Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Prag festash/ Gjelat e detit mbeten stok! Importi ul çmimet dhe dëmton fermerët

By: Brisi
16 December 2025 at 20:38

Gjeli i detit në Peqin, edhe pse njihet për vlerat e tij ushqyese, ka mbetur pa u shitur. Fermerët tregojnë se dalin çdo ditë në rrugë për ta tregtuar, megjithatë mungon fuqia blerëse. Aktualisht, gjeli i detit po tregtohet me 10 mijë lekë, por i gjithë mundi që fermerët kanë bërë gjatë gjithë vitit për […]

The post Prag festash/ Gjelat e detit mbeten stok! Importi ul çmimet dhe dëmton fermerët appeared first on BoldNews.al.

Gjeli i detit, importi uli çmimet/ Fermerët në Peqin: Rritja natyrale e shpendëve, kohë dhe kosto

By: xhir jeta
8 December 2025 at 14:08

Edhe pse Peqini ka një traditë të gjatë në mbarështimin e gjelit të detit, fermerët e zonës thonë se përballen me vështirësi e sfida të mëdha në kujdesin ndaj tyre.

Fermerët theksojnë se rritja natyrale e shpendëve kërkon më shumë kohë dhe kosto më të larta, ndërsa në treg ata përballen me konkurrencën e produkteve të importit, që shiten me çmime më të ulëta.

Aktualisht, gjeli i detit i rritur në fermat e Peqinit tregtohet me 1000–1200 lekë për kilogram, një çmim që sipas fermerëve shpesh nuk mbulon kostot reale të prodhimit.

Gjatë aktivitetit promovues të organizuar në Peqin, drejtori i Bujqësisë Nazmi Xhyra, u shpreh se rreth 30 mijë gjela deti mbarështrohen çdo vit në zonë, të njohur për cilësinë dhe shijen e veçantë.

Peqini është i njohur për mbarështimin e gjelit të detit, simboli kryesor i tryezës festive të Vitit të Ri./abcnews.al

 

Panairi tradicional i Gjelit të Detit në Peqin, promovon prodhimet lokale dhe ushqimet tradicionale

6 December 2025 at 14:06

TIRANË, 6 dhjetor  /ATSH/ Në Peqin u zhvillua panairi tradicional i Gjelit të Detit, një ngjarje që sjell në vëmendje traditën shumëvjeçare të mbarështimit të këtij shpendi, simboli kryesor i tryezës festive të Vitit të Ri.

Aktiviteti mblodhi bashkë fermerë, qytetarë dhe vizitorë, me qëllim promovimin e prodhimeve lokale dhe traditave gastronomike të zonës. I pranishëm deputeti i PS-së, Arbjan Mazniku, theksoi rëndësinë e mbështetjes së iniciativave që nxjerrin në pah potencialin rural dhe kulturor të qytetit.

Panairi, ofroi gjithashtu edhe një gamë të gjerë ushqimesh tradicionale, ku në qendër të vëmendjes ishte Gjeli i Detit, simbol i këtij aktiviteti. Vizitorët patën mundësinë të shijojnë gatime autentike të përgatitura nga komuniteti lokal, duke përfshirë edhe prodhime të tjera tradicionale të rajonit. Ngjarja synoi të promovojë traditën dhe të nxisë ndërveprimin mes prodhuesve, shkollave dhe qytetarëve.

Shkolla 9-vjeçare “Demir Godelli” në Peqin, pati një pjesëmarrje të veçantë, duke organizuar edhe një koncert me këngë dhe valle, teksa nxënësit ishin të veshur me kostume tradicionale të zonës.

Nxënësit dhe stafi shkollor prezantuan gjithashtu produktet tipike të zonës të përgatitura me kujdes, duke ofruar vizitorëve një eksperiencë të pasur gastronomike dhe kulturore.

Panairi u zhvillua në kalanë e qytetit, një ambient historik që i shtoi ngjarjes një dimension kulturor dhe turistik. Aktiviteti vuri në pah rëndësinë e ruajtjes së traditave lokale dhe bashkëpunimin mes institucioneve arsimore, komunitetit dhe fermerëve, duke kontribuar  në promovimin e identitetit kulturor dhe gastronomik të Peqinit. /e.xh/ /a.g/

 

The post Panairi tradicional i Gjelit të Detit në Peqin, promovon prodhimet lokale dhe ushqimet tradicionale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Peqin/ 72-vjeçari helmon kullotat e bashkëfshatarit pas konfliktit, ngordhin 12 bagëti

By: armand
5 December 2025 at 13:45

Një ngjarje e pazakontë dhe në kufijtë e çmendurisë ka ndodhur në vendin tonë, ku një i moshuar për shkak të konfliktit të pronësisë, ka helmuar qëllimisht tokën duke vrarë bagëtitë e bashkëfshatarit të tij. Ngjarja ka ndodhur në Peqin, kurse policia bëri me dije se mori nën procedim 72-vjeçarin me inicialet K.S., pas denoncimit. […]

The post Peqin/ 72-vjeçari helmon kullotat e bashkëfshatarit pas konfliktit, ngordhin 12 bagëti appeared first on BoldNews.al.

Problematika në aksin Elbasan-Peqin pas reshjeve, bllokohet qarkullimi rrugor

By: M C
23 November 2025 at 23:36

Në Qarkun e Elbasanit, deri tani janë regjistruar disa problematika si pasojë e reshjeve. HEC Banje ka rritur shkarkimet në 200 m³/sek, përveç 100 m³/sek të prodhimit, për shkak se edhe Moglica është në kuota maksimale.

Situata do të monitorohet, duke u bazuar në ndryshimet e prurjeve dhe faktorë të tjerë. Ndërsa aksi rrugor Elbasan-Peqin u bllokua pjesërisht pasditen e sotme nga një pishë e rënë në rrugë.

Zona e Fushave të Sulovës, e cila është në harta rreziku për shkarkimet nga HEC Banje, deri tani nuk ka regjistruar përmbytje ose ujë në tokat bujqësore.

The post Problematika në aksin Elbasan-Peqin pas reshjeve, bllokohet qarkullimi rrugor appeared first on Albeu.com.

Problematika në aksin Elbasan-Peqin, rrëzimi i pishave bllokon qarkullimin

By: armand
23 November 2025 at 22:14

Në Qarkun e Elbasanit, deri tani janë regjistruar disa problematika si pasojë e reshjeve: HEC Banje ka rritur shkarkimet në 200 m³/sek, përveç 100 m³/sek të prodhimit, për shkak se edhe Moglica është në kuota maksimale. Situata do të monitorohet, duke u bazuar në ndryshimet e prurjeve dhe faktorë të tjerë. Aksi rrugor Elbasan-Peqin u […]

The post Problematika në aksin Elbasan-Peqin, rrëzimi i pishave bllokon qarkullimin appeared first on BoldNews.al.

Sulmuan me thikë 36-vjeçarin në Peqin, shpallen në kërkim dy persona

By: M C
10 November 2025 at 20:39

Policia e Peqinit ka shpallur në kërkim dy person, pasi dyshohet se kanë goditur e thikë një 36-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta.

Sipas njoftimit të policisë, në kërkim janë shpallur shtetasit F. B., 43 vjeç dhe K. B., 24 vjeç, pasi dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasin A. T., 36 vjeç. Gjatë konfliktit shtetasi K. B. e ka dëmtuar 36-vjeçarin, me mjet prerës.

Aktualisht i dëmtuari po merr mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit F. B., 43 vjeç dhe K. B., 24 vjeç, pasi dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasin A. T., 36 vjeç, dhe gjatë konfliktit, shtetasi K. B. e ka dëmtuar 36-vjeçarin, me mjet prerës (thikë). I dëmtuari po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për kapjen e shtetasve F. B. dhe K. B.”, njofton policia.

The post Sulmuan me thikë 36-vjeçarin në Peqin, shpallen në kërkim dy persona appeared first on Albeu.com.

Plagosën me thikë 36-vjeçarin, shpallen në kërkim 2 persona në Peqin

By: Elva
10 November 2025 at 19:35

Policia e Peqinit ka shpallur në kërkim dy persona, të cilët dyshohet se sulmuan me thikë një 36-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta. I dëmtuari u dërgua menjëherë në spital, ku po merr trajtim mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në kërkim janë shpallur shtetasit F. B., 43 vjeç, dhe K. B., […]

The post Plagosën me thikë 36-vjeçarin, shpallen në kërkim 2 persona në Peqin appeared first on BoldNews.al.

Gjendet i pajetë një person pranë hekurudhës në Peqin

8 November 2025 at 13:51


Një person është gjetur i pajetë këtë të shtunë pranë hekurudhës në afërsi të qytetit të Peqinit.

Personi i pajetë është rreth 60 vjeç, ndërsa nuk dihen rrethanat e vdekjes.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, e cila ka dërguar trupin për ekspertizë për të mësuar shkaqet e vdekjes.

Viktima nuk është identifikuar ende. /Tch/

E rëndë në Peqin/ Gjendet një person pa shenja jete pranë hekurudhës

By: V K
8 November 2025 at 13:02

Këtë të shtunë, një person është gjetur pa shenja jete  pranë trasesë së hekurudhës që lidh Peqinin me Elbasanin.

Trupin e viktimës e ka zbuluar një kalimtar, i cili ka njoftuar menjëherë policinë lokale.

Ndërkohë, ende nuk ka detaje nëse bëhet fjalë për vdekje për shkaqe natyrale apo vrasje.

The post E rëndë në Peqin/ Gjendet një person pa shenja jete pranë hekurudhës appeared first on Albeu.com.

Peqin/ Gjendet një person i pajetë pranë hekurudhës

By: Elva
8 November 2025 at 12:44

Një person është gjetur i pajetë këtë të premte pranë trasesë së hekurudhës që lidh Peqinin me Elbasanin. Bujar Mezini, 67 vjeç dyshohet se Mezini ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, pasi pak kohë më parë kishte pësuar hemorragji cerebrale, që mund të ketë ndikuar në gjendjen e tij shëndetësore. Trupin e viktimës e ka […]

The post Peqin/ Gjendet një person i pajetë pranë hekurudhës appeared first on BoldNews.al.

Salla: Ndërhyrje në 24 kilometra gjatësi të kanalit ujitës Peqin–Kavajë

29 October 2025 at 16:35

TIRANË, 29 tetor /ATSH/ Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, inspektoi punimet në terren në segmentet e Peqinit dhe Rrogozhinës për rehabilitimin e kanalit ujitës Peqin–Kavajë.

Salla tha se, ky është një projekt strategjik për bujqësinë në këtë zonë.

Investimi, i cili ka arritur rreth 60% të realizimit, përfshin ndërhyrje në gjithë gjatësinë prej 24 kilometrash të kanalit. Në zonën e Peqinit janë kryer punime me betonim në 1 kilometër, ndërsa pjesa tjetër është rehabilituar plotësisht. Aktualisht po punohet me intensitet për përfundimin e projektit brenda afateve të parashikuara.

Ministri bëri të ditur se, “ky investim do të sigurojë ujitjen e rreth 630 hektarëve tokë bujqësore në zonën e Peqinit dhe 3,500 hektarëve në zonën e Rrogozhinës, duke rritur ndjeshëm efikasitetin e sistemit të ujitjes, rendimentin e kulturave bujqësore dhe qëndrueshmërinë e prodhimit në të gjithë rajonin”.

Salla theksoi se rehabilitimi i kanaleve ujitëse është prioritet për qeverinë, pasi garanton jo vetëm përmirësimin e infrastrukturës bujqësore, por edhe rritjen e të ardhurave të fermerëve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të zonave rurale. e.xh/j.p/

The post Salla: Ndërhyrje në 24 kilometra gjatësi të kanalit ujitës Peqin–Kavajë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Salla: Sistemi ujitës Peqin-Kavajë siguron vaditje për 9 mijë ha tokë

28 October 2025 at 21:39


TIRANË, 28 tetor/ATSH/ Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, inspektoi sot punimet në Veprën e Marrjes, Diga Çengelë, mbi lumin Shkumbin, ku është përmbyllur 90% e punimeve, si pjesë e projektit të rehabilitimit të sistemit ujitës Peqin–Kavajë.

Kjo vepër është një ndër ndërhyrjet më të rëndësishme në infrastrukturën ujitëse në vend, duke siguruar furnizimin me ujë vaditës për rreth 9,000 hektarë tokë bujqësore në bashkitë Peqin, Rrogozhinë dhe Kavajë.

Gjatë inspektimit, ministri Salla vlerësoi ecurinë e punimeve dhe theksoi rëndësinë e përfundimit të projektit, për të garantuar përdorim më efikas të burimeve ujore dhe mbështetje të qëndrueshme për fermerët e zonës.

“Rehabilitimi i kësaj vepre ujitëse është një hap konkret drejt rritjes së produktivitetit në fushat bujqësore të kësaj zone me potencial të lartë”, u shpreh ministri Salla. /j.p/

The post Salla: Sistemi ujitës Peqin-Kavajë siguron vaditje për 9 mijë ha tokë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Godinë multifunksionale për shërbimin e kërkim-shpëtimit malor në Shqipëri

27 October 2025 at 13:29

TIRANË, 27 tetor/ATSH/ Federata Shqiptare e Alpinizmit dhe Turizmit Malor bëri me dije në një njoftim se është finalizuar projekti për të ardhmen e shërbimit të kërkim-shpëtimit malor të Shqipërisë.

Në njoftim thuhet se në kuadër të projekteve IPA, AST Elbasan dhe Federata Shqiptare e Alpinizmit dhe Turizmit Malor me partner bashkinë Peqin dhe nga Maqedonia e Veriut, Parku i Galicisës, Kryqi i Kuq dhe disa aktorë të tjerë, përfitojnë një godinë multifunksionale që do shërbejë si qendër operacionale dhe trajnimi.

Kjo godinë do të funksionojë jo vetëm për qarkun e Elbasanit, por dhe për gjithë Shqipërinë, pasi do të jetë e para dhe e vetmja qendër e ndërtuar në territorin e vendit tonë.

Sipas Federatës Shqiptare të Alpinizmit, në këtë projekt përfitim i drejtpërdrejtë vjen për grupin e kërkim-shpëtimit të rajonit të Elbasanit, si strukturë me pajisjet e plota, si edhe trajnimin e 10-20 pjesëtarëve të shërbimit të kërkim-shpëtimit.

/e.i/a.f/r.e/

The post Godinë multifunksionale për shërbimin e kërkim-shpëtimit malor në Shqipëri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Inxhinjeri humbi jetën në kantier, të afërmit: Punonte për ‘Alb Building’, nuk ka asnjë siguri në punë

By: Elva
25 October 2025 at 17:52

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të premten, më 24 tetor, rreth orës 14:00, në kantierin e ndërtimit të rrugës Peqin–Elbasan, ku humbi jetën inxhinieri Guri Dashi, drejtues i kantierit pranë kompanisë “Alb Building” sh.p.k. Dashi ra nga ura e re gjatë montimit të trarëve, duke marrë plagë të rënda që i shkaktuan vdekjen e […]

The post Inxhinjeri humbi jetën në kantier, të afërmit: Punonte për ‘Alb Building’, nuk ka asnjë siguri në punë appeared first on BoldNews.al.

Ra nga lartësia/ Vdekja e inxhinierit në kantierin e ndërtimit, arrestohet drejtuesi teknik në Peqin

25 October 2025 at 12:55

Një 64-vjeçar, me detyrë drejtues teknik është arrestuar për, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Arrestimi i tij është bërë pasi gjatë punës në kantierin e ndërtimit, në fshatin Paulesh në Peqin ka rënë nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën inxhinieri, shtetasi 42 vjeç.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin arrestuan në flagrancë shtetasin 64 vjeç, me detyrë drejtues teknik, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi pasditen e djeshme, gjatë punës në kantierin e ndërtimit, në fshatin Paulesh, ka rënë nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën inxhinieri, shtetasi 42 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.

/abcnews.al/

Zjarri masiv në Peqin, “shkrumbohen” hapësia të mëdha me pemë frutore

By: M C
13 October 2025 at 16:44

Një zjarr me përmasa të mëdha është konstatuar këtë pasdite në fshatin Fatisht në bashkinë Peqin. Flakët janë përhapur me shpejtësi duke vënë në rrezik disa banaesa dhe fusha me pemë që gjenden pranë.

Raportimet paraprake dëshmojnë se zjarri ka nisur në një zonë me bismësi të dendur dhe është përhapur menjëherë për shkak të erës dhe temperaturave të larta. Shërbimet e zjarrëfikseve janë lajmëruar nga banorët dhe momentalisht janë duke punuar për vënien nën kontroll të flakëve.

Dëmet materiale priten të jenë të konsiderueshme, por nuk raportohet për të lënduar. Në ndihmë të zjarrfikësve lokalë janë angazhuar edhe forca shtesë nga bashki të tjera, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e zjarrit.

The post Zjarri masiv në Peqin, “shkrumbohen” hapësia të mëdha me pemë frutore appeared first on Albeu.com.

“Për vrasjen e Talos bëja pakt edhe me Djallin”/ Erion Alibej: Suel Çela fshihet në Peqin

30 September 2025 at 17:46

Erion Alibej, një nga të penduarit e drejtësisë në dosjen “Plumbi i artë”, pretendoi në seancën e të martës se dinte vendodhjen e Suel Çelës, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK si drejtues i një organizate kriminale. I penduari tha se ishte i gatshëm të bashkëpunonte jo vetëm me Nuredin Dumanin, por edhe me […]

The post “Për vrasjen e Talos bëja pakt edhe me Djallin”/ Erion Alibej: Suel Çela fshihet në Peqin appeared first on BoldNews.al.

EMRAT/ Aksidenti me vdekje në aksin Elbasan-Peqin, arrestohen dy persona

By: Elva
26 September 2025 at 08:33

Policia e Peqinit ka arrestuar dy drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksidentin tragjik që ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatin Përparim. Në pranga kanë rënë Baftjar Debrova, drejtues i furgonit që u përplas me mjetin e pastrimit, si dhe Përparim Bufi, drejtues i automjetit të pastrimit të mbeturinave. Arrestimi i tyre u krye në […]

The post EMRAT/ Aksidenti me vdekje në aksin Elbasan-Peqin, arrestohen dy persona appeared first on BoldNews.al.

Aksident në Peqin ku humbi jetën punonjësi i pastrimit, arrestohen dy drejtuesit e mjeteve

By: D Marku
26 September 2025 at 08:43

Policia e Peqinit ka arrestuar dy drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksidentin me pasojë vdekjen e një personi mbrëmë në fshatin Përparim i Peqinit.

Burime zyrtare bënë me dije se Baftjar Debrova, drejtuesi i furgonit që u përplas me mjetin e pastrimit dhe Përparim Bufi, drejtuesi i mjetit të pastrimit u arrestuan në kuadër të hetimeve për të përcaktuar përgjegjësitë konkrete në këtë ngjarje tragjike. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë vonë kur një furgon u përplas me një automjet pastrimi të mbeturinave në aksin e rrugës kombëtare Peqin -Elbasan në fshatin Përparim.

Përplasja ka qenë e fortë dhe fatkeqësisht ka rezultuar fatale për Kadri Dedej (i njohur edhe me emrin Bedri Dedej), punonjës i pastrimit, i cili ndodhej pranë mjetit të punës në momentin e aksidentit.

Ai ndërroi jetë në vendngjarje si pasojë e goditjes së rëndë.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti tragjik.

The post Aksident në Peqin ku humbi jetën punonjësi i pastrimit, arrestohen dy drejtuesit e mjeteve appeared first on Albeu.com.

❌
❌