Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 22 December 2025Main stream

Sekreti hetimor te dosja “Balluku” është i pamundur që të ruhet

22 December 2025 at 15:23

Që në krye të herës duhet të themi se sekreti hetimor është një e mirë publike, siç është edhe gazetaria. Ligjërisht dhe moralisht, çdokujt, përfshirë edhe gazetarëve, u lind detyrimi të ruajnë sekretin hetimor në rast se u bie në dorë rastësisht. Për shembull, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut konfirmoi si të drejtë […]

The post Sekreti hetimor te dosja “Balluku” është i pamundur që të ruhet appeared first on Reporter.al.

Before yesterdayMain stream

PS zvarrit pa afat vendimmarrjen për imunitetin e Ballukut

19 December 2025 at 17:36

Pas 5 orësh mbledhje, ku mbizotëroi një debat procedural mes opozitës dhe mazhorancës për lejimin apo jo të mediave në sallën e mbledhjes, kryetari i Kuvendit Niko Peleshi njoftoi ndërprerjen e mbledhjes pa caktuar asnjë datë për vijimin e saj. Për të mbrojtur kërkesën e SPAK para Kuvendit, në mbledhje morën pjesë kryetari Klodian Braho, […]

The post PS zvarrit pa afat vendimmarrjen për imunitetin e Ballukut appeared first on Reporter.al.

“Peshku qelbet nga koka”: Protestë para Kuvendit kundër Ballukut dhe Ramës

19 December 2025 at 15:07

Dhjetëra qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile zhvilluan sot një protestë para Kryesisë së Kuvendit ku u kërkua heqja e imunitetit për zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

Protesta e thirrur në rrjetet sociale, u shoqërua me një organizim të dytë mbështetës nga partia “Mundësia”.

Njëzëri ata kërkuan përgjegjësi nga nivelet më të larta të pushtetit duke kërkuar kështu që fatura e korrupsionit të paguhet edhe nga Kryeministri Edi Rama. Kjo, pasi sipas tyre, përgjegjësia nuk mund të ndalet te një emër i vetëm.

“Belinda Balluku është vetëm alibia për të mbrojtur Edi Ramën,” deklaroi deputeti i “Mundësisë”, Erald Kapri sipas së cilit korrupsioni është sistemik dhe i mbrojtur politikisht.

Aktivisti Andi Tepelena renditi arsyet e protestës, duke përmendur shpopullimin dhe zgjedhjet e kontestuara. Ai foli edhe për mungesën e reformave ekonomike, korrupsionin dhe grabitjen e pasurisë publike.

“Askush nuk është mbi ligjin, përfshirë Ramën, Ballukun, Veliajn, Agaçin, Metën dhe Berishën,” deklaroi Tepelena, i cili theksoi se barazia para ligjit është test real për drejtësinë.

Në protestë morën pjesë edhe qytetarë të indinjuar nga kushtet sociale dhe ekonomike. Disa prej tyre jetojnë në emigrim dhe mbështesin familjet në Shqipëri.

“Prindërit e mi nuk jetojnë dot me pensionet që kanë. Sa herë vijmë, mbajmë familjet me paratë tona,” tha Brunilda Sota, e cila e konsideroi situatën si pasojë të keqqeverisjes afatgjatë.

Partia Demokratike kërkoi sot që mbledhja e Këshillit të Mandateve, e cila u thirr për të diskutuar kërkesën e SPAK-ut për heqjen e imunitetit, të ishte e hapur. Por, kërkesa u refuzua nga shumica dhe nga vetë prokurorët e SPAK.

SPAK kërkon heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres për shkak të dyshimeve të arsyeshme se ajo mund të ndërhyjë dhe pengojë apo prishë  hetimet.

Prokuroria pretendon se Balluku ka ndikuar në manipulimin e 12 procedurave tenderuese. Zv.kryeministrja nuk u paraqit në seancë dhe u përfaqësua nga avokati i saj.

Më 31 tetor 2025, ajo deklaroi se beson në një proces transparent dhe të drejtë. Balluku dhe disa ish-drejtues të Autoritetit Rrugor akuzohen për manipulim tenderësh.

Disa nga çështjet kryesore lidhen me Tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Jashtme të Tiranës, me vlerë 210 milionë euro. Për këtë arsye, GJKKO e pezulloi Ballukun nga detyra më 20 nëntor.

Rasti pritet të jetë një test i rëndësishëm për besueshmërinë e drejtësisë së re.

Lexoni gjithashtu:

The post “Peshku qelbet nga koka”: Protestë para Kuvendit kundër Ballukut dhe Ramës appeared first on Citizens.al.

‘Presion mbi dëshmitaren’: Argumentet e SPAK për imunitetin e Ballukut

19 December 2025 at 12:50

Tre prokurorë të SPAK mbërritën mëngjesin e së premtes në Kuvendin e Shqipërisë për të kërkuar autorizimin për arrestimin e zv.kryeministres Belinda Balluku, ndërsa protestuesit e mbledhur jashtë godinës kërkonin me pankarta në duar heqjen e imunitetit të saj. Mbledhja në Këshillin e Mandateve dhe Imunitetit po zhvillohet me dyer të mbyllura, ndërkohë që përfaqësuesit […]

The post ‘Presion mbi dëshmitaren’: Argumentet e SPAK për imunitetin e Ballukut appeared first on Reporter.al.

Kaos, dhunë dhe flakadanë: Përplasjet në Kuvendin e Shqipërisë jehonë në mediat ndërkombëtare

18 December 2025 at 23:39


Seanca e së enjtes plenare në vend u shoqërua me dhunë dhe tensione të ashpra, të shkaktuara nga opozita, e cila pati përplasje fizike me Gardën.

Flakadanët dhe tymueset u rikthyen sërish në Kuvend, teksa opozita akuzoi maxhorancën pas kërkesës së SPAK-ut për të marrë lejen për arrestimin e zv.kryeministres Belinda Balluku.

Opozita kërkoi transparencë për akuzat, ndërsa incidentet e dhunshme shpërthyen kur opozitarët tentuan të ndërprenë seancën dhe të pengonin anëtarët e qeverisë të uleshin në vendet e tyre.

Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë situatës së krijuar, në mbyllje të sesionit të fundit të këtij viti.

Reuters, Fox News, The Telegraph dhe disa media të tjera kanë përshkruar kaosin që u krijua në Kuvend, përfshirë hedhjet e shisheve të ujit në drejtim të kryeparlamentarit Niko Peleshi, i cili u detyrua të mbyllte seancën.

Reuters: Ligjvënësit e opozitës u përleshën me Gardën brenda Parlamentit të Shqipërisë, pas disa javësh tensionesh për shkak të akuzave për korrupsion kundër zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Opozitarët ndezën fishekzjarrë, hodhën ujë ndaj kryetarit të Parlamentit dhe zunë vendet e rezervuara për ministrat e qeverisë në një përpjekje për të prishur seancën, përpara se të ndërhynte Garda.

Fox News: Deputetët e opozitës u përleshën me Gardën brenda Parlamentit të Shqipërisë, pas javësh të tëra përshkallëzimi të tensioneve lidhur me akuzat për korrupsion kundër zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe zyrtarëve të tjerë të lartë. Ligjvënësit nga Partia Demokratike e opozitës ndezën fishekzjarrë të zinj, hodhën ujë drejt kryetarit të Kuvendit dhe zunë vendet e rezervuara për ministrat e qeverisë në një përpjekje për të ndërprerë seancën, ndërsa Avokati i Popullit i ri i vendit po përgatitej të bënte betimin. Garda ndërhyri, duke i shtyrë ligjvënësit larg foltores dhe duke lejuar që betimi të vazhdonte.

The Telegraph: Parlamenti i Shqipërisë shpërtheu në kaos të enjten kur deputetët e opozitës ndezën fishekzjarrë dhe hodhën ujë në një përplasje mbi dyshimet për korrupsion qeveritar. Deputetët u përleshën me Gardën, hodhën shishe drejt kryetarit të parlamentit dhe zunë vendet e rezervuara për ministrat e qeverisë, ndërsa ndërprenë seancën parlamentare në kryeqytetin e Tiranës. Ata kërkuan të shihnin akuzat që janë ngritur kundër Belinda Ballukut, zëvendëskryeministres dhe ministres së infrastrukturës dhe energjisë së Shqipërisë.

La Republica: Një seancë e dominuar nga tensioni dhe kaosi në Parlamentin e Shqipërisë. Opozita e qendrës së djathtë, e udhëhequr nga Sali Berisha, u përpoq të pengonte anëtarët e qeverisë së Kryeministrit Edi Rama të zinin vendet e tyre, pasi Prokuroria Speciale Antikorrupsion kërkoi heqjen e imunitetit të zëvëndëskryeministres Belinda Balluku.

Imuniteti shërben për detyrën e deputetit, jo për të shkelur ligjet

18 December 2025 at 16:13

Në vitin e largët 1397, një anëtar i parlamentit anglez u arrestua nga gjykata “e mbretit” dhe u dënua me vdekje, akuzuar “për tradhti”. Lindi në këtë mënyrë ajo që sot njihet si imuniteti nga përndjekja i deputetit, në mënyrë që ai të mund të ushtrojë punën e deputetit i lirë, pa u ndëshkuar për […]

The post Imuniteti shërben për detyrën e deputetit, jo për të shkelur ligjet appeared first on Reporter.al.

Përplasjet në Kuvend, PS kërkon përjashtimin nga seancat për 29 deputetë të PD

18 December 2025 at 15:43


Partia Socialiste i ka kërkuar Komisionit të Etikës përjashtimin nga seancat duke nisur nga 10-60 ditë për 29 deputetë të Partisë Demokratike lidhur me përplasjet e shënuara gjatë seancës së të enjtes në Kuvendin e Shqipërisë.

Konkretisht, në shkresën e firmosur nga 34 deputetë të mazhorancës kërkohet marrja e masës disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare” për 60 ditë ndaj deputetëve Belind Këlliçi, Fidel Kreka, Albana Vokshi, Ledina Alolli dhe Denisa Vata.

Marrjen e masës disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare” per 60 ditë ndaj deputetëve Klevis Balliu, dhe Flamur Noka. Marrjen e masës disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare” për 30 dite ndaj deputetes Elda Hoti. Marrjen e masës disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare” për 30 ditë për deputetët Gazment Bardhi dhe Sali Berisha.

Marrjen e masës disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare” për 10 ditë ndaj deputetëve Besart Xhaferri, Xhelal Mziu, Bledjon Nallbati, Luçiano Boçi dhe Saimir Korreshi. 6. Marrjen e masës disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare” për 10 ditë ndaj deputetëve Edi Paloka, Ina Zhupa, Klodiana Çapja, Oerd Bylykbashi, Enno Bozdo, Tomorr Alizoti, Ivi Kaso, Gent Strazimiri, Luan Baçi, Bledi Himçi, Greta Bardeli, Manjola Luku, Flamur Hoxha, Kliti Hoti. /Euronews.al/

Merr flakë fibra e transmetimit në Kuvendin e Shqipërisë, ndërpritet sinjali për mediat

18 December 2025 at 11:30


Derisa Kuvendi i Shqipërisë po vijonte punimet në kaos dhe deputetët nisën menjëherë në kalim votimi të disa projektligjeve, mësohet se linja e transmetimit për mediat është dëmtuar dhe ka marrë flakë.

Sipas të dhënave nga terreni raportohet se fibra e transmetimit të Kuvendit është djegur dhe sinjali që mundëson transmetimin e sesioneve parlamentare në Kuvend është djegur.

Mësohet se flaka u shkaktua nga nja flakadan që një prej gardistëve e hodhi nga dritarja, pasi ia mori nga duart deputetit të PD që e ndezi brenda në sallë.

Për fat të mirë flaka u shua shpejt, dhe nuk pati proboleme të tjera. /tch/

Kaos në Kuvendin e Shqipërisë - opozita përplaset me Gardën, PS voton ligjet

18 December 2025 at 11:22


Kaos dhe përplasje me Gardën ishte seanca e fundit plenare për këtë vit në Kuvendin e Shqipërisë.

Para nisjes së punimeve, deputetët e opozitës u futën në sallë dhe u ulën në karriget e ministrave të qeverisë duke u pëplasur edhe fizikisht me punonjësit e Gardës të cilët u përpoqën t’i largonin prej aty.

Për shkak të kaosit të krijuar, me kërkesë të kreut të grupit të PS, Taulant Balla, Kuvendi kaloi në votim rendin e ditës.

Më herë, Endri Shabani u betua si Avokati i ri i Popullit. I zgjedhur me firmat e mbledhura nga Partia Demokratike, Shabani u betua mes kaosit dhe përplasjeve të opozitës me gardën.

Deputetët e PD ndezën flakadanë sapo kryetari i Kuvendit Niko Peleshi rinisi seancën pas disa minutave pushim.

Gjatë seancës kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi përjashtoi deputetët demokratë Klevis Balliu dhe Flamur Noka, të cilët me gjithë vendimin vijuan të qëndrojnë në sallë./euronews/


‘Betohem!’ Opozita shpërthen kundër Endri Shabanit, ai i jep një puthje pic.twitter.com/7hbj2Wpm0k
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) December 18, 2025

“Sekret hetimor” apo bllokim politik? Kuvendi mohon dosjen e SPAK për Ballukun

17 December 2025 at 17:00

Të mërkurën, 17 Dhjetor Kuvendi i ka mohuar anëtarëve të Këshillit të Mandateve dosjen e plotë të prokurorisë për Zv. Kryeministren Belinda Balluku. Ekspertët e cilësojnë një vendim absurd, pasi “sekreti hetimor” nënkupton që dosja të mos bëhet publike, por jo t’i mohoet Këshillit të Mandatave që do shqyrtojë kërkesën për heqjen e imunitetit.

SPAK-ut iu mohua “masa e zbutur” ndaj Ballukut, çfarë ndodh më pas?

SPAK (Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar) i ka dërguar Kuvendit të Shqipërisë një kërkesë zyrtare për heqjen e imunitetit të zv. Kryeministres Belinda Balluku me qëllim që të autorizohet masa e ndalimit.

Avokati dhe drejtuesi i qendrës ligjore “ResPublica”, Dorian Matlija shpjegon për Citizens se arresti është hapi fundit që duhet konsumuar, pasi fillimisht duhet të procedohet me masa më të zbutura, që të arrihet qëllimi. Ai sjell në vëmendje njëjtë edhe rastin e ish – kryeministrit Berisha ku e njëjta nuk u procedua me arrest.

“Ka qenë i kritikueshëm arresti që në fillim, si me Veliajn ose me Metën. Ka njerëz që po shkojnë në gjyq në gjendje të lirë, si Fatmir Mediu, nuk është fare me masë sigurie” – analizon Matlija.

Vendimi i SPAK vjen menjëherë pas atij të datës 12 Dhjetor, ku Gjykata Kushtetuese me shumicë votash vendosi të pranojë ankimin e Kryeministrit Rama duke rikthyer, të paktën përkohësisht, në detyrë zëvendës kryeministren Belinda Balluku.

Matlija pohon se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk është në mosdakordësi me atë të SPAK. Sipas tij Prokuroria kërkoi një masë më të butë, siç ishte pezullimi fillimisht, pro ngaqë kjo masë u hodh poshtë nga Gjykata, atëherë ju desh të kërkonte një masë të dytë, heqjen e imunitetit.

“Nëse nuk do ndërhynte Gjykata Kushtetuese ata nuk do kërkonin masë tjetër. Fakti që janë pa masë fare dhe pezullimin nga detyra nuk e marrin dot, mund të procedojnë me arrestin e shtëpisë përshembull” –  thotë Matlija.

Edi Rama sulmoi drejtësinë e re duke e cilësuar vendimin e SPAK, i cili mban firmën e ish – drejtuesit të SPAK Altin Dumanit, si një “fakt i turpshëm, pa asnjë lidhje me standardet demokratike evropiane”.

Në kuadër të procedimit penal nr.136 Balluku, e cila ushtron funksionet e deputetit, ministrit dhe zëvendëskryeministrit të Republikës së Shqipërisë, po hetohet për “shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” për Tunelin e Llogarasë. Gjithashtu ajo po hetohet për të njëjtën vepër penale për manipulime një sërë tenderash në disa lote të Unazës së Madhe.

Mohimi i informacionit

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin teorikisht duhet të shqyrtojë kërkesën e SPAK më 19 dhjetor 2025 përpara se çështja të shkojë për votim në seancë plenare të Kuvendit. Ky këshill nuk voton, por brenda dy javësh përgatit një raport këshillues ku rekomandon miratimin ose rrëzimin e kërkesës së SPAK për arrest në burg ose në shtëpi për Belinda Ballukun, dhe këtë raport ia dërgon Kuvendit, i cili vendos me votim të hapur në seancë plenare.

Por të mërkurën, 17 Dhjetor kreyparlamentari Niko Peleshi nuk u dha anëtarëve të Këshillit të Mandateve materialet e SPAK për Belinda Ballukun, pasi e ka cilësuar informacion si “sekret hetimor”.

“Bëjnë keqkuptime me qëllim! Siç e merr kryetari i Kuvendit, nuk publikohet, por ja kalon Komisionit përkatës, që përgatit edhe raportin. Pa u informuar nga ky material si do e vlerësoj Komisioni përkatës?” – analizon Matlija

Ndërkohë, të enjten në Gjykatën e Posaçme të Apelit pritet të zhvillohet një seancë ku do të shqyrtohet kërkesa e Belinda Ballukut, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi për të hequr në mënyrë të përhershme masat e sigurisë që u janë vendosur më parë nga Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë në kuadër të procedimit penal ndaj tyre.

Ndërsa vetë zv. kryeministria Balluku nuk ka bërë asnjë postim në rrjetet e saj sociale që prej datës 19 Nëntor. Më 31 Tetor 2025, pas daljes nga zyrat e SPAK vetë Balluku komentoi se ishte shpresëplotë se procesi do të jetë i bazuar mbi transparencë dhe mbi parimet e drejtësisë tek e cila beson.

Balluku dhe disa ish-drejtues të ARRSH-së u akuzuan se kanë manipuluar dy tendera të mëdhenj (Tuneli i Llogarasë dhe Unaza e Jashtme e Tiranës), me vlerë 210 milionë euro, për të favorizuar kompani të caktuara, dhe për këtë arsye GJKKO e pezulloi atë nga detyra më 20 nëntor.

Lexoni gjithashtu:

The post “Sekret hetimor” apo bllokim politik? Kuvendi mohon dosjen e SPAK për Ballukun appeared first on Citizens.al.

Imuniteti i Ballukut vendos në sprovë raportin e Ramës me drejtësinë

17 December 2025 at 07:52

Drejtuesi në detyrë i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani i kërkoi të martën Kuvendit të Shqipërisë dhënien e autorizimit për heqjen e lirisë ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila është nën akuza të përsëritura për paracaktimin e një sërë tenderash me vlerë qindra milionë euro. Në kërkesë thuhet se SPAK synon të forcojë masat ndaj […]

The post Imuniteti i Ballukut vendos në sprovë raportin e Ramës me drejtësinë appeared first on Reporter.al.

Tenderat e Unazës, SPAK kërkon imunitetin e Ballukut në Kuvend

16 December 2025 at 15:53

Prokuroria e Posaçme dërgoi të martën në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për të lejuar arrestimin e zv. kryeministres Belinda Balluku, nën akuzë për manipulimin e një sërë tenderash të Unazës së re me vlerë dhjetëra miliona euro. Kërkesa e SPAK vjen si përshkallëzim i vendimit të mëparshëm për pezullimin nga detyra të Ballukut, i cili […]

The post Tenderat e Unazës, SPAK kërkon imunitetin e Ballukut në Kuvend appeared first on Reporter.al.

Kuvendi i Shqipërisë miraton buxhetin për 2026-në, 8.8 miliardë euro

12 December 2025 at 07:42


Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar buxhetin e vitit 2026 pas një muaji diskutimesh në komisionet parlamentare, me 81 vota pro dhe 16 kundër, në një seancë që u mbyll pas mesnatës.

Gjatë shqyrtimit u paraqitën dhjetëra amendamentime nga deputetët për rritje fondesh në projekte të ndryshme, por asnjëri prej tyre nuk mori miratimin e shumicës.

Ministrja e Ekonomisë deklaroi se amendamentet e propozuara nga opozita, të cilat kapnin shifrën 278.9 miliardë lekë, tejkalonin 10% të PBB-së dhe do të cenonin objektivat e konsolidimit fiskal. Në buxhet u përfshinë vetëm kërkesat e institucioneve të miratuara më herët në komisione, ku 12 prej tyre përfitojnë 504.9 milionë lekë shtesë, kryesisht në sektorin e drejtësisë.

Në total, rreth 886.7 miliardë lekë, ose 8.8 miliardë euro, do të vihen në dispozicion për shërbimet shëndetësore, pagat, mbështetjen sociale, pensionet, arsimin, bujqësinë, transportin rrugor, drejtësinë dhe sigurinë, në kuadër të detyrimeve ndaj NATO-s, raporton euronews.al.

Vitin e ardhshëm parashikohet të zbatohet formula e re e rritjes së pensioneve, e cila do të përfshijë bonuse mujore.

Për këto bono janë planifikuar 100 milionë euro, ndërsa 16.5 milionë euro do të përdoren për indeksim. Buxheti parashikon gjithashtu rritjen e pagës minimale nga 40 mijë në 50 mijë lekë dhe indeksimin me 2.5% të pagave në administratën publike.

Investimet publike për vitin 2026 pritet të arrijnë në rreth 1.8 miliardë euro, nga 1.6 miliardë euro këtë vit. Ndërkohë, 13.5 miliardë lekë janë parashikuar për kompensimin e medikamenteve dhe 1.5 miliardë lekë për barnat onkologjike.

Të ardhurat buxhetore janë planifikuar të rriten në 8.2 miliardë euro nga 7.7 miliardë euro aktualisht, të ndikuara nga rritja ekonomike, turizmi dhe administrimi fiskal. Borxhi publik për vitin 2026 pritet të arrijë në 14.9 miliardë euro. Rritja ekonomike parashikohet të jetë 4%, e mbështetur kryesisht nga turizmi dhe ndërtimi.

Ministria e Shëndetësisë mban buxhetin më të madh, me 82.2 miliardë lekë për të gjitha hallkat e sistemit shëndetësor. Më tej renditet Ministria e Infrastrukturës me 77.2 miliardë lekë, prej të cilave mbi 35 miliardë lekë shkojnë për transportin rrugor. Ministria e Arsimit përfiton 64.8 miliardë lekë për sistemin arsimor, tekstet falas dhe transportin falas për nxënës e mësues. Ministria e Mbrojtjes do të ketë në dispozicion 58.9 miliardë lekë, me një rritje prej gati 10 miliardë lekësh krahasuar me këtë vit. Ministria e Ekonomisë përfiton 41.7 miliardë lekë, ndërsa ajo e Brendshme 35.7 miliardë lekë.

Sektori i bujqësisë vijon të jetë i nënfinancuar, pasi Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka në dispozicion 16.2 miliardë lekë, nga të cilat vetëm 7.6 miliardë lekë janë destinuar për skemat e mbështetjes për fermerët.

Endri Shabani zgjidhet Avokat i Popullit me votat e PS

By: Elva
11 December 2025 at 22:50

Me votat e mazhorancës, Endri Shabani u zgjodh sot (11 dhjetor) si Avokat i Popullit, duke marrë 85 vota pro dhe 3 kundër në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë. Ndërkohë, i pranishëm në sallë në orët e vona ishte edhe kryeministri Edi Rama, ndërsa deputetët e PD-së u larguan nga salla. Shabani, ish-drejtues i […]

The post Endri Shabani zgjidhet Avokat i Popullit me votat e PS appeared first on BoldNews.al.

Tabaku: Asnjë nga kontratat koncesionare nuk ofron transparencë

11 December 2025 at 17:44

TIRANË, 11 dhjetor /ATSH/ Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku tha sot se ligji për koncesionet dhe partneritetin publik-privat lë hapësirë për korrupsion.

Tabaku duke folur në seancën në Kuvend ku po diskutohej projektbuxheti dhe paketa fiskale 2026, deputetja u shpreh se nga 12 kontrata koncesionare, 6 janë nën hetim.

“Qeveria shqiptare ka lidhur një fond total sa gjysma e Prodhimit të Brendshëm Bruto, për koncesionet dhe partneritetin publik-privat dhe gjysma e tyre janë nën hetim. Ligji i mëparshëm ka qenë ndër ligjet më të mira dhe i përafruar me standardet e BE-së, por përsëri ekzistonte hapësira për korrupsion. Ndryshimet të cilat vijnë tani, i kemi propozuar në vite si mangësi të ligjit aktual. Sot, kur diskutohet për luftën ndaj korrupsionit duke marrë parasysh hapësirat që ka dhënë ligji aktual për korrupsion, por edhe mënyrën si është zbatuar ligji aktual, duhet ta shohim si një dështim jo të disa politikave, po dështim të shtetit shqiptar”, tha ajo.

Tabaku tha se “korrupsioni është një regjim dhe për këtë qeverisje ka qenë një arkitekturë që është ndërtuar gur mbi gurë duke kapur shpresën e qytetarëve”.

“Shqipëria është një vend që i ka humbur mundësitë edhe prej luftës ndaj korrupsionit. Një në katër të rinj e ka braktisur vendin, sepse kërkojnë një sistem më të ndershëm më shumë mundësi dhe hapësira për të ushtruar talentin e tyre. Kriza e ekonomisë shqiptare nuk ka ardhur nga tregu, lufta, pandemia por nga korrupsioni. Qeveria socialiste në ligjet që ka sjellë këtu e ka lënë Shqipërinë në nivelin e një shteti të kapur”, tha Tabaku.

“Për 12 vite me radhë nuk janë mbrojtur standardet, normat, por janë shkatërruar ato. Në vitin 2023 bëra një propozim për të ravijëzuar praktikën më të mirë të BE-së me procedurat e koncesioneve dhe partneritetin publik-privat. Ligji ka problem transparencën për sa i përket prokurimeve publike-private dhe koncesioneve”, shtoi Tabaku.

Sipas Tabakut, ky ligj ruan të njëjtin standard, ku asnjë nga kontratat koncesionare të publikuara nuk ofron transparencë.

Deputetja e PD-së theksoi se “po përdoren kontratat koncesionare për pastrim parash, nuk e them unë e ka thënë raporti i Departamentit të Shtetit. Duhet të ruajmë një standard, që të zgjedhim se ku shkojnë paratë publike”.

/e.i/j.p/

The post Tabaku: Asnjë nga kontratat koncesionare nuk ofron transparencë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Injorant”, “Ky zotëria duhet të dalë jashtë”, tensione në Kuvendin e Shqipërisë ndërmjet Nokës dhe Ballës

11 December 2025 at 11:25


Seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë është përfshirë nga tensione dhe ofendime mes deputetëve të Partisë Socialiste dhe të Partisë Demokratike.

Teksa fliste kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, dëgjohet demokrati Flamur Noka duke i thënë ‘o injorant’.

Pas kësaj, Balla kërkoi që Noka të djalë jashtë seancës.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi u detyruara të ndërpresë seancën për 10 minuta në mënyrë që të qetësohet situata, por më pas rinisi sërish.

“E keni sjellë kërkesën sjellë 24 orë, deri më tani jeni në shkelje të rregullores sepse nuk kemi dëgjuar pse duhet tërhiqet nga rendi i ditës, njëri i bie patkoit, tjetri gozhdës, nuk ka sqaruar se kjo çështje duhet të ikë nga rendi ditës. Dëgjova batuta. Dëgjova tallje. Njëri fliste për lepuj. Po, po hytë te lepujt duhet të flisni edhe për zagarët. Sepse lepurin në pritë e nxjerr zagari… Dhe po i hyj këtij diskutimi bujrum se i lexoj, do t’ju lexoj listën, pastaj ju lexoj listën, ti flet për lepuj, unë do flas për zagar, po i hytë kësaj pune, prandaj ta tregoj unë. Por tani, tani ju ju ju thatë këtu, madje në letrën që citoi kryetari i Kuvendit keni cituar progres-raportin.

Thoni aty depolitizimi. Se martesa të politizuara, t’ju them të drejtën, mua më vjen keq se ju talleni me një të persekutuar politik si Besim Ndregjoni, keni vite me radhë që e gënjeni, e gënjeni, e gënjeni, sepse të gjithë e dini, të gjithë e dini që Besim Ndregjoni nuk zgjidhet dot në atë institucion se nuk e le ligji, se ka mbushur 77 vjeç. Por meqenëse unë jam 81, thotë njëri, hajde se po bëjmë edhe këtë 77. Por nuk bëhet dot, nuk të le ligji. Ju talleni, ju talleni me Adrianën Kalanë. Ti s’merr vesh nga ligjet, por do ta shpjegoj unë. Ky zotëria duhet të dalë përjashta”, tha Balla.

Pas kësaj, Noka u shpreh “O injorant! Ooo zagar, ti je zagari, zagar jeni!”.

Balla më tej theksoi “Unë e ndërpres fjalën derisa nxirrni përjashta zotërinjtë, faleminderit, nxirreni përjashta, zoti kryetar”. /Tch/

KKIE, vizitë studimore për përfaqësuesit e parlamenteve të Ukrainës, Moldavisë dhe Armenisë

9 December 2025 at 22:23

TIRANË, 9 dhjetor /ATSH/ Kuvendi i Shqipërisë, Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian, ka organizuar një vizitë studimore 3-ditore për 14 përfaqësues të stafeve të parlamenteve të Ukrainës, Moldavisë dhe Armenisë. Ky aktivitet është pjesë e projekteve rajonale “Bashkëpunimi Rajonal për Integrimin në BE” dhe “Fondi Rajonal i Partneritetit Lindor për Administratën Publike III” të GIZ, dhe ka si qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërparlamentar në rrugëtimin e përbashkët drejt integrimit të këtyre vendeve në Bashkimin Evropian.

Takimi u hap nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genci Gjonçaj, i cili pasi u uroi mirëseardhjen të pranishmëve, i njohu me rolin kyç që ka Kuvendi në procesin e integrimit europian të vendit.

Gjonçaj theksoi se Parlamenti është vendi ku ndërtohet konsensusi politik për procesin e integrimit europian dhe përmendi masat e marra për forcimin e kapaciteteve të burimeve njerëzore të Administratës dhe vuri në dukje angazhimin e Kuvendit për të garantuar një proces sa më transparentë dhe cilësorë të përafrimit të legjislacionit shqiptar me “acquis” të Bashkimit Europian. Ai e vlerësoi aktivitetin si një mundësi të shkëlqyer për shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e bashkëpunimit ndërparlamentar në kuadër të integrimit europian. Ai theksoi se të gjitha vendet duhet ta kuptojnë integrimin europian si një proces transformues të vendit.

Një nga momentet kyçe të takimit ishte paneli “Roli i Parlamentit në procesin e integrimit europian”, ku nënkryetari i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, Taulant Balla, prezantoi punën e bërë për hapjen e të gjithë grupkapitujve të negociatave me Bashkimin Europian dhe nënvizoi se anëtarësimi në familjen europiane është një objektiv strategjik dhe një angazhim kombëtar, i mbështetur nga shumica e qytetarëve shqiptarë.

Balla njohu të ftuarit me masat e marra për përmirësimin e legjislacionit dhe përgatitjen e strukturave të Kuvendit për të mbështetur procesin e integrimit, si dhe u ndal në ndryshimet ligjore të fundit që kanë përmirësuar procesin e mbikëqyrjes parlamentare të negociatave dhe përafrimin e legjislacionit me “acquis” të BE-së.

Balla u shpreh se Kuvendi i Shqipërisë ka luajtur një rol kyç në këtë proces, duke miratuar një ligj të veçantë për rregullimin e rolit të tij në integrimin evropian që nga viti 2015, si dhe theksoi angazhimin e Shqipërisë për të përfunduar procesin e negociatave brenda vitit 2027, duke mbajtur ritmin e reformave, siguruar miratimin e legjislacionit të përafruar me standardet e BE dhe garantuar angazhimin e Kuvendit për të mbikëqyrur dhe monitoruar çdo hap të këtij procesi. Ai theksoni se Shqipëria është tërësisht e linjëzuar me politikën e jashtme të Bashkimit Europian.

Gjatë ditës së parë të vizitës, stafi i Kuvendit të Shqipërisë prezantoi përvojën e tyre dhe ndryshimet që ka pësuar roli i Kuvendit në procesin e integrimit europian, përgjegjësitë e organeve si Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme si dhe Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian, Komiteti Parlamentar i Stabilizim Asociimit, përafrimin e legjislacionit europian, dhënien e mendimeve për pozicionet negocuiese. Pjesëmarrësit diskutuan gjithashtu mbi procesin legjislativ në parlament dhe instrumentet e bashkëpunimit midis legjislativit dhe ekzekutivit, duke ndarë përvojat dhe praktikat më të mira të vendeve të tyre.

/m.q/j.p/

The post KKIE, vizitë studimore për përfaqësuesit e parlamenteve të Ukrainës, Moldavisë dhe Armenisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Seanca parlamentare/ Shtuhet raporti i KQZ për 2024 dhe disa projektligje

By: Rovena
4 December 2025 at 10:06

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon këtë të enjte, në orën 10:00, seancën plenare.

Në seancën plenare pritet diskutimi i një sërë çështjesh ndërsa në rend dite janë 20 pika, nga ratifikimet ndërkombëtare, ndryshime ligjore e deri te vendime të rëndësishme në institucionet mbikëqyrëse.

Fillimisht pritet miratimi i procesverbalit të seancës së 2 dhjetorit 2025.  Ishte planifikuar që të shqyrtohej raporti vjetor i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për vitin 2024, por kjo u anulua, për shkak të pamundësisë së Celibashit për të marrë pjesë./abcnews.al

Hoxha: Forcojmë mbikëqyrjen e brendshme në të gjithë zinxhirin e ekzekutimit të vendimeve penale

2 December 2025 at 14:40

TIRANË, 2 dhjetor/ATSH/ Në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, u shqyrtua sot projektligji “Për Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale” në cilësinë e komisionit për dhënie mendimi.

Zëvendësministrja e Drejtësisë, Elona Hoxha, në prezantimin e këtij projektligji, u shpreh se kjo nismë ligjore është e rëndësishme për sistemin peniteciar dhe besimin e qytetarëve te shteti i së drejtës.

Sipas Hoxhës, projektligji synon të forcojë mbikëqyrjen e brendshme në të gjithë zinxhirin e ekzekutimit të vendimeve penale duke filluar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, Policia e Burgjeve dhe Shërbimi i Provës, duke parandaluar veprimtarinë e kundërligjshme, rritur transparencën dhe respektuar liritë dhe të drejta themelore të individëve

“Agjencia ushtron veprimtari inspektuese, informative, gjurmuese, dhe hetimore, administron ankesa, kryen analiza rreziku dhe jep rekomandime sistematike, bashkëpunon me organet e zbatimit të ligjit dhe respekton parimet e ligjshmërisë, proporcionaliteti, konfidencialitetit dhe llogaridhënies”, tha Hoxha.

Zëvendësministrja e Drejtësisë shtoi se projektligji synon “krijimin e një agjencie të specializuar për mbikëqyrjen e gjithë sistemit te ekzekutimit të vendimeve penale me mandat të qartë ligjor; zgjerimin e qartë të fushës së mbikëqyrjes; përfshirjen e të burgosurve dhe personave nën mbikëqyrje nga Shërbimi i Provës si subjekte të mbrojtura dhe të verifikueshme; mandat të plotë inspektues dhe hetimor; si dhe trajtimin e ankesave të qytetarëve”.

“Në praktikë kjo nismë synon që të standardizojë dhe përshpejtojë trajtimin e ankesave, të ulë hapësirat për abuzim e korrupsion, të forcojë sigurinë dhe etikën e shërbimit penitenciar, si dhe përmirësojë rehabilitimin përmes mbikëqyrjes së përqendruar tek rreziku dhe evidenca”, pohoi Hoxha.

Sipas Hoxhës, “agjencia do të jetë ura që do të lidhë disiplinën e brendshme me pritshmërinë e qytetarëve, për respekt të dinjitetit njerëzor dhe rendit publik”.

“Ky është një hap i domosdoshëm për një sistem ekzekutimi të dënimeve penale, më të drejtë, më transparent dhe më të besueshëm, ndaj ju ftoj që ta mbështesim këtë projektligj në mënyrë që t’i japim vendit një mekanizëm modern mbikëqyrjeje në shërbim të vendit dhe qytetarëve”, tha Hoxha.

Deputeti Bledi Çomo në cilësinë e relatorit, tha se kjo nismë synon forcimin e kontrollit, rritjen e transparencës dhe garantimin e respektimit të të drejtave themelore të individëve.

“Synimi kryesor është modernizimi i shërbimit, fuqizimi i rolit të tij dhe sjellja me standardet e BE-së dhe SHBA. Nevoja për një ligj të ri vjen pas një sërë problematikash të konstatuara në ligjin aktual, ndër të cilat mungesë e mbikëqyrjes mbi institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale, trajtim jo i duhur i ankesave, vakum ligjor, etj. Ligji aktual nuk është harmonizuar me ndryshimet ligjore të fundit, sidomos me Kodin Penal për të mitur”, tha Çomo.

Nga ana e tij, deputeti i PD, Ivi Kaso ngriti disa pyetje lidhur me këtë projektligj, nga nevoja për konsultim publik, te kostot financiare që parashikohen për këtë nismë, dhe kompetencat e agjencisë që janë të natyrës hetimore dhe gjurmuese, që i mbivendosen sipas Kasos atributeve të Policisë Gjyqësore.

“Konsultimi publik është bërë së brendshmi me gjithë organet e ekzekutivit dhe legjislativit, me Prokurorin e Përgjithshëm është konsultuar në rrugë shkresore dhe të gjithë sugjerimet janë marrë parasysh dhe janë reflektuar. Ky projektligji ka qenë pjesë e paketës së vitit 2020 për sistemin peniteciar, dhe është brenda tavaneve buxhetore”, tha Abi Gjilani, përgjegjës sektori në Ministrinë e Drejtësisë.

Deputetët e pranishëm dhe kryetari i Komisionit paraqitën një sërë sugjerimesh për disa nga nenet e projektligjit.

Projektligji u miratua më shumicë votash pro.

/e.i/j.p/

The post Hoxha: Forcojmë mbikëqyrjen e brendshme në të gjithë zinxhirin e ekzekutimit të vendimeve penale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Buxheti i shkon ministrisë që vjedh më shumë”, Balluku i përgjigjet Balliut: Vjedhjen e ke pasur edukatë familjare

19 November 2025 at 18:36


Gjatë seancës së kësaj të mërkure në Kuvend, pati një përplasje mes deputetit të Partisë Demokratike, Klevis Balliu dhe zv.kryeministres, Belinda Balluku.

“Vjedhjet me aeroportin, vjedhja në tunelin e Llogarasë. Pse nuk çoheni ju ministrat e tjerë? Sepse jeni bashkëpunëtor në krim. Juve nuk iu intereson për qytetarët. Qëkur ky buxhet i jepet ministrisë me vjedhjet më të mëdha. Ju keni rritur kostot e jetesës”, tha ndër të tjera Balliu.

Gjatë replikës, Balluku iu përgjigj: “Do ikni a do rrini në sallë? Kur flitet për vjedhje, Klevis Balliun duhet ta dëgjoni më vëmendje, sepse është i masterizuar. Është rritur në një familje që vjedhja ka qenë pjesë e edukatës familjare. Është rasti unik kur tezja ose e dashur kunatë e Fari Balliut ishte sekretare e përgjithshme e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe njëkohësisht administratore e kompanisë “Alpin Bau”, e sajuar me një serb dhe nga ana tjetër, zonja, sekretarja e përgjithshme, Blegina Agolli, tezja e Klevisit… Dëgjojeni për vjedhje se është i masterizuar. Sekretarja e përgjithshme e një ministrie merrte fonde. Shpresoj t’i ketë ngrënë me Klevisin. Po të ishte SPAK-u në kohën e tezes tënde, do të ishte akoma në burg sot”.

Balliu kërkoi fjalën për procedurë, por pas përplasjeve të shumta, zv.kryeparlamentarja i hoqi të drejtën e fjalës, ku ndërhyri dhe garda./tch/

❌
❌