Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Braçe i kërkon llogari ministres së Shëndetësisë: Prej 4 muajsh qendra shëndetësore në njësinë 5 nuk funksion, banorët nuk po marrin shërbimin (VIDEO)

By: V K
3 February 2026 at 10:58

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka kërkuar një sqarim nga ministrja e Shëndetësisë, për një qendër shëndetësore në njësinë 5, e cila sipas socialistit Braçe, prej 4 muajsh nuk funksionon.

Braçe deklaroi në Parlament se edhe pse jemi në pikun e periudhës së gripit, mijëra njerëz në atë njësi nuk marrin dot shërbim shëndetësor në kohë dhe në kushte optimale.

Braçe tha se kërkesën e ka bërë që në 19 janar, dhe ende nuk ka marre nje pergjigje.

“Që në datën 19 kam paraqitur një kërkesë për një proces pyetje përgjigje për ministren e Shëndetësisë. Ka të bëjë për mosfunksionimin e një qendra shëndetësore në njësinë 5 në zonën e Irfan Tominit. Mendova se ishte momenti i duhur për të marrë një përgjigje pas 4 muajsh.

Jemi në pikun e periudhës së grupit dhe mijëra njerëz në atë njësi nuk marrin dot shërbim shëndetësor në kohë dhe në kushte optimale.

Kërkesën për pyetje e kam dërguar në 19 janar, sot jemi në 3 shkurt. Nuk e gjen dot në asnjë rast se kur mund ta marrësh përgjigjen.

Duhet të ishte edhe shqetësim i ministrisë së shëndetësisë të kthente përgjigje për këtë gjë, sa më parë të jetë e mundur. Cdo mënyrë tjetër e marrjes së përgjigjes është ezauruar.

Po hyjmë në muajin e 5 me shërbim të kufizuar shëndetësor. Kur kthehet qendra shëndetësore në rrugën Irfan Tominit”, tha Braçe.

 

The post Braçe i kërkon llogari ministres së Shëndetësisë: Prej 4 muajsh qendra shëndetësore në njësinë 5 nuk funksion, banorët nuk po marrin shërbimin (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Kina kërkon zgjidhje politike dhe stabilitet për rindërtimin e Sirisë

20 January 2026 at 10:50

Kina bëri thirrje për “zgjidhje politike” si dhe stabilitet për të rindërtuar Sirinë, e cila pa shkatërrim nën regjimin e rrëzuar të Bashar al-Assadit.

“Kina shpreson që Siria të arrijë paqe dhe stabilitet sa më shpejt të jetë e mundur”, u tha gazetarëve në Pekin zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Guo Jiakun.

“Shpresojmë që të gjitha palët në Siri do të lehtësojnë procesin e zgjidhjes politike përmes dialogut dhe negociatave dhe do të gjejnë një mënyrë për të rindërtuar vendin që është në interes të popullit sirian”, shtoi ai.

Komentet e Pekinit pasuan një operacion ushtarak të nisur nga Ushtria Siriane, përmes të cilit ajo rimori zona të gjera në Sirinë lindore dhe verilindore pas shkeljeve të përsëritura nga SDF të marrëveshjeve të mëparshme të nënshkruara me Damaskun gati një vit më parë.

Të dielën, presidenti sirian Ahmad al-Sharaa njoftoi një armëpushim të ri dhe marrëveshje për integrimin e plotë të SDF në institucionet shtetërore. Sipas marrëveshjes, SDF do të tërheqë formacionet e saj ushtarake në lindje të lumit Eufrat dhe do t’ia dorëzojë shtetit sirian kontrollin administrativ dhe të sigurisë të provincave Raqqa dhe Deir ez-Zor.

Marrëveshja parashikon integrimin e personelit ushtarak dhe të sigurisë të SDF-së në ministritë siriane të mbrojtjes dhe të brendshme pas verifikimit individual të sigurisë si dhe transferimin e pikave kufitare, fushave të naftës dhe gazit si dhe institucioneve civile nën kontrollin e qeverisë.

Regjimi i Asadit ra në dhjetor 2024, pas 24 vitesh në pushtet ndërsa Al-Sharaa u emërua president janarin e kaluar.

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, xhaxhai i Elvis Shkambit kërkon lirimin nga burgu

By: V K
16 January 2026 at 11:33

Gjon Shkambi, ka kërkuar ndryshim të masës së sigurimit në gjykatën penale të Tiranës. Shkambi akuzohet si i përfshirë në vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në 6 tetor të vitit 2025.

Ndërkohë seanca ende nuk ka nisur në gjykatën penale të Tiranës. Raportohet se Shkambi prentendon se nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret ligjore për ta mbajtur në paraburgim.

Si ndodhi vrasja?

Gjyqtari Astrit Kalaja u ekzekutua me armë në sallën e gjyqit.

Ai u qëllua me armë zjarri nga 30-vjeçari, Elvis Shkambi teksa po shpallte një vendim gjyqësor për një çështje pronësie ku ishin të përfshirë familjarët e autorit.

Kalaja u transportua me urgjencë drejt spitalit të Traumës, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve ai nuk mundi të mbijetojë.

Policia arrestoi autorin në ambientet e gjykatës. Para hetuesve ai pranoi krimin duke deklaruar se shkak për të ishte bërë çështja e një prone në Shkodër.

The post Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, xhaxhai i Elvis Shkambit kërkon lirimin nga burgu appeared first on Albeu.com.

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Altin Hajrin

By: V K
15 January 2026 at 14:47

Prokuroria e Posaçme kudër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka kërkuar burgim të përjetshëm për Altin Hajrin, i cili po gjykohet në mungesë pasi ndodhet në arrati në lidhje me rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës

Gazetarja Klodiana Lala, raporton se seanca gjyqësore është shtyrë, pasi avokati i Hajrit kërkoi kohë për të përgatitur konkluzionet përfundimtare.

Prokuroria e Posaçme, paraqiti provat në lidhje me Altin Hajrit, ku thuhet se ai ka qenë në dijeni të rrëmbimit të Jan Prengës, sepse nga kqyrja e pamjeve filmike, ai ndodhje në kompeksin “Golden” në momentin që ka ardhur trupi i tij dhe madje ka mbyllur edhe qepenin e garazhit.

SPAK ka dorëzuar po ashtu edhe komunikimet në SkyEcc mes Dritan Rexhepit, Altin Hajrit dhe Gentian Funiqit.

DËSHMIA E DRITAN REXHEPIT NË GJKKO

Gramoz Rexhepi, që njihet edhe me emrin Dritan, është vënë nën akuzë për një nga ngjarjet më të rënda të ndodhura në vendin tonë, dekadën e fundit: Rrëmbimi, vrasja dhe zhdukja e Jan Prengës.

49-vjeçari pukjan u rrëmbye mesditën e 17 janarit të 5 vjetëve më parë, nga 4 persona në mes të Kamzës, u dërguar në një prej resorteve më të njohura në vend dhe më pas trupi i tij u zhduk. Në fakt, ishin ca pamje që u nxorën në media ku u mësua se i rrëmbyeri kishte mbërritur i pajetë në resortin e Altin Hajrit në Shijak, por policia, prokuroria dhe asnjë instancë që merret me hetimin e akteve të tilla nuk gjurmuan dot asnjë të dhënë që u mor vesh shpejt nga denoncimi i familjes Prenga.

Dritan Rexhepi është akuzuar si organizatori i atij akti brutal, ndërsa rrëmbimin dyshohet se e kanë kryer 4 persona nga Shkodra.

Pikërisht për shkak të kësaj akuzë, vlonjati Rexhepi, ishte në gjykatë më 23 Prill ku mohoi përfshirjen në rrëmbimin e Prengës, njohjet me personazhet e krimit, si edhe përfshirjen në atë histori të vjedhjes së drogës në Angli, apo të njihte Altin Hajrin të zotin e resortit nga ku u zhduk trupi i Prengës.

Gjithashtu, ai kërkoi ballafaqim më të vëllanë e të zhdukurit, kërkoi të sillen komunikimet e SKY ECC në Gjykatë, kërkoi të mos i bëhej moral në sallën e gjyqit, e po ashtu të mos e përfshinin në atë akt, pasi ai në atë kohë gjendej në burg në Guayaquil-i në Ekuador, i dënuar për trafik ndërkombëtar kokaine.

Por, që në krye të herës, u tha se një person me emrin Gramoz nga Vlora, kishte organizuar të gjithë ngjarjen, por Gramozi në GJKKO mohoi dje të ishte ai Gramozi nga Vlora për të cilin flet dosja.

Rexhepi deklaroi se lidhur me këtë ngjarje nuk ka pasur asnjë komunikim në aplikacionin SkyECC, i përdorur gjerësisht nga rrjetet kriminale, ndërsa i pyetur nga prokurorët e SPAK nëse ka njohje me Altin Hajrin, ‘mbreti i kokainës’ tha se nuk i thotë asgjë ky emër.

RRËFIMI

“Në fundin e vitit 2019 kam qenë jashtë Shqipërisë. Kam qenë në burg në Ekuador. Kam qenë i dënuar 13 vjet për trafik droge. Ju do më pyesni për çështjen apo do me bëni gjyq moral? Kisha 5 vite e 4 muaj që vuaja dënimin. Kisha kontakte me njerëzit jashtë përmes kabinës së burgut. Shqiptarë aty kishte plot në burg, afërsi kisha me njërin nga Kosova. Për trafik droge u akuzova me 10 persona të tjerë, aso kohe i përfshirë ishte edhe një shqiptar. Ai doli i pafajshëm. Gentian Doçajn (Funiqi) e kam dëgjuar në media dhe në dosjen as e kam lexuar.

Emri nuk më thotë gjë. Më ka sjellë avokatja dokumentet nga burgu i Firences, ku thuhet se unë dhe ai nuk kemi qenë në të njëjtin sektor. Me Gentjan Funiqin nuk kam pasur njohje, kurrë në jetë. Martin Bleta nuk e kam të dëgjuar, as Korado Gështenja. Nga burgimi nuk kam bërë asnjë lloj bashkëpunimi për të dhënë para lidhur me trafikun e drogës. Në fund të vitit 2019 nuk kisha informacion për vjedhjen e një sasie droge në portin Portsmouth të Londrës”, dëshmoi Rexhepi.

The post Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Altin Hajrin appeared first on Albeu.com.

Partia Demokratike kërkon mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun, PS “mbyll” sërish dyert e Kuvendit

By: V K
8 January 2026 at 11:46

Ditën e sotme, Anëtarët e PD në Këshillin e Mandateve, kanë deklaruar se nuk është mbledhur Këshilli, me qëllim shqyrtimin e kërkesës së SPAK, për heqjen e imunitetit të zëvendës kryeministres Belinda Balluku.

“Kuvendi, me urdhër politik të Edi Ramës, vazhdon të mbajë peng mbledhjen e Këshillit të Mandateve. Ndryshe nga sa përcakton rregullorja, sipas së cilës mbledhja e Këshillit mund të thirret nga 5 anëtarë, Niko Peleshi vazhdon t’i mbajë të kyçura zyrat e Kuvendit, duke mbrojtur të korruptuarën Belinda Balluku. Deputetët e PD e gjejnë derën e sallës së mbledhjes të mbyllur”, shprehen ata.

The post Partia Demokratike kërkon mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun, PS “mbyll” sërish dyert e Kuvendit appeared first on Albeu.com.

SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut

By: V K
16 December 2025 at 15:03

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka njoftuar se i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë, heqjen e imunitetit për zv/kryeministren Belinda Balluku.

Belinda Balluku, është marrë zyrtarisht e pandehur nga SPAK javë më parë.

Njoftimi:

SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministrit

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbështetur në nenet 73, 95 dhe 103 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenin 288 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe në nenet 13 dhe 118 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të procedimit penal nr. 136 të vitit 2025, ka paraqitur kërkesë për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për arrestimin/ heqjen e lirisë së deputetit/ministrit/zëvendëskryeministrit:

Belinda Balluku, lindur dhe banuese në Tiranë, e cila ushtron funksionet e deputetit, ministrit dhe zëvendëskryeministrit të Republikës së Shqipërisë.

Kjo shtetase është marrë në cilësinë e të pandehurit në kuadër të procedimit penal nr.136 të vitit 2025, pasi akuzohet për kryerjen e veprës penale:

“Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 258/2 dhe 25 të Kodit Penal, në lidhje me procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”.

Gjithashtu, shtetasja Belinda Balluku ka marrë cilësinë e personit nën hetim për dyshimin e kryerjes së të njëjtës vepër penale për shtatë procedura të tjera prokurimi me objekt:

“Plotësimi, rakordimi dhe vazhdimi i punimeve Sheshi Shqiponja-Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT”;

“Ndërtimi i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri, Loti 2”;

“Ndërtim i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri- Shkozë, Urat mbi lumin Tirana”;

“Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”;

“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 5”;

“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 6”;

“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7”.

Kjo kërkesë ka për qëllim marrjen e autorizimit nga Kuvendi për procedimin e mëtejshëm ligjor.

The post SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut appeared first on Albeu.com.

I besuari i Ballukut, Evis Berberi kërkon gjykim të shkurtuar: Të më kthehen sendet e mia

By: V K
4 December 2025 at 13:31

I besuari i Ballukut, ish -kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, kërkon gjykim të shkurtuar.

Berberi pretendon kthim sendesh, fshirje korrespondence , dhe pa përdorshmërinë e të dhënave të marra nga celulari i tij.

Ndërkohë, Valter Vegaj dhe kompanitë Dam shpk dhe Net shpk, kërkuan plotësim hetimesh.

Të pandehurit e tjerë kërkuan gjykim të shkurtuar.

Ish-kreu i ARRSH, u arrestua më 13 Mars 2024 me urdhër të Gjykatës së Posaçme, pasi ndaj tij janë ngritur akuzat për pastrim parash dhe korrupsion.

Transaksionet nga “Net Group” drejt shoqërisë “Daam”, në zotërim indirekt nga zoti Berberi, përkojnë, sipas hetimeve, me kohën kur shoqëria “Net Group” rezultoi fituese e disa tenderave të të shpallur nga Agjencia për Efiçencën e energjisë dhe Autoritetit Rrugor, nën drejtimin e zotit Berberi. Bëhet fjalë për prokurime publike me një vlerë totale prej mbi 2.7 milion euro me tvsh.

The post I besuari i Ballukut, Evis Berberi kërkon gjykim të shkurtuar: Të më kthehen sendet e mia appeared first on Albeu.com.

Mori në mbrojtje Ballukun, Partia Demokratike kërkon interpelancë urgjente me Ramën

By: V K
2 December 2025 at 12:43

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, ka depozituar sot në Kuvend një kërkesë për interpelancë urgjente me Kryeministrin Edi Rama.

Kjo vjen pas regjistrimit në Gjykatën Kushtetuese të kërkesës së bërë nga qeveria, për pezullimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme që ka urdhëruar pezullimin nga detyra e zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Sipas opozitës, kërkesa e qeverisë për shfuqizimin dhe pezullimin e vendimit të GJKKO-së përbën “ndërhyrje të papërshtatshme në pavarësinë e drejtësisë” dhe një “akt të paprecedent të mbrojtjes institucionale të një të pandehuri”.

Opozita thekson se, në çdo standard europian, një ministër i marrë i pandehur për abuzime me fonde publike duhej të shkarkohej menjëherë, e jo të mbrohej nga Rama.

“Ai kërkon t’i bëjë presion drejtësisë, me shpresën se do të nxjerrë jashtë binarëve kushtetues vetë Gjykatën Kushtetuese, që ekziston si garanci për kushtetutshmërinë dhe kurrsesi për pandëshkueshmërinë. Është e qartë që kjo lëvizje ka vetëm efekte politike; më saktë është mjet presioni/mesazhi politik dhe nuk synon zgjidhje juridike. Ne, deputetët e opozitës, vlerësojmë se kërkesa e Kryeministrit Edi Rama, që synon vetëm të japë mesazhin për organet e drejtësisë se e pandehura Belinda Balluku nuk është si të gjithë të pandehurit e tjerë, por gëzon mbrojtje të posaçme politike/institucionale nga Kryeministri/Këshilli i Ministrave, meriton vetëm përbuzje, si një akt antidemokratik dhe antikushtetues, veçanërisht nga vetë organet e drejtësisë, përfshirë Gjykatën Kushtetuese, e cila është përpara sprovës për të mbrojtur të drejtën për hetim të plotë, të pacenueshëm, të gjithanshëm e të papenguar nga organet hetimore”.

 

The post Mori në mbrojtje Ballukun, Partia Demokratike kërkon interpelancë urgjente me Ramën appeared first on Albeu.com.

Erion Veliaj kërkon lirimin nga qelia/ Shkresa drejtuar Gjykatës Kushtetuese: Të shpallet anti-kushtetuese masa “arrest me burg”

By: V K
27 November 2025 at 12:17

Kryebashkiku Erion Veliaj, i cili ndodhet në burg prej datës 10 Shkurt, ka kërkuar në Kushtetuese lirimin nga qelia.

Në një shkresë drejtuar GJK-së përmes avokatëve, Veliaj ka kërkuar që masa e sigurisë arrest me burg e caktuar ndaj tij të shpallet anti-kushtetuese.

Kujtojme që Gjykata Kushtetuese, vendosi më 3 nëntor të rrëzojë vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Kryetarja e Gjykates Kushtetuese, Holta Zaçaj, tha se vendimi u mor me shumicë dhe se shumica e gjeti vendimin e Këshillit të Ministrave të papajtueshëm me Kushtetutën.

Zaçaj theksoi se qeveria nuk kishte referuar shkelje të rënda të Kushtetutës që do justifikonin shkarkimin.

“Po kështu, Gjykata, vlerësoi, me shumicë votash, se Këshilli i Ministrave, teksa vendosi shkarkimin e kërkuesit nga detyra sipas nenit 62, shkronja “c”, të ligjit nr. 139/2015, nuk e ka justifikuar shkarkimin me shkeljen e rëndë të Kushtetutës dhe të ligjeve, për të cilat ai mund të mbahet përgjegjës. Në këtë pikë, Gjykata theksoi se mbrojtja e interesit publik për të garantuar të drejtën e zgjedhësve për t’u qeverisur nga një organ i zgjedhur drejtpërdrejt nuk mund të justifikojë cenimin e garancive kushtetuese”, thuhej në njoftim.

Gjykata Kushtetuese gjeti gjithashtu, se vendimi i Këshillit Bashkiak për shkarkimin e Veliajt ishte i papajtueshëm me Kushtetutën e vendit.

Ndër arsyet kryesore ishte fakti se ishte cenuar e drejta e Veliajt për t’u dëgjuar.

“Gjykata, me shumicë votash, vlerësoi se procedura e ndjekur në rastin konkret nga këshilli bashkiak dhe më tej nga Këshilli i Ministrave, duke mos e njoftuar kërkuesin, nuk ka garantuar të drejtën e tij për proces të rregullt në aspektet e së drejtës për t’u dëgjuar dhe për t’u mbrojtur”, thuhej në njoftim.

NJOFTIMI:

Gjykata Kushtetuese në datën 03.11.2025 mori në shqyrtim çështjen me kërkues Erion Veliaj, me objekt shfuqizimin e vendimit nr. 539/2025 të Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij nga detyra e kryetarit të Bashkisë Tiranë; shfuqizimin e dekretit nr. 350/2025, të Presidentit të Republikës për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie, për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë Tiranë, si dhe pezullimin e efekteve të këtij dekreti.

Gjykata vlerësoi fillimisht, njëzëri, se ajo ka juridiksion për kontrollin e VKM-së nr. 539/2025, pasi neni 115, pika 2, i Kushtetutës i ka dhënë asaj kompetencën të shqyrtojë vendimin e shkarkimit të kryetarit të bashkisë si organ i zgjedhur drejtpërdrejt i qeverisjes vendore. Kjo kompetencë i është dhënë Gjykatës me qëllim mbrojtjen e parimit të autonomisë vendore dhe të së drejtës për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur.

Në kuptim të nenit 115, pika 1, të Kushtetutës shkarkimi nga detyra i organit të zgjedhur drejtpërdrejt të njësisë së qeverisjes vendore është një koncept kushtetues.

Gjykata theksoi, gjithashtu, se në jurisprudencën e saj të deritanishme ka përjashtuar nga juridiksioni kushtetues vetëm rastin e mbarimit të mandatit të kryetarit të bashkisë sipas neneve 6/1 dhe 179/1 të Kushtetutës (procesi i dekriminalizimit), ndërsa në të gjitha rastet e tjera të shkarkimit, sikurse në rastin konkret, ajo ka pranuar juridiksionin e saj për shqyrtimin e ankimeve kundër vendimeve të Këshillit të Ministrave për shkarkimin nga detyra të organeve të zgjedhura drejtpërdrejt të njësisë së qeverisjes vendore.

Gjykata ritheksoi se atë që nuk ka dashur ta thotë Kushtetuta, nuk mund ta thotë ligji, sepse në të kundërt ekziston mundësia e kufizimit me ligj të garancive kushtetuese të organit të zgjedhur të qeverisjes vendore, çka, në thelb, kufizon vetë kompetencën e saj. Gjykata është organi që ka kompetencën për kontrollin e vendimit të Këshillit të Ministrave për shkarkimin e organit të zgjedhur drejtpërdrejt, bazueshmëria në Kushtetutë dhe ligj e të cilit vlerësohet vetëm nga kjo Gjykatë, e cila thotë fjalën e fundit.

Në lidhje me pretendimet e kërkuesit, Gjykata i shqyrtoi ato në themel në kuadër të procesit të rregullt të lidhur me masën e shkarkimit, me përjashtim të pretendimit për prezumimin e pafajësisë për të cilin ajo vendosi rrëzimin. Në këtë pikë, Gjykata vlerësoi të theksojë se shqyrtimi dhe vlerësimi i çështjes ka të bëjë vetëm me procesin e shkarkimit të kërkuesit nga detyra e kryetarit të Bashkisë Tiranë, pra jo me procesin penal të regjistruar në ngarkim të tij.

Në kushtet kur pranoi në juridiksionin kushtetues VKM-në nr. 539/2025, Gjykata, bazuar në jurisprudencën e saj, në lidhje me të drejtën për proces të rregullt i shqyrton rastet e shkarkimit të organit të zgjedhur të qeverisjes vendore si gjykim në themel të çështjes, duke vepruar si gjykatë fakti dhe ligji, duke analizuar kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e procesit dhe të aktit. Në thelb, Gjykata shqyrton nëse shkaku i shkarkimit përbën shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe të ligjeve dhe nëse Këshilli i Ministrave ka respektuar procedurat për ta motivuar dhe arsyetuar plotësisht vendimin e shkarkimit.

Gjykata vlerësoi se neni 62 i ligjit nr. 139/2015 është detajim i nenit 115, pika 1, të Kushtetutës. Kjo normë kushtetuese nuk i ka deleguar ligjvënësit të zakonshëm parashikimin e rasteve të tjera për shkarkim përveç atyre të përcaktuara prej saj, të cilat kanë të bëjnë me shkeljen e rëndë të Kushtetutës dhe të ligjeve. Në lidhje me këtë, tre gjyqtarë mbajtën qëndrimin se të gjitha parashikimet e shkronjave “a”, “b” dhe “c” të nenit 62 të ligjit nr. 139/2015 janë miratuar nga ligjvënësi në kuptim të delegimit kushtetues të nenit 115 të Kushtetutës.

Gjykata, me shumicë votash, vlerësoi se procedura e ndjekur në rastin konkret nga këshilli bashkiak dhe më tej nga Këshilli i Ministrave, duke mos e njoftuar kërkuesin, nuk ka garantuar të drejtën e tij për proces të rregullt në aspektet e së drejtës për t’u dëgjuar dhe për t’u mbrojtur.

Gjykata theksoi se procesi i rregullt kërkon përmbushjen e garancive procedurale të individit, të cilat përbëjnë detyrim të organeve publike që realizojnë procesin dhe në asnjë rast nuk mund të zhvendoset barra nga këto organe te individi. Në këtë kuptim, vetëm marrja dijeni për datën e mbledhjes së këshillit bashkiak nuk çliron organin publik për të garantuar të gjitha detyrimet si më sipër.

Po kështu, Gjykata, vlerësoi, me shumicë votash, se Këshilli i Ministrave, teksa vendosi shkarkimin e kërkuesit nga detyra sipas nenit 62, shkronja “c”, të ligjit nr. 139/2015, nuk e ka justifikuar shkarkimin me shkeljen e rëndë të Kushtetutës dhe të ligjeve, për të cilat ai mund të mbahet përgjegjës. Në këtë pikë, Gjykata theksoi se mbrojtja e interesit publik për të garantuar të drejtën e zgjedhësve për t’u qeverisur nga një organ i zgjedhur drejtpërdrejt nuk mund të justifikojë cenimin e garancive kushtetuese.

Për këto arsye, Gjykata, me shumicë votash, vlerësoi se kërkuesit i është cenuar e drejta për proces të rregullt e lidhur me masën e shkarkimit, prandaj vendosi shfuqizimin e VKM-së nr. 539/2025.

Në lidhje me dekretin e Presidentit të Republikës, Gjykata theksoi se për sa kohë kontrolli i shkarkimit nga detyra të organit të qeverisjes vendore sipas nenit 115, pika 2, të Kushtetutës i përket juridiksionit kushtetues, edhe kontrolli i akteve të pushtetit publik të nxjerra si rrjedhojë dhe për shkak të vendimit të shkarkimit dhe krijimit të vakancës, siç është dekreti i Presidentit të Republikës, i përkasin po ashtu juridiksionit kushtetues. Për rrjedhojë, Gjykata vlerëson se nuk ka nevojë të ndiqen rregullat për shterimin e mjeteve në gjykatën administrative, sipas nenit 131, pika 1, shkronja “f” të Kushtetutës.

Duke qenë se shfuqizoi VKM-në nr. 539/2025, me qëllim riparimin e pasojave që vijnë nga dekreti i Presidentit të Republikës për caktimin e datës së zgjedhjeve në Bashkinë Tiranë, në konsideratë të nenit 115, pika 3, të Kushtetutës, Gjykata vendosi të shfuqizojë edhe këtë dekret pasi është një akt i nxjerrë për plotësimin e vakancës të krijuar nga VKM-ja për shkarkimin nga detyra të kërkuesit.

Në përfundim të shqyrtimit të kësaj çështjeje, për arsyet e mësipërme, Gjykata vendosi, me shumicë votash:

Pranimin e kërkesës

Shfuqizimin e vendimit nr. 539, datë 25.09.2025 të Këshillit të Ministrave “Për shkarkimin nga detyra të kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj”, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Shfuqizimin e dekretit të Presidentit të Republikës nr. 350, datë 01.10.2025 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie, për disa njësi të qeverisjes vendore” për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë Tiranë, si të papajtueshëm me paragrafët 2 dhe 3 të nenit 115 të Kushtetutës.

Vazhdimin e masës së pezullimit të dekretit të Presidentit të Republikës nr. 350, datë 01.10.2025 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie, për disa njësi të qeverisjes vendore” për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë Tiranë, deri në hyrjen në fuqi të këtij vendimi.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

The post Erion Veliaj kërkon lirimin nga qelia/ Shkresa drejtuar Gjykatës Kushtetuese: Të shpallet anti-kushtetuese masa “arrest me burg” appeared first on Albeu.com.

BBC i kërkon falje Trump, por refuzon të paguajë kompensim

By: V K
14 November 2025 at 07:48

BBC-ja i ka kërkuar falje presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për episodin e programit Panorama në të cilin pjesë të fjalimit të tij ishin bashkuar në një, por refuzoi kërkesën për kompensim.

Korporata ka thënë se ajo ndërhyrje ka dhënë “përshtypjen e gabuar se presidenti Trump ka bërë thirrje direkte për veprime të dhunshme” dhe ka thënë se nuk do ta shfaqë më atë program, transmeton “BBC”.

Avokatët e Trumpit kanë kërcënuar se do ta padisin BBC-në, duke kërkuar kompensim 1 miliard dollarë nëse korporata nuk bën tërheqjen, nuk kërkon falje dhe nuk e kompenson presidentin amerikan.

Kjo ngjarje ka çuar te dorëheqjet e drejtorit të përgjithshëm të BBC-së, Tim Davie dhe drejtoreshës së informacionit Deborah Turness.

Kërkimfalja erdhi pasi një video e dytë e ngjashme e edituar, e transmetuar në Newsnight më 2022, u publikua nga “Daily Telegraph”.

Të enjten mbrëma, BBC-ja ka thënë se programi Panorama është rishikuar pas kritikave se si është edituar fjalimi i Trumpit.

“Ne e pranojmë se editimi ynë pa qëllimshëm ka krijuar përshtypjen se po transmetojmë një fjalim të vetëm, e jo pjesë të ndryshme të fjalimit, dhe ka dhënë përshtypjen e gabuar se presidenti Trump ka bërë thirrje direkte për veprime të dhunshme”, thuhet në sqarimin.

Avokatët e BBC-së i kanë shkruar ekipit ligjor të Trumpit në përgjigje ndaj letrës që u pranua të dielën.

Kreu i BBC-së, Samir Shah, personalisht ka dërguar letër te Shtëpia e Bardhë duke ia bërë të qartë presidentit Trump se ai dhe korporata shprehin keqardhje për editimin e fjalimit të presidentit të 6 janarit të vitit 2021, që është shfaqur në program”, ka thënë një zëdhënës i BBC-së.

BBC-ja ka thënë se nuk e ka në plan ta ritransmetojë dokumentarin në ndonjë platformë.

“Derisa BBC-ja shpreh keqardhje për mënyrën se si videoklipi është edituar, ne fuqimisht shprehim mospajtimin se ka bazë për pretendim për shpifje”, thuhet në përgjigje.

Në fjalimin e tij më 6 janar të vitit 2021, Trump tha: “Ne do të ecim drejt Capitolit, dhe do të bëjmë tifo për senatorët e guximshëm dhe kongresistët”.

Më tepër se 50 minuta më vonë në fjalim, ai tha: “Dhe ne do të luftojmë. Do të luftojmë deri në fund”.

E në programin Panorama të vitit 2024, klipi shfaq Trumpin duke thënë: “Ne do të ecim drejt Capitolit…dhe do të jem aty me ju. Dhe do të luftojmë. Do të luftojmë deri në fund”.

Duke folur për “Fox News”, Trump tha se fjalimi i tij i 6 janarit të vitit 2021, është “masakruar” dhe mënyra se si është shfaqur ka “mashtruar” shikuesit.

BBC-ja ka pranuar një letër nga ekipi ligjor i Trumpit të dielën. Është kërkuar “tërheqje e plotë dhe korrekte” e dokumentarit, një kërkimfalje, dhe po ashtu BBC-ja “në mënyrë të përshtatshme ta kompensojë presidentin Trump për dëmin e shkaktuar”.

Ka caktuar një afat përfundimtar deri të premten që korporata të përgjigjet. Në letrën dërguar ekipit ligjor të Trumpit, BBC-ja ka treguar argumentet e veta.

Ka thënë se BBC-ja nuk ka të drejtat për ta shpërndarë episodin Panorama në kanalet në SHBA. Dhe ka treguar se kur dokumentari ishte në dispozicion në BBC iPlayer, u kufizua gjeografikisht vetëm te shikuesit në Britani.

E dyta tha se dokumentari nuk i shkaktoi dëm Trumpit, pasi ai u zgjodh president. E treta, klipi nuk ishte edituar për të keqinformuar, por vetëm u shkurtua një fjalim i gjatë dhe se editim u bë pa një qëllim të keq.

Ka thënë se klipi ishte vetëm 12 sekonda në programin njëorësh, ku pati shumë zëra në përkrahje të Trumpit.

Dhe e pesta tha se një opinion mbi një çështje me interes publik dhe fjalim politik mbrohet fuqishëm sipas ligjeve në SHBA.

The post BBC i kërkon falje Trump, por refuzon të paguajë kompensim appeared first on Albeu.com.

Inceneratori i Tiranës/ SPAK kërkon 5 vite burg për Alqi Bllakon

By: V K
4 November 2025 at 10:31

Prokuroria e Posaçme, ka kërkuar 5 vite burg për Alqi Ballokin, ish- sekretar i ministrisë  së Mjedisit, i akuzuar për korrupsion pasiv për çështjen e inceneratorit të Tiranës.

Prokurori i çështjes, Dritan Prençi, kërkoi shpalljen e tij fajtor për korrupsion pasiv në dy raste të veçanta.

Nëse gjykata pranon kërkesën e SPAK dhe vendos dënimin me 5 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar do të jetë 3.4 vite burg, ndërsa për 5 vite Bllako nuk do të mund të ushtrojë asnjë funksion publik.

Sipas hetimeve të SPAK, Bllako ka përfituar në mënyrë të tërthortë rreth 120 mijë euro nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, pronarët de facto të shoqërisë koncesionare të inceneratorit, për blerjen e një pajisjeje të përdorur në aktivitetin tregtar të babait të tij, një fabrikë birre në Ersekë.

Në dosje thuhet gjithashtu se Bllako i ka propozuar Vladimir Bezhanit të vijonte si këshilltar i jashtëm i ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, dhe të ofronte konsulencë juridike gjatë periudhës kur po përgatitej procedura e dhënies së koncesionit.

Për këtë shërbim, Bllako akuzohet se i ka kërkuar Klodian Zotos që ta punësonte fiktivisht Bezhanin, duke i siguruar një pagë prej 7.5 milionë lekësh të reja.

Sipas SPAK, gjatë kohës që Bezhani ishte këshilltar i ministrit Koka, ai ka mbajtur kontakte me Klodian Zoton sipas udhëzimeve të Alqi Bllakos, duke i transmetuar informacione të marra nga Autoriteti Kontraktor.

The post Inceneratori i Tiranës/ SPAK kërkon 5 vite burg për Alqi Bllakon appeared first on Albeu.com.

Një vit nga arrestimi, Ilir Meta kërkon heqjen e masës së sigurisë

By: V K
21 October 2025 at 09:26

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka kërkuar shuarjen e masês së sigurisë.

Kërkesa e Metës, vjen një vit nga arrestimi i tij.

 

The post Një vit nga arrestimi, Ilir Meta kërkon heqjen e masës së sigurisë appeared first on Albeu.com.

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj kërkon Diellën në burg

By: V K
14 October 2025 at 14:44

Vështirësitë për të dëgjuar të gjitha CD-të dhe audio-regjistrimet e seancës paraprake në burg, kanë bërë që ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, të kërkojë ndihmë teknike — ose siç tha ai me ironi, “të ketë Diellën” në burg.

Beqaj ka pretenduar se nuk është njoftuar sipas ligjit për akuzën ndaj tij, ndërsa gjatë seancës ka shprehur pakënaqësi për dokumentacionin që i është vënë në dispozicion.

“Me sa duket më duhet një Diell, s’kam si t’ia bëj… ose një kompjuter”, u shpreh Beqaj.

Ish-ministri ka kontestuar gjithashtu procesin paraprak, në të cilin akuza ndaj tij është rikualifikuar nga “shpërdorim detyre në bashkëpunim” në “vjedhje duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.

“Procesverbalet që më keni dhënë janë të paplota”, tha Beqaj.

Në përgjigje, gjyqtarja sqaroi se ato janë “shënime të përmbledhura” dhe se i gjithë materiali ndodhet në CD.

Gjatë leximit të procesverbaleve të seancës paraprake — e zhvilluar me dyer të mbyllura — Beqaj tha se gjyqtarja kishte përdorur si argument faktin që ai është “informaticien dhe i vëmendshëm në seancë”.

Dosja ndaj tij është voluminoze, me rreth 600 fashikuj, që përkthehen në mbi 30 mijë faqe dokumentacion gjyqësor.

The post Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj kërkon Diellën në burg appeared first on Albeu.com.

Partia Demokratike dërgon në Gjykatën Kushtetuese rregulloren e Kuvendit, kërkon dhe shfuqizimin e ministres “Diella”

By: V K
23 September 2025 at 15:03

Partia Demokratike, ka depozituar ditën e sotme në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin, si të papajtueshme me Kushtetutën, të ndryshimeve të njëanshme të mazhorancës në Rregulloren e Kuvendit.

Rregullorja e re e Kuvendit, përmes të cilës janë riorganizuar komisionet parlamentare duke u bërë 11 të tilla, u votua në seancën e 16 shtatorit me 79 vota pro të deputetëve socialistë.

Opozita i kundërshtoi në seancë ndryshimet e miratuara dhe i konsideroi puç kushtetues sepse sipas tyre nuk u respektua afati minimal me 7 ditë kohë, siç parashikohet edhe në procedurën e përshpejtuar.

Gjithashtu, në një padi të dytë, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i kërkon Gjykatës shfuqizimin, si antikushtetues, të dekretit të Presidentit për “ngritjen dhe funksionimin e Ministrit Virtual të Inteligjencës Artificiale Diella”.

 

The post Partia Demokratike dërgon në Gjykatën Kushtetuese rregulloren e Kuvendit, kërkon dhe shfuqizimin e ministres “Diella” appeared first on Albeu.com.

Partia Demokratike kërkon shkarkimin e Niko Peleshit dhe përsëritje të seancës

By: V K
18 September 2025 at 14:03

Ka përfunduar mbledhja e grupit të Partisë Demokratike, e cila nisi menjëherë pas votimit të programit të qeverisë, për të cilin nuk pati debat.

Pas mbledhjes, kreu i grupit të PD-së Gazment Bardhi, foli për mediat duke thënë se kërkojnë përsëritje të seancës së sotme.

“Nuk na e mbyllni dot gojën”, tha Bardhi para gazetarëve, duke iu drejtuar mazhorancës.

“Kërkojmë përsëritjen e seancës solemne kushtetuese të paraqitjes së programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave, i bëjmë thirrje Begajt të marrë praktikën parlamentare të asaj çfarë ndodhi për të konstatuar që votimi është antikushtetues se është kryer jashtë rregullave të caktuara nga Kushtetuta dhe të mos thërrasë për betim anëtarët e Këshillit të Ministrave, pa pasur procedurë të rregullt parlamentare”, tha Bardhi.

Bardhi ka paralajmëruar se opozita, do të nisë procedurat për të kërkuar nga parlamenti shkarkimin nga detyra të kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.

Ky vendim i opozitës vjen pasi sipas tyre, Peleshi në vetëm 2 seancat e para që ka drejtuar, ka shkelur rëndë Kushtetutën.

“PD ka vendosur nisjen e procedurave parlamentare, monicoin për shkarkimin e kryetarit të kuvendit, Niko Peleshi. Nuk është kryetar por nj kukull që urdhërohet nga Rama sesi duhet të sillet me Kushtetutën dhe i marrë peng për shkak të aferave të tij me Klodian Zoton nga Rama.

Ne kemi të drejtën dhe numrin e nevojshëm për të nisur procedurën parlamentare për shkarkimin e Kryetarin e Kuvendit. Është akti më i rëndë, nuk ka ndodhur kurrë që të drejtosh vetëm 2 seanca dhe në të dyja të shkelësh Kushtetutën.

Do të ketë vendime hap pas hap të grupit parlamentar”, tha Bardhi.

The post Partia Demokratike kërkon shkarkimin e Niko Peleshit dhe përsëritje të seancës appeared first on Albeu.com.

Erion Veliaj kërkon lirimin nga qelia, caktohet data kur do të shqyrtohet rekursi i tij në Gjykatën e Lartë

By: V K
18 September 2025 at 13:23

Gjykata e Lartë, ka caktuar datën 2 tetor, ora 13:35, për të shqyrtuar kërkesën e bërë nga kryebashkiaku Erion Veliaj, për ndryshim të masës së sigurisë “arrest me burg”.

Dokumentacioni për rekursin është regjistruar në Gjykatën e Lartë në datën 10 shtator dhe do të shqyrtohet brenda afateve ligjore.

Ndërkohë, këtë të enjte, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka hedhur shortin për çështjen penale ndaj Veliajt dhe 29 të pandehurve të tjerë.

Si gjyqtare për seancën paraprake, është caktuar Etleva Deda.

Prokuroria e Posaçme (SPAK), ka ngritur një numër të konsiderueshëm akuzash ndaj kryebashkiakut të Tiranës, 13 akuza, mes të cilave korrupsion pasiv, pastrim parash dhe shpërdorim detyre.

Gjithashtu, edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, përballet me 11 akuza penale në të njëjtën dosje.

Dosja e Veliajt per gjykim

Prokuroria thotë se hetimet provuan marrjen e rryshfeteve nga Veliaj dhe Xoxa në 9 raste. “Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar e provuar se të pandehurit Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme nga subjekte tregtare dhe organizata jofitimprurëse (përmendur më sipër), të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë”, thuhet në njoftimin për shtyp. Veliaj dhe Xoxa i mohojnë akuzat.

Sipas SPAK, nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete “të cilat provojnë përtej çdo dyshimi të arsyeshëm se i pandehuri Erion Veliaj, në cilësinë e kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve”.

Prokuroria rendit në kërkesën për gjykim 13 akuza ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës: 9 raste të korrupsionit pasiv, si dhe akuzat për “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” në bashkëpunim, “fshehje pasurie” dhe “shpërdorim të detyrës”. Veliaj akuzohet gjithashtu se gjatë qëndrimit në qeli ka shkelur disa herë ligjin dhe se ka konsumuar elementët e veprës penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, më shumë se një herë.

Edhe bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa, akuzohet për korrupsion në të njëjtat raste ku përfshihet Veliaj, si dhe për pastrim parash, fshehje të të ardhurave dhe mosdeklarim të aseteve. Prokuroria ka evidentuar blerje online të kryera prej saj në një vlerë prej 86.7 milionë lekësh, si dhe përdorim të shumave të mëdha cash jashtë sistemit bankar për pagesa qirash, pagash dhe aktivitete private.

“Provat e grumbulluara dëshmojnë qartë për disponimin dhe qarkullimin e të hollave në cash, jashtë sistemit bankar, në shuma të konsiderueshme dhe në prerje të mëdha, nga e pandehura Ajola Xoxa, bashkëshortja e të zgjedhurit vendor, Erion Veliaj. Këto shuma, të cilat vijnë si rezultat i përfitimeve të parregullta të siguruara për shkak të funksionit të kryetarit të Bashkisë Tiranë, janë përdorur për të ushqyer ndër të tjera edhe aktivitetet private tregtare të subjekteve që kontrollohen nga bashkëshortja e këtij të fundit”, thuhet në deklaratën e SPAK.

Nën akuzë janë edhe biznesmenët apo bashkëpunëtorët e çiftit: Elman Abule, Gentian Sula, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi, Shkëlqim Fusha, Sokol Kryeziu, Mirton Lika, Linda Kazani, Erald Simixhiu, Ina Goxhaj, Frosina Bollo, Valmir Xoxa, Adela Kondakçiu, Flutur Xhani dhe Fatjon Baci. Përveç tyre, ish-deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka akuzohet për “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

The post Erion Veliaj kërkon lirimin nga qelia, caktohet data kur do të shqyrtohet rekursi i tij në Gjykatën e Lartë appeared first on Albeu.com.

Adidas kërkon falje për kopjimin e sandaleve meksikane

By: Kult Plus
22 August 2025 at 18:57

Kompania gjermane Adidas i ka kërkuar zyrtarisht falje një komuniteti indigjen në Meksikë, pas akuzave për përvetësim kulturor. Shkaku ishte modeli i ri i atleteve, i quajtur “Oaxaca Slip-On”, që kishte kopjuar dizajnin e sandaleve tradicionale të njohura si “huaraches”, të cilat prodhohen prej lëkure nga artizanët vendas.

Ky veprim shkaktoi kritika të ashpra, duke nxitur edhe reagimin e presidentes meksikane, Claudia Sheinbaum. Karen González, drejtoresha ligjore e Adidas Mexico, pranoi publikisht se modeli i këpucës ishte frymëzuar nga dizajnet tradicionale të komunitetit të Villa Hidalgo Yalalag.

“Ne e kuptojmë se kjo mund të ketë shkaktuar shqetësim dhe për këtë arsye, kërkojmë ndjesë publikisht,” tha ajo.

González siguroi se në të ardhmen, Adidas do të bashkëpunojë me komunitetet lokale për të respektuar kulturën dhe artizanatin e tyre, që shërben si një burim mbijetese. Pas këtij incidenti, këpuca u hoq menjëherë nga shitjet online, ndërsa qeveria meksikane ka njoftuar se do të kërkojë kompensim financiar nga kompania.

/rtsh.al/ KultPlus.com

BIRN: Harrojeni inceneratorin, Elbasani në kërkim të një landfilli të ri

By: V K
8 August 2025 at 12:17

Administratori i kompanisë Eco-Elb, Leli Kaja, që menaxhon zonën e trajtimit të mbetjeve në Elbasan, duket se hoqi dorë njëherë e mirë nga vënia në punë e inceneratorit, ndërsa e konsideroi situatën emergjente gjatë një interpelance me Këshillin Bashkiak të qytetit më 29 korrik.


Mali me mbetje i krijuar në Elbasan për shkak të mosfunksionimit të inceneratorit!

“Duhet ndërtuar një landfill i ri. Sasia e mbetjeve ka arritur të shembë disa skarpata anësore të landfillit”, tha Kaja, ndërsa akuzoi këshilltarët bashkiakë se nuk i ishin bërë krah për të gjetur një zgjidhje.

Sipas Kajës, në landfill hyjnë çdo ditë mbi 150 ton mbetje dhe është e pamundur sistemimi i kësaj sasie. “Do të ketë përsëri rrezik”, paralajmëroi ai.

E thirrur për shkak të zjarrit që shpërtheu në fillim të korrikut, interpelanca me Kajën nxorri një tjetër herë në pah krizën e thellë të trajtimit të mbetjeve, për shkak të dështimit të projektit qeveritar me inceneratorët.

Inceneratori i Elbasanit, është më i vogli mes tre impianteve të kontraktuara përmes skemës së partneritetit publik privat nga qeveria shqiptare dhe i kushtoi buxhetit të shtetit 26 milionë euro.

Ndonëse u mburr nga qeveria për teknologjinë dhe zgjidhjen që do të ofronte në përpunimin e mbetjeve, impianti u ndez me hope dhe gjendet prej vitesh me defekt.

Prej vitit 2021, zona e trajtimit të mbetjeve në Elbasan menaxhohet nga kompania publike Eco Elb, e cila e mori atë në administrim përmes një kontrate qiraje nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

Por kompania publike nuk mundi të vendosë në punë inceneratorin, ndërsa mali i plehrave në venddepozitimin pranë tij sa vjen e rritet.

Kriza e re në trajtimin e mbetjeve urbane, është një efekt anësor i kontratave korruptive të inceneratorëve, që u kushtuan taksapaguesve mbi 150 milionë euro për impiante me probleme ose që nuk u ndërtuan asnjëherë.

Në këto kushte, Bashkia e Elbasanit, po kërkon sërish ndihmën e qeverisë për të ndërtuar një landfill të ri ose për të zgjeruar venddepozitimin ekzistues.

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, deklaroi në të njëjtën mbledhje të Këshillit Bashkiak se strategjia e qeverisë i detyronte ata që t’i dërgonin mbetjet në landfill, ndërsa shtoi se vetë bashkia nuk i kishte kapacitet financiare për të ndërtuar një të ri.

“E kemi të pamundur të bëjmë një landfill të ri me buxhetin dhe i kemi shtrirë dorën qeverisë shqiptare që të bëjmë landfillin e ri. Jemi të gjithë të gatshëm të shohim vende të tjera për të landfillin e ri”, deklaroi Llatja.

Këshilltarët bashkiakë të të dyja kampeve shohin gjithashtu, si të vetmen zgjidhje investimet e reja për t’i dhënë fund emergjencës mjedisore me plehrat.

Nënkryetari Zamir Muzhaqi, që përfaqëson të djathtën deklaroi se kjo ishte një çështje imediate për qytetarët e Elbasanit që kërkon zgjidhje.

“Si mund të mos ju alarmojnë 250 mijë tonë mbetje, kur kapaciteti i landfillit është për 25 mijë ton”-? tha ai.

Me një gjuhë më të rrumbullakosur, këshilltari socialist Bukurosh Stafa tha se Bashkia e Elbasanit, nuk ka pasur dorë në çështjen e inceneratorëve.

“Ne si këshill nuk kemi çfarë të bëjmë tjetër përveç një vendgrumbullimi të ri. Propozojmë që pas një muaji, bashkia të na sjellë propozim konkret për një landfill të ri”, tha ai./BIRN

The post BIRN: Harrojeni inceneratorin, Elbasani në kërkim të një landfilli të ri appeared first on Albeu.com.

Zelensky kërkon takim ballë për ballë me presidentin rus Putin për t’i dhënë fund luftës

By: V K
7 August 2025 at 14:48

Këtë të enjte, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë thirrje për një takim ballë për ballë me presidentin e Rusisë, Vladimir Putinin, për t’i dhënë fund luftës gati katërvjeçare.

Ai e tha këtë një ditë pas takimit që i dërguari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff, e zhvilloi me Putinin në Moskë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i quajti bisedimet ndërmjet të dërguarit të tij dhe Putinit, si “shumë frytdhënëse”, por zyrtarët amerikanë prapëseprapë u zotuan të vendosin sanksione ndaj partnerëve tregtarë të Moskës.

Zelensky tregoi më vonë se kishte folur në telefon me Trumpin, i cili tha se mund të takohet me Putinin “shumë shpejt”.

“Ne në Ukrainë kemi thënë vazhdimisht se gjetja e zgjidhjeve reale mund të jetë vërtet efektive në nivelin e udhëheqësve”, shkroi Zelensky në rrjete sociale.

“Është e nevojshme të përcaktohet koha për një format të tillë dhe gamën e çështjeve që do të trajtohen”, shtoi ai.

Udhëheqësi ukrainas, tha të enjten në mëngjes se ka planifikuar t’i zhvillojë “disa” biseda gjatë ditës, përfshirë me kancelarin gjerman Friedrich Merz, si dhe me zyrtarë francezë dhe italianë.

“Do të ketë gjithashtu komunikim në nivelin e këshilltarëve të sigurisë kombëtare”, shtoi Zelensky.

“Gjëja kryesore është që Rusia, e cila e filloi këtë luftë, të ndërmarrë hapa të vërtetë për t’i dhënë fund agresionit të saj”, përfundoi ai.

The post Zelensky kërkon takim ballë për ballë me presidentin rus Putin për t’i dhënë fund luftës appeared first on Albeu.com.

SPAK i komunikoi akuzat, Meta kërkon në GJKKO ndryshimin e masës arrest me burg

By: V K
6 August 2025 at 13:03

Këtë të mërkurë, përfaqësuesit ligjore të presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, depozituan sot pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurisë.

Kjo kërkesë është paraqitur duke nisur nga fakti që Prokuroria e Posaçme, ka përfunduar hetimet ndaj Metës dhe i ka komunikuar akuzat.

Sipas përfaqësuesve ligjor “nevojat për ta mbajtur Metën akoma nën paraburgim, nuk kanë më asnjë kuptim procedural”.

Ish-presidenti ndodhet në burg që prej tetorit të vitit të shkuar, për dosjen CEZ/DIA dhe lobimit në SHBA.

Presidenti i PL akuzohet nga SPAK për “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje dhe deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë”.

Vetë Meta, i ka cilësuar akuzat si politike dhe se nuk ka asnjë fakt penal ndaj tij.

Njoftimi i PL:

Përshëndetje!
Sot, përfaqësuesit ligjorë të Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta kanë depozituar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkesën me objekt: Zëvendësimin e masës së sigurimit për Presidentin Ilir Metaj.

Kjo kërkesë është paraqitur duke nisur nga fakti që Prokuroria e Posaçme SPAK ka përfunduar hetimet ndaj Presidentit Meta dhe duke qënë se nevojat për ta mbajtur akoma nën paraburgim nuk kanë më asnjë kuptim procedural.

 

The post SPAK i komunikoi akuzat, Meta kërkon në GJKKO ndryshimin e masës arrest me burg appeared first on Albeu.com.

❌
❌