Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Historia e Hamid: Një tregim mbi vdekjen dhe rrëshqitjen e Europës drejt kampeve offshore për emigrantët

3 February 2026 at 08:31

Një fytyrë e njohur në periferinë e Torinos, Hamid Badoui dukej një kandidat i pamundur për t’u shndërruar në pamjen tragjike të eksperimentit më ambicioz të Italisë për ndalimin e emigrantëve jashtë kufijve të saj. Një endacak dhe ish-shitës frutash në treg, me origjinë marokene – i cili kishte jetuar në Itali për rreth 15 […]

The post Historia e Hamid: Një tregim mbi vdekjen dhe rrëshqitjen e Europës drejt kampeve offshore për emigrantët appeared first on Reporter.al.

Dhjetori me çmime më të larta, inflacioni vjetor arrin 5,3% në Kosovë

12 January 2026 at 21:46

PRISHTINË, 12 janar/ATSH/ Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon indeksin e harmonizuar të çmimeve të konsumit për muajin dhjetor 2025, ku rezulton është më i lartë në një mesatare prej 5,3% në muajin dhjetor 2025, krahasuar me muajin dhjetor 2024.

Sipas ASK-së, inflacioni mujor ishte 0,7% në muajin dhjetor 2025.

Norma mesatare vjetore e inflacionit për vitin 2025 ishte 3,9%. Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit në vend në vitin 2025 ishte më i lartë në një mesatare prej 3,9% krahasuar me vitin 2024.

“Ngritja e indeksit të çmimeve të konsumit është vërejtur te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: kafe, çaj dhe kakao (15,2%); shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit (11,6%); pemë (11,5%); energji elektrike (11,4%); mish (11,0%); pushime të organizuara (10,3%); mirëmbajtje dhe riparim i pajisjeve personale të transportit (9,2%); vajra dhe yndyra (8,4%); qumësht, djathë dhe vezë (7,2%); shërbime hoteliere (7,0%); shërbime ambulantore (6,3%); perime (5,9%); pije alkoolike (5,3%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (5,2%); gazeta, libra dhe materiale për zyra (5,1%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (4,8%); pajisje terapeutike (4,7%); kujdes personal (4,6%); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (4,0%); duhan (3,9%); bukë dhe drithëra (3,8%); prodhime ushqimore (3,6%); shërbime financiare (3,4%); furnizim me ujë dhe shërbime të ndryshme që kanë të bëjnë me vendbanimin (3,2%); këpucë (3,0 ); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (3,0%); veshje (2,6%); gjëra personale (2,6%); qelqurina, takëme dhe mjete të kuzhinës (1,8%); bileta të transportit rrugor (1,8%); mobilie dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje (1,5%); dhe ndryshime të çmimeve të produkteve dhe shërbimeve të disa nëngrupe me një ndikim të vogël në IHÇK, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 4,1 për qind në IHÇK”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal -4,6% me një ndikim prej -0,3 për qind në IHÇK.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 5,3% në muajin dhjetor 2025, krahasuar me muajin dhjetor 2024. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: pemë (19,0%); energji elektrike (18,3%); shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit (18,1%); mirëmbajtje dhe riparim i pajisjeve personale të transportit (14,7%); mish (14,4%); pushime të organizuara (13,5%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (13,1%); kafe, çaj dhe kakao (11,9%); qumësht, djathë dhe vezë (9,8%); shërbime ambulantore (8,9 %); shërbime hoteliere (8,8%); duhan (6,6%); kujdes personal (5,6%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (5,4%); pije alkoolike (5,4%); bukë dhe drithëra (5,3%); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (5,1%); prodhime ushqimore (4,9%); mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (4,8%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (4,5%); gjëra personale (4,1%); arsim (3,8%); veshje (3,7%); bileta të transportit rrugor (3,7%); perime (3,6%); furnizim me ujë dhe shërbime të ndryshme që kanë të bëjnë me vendbanimin (3,5%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (3,0%); gazeta, libra dhe materiale për zyra (2,9%); dhe mobilie dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje (2,5%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 5,4 për qind në IHÇK”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal -1,7%.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0,7% në muajin dhjetor 2025, krahasuar me muajin nëntor 2025. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: energji elektrike (8,7%); bileta të fluturimeve (8,4%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (3,0%); perime (2,9%); bileta të transportit rrugor (2,2%); veshje (1,2%); mish (1,1%); qumësht, djathë dhe vezë (0,7%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (0,5%); mobilie dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje (0,4%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,8 për qind në IHÇK.

Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te grupi karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal -1,3%.

/KosvaPress//r.e/

The post Dhjetori me çmime më të larta, inflacioni vjetor arrin 5,3% në Kosovë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Apartament në Tiranë: Mision i paarritshëm për shtresën e mesme

By: Elva
4 January 2026 at 08:10

Të blesh një apartament në Tiranë sot është më e vështirë se tre vite më parë, për shkak të rritjes së shpejtë të çmimeve që nuk ndjekin rritjen mesatare të të ardhurave të familjeve të shtresës së mesme. Aktualisht projektet më të reja në afërsi të zonave periferike po shiten me çmime deri në 2,000 […]

The post Apartament në Tiranë: Mision i paarritshëm për shtresën e mesme appeared first on BoldNews.al.

Gjeli i detit, importi uli çmimet/ Fermerët në Peqin: Rritja natyrale e shpendëve, kohë dhe kosto

By: xhir jeta
8 December 2025 at 14:08

Edhe pse Peqini ka një traditë të gjatë në mbarështimin e gjelit të detit, fermerët e zonës thonë se përballen me vështirësi e sfida të mëdha në kujdesin ndaj tyre.

Fermerët theksojnë se rritja natyrale e shpendëve kërkon më shumë kohë dhe kosto më të larta, ndërsa në treg ata përballen me konkurrencën e produkteve të importit, që shiten me çmime më të ulëta.

Aktualisht, gjeli i detit i rritur në fermat e Peqinit tregtohet me 1000–1200 lekë për kilogram, një çmim që sipas fermerëve shpesh nuk mbulon kostot reale të prodhimit.

Gjatë aktivitetit promovues të organizuar në Peqin, drejtori i Bujqësisë Nazmi Xhyra, u shpreh se rreth 30 mijë gjela deti mbarështrohen çdo vit në zonë, të njohur për cilësinë dhe shijen e veçantë.

Peqini është i njohur për mbarështimin e gjelit të detit, simboli kryesor i tryezës festive të Vitit të Ri./abcnews.al

 

Kostoja e ndërtimit të banesave, rritje me ritme të ngadalta

4 December 2025 at 12:23

TIRANË, 4 dhjetor/ATSH/ Kostoja e ndërtimit për banesa u rrit me 1,4% në tremujorin e tretë të vitit 2025, pak më pak se 1,6% që ishte një vit më parë. Kjo tregon se çmimet po rriten, por me një ritëm më të ngadaltë.

Grupi që ndikoi më shumë në rritjen e kostove ishin pagat, të cilat u rritën me 6,6%. Pasuar nga shpenzimet për makineri, me rritje 2,4%, dhe transporti me 1,7%.

Nga ana tjetër, çmimet e materialeve ranë me 0,6%, për shkak të uljes së çmimeve të materialeve të ndërtimit, materialeve elektrike dhe komunikimit, si dhe materialeve hidro-sanitare dhe ventilimit.

Në krahasim me tremujorin e mëparshëm, kostot u rritën lehtë me 0,4 %. Shpenzimet për paga u rritën me 1,1%, transporti me 0,8%, makineritë me 0,5% dhe kosto të tjera me 0,1%.

Shpenzimet për materiale ranë me 0,1%, të ndikuara kryesisht nga materialet e ndërtimit, /ndërsa materialet elektrike dhe ato hidro-sanitare u rritën pak. /j.p/

The post Kostoja e ndërtimit të banesave, rritje me ritme të ngadalta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rriten kostot e jetesës, largohen pensionistët e huaj

By: D Marku
7 November 2025 at 08:32

Rritja e kostove të jetesës në qiratë dhe çmimet e ushqimeve, te cilat tani janë mbi mesataren europianë po largojnë pensionistët e huaj që kishin zgjedhur vendin tonë për të jetuar.

Sipas të dhënave të INSTAT grup-mosha mbi 60 vjeç përfaqëson një pjesë të rëndësishme te të huajve në vendin tonë. Vitin e kaluar 3007 persona në këtë grup-moshë ishin me leje qëndrimi në vendin tonë më rënie 15.5% në krahasim me vitin 2023.

Ndonëse numri i përgjithshëm i të huajve me leje qëndrimi është rritur (nga 21,460 në 2023 në 21,940 vitin e kaluar), grup-mosha mbi 60 vjeç është tkurrur si në numër, ashtu edhe në përqindje.

Ulja e këtij grupi lidhet lëvizjen e pensionistëve të huaj drejt vendeve të tjera me kushte më të favorshme për qëndrime afatgjata ose me kosto më të ulët të jetesës.

Të dhënat tregojnë se profili i migracionit drejt Shqipërisë po bëhet më aktiv dhe më i ri në moshë, me rënie të komponentit “rezidencë e përhershme pas pensionit”.

Në grup-moshën deri në 19 vjeç, numri është rritur pak nga 1,891 në 2023 në 1,947 persona në 2024 persona çka përbën rreth 9% të totalit të emigrantëve në vendin tonë. Kjo kategori përfshin kryesisht fëmijë dhe të rinj që jetojnë në Shqipëri si pjesë e familjeve të huaja ose të prindërve që punojnë në vend. Pesha e qëndrueshme e këtij grupi tregon se flukset familjare nuk kanë ndryshuar ndjeshëm.

Grup-mosha 20–29 vjeç është rritur më shumë se çdo kategori tjetër, nga 3,811 persona në 2023 në 4,356 persona në 2024, ose 14%, duke zënë 20% të totalit të personave të huaj me leje qëndrimi në Shqipëri. Kjo tregon një zgjerim të ndjeshëm të prurjeve të të rinjve, apo punonjës sezonalë apo studentë që po e shohin Shqipërinë si destinacion për studime, punë etj.

Në grup-moshën 30–39 vjeç vihet re gjithashtu një rritje e fortë vjetore me 11.7% me një numër total 5,395 persona në 2024. Kjo grup-moshë zuri 24% të totalit të emigrantëve. Kjo moshë përfaqëson kryesisht njerëz aktivë në tregun e punës, profesionistë që vendosen për periudha të mesme ose afatgjata për arsye ekonomike. Rritja e kësaj grupmoshe tregon se Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë të huaj në moshë pune, të cilët e shohin vendin si një hapësirë me mundësi punësimi ose investimi.

Në kategorinë 40–49 vjeç, numri i të huajve arriti në 4,283 persona në 2024 me zgjerim 10%. Edhe kjo grup-moshë përfshin individë aktivë profesionalisht, shpesh me përvojë të konsiderueshme, që mund të punojnë në sektorë si ndërtimi, energjia apo shërbimet financiare.

Grup-mosha 50–59 vjeç ka shënuar një rënie me 15%, çka tregon se të huajt e kësaj moshe nuk zgjedhin të qëndrojnë në Shqipëri, ndoshta për shkak të moshës afër daljes në pension./Monitor

The post Rriten kostot e jetesës, largohen pensionistët e huaj appeared first on Albeu.com.

Mbetjet, rikthim në pikën zero!

29 October 2025 at 22:01

Emisioni “Kronos” Prej vitesh një nga problemet kryesore të Shqipërisë mbetet menaxhimi i mbetjeve, proces që dhe pse ka marrë qindra miliona euro, ndodhet në pikën zero dhe vetëm 3 bashki nga 61 në total arrijnë të grumbullojnë dhe menaxhojnë një pjesë të tyre. Një situatë utopike! Shqipëria duket se është në të njëjtin stad […]

The post Mbetjet, rikthim në pikën zero! appeared first on BoldNews.al.

Unaza e Madhe, rruga e “larë me flori” rrezikon të “lahet me gjak”

18 October 2025 at 12:27

Në një rrugë që kushtoi 433 milionë euro, rreziku fshihet pas çdo hyrjeje të paligjshme. Unaza e Madhe, e trumbetuar si autostrada më moderne e Tiranës, po kthehet në një fushë kaosi ku kamionët futen pa paralajmërim, barrierat priten dhe institucionet “lajnë duart”. Në vend të sigurisë që u premtua, qytetarët përballen çdo ditë me […]

The post Unaza e Madhe, rruga e “larë me flori” rrezikon të “lahet me gjak” appeared first on BoldNews.al.

SHBA – Hesgeth paralajmëron Rusinë: Do të vendosim kosto nëse lufta në Ukrainë nuk mbaron

15 October 2025 at 21:01

BRUKSEL, 15 tetor /ATSH / – Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, paralajmëroi sot Moskën se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tyre do të “vendosin kosto për Rusinë për agresionin e vazhdueshëm” nëse lufta në Ukrainë nuk përfundon, sipas “Reuters”.

“Po, na duhet të ndërmarrim këtë hap, Departamenti i Luftës i SHBA-ve është gati të bëjë pjesën tonë në mënyra që vetëm SHBA mund t’i bëjë”, tha Hegseth gjatë një takimi të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës në selinë e NATO-s.

Hegseth kërkoi gjithashtu që aleatët e NATO-s të rrisin shpenzimet për blerjen e armëve amerikane për Ukrainën, duke theksuar se “pa forcë reale nuk arrihet paqe, vetëm fjalët nuk mjaftojnë”.

Ai bëri thirrje për investime të mëtejshme në programin “PURL” (Prioritized Ukraine Requirements List), i cili tani kërkon që aleatët të paguajnë për dërgesat e armëve amerikane.

“Ukraina varet ende shumë nga armët amerikane ndërsa përgatitet për një dimër të vështirë të konfliktit me Rusinë”, theksoi Hegseth, duke shtuar se shumica e ndihmës ushtarake tani shkon përmes iniciativës “PURL”, ku deri në gusht kanë marrë pjesë Belgjika, Kanadaja, Danimarka, Gjermania, Letonia, Holanda, Norvegjia dhe Suedia.

Sipas Institutit “Kiel “për Ekonominë Botërore, ndihma mesatare mujore ushtarake për Ukrainën ra me 43% gjatë muajve korrik dhe gusht krahasuar me gjysmën e parë të vitit. /Ad.Ab./

 

The post SHBA – Hesgeth paralajmëron Rusinë: Do të vendosim kosto nëse lufta në Ukrainë nuk mbaron appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ligji i ri, sa do të na kushtojnë mbetjet?! 

8 October 2025 at 15:00

Projektligji “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” ka ngritur pikëpyetje gjatë seancës dëgjimore nga ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, në komisionin e Ekonomisë, konkretisht mbi rolin që do të ketë Agjencia Kombëtare e Ekonomisë së Mbetjeve, kostot që shoqëron zbatimi i këtij drafti dhe fati i inceneratorëve.

AKEM

Përmes deputetëve të opozitës Ledina Aliolli, dhe Enno Bozdo, Partia Demokratike ngriti shqetësimin se AKEM shkel autonominë e bashkive dhe rrezikon të hapë derën për interesa private.

Ministri Jaupaj u përgjigj se agjencia nuk do të centralizojë kompetencat, duke theksuar se bashkitë mbeten përgjegjëse për menaxhimin brenda territorit të tyre, ndërsa AKEM do të koordinojë procesin në nivel kombëtar.

Më tej ministri solli shembullin nga Hungaria për ngritjen e AKEM, duke e krahasuar më atë shqiptar, rasti i OST në sektorin e energjisë. Por deputeti Bozdo nënvizoi se modeli hungarez ishte i lidhur me privatizim dhe koncesione. “Modeli hungarez duhet të jetë jashtë. Doni ta jepni AKEM me PPP ose ndryshe koncesion. Ka disa të dhëna që e çoni drejt këtij modeli në projektligj siç lidhet me pronësinë private të landfilleve

Ju nuk mundet ta çoni këtë me model koncesionar dhe t’i hapni derën asnjë privati të hyjë në zinxhirin e integruar të mbetjeve

AKEM nuk mund të jetë sipas modelit hungarez dhe të shkojë në duart e privatit. Privati në Shqipëri në sektorin e mbetjeve është e barabartë me mafien”, tha Bozdo.

Ministri Jaupaj u përgjigj se AKEM do të jetë shoqëri me kapital shtetëror dhe do të financohet nga buxheti i shtetit.

“AKEM është një shoqëri me kapital shtetëror, pra është një institucion publik që parashikohet në nenet e projektligjit, pra është me kapital shtetëror dhe i bie që të jetë një institucion publik. Sa i përket modelit ndërkombëtar e kisha për qendërzimin e trajtimit fundor të mbetjeve dhe jo modeleve. Modeli është shumë  qartë i përcaktuar në projektligj”, replikoi ministri.

Sa do të paguajnë qytetarët?

Një nga pikat më të nxehta lidhet me faturën financiare, që nuk është e parashikuar në projektligj. Deputetë të opozitës kërkuan të dinë se sa do të paguajnë familjet dhe bizneset pas hyrjes në fuqi të projektligjit.

“Flasim për kosto dhe tarifa. Kostot janë për pushtetin vendor, tarifat janë për qytetarët.

A mund të me thoni ju një qytetar sot i Shqipërisë sa paguan sot dhe sa do të paguajë nesër me këtë model të ri sepse ndjesia ime me këtë draft është se pataten e nxehtë po ia hidhni pushtetit vendor sepse ne i kalojmë kompetenca pushtetit vendor por nuk e financojmë kurrë atë. Ju këtu duhet të vinit me tarifa dhe kosto e kuptoj që nuk mund të jenë 100% të sakta”, pyeti Bozdo. Deputeti i PD-së foli për përllogaritje paraprake tarifash 3 deri në 6 herë më të larta.  

Ministri Jaupaj u përgjigj se tarifat do të përcaktohen nga një vendim i veçantë i Këshillit të Ministrave, sipas një metodologjie të hartuar me ekspertë ndërkombëtarë. Ai vuri gjithashtu në dukje se, “Shqipëria ka aktualisht tarifat më të ulëta në Europë për menaxhimin e mbetjeve”

“Metodologjia dhe përcaktimi i tarifave lidhet ngushtësisht me tipologjinë, metodologjinë e zhvillimit ekonomik të një njësie vendore, nëpërmjet diskutimeve edhe në këshillat bashkiakë. Megjithatë ne do t’i asistojmë me një metodologji për të përcaktuar tarifa të drejta në bazë edhe të mënyrës se si menaxhimi i mbetjeve kryhet në atë zonë të caktuar të territorit …”, tha ministri

Inceneratorët

Ashtu si edhe në seancat e tjera dëgjimore për draftin e ri të mbetjeve, polemika u fokusua tek trashëgimia e inceneratorëve. Deputeti Enno Bozdo akuzoi qeverinë se, 11 vite pas dështimit të projektit të inceneratorëve, Shqipëria ende përballet me pirgje mbetjesh. “Është turp që në vitin 2025 ende ndodhemi në këtë situatë”, tha ai

“Pse nuk vihet në punë inceneratori i Fierit jo për tu marrë me mbetjet që krijohen tani apo kur të hyjë ligji në fuqi dhe normalisht të trajtohen mbetjet sipas këtij ligji, por për të zhdukur ato pirgje male të mëdha me mbetje që janë krijuar veçanërisht në atë territor në territorin e qarkut të Fierit, por edhe më gjere ato janë mbetje që nuk riciklohen më, janë mbetje që janë dëmtuar përfundimisht nuk mund të kthehen në ekonomi.

Tani ky inceneratori i Fierit që është pronë publike tashmë sepse e ka marrë nën administrim Agjencia e Pasurive të Sekuestruara pse nuk e vë në punë këtë gjënë?, ngriti pyetjen deputeti i PS, Erion Braçe.    

“Incenerimi në fakt është një pjesë e trajtimit të mbetjeve dhe pavarësisht gjithë elementëve që ju përmendët, ne vlerësojmë dhe në asnjë moment ne nuk mendojmë që incenerimi nuk duhet të jetë pjesë e trajtimit të mbetjeve.

Ministria e Mjedisit është duke bashkëpunuar me Agjencinë e Pasurive të Sekuestruara për të gjithë procesin e transferimit të këtyre aseteve publike të cilat janë zhveshur nga të gjithë kufizimet ligjore që kanë ndodhur gjatë këtyre viteve në mënyrë që më pas përmes Operatorit të trajtimit të mbetjeve të kryejmë vlerësimin teknik dhe fillimin e operimit të infrastrukturës pasi siç e kam thënë, ne nuk flasim për incinerator por flasim për incenerim që është një proces që lidhet ngushtësisht me landfillimin, kompostimin dhe riciklimin”, u përgjigj Jaupaj.

The post Ligji i ri, sa do të na kushtojnë mbetjet?!  appeared first on Faktoje.al.

Prej sot transaksionet financiare me 41 vende të Evropës 5 herë më lirë

TIRANË, 7 tetor /ATSH/ Shqipëria shënon sot hap historik në rrugën drejt integrimit evropian dhe zhvillimit ekonomik ndërsa nis aplikimi i pagesave në SEPA (Single Euro Payments Area) që është një sistem i unifikuar pagesash në euro në të gjithë Evropën.

Banka e Shqipërisë konfirmoi se të gjitha bankat shqiptare janë tashmë të gatshme për zbatimin e këtij sistemi.

“Ky është një lajm i madh për qytetarët dhe bizneset shqiptare që përfitojnë shërbime pagesash ndërkufitare me 41 vende të Evropës, në mënyrë më të shpejtë; më të lirë; më të sigurt”, njoftoi BSH-ja.

Sipas BSH-së përfitimet kryesore janë:
Deri në 5 herë më pak kosto për transfertat në euro jashtë Shqipërisë;
Pagesa ndërkombëtare sikur të ishin vendase;
Kartat bankare shqiptare funksionojnë në të gjithë Evropën;
Komisione të unifikuara dhe të ulëta;
Më shumë lehtësi për bizneset, udhëtimet dhe jetën e përditshme.

SEPA (Zona e Vetme e Pagesave në Euro) është një iniciativë e Bashkimit Evropian që lejon konsumatorët, bizneset dhe administratat publike të bëjnë dhe të marrin pagesa në euro, brenda dhe jashtë kufijve, me të njëjtat kushte si pagesat kombëtare.

Shqipëria, duke u bërë pjesë e SEPA-s, i bashkohet 41 vendeve të tjera evropiane, përfshirë të gjitha shtetet anëtare të BE-së, duke përfituar nga një treg i përbashkët financiar modern dhe efikas.

Ky është një ndër hapat më të prekshëm që afron Shqipërinë me Bashkimin Evropian, jo vetëm në aspektin financiar, por edhe në atë ekonomik dhe institucional. Përfshirja në SEPA tregon se Shqipëria ka përmbushur një sërë standardesh teknike dhe ligjore të kërkuara për t’u bërë pjesë e këtij sistemi.

Procesi është i automatizuar dhe përfshin të gjitha bankat e nivelit të dytë në Shqipëri. Mjafton të kesh një llogari bankare në euro dhe mund të realizosh pagesa SEPA drejt 41 vendeve të tjera të Evropës.

BSH-ja thekson se, përfshirja e Shqipërisë në SEPA është një fitore për të gjithë: qytetarët kursejnë para dhe kohë, bizneset fitojnë efikasitet dhe besueshmëri, dhe vendi forcon lidhjet e tij me sistemin ekonomik evropian.

/e.xh/j.p/r.e/

The post Prej sot transaksionet financiare me 41 vende të Evropës 5 herë më lirë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BRUKSEL – Ropke: Kriza e kostos së jetesës kërcënon besimin te demokracia

19 September 2025 at 14:44

BRUKSEL, 19 shtator /ATSH-DPA-ENR/ – Dështimi për të zgjidhur mungesën e strehimit dhe kostot në rritje mund të kenë pasoja të zymta për shoqërinë, paralajmëron presidenti në largim i Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian (EESC), Oliver Ropke për European Newsroom (ENR) në një intervistë në fund të mandatit të tij, i cili skadon këtë muaj pas dy vitesh e gjysmë.

“Kriza e kostos së jetesës është një kërcënim i madh për… besimin te demokracia dhe për besimin edhe në aftësinë e Evropës për të vepruar”, tha Ropke për ENR, ku ATSH është anëtare me të drejta të plota.

“Ne duhet ta trajtojmë këtë sepse përndryshe ne tashmë po shohim standardet themelore, të drejtat themelore, standardet e shtetit të së drejtës që po gërryhen”, shtoi ai.

EESC është një organ këshillues që përfaqëson punëdhënësit, sindikalistët dhe organizatat e shoqërisë civile në të gjithë Evropën.

Ai ka bërë fushatë për vite me radhë për të ndërmarrë më shumë veprime të BE-së për strehimin.

Që nga viti 2010, çmimet e shtëpive janë rritur me 57,9% në të gjithë Bashkimin Evropian dhe qiratë me 27,8%, sipas të dhënave të Eurostat të publikuara në korrik. Gjatë së njëjtës periudhë, pagat kanë pasur vështirësi të përballojnë kostot në rritje.

Me rritjen e kostove të ndërtimit dhe ngadalësimin e ndërtimit, ka më pak banesa të reja që hyjnë në treg. Në të njëjtën kohë, më shumë shtëpi po përdoren për qira afatshkurtra ose blihen si investime, duke e përkeqësuar më tej rritjen e çmimeve, veçanërisht në qytete.

“Ne e dimë se nuk ka një zgjidhje të vetme për të gjithë”, tha Ropke, ndërsa shprehu shpresën se Komisioni Evropian do të hartojë propozime konkrete, një kornizë dhe një plan veprimi për shtetet anëtare.

KESE ka dhënë rekomandime për politikat e strehimit në nivel BE-je, duke theksuar një mungesë prej 270 miliardë eurosh (318 miliardë euro) të identifikuar nga Banka Evropiane e Investimeve (BEI).

Ai argumenton se politika e kohezionit të BE-së – përpjekjet për të zvogëluar pabarazitë ekonomike midis shteteve anëtare – duhet të përfshijë instrumente për të trajtuar strehimin e përballueshëm dhe se rregullat e buxhetit të BE-së duhet të japin më shumë liri veprimi.

Brukseli nuk mund të vendosë politika strehimi

BE-ja nuk ka kontroll të drejtpërdrejtë mbi çështjet e strehimit. Nuk mund të nxjerrë ligje ose vendime për gjëra të tilla si çmimet e shtëpive, rregullat e ndërtimit ose politikat e strehimit në të gjithë bllokun. Këto janë pronë e shteteve anëtare.

Megjithatë, BE-ja mund të ndikojë në kryeqytetet kombëtare. Blloku planifikon të paraqesë një Plan Strehimi të Përballueshëm në fillim të vitit 2026.

“Ky plan do të përshkruajë se si BE-ja mund të ketë ndikim dhe si mund të punojmë së bashku drejt strehimit të përballueshëm, të qëndrueshëm dhe të denjë për të gjithë”, tha Dan Jorgensen, komisioneri i parë i Strehimit i BE-së.

Ai i nxiti evropianët të kontribuojnë në një konsultim publik përmes një pyetësori online.

Strehimi është ngritur në agjendë që nga zgjedhjet e Parlamentit Evropian të vitit të kaluar. Rritja e çmimeve, kostoja e jetesës dhe ekonomia ishin temat kryesore që i motivuan njerëzit të votonin, sipas anketës pas zgjedhjeve të BE-së.

Ropke tha se një nga pyetjet kryesore është se si të financohet strehimi. Ai e pranoi se do të ishte e kushtueshme, por tha se kostoja e mosveprimit do të ishte “edhe më e lartë”.

“Shpresoj se do të shohim disa instrumente të reja. Shohim shumë gatishmëri te BEI-ja për të ecur përpara dhe gjithmonë kam këmbëngulur që politika e kohezionit duhet të përqendrohet më shumë edhe në strehimin e përballueshëm”, tha ai./  a.jor.

The post BRUKSEL – Ropke: Kriza e kostos së jetesës kërcënon besimin te demokracia appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Projektligji për barazinë gjinore, 911 milionë lekë kosto në një dekadë

12 September 2025 at 15:21

hqipëria vijon të përballet me boshllëqe të dukshme në arritjen e barazisë gjinore, siç thekson Raporti i Komisionit Evropian 2024, ku evidentohen mangësi në përfaqësimin e grave në politikë, në tregun e punës dhe në harmonizimin e kuadrit ligjor me standardet e BE-së. Projektligji i ri për barazinë gjinore, i cili është ende në diskutim […]

The post Projektligji për barazinë gjinore, 911 milionë lekë kosto në një dekadë appeared first on BoldNews.al.

Rritje e lehtë e kostove të prodhimit në 3-mujorin e dytë

4 September 2025 at 17:47

TIRANË, 4 shtator/ATSH/ Në tremujorin e dytë të vitit 2025, kostoja në prodhim u rrit me 0,3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Referuar raportit të publikuar sot nga Instituti i Statistikave (INSTAT), seksionet që kontribuuan më shumë në këtë rritje ishin “furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave” dhe “industria përpunuese”, secila me rritje prej 0,4%. Ndërkohë, seksioni “industri nxjerrëse” pati një rritje më të ulët prej 0,2%.

Për sa i përket aktiviteteve të veçanta, sektori i “prodhimit të mobiljeve” ka pësuar një rritje të konsiderueshme të çmimeve prej 2,5%, ndërsa “prodhimi i kimikateve dhe produkteve kimike” ka shënuar një rënie të çmimeve me 1,6%.

Kur krahasojmë çmimet për tregun vendas, ato kanë pësuar një rritje prej 0,5% krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa për eksport, kjo rritje ka qenë gjithashtu 0,5%.
Pjesa më e madhe e rritjes për eksport vjen nga sektori i industrisë nxjerrëse, me një rritje prej 2,7%.

Në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2025, çmimet e prodhimit janë rritur lehtësisht me 0,1%. Kjo rritje është më e dukshme në industrinë nxjerrëse dhe atë përpunuese. /j.p/

The post Rritje e lehtë e kostove të prodhimit në 3-mujorin e dytë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ngadalësohet rritja e kostove në ndërtim, pagat u rritën me 6,2%

3 September 2025 at 15:27

TIRANË, 3 shtator/ATSH/ Në tremujorin e dytë të këtij viti, kostot në sektorin e ndërtimit u rritën 1,1%, krahasuar me 2,5% një vit më parë, çka tregon një ngadalësim të ritmit të rritjes së çmimeve.

Rritja më e madhe e kostos gjatë këtij viti është për pagat me 6,2%, ndjekur nga makineritë me 2,2% dhe transporti me 1,4%.

Ndërkohë, çmimet e materialeve të ndërtimit kanë rënë lehtë, me 0,7%. Rritjen më të lartë e patën materialet elektrike dhe të komunikimit, me respektivisht 1,8%.

Krahasuar me tremujorin e parë të këtij viti, ndërtimi është shtrenjtuar 0,4%, kryesisht si efekt i rritjes së shpenzimeve për paga me 1,6%.

Ndërsa shpenzimet për makineri dhe transport u rritën përkatësisht me 0,5% secili.
Nga ana tjetër, shpenzimet për materiale shënuan ulje me 0,1%.

/r.e/a.f/

The post Ngadalësohet rritja e kostove në ndërtim, pagat u rritën me 6,2% appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Europa përballet me kosto të lartë për riarmatim nëse SHBA-ja tërheq trupat

3 September 2025 at 09:05

Shtetet europiane mund të përballen me një faturë në vlerë prej një trilion dollarësh për riarmatim, në dritë të kërcënimit në rritje nga Rusia dhe rishikimit të ri të mbrojtjes nga Shtetet e Bashkuara, që mund të sjellë një tërheqje dramatike të forcave amerikane nga kontinenti, u tha në një raport të publikuar më 3 […]

The post Europa përballet me kosto të lartë për riarmatim nëse SHBA-ja tërheq trupat appeared first on BoldNews.al.

FOKUS – Avioni më i lirë nga treni, por çmimin e ”paguan” ambienti

24 August 2025 at 07:34

ROMË, 24 gusht /ATSH-ANSA/ – Pavarësisht ndikimit të tij të madh në ambient, udhëtimi ajror në Evropë është më i lirë se udhëtimi me tren, deri në 26 herë më i lirë, falë lehtësirave tatimore që gëzojnë linjat ajrore.

Ky raport u nxor nga organizata ”Greenpeace Central and Eastern Europe”, e cila denoncon dështimin e sistemit evropian të transportit dhe bën thirrje, ndër të tjera, për investime në rrjetin hekurudhor dhe futjen e “biletave klimatike” të përballueshme dhe të lehta për t’u përdorur.

Raporti shqyrton 142 itinerare në 31 vende evropiane, duke treguar se fluturimet janë mesatarisht më të lira se trenat në 54% të 109 itinerareve ndërkufitare të analizuara.

Në Itali, situata është edhe më e keqe, pasi në 16 itineraret ndërkombëtare që përfshijnë vendin, udhëtimi ajror është mesatarisht më i lirë se udhëtimi me tren në 88% të rasteve, duke e vendosur Italinë në vendin e katërt midis vendeve evropiane ku udhëtimi ajror është më i lirë se udhëtimi me tren.

Kësaj i shtohet shpesh një ndryshim i konsiderueshëm çmimesh, pasi udhëtimi nga Luksemburgu në Milano kushton pothuajse 12 herë më shumë me tren sesa me aeroplan, dhe nga Barcelona në Londër deri në 26 herë më shumë.

Kostoja mjedisore është e jashtëzakonshme.

OJQ-ja thotë se fluturimet lëshojnë mesatarisht pesë herë më shumë CO2 për pasagjer për kilometër sesa trenat.

Krahasuar me sistemet hekurudhore që përdorin 100% energji elektrike të rinovueshme, ndikimi i tyre mund të jetë mbi 80 herë më i madh./   /os/

The post FOKUS – Avioni më i lirë nga treni, por çmimin e ”paguan” ambienti appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pas 15 vitesh zvarritje, Rama reklamon asfaltin e rrugës Qukës-Qafë Plloçë

By: Ardit
19 August 2025 at 17:47

Kryeministri Edi Rama premtoi të martën përfundimin e segmentit rrugor Qukës-Qafë Plloçë, një investim që ka nisur afro 15 vite më parë dhe i ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë dhjetra milionë dollarë. Ai u ofroi ndjekësve të tij në Facebook dy foto të asfaltit të hedhur në këtë segment rruge me nënshkrimin “pjesë nga segmenti drejt […]

The post Pas 15 vitesh zvarritje, Rama reklamon asfaltin e rrugës Qukës-Qafë Plloçë appeared first on BoldNews.al.

Rregullat e reja për lëngjet në avion rrisin kaosin dhe kostot për udhëtarët

3 August 2025 at 21:06

Vetëm pak ditë pas vendimit të Bashkimit Europian për të lejuar deri në dy litra lëngje në bagazhet e dorës, udhëtarët janë përballur me një tjetër shqetësim: çmimet e larta shtesë për transportin e tyre. Shoqata italiane e mbrojtjes së konsumatorëve, Assoutenti, paralajmëron se mungesa e qartësisë dhe zbatimi i ndryshëm i rregullit nëpër aeroporte […]

The post Rregullat e reja për lëngjet në avion rrisin kaosin dhe kostot për udhëtarët appeared first on BoldNews.al.

Rama: Inovacioni, pjesë e zhvillimit bujqësor për uljen e kostove

TIRANË, 2 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se inovacioni duhet të bëhet pjesë e pandashme e zhvillimit të sektorit bujqësor, përmes përdorimit të teknologjive të reja dhe energjive alternative.

Në fjalën përmbyllëse pas diskutimeve të Ditës së Parë të Dialogut për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, një platformë komunikimi mes fermerëve dhe sipërmarrësve, Rama theksoi se ulja e kostove për prodhuesit duhet të vijë edhe përmes qasjeve inovative dhe investimeve të qëndrueshme në energji.

“U tha aty shumë qartë, që ndërkohë që shikojmë këto aspekte, duhet të mendojmë dhe për uljen e kostove dhe duhet të jemi inovativë në shumë drejtime. Duhet të shfrytëzojmë edhe mbetjet e punës në bujqësi për të përfituar përmes riciklimit. Kemi shembull të shkëlqyer në Cërrik, ku falë qartësisë së kryetarit të Bashkisë së Cërrikut, që e kemi model në këtë punë dhe që ka sjellë një propozim tjetër për ta futur edhe IA-në në këtë proces, duhet të angazhohemi bashkërisht, qeveria, njësitë vendore dhe sipërmarrja për të ndërtuar sistemet e biogazit, që kanë një investim të konsiderueshëm fillimisht, por që kanë fitim. Në këtë investim duhet të ndërhyjmë ne, qeveria, njësitë vendore etj. Sipërmarrja këtë vetë e ka të pamundur, pasi ka barrë nga më të mëdhatë, e s’mund t’i kërkosh të investojë në një sistem që ka përfitime të mëdha, por që investimin fillestar e ka të madh”, tha Rama.

Ai vuri në dukje se për të shfrytëzuar potencialin e plotë të bujqësisë, është e nevojshme që institucionet publike, njësitë vendore dhe sektori privat të bashkëpunojnë ngushtë në drejtim të modeleve të reja zhvillimi.

/r.e/

The post Rama: Inovacioni, pjesë e zhvillimit bujqësor për uljen e kostove appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌