjen e Ballukut, ja çfarë ka përfituar nga Rama

By: Ela
20 December 2025 at 12:57

Ilir Trebicka, një nga përfituesit më të mëdhenj të pasurive publike falë miqësisë me Edi Ramën, rezulton pjesë e dosjes së SPAK-u për zv/kryeministren Belinda Balluku. Pozitat e oligarkut Trebicka kompromentohen rëndë penalisht nga bisedat mes ish kreut të ARRSH-së Evis Berberi dhe Belinda Balluku. Nga përmbajtja e bisedave të përgjuara del në pah mekanizimi […]

The post Investitori strategjik Ilir Trebicka në dosjen e Ballukut, ja çfarë ka përfituar nga Rama appeared first on BoldNews.al.

SPAK merr zyrtarisht të pandehur Benet Becin për afera me tendera kur drejtonte KESH-in

By: armand
19 December 2025 at 17:32

Prokuroria e Posaçme mori të pandehur kryebashkiakuan e Shkodrës, Benet Beci, duke i komunikuar akuzën, që rëndon mbi të. Beci akuzohet për shkeljen e barazisë në tendera bashkë me 7 persona të tjerë, për tenderin “Zhvillimi strategjik i sektorit energjitik” (projekt kërkimor me fond 800 mijë euro). Në tenderin e zhvilluar në dhjetor të vitit […]

The post SPAK merr zyrtarisht të pandehur Benet Becin për afera me tendera kur drejtonte KESH-in appeared first on BoldNews.al.

Dalin të tjera PËRGJIME/ Çunat e Belës, lekë nga xhepi për kapjen e mediave

By: Brisi
19 December 2025 at 15:11

Të tjera përgjime  kanë dalë nga dosja hetimore e zv/kryeministres Belinda Balluku, me vartësin e saj Evis Berberi. Sipas dosjes hetimore, Balluku flet me Berberin për pagesa që u janë bërë mediave të caktuara në vend, duke mos përmedur emrat e tyre. ‘Çunat e tjerë janë duke i mbuluar nga xhepi vetë mediat, ty një […]

The post Dalin të tjera PËRGJIME/ Çunat e Belës, lekë nga xhepi për kapjen e mediave appeared first on BoldNews.al.

“Thirre atë plehrën”/ Carlo Bollino në përgjimet e Ballukut! Qindra miliona nga ARRSH-ja

By: Brisi
18 December 2025 at 21:33

Pronari i Report TV dhe Shqiptarja.com, Carlo Bollino, rezulton të jetë i përfshirë në përgjimet e zv/kryeministres Belinda Balluku dhe vartësit të saj, drejtorit të ARRSH, Ervis Berberi. Sipas dosjes hetimore të publikuar në media, rezulton se Carlo Bolino ka përfituar qindra milionë lekë nga ARRSH-ja. Në bashkëbisedimin mes Ballukut dhe Berberit, zbardhet se Carlo […]

The post “Thirre atë plehrën”/ Carlo Bollino në përgjimet e Ballukut! Qindra miliona nga ARRSH-ja appeared first on BoldNews.al.

Përgjimet e Ballukut/ Kush është k*rva, që kish rënë dakord me R-në për të marrë tenderin

By: Brisi
17 December 2025 at 16:51

Kryetari i Partisë Demokratike ka publikuar përgjime të reja nga hetimet ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Ndonëse Berisha ja atribuoi gabimisht përgjimet tenderave të Unazës, në fakt bëhet fjalë për një grup tjetër tenderash. është supervizioni i mirëmbajtjes me performancë të akseve nacionale të Shqipërisë. Në bisedat e zhvilluara Balluku e pyet me habi Evis Berberin […]

The post Përgjimet e Ballukut/ Kush është k*rva, që kish rënë dakord me R-në për të marrë tenderin appeared first on BoldNews.al.

“Sqaroja k**vës se s’do hapim procese të reja”/ Përgjimet Balluku-Berberi: Ka rënë dakord me Ramën! S’më pëlqen…

By: Ela
17 December 2025 at 13:35

Kryedemokrati Sali Berisha, në një konferencë për mediat, ka publikuar pjesë nga dosja hetimore e Belinda Ballukut, ku zv.kryeministrja komunikon me Evis Berberin për supervizimin e Unazës së Madhe. Në këto biseda diskutohet mbi hapjen e kontratave të supervizionit, kohëzgjatjen e tyre trevjeçare, si dhe mbi ndikimin financiar dhe vendimmarrjen për hapjen ose jo të […]

The post “Sqaroja k**vës se s’do hapim procese të reja”/ Përgjimet Balluku-Berberi: Ka rënë dakord me Ramën! S’më pëlqen… appeared first on BoldNews.al.

Çështja ndaj Evis Berberit dhe 21 të pandehurve të tjerë kalon në gjykim

9 December 2025 at 16:57

Gjykata e Posaçme vendosi të martën të kalojë për gjykimin çështjen penale në ngarkim të ish-kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi dhe 21 të pandehurve të tjerë të akuzuar për korrupsion, shkelje të barazisë në tendera e pastrim parash. Pas disa seancash paraprake, gjyqtari Bib Ndreca vendosi të martën të pranojë kërkimin e prokurorisë […]

The post Çështja ndaj Evis Berberit dhe 21 të pandehurve të tjerë kalon në gjykim appeared first on Reporter.al.

Korrupsion dhe pastrim parash/ SPAK kalon për gjykim çështjen e krahut të djathtë të Ballukut, Evis Berberit

By: Ela
9 December 2025 at 09:50

Prokuroria e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen ndaj Evis Berberit, ish kreu i ARRSH-së, i cili është në burg si i dyshuar për abuzime me tenderat e institucionit që ai drejtonte. Vartësi i besuar Belinda Ballukut, seancën e kaluar, kërkoi gjykim të shkurtuar, ndërsa pretendoi pavlefshmëri të akteve, fshirje të korrespodencës dhe papërdorshmërinë e […]

The post Korrupsion dhe pastrim parash/ SPAK kalon për gjykim çështjen e krahut të djathtë të Ballukut, Evis Berberit appeared first on BoldNews.al.

Afera e radhës, Balluku dhe Berberi “qepën” tenderat e energjisë, përfituese “Net Group”

By: Elva
4 December 2025 at 20:30

Një nga gjërat që ndikoi te rënia e sistemit në kolaps në 21 qershor 2024 në vendin tonë ishte edhe mungesa e planifikimit të projekteve infrastrukturore në raport me projektet energjitike, projekte të cilat janë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme. Duhet theksuar se ndërtimi i rrugëve të reja kërkon spostime dhe ndryshime në linjat […]

The post Afera e radhës, Balluku dhe Berberi “qepën” tenderat e energjisë, përfituese “Net Group” appeared first on BoldNews.al.

I besuari i Ballukut, Evis Berberi kërkon gjykim të shkurtuar: Të më kthehen sendet e mia

By: V K
4 December 2025 at 13:31

I besuari i Ballukut, ish -kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, kërkon gjykim të shkurtuar.

Berberi pretendon kthim sendesh, fshirje korrespondence , dhe pa përdorshmërinë e të dhënave të marra nga celulari i tij.

Ndërkohë, Valter Vegaj dhe kompanitë Dam shpk dhe Net shpk, kërkuan plotësim hetimesh.

Të pandehurit e tjerë kërkuan gjykim të shkurtuar.

Ish-kreu i ARRSH, u arrestua më 13 Mars 2024 me urdhër të Gjykatës së Posaçme, pasi ndaj tij janë ngritur akuzat për pastrim parash dhe korrupsion.

Transaksionet nga “Net Group” drejt shoqërisë “Daam”, në zotërim indirekt nga zoti Berberi, përkojnë, sipas hetimeve, me kohën kur shoqëria “Net Group” rezultoi fituese e disa tenderave të të shpallur nga Agjencia për Efiçencën e energjisë dhe Autoritetit Rrugor, nën drejtimin e zotit Berberi. Bëhet fjalë për prokurime publike me një vlerë totale prej mbi 2.7 milion euro me tvsh.

The post I besuari i Ballukut, Evis Berberi kërkon gjykim të shkurtuar: Të më kthehen sendet e mia appeared first on Albeu.com.

Në burg për abuzime me tenderat, Berberi kërkon gjykim të shkurtuar: Të më kthehen sendet e mia

By: armand
4 December 2025 at 12:42

Ish kreu i ARRSH, Evis Berberi i cili ndodhet në burg për korrupsion dhe abuzime me tenderat ka kërkuar gjykim të shkurtuar. Ish-vartësi i Belinda Ballukut pretendon kthim sendesh, fshirje korrespondencë dhe pa përdorshmërinë e të dhënave të marra nga celulari i tij. Berberi është vënë nën hetim dhe më pas nën akuzë nga SPAK […]

The post Në burg për abuzime me tenderat, Berberi kërkon gjykim të shkurtuar: Të më kthehen sendet e mia appeared first on BoldNews.al.

Mazhoranca refuzon interpelancën me Ramën për Ballukun

4 December 2025 at 11:46

Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi u justifikua se interpelanca nuk mund të bëhej për shkak se çështja po shqyrtohej në Gjykatën Kushtetuese. “Është ky organ që do të japë një interpretim përfundimtar mbi kompetencat dhe ndarjen e pushteteve mes institucioneve. Çdo përpjekje për të nxjerrë një vendim politik para se të përfundojë shqyrtimi kushtetues mund të cënojë […]

The post Mazhoranca refuzon interpelancën me Ramën për Ballukun appeared first on Reporter.al.

“Kush është tani, Loti 5…”/ Si i paracaktoi Balluku fituesit e tenderit të Unazës së Madhe, mesazhet me Berberin

By: Brisi
25 November 2025 at 20:58

Zv/kryeministrja Belinda Balluku e cila është marrë e pandehur nga SPAK për akuzën e shkeljes së barazisë në tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, nuk ka ndërhyrë vetëm në përcaktimin e fituesve të këtij tenderi. Detaje të reja janë publikuar nga dosja hetimore e cila përmban foto dhe komunikime mes ministres Balluku dhe vartësit […]

The post “Kush është tani, Loti 5…”/ Si i paracaktoi Balluku fituesit e tenderit të Unazës së Madhe, mesazhet me Berberin appeared first on BoldNews.al.

“Çdo gjë ok! Ilir Shtufi shkon me EUT…”/ Përgjimet Balluku-Berberi, zbardhen takimet e fshehta me biznesmenët

By: Brisi
25 November 2025 at 20:28

Përgjime të reja janë publikuar nga hetimet për zv/kryeministren dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës Belinda Balluku, tashmë e pezulluar nga GJKKO dhe e marrë e pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera. Nga përgjimet e zbardhura, mes Ballukut dhe vartësit të saj, ish-kreu të ARRSH, Evis Berberi, duket qartë se fituesi i garës […]

The post “Çdo gjë ok! Ilir Shtufi shkon me EUT…”/ Përgjimet Balluku-Berberi, zbardhen takimet e fshehta me biznesmenët appeared first on BoldNews.al.

Evis Berberi i niste foto me emrat e kompanive në garë/ Afera 210 mln euro me 2 tendera, zbulime të reja nga SPAK: Belinda Balluku kontrollonte në kohë reale fituesit e projekteve (VIDEO)

By: V K
25 November 2025 at 08:37

Zbardhen detaje të reja nga dosja hetimore e SPAK për Belinda Ballukun, zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë e pezulluar nga detyra nga GJKKO.

Ajo akuzohet për shkelje të barazisë në tendera për Tunelin e Llogarasë dhe lotin 4 të Unazës së Madhe, abuzim ky i cili kap vlerën e 210 milionë eurove.

Nga këqyrja e telefonit “Blackberry” që iu sekuestrua ish-kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar Evis Berberi gjatë arrestimit pranverën e 2024.

Në aplikacionin “Signal Private Messenger”, janë zbuluar komunikime mes Evis Berberit dhe Miranda Shkurtit, përgjegjëse e Sektorit të Prokurimeve në ARRSH.

Në datën 11 gusht 2021, Evis Berberi, i dërgon shtetases Miranda Shkurti mesazhin “Hapja e ofertave ne 15 shtator te gjitha unazat”. Shkurti i përgjigjet: “Po Edhe po te hedhim nesër ndonjë po ne 15 shtator”.

Në orën 15:14, Evis Berberi: “Jo i dua në një ditë të gjitha të hedhura”.

Siç rezulton më vonë gjatë për tenderin për secilin lot të unazës së madhe, Shkurti i dërgon me fotografi Berberit listën e kompanive që garojnë dhe përbri tyre edhe çmimin e ofruar nga secila prej tyre.

Ndërsa kursorin tek kompania apo bashkimi i operatorëve ekonomikë fitues. Në dosje thuhet se fotografitë Berberi ja dërgon Belinda Ballukut, e cila në këtë mënyrë kontrollon edhe tenderat që zhvillohen dhe kompanitë që shpallen fotuese.

Të paktën në lotin 4 të fituar nga bashkimi i kompanive Pevlaku, Nova dhe Euroteorema, SPAK dyshon se Belinda Balluku e ka paracaktuar fituesin.

Për lotët e tjera është duke vijuar hetimet, sikurse po hetohen edhe procedura të tjera tenderuese.

 

The post Evis Berberi i niste foto me emrat e kompanive në garë/ Afera 210 mln euro me 2 tendera, zbulime të reja nga SPAK: Belinda Balluku kontrollonte në kohë reale fituesit e projekteve (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Unaza e Madhe, konkurrenca e vogël: Për çfarë akuzohet Belinda Balluku

By: Ela
24 November 2025 at 08:11

Më 10 shtator 2021, vetëm pesë ditë para mbylljes së afatit për dorëzimin e ofertave në shtatë tenderë për segmentet e Unazës së Madhe të Tiranës – një paketë prokurimesh me vlerë rreth 18 miliardë lekësh, apo 148 milionë euro me kursin e kohës, ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku thirri me urgjencë në zyrë Evis […]

The post Unaza e Madhe, konkurrenca e vogël: Për çfarë akuzohet Belinda Balluku appeared first on BoldNews.al.

“Të plasi trapi! Bëhu gati për Unazën”/ Zbardhen SMS-të që Balluku i dërgon Evis Berberit për tenderin, Ministrja: Ikni shijoni fundjavën!

By: M C
23 November 2025 at 20:49

Në kuadër të një hetimi mbi procedurat e prokurimit për projektin e “Unazës së Jashtme Tiranë”, janë bërë publike komunikime të shumta telefonike mes zëvendëskryeministres dhe njëkohësisht ministres së Infrastrukturës, tashmë të pezulluar nga detyra, Belinda Balluku, dhe ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi, të datës 1 dhe 5 tetor 2021.

Sipas hetimit, më 1 tetor 2021, dy zyrtarët kanë shkëmbyer mesazhe të vazhdueshme lidhur me “Unazën e Madhe” të Tiranës, ku Balluku i kërkon Berberit “të jetë gati për njoftimin”, ndërsa biseda vijon mbi publikimin dhe koordinimin e veprimeve për procedurën në fjalë.

Në një moment, Balluku i shkruan: “Asnjë ndryshim… Thjesht të bëj këngën, por jam në Kukës”. Më vonë, gjatë të njëjtës ditë, komunikimi vijon për afatet e veprimeve dhe shtyrjen e njoftimeve deri të mërkurën.

Ndërsa më 5 tetor 2021, Berberi e njofton Ballukun se një emisioni investigativ ka kërkuar informacion zyrtar për procedurën e prokurimit të Lotit 1 “Shqiponja”, duke pyetur për shpalljen e fituesit dhe ankesa të mundshme.

Balluku i përgjigjet: “ Të plasi trapi, bëj punën dhe zbato ligjin… Nesër publikoji të gjitha në darkë”.

Sipas hetimit, të nesërmen, më 6 tetor 2021, në orën 20:03, në sistemin elektronik të prokurimit është përfunduar vlerësimi i ofertave të operatorëve ekonomikë nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, për procedurën “Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”.

Pjese nga dosja

Në datën 01.10.2021, në orën 10:47, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin “Behu gati per unazat te henen ne mengjes”.

Në orën 10:48, Evis Berberi: “Njoftimin? Apo inspektim”.

Në orën 10:48, Belinda Balluku: “Njoftimin more”.

Në orën 10:48-10:49, Evis Berberi: “Jo sot ne darke? Ska ndryshim?”.

Në orën 10:49, Belinda Balluku: “A do ti nxjerresh ne darke sot? Shume mire Por do te te them”.

Në orën 10:50, Evis Berberi: “Ok po pres po më duhen 3 ore kohe nese ka ndryshime”.

Në orën 10:52, Belinda Balluku: “Asnje ndryshim”.

Në orën 10:52, Evis Berberi: “Ok”.

Në orën 10:52, Belinda Balluku: “Thjeshte te bej kengen Por jam ne kukes”.

Në orën 16:12. Evis Berberi: “Unazat nga ora 10 e darkes”.

Në orën 21:18, Evis Berberi: “Te vazhdojme apo te presim per neser”.

Në orën 21:31-21:32, Belinda Balluku: “Jo, te mërkurën Ikni shijoni fundjavën Merruni me pune serioze Ke nje plehre aty qe flet”.

Në orën 21:33. Evis Berberi: “Cfare ka dale Ok te merkuren”.

Në datën 05.10.2021, në orën 12:50, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin “Ka ardhur Stop dhe kerkon informacion per proceduren e prokurimit Loti 1 (Shqiponja). I thame bej kerkese me shkrim te marresh pergjigje e beri, kerkojne te dine nese eshte shpallur fituesi, ka pasur ankesa, nese nuk eshte shpallur pse jo? Ben dhe nje kronike jashte dhe iken”.

Në orën 12:50-12:51, Belinda Balluku: “Te plasi trapi Bej punen dhe zbato ligjin Kur te te vi ty afati i pergjigjes, do kesh mbaruar me procedurat Neser publikoji te gjitha ne darke”. Në orën 12:51. Evis Berberi: “Ok”.

Në lidhje me komunikimin e mësipërm, nga hetimi rezulton se, të nesërmen, në datën 06.10.2021, në orën 20:03, në sistemin elektronik të prokurimit është përfunduar vlerësimi i ofertave të operatorëve ekonomikë nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, për procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë. Loti 4”.

The post “Të plasi trapi! Bëhu gati për Unazën”/ Zbardhen SMS-të që Balluku i dërgon Evis Berberit për tenderin, Ministrja: Ikni shijoni fundjavën! appeared first on Albeu.com.

“Shpifje të qëllimshme”/ Belind Këlliçi mohon komunikimet me ish-kreun e ARRSH: Evis Berberi ishte arrestuar kur nisën protestat për Veliajn

By: M C
23 November 2025 at 16:52

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas akuzave të publikuara së fundmi, sipas të cilave ai dyshohet se ka pasur komunikime me ish-drejtorin e ARRSH-së, Evis Berberi, lidhur me organizimin e protestave para Bashkisë së Tiranës.

Këlliçi i ka quajtur pretendimet të pavërteta dhe të paqena, duke theksuar se një komunikim i tillë është “objektivisht dhe ligjërisht i pamundur”.

Sipas tij, protestat para Bashkisë së Tiranës nisën më 5 prill 2024, ndërkohë që Berberi ndodhej në paraburgim që prej 14 marsit 2024, nën një regjim strikt komunikimi të parashikuar nga Kodi i Procedurës Penale dhe rregullorja e institucioneve të vuajtjes së dënimit.

“Evis Berberi ka qenë i arrestuar dhe në paraburgim që prej datës 14 mars 2024, nën regjimin e kufizuar të komunikimit sipas Kodit të Procedurës Penale dhe rregullores së paraburgimit. Në këtë periudhë, ai nuk ka pasur akses në komunikime të lira telefonike, elektronike apo takime fizike, përveç atyre të autorizuara dhe të dokumentuara zyrtarisht.
Prandaj, është objektivisht dhe ligjërisht e pamundur që një komunikim i tillë të ketë ekzistuar,” deklaron Këlliçi.

Këlliçi e cilëson akuzën si “shpifje të qëllimshme”, të cilën thotë se do ta ndjekë në rrugë ligjore.

Reagimi i Belind Këlliçit:

Në kulmin e hetimeve për aferën korruptive Rama–Balluku, është hedhur publikisht një pretendim i pavërtetë sikur ekzistojnë komunikime mes meje dhe ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi, në lidhje me organizimin e protestave para Bashkisë Tiranë.

Faktet janë të qarta dhe publikisht të verifikueshme: Protesta e parë para Bashkisë është zhvilluar më 5 prill 2024, pas arrestimit të drejtorëve të 5D më 28 mars 2024, ndërkohë që Evis Berberi ka qenë i arrestuar dhe në paraburgim që prej datës 14 mars 2024, nën regjimin e kufizuar të komunikimit sipas Kodit të Procedurës Penale dhe rregullores së paraburgimit.

Në këtë periudhë, ai nuk ka pasur akses në komunikime të lira telefonike, elektronike apo takime fizike, përveç atyre të autorizuara dhe të dokumentuara zyrtarisht.

Prandaj, është objektivisht dhe ligjërisht e pamundur që një komunikim i tillë të ketë ekzistuar.

Çdo hetim i thjeshtë zyrtar nga SPAK ose çdo media investigative mund të verifikojë lehtësisht regjistrat e komunikimeve, autorizimet e takimeve, si dhe protokollet e kontakteve të paraburgimit dhe të konstatojë jo vetëm mungesën e komunikimit, por edhe pamundësinë fizike e juridike të ndodhjes së tij.

Personalisht nuk jam pjesë e konflikteve të brendshme të asnjë partie, nuk përdor kanale të ndërmjetme komunikimi dhe nuk jam instrument në luftëra politike apo propagandistike.

Për këtë arsye, nuk do ta trajtoj këtë çështje si debat publik, por si shpifje të qëllimshme, që do ta ndjek në rrugë ligjore sipas neneve të Kodit Penal.

Ftoj çdo media serioze, gazetar investigativ apo institucion të hedhë dritë mbi faktet dhe të publikojë çdo komunikim të pretenduar, nëse ekziston.

Kjo çështje nuk është thjesht një tentativë për baltosje personale. Është simptomë e një kulture politike që ka ndërtuar sistemin mbi shpifjen, jo mbi provën. Mbi llumin, jo mbi transparencën e ligjin.

Unë nuk jam këtu për ta ushqyer këtë kulturë, por për ta sfiduar atë, me fakte, me standarde dhe me përgjegjësi publike. Ky është terreni ku unë zgjedh të bëj politikë e të luftoj.

The post “Shpifje të qëllimshme”/ Belind Këlliçi mohon komunikimet me ish-kreun e ARRSH: Evis Berberi ishte arrestuar kur nisën protestat për Veliajn appeared first on Albeu.com.

“Të plasi t*api! Shijo fundjavën”/ Përgjime të tjera mes Ballukut e Berberit: Bëhu gati për Unazën!

By: Brisi
23 November 2025 at 10:40

Të tjera përgjime janë publikuar nga dosja hetimore në ngarkim të zv/kryeministres së pezulluar Belinda Balluku, për projektin e “Unazës së Jashtme Tiranë”. Sipas hetimit, më 1 tetor 2021, Belinda Balluku dhe ish-drejtori i ARRSH-së, Evis Berberi kanë shkëmbyer mesazhe të vazhdueshme lidhur me “Unazën e Madhe” të Tiranës, ku Balluku i kërkon Berberit “të […]

The post “Të plasi t*api! Shijo fundjavën”/ Përgjime të tjera mes Ballukut e Berberit: Bëhu gati për Unazën! appeared first on BoldNews.al.

❌
❌