Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Shoqëria Civile: Kuvendi të shqyrtojë kërkesën e SPAK për Ballukun

10 February 2026 at 14:09

Mbledhja e menjëhershme e Këshillit konsiderohet nga organizatat respektim i plotë i parimit se “askush nuk është mbi ligjin” dhe garanton “funksionimin normal, transparent dhe të paanshëm të procedurave parlamentare”. Apeli i shoqërisë civile vjen pas paralajmërimit të Kryeministrit Edi Rama se Kuvendi do të fuste në ‘kalendat greke’ çështjen e imunitetit të Ballukut. Organizatat […]

The post Shoqëria Civile: Kuvendi të shqyrtojë kërkesën e SPAK për Ballukun appeared first on Reporter.al.

“Ndryshime ligjore”: Rama shpall kabinetin e tij të paprekshëm nga masat e SPAK

9 February 2026 at 13:04

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi të hënën se do të ndërmarrë një ofensivë ligjore për të mbrojtur kabinetin e tij qeveritar dhe poste të tjera kushtetuese ndaj masave të pezullimit nga detyra nga ana e Prokurorisë së Posaçme, SPAK, si kundërpërgjigje ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese që la në fuqi pezullimin nga detyra për numrin 2 […]

The post “Ndryshime ligjore”: Rama shpall kabinetin e tij të paprekshëm nga masat e SPAK appeared first on Reporter.al.

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut/ Kushtetuesja ende pa vendim, Kuvendi shtyn mbledhjen e Këshillit të Imunitetit

By: V K
28 January 2026 at 09:49

Ditën e sotme, pritej që të mblidhej Këshilli i Imunitetit për të trajtuar çështjen për mandatin e Belinda Ballukut, për të cilën SPAK kërkon arrestimin, kjo gjë nuk ka ndodhur. Kuvendi ka shtyrë mbledhjen për një tjetër datë të pacaktuar, pas kërkesës së socialistëve.

Këta të fundit kërkojnë që Këshilli i Imunitetit dhe Mandateve,  të mblidhet pasi të japë verdiktin Gjykata Kushtetuese për këtë ccështje, dhe më pas të mblidhen ligjvënësit, për të vendosur nëse do t’i hapet apo jo rrugë arrestimit të Ballukut, e cila akuzohet për disa vepra penale.

“Në mbështetje të nenit 73 të Kushtetutës, nenit 13, pika 5, dhe nenit 118 të Rregullores së Kuvendit, si dhe duke marrë në konsideratë se në mbledhjen e parë të Këshillit, të zhvilluar më datë 19.12.2025, deputetë anëtarë të këtij këshilli kanë kërkuar që shqyrtimi i kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar “për dhënie e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit/ministrit/zëvendëskryeministrit nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit”, të lidhet me marrjen dhe vlerësimin paraprak të vendimit përkatës të Gjykatës Kushtetuese, duke vlerësuar se një shqyrtim i tillë synon garantimin e një procesi vendimmarrjeje të plotë, objektiv dhe në përputhje me parimet kushtetuese, me qëllim shmangien e cenimit të parimit të sigurisë juridike dhe garantimin e rregullsisë kushtetuese të veprimtarisë dhe vendimmarrjes së Kuvendit”, thuhet në njoftim.

GJKKO caktoi ndaj saj pezullim nga detyra dhe bllokim të pasaportës, gjë që e rrëzoi poshtë Kushtetuesja.

Kryeministri Edi Rama, kërkoi rrëzimin e vendimit të GJKKO për pezullimin nga detyra të Ballukut. Në seancën e 22 janarit, qeveria kërkoi shfuqizimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, me argumentet se pushteti gjyqësor kishte ndërhyrë në ekzekutiv, dhe pezullimi në këtë rast ishte de fakto shkarkim, duke penguar edhe veprimtarinë e Këshillit të Ministrave.

Gjykata e riktheu sërish Ballukun në detyrë, ndërkohë SPAK reagoi sërish, duke kërkuar heqjen e imunitetit të deputetit.

AKUZAT PER BALLUKUN:

Ndryshe nga më parë, kur numri dy i qeverisë ishte e pandehur për veprën penale “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, në lidhje tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë dhe nën hetim për tenderin loti 4 Unaza e Madhe, SPAK njoftoi më pas se po e heton Belinda Ballukun edhe për disa procedura të tjera, çka e rëndon ndjeshëm pozitën e saj përballë drejtësisë.

“Shtetasja Belinda Balluku ka marrë cilësinë e personit nën hetim për dyshimin e kryerjes së të njëjtës vepër penale për shtatë procedura të tjera prokurimi me objekt:

“Plotësimi, rakordimi dhe vazhdimi i punimeve Sheshi Shqiponja-Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT”;

“Ndërtimi i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri, Loti 2”;

“Ndërtim i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri- Shkozë, Urat mbi lumin Tirana”;

“Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”;

“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 5”;

“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 6”;

“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7”, thuhet në kërkesën e SPAK ku kërkohry dhe arrestimi i zv. Kryeministres.

The post SPAK kërkon arrestimin e Ballukut/ Kushtetuesja ende pa vendim, Kuvendi shtyn mbledhjen e Këshillit të Imunitetit appeared first on Albeu.com.

Zvarritja e vendimit për Ballukun është ‘standard europian’, sipas qeverisë

20 January 2026 at 17:18

Prej dy muajsh, Kuvendi i Shqipërisë po zvarrit procedurat për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për autorizimin e arrestimit për zv.kryeministren Belinda Balluku, ndërsa kjo e fundit është marrë e pandehur dhe po hetohet për veprën penale të ‘shkeljes së barazisë në tendera’ në disa procedura me vlerë qindra-milionë euro. Por për ministrin […]

The post Zvarritja e vendimit për Ballukun është ‘standard europian’, sipas qeverisë appeared first on Reporter.al.

Pas kallëzimit në SPAK, Peleshi thërret Këshillin e Mandateve më 28 janar

12 January 2026 at 17:32

Disa javë pas mbledhjes së parë të Këshillit të Mandateve, kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ka thirrur një mbledhje të dytë në datën 28 janar për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, SPAK për arrestimin zv.Kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, e cila akuzohet për ‘shkelje të barazisë në tendera” me vlerë […]

The post Pas kallëzimit në SPAK, Peleshi thërret Këshillin e Mandateve më 28 janar appeared first on Reporter.al.

SPAK kërkoi arrestimin e Belinda Ballukut, Niko Peleshi firmos urdhrin, cakton datën kur do mblidhet Këshilli i Rregullores dhe Mandateve

By: M C
12 January 2026 at 16:47

Kreu i Kuvendit Niko Peleshi ka vendosur që me datë 28 janar të mblidhet Këshilli i Mandateve për të shqyrtuar imunitetin e zv.kryeministres Belinda Balluku.

Në mbledhjen e parë të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, e zhvilluar në 19 dhjetor, anëtarët e komisionit nuk arritën të nxirrnin një vendim lidhur me kërkesën e SPAK, ndërsa diskutimet u zhvilluan edhe me praninë e prokurorëve të çështjes dhe kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho.
Pas asaj mbledhjeje, procedura u ngadalësua teksa socialistët kërkuan kohë për shqyrtimin e materieleve të dosjes Balluku dhe pasi çështja u lidh me procesin në Gjykatën Kushtetuese, ku seanca për shqyrtimin e pezullimit të masave vendosur nga GJKKO ndaj saj do të zhvillohet më 22 janar 2026.

Sot, Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka firmosur urdhrin zyrtar për thirrjen e një mbledhjeje të re të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, e cila është caktuar për 28 janar 2026, ora 12:00, në Kryesinë e Kuvendit. Në këtë takim do të vijojë shqyrtimi procedural i kërkesës së SPAK për të marrë autorizimin e Kuvendit për arrestimin ose heqjen e imunitetit të Ballukut

Njoftimi i Kuvendit:

•Me Urdhrin nr. 3, datë 12.01.2026, është thirrur mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin në datën 28 janar 2026, ora 12:00, në Kryesinë e Kuvendit, për vijimin e shqyrtimit procedural të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, që ka për objekt dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit/ministrit/zëvendëskryeministrit, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit, sipas procedurave të parashikuara nga Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit.

The post SPAK kërkoi arrestimin e Belinda Ballukut, Niko Peleshi firmos urdhrin, cakton datën kur do mblidhet Këshilli i Rregullores dhe Mandateve appeared first on Albeu.com.

PD: Do të bëjmë kallëzim penal ndaj Peleshit, po pengon drejtësinë

TIRANË, 8 janar /ASTH/ Anëtarët e Partisë Demokratike në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, kërkuan sërish sot mbledhjen e Këshillit, për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Gjatë fjalës së tij, nga kryesia e Kuvendit, Oerd Bylykbashi, bëri të ditur se PD do të depozitojë kallëzim penal ndaj Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, për shkak se po pengon Kuvendin, për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme.

“Do të bëjmë kallëzim penal ndaj Kryetarit të Kuvendit, i cili me veprimet dhe mosveprimet e tij, ka penguar autoritetin kushtetues të Parlamentit të Shqipërisë, për të shqyrtuar këtë kërkesë dhe ka penguar nëpërmjet këtyre veprimeve bërjen e drejtësisë, duke penguar prokurorinë që duke marrë autorizimin e Kuvendit të shkojë të marrë masën e arrestit para Gjykatës së Posaçme”, tha Bylykbashi.

Sipas Bylykbashit, “Kryetari i Kuvendit dhe mazhoranca po bllokojnë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për të hequr imunitetin. PD e ka bërë të qartë se ne jemi në mbështetje të plotë për të vazhduar procedurën për të hequr imunitetin e deputetes së Belinda Ballukut”.

Bylykbashi theksoi se “provat janë të qarta se kërkesa për të zbatuar masën ka ardhur për shkak se janë rënduar rrethanat dhe është rritur rrezikshmëria e personit të pandehur për shkak se ka intimiduar dëshmitarët”.

“Ne kërkojmë me urgjencë thirrjen e mbledhjes dhe sot që e kemi kërkuar Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi e ka penguar thirrjen e Këshillit. Rregullorja e përcakton qartë se 5 anëtarët e opozitës e kanë të drejtën të thirri mbledhjen njësoj me kryetarin dhe kjo e vendos kryetarin në detyrimin ligjor për të njoftuar palët. Mjafton gjysma e anëtarëve që mbledhja të jetë e vlefshme”, tha ai.

Sipas Bylykbashit urdhri vjen nga kryeministri Edi Rama. “Edi Rama duke urdhëruar mazhorancën, po e kthen Kuvendin dhe procedurën për heqjen e imunitetit në një koracë për mbrojtjen e korrupsionit”, tha ai.

Balluku është marrë e pandehur nga SPAK, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, në lidhje me procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtimi i tunelit të Llogorasë”.

/m.q/a.f/r.e/

The post PD: Do të bëjmë kallëzim penal ndaj Peleshit, po pengon drejtësinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zvarritja pa afat e mbledhjes për Ballukun shënon ‘një precedent të rrezikshëm’

7 January 2026 at 07:44

Deputetët e Partisë Demokratike, anëtarë të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ngjitën më kot të martën shkallët e Kryesisë së Kuvendit në pritje për të zhvilluar mbledhjen e kërkuar prej tyre për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku. Kërkesa e tyre u refuzua për herë […]

The post Zvarritja pa afat e mbledhjes për Ballukun shënon ‘një precedent të rrezikshëm’ appeared first on Reporter.al.

PD kërkon sërish mbledhjen e Këshillit të Mandateve për imunitetin e Ballukut

TIRANË, 5 janar /ATSH/ Anëtarët e Partisë Demokratike në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, kërkojnë sërish mbledhjen e Këshillit, për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku.

PD kërkon që Këshilli i Mandateve të mblidhet ditën e martë, më datë 6 janar. Sipas PD-së, mazhoranca po bllokon procesin e heqjes së imunitetit për Ballukun, duke penguar në këtë mënyrë edhe drejtësinë që të kryejë hetim të plotë.

Balluku është marrë e pandehur nga SPAK, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, në lidhje me procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtimi i tunelit të Llogorasë”.

/m.q/r.e/a.f/

The post PD kërkon sërish mbledhjen e Këshillit të Mandateve për imunitetin e Ballukut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Imuniteti i Ballukut, PS nuk merr pjesë në mbledhjen e thirrur nga opozita

23 December 2025 at 15:27

Socialistët zbatuan qëndrimin publik të kryeministrit Edi Rama që njoftoi të dielën se shumica e tij parlamentare nuk ka ndërmend të vijojë procedurën e heqjes së imunitetit të deputetes Balluku, së paku deri më 22 janar, kur pritet vendimi Gjykatës Kushtetuese për çështjen tjetër, atë të masës së sigurisë së pezullimit nga detyra. Anëtarët e […]

The post Imuniteti i Ballukut, PS nuk merr pjesë në mbledhjen e thirrur nga opozita appeared first on Reporter.al.

Bardhi kërkon mbledhjen Këshillit të Mandateve për Ballukun: Po pengohet drejtësia me urdhër politik

23 December 2025 at 12:05

TIRANË, 23 dhjetor /ATSH/ Partia Demokratike kërkoi sot mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku.

Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Demokratike, Gazment Bardhi bëri të ditur se anëtarët e Partisë Socialiste nuk janë paraqitur në mbledhje, edhe pse Rregullorja e Kuvendit e ka të parashikuar thirrjen e mbledhjes nga opozita.

Sipas Bardhit, po pengohet drejtësia me urdhër politik, ndërsa shtoi se sipas Prokurorisë së Posaçme, ekziston mundësia që të prishen provat dhe të intimidohen dëshmitarët.

“Pengimi i drejtësisë me urdhër politik është akti më i rëndë që ka kryer ky Kuvend gjatë këtyre viteve demokraci. Nuk mundet që një kryeministër të urdhërojë Kuvendin, që mos të mbledhë Këshillin e Mandatave, të mos mbledhë seancën plenare dhe të pengojë prokurorinë që të ushtrojë detyrën e vet kushtetuese”, tha Bardhi.

Bardhi theksoi se sipas prokurorisë “gjendja e lirë e të pandehurës, parashikon rrezik real për mbledhjen e provave për shkak të detyrës që ajo ushtron. Ekziston mundësia që ajo mund të ndërhyjë në prishjen ose asgjësimin e provave. Është evident fakti që tashmë e pandehura ka bërë përpjekje për të ndikuar tek dëshmitarët. Rreziku që ajo të largohet është evident.

“Ekziston rreziku i largimit, nisur nga sanksionet dhe marzhi i lartë i dënimit që parashikon ligji, në lidhje me veprat penale që dyshohet se ka kryer e pandehura. E pandehura menaxhon në vazhdimësi fonde të konsiderueshme publike, për investime publike të tjera, të parashikuara në institucionet qendrore që ajo drejton”, tha Bardhi.

Sipas Bardhit, çështja e datës 22 janar në Gjykatën Kushtetuese, nuk ka lidhje me kërkesën e sjellë nga Prokuroria e Posaçme në Kuvend.

“Pushteti ekzekutiv nuk mund t’i thotë pushtetit legjislativ se t‘i do të presësh se unë kam një gjyq dhe kur të mbarojë gjyqi t’i vepron. Ç’lidhje ka pushteti ekzekutiv, që Kuvendi të ushtrojë detyrat e veta. Kuvendi ka shtyrë pa afat shqyrtimin e kësaj kërkesë të ngutshme të Prokurorisë. Kuvendi dhe Edi Rama po pengon drejtësinë që të kenë mundësi të prishin provat dhe të intimidojnë dëshmitarët. Ky është një puç i rëndë kushtetuese, ndaj edhe fshihen sot”, tha Bardhi.

Bardhi bëri të ditur se opozita do të rithërrasë mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin ditën e premte ora 11:00.

/m.q/

The post Bardhi kërkon mbledhjen Këshillit të Mandateve për Ballukun: Po pengohet drejtësia me urdhër politik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sekreti hetimor te dosja “Balluku” është i pamundur që të ruhet

22 December 2025 at 15:23

Që në krye të herës duhet të themi se sekreti hetimor është një e mirë publike, siç është edhe gazetaria. Ligjërisht dhe moralisht, çdokujt, përfshirë edhe gazetarëve, u lind detyrimi të ruajnë sekretin hetimor në rast se u bie në dorë rastësisht. Për shembull, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut konfirmoi si të drejtë […]

The post Sekreti hetimor te dosja “Balluku” është i pamundur që të ruhet appeared first on Reporter.al.

PS zvarrit pa afat vendimmarrjen për imunitetin e Ballukut

19 December 2025 at 17:36

Pas 5 orësh mbledhje, ku mbizotëroi një debat procedural mes opozitës dhe mazhorancës për lejimin apo jo të mediave në sallën e mbledhjes, kryetari i Kuvendit Niko Peleshi njoftoi ndërprerjen e mbledhjes pa caktuar asnjë datë për vijimin e saj. Për të mbrojtur kërkesën e SPAK para Kuvendit, në mbledhje morën pjesë kryetari Klodian Braho, […]

The post PS zvarrit pa afat vendimmarrjen për imunitetin e Ballukut appeared first on Reporter.al.

Kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut, Këshilli i Mandateve shtyn mbledhjen

19 December 2025 at 15:44

TIRANË, 19 dhjetor /ATSH/ Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit ka shtyrë mbledhjen për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme (SPAK) drejtuar Kuvendit të Shqipërisë për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres dhe njëherësh deputetes Belinda Balluku.

Në mbledhje ishin të pranishëm drejtuesi i ri i SPAK, Klodian Braho, si edhe prokurorët Dorina Bejko dhe Dritan Prençi.

Mbledhja e Këshillit u shoqërua me debate mes palëve lidhur me transparencën e procesit.

Partia Demokratike kërkoi që mbledhja të jetë e hapur për median dhe publikun, deri në momentin kur prokurorët e SPAK të paraqesin informacionin e klasifikuar si sekret hetimor.
Ky qëndrim nuk është pranuar as nga përfaqësuesit e shumicës dhe as nga prokurorët e SPAK, të cilët kanë kërkuar që i gjithë procesi të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Kryetari i Kuvendit u kërkoi prokurorëve të SPAK të propozojnë një mekanizëm që t’u mundësojë deputetëve akses në informacionin konfidencial, pa cenuar sekretin hetimor.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, kërkoi hapjen e mbledhjes dhe pjesëmarrjen e të gjithë deputetëve, si dhe vënien në dispozicion të provave.

Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla theksoi se mbledhja duhet të jetë e mbyllur, në respekt të sekretit hetimor, dhe se në të duhet të marrin pjesë vetëm anëtarët e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit.

Ardian Kalija, avokati i Belinda Ballukut kërkoi të shtyhet me 3 javë mbledhja e Këshillit të Mandateve për t’u njohur me të gjitha aktet e SPAK.

Përfaqësuesit e SPAK u shprehën se maksimumi mund të marrë 5 ditë kohë për t’u njohur me aktet, por avokati thotë se janë 10 mijë faqe dosje.

PS ka propozuar që mbledhja të shtyhet më datë 19 janar. /gj.m/j.p/

The post Kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut, Këshilli i Mandateve shtyn mbledhjen appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Debatet te Këshilli i Mandateve/ Avokati i Ballukut: Dua 3 javë të njihem me provat, SPAK: 5 ditë maksimumi

By: Brisi
19 December 2025 at 14:28

Vijojnë debatet në mbledhjen me dyer të mbyllura të Këshillit të Imunitetit dhe Mandateve, aty ku po shqyrtohet kërkesa e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut. Mësohet se avokati i Ballukut, Ardian Kalija, ka kërkuar të shtyhet me 3 javë mbledhja e Këshillit të Mandateve për tu njohur më të gjitha aktet e SPAK. Por […]

The post Debatet te Këshilli i Mandateve/ Avokati i Ballukut: Dua 3 javë të njihem me provat, SPAK: 5 ditë maksimumi appeared first on BoldNews.al.

‘Presion mbi dëshmitaren’: Argumentet e SPAK për imunitetin e Ballukut

19 December 2025 at 12:50

Tre prokurorë të SPAK mbërritën mëngjesin e së premtes në Kuvendin e Shqipërisë për të kërkuar autorizimin për arrestimin e zv.kryeministres Belinda Balluku, ndërsa protestuesit e mbledhur jashtë godinës kërkonin me pankarta në duar heqjen e imunitetit të saj. Mbledhja në Këshillin e Mandateve dhe Imunitetit po zhvillohet me dyer të mbyllura, ndërkohë që përfaqësuesit […]

The post ‘Presion mbi dëshmitaren’: Argumentet e SPAK për imunitetin e Ballukut appeared first on Reporter.al.

Kërkesa e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, ish-deputeti i PS-së Petro Koçi: Situatë e vështirë për partinë tonë, duhet të kishte dhënë dorëheqjen

By: V K
17 December 2025 at 12:54

Ish-deputeti i PS-së, Petro Koçi, ka reaguar pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme (SPAK) drejtuar Kuvendit për t’i hapur rrugën arrestimit të zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur për abuzim me tendera.

Ish-ligjvënësi socialist u shpreh se, Parlamenti duhet të marrë vendimin për heqjen e imunitetit ndaj saj.

“Kuvendi te ruaje standardin e vendosur prej kohesh me rastet e kërkesave te SPAK per heqje imuniteti”, deklaroi Petro Koçi, duke shtuar se, “situata është e vështirë për partinë tonë”.

Ai theksoi se Balluku duhej të kishte dhënë dorëheqjen ose te ishte shkarkuar sapo u shpall fillimi i ndjekjes penale për të.

“Do ishte e këshillueshme dorëheqja e ministres Balluku edhe se e vonuar. Nuk varet personaliteti i një politikani nga te qenit patjetër minister”, shkroi ish-deputeti, teksa shtoi “Ne aspektin njerëzor çdo fërkim duarsh nga kolegë të PS do te ishte kompromentues dhe i pamoralshëm”.

Postimi i plotë:

Kendveshtrimi im

Ishte i drejte ankimimi ne Gjykaten Kushtetuese i vendimit te GJKKO per pezullimin nga funksioni ministror i Belinda Ballukut.

Balluku duhej te kishte dhene doreheqjen ose te ishte shkarkuar sapo u shpall fillimi i ndjekjes penale per te.

Gjykata Kushtetuese nuk shpalli pafajesi per Ballukun. Ajo vetem pezulloi pezullimin e saj nga funksioni ekzekutiv.

Gjykata Kushtetuese nuk e shpalli GJKKO fajtore. Pra nuk shpalli ndonje pale humbese apo ndonje pale fituese.

SPAK nuk ka ndermarre ndonje hap hakmarres me kerkesen per heqje imuniteti, por nje vijimesi te logjikshme. Gjykoj qe me pezullimin qe kishin kerkuar me pare paten perzgjedhur nje mase me favorisuese per ministren Balluku.

Situata eshte e veshtire per partine tone, por jo e rende. Mjafton qe Kuvendi te ruaje standartin e vendosur prej kohesh me rastet e kerkesave te SPAK per heqje imuniteti.

Do ishte e keshillueshme doreheqja e ministres Balluku edhe se e vonuar. Nuk varet personaliteti i nje politikani nga te qenit patjeter minister.

PD po ben teater. Asaj nuk i intereson legjitimimi moral i drejtesise se re perballe mbeshtetesve te vet.

Ajo parti ka hallin e madh te ndjekjes penale te Kryetarit te vet Berisha. Lufta e PD ndaj SPAK mbetet serish e eger.

Mbeshtetja e deritanishme e PS per SPAK dhe GJKKO mbeten nje histori suksesi qe nuk duhet te shenoje asnje hap prapa.

Ne aspektin njerezor cdo ferkim duarsh nga kolege te PS per kete situate te veshtire ku ndodhet kolegja Balluku do te ishte tejet kompromentues dhe i pamoralshem. Ne fund te fundit kemi te bejme me nje rrethane qe demton imazhin e Partise tone e jo vetem nje person. Urimi me i moralshem do te ishte pafajesia ne fund te procesit.

The post Kërkesa e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, ish-deputeti i PS-së Petro Koçi: Situatë e vështirë për partinë tonë, duhet të kishte dhënë dorëheqjen appeared first on Albeu.com.

Dumani kërkoi leje për arrestimin e Ballukut/ BIRN: Imuniteti i zv. kryeministres vendos në sprovë raportin e Ramës me drejtësinë

By: V K
17 December 2025 at 08:26

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Prokuroria e Posaçme kërkon autorizimin e Kuvendit për një masë arresti ndaj numrit 2 të qeverisë, që nëse rrëzohet me votë, shënon sipas analistëve të politikës “një shpallje lufte” të mazhorancës ndaj institucioneve të drejtësisë.

Drejtuesi në detyrë i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani i kërkoi të martën Kuvendit të Shqipërisë dhënien e autorizimit për heqjen e lirisë ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila është nën akuza të përsëritura për paracaktimin e një sërë tenderash me vlerë qindra milionë euro.

Në kërkesë thuhet se SPAK synon të forcojë masat ndaj Ballukut nga ndalimi i daljes jashtë shtetit dhe pezullimi i ushtrimit të detyrës në arrest me burg/ në shtëpi.

Pasi korri një fitore të debatueshme në Gjykatën Kushtetuese, kryeministri Edi Rama është tashmë në sprovë për raportin e mazhorancës së tij me sistemin e drejtësisë.

Në një koment të shpejtë në rrjetin X, Rama e vendosi tonin te ato që i quajti “arreste pa gjyq” dhe “modë e vrazhdë” e paraburgimeve në Shqipëri, ndërsa nënkuptoi një sjellje të ndryshme nga proceset e tjera të ngjashme.

“…këtë herë na kërkohet të japim opinionin tonë, ne do të angazhohemi me të gjithë përgjegjësinë tonë përpara shqiptarëve që na dhanë 83 mandate, e do të përgatitemi për të mbajtur një qëndrim të drejtë, të qartë e të denjë, si forca udhëheqëse e vendit dhe e Reformës në Drejtësi”, shkroi Rama.

Opozita nxitoi të martën ta akuzojë kryeministrin se përmes mbrojtjes së Ballukut, po i shpall luftë institucioneve të drejtësisë.

“Një vend demokratik nuk i bën presion drejtësisë duke paralajmëruar përdorimin e forcës së kartonave për të shkelur barazinë para ligjit,“ komentoi deputetja demokrate, Jorida Tabaku duke shtuar: “çdo votë kundër drejtësisë, është votë pro vjedhjes“.

Kuvendi nuk bëri asnjë njoftim publik për kërkesën e SPAK për imunitetin e Ballukut, por BIRN mësoi se deputetët ishin njoftuar që mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të mblidhet të premten më 19 dhjetor,

Sipas rregullores së Kuvendit, ky Këshill do të shqyrtojë kërkesën e SPAK dhe do t’i japë mundësinë Ballukut që të bëjë mbrojtjen e saj.

Më pas, një raport i hartuar nga Këshilli i Mandateve, i cili i sugjeron Kuvendit të votojë pro ose kundër kërkesës së prokurorisë, votohet në seancë plenare, një proces që duhet të përmbyllet brenda një afati dy javor.

Megjithatë, rregullorja parashikon gjithashtu që nëse Kuvendi nuk shprehet me vendim brenda 3 muajve, kërkesa e prokurorisë quhet e rrëzuar.

Mazhoranca dhe kryeministrit Edi Rama, ka mbajtur qëndrime mikse ndaj kërkesave të mëparshme të Prokurorisë për të dorëzuar imunitetin për deputetët e vet.

Në vitin 2018, mazhoranca rrëzoi një kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i akuzuar asokohe për implikim në trafikimin e lëndëve narkotike. Tahiri dha më pas dorëheqjen dhe vuajti në qeli një dënim për shpërdorim detyre.

Ndryshe nga rasti i Tahirit, mazhoranca i ka pranuar pa asnjë diskutim kërkesat e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit ndaj ish.zv.kryeministrit Arben Ahmetaj dhe deputetëve socialistë, Alqi Bllako dhe Jurgis Çyrbja.

Pavarësisht forcës së kartonëve dhe hapësirave ligjore në dispozicion të mazhorancës, juristët theksojnë se Kushtetuta dhe parimet e shtetit të së drejtës kërkojnë që veprimet e Kuvendit të mos kthehen në pengesë të drejtësisë.

Avokati Gentian Serjani, i tha BIRN se procedura konkrete për shqyrtimin e kërkesës për arrestimin e një deputeti është e parashikuar në nenin 118 të Rregullores së Kuvendit, por parashikimet e këtij neni mund të keqpërdoren politikisht nga mazhoranca.

“Ekziston rreziku real që mazhoranca parlamentare, nën ndikimin politik të Kryeministrit Rama, të mos votojë pro, ose të shfrytëzojë afatin tre-mujor të parashikuar në Rregulloren e Kuvendit për të mos marrë asnjë vendim, duke sjellë rrëzimin automatik të kërkesës dhe, për rrjedhojë, mosheqjen e imunitetit të Ballukut”, tha Serjani.

“Një veprim i tillë, ndonëse formalisht i mbështetur në leximin literal të Rregullores, përbën shkelje të frymës së Kushtetutës, cenon parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve dhe minon funksionimin e drejtësisë penale”, shtoi ai.

Serjani sugjeron se nëse Kuvendi do të zgjedhë të përdorë këtë “klauzolë“, kjo do të binte ndesh me jurispudencën e Gjykatës Kushtetuese dhe me standardet dhe praktikën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Serjani thekson se Kushtetuta jep garanci për barazi para ligjit dhe në këtë rast “imuniteti nuk mund të shndërrohet në instrument mbrojtjeje politike apo personale nga ndjekja penale, pasi një praktikë e tillë do të cenonte besimin e publikut në drejtësi dhe në institucionet përfaqësuese”.

Reforma në Drejtësi u votua në vitin 2016 me konsensus të përbashkët mes mazhorancës socialiste në pushtet dhe opozitës, ndërkohë që Rama e ka përdorur mbështetjen ndaj kësaj reforme si ’trofe’ në çdo fushatë zgjedhore.

Disa herë ai ka premtuar se PS nuk do të bëhet mburojë politike ndaj hetimeve të SPAK dhe se çdo i akuzuar do të përballej me drejtësinë në mënyrë personale dhe jo me pushtet politik, por këto premtime nuk përfshijnë Belinda Ballukun.

Balluku është rasti i parë kur një zyrtare kaq e lartë e qeverisë merret e pandehur nga SPAK me akuza për shkelje të barazisë në tendera me vlerë qindra milionë euro dhe vijon të qëndrojë në detyrë, ndërkohë që kryeministri ka marrë përsipër mbrojtjen e saj juridike dhe publike.

Kërkesa për arrestimin e Ballukut vjen vetëm disa ditë pasi Gjykata Kushtetuese me kërkesë të kryeministrit Rama, vendosi të pezullojë efektet e vendimit të Gjykatës së Posaçme për pezullimin nga detyra të saj.

Nëse Rama vendos të rrëzojë kërkesën e SPAK për Ballukun, sipas analistëve të politikës, kjo do të ishte një shpallje e hapur lufte për drejtësinë.

Pedagogu i Shkencave Politike, Ermal Hasimja i tha BIRN se nëse mazhoranca e mbron Ballukun, e vetmja gjë që i mbetet Ramës është “përplasja me drejtësinë dhe ndërkombëtarët si sponsorë të saj”.

“Nëse refuzon heqjen e imunitetit, Rama del hapur në përplasjen me drejtësinë”, tha Hasimja, duke e konsideruar këtë një pikë të rrezikshme për institucionet e drejtësisë.

Edhe për Rigels Xhemollarin, drejtor i organizatës “Qendresa Qytetare“, ky moment do të tregojë nëse Rama do të futet në një përplasje me drejtësinë dhe të shkojë drejt cënimit të reformës në drejtësi.

“Nga pikëpamja politike, nëse Rama vendos 83 mandatet në mbrojtje të Ballukut, kundër interesit publik ky do të jetë edhe fundi politik i qeverisë së tij, pasi mendoj se SPAK ka prova të mjaftueshme që qytetarët janë vjedhur nga veprimet e zv.kryeministres”, tha Xhemollari.

Edhe pse ai nuk beson se kryeministri do ta refuzojë kërkesën e SPAK, parashikon gjithsesi një retorikë dhe një qasje të re ndaj drejtësisë.

Edhe Xhemollari e sheh një përplasje të Ramës me organet e drejtësisë si përplasje dhe me faktorin ndërkombëtar që mbështet reformën në drejtësi.

“Përveç faktorit të brendshëm, duhet të kemi parasysh edhe mbështetjen e fortë politike dhe teknike amerikane që ka struktura e posaçme e prokurorisë, fakt që ia vështirëson mbrojtjen me mandate të çdo politikani shqiptar të akuzuar dhe faktuar për korrupsion”, përfundoi Xhemollari./ BIRN

The post Dumani kërkoi leje për arrestimin e Ballukut/ BIRN: Imuniteti i zv. kryeministres vendos në sprovë raportin e Ramës me drejtësinë appeared first on Albeu.com.

SPAK kërkon heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut, Klodiana Lala: Pozita e zëvendëskryeministres është rënduar…

By: V K
16 December 2025 at 16:00

Gazetarja e njohur Klodiana Lala, ka dhënë detaje lidhur me kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, fillimisht e marrë e pandehur për tunelin e Llogarasë.

Por tani zëvendëskryeministrja, e rikthyer në detyrë përkohësisht nga Gjykata Kushtetuese, përballet me akuza të tjera edhe për procedura të tjera tenderuese.

Zyrtarisht ajo është nën akuzë për shkelje të barazisë në 7 tendera të tjerë.

“Krahas akuzave më herët, janë shtuar edhe disa akuza të tjera për tenderat Sheshi Shqiponja-Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT, Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri, Loti 2, Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri- Shkozë, Urat mbi lumin Tirana, Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4, Loti 5, Loti 6, dhe Loti 7”, tha Lala.

Në total, Balluku akuzohet për 8 tendera bashkë me Tunelin e Llogarasë.

Gjithashtu, gazetarja raportoi se tani kërkesa do të kalojë në Komisionin e Imunitetit dhe Mandateve dhe më pas të votohet në Kuvend për imunitetin e Ballukut.

“Duhet të kalojë në Komisionin e Imunitetit dhe Mandateve dhe të votohet në Kuvend nëse do të hiqet nga funksioni që mban”, tha ajo.

Reagimi i plotë i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbështetur në nenet 73, 95 dhe 103 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenin 288 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe në nenet 13 dhe 118 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të procedimit penal nr. 136 të vitit 2025, ka paraqitur kërkesë për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për arrestimin/ heqjen e lirisë së deputetit/ministrit/zëvendëskryeministrit:

Belinda Balluku, lindur dhe banuese në Tiranë, e cila ushtron funksionet e deputetit, ministrit dhe zëvendëskryeministrit të Republikës së Shqipërisë.

Kjo shtetase është marrë në cilësinë e të pandehurit në kuadër të procedimit penal nr.136 të vitit 2025, pasi akuzohet për kryerjen e veprës penale:

“Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 258/2 dhe 25 të Kodit Penal, në lidhje me procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”.

Gjithashtu, shtetasja Belinda Balluku ka marrë cilësinë e personit nën hetim për dyshimin e kryerjes së të njëjtës vepër penale për shtatë procedura të tjera prokurimi me objekt:

“Plotësimi, rakordimi dhe vazhdimi i punimeve Sheshi Shqiponja-Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT”;

“Ndërtimi i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri, Loti 2”;

“Ndërtim i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri- Shkozë, Urat mbi lumin Tirana”;

“Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”;

“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 5”;

“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 6”;

“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7”.

Kjo kërkesë ka për qëllim marrjen e autorizimit nga Kuvendi për procedimin e mëtejshëm ligjor.

The post SPAK kërkon heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut, Klodiana Lala: Pozita e zëvendëskryeministres është rënduar… appeared first on Albeu.com.

Tenderat e Unazës, SPAK kërkon imunitetin e Ballukut në Kuvend

16 December 2025 at 15:53

Prokuroria e Posaçme dërgoi të martën në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për të lejuar arrestimin e zv. kryeministres Belinda Balluku, nën akuzë për manipulimin e një sërë tenderash të Unazës së re me vlerë dhjetëra miliona euro. Kërkesa e SPAK vjen si përshkallëzim i vendimit të mëparshëm për pezullimin nga detyra të Ballukut, i cili […]

The post Tenderat e Unazës, SPAK kërkon imunitetin e Ballukut në Kuvend appeared first on Reporter.al.

❌
❌