Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Bela në prag të kryeministrisë dhe belatë në derën e Ramës!

By: Brisi
22 December 2025 at 10:32

Nga Boldnews.al Zëvendëskryeministres dhe ministres më të pushtetshme të Ramës i është prerë bileta me nisje Tiranën dhe mbërritjen Pojskë (IEVP e grave), por një tjetër qeli, e arreduar bukur edhe me shije artistike tek reparti 313, mund të bëhet gati, në pritje të bujtësit më të famshëm në vend. Fundi dihet, por koha nuk […]

The post Bela në prag të kryeministrisë dhe belatë në derën e Ramës! appeared first on BoldNews.al.

“Do ju çoj në SPAK!”/ Si i kërcënonte Balluku punonjësit e Ujësjellësit në Vlorë

By: Elva
21 December 2025 at 11:51

Belinda Balluku, numri dy i qeverisë shqiptare, e akuzuar për vjedhjen e 50 milionë eurove, aferën e Tunelit të Llogarasë dhe Unazën e Madhe, rreth një vit e gjysmë më parë, konkretisht më 31 maj 2024 bënte kompetenten dhe kërcënonte punonjësit e Ujësjellësit Kanalizimeve në Vlorë se do t’i çonte në SPAK. Sipas saj, ata […]

The post “Do ju çoj në SPAK!”/ Si i kërcënonte Balluku punonjësit e Ujësjellësit në Vlorë appeared first on BoldNews.al.

PS zvarrit pa afat vendimmarrjen për imunitetin e Ballukut

19 December 2025 at 17:36

Pas 5 orësh mbledhje, ku mbizotëroi një debat procedural mes opozitës dhe mazhorancës për lejimin apo jo të mediave në sallën e mbledhjes, kryetari i Kuvendit Niko Peleshi njoftoi ndërprerjen e mbledhjes pa caktuar asnjë datë për vijimin e saj. Për të mbrojtur kërkesën e SPAK para Kuvendit, në mbledhje morën pjesë kryetari Klodian Braho, […]

The post PS zvarrit pa afat vendimmarrjen për imunitetin e Ballukut appeared first on Reporter.al.

Përgjimet e Ballukut/ Kush është k*rva, që kish rënë dakord me R-në për të marrë tenderin

By: Brisi
17 December 2025 at 16:51

Kryetari i Partisë Demokratike ka publikuar përgjime të reja nga hetimet ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Ndonëse Berisha ja atribuoi gabimisht përgjimet tenderave të Unazës, në fakt bëhet fjalë për një grup tjetër tenderash. është supervizioni i mirëmbajtjes me performancë të akseve nacionale të Shqipërisë. Në bisedat e zhvilluara Balluku e pyet me habi Evis Berberin […]

The post Përgjimet e Ballukut/ Kush është k*rva, që kish rënë dakord me R-në për të marrë tenderin appeared first on BoldNews.al.

Aksident i rëndë në Unazën e Madhe, humb jetën 38-vjeçari/ EMRI

By: Elva
5 December 2025 at 22:11

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:00, në Unazën e Madhe të Tiranës. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, në ngjarje janë përfshirë dy automjete dhe një motomjet. Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit,  Olton Xhambeu 38 vjeç. Njoftimi i policië: Rreth orës 21:00, në Unazë të […]

The post Aksident i rëndë në Unazën e Madhe, humb jetën 38-vjeçari/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

“Kush është tani, Loti 5…”/ Si i paracaktoi Balluku fituesit e tenderit të Unazës së Madhe, mesazhet me Berberin

By: Brisi
25 November 2025 at 20:58

Zv/kryeministrja Belinda Balluku e cila është marrë e pandehur nga SPAK për akuzën e shkeljes së barazisë në tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, nuk ka ndërhyrë vetëm në përcaktimin e fituesve të këtij tenderi. Detaje të reja janë publikuar nga dosja hetimore e cila përmban foto dhe komunikime mes ministres Balluku dhe vartësit […]

The post “Kush është tani, Loti 5…”/ Si i paracaktoi Balluku fituesit e tenderit të Unazës së Madhe, mesazhet me Berberin appeared first on BoldNews.al.

“Çdo gjë ok! Ilir Shtufi shkon me EUT…”/ Përgjimet Balluku-Berberi, zbardhen takimet e fshehta me biznesmenët

By: Brisi
25 November 2025 at 20:28

Përgjime të reja janë publikuar nga hetimet për zv/kryeministren dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës Belinda Balluku, tashmë e pezulluar nga GJKKO dhe e marrë e pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera. Nga përgjimet e zbardhura, mes Ballukut dhe vartësit të saj, ish-kreu të ARRSH, Evis Berberi, duket qartë se fituesi i garës […]

The post “Çdo gjë ok! Ilir Shtufi shkon me EUT…”/ Përgjimet Balluku-Berberi, zbardhen takimet e fshehta me biznesmenët appeared first on BoldNews.al.

4 telefonat e Berberit ‘puseta thithëse’ për Belindën. SPAK fut në skaner dhe 6 Lotet e tjera të Unazës së Madhe

By: armand
24 November 2025 at 13:21

Katër telefonat e sekuestruar në banesën e ish-drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, janë kthyer në “pusetën thithëse” të zyrtarëve të kësaj drejtorie dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës. Mes shumë persona që kanë rënë në rrjetën e këtyre komunikimeve të kapura në aplikacionet “Whatsapp” dhe “Signal”, tashmë është dhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, njëherësh […]

The post 4 telefonat e Berberit ‘puseta thithëse’ për Belindën. SPAK fut në skaner dhe 6 Lotet e tjera të Unazës së Madhe appeared first on BoldNews.al.

Unaza e Madhe/ BIRN: Konkurrenca e vogël, për çfarë akuzohet Belinda Balluku

By: V K
24 November 2025 at 09:04

Më 10 shtator 2021, vetëm pesë ditë para mbylljes së afatit për dorëzimin e ofertave në shtatë tenderë për segmentet e Unazës së Madhe të Tiranës, një paketë prokurimesh me vlerë rreth 18 miliardë lekësh, apo 148 milionë euro me kursin e kohës, ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, thirri me urgjencë në zyrë Evis Berberin, atëherë kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Takimi u zhvillua në orën 11 të paradites, sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme që më vonë vendosi pezullimin nga detyra të numrit 2 të qeverisë.

Çfarë u diskutua në atë takim mbetet e paqartë. Por dy orë më vonë, shkëmbimet në telefon mes Ballukut dhe Berberit, zbulojnë mënyrën se se si përzgjidheshin përfituesit e parave publike.

“Prite pak Ilir Shtufin e Nova dhe bëja të qartë që shkon me EUT. Dhe mos ta shoh në vend tjetër”, i shkruante ministrja. Berberi e takoi Shtufin po atë pasdite dhe raportoi përsëri: “E takova ok.”

Sipas prokurorisë, “EUT” i referohej kompanisë “Euroteorema”, ndërsa “Nova” ishte “Nova Construction 2012”, biznesi i Shtufit.

Katër ditë më pas, këto dy kompani dhe një e tretë, “PE-VLA-KU” sh.p.k., nënshkruan një marrëveshje ortakërie. Të nesërmen, më 15 shtator, u shpallën fitues të tenderit për ndërtimin e “Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”, me fond limit 2.5 miliardë lekë.

Për prokurorët, mesazhet e asaj dite janë prova që ministrja ndikoi drejtpërdrejt në formimin e bashkimit të operatorëve dhe, rrjedhimisht, në rezultatin e garës, një rezultat që, sipas tyre, u shoqërua me tolerime të pajustifikueshme nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, pavarësisht kritereve skualifikuese në dokumentacion.

Megjithëse hetimi i SPAK-ut fokusohet te Loti 4, një analizë e procedurave të prokurimit për të gjithë segmentet e Unazës së Madhe të Tiranës, e kryer nga BIRN, sugjeron se konkurrenca mes operatorëve ka munguar dhe ofertat që janë shpallur fituese kanë qenë shumë pranë fondit limit. Sipas ekspertëve të prokurimit publik, në këto raste shifra flasin qartë.

“Në tërësi, në këtë sektor, për shkak të përqendrimit të madh të fondeve buxhetore, lidhjeve të shkurtra të lobistëve vendas dhe ‘miqve’ të huaj të Kryeministrit Rama, korrupsioni mbetet një problem sfidues për SPAK-un dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese”, tha Zef Preçi, drejtor i Institutit për Studime Ekonomike.

Belinda Balluku, u mor e pandehur dy javë më parë për akuzën e prishjes së barazisë në tendera. Të enjten ajo u pezullua nga detyra me vendim të Gjykatës Speciale dhe iu ndalua udhëtimi jashtë vendit.

Në një deklaratë në Kuvend të mërkurën, ajo i cilësoi akuzat penale ndaj saj si baltë, aludime, gjysëm të vërtetat dhe gënjeshtra.

Procedura të paracaktuara

 

 

Unaza e Madhe e Tiranës, është projekti më i madh rrugor brenda kryeqytetit, një rrugë rrethore që synon të krijojë një qark lëvizjeje rreth Tiranës, për të shmangur trafikun që kalon nëpër qendër të qytetit.

Kjo rrugë ka një gjatë prej 28.7 kilometrash dhe për ndërtimin e saj janë prokuruar 45.9 miliardë lekë (450 milion euro).

Të dhënat e siguruara nga BIRN nëpërmjet ligjit për të drejtë informimi nga ARRSH, tregojnë se në vitin 2021, menjëherë pas zgjedhjeve të parlamentare, financimet për Unazën e Madhe pësuan një bum dhe u dhanë 7 tendera, duke regjistruar normën më të lartë vjetore të shpenzimeve buxhetore.

Mesazhet mes Berberit dhe një prej vartëseve të tij, të identifikuar si Miranda Shkurti, po ashtu nën akuzë për këtë tender, tregojnë se të enjten më 12 gusht 2021, zyrtarë të ARRSH-së punuan me orë të zgjatura për të bërë publike tenderat dhe për të plotësuar dokumentacionin e kërkuar në aplikacionin online të Agjencisë së Prokurimeve Publike.

Gjatë gjithë kohës Berberi, edhe ai pa gjumë, kontrollonte procesin. Në orën 23:09 ai i shkruan Shkurtit, shefe e prokurimeve publike në ARRSH: “Hidheni edhe pas 12 që nesër të rrimë rehat se do na tërbojnë”.

Nxitimi, siç del nga mesazhet, lidhej me kërkesën që ofertat duhej të hapeshin më 15 shtator dhe publikimi duhej të kryhej në kohë.

Por hetimi, i fokusuar në Lotin 4, tregon se e gjithë procedura ishte një burokraci që nuk ndikoi fare në rezultatin përfundimtar.

Në fakt, bisedat e mëvonshme mes Ballukut dhe Berberit tregojnë se fituesit dhe mënyra se si do merrnin pjesë në garë ishin përcaktuar paraprakisht.

Vetëm katër ditë para hapjes së ofertave për shtatë tenderat, Balluku orienton një bashkim kompanish për të marrë pjesë në njërën prej garave.

Në mesazhe ajo kushtëzon njërën prej kompanive që pritej të ishte mes fituesve të mos merrte pjesë në garat e tjera.

Përveç kësaj, prokuroria thotë se ministrja dhe vartësit e saj bënë gjithçka gati që procesi të mbetej nën kontroll.

Nga tetë pjesëmarrës në garë, shtatë u skualifikuan sepse nuk përmbushnin kriteret; mes tyre edhe një kompani që u shpall fituese në një lot tjetër të garave për Unazën e Madhe, të hapura po atë ditë.

Më shumë se kaq, disa nga ofertuesit shkuan në tender “me duar në xhepa”: pa ofertë ekonomike, pa dokumente bazike si sigurimi i ofertës apo vetëdeklarimi.

Por, megjithëse gjithçka dukej e kopsitur dhe rivalët në garë të skualifikuar, prokuroria thotë se administratës nën varësinë e Ballukut iu desh të mbyllte sytë edhe para një sërë problemesh të operatorit fitues.

Prokuroria gjeti se bashkimi i operatorëve, në kriterin e “punëve të ngjashme”, kishte paraqitur punime që nuk lidheshin fare me rrugët.

“Rezulton se objekti i këtyre kontratave të paraqitura si ‘punë të ngjashme’ është ndërtimi i objekteve të banimit, ndërsa objekti i kontratës së prokurimit ka të bëjë me punime ndërtimi për autostrada dhe rrugë”, thuhet në kërkesën për masë sigurie për Ballukun dhe të tjerët.

Prokuroria thotë se hetimet tregonin qartë se ministrja dhe vartësit kishin ndihmuar fituesin në mënyrë të paligjshme.

“Shtetasja Belinda Balluku, në cilësinë e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, në bashkëpunim me titullarin e autoritetit kontraktor, shtetasin Evis Berberi; anëtarët e Njësisë së Prokurimit, Jonida Avdolli, Adrian Kroi, Denis Xhoxhi; si dhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, shtetasit Erald Elezi, Klarita Konomi, Miranda Shkurti, kanë krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për bashkimin e operatorëve ekonomikë fitues ‘Euroteorema Peqin’ sh.p.k., ‘PE-VLA-KU’ sh.p.k. dhe ‘Nova Construction 2012’ sh.p.k., duke vepruar në kundërshtim me ligjin”, thuhet në dokument.

Mungesë konkurrence

Shtatë tenderat e shtatorit 2021 për Unazën e Madhe

 

 

Nga shtatë tenderat e 15 shtatorit, përfshirë “Lotin 4”, gjashtë u fituan me shuma që shkonin nga 94.5% deri në 96.1% të fondit limit.

Nga 48 kompani që morën pjesë në garë, 35 operatorë – ose 73% – u skualifikuan. Në disa raste, kompani të mëdha u nxorën jashtë gare për mungesë dokumentacioni bazik, si mosparaqitja e listës së stafit; ndërsa në raste të tjera për kritere teknike të pazakonta, si mungesa e një licence specifike për zhurmat.

Kjo çështje vjen si akuza e dytë për paracaktim tenderash ndaj zv.kryeministres, e pezulluar nga detyra nga Gjykata e Posaçme.

Përveç dosjes së Unazës, Balluku akuzohet edhe për paracaktimin e garës për tenderin e ndërtimit të tunelit të Llogarasë, për të cilin u mor e pandehur më 3 nëntor të këtij viti. Ajo i ka mohuar akuzat.

Nga ana tjetër, të dhënat e BIRN dëshmojnë se kjo nuk është një anomali e vitit 2021, por pjesë e një modeli që shfaqet përgjatë shumë vitesh. Analiza e 21 nga 23 tenderave për Unazën e Madhe të Tiranës, ku mes viteve 2011–2024 u dhanë 45.9 miliard lekë, tregon se dhjetë procedura u fituan me më shumë se 98% të fondit limit, pjesa tjetër me mbi 94%; ndërsa vetëm në dy tendera kompanitë në garë dhanë oferta që i kursyen buxhetit mbi 20% të fondit.

Ekspertët thonë se tenderat, në një pjesë të mirë të të cilëve pati vetëm një garues të kualifikuar, paraqesin një sërë flamujsh të kuq dhe shenja të mungesës së konkurrencës.

Në 21 tendera të Unazës, kjo është përkthyer në pagesa të tepërta prej 30–60 milionë eurosh.

Eduart Gjokutaj, drejtues i qendrës ALTAX, thotë se këto shifra përputhen me një treg të deformuar dhe vuri theksin te humbja e madhe që buxheti kishte për shkak të këtij deformimi.

“Në 21 tendera të Unazës, kjo është përkthyer në pagesa të tepërta prej 30–60 milionë eurosh”, tha ai.

“Hetimet institucionale kanë konfirmuar përsëritje të modeleve të skualifikimeve, të cilat mund të reduktojnë besimin në mekanizmat e prokurimeve publike”, shtoi Gjokutaj.

Një skemë e përsëritur

Prokurimi për Lotin 4 nuk është hera e parë që një procedurë për ndërtimin e një segmenti të Unazës së Madhe të Tiranës rezulton e manipuluar.

Në vitin 2018, një skandal shpërtheu kur u zbulua se DH Albania – një kompani e regjistruar në Delaware, që kishte fituar një tender me vlerë 2.2 miliardë lekë për ndërtimin e segmentit rrethrrotullimi “Shqiponja” – “Pallati me Shigjeta”, ishte në fakt një kompani fantazmë.

Skandali u mbyll me dënimin me 6 muaj heqje lirie për falsifikim dokumentesh të administratorit të firmës.

Hetimet e SPAK kundër Ballukur, për momentin nuk duket të kenë dalë përtej procedurave tw Lotit 4, por të dhënat e mbledhura nga BIRN, për tenderat e segmenteve të ndryshme të Unazës së Madhe, tregojnë se ato vuajtën nga të njëjta sindromë, duke ngritur hije dyshimi për paracaktim të fituesve.

Sipas Zef Preçit, mungesa e konkurrencës në tenderët publikë për infrastrukturë është kthyer në normë gjatë drejtimit të qeverisë nga Partia Socialiste.

“Vitet e fundit një numër i madh procedurash janë zhvilluar me një ofertues të vetëm, duke ulur konkurrencën, sepse në shumë raste ofertat janë të paracaktuara”, tha ai.

Në 21 procedurat e prokurimit për ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës, numri i kompanive të skualifikuara nga gara ka kuotuar mes 85% dhe 95% të pjesëmarrësve.

Gati gjysma e tenderave, u zhvilluan vetëm me një kompani të kualifikuar.

Të dhënat për tenderat tregojnë se disa kompani u përfshinë në garë thjesht si numra. Pothuajse në të gjitha procedurat pati të paktën një kompani që nuk dorëzoi ofertë ekonomike.

“Shumica e kompanive skualifikohen për gabime formale, si mungesa e sigurimit të ofertës ose “mosdeklarimi i stafit”, tha eksperti Eduart Gjokutaj.

“Përsëritja e këtyre skualifikimeve sugjeron një pjesëmarrje që nuk ka ndikim real në konkurrencë, duke prodhuar një efekt të ngjashëm me ‘bid rigging’ (oferta të manipuluara) nga perspektiva e analizës së konkurrencës”, shtoi ai.

Gjokutaj shpjegon se, bazuar në vlerësimet e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, OECD, skualifikimet e tilla mund të rrisin kostot e buxhetit publik me 20–30%.

“Ky fenomen korrespondon me modelin ekonomik të ‘market sharing’ (ndarja e tregut) në oligopole, ku pak kompani kontrollojnë mbi 70% të tenderave infrastrukturore”, tha ai, duke iu referuar një raporti të Autoritetit të Konkurrencës.

Përveç skualifikimit masiv, në tendera u vu re edhe fenomeni i “tenderit me rrotacion”. Për herë të parë në Unazën e Madhe kjo u dokumentua në vitin 2011, kur Autoriteti i Konkurrencës, pasi hetoi rastin, konstatoi se edhe pse kishte indikacione të forta për trukim ofertash — si rotacioni i ofertave dhe afërsia gati 100% me fondin limit — “hetimi nuk gjeti prova direkte të koluzionit mes sipërmarrjeve fituese (Gener 2 Sh.p.k.; bashkimi Albavia & Favina & Alpin Srl; dhe bashkimi Gjoka Konstruksion & Gjikuria)”.

Por fenomeni mund të ketë vijuar edhe në tenderat pasues, ndonëse numri i kompanive pjesëmarrëse është rritur formalisht, duke krijuar vetëm iluzionin e garës. Analiza e dokumentacionit tregon se kompani, të cilat më parë kanë ndërtuar vepra komplekse, “harrojnë” papritur të dorëzojnë një vërtetim licence apo sigurimin e saktë të ofertës në një procedurë që përfundon duke u fituar nga një “rival” i tyre. I njëjti rival bën gabime të ngjashme në një procedurë tjetër që i shkon kompanisë së parë.

Ky model i “gabimeve të qëllimshme” është çelësi për të kuptuar se si ruhet paqja në treg: kompanitë e mëdha hyjnë në garë vetëm për të plotësuar numrin e pjesëmarrësve, por dorëzojnë dokumentacion të mangët për t’u skualifikuar vullnetarisht, duke i hapur rrugën fituesit të paracaktuar pa qenë nevoja të ulin çmimin e ofertës.

“Bashkëpunimi korruptiv mes operatorëve, që çon në shfrytëzimin e fondit limit afër 100%; paraqitja e të dhënave të rreme; ndarja e tregut; ose përdorimi i kompanive të tjera ‘në emër të njëra-tjetrës’ [behët] vetëm për të shmangur transparencën”, tha Zef Preçi, drejtor i Institutit për Studime Ekonomike.

Gjokutaj, nga ana e tij, thotë se hetimet e SPAK për këto tendera kanë konfirmuar një model që përsëritet vazhdimisht.

“Kjo koherencë e modeleve përputhet me provat që SPAK ka dokumentuar në raste si Tuneli i Llogarasë dhe Unaza e Madhe”, tha ai.

Sipas tij, kjo është provë e një fenomeni ekonomikisht të lidhur me “rent-seeking” dhe “kapjen institucionale”.

Ai thotë se kostoja është e lartë, duke ulur potencialin e rritjes së PBB-së për 1–2%, sipas analizave rajonale të FMN-së.

“Financiarisht, modeli mund të shkaktojë humbje të buxhetit publik prej dhjetëra milionë eurosh”, përfundoi Gjokutaj./Reporter.al

The post Unaza e Madhe/ BIRN: Konkurrenca e vogël, për çfarë akuzohet Belinda Balluku appeared first on Albeu.com.

Unaza e Madhe, konkurrenca e vogël: Për çfarë akuzohet Belinda Balluku

By: Ela
24 November 2025 at 08:11

Më 10 shtator 2021, vetëm pesë ditë para mbylljes së afatit për dorëzimin e ofertave në shtatë tenderë për segmentet e Unazës së Madhe të Tiranës – një paketë prokurimesh me vlerë rreth 18 miliardë lekësh, apo 148 milionë euro me kursin e kohës, ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku thirri me urgjencë në zyrë Evis […]

The post Unaza e Madhe, konkurrenca e vogël: Për çfarë akuzohet Belinda Balluku appeared first on BoldNews.al.

Mandati që nuk e shpëton Ballukun, kufijtë kushtetues të një iluzioni politik

By: Brisi
23 November 2025 at 14:05

Nga Av. Florian Bonjaku Debati mbi ligjshmërinë e pezullimit nga detyra të zv/kryeministres dhe ministres Belinda Balluku ka rikthyer në qendër të vëmendjes një çështje më të thellë sesa vetë rasti: mënyrën se si konceptohet juridikisht dallimi ndërmjet një funksioni të zgjedhur dhe një funksioni të emëruar brenda rendit tonë kushtetues. Në mënyrë paradoksale, argumentet […]

The post Mandati që nuk e shpëton Ballukun, kufijtë kushtetues të një iluzioni politik appeared first on BoldNews.al.

“Balluku” vjedhje me armë, Rama si kobure

By: Brisi
23 November 2025 at 13:35

Nga Basir Çollaku Të plasi trapi.. Palloshi.. Ti them atij kurvës.. Eshtë ky i PD, mos ta shoh të marrë më asnjë tender në Shqipëri.. Prite pak atë po thuaj ske shanse vetëm me eut.. dhe e ke prej gimit..po sdo marrë më.asnjë punë tjetër Hidhe tunelin se plasa.. Po e anuloj direkt po deshe […]

The post “Balluku” vjedhje me armë, Rama si kobure appeared first on BoldNews.al.

“Të plasi t*api! Shijo fundjavën”/ Përgjime të tjera mes Ballukut e Berberit: Bëhu gati për Unazën!

By: Brisi
23 November 2025 at 10:40

Të tjera përgjime janë publikuar nga dosja hetimore në ngarkim të zv/kryeministres së pezulluar Belinda Balluku, për projektin e “Unazës së Jashtme Tiranë”. Sipas hetimit, më 1 tetor 2021, Belinda Balluku dhe ish-drejtori i ARRSH-së, Evis Berberi kanë shkëmbyer mesazhe të vazhdueshme lidhur me “Unazën e Madhe” të Tiranës, ku Balluku i kërkon Berberit “të […]

The post “Të plasi t*api! Shijo fundjavën”/ Përgjime të tjera mes Ballukut e Berberit: Bëhu gati për Unazën! appeared first on BoldNews.al.

SPAK: Belinda Balluku dhe vartësit përcaktuan fituesit e tenderave në tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Madhe

20 November 2025 at 22:08


SPAK ka njoftuar zyrtarisht masat e sigurisë të vendosura ndaj zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në kuadër të hetimeve për dy tenderë të mëdhenj publikë: Tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Jashtme të Tiranës, Loti 4.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, gjatë hetimeve të procedimit penal nr.136 të vitit 2025 janë konstatuar shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera, ndërhyrje në procesin e vlerësimit të ofertave dhe paracaktim i fituesve, duke krijuar avantazhe të padrejta për operatorë të caktuar ekonomikë.

Dyshimet ndaj Ballukut

SPAK thotë se Balluku, në cilësinë e Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, ka ndjekur dhe orientuar të gjithë procesin e tenderimit — nga faza përgatitore deri te nënshkrimi i kontratës — duke ndërhyrë në mënyrë të paligjshme në procedurën e prokurimit.

Ajo akuzohet për bashkëpunim me anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe drejtues të institucioneve vartëse, duke paracaktuar fituesit e dy tenderëve me vlerë dhjetëra miliardë lekë.

Ndërtimi i Tunelit të Llogarasë, me fond limit 18.9 miliardë lekë pa TVSH.
Unaza e Jashtme e Tiranës, Loti 4, me fond limit 2.09 miliardë lekë pa TVSH.
Në të dy procedurat, sipas SPAK, janë gjetur veprime në kundërshtim të hapur me ligjin për prokurimin publik dhe rregulloret përkatëse.

Me vendim të datës 19 nëntor 2025, Gjykata ka urdhëruar:

Ndalim të daljes jashtë shtetit për Belinda Ballukun
Pezullim nga detyra si zv.kryeministre dhe ministre
Masa të sigurisë për akuzën “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim
Ndërkohë, për zyrtarët e tjerë:

Gentian Gjyli, drejtor në ARRSH – Arrest shtëpie
Erald Elezi, drejtor në ARRSH – Arrest shtëpie
Të dy akuzohen se kanë krijuar skema të favorizimit të operatorëve privatë dhe kanë manipuluar procesin e tenderimit, në bashkëpunim me drejtues të tjerë.

Hetimet vazhdojnë

SPAK njofton se hetimet po zhvillohen me metoda speciale, përfshirë analiza digjitale dhe veprime të tjera hetimore, dhe se priten masa të tjera në vijim të procesit.

Nëse dëshiron version më të shkurtër, më sensacional ose me titull tjetër, ta përgatis menjëherë.

Abuzimi me tenderin e Unazës së Madhe, zbardhen përgjimet mes Evis Berberit dhe ortakut Valter Begajt: E hëngrëm kot atje, s’qahet mbi qumështin e derdhur

By: V K
20 November 2025 at 14:56

Gazeta Panorama.al, ka siguruar përgjimet e reja mes ish-kreut të ARRSH-së, Ervis Berberi dhe ortakut të tij, Valter Begaj lidhur me abuzimet me tenderin për ndertimin e lotit të 4-të, të Unazës së Madhe.

Për këtë dosje, është marrë nën hetim edhe Belinda Balluku, zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, e cila u pezullua nga detyra me vendim të GJKKO-së.

Gjatë bisedave, pjesë e dosjes së Belinda Ballukut, Valter Begaj zhvillon biseda me ish-kreu i ARRSH-së, Ervis Berberi, që shoqëria e tij “Net Group” sh.p.k, të kualifikohej në procedurën e prokurimit të zhvilluar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, me objekt “Studim Projektim Rikualifkim i Unazës Lindore, për lotet 4,5,6”.

Ndërkohë në mes hyn në lojë edhe një person me emrin Skerdi, për të cilin Ervis Berberi i dërgon sms ortakut të tij, Valter Begaj.

“Fol me Skerdin se i kam cuar shkrese per auditim”, shkruhet në mesazh, por biznesmeni i shprehet se “O trap po e ke ti shok me tepër se unë. Se kam unë. Mua do ma varte për të voglat, ma vari për të mëdhat prej teje. Kështu që fol vetë.”

Më datën 22 shtator të vitin 2020, pasi “Net Group” sh.p.k, së bashku me disa shoqëri të tjera, u kualifikua në fazën e parë të procedurës së prokurimit të zhvilluar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, me objekt “Studim Projektim Rikualifkim i Unazës Lindore, për lotet 4,5,6”, Valter Begaj ia dërgoi njoftimin ish-kreut të ARRSH-së.

“Ketu na kualifikuan. E hengrem kot atje. Te shohim tani”, i shkruan Valter Begaj.

Ndërsa Evis Berberi i kthen përgjigje: “Po ishalla. Nuk qahet mbi qumesht e derdhur”.

Përgjimet:

Evis Berberi: “Ja ta mendojme”.

Në orën 12:07, Valter Begaj: “Pa shaka Mendoje”.

Në orën 12:09, Evis Berberi: “Popo”.

Në orën 19:24, shtetasi Valter Begaj i dërgon shtetasit Evis Berberi, mesazhin zanor të regjistruar me emërtimin “PTT-20200713-EA0010.opus”, me përmbajtje: “Shoku përshendetje! Harrove me Altinin?! E bëri DST-në apo po flen gjumë?”.

Në orën 19:25, Evis Berberi: “Po neser mbaron”.

Në datën 14.07.2020, në orën 12:14, shtetasi Evis Berberi i dërgon sms shtetasit Valter Begaj, “Fol me Skerdin se I kam cuar shkrese per auditim”.

Në orën 12:14, shtetasi Valter Begaj i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhet zanor, me përmbajtje: “O trap po e ke ti shok me tepër se unë. Se kam unë. Mua do ma varte për të voglat, ma vari për të mëdhat prej teje. Kështu që fol vetë.”.

Në orën 12:21, Evis Berberi: “Eshte the Tla airoporti, si dhe dërgon një listë me subjekte të ndryshme ekonomike (shoqëri tregtare dhe institucione).

Në orën 12:56, shtetasi Valter Begaj i dërgon shtetasit Evis Berberi, mesazhin zanor me përmbajtje: “Nuk shkoj me TIA-në unë. Flloin e ke shok vetë. Unë me Flloin as nuk flas.”.

Në datën 15.07.2020, në orën 20:34, shtetasi Valter Begaj i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhet “Shif nesèr garat e ukt Nese te pelqen ndonjera e marrim Per zbatim”.

Në orën 20:34, shtetasi Evis Berberi telefonon shtetasin Valter Begaj dhe së bashku zhvillojnë një bisedë telefonike.

Në datën 22.09.2020, në orën 16:54, shtetasi Valter Begaj i dërgon shtetasit Evis Berberi njoftimin në sistemin e Agjencisë së Prokurimit Publik, ku vërhet se shoqëria “Net Group” sh.p.k, së bashku me disa shoqëri të tjera, është kualifikuar në fazën e parë të procedurës së prokurimit të zhvilluar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, me objekt “Studim Projektim Rikualifkim i Unazës Lindore, për lotet 4,5,6”. Si dhe shtetasi Valter Begaj i shkruan: “Ketu na kualifikuan. E hengrem kot atje Te shohim tani”.

Në orën 16:56, Evis Berberi: “Po ishalla. Nuk qahet mbi qumesht e derdhur”.

Në datën 02.11.2020, në orën 19:57, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetasit Valter Begaj, linkun

“https://www.facebook.com/100044306385573/posts/3505146769508430/”.

Në orën 20:53, Valter Begaj: “E oa shperndare gjithe PD Aaaa se di

20:54, Evis Berberi: “E kemi ne baldushkun si supervizion?

Në orën 20:54, Valter Begaj: “Yes dhe nje tjetër Ka”.

Në orën 20:53- 20:54, Evis Berberi: “E kemi ne baldushkun si supervizion? Qendren e fshatiť”.

Në orën 20:54, Valter Begaj: “Yes dhe nje tjetër Aaaa se di Ke sakte”.

Në orën 20:54, Evis Berberi: “Kete pra”.

Në orën 20:54, Valter Begaj: “Por kemi”.

Në lidhje me bisedat e mësipërme, nga këqyrja e linkut të mësipërm, vërhet se hapet një status i publikuar në rrjetin social “Facebook”, nga profili i shtetasit B.K., në të cilin gjendet një video prej 32 sekondash, si dhe shkrimi: “Pinoku i Bashkisë vazhdon me prezantimin e fasadave, projekteve në 3D dhe propagandën e shfrenuar, si të vetmet shërbime që ka për t’u ofruar qytetarëve. E vërteta që shohin njerëzit në lagjet dhe fshatrat e tyre, është ajo që sado të përpiqet mashtruesi, nuk mund fshihet. Faktet janë kokëforta dhe s’ka formë propagande që i fshin dot. Ky është vetëm një shembull, se si pinoku i Bashkisë gënjen sy më sy dhe çeta e tij e aktorëve të propagandës, i mban ison në mënyrë të shëmtuar.”.

Nga këqyrja e videos që gjendet në këtë status vërhet se shfaqen pamjet e kryetarit të Bashkisë Tiranë.

ORTAKËRIA

Ortakëria që u ushqye në vazhdim edhe gjatë kohës që Evis Berberi u emërua në krye të Autoritetit Rrugor Shqiptar, një prej institucioneve më të rëndësishme në vend, edhe për shkak të portofolit që menaxhon. Detyrë në të cilën ai firmosi po ashtu 3 tendera, ku pjesë e bashkimit të operatorëve ekonomikë që rezultuan fitues, ishte dhe kompania ‘Net Group’ e mikut të tij, Valter Begaj.

Por si u lidh Evis Berberi me Valter Begajn dhe cila është kompania që shërbeu më tej për të kryer korrupsion dhe për të pastruar paratë?

Një kompani prestigjatore në duart e të dyve, të cilët e kishin shitur dhe rishitur disa herë, për të fshehur gjurmët e parave.

“Nga periudha shtator 2018-janar 2019, Evis Berberi ka qenë zotërues i shoqërisë ‘DAAM’, ku ishte aksioner i vetëm me 100% të kapitalit. Fillimisht kjo shoqëri është regjistruar me emrin ‘B-VAAL ENGI-10’ dhe më pas i është ndryshuar emri në ‘DAAM’ shpk. Evis Berberi e bleu këtë shoqëri me emërtimin fillestar për vlerën 100 mijë lekë nga themeluesi i saj Valter Begaj, në shtator të vitit 2018. Para se kjo shoqëri të ndërronte emërtimin në ‘DAAM’ shpk”, – thuhet në dosjen hetimore.

“LOJA” ME SHITJEN E KOMPANISË

Por ky nuk ishte marifeti i parë dhe i vetëm që zyrtari i lartë shtetëror Evis Berberi dhe biznesmeni Valter Begaj kryen me kompaninë e lartpërmendur. Kompani e cila brenda një kohe të shkurtër nga një shitje me vlera qesharake, u rishit në një shumë rekord. Por jo vetëm kaq, por në mënyrë absurde, pasi këtë kompani e bleu shtetasja Brunilda Buli, kjo e fundit ia shiti sërish aksionet biznesmenit Valter Begaj. Por këtë herë, me gjysmën e çmimit që e kishte blerë nga Evis Berberi.

“Më 31 janar 2019 Evis Berberi ia shiti kompaninë Brunilda Bulit në shumën e 500 mijë eurove. Ndërkohë që më datë 23 dhjetor 2021, Brunilda Buli ia shiti po këtë kompani biznesmenit Valter Begaj, në shumën e 200 milionë lekëve të rinj”, – thuhet në dosje. Por, këto nuk do të ishin xhonglimet e vetme me këtë kompani nga Evis Berberi dhe mikut i tij i vjetër, biznesmeni Valter Begaj. Pasi këtë herë në lojë, futet edhe një tjetër shtetas, administratori i ‘DAAM’ shpk, Ervis Lami, edhe ky i ndaluar nga SPAK, në akuzën ‘Korrupsion’ dhe ‘Pastrim parash’, por që tashmë ndodhet në ‘arrest shtëpie’.

“Më datë 21 shkurt 2022, Valter Begaj e shiti kompaninë në favor të Ervis Lamit në shumën e 200 milionë lekëve të rinj. Por më datë 29 mars 2022, Ervis Lami ia shiti kompaninë Valter Begajt kundrejt shumës prej zero lekë”, – thuhet në dosje.

Por, për të kuptuar se si kjo skemë funksionoi, SPAK-ut iu desh të sekuestronte celularët e drejtorit tashmë të arrestuar të ARRSH, Evis Berberi, hetime të cilat nisën në shtator të vitit 2023, pas të dhënave që u publikuan në media. Një oficer i Byrosë Kombëtare të Hetimit vuri më pas në lëvizje Prokurorinë. Por ajo çka e fundosi drejtorin e ARRSH ishte zbërthimi i celularit “Samsung, S 23 Ultra”, në posedim të Ervis Lamit. Aty nga ku u zbuluan edhe komunikimet midis tij, Evis Berberit, Valter Begajt dhe Brunilda Bulit. Biseda të cilat nuk linin asnjë hamendësim sipas SPAK, se Evis Berberi ishte pronari de fakto i kompanisë ‘DAAM’ dhe e kontrollonte atë në mënyrë të tërthortë, teksa si zyrtar i lartë në administratë çonte para në llogaritë e tij nga taksat e qytetarëve shqiptarë.

 

The post Abuzimi me tenderin e Unazës së Madhe, zbardhen përgjimet mes Evis Berberit dhe ortakut Valter Begajt: E hëngrëm kot atje, s’qahet mbi qumështin e derdhur appeared first on Albeu.com.

Rënia e inerteve nga kamioni bllokoi Unazën e Madhe, gjobë dhe pezullim patente për shoferin

By: armand
28 October 2025 at 13:50

Policia ka proceduar penalisht dhe administrativisht drejtuesin e mjetit të tonazhit të rëndë, nga ku u derdhën inertet në autostradën Tiranë-Elbasan, duke shkaktuar trafik kilometrik. 41-vjeçari, banues në Krujë, akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi i rrugëve”, pasi nuk respektoi masat e sigurisë për mjetet e tonazhit të rëndë dhe rregullat e qarkullimit. Raportohet se kamioni tip “IVECO”, me […]

The post Rënia e inerteve nga kamioni bllokoi Unazën e Madhe, gjobë dhe pezullim patente për shoferin appeared first on BoldNews.al.

Unaza e Madhe, rruga e “larë me flori” rrezikon të “lahet me gjak”

18 October 2025 at 12:27

Në një rrugë që kushtoi 433 milionë euro, rreziku fshihet pas çdo hyrjeje të paligjshme. Unaza e Madhe, e trumbetuar si autostrada më moderne e Tiranës, po kthehet në një fushë kaosi ku kamionët futen pa paralajmërim, barrierat priten dhe institucionet “lajnë duart”. Në vend të sigurisë që u premtua, qytetarët përballen çdo ditë me […]

The post Unaza e Madhe, rruga e “larë me flori” rrezikon të “lahet me gjak” appeared first on BoldNews.al.

Mbyllen hetimet për tenderin e Unazës së Madhe, SPAK çon në gjykatë 6 të pandehur

By: fra nc
19 June 2025 at 10:49

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka paraqitur kërkesën  për gjykim në GJKKO, në lidhje me procedurën e prokurimit për segmentin rrugor “Mbikalimi Pallati me Shigjeta – Rrethrrotullimi Shqiponja”.

Sipas SPAK, procedura e prokurimit me fond limit mbi 2.25 miliardë lekë (pa TVSH) është zhvilluar në shkelje të rregullave ligjore, përmes një sërë veprimesh të koordinuara mes zyrtarëve përgjegjës. Prokuroria ka administruar dokumente tenderuese dhe teknike, informacione administrative, ofertat e dorëzuara, procedurat e ankimimit dhe vendimet e Komisionit të Prokurimit Publik, si dhe ka pyetur përfaqësues të subjekteve konkurruese dhe ankimuese në lidhje me procedurën.

SPAK bën të ditur se analiza e provave dhe dokumentacionit ka provuar se, gjatë zhvillimit të procedurës për tenderin e Unazës së Madhe, Loti 1, janë kryer shkelje që kanë dëmtuar interesat ligjore të shtetit.

Në përfundim të hetimeve, SPAK ka ngritur akuzë për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal (në versionin para ndryshimeve të ligjit Nr.43/2021), ndaj këtyre të pandehurve:

  • Arbër Troka
  • Miranda Shkurti
  • Nikollaq Mihali
  • Almir Hoxhaj
  • Erjon Zemanaj
  • Admir Pahumi

Çështja tashmë i kalon Gjykatës së Posaçme për vlerësim dhe gjykim në themel.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Mbyllen hetimet për tenderin e Unazës së Madhe, SPAK çon në gjykatë 6 të pandehur appeared first on Euronews Albania.

VIDEO/ Aksident në Tiranë, makina përmbyset te Unaza e Madhe

By: Besnik
4 June 2025 at 20:39

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në zonën e Kopshtit Botanik në Tiranë.

Një automjet është përmbysur në Unazën e Madhe pasi drejtuesi i tij ka humbur kontrollin, duke u përplasur fillimisht me bordurat anësore.

Sipas burimeve paraprake, fatmirësisht personat që udhëtonin në makinë nuk kanë pësuar lëndime serioze, por ky informacion mbetet për t’u konfirmuar nga Policia e Tiranës.

Në një video të siguruar nga Euronews Albania, shihet makina e përmbysur në mes të rrugës ndërsa policia po vijon hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Aksident te ‘Kopshti Zoologjik’ në Tiranë, makina përmbyset në mes të rrugës
Një aksident është regjistruar pak momente më parë në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Kopshtit Zoologjik.
Nga pamjet e siguruara nga Euronews Albania, shihet një makinë e përmbysur në rrugë. pic.twitter.com/psaiRNObie

— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) June 4, 2025

LEXONI GJITHASHTU:

The post VIDEO/ Aksident në Tiranë, makina përmbyset te Unaza e Madhe appeared first on Euronews Albania.

Aksident i rëndë tek Unaza në Tiranë (PAMJET)

By: user 8
4 June 2025 at 18:41

Një makinë është përmbysur në mes të rrugës, pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë, duke shkaktuar trafik në unazë.

Nga pamje dallohet një makinë e cila është batuar në rrugë.

Deri tani nuk ka informacione për të lënduar, përveç dëmeve materiale.

The post Aksident i rëndë tek Unaza në Tiranë (PAMJET) appeared first on Lapsi.al.

❌
❌