Një banesë është përfshirë nga flakët paraditen e kësaj të mërkure në lagjen nr.1 të qytetit të Librazhdit. Shkak për zjarrin është bërë një bombël gazi e cila ka shpërthyer brenda banesës dhe kjo e fundit është përfshirë nga flakët. Si pasojë e shpërthimit ka mbetur e lënduar një banore, e cila ndodhej në banesë […]
Një shoqatë gjermane ka dorëzuar pako me dhurata për fëmijët e zonave malore të Mokrrës, Përrenjasit dhe Librazhdit. Një prej përfaqësueseve të shoqatës gjermane shprehet e lumtur që ideja për të ndihmuar fëmijët e këtyre zonave në Shqipëri tashmë është bërë realitet. Për shumë fëmijë të zonave të thella, këto pako janë jo vetëm dhurata, por edhe një kujtesë se dikush mendon për ta në prag të…
TIRANË, 5 dhjetor/ATSH/ Liqeni i Fushë Studën në Librazhd është një prej destinacioneve turistike më mbresëlënës të vendit.
Liqeni i Fushë Studën, i mbuluar nga dëbora këtë javë të parë të dhjetorit, ofron një pamje piktoreske për të pasionuarit pas natyrës.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga liqeni i Fushë Studën në Librazhd, i veshur me petkun e dëborës.
Panorama e Fushë Studën, në Parkun Kombëtar të Shebenikut, mbetet një prej atraksioneve më të rëndësishme si për nga biodiversiteti, po aq edhe si një destinacion ekoturistik gjatë gjithë vitit.
Liqeni i Fushë Studën është në një prej vendeve më të frekuentuara, nga turistët vendas, por edhe të huaj sa i përket turizmit malor. Ky destinacion kthehet në një “tablo” piktoreske sidomos gjatë sezonit të dimrit, që i ofron të gjitha, ajrin e pastër, ujin dhe natyrën e bukur.
Fotot e liqenit të Fushë Studën vijnë përmes objektivit të Nino Mejdanit, pjesëmarrës në Konkursin Ndërkombëtar të Foto e Video Reels “Wanderlust in Albania 2”.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot disa pamje fantastike nga liqeni i Fushë-Studën në Librazhd, i cili duket i veshur me petkun e dëborës. Liqeni i Fushë Studën është në një prej vendeve më të frekuentuara, nga turistët vendas, por edhe të huaj sa i përket turizmit malor. Ky destinacion kthehet në një “tablo” piktoreske sidomos gjatë sezonit të dimrit, që i ofron të gjitha, ajrin e pastër…
Aksi Elbasan – Librazhd u shndërrua pasditen e sotme në një makth të vërtetë për qindra drejtues mjetesh, të cilët mbetën të bllokuar për orë të tëra në trafik, si pasojë e punimeve që po bëhen në këtë zonë. Sipas raportimeve, 16 km rrugë ishte thuajse totalisht e paralizuar, por pavarësisht kaosit të krijuar asnjë […]
Qarkullimi në aksin Librazhd-Elbasan po përballet me vështirësi të mëdha këtë të diel për shkak të punimeve të zvarritura dhe fluksit të lartë të automjeteve që udhëtojnë drejt Tiranës. Ky segment rrugor, i njohur për densitetin e trafikut, është tërësisht i bllokuar për një gjatësi prej të paktën 16 kilometrash. Qindra qytetarë dhe drejtues mjetesh […]
Pranë qytetit të Selenicës, në brigjet e Vjosës, deri një dekadë më parë banorët bënin plazh. Jo më! Shtrati i lumit me guralecë tani është i mbuluar me një shtresë të trashë balte me mbetje bitumi dhe është transformuar në një landfill industrial. Lumi Vjosa, i njohur si “lumi i fundit i egër në Evropë”, […]
Një shtëpi thuajse e rrënuar, ku një nënë rrit e vetme tre fëmijët e saj, mes varfërisë ekstreme dhe pamundësisë për t’i edukuar dhe arsimuar siç duhet. Mjedisi tipik i rrëfenjave migjeniane, ku krahas skamjes ka zënë vend edhe dhuna, abuzimi e padyshim indiferenca e institucioneve që mbyllin sy e veshë përballë realitetit që do […]
Tre ditë në gjendje të rënduar në spital pasi i helmoi me valium dhëndri, çifti i të moshuarve nga Librazhdi janë kthyer në banesë. Teksa Muharrem Bitroshi ende nuk është në gjendje të ngrihet nga shtrati, bashkëshortja e tij Merushe Bitroshi në gjendje më të qëndrueshme, tregon për Top Channel si dhëndri hodhi valiumin në […]
Reshjet e para të borës kanë mbërritur këtë mëngjes edhe në zonat malore të Librazhdit. Raportohet se fshatrat Stëblev, Qarrishtë dhe Marat janë mbuluar nga nga një shtresë e lehtë dëbore, ndërsa temperaturat janë ulur ndjeshëm. Aktualisht, nuk raportohen probleme në qarkullimin e automjeteve ndërsa pritet që reshjet të vijojnë edhe gjatë orëve në vijim.
Një ngjarje e paprecedentë ka tronditur qytetin e Librazhdit. Një 36-vjeçar, identifikuar si Ismail Kllogjri, është arrestuar pasi dyshohet se i ka dhënë valium vjehrrit dhe vjehrrës së tij, duke i bërë të pavetëdijshëm, dhe më pas u ka vjedhur një shumë parash dhe një celular. Ngjarja u zbulua pas shtrimit të çiftit të moshuar […]
Një rast i rrallë ka ndodhur në Librazhd ku një person (dhëndri) është arrestuar pasi i ka dhënë çiftit të moshuar dozë të lartë valiumi (medikament qetësues) dhe më pas vodhi një shumë të parash.
Policia e Shtetit ka publikuar pamje nga arrestimi i të dyshuarit, 36 vjeçarit.
“Pas marrjes së njoftimit se dy bashkëshortë ishin dërguar fillimisht në spitalin e Librazhdit dhe më pas në QSUT, në gjendje të rënduar shëndetësore dhe të dyshuar për intoksikim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd organizuan menjëherë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Falë veprimeve të shpejta dhe të koordinuara hetimore, të kryera në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Personit në DVP Elbasan dhe nën drejtimin e Prokurorisë, në kuadër të operacionit ‘Opportunity’, u bë e mundur zbardhja e plotë e ngjarjes, si dhe identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit I. K., 36 vjeç”, thuhet në njoftim.
Nga hetimet rezultoi se autori, i afërm familjar i çiftit të moshuar (dhëndri i tyre), dyshohet se u ka administruar atyre një dozë të lartë medikamenti qetësues, të dyshuar si valium, duke shkaktuar dëmtime të rënda shëndetësore, dhe më pas ka vjedhur një shumë parash në banesën e tyre.
Policia thekson se çifti i moshuar ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma e parave të vjedhura dhe një celular. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/
Fshati Xhyrë, në Njësinë Administrative Hotolisht, bashkia Librazhd, po përballet me një situatë të rëndë emergjente, pasi ura kryesore që e lidhte me rrugën kombëtare është dëmtuar nga prurjet jashtëzakonisht të mëdha të lumit Shkumbin. Rënia e këmbës qendrore të urës, e vendosur në mes të shtratit të lumit, ka shkaktuar dëmtimin dhe shembjen e […]
Shembet ura e Xhyrës në Librazhd, urë e cila lidh fshatrat e Xhiros me rrugën kryesore, urë xheniere e ndërtuar nga forcat e ushtrisë.
Prurjet e lumit Shkumbin kanë shembur këmbën mbështetëse që mbante urën në këmbë, nga shembja e urës është bllokuar qarkullimi u automjeteve dhe njerëzve./abcnews.al
Trafiku në aksin kombëtar Elbasan-Librazhd dhe në drejtim të kundërt ka qenë tepër i rënduar, duke shkaktuar ngadalësime të konsiderueshme dhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Përveç kushteve të pafavorshme atmosferike, punimet që po kryhen në disa segmente të këtij aksi të rëndësishëm rrugor kanë shtuar edhe më shumë ngarkesën dhe vonesat në qarkullim. Policia Rrugore i ka bërë thirrje…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë pasdites së sotme në një banesë sociale të Bashkisë Librazhd, ku një grua endacake e strehuar nga bashkia aty ka vënë pa vetëdije zjarrin në ambientet e shtëpisë.
Personi, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor, dyshohet se ka shkaktuar zjarrin në mënyrë të pavetëdijshme.
Në momentet kur flakët nisën të përhapen me shpejtësi, Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit ndërhyri menjëherë.
Dy mjete zjarrfikëse dhe nëntë efektivë u angazhuan në operacion, duke mbërritur në kohë rekord në vendngjarje. Reagimi profesional i tyre bëri të mundur neutralizimin e flakëve dhe parandalimin e përshkallëzimit të situatës.
Fatmirësisht, nuk ka të lënduar, ndërsa dëmet materiale raportohen të jenë të konsiderueshme.
Në vendngjarje ishin gjithashtu të pranishme forca të shumta policore, të cilat garantuan perimetrin e sigurisë dhe po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Autoritetet theksojnë se rasti lidhet me zjarrvënie të pavetëdijshme, për shkak të gjendjes shëndetësore të personit të strehuar në banesë.
Moti i keq ka përfshirë disa zona të qarkut të Elbasanit gjatë fundjavës, duke sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave, reshje të dendura shiu, breshër dhe erëra të forta. Sipas të dhënave paraprake, gjatë natës së kaluar dhe orëve të paradites së së shtunës, në disa zona malore, veçanërisht në bashkinë e Gramshit, janë regjistruar […]
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga arrestimi i Ersi Cekanit, të riut nga Librazhdi i cili dyshohet se në bashkëpunim me dy vëllezërit e tij kanë kërcënuar një 29-vjeçar për shkak të një borxhi. Burime bëjnë me dijie se ka qenë 29-vjeçari ai i cili ka kallëzuar pranë policisë se kërcënohej nga vëllezërit […]
Në fshatin Gizavesh të Librazhdit ka ndodhur një skandal i rëndë me montim akuzash ndaj një familjeje me aftësi ndryshe. Çifti Dritan dhe Fatushe Burza, të njohur për vështirësitë e tyre mendore dhe gjuhësore, akuzohen padrejtësisht për dhunë në familje, një ngjarje që sipas dëshmive, ka ndodhur në mënyrë krejt aksidentale. Sefedin Burza, 85 vjeç, […]