Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Peqin/ 72-vjeçari helmon kullotat e bashkëfshatarit pas konfliktit, ngordhin 12 bagëti

By: armand
5 December 2025 at 13:45

Një ngjarje e pazakontë dhe në kufijtë e çmendurisë ka ndodhur në vendin tonë, ku një i moshuar për shkak të konfliktit të pronësisë, ka helmuar qëllimisht tokën duke vrarë bagëtitë e bashkëfshatarit të tij. Ngjarja ka ndodhur në Peqin, kurse policia bëri me dije se mori nën procedim 72-vjeçarin me inicialet K.S., pas denoncimit. […]

The post Peqin/ 72-vjeçari helmon kullotat e bashkëfshatarit pas konfliktit, ngordhin 12 bagëti appeared first on BoldNews.al.

Ushtria mobilizohet kundër ethes së derrave në Spanjë, dyshohet se u shkaktua nga sanduiçi i kontaminuar

By: gaze tare
1 December 2025 at 15:24

Ushtria spanjolle u vendos sot për të frenuar një shpërthim të etheve afrikane të derrave pranë Barcelonës, të cilën zyrtarët thonë se mund të jetë shkaktuar nga një derr i egër që hëngri ushqim të kontaminuar, siç është një sanduiç, duke shkaktuar një zinxhir ngjarjesh që tani po prish një industri multi-miliardë euroshe të eksportit të mishit të derrit.

Spanja konfirmoi të premten se dy derra të egër të gjetur të ngordhur në parkun Collserola, 21 km nga Barcelona, ​​​​kishin rezultuar pozitivë për sëmundjen, duke nxitur krijimin e një zone përjashtimi prej 6 km rreth zonës së prekur në Bellaterra. Autoritetet tani po analizojnë raste të tjera të dyshuara në zonë dhe presin raste të tjera.

“Mundësia më e mundshme… është që një mish, një sanduiç, ushqim i kontaminuar, mund të ketë përfunduar në një kosh plehrash – duhet të marrim parasysh se Bellaterra është një zonë me shumë trafik nga e gjithë Evropa – dhe pastaj një derr i egër mund ta ketë ngrënë atë dhe të jetë infektuar”, tha sot Ministri i Bujqësisë Katalanase, Oscar Ordeig, për Catalunya Radio.

Murtaja afrikane e derrave, e cila është e padëmshme për njerëzit, po përhapet me shpejtësi midis derrave dhe derrave të egër, duke paraqitur një rrezik të konsiderueshëm ekonomik për Spanjën, një nga eksportuesit më të mëdhenj të mishit të derrit në botë.

Zona e kontaminuar është pranë autostradës AP-7, një rrugë kryesore transporti që lidh Spanjën dhe Francën. Ordeing tha se mungesa e derrave të egër të infektuar diku tjetër në Katalonjë dhe Francë do të thotë se transporti i ushqimit të kontaminuar nga njerëzit mund të ketë sjellë virusin.

Përpjekjet për të kontrolluar sëmundjen u intensifikuan dje, të dielën, me 300 policë dhe roje bujqësore katalanase të vendosura, të ndjekura nga 117 anëtarë të njësisë ushtarake të emergjencës UME sot. Ministri i Bujqësisë i Spanjës, Luis Planas, tha të shtunën se rreth një e treta e certifikatave të eksportit të mishit të derrit në vend ishin sekuestruar si rezultat i shpërthimit, megjithëse deri më tani nuk ishte prekur asnjë fermë. Fermat e derrave brenda një rrezeje prej 20 kilometrash nga shpërthimi fillestar po përballen me kufizime në operacionet dhe shitjet e tyre.

The post Ushtria mobilizohet kundër ethes së derrave në Spanjë, dyshohet se u shkaktua nga sanduiçi i kontaminuar appeared first on iconstyle.al.

Katër nxënës të shkollës fillore “Dimo Haxhi Dimov” të komunës së Karposhit vazhdojnë të qëndrojnë në trajtim spitalor si pasojë e dyshimeve për helmim

30 November 2025 at 16:10


Katër nxënës të shkollës fillore “Dimo Haxhi Dimov” të komunës së Karposhit vazhdojnë të qëndrojnë në trajtim spitalor si pasojë e dyshimeve për helmim, me simptoma të vjelljes, dhimbjes së barkut dhe temperaturës së lartë.

Nga Klinika për Sëmundje të Fëmijëve sqarojnë se gjendja e tyre shëndetësore është e qëndrueshme dhe e mirë, ndërsa gjatë dy ditëve të fundit nuk janë regjistruar raste të reja.

“Momentalisht kemi 4 fëmijë që po i nënshtrohen trajtimit spitalor në Klinikën për sëmundje të fëmijëve, të gjithë morën trajtimin e duhur mjekësor dhe kujdesin e nevojshëm, tani janë në një gjendje shëndetësore dukshëm të përmirësuar. Ditën e premte kemi lëshuar tre fëmijë në shtëpi. Dje dhe sot nuk kemi pasur raste të reja”, tha Klinika për sëmundje të fëmijëve.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik nga analizat e mostrave të ujit të marra nga Shkolla Fillore “Dimo Haxhi Dimov” është konstatuar se analizat fiziko-kimike dhe mikrobiologjike të ujit janë brenda vlerave referuese, respektivisht nuk janë gjetur metale të rënda në mostrat e ujit. Ndërsa në tre çezme të shkollës, respektivisht një në kuzhinë dhe dy në klasa janë gjetur prani të baktereve, kurse baktere fekale u gjetën në musaka dhe në disa sipërfaqe në kuzhinë dhe shkollë, duke treguar higjienë të dobët në shkollë dhe kuzhinë. Ndërkohë, Inspektorati Shëndetësor ka mbyllur kuzhinën e shkollës. Nesër pritet të dalin analizat nga mostrat e marra në nëntë shkolla të tjera të komunës së Karposhit./Alsat.mk

“Qeni nxirrte shkumë nga goja”/ Punonjësit e AMK-së helmojnë kafshët në mes të ditës

By: Brisi
24 November 2025 at 21:20

Qytetarë të Tiranës denoncojnë në emisionin “Stop” në TV Klan helmimin e qenve nga ana e institucioneve. Ata disponojnë edhe video ku pretendohet se drejtoresha e AMK-së, Hermiona Hajdini, së bashku me punonjësit Arbëresha Ajkuni dhe Dhimitër Papa, shfaqen duke shpërndarë ushqim të dyshuar të helmuar në një lagje të qytetit. Pamjet tregojnë lëvizjen e […]

The post “Qeni nxirrte shkumë nga goja”/ Punonjësit e AMK-së helmojnë kafshët në mes të ditës appeared first on BoldNews.al.

U helmuan e grabitën nga dhëndri! Flet e moshuara pas daljes nga spitali: Më tha pije këtë…

By: armand
23 November 2025 at 20:51

Tre ditë në gjendje të rënduar në spital pasi i helmoi me valium dhëndri, çifti i të moshuarve nga Librazhdi janë kthyer në banesë. Teksa Muharrem Bitroshi ende nuk është në gjendje të ngrihet nga shtrati, bashkëshortja e tij Merushe Bitroshi në gjendje më të qëndrueshme, tregon për Top Channel si dhëndri hodhi valiumin në […]

The post U helmuan e grabitën nga dhëndri! Flet e moshuara pas daljes nga spitali: Më tha pije këtë… appeared first on BoldNews.al.

Alarmante në Tiranë/ Drejtoresha e Strehëzës së Kafshëve kapet duke helmuar qen e mace, ndërsa miliona lek zhduken pa asnjë përgjegjësi

By: Iconstyle
16 November 2025 at 13:26

Një video e rëndë ka tronditur opinionin publik, duke treguar kafshë të rrugës të helmuara dhe të lëna të ngordhin në agoni. Pamjet kanë ndezur një alarm të madh dhe kanë rikthyer në qendër të vëmendjes një problem të heshtur prej vitesh, të cilin institucionet ende e trajtojnë me indiferencë të frikshme.

Shiko videon e plotë

Bashkia e Tiranës, e kritikuar shpesh për mënyrën se si i trajton kafshët endacake, u përpoq ta paraqiste si zgjidhje inaugurimin e një strehëze moderne në zonën e Tufinës. Aty janë investuar dhjetëra milionë lek për infrastrukturë, medikamente dhe shërbime që duhej të garantonin trajtim të denjë për çdo kafshë të braktisur. Po ashtu, çdo vit Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit miraton fonde të konsiderueshme për funksionimin e kësaj qendre.

Por realiteti i treguar në video i përmbys të gjitha premtimet. Në pamje shfaqet drejtoresha e qendrës, Hermiona Hajdini, së bashku me veterinerin Dhimitër Papi dhe punonjësen Arbëresha Kaimi, të cilët shihen duke helmuar qen e mace në zonën e Çajupit. Personat që duhet të siguronin mbrojtjen e tyre, duken duke bërë të kundërtën, duke i eliminuar në mënyrë të dhunshme.

Një veprim i tillë është kriminal dhe i pajustifikueshëm. Ndërkohë që ekzistojnë ligje që mbrojnë jetën e kafshëve dhe ndërkohë që paguhen miliona lek nga taksat e qytetarëve për kujdesin ndaj tyre, është e papranueshme që drejtues të strehëzës të shfaqen në rrugë si ekzekutorë të katërputroshëve të pafajshëm.

U bëjmë thirrje organeve të rendit të veprojnë pa vonesë. Personat e përfshirë nuk mund të mbeten të pahetuar dhe ky rast nuk duhet të shuhet si shumë të tjerë që kanë kaluar në heshtje.

Ky është një krim i përsëritur dhe i bërë me vetëdije. Heshtja para një mizorie të tillë është bashkëfajësi. Kjo plagë duhet trajtuar sot!

Screenshot

The post Alarmante në Tiranë/ Drejtoresha e Strehëzës së Kafshëve kapet duke helmuar qen e mace, ndërsa miliona lek zhduken pa asnjë përgjegjësi appeared first on iconstyle.al.

U helmuan nga ushqimi 2 fëmijë gjermanë humbin jetën në Stamboll, prindërit në gjendje kritike

By: Elva
13 November 2025 at 18:04

Dy fëmijë, të moshës 3 dhe 6 vjeç, kanë humbur jetën në një zonë turistike të Stambollit pas helmimit nga ushqimi, ndërsa prindërit e tyre ndodhen në kujdes intensiv. Familja kishte udhëtuar nga Gjermania për pushime. Sipas autoriteteve shëndetësore turke, dyshohet se helmimi erdhi nga konsumimi i midhave të blera nga një shitës ambulant dhe […]

The post U helmuan nga ushqimi 2 fëmijë gjermanë humbin jetën në Stamboll, prindërit në gjendje kritike appeared first on BoldNews.al.

Lorde e paaftë për performancë në Luksemburg: Çfarë e detyroi këngëtaren të anulojë koncertin?

By: gaze tare
11 November 2025 at 11:49

Këngëtarja e njohur neozelandeze, Lorde, anuloi papritur koncertin e saj në Rockhal të Luksemburgut vetëm disa orë para se të dilte në skenë, për shkak të një helmimi të rëndë me ushqim.

Artistja 29-vjeçare, emri i vërtetë i së cilës është Ella Yelich-O’Connor, njoftoi fansat përmes Instagramit, duke shkruar se ishte “shumë e sëmurë” dhe “mezi qëndronte në këmbë”. Ajo theksoi se kishte pushuar gjatë gjithë ditës, por gjendja e saj fizike nuk i lejonte të performonte, duke shprehur keqardhje për publikun.

“Luksemburg, më vjen shumë keq. U helmova nga ushqimi dhe nuk jam në gjendje të performoj. Ju meritoni më shumë,” shkroi Lorde. Ajo gjithashtu bëri me dije se po bashkëpunon me organizatorët për të riplanifikuar datën e koncertit dhe ofroi mundësinë e rimbursimit për ata që kishin blerë bileta.

Koncerti ishte pjesë e turneut evropian Ultrasound World Tour, që promovon albumin e saj më të ri, Virgin, i publikuar më 27 qershor. Albumi ka marrë reagime pozitive dhe ka debutuar në krye të listave të njohura në Australi, Zelandë të Re dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Lorde ka folur më parë për sfidat e saj emocionale dhe presionet mbi shëndetin mendor dhe trupin, duke treguar se rikthimi në muzikë e ka ndihmuar të gjejë sërish frymëzim. Këngëtarja e talentuar mbetet një nga figurat më të ndjekura në skenën ndërkombëtare, duke kombinuar artin me angazhimin personal dhe emocional.

The post Lorde e paaftë për performancë në Luksemburg: Çfarë e detyroi këngëtaren të anulojë koncertin? appeared first on iconstyle.al.

E mitura “helmohet” me ilaçe/ Sarandë, 12-vjeçarja mori një sasi të madhe, u dërgua në QSUT

30 October 2025 at 10:12

12-vjeçarja e cila mori një sasi të madhe me ilaçe vijon të jetë nën monitorim nga mjekët që nga pasditja e djeshme.

Dyshohet që e mitura ka konsumuar lëndë që merren me trajtimin e sistemit nervor të trurit.

Menjëherë e mitura u dërgua në spitalin e Sarandës nga familjarët dhe më pas u transportua me helikopter në Tiranë për një trajtim më të specializuar.

/abcnews.al/

Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

By: M C
18 October 2025 at 23:11

Një 35-vjeçare nga fshati Lumas në bashkinë Kuçovë,ka vendosur ti jap fund jetës, duke u vetëhelmuar. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, kur ajo ka vendosur të pijë fostoksinë në dhomën e saj dhe më pas ishte shtrirë në krevat.

35-vjeçarja është gjetur pas disa orësh nga familjarët pa shenja jete dhe kanë qënë familjarët ata që kanë njoftuar policinë për ta njoftuar për ngjarjen.

Trupi i pajetë i viktimës është transportuar drejt Morgut të Spitalit Rajonal Berat, ku do i kryhet edhe autopsia mjeko-ligjore.

Burimet policore konfirmojnë se në trupin e 35-vjeçares nuk ka pasur shenja dhune.

The post Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë appeared first on Albeu.com.

Bashar al-Assad dyshohet se është helmuar në Moskë

By: armand
2 October 2025 at 19:08

Ish-presidenti sirian, Bashar al-Assad, është helmuar në Moskë, raportoi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut. Observatori citoi të mërkurën një “burim privat”, duke deklaruar se Assad kishte vuajtur nga helmimi dhe se “pala pas sulmit synon të turpërojë qeverinë ruse dhe ta akuzojë atë për kryerjen e vrasjes së tij”. Burimi tregoi se ish-presidenti […]

The post Bashar al-Assad dyshohet se është helmuar në Moskë appeared first on BoldNews.al.

Helmimi i të miturave në Korçë/ Dyshohet se konsumuan karamele me hashash, intubohet 3-vjeçarja

By: armand
18 September 2025 at 21:03

Detaje të rënda janë bërë të ditura lidhur me një ngjarje që është shënuar pasditen e sotme në Korçë, ku tre vajza të mitura janë dërguar me urgjencë në spital, pasi kanë ngrënë disa karamele pranë një koshi mbeturinash. Burime bëjnë me dije se tre motrat kanë konsumuar pranë koshit të mbeturinave karamele të cilat […]

The post Helmimi i të miturave në Korçë/ Dyshohet se konsumuan karamele me hashash, intubohet 3-vjeçarja appeared first on BoldNews.al.

Nuredin Dumani përfundoi në spital, Drejtoria e Burgjeve zbulon kush ia solli frutat e detit

By: Ela
12 September 2025 at 16:39

Drejtoria e Burgjeve ka deklaruar se gjendja shëndetësore e të penduarit të Drejtësisë Nuredin Dumani aktualisht është e stabilizuar, pas shtrimit të tij me urgjencë në QSUT. Dosja.al u interesua pranë Drejtorisë së Burgjeve, e cila ekskluzivisht deklaron se Dumani më datë 6 shtator është dërguar drejt urgjencës në gjendje të pavetëdijshme. “Aktualisht, gjendja shëndetësore e shtetasit […]

The post Nuredin Dumani përfundoi në spital, Drejtoria e Burgjeve zbulon kush ia solli frutat e detit appeared first on BoldNews.al.

Europa, kapitujt dhe sallatorët e hematisur të Sulltanit

7 September 2025 at 11:37

Vetëm këtë verë, shtetet fqinje kanë kapur disa ngarkesa me produkte shqiptare, të cilat përmbajnë kimikate të rrezikshme jashtë normave. Domate, pjeshkë, speca etj etj. Praktikisht çdo perime apo frut të konsumit të përditshëm. Për të njëjtën periudhë në tregun e brendshëm, Autoriteti ynë i Ushqimit nuk ka kapur asnjë ngarkesë apo parti produkti, jashtë […]

The post Europa, kapitujt dhe sallatorët e hematisur të Sulltanit appeared first on BoldNews.al.

Kush tentoi ta helmojë Nuredin Dumanin? Autoritetet po e hetojnë si pistë

7 September 2025 at 11:03

I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani vazhdon të jetë ende nën kujdes intensiv në reanimacionin e kardiologjisë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë. Ai u dërgua me urgjencë mbrëmjen e djeshme nga ambientet e paraburgimit 313 ku po mbahej i izoluar drejt spitalit në gjendje të rëndë, pasi shfaqi probleme me zemrën dhe frymëmarrjen, […]

The post Kush tentoi ta helmojë Nuredin Dumanin? Autoritetet po e hetojnë si pistë appeared first on BoldNews.al.

Helmimi nga sanduiçi me brokoli, shkon në dy numri i të vdekurve në Itali

By: gaze tare
9 August 2025 at 09:23

Luigi Di Sarno, një 52-vjeçar nga Cercola, dyshohet se ka konsumuar brokoli nga një sanduiç i blerë në një kamion ambulator ushqimor në Diamante (Cosenza). Vdekja e një gruaje 45-vjeçare është gjithashtu nën hetim. Nëntë persona të tjerë janë shtruar në spital.

Një tragjedi ndodhi brenda pak orësh në Kalabri, por tani po trondit zinxhirin kombëtar të furnizimit agro-ushqimor. Zyra e Prokurorit Publik po kryen kontrolle në të gjithë Italinë për një produkt komercial: sipas burimeve, kavanozët me brokoli në vaj dyshohet të jenë burimi i një rasti serioz të botulizmit të raportuar ditët e fundit në zonën e Kozencës.

Dy viktima

Bilanci është i rëndë. Sipas gjetjeve të deritanishme të hetuesve, mund të ketë dy viktima. Përveç Luigi Di Sarno, 52 vjeç, një artist rruge nga Cercola, në provincën e Napolit, i cili kishte kaluar disa ditë në Diamante, Kalabri, duke shitur pikturat e tij në tregjet lokale, hetimi po zhvillohet edhe për vdekjen e një gruaje 45-vjeçare, banuese në Praia a Mare, në zonën e Kozencës, disa ditë më parë. Të dy dyshohet se konsumuan një sanduiç nga një karroce ambulatore ushqimore, e cili dyshohet se përmbante brokoli të kontaminuar. Por ka edhe një tjetër rrethanë që lidh të dy rastet: të dy thuhet se kanë vizituar një klinikë në Belvedere Marittimo, dhe dyshohet se mjekët mund të mos e kenë identifikuar shkakun e sëmundjes.

Sëmundja në makinë

Në klinikën private, Di Sarno thuhet se u këshillua të kërkonte ndihmë mjekësore në një strukturë më të specializuar. Ai më pas vendosi të kthehej në Kampania. Megjithatë, gjatë udhëtimit, gjendja e tij u përkeqësua. Ndërhyri edhe një ambulancë ajrore, por 52-vjeçari vdiq para se të arrinte në spitalin e Lagonegros. Gruaja gjithashtu u ndje keq pasi konsumoi ushqim nga i njëjti shitës. Ajo shkoi gjithashtu në klinikën e Belvedere Marittimos, por nuk iu nënshtrua ndonjë ndërhyrjeje kirurgjikale.

Zhvarrimi i trupit

Gruaja vdiq disa ditë më parë dhe ceremonia mortore u mbajt dje. Prandaj, Zyra e Prokurorit do të urdhërojë zhvarrimin e trupit për autopsi. Sipas raportimeve, vëllai i saj, në dritën e zhvillimeve të fundit mbi rastet e helmimit ushqimor, ka dyshuar për shkakun e vdekjes së motrës dhe ka vendosur të ndërmarrë veprime ligjore.

Zyra e Prokurorit, e udhëhequr nga Domenico Fiordalisi, ka hapur një hetim për dyshimin e kryerjes së veprës penale të “vrasjes si pasojë e një krimi tjetër” dhe “shitjes së ushqimeve të dëmshme”. Shitësi ambulant që dyshohet se ka shitur produktin e kontaminuar është nën hetim, ndërkohë që po hetohen edhe kompanitë që dyshohet se furnizuan ushqimet e përdorura për përgatitjen e produkteve të shitura.

Prokurorët mund të shqyrtojnë gjithashtu çdo përgjegjësi mjekësore lidhur me trajtimin e çështjes, duke përfshirë procedurat e ndjekura në klinikën ku Di Sarno dhe gruaja kërkuan ndihmë fillestare. Hetimi synon tani të kapë dhe të tërheqë nga tregu të gjitha paketimet e produktit të dyshuar, për të parandaluar rrezikimin e mëtejshëm të konsumatorëve.

“Hetimet,” shkruan Prokuroria e udhëhequr nga Domenico Fiordalisi, “deri tani kanë vërtetuar se viktimat dhe personat e infektuar kanë konsumuar ushqim potencialisht të kontaminuar, të blerë nga një shitës ambulant që vepronte në zonën e Diamantes. Me urdhër të Zëvendësprokurores Maria Porcelli, furgoni i përdorur për shitje ambulante është sekuestruar.”

Sipas Prokurorisë, “gjetjet fillestare tregojnë se automjeti ishte parkuar nën rrezet e diellit gjatë gjithë ditës, një gjendje që mund të ketë favorizuar përhapjen e toksinës botulinum në produktet ushqimore, sidomos nëse nuk janë ruajtur siç duhet.”

Hetuesit theksojnë se “akuzat janë në hapat e parë dhe do t’i nënshtrohen verifikimeve të mëtejshme teknike dhe shkencore, me mbështetjen e NAS (Njësia për Sigurinë Ushqimore) dhe ASP (Autoriteti i Shëndetit Publik). Autoritetet gjyqësore rezervojnë të drejtën për të marrë vendime të mëtejshme bazuar në rezultatet e analizave mikrobiologjike.”

“Duhet theksuar,” thuhet më tej, “se në disa raste, gjendja klinike u përkeqësua për shkak të mungesës së një diagnoze të menjëhershme, pasi simptomat nuk u identifikuan menjëherë si tipike për helmim me toksinën botulinum, duke vonuar kështu fillimin e trajtimit specifik.” Zyra e Prokurorit Publik deklaron se “do të vazhdojë të monitorojë zhvillimin e kësaj çështjeje me vëmendje maksimale, duke qenë e vetëdijshme për rëndësinë e saj për shëndetin publik dhe sigurinë ushqimore.”

“Çdo konsumator që ka blerë ushqim nga shitësit ambulantë në zonën e Diamantes në ditët para fillimit të simptomave, inkurajohet të kontaktojë menjëherë autoritetet shëndetësore lokale,” përfundon deklarata.

Pas kësaj ngjarjeje dramatike, Departamenti i Shëndetësisë dhe Mirëqenies i Rajonit të Kalabrisë deklaroi se “është aktivizuar procedura e emergjencës që parashikohet në raste të tilla, e cila përfshin njoftimin e menjëhershëm të Qendrës së Kontrollit të Helmimeve në Pavia, e vetmja qendër kombëtare për menaxhimin e rasteve të botulizmit.”

“Asnjë rajon apo spital në vend,” shton deklarata, “nuk është i autorizuar të ruajë antihelmin në ambientet e veta. Ky serum është në dispozicion ekskluzivisht të Ministrisë së Shëndetësisë, e cila e ruan atë në vende të sigurta dhe e shpërndan vetëm përmes Qendrës së Kontrollit të Helmimeve në Lombardi.”

Dy shishet e para, të përdorura për pacientët e parë, u dërguan nga Farmacia Ushtarake në Taranto. Me rritjen e rasteve, u bënë të nevojshme furnizime të tjera. “Përmes bashkëpunimit midis Spitalit Annunziata në Kozencë, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë,” shpjegon Departamenti, “shtatë shishe të tjera antihelmim u dërguan për t’u mbajtur si rezervë në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit.”

Një mision i jashtëzakonshëm u organizua dje: Rajoni i Kalabrisë, përmes Azienda Zero, siguroi një avion të emergjencës 118 që fluturoi drejt Spitalit San Camillo në Romë, ku ishin përqendruar shishe shtesë me antihelmim. “Aktualisht,” përfundon deklarata, “Spitali Annunziata ka një rezervë të antihelmimit, si një masë e jashtëzakonshme për shkak të situatës së emergjencës, megjithëse praktika standarde nuk parashikon mbajtjen e drejtpërdrejtë të këtij ilaçi në spitale.”

Rasti në Cagliari: Një grua 38-vjeçare vdes

Rasti në zonën e Kozencës vjen vetëm disa ditë pas një tjetër rasti serioz të helmimit me botulizëm në Sardenjë. Aty, hetuesit po hetojnë një salcë guacamole të përdorur gjatë Fiesta Latina, një ngjarje që u mbajt nga 22 deri më 25 korrik në Monserrato, në zonën metropolitane të Cagliarit, dhe më pas në Tortolì, në rajonin e Ogliastrës.

Edhe atje, tetë persona u shtruan në spital me simptoma të përputhshme me helmimin nga botulizmi. Një grua 38-vjeçare, Roberta Pitzalis, vdiq sot. E vetmja gjë e përbashkët mes pacientëve ishte pjesëmarrja e tyre në festivalin e ushqimit. Pas rasteve të para, ngjarja u pezullua menjëherë.

Këto dy incidente të ndara mund të lidhen nga prania e Clostridium botulinum, bakteri përgjegjës për neurotoksinën e rrezikshme. Hetimet po vazhdojnë në disa drejtime, por ekziston frika se mund të përhapet paniku rreth sigurisë ushqimore.

The post Helmimi nga sanduiçi me brokoli, shkon në dy numri i të vdekurve në Itali appeared first on iconstyle.al.

Alarm në Itali! Një viktimë dhe disa të shtruar në spital pas konsumimit të brokolit të konservuar

By: gaze tare
8 August 2025 at 16:06

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Kalabri, ku një produkt ushqimor i dyshuar, kavanozët me brokoli në vaj, ka shkaktuar helmim masiv. Prokuroria ka urdhëruar sekuestrimin e tij dhe hetimet janë në zhvillim për “vrasje si pasojë e një krimi tjetër” dhe “tregtim të ushqimeve të dëmshme”.

Viktima është Luigi Di Sarno, 52 vjeç, turist nga Napoli, i cili vdiq nga botulizmi pasi po udhëtonte në makinën e tij. Pas shfaqjes së simptomave, ai u paraqit në klinikë, por gjendja e tij u përkeqësua dhe vdiq afër Lagonegro. Po ashtu, janë regjistruar edhe 9 të tjerë të shtruar në spital.

Në një rast tjetër të ngjashëm, vetëm disa ditë më parë, në Sardenjë, tetë persona u helmuan nga botulizmi gjatë një eventi gastronomik. Hetimet vazhdojnë për të zbuluar praninë e bakterit Clostridium botulinum, përgjegjës për neurotoksinën vdekjeprurëse.

The post Alarm në Itali! Një viktimë dhe disa të shtruar në spital pas konsumimit të brokolit të konservuar appeared first on iconstyle.al.

Helmim nga brokoli në Itali, një viktimë dhe disa të shtruar në spital

By: Elva
8 August 2025 at 15:57

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Kalabri, Itali, ku helmimi nga konsumimi i brokolit të konservuar në vaj ka shkaktuar një viktimë dhe nëntë të shtruar në spital, duke ngritur alarmin në gjithë zinxhirin agro-ushqimor kombëtar. Viktima është Luigi Di Sarno, 52 vjeç, turist nga Cercola në Napoli, i cili po kalonte pushimet në Kalabri. […]

The post Helmim nga brokoli në Itali, një viktimë dhe disa të shtruar në spital appeared first on BoldNews.al.

AKU fle, nuk ka siguri ushqimore/ Si u rritën rastet me salmonelë dhe helmim

By: Ela
7 August 2025 at 08:34

Sektori shëndetësor shqiptar ende nuk mund të identifikojë shkaqet për rreth 98% të rasteve me çrregullime diarrehike, megjithatë të dhënat zyrtare nga Instituti i Shëndetit Publik tregojnë se nga janari në maj 2025 ka rritje të rasteve me salmonelë dhe helmim nga ushqimi. Të dhënat tregojnë se helmimet nga ushqimi, të cilësuara si toksiko-infeksione alimentare, […]

The post AKU fle, nuk ka siguri ushqimore/ Si u rritën rastet me salmonelë dhe helmim appeared first on BoldNews.al.

Nuk ka siguri ushqimore/ Nga janari në maj, si u rritën rastet me salmonelë dhe helmim

By: V K
7 August 2025 at 08:56

Sektori shëndetësor shqiptar, ende nuk mund të identifikojë shkaqet për rreth 98% të rasteve me çrregullime diarrehike, megjithatë të dhënat zyrtare nga Instituti i Shëndetit Publik tregojnë se nga janari në maj 2025 ka rritje të rasteve me salmonelë dhe helmim nga ushqimi.

Të dhënat tregojnë se helmimet nga ushqimi, të cilësuara si toksiko-infeksione alimentare, mbeten një burim serioz shqetësimi.

Në total, janë shënuar 466 raste të tilla në janar-maj 2025, me numrin më të lartë në janar, 112 raste dhe një rritje të ndjeshme sërish në maj 115 raste.

Ky lloj infeksioni përbën shkakun më të zakonshëm të sëmundjeve diarrehike pas gastro-enteriteve dhe shpesh lidhet me standardet e dobëta të higjienës gjatë përpunimit apo ruajtjes së ushqimeve, sidomos në ambientet e përbashkëta të gatimit dhe shërbimit.

Në të njëjtën kohë, rastet me salmonelë, një tjetër burim i zakonshëm i infeksioneve ushqimore, kanë njohur një rritje të dukshme.

Nga vetëm 3 raste në janar, ato arritën në 31 raste në maj, duke e çuar totalin për periudhën në 59 raste në 5- mujorin 2025.

Kjo rritje graduale përgjatë muajve sinjalizon një përkeqësim të kontrollit mbi produktet ushqimore, veçanërisht në sezonin pranveror kur rritet konsumi i ushqimeve të freskëta dhe shpeshtohen aktivitetet në ambient të hapur.

Gjatë periudhës janar–maj 2025, në Shqipëri janë raportuar gjithsej 28,268 raste të sëmundjeve diarrehike, sipas të dhënave të mbledhura nga ISHP.

Pjesën dërrmuese të këtyre rasteve e përbëjnë gastro-enteritet me etiologji të panjohur, të cilat përfaqësojnë mbi 98% të rasteve totale, me 27,716 raste të regjistruara në pesë muajt e parë të vitit.

Kjo shifër me origjinë të panjohur përbëjnë mbi 98% të të gjitha sëmundjeve diarrehike të raportuara gjatë periudhës janar–maj 2025 tregon se nuk është identifikuar shkaku i saktë i sëmundjes, nëse është bakteriale, virale, parazitare apo toksike.

Kjo lë hapësirë për shumë pasiguri si në diagnozë, ashtu edhe në trajtim dhe parandalim.

Fakti që 98% e rasteve futen në këtë kategori tregon se sistemi i survejancës epidemiologjike është i mangët në testime laboratorike, ose rastet identifikohen dhe klasifikohen vetëm mbi bazën e simptomave klinike të përgjithshme (si diarre dhe të vjella), pa hetim të mëtejshëm.

Mungesa në përcaktimin e shkakut i bën më vështira ndërhyrjet parandaluese pasi nuk dihet nëse duhet të merren masa për ujin, ushqimin, higjienën personale apo ndonjë burim tjetër specifik./ B.Hoxha, Monitor

 

The post Nuk ka siguri ushqimore/ Nga janari në maj, si u rritën rastet me salmonelë dhe helmim appeared first on Albeu.com.

❌
❌