Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 9 March 2026Main stream

“Offline” në shenjë proteste: Motoristët e Wolt kërkojnë kushte të mira pune

9 March 2026 at 15:33

Motoristët që punojnë për shërbimin e shpërndarjes së porosive të kompanisë Wolt protestuan të dielën në Bulevardin e Ri, pranë ish-stacionit të Trenit, duke kërkuar përmirësim të kushteve të punës.

Herën e fundit motoristët e kësaj kompanie protestuan më 30 shtator 2024, kur u duk se arritën një mirëkuptim me përfaqësuesit menaxherialë të degës së kompanisë në Shqipëri.

Megjithatë, pakënaqësitë u rikthyen dhe bashkë me to edhe rezistenca për të mos punuar, apo siç e përshkruajnë protestuesit me jelekë blu, “për të qëndrojnë offline”.

“Përderisa ne po punojmë për 300 lekë kilometri, nuk ia vlen të ndezësh motorin”, tha njëri prej motoristëve për Citizens.

Sot, më 9 mars, motoristët i dërguan një shkresë kompanisë dhe zyrave të saj nënkontraktuese, ku paraqitën një sërë kërkesash lidhur me kushtet e punës. Në njoftim, ata shprehin pakënaqësi për uljen e ndjeshme të tarifave të shërbimit dhe kërkojnë që asnjë prej motoristëve protestues të mos penalizohet apo të nxirret “offline” nga aplikacioni.

Mes kërkesave kryesore janë rritja dhe transparenca e tarifës për kilometër, pajisja e të gjithë motoristëve me kontrata pune sipas Kodit të Punës, pagesë shtesë për ngjitjen e porosive në pallate me shumë kate dhe për porositë me prioritet, si dhe rikthimi në aplikacion i kategorisë “motorist” për ata që kryejnë shërbimin me motor.

Po ashtu, motoristët kërkojnë që kompania të sigurojë uniformat dhe pajisjet e punës pa pagesë nga ana e tyre.

“Nëse je punonjës i Wolt-it prej vitesh, do ta marrësh koshin me 25 mijë lekë. Nëse je i ri, duhet të paguash 50 mijë lekë, ndërkohë që ne realisht po mbështesim firmën dhe po i bëjmë reklamë”, shpjegoi Roveno Qatipi.

Motoristët theksojnë se protestat do të vijojnë deri në plotësimin e kërkesave, ndërsa shprehin gatishmëri për dialog me përfaqësuesit e kompanisë për gjetjen e një zgjidhjeje.

Reagimi i tyre i është dërguar gjithashtu Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, si dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

“Jam aksidentuar para një viti. Kam qenë në një kompani tjetër, kam thyer këmbën dhe askush nuk vuri ujin në zjarr”, tha për Citizens Klajdi Shemshiri.

Policia izolon protestën

Pas mbledhjes në Bulevardin e Ri dhe diskutimeve në grup për mënyrën se si do të vijojë rezistenca, motoristët tentuan të dilnin në qytet për ta bërë më të dukshme kundërshtinë e tyre.

Pa vonuar, forcat policore, por edhe punonjës të veshur civilë, bllokuan motorët me arsyetimin se po pengohej trafiku.

Motoristët kundërshtuan duke thënë se do ta vijojnë protestën në ditët në vijim në këmbë, duke mos i marrë motorët.

Gjatë protestës ata vunë re se çmimet e shërbimit që do të ofroheshin në ato momente do të ishin shumë më të larta se zakonisht, për shkak të bojkotit.

Ata u shprehën njëzëri se do të vijojnë të qëndrojnë “offline” për të shprehur rezistencën, por nuk janë dakord që vetë menaxherët t’i nxjerrin jashtë sistemit (offline) për shkak të kërcënimeve, si një taktikë që mund t’i largojë nga puna.

Filiali i “Wolt” në Shqipëri u hap më 27 nëntor 2023 nga kompania mëmë finlandeze “Wolt Enterprises Oy,” me kapital themeltar prej rreth 500 mijë eurosh. AJo operon në Shqipëri përmes nënkontraktorëve për sa i përket sigurimit të krahut të punës për korrierët, të cilët edhe pse realisht nuk kanë marrëdhënie direkte me kompaninë, mbajnë logon e “Wolt”.

Citizens kontaktoi përfaqësues të zyrës menaxheriale të Wolt në Shqipëri, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk pati reagim.

Lexo gjithashtu:

Çfarë po ndodh me motoristët e “Wolt”?

The post “Offline” në shenjë proteste: Motoristët e Wolt kërkojnë kushte të mira pune appeared first on Citizens.al.

Qytetet me më shumë makina për banorë; Tirana, me kaq shumë trafik, nuk kryeson!

By: Ela
9 March 2026 at 09:33

Banorët e qyteteve kryesore të vendit, sidomos në Tiranë e në Durrës, shpenzojnë shumë kohë, por edhe karburant në trafik. Një sondazh i “Monitor” vitin e kaluar, ku pjesa më e madhe e të anketuarve ishin nga kryeqyteti, gjeti se 70% e përdoruesve të makinave shpenzonin më shumë se një orë në trafik çdo ditë. […]

The post Qytetet me më shumë makina për banorë; Tirana, me kaq shumë trafik, nuk kryeson! appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

SPAK godet rrjetin kriminal/ Grupi i Inez Hajrullës trafikoi sasi të mëdha kokaine, zbardhet roli i policit që i shërbente krimit

7 March 2026 at 17:07

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zhvilluar një hetim të gjerë ndaj një grupi të strukturuar kriminal, me bazë në qytetin e Vlorës.

Bëhet fjalë për grupin e Inez Hajrullës, i cili është përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës bë disa vende të Bashkimit Europian.

Gjatë hetimeve dhe analizës së komunikimeve të koduara në SkyECC, Byroja Kombëtare e Hetimit ka dokumentuar disa raste të trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe sekuestrime të konsiderueshme.

SPAK ka dokumentuar rastet e trafikut të drogës dhe rolet e personave të përfshirë në veprimtarinë kriminale. Gjatë aksionit u arrestua dhe efektivi i policisë Rezart Kuçi, aktualisht shef seksioni në policisë shkencore në Kukës.

Ai u arrestua për 3 vepra të rënda penale: shpërdorim të detyrës, trafik droge dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Episodet e trafikimit: 

  • Në portin e Roterdamit në Holandë është sekuestruar një sasi prej 750 kilogramë kokainë, e porositur në Ekuador nga shtetasit F.P (me disa identitete) në bashkëpunim me M.D dhe persona të tjerë të paidentifikuar, me destinacion vendet e Bashkimit Europian. Hetimet tregojnë se grupi kishte krijuar një mekanizëm financiar të sofistikuar për financimin dhe transportin e drogës.
  • Gjithashtu, rreth 14 kilogramë kokainë janë sekuestruar nga Policia Greke në Patra, brenda një kamioni që udhëtonte nga Holanda. Nga komunikimet rezulton se në këtë mjet transportohej edhe një ngarkesë tjetër droge me destinacion Italinë, transport i organizuar nga A.Xh. në bashkëpunim me persona të tjerë.
  • Në një tjetër rast, 400 kilogramë kokainë të trafikuar nga Spanja drejt Gjermanisë në dhjetor 2020 janë sekuestruar nga autoritetet gjermane. Sipas hetimeve, porositës dhe posedues të kësaj sasie dyshohen të jenë Rezart Kuçi, oficer policie (i cili më parë ka mbajtur detyra në DVP Vlorë, Fier, Tiranë dhe Kukës), dhe A.M., në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të grupit kriminal, të cilët kishin investuar edhe në mjete lundruese për transport të drogës.
  • Po ashtu janë dokumentuar edhe sekuestrime të lëndëve narkotike të llojit cannabis sativa, përfshirë 227 kilogramë të sekuestruara në pikën doganore Ipsala në Turqi në korrik 2020 dhe rreth 500 kilogramë të sekuestruara në vendkalimin kufitar Bogorodicë në Maqedoninë e Veriut, në mars 2021, të cilat dyshohet se transportoheshin përmes kamionëve drejt Turqisë përmes Greqisë.

Sipas hetimeve, grupi kriminal kishte ngritur mekanizma të sofistikuar financiarë për të realizuar pagesat dhe për të financuar blerjen e lëndëve narkotike në Amerikën Latine, ndërsa transporti kryhej përmes rrugëve detare dhe tokësore drejt vendeve të Bashkimit Europian./abcnews.al

Tejkalim i parregullt e përdorim i telefonit, dënime të ashpra për drejtuesit e automjeteve

7 March 2026 at 13:30


Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt ka bërë të ditur se ka dënuar tetë drejtues të automjeteve për shkak të shkeljes së rregullave në trafik.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se gjatë kontrolleve të realizuara në pika të ndryshme të qytetit dhe në fshatrat përreth, kanë identifikuar dhe ndëshkuar disa shoferë për shkelje të rënda të rregullave të komunikacionit rrugor.

Shoferët A.Q. (38 vjeç) me veturën Land Rover, B.M. (36 vjeç) me veturën VW Caddy dhe F.Z. (37 vjeç) me veturën Land Rover, të gjithë me targa vendore, janë ndaluar duke përdorur telefonin gjatë lëvizjes.

Pas verifikimit është konstatuar se kjo ishte hera e dytë që kryenin të njëjtën kundërvajtje.

Ndaj tyre policia ka shqiptuar gjobë prej 200 euro, 2 pikë negative dhe masë mbrojtëse, ndalim të drejtimit të automjetit për 3 muaj.

Ndërsa shoferët L.A. (60 vjeç) me veturën Land Rover, M.A. (21 vjeçe) me veturën VW Polo, R.H. (25 vjeç) me veturën Volvo dhe V.M. (28 vjeçe) me veturën Renault Megane, të gjithë me targa vendore, janë ndaluar duke përdorur telefonin gjatë lëvizjes për herë të parë.

Ndaj tyre policia ka shqiptuar gjobë prej 100 euro dhe 1 pikë negative.

Ndërkaq, shoferi NJ.S. (43 vjeç), me veturën Audi me targa vendore, është ndaluar për tejkalim të automjeteve në kundërshtim me rregullat e trafikut.

Ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 200 euro, 2 pikë negative dhe masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit për 3 muaj.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe të intensifikuara me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe apelon tek qytetarët që të respektojnë rregullat e trafikut.

Shkeljet në trafik mund të raportohen në numrat 192, 0290/326-250, 0290/322-406 ose përmes aplikacionit Lajmëro Policinë. Të gjitha informacionet e pranuara trajtohen me konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Dy shoferë ndëshkohen për gara shpejtësie në Ferizaj, gjobiten me nga 500 euro

6 March 2026 at 08:43


Policia e Kosovës ka ndëshkuar dy shoferë të cilët janë kapur duke zhvilluar gara shpejtësie në një nga rrugët e qytetit të Ferizajt.

Sipas njoftimit të Policisë Rajonale në Ferizaj, rasti ka ndodhur më 5 mars 2026, rreth orës 00:25, kur njësia e Komunikacionit Rrugor ka ndaluar dy drejtues automjetesh në rrugën “Rexhep Bislimi”.

Bëhet fjalë për dy shoferë me inicialet A.K., të moshës 22 dhe 19 vjeç, të cilët po drejtonin vetura të tipit VW Golf me targa vendore dhe janë kapur në flagrancë duke zhvilluar gara shpejtësie.

Për këtë kundërvajtje të rëndë në trafik, ndaj tyre është shqiptuar gjobë në vlerë prej 500 eurosh. Po ashtu, atyre u është shqiptuar edhe masa mbrojtëse e ndalimit të drejtimit të automjetit për 12 muaj në territorin e Republikës së Kosovës, pasi posedonin patentë-shofer të huaj.

Policia Rajonale në Ferizaj u ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve që të shmangin garat e shpejtësisë, duke theksuar se veprime të tilla përbëjnë rrezik serioz për jetën e tyre dhe për pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

Njëkohësisht, Policia ka paralajmëruar se do të intensifikojë kontrollet në të gjitha rrugët e rajonit të Ferizajt me qëllim rritjen e sigurisë në trafik dhe ka ftuar qytetarët që çdo shkelje ta raportojnë në numrat 192, 0290 326 250, 0290 364 406 ose përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”. /Telegrafi/

Gara shpejtësie në magjistralen Pejë–Prishtinë, ndëshkohen dy shoferë

4 March 2026 at 08:58


Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shqiptuar dy gjoba ndaj drejtuesve të automjeteve që po zhvillonin gara shpejtësie në magjistralen Pejë–Prishtinë.

Sipas njoftimit zyrtar, rasti ka ndodhur më 2 mars 2026, kur patrulla policore e angazhuar në kontrollin e trafikut rrugor ka identifikuar dy drejtues automjetesh që po lëviznin me shpejtësi të tejkaluar dhe në formë gare, duke rrezikuar seriozisht sigurinë në komunikacion.

Pas ndalimit të tyre dhe ndërmarrjes së veprimeve ligjore, njërit drejtues i është shqiptuar fletë-gjobë me procedim për gjykatë, ndërsa drejtuesit tjetër i është shqiptuar gjobë në vlerë prej 500 eurosh, pesë pikë negative dhe masë mbrojtëse me sekuestrim të patentë shoferit për një vit.

Policia ka bërë të ditur se do të vazhdojë me kontrolle të shtuara në të gjitha akset rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

Autoritetet kanë theksuar se shkeljet e tilla përbëjnë rrezik serioz për jetën dhe do të trajtohen me tolerancë zero. /Telegrafi/


Kontrolle të shtuara ndaj transportuesve, gjoba deri në 600 euro

3 March 2026 at 14:56


Policia e Kosovës, përmes Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor në Prizren, në bashkëpunim me inspektorët e Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka zhvilluar më 2 mars 2026 një operacion të përbashkët në terren për kontrollin e automjeteve të transportit.

Aktiviteti ka përfshirë asistimin e inspektorëve gjatë matjes së automjeteve me peshore, patrullimin në zonën e përgjegjësisë, si dhe kontrollin e automjeteve që transportojnë mallra dhe udhëtarë, përfshirë verifikimin e dokumentacionit përkatës.

Sipas njoftimit zyrtar, si rezultat i kontrolleve janë shqiptuar gjithsej 36 gjoba dhe fletëparaqitje për kundërvajtje të ndryshme.

Vlera e gjobave ka variuar nga shumat më të ulëta deri në 600 euro, në varësi të natyrës së shkeljes.

Masat ndëshkuese janë aplikuar si ndaj drejtuesve të mjeteve, ashtu edhe ndaj personave juridikë, përkatësisht subjekteve afariste.

Policia e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit, rritjen e sigurisë në komunikacion dhe mbrojtjen e mjedisit, duke vazhduar bashkëpunimin me institucionet përgjegjëse për garantimin e rendit dhe sigurisë për qytetarët. /Telegrafi/


Kapet me 1.12 promila alkool, gjobitet dhe i merret patentë shoferi për 6 muaj 38 vjeçarit në Ferizaj

1 March 2026 at 14:08


Sot, rreth orës 02:30, patrulla e stacionit policor në Ferizaj, gjatë një kontrolli rutinë në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj, ka ndaluar një automjet të tipit VË Golf me targa vendore.

Sipas policisë, gjatë kontrollimit të dokumentacionit dhe testimit të shoferit të automjetit, është konstatuar se shoferi I.B. (38 vjeç) po qarkullonte nën ndikimin e alkoolit.

“Pas testimit me alkooltest, rezultati ka qenë 1.12 promila. Për këtë kundërvajtje, ndaj shoferit është shqiptuar gjobë në vlerë prej 300 euro, 2 pikë negative, si dhe masa mbrojtëse, heqje e patentë shoferit për 6 muaj”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe aktivitete të intensifikuara me qëllim të respektimit të ligjit dhe rritjes së sigurisë në komunikacion./Telegrafi/

Devijimi i qarkullimit të mallrave, trafik i rënduar në doganën e Bllatës, radhë kilometrike kamionësh

By: Brisi
25 February 2026 at 18:01

Devijimi i qarkullimit të mjeteve që transportojnë mallra ka shkaktuar trafik të rënduar në doganën e Bllatës. Pas shembjes së segmentit rrugor në Librazhd, i cili ka bllokuar kalimin përmes Qafë-Thanës, lëvizja është devijuar drejt doganës së Balltës, që lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut, por kjo ka shkaktuar fluks dhe radhë të gjata të […]

The post Devijimi i qarkullimit të mallrave, trafik i rënduar në doganën e Bllatës, radhë kilometrike kamionësh appeared first on BoldNews.al.

Shqipëria zgjohet nën pushtetin e mjegullës, vështirësi në qarkullimin e mjeteve

25 February 2026 at 09:02


Shqipëria është zgjuar sot me një situatë moti të pazakontë me mjegull të dendur.

Në kryeqytet mjegulla e dendur ka qenë e pranishme kudo, teksa edhe temperaturat mbeteshin të ulëta. Po ashtu edhe në qytetet e tjera ka pasur prani të mjegullës.

Po ashtu edhe qyteti i Fier është zgjuar këtë mëngjes i mbuluar nga një mjegull e dendur, e cila ka krijuar vështirësi të ndjeshme në qarkullimin e mjeteve.

Në disa akse rrugore brenda qytetit dhe në hyrje-daljet kryesore, dukshmëria ka qenë e reduktuar ndjeshëm, duke detyruar drejtuesit e automjeteve të lëvizin me shpejtësi të ulët. /Tch/

Ekzekutohet në Meksikë “El Mencho”, një nga trafikantët më të rrezikshëm në botë

By: Elva
22 February 2026 at 20:34

Forcat e sigurisë në Meksikë njoftuan vrasjen e Nemesio Oseguera Cervantes, i njohur me nofkën “El Mencho”, themelues dhe drejtues i kartelit Jalisco Nueva Generación (CJNG), një nga organizatat kriminale më të fuqishme në Meksikë. Sipas autoriteteve, operacioni u zhvillua në shtetin e Jaliscoat, pas disa orësh tensioni dhe përplasjeje mes ushtrisë dhe grupeve të […]

The post Ekzekutohet në Meksikë “El Mencho”, një nga trafikantët më të rrezikshëm në botë appeared first on BoldNews.al.

2021 gjoba në trafik u shqiptuan gjatë 24 orëve në Kosovë

22 February 2026 at 15:13


Policia ka publikuar raportin me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Në raport thuhet se gjatë kësaj kohe s’ka pasur aksident me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 19 aksidente me të lënduar dhe 22 aksidente me dëme materiale.

Ndërkaq, për shkelësit e rregullave në komunikacion, policia ka shqiptuar gjithsej 2021 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit, organet e rendit kanë arrestuar 17 persona, prej të cilëve 9 i ka dërguar në mbajtje dhe 1 person në ndalim policor. /Telegrafi/


Bllokohet autostrada Tiranë-Durrës, trafik i rënduar te mbikalimi i terminalit

By: armand
21 February 2026 at 11:33

Qarkullimi i automjeteve në autostradën Tiranë–Durrës paraqitet i rënduar mëngjesin e kësaj të shtune, duke shkaktuar vonesa për drejtuesit e mjeteve. Radhë të gjata automjetesh dhe lëvizje e ngadaltë e trafikut janë krijuar që në zonën e mbikalimit pranë Casa Italia-s dhe deri te mbikalimi i terminalit. Sipas pamjeve fluksi i lartë i automjeteve ka […]

The post Bllokohet autostrada Tiranë-Durrës, trafik i rënduar te mbikalimi i terminalit appeared first on BoldNews.al.

Mbi 1,400 gjoba në rajonin e Gjilanit brenda një jave, 34 aksidente trafiku në hetim

20 February 2026 at 09:38


Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka shqiptuar 1,439 gjoba gjatë periudhës 13–19 shkurt 2026, në kuadër të zbatimit të planeve operative për rritjen e sigurisë në trafikun rrugor.

Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe janë hetuar gjithsej 34 aksidente trafiku, prej tyre 17 me dëme materiale dhe 17 me persona të lënduar.

Po ashtu, në kuadër të kontrolleve janë shqiptuar 24 gjoba për mos përdorim të rripit të sigurisë, 38 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, si dhe 23 gjoba për modifikim të paautorizuar të automjeteve, përfshirë përdorimin e folieve të errëta.

Ndërkohë, ndaj 50 ngasësve është shqiptuar masë e ndalimit të drejtimit të mjeteve motorike.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan u ka bërë thirrje të gjithë ngasësve që gjatë drejtimit të automjetit të posedojnë Raportin Evropian të Aksidenteve, ashtu siç parashihet me Ligjin për Rregullat në Trafikun Rrugor.

Mosposedimi i këtij dokumenti dënohet me gjobë prej 50 euro.

Policia rikujton se në rast të aksidenteve me dëme të vogla materiale, kur palët pajtohen për rrethanat e ngjarjes, ata janë të obliguar ta plotësojnë dhe nënshkruajnë Raportin Evropian të Aksidenteve.

Ndërkaq, në rastet kur ka persona të lënduar ose viktima, është obligative njoftimi i Policisë së Kosovës. /Telegrafi/

Tejkalim i rrezikshëm dhe shpejtësi ekstreme, Policia ndëshkon rëndë dy vozitës

19 February 2026 at 13:47


Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa ndaj dy drejtuesve të mjeteve për shkelje të rënda të rregullave të komunikacionit, të dokumentuara përmes video-incizimeve.

Sipas njoftimit zyrtar, më 15 janar 2026 një kundërvajtës ka tejkaluar ndjeshëm shpejtësinë e lejuar, duke drejtuar veturën me 186 kilometra në orë në një zonë ku kufizimi ligjor ishte 80 km/h.

Shkelja është incizuar nga vetë kundërvajtësi, ndërsa më 18 shkurt 2026 ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 500 euro, pesë pikë negative dhe masë mbrojtëse ndalim drejtimi për gjashtë muaj.

Në një rast tjetër, më 16 shkurt 2026, në rrugën Klinë–Pejë, në fshatin Grabanicë, një autobus është kapur duke bërë tejkalim në vijë të plotë, ku tejkalimi është i ndaluar me shenja horizontale dhe vertikale të trafikut.

Shkelja është dokumentuar me video-incizim, ndërsa ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjobë prej 200 euro, dy pikë negative dhe masë mbrojtëse ndalim drejtimi për tre muaj.

Policia e Kosovës ka bërë thirrje për respektim të rregullave të komunikacionit, duke theksuar se shkeljet e tilla paraqesin rrezik serioz për sigurinë e pjesëmarrësve në trafik. /Telegrafi/


Pesë shoferë ndëshkohen për tejkalim të shpejtësisë në rrugën Ferizaj–Gërlicë

18 February 2026 at 09:40


Policia Rajonale e Ferizajt ka ndëshkuar pesë shoferë për tejkalim të shpejtësisë në rrugën Ferizaj–Gërlicë, në fshatin Varosh, gjatë kontrolleve të realizuara në orët e hershme të mëngjesit.

Sipas njoftimit zyrtar, njëri nga shoferët, E.S. (22 vjeç), është ndaluar duke drejtuar veturën VW Golf me shpejtësi 166 km/h në zonën ku kufizimi ishte 60 km/h. Ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 500 euro, pesë pikë negative dhe masë mbrojtëse e heqjes së patentë shoferit për gjashtë muaj.

Ndërkohë, katër shoferë të tjerë janë ndaluar për tejkalim të shpejtësisë dhe janë ndëshkuar me nga 300 euro gjobë, tri pikë negative dhe heqje të patentë shoferit për tre muaj. F.I. (45 vjeç) është ndaluar me shpejtësi 150 km/h, D.H. (34 vjeç) me 146 km/h, D.M. (24 vjeç) me 130 km/h, ndërsa E.SH. (19 vjeç) me 113 km/h.

Matja e shpejtësisë është realizuar me veturën inteligjente të policisë, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar vazhdimin e kontrolleve të rregullta dhe të intensifikuara me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion.

Policia ka apeluar tek të gjithë shoferët që të respektojnë shenjat dhe rregullat e trafikut, duke theksuar se shkeljet mund të raportohen në numrat emergjentë 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406, si dhe përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”. /Telegrafi/

Vijon saga e trafikut në Librazhd-Elbasan, radhë kilometrike automjetesh

By: Brisi
15 February 2026 at 16:50

Aksi Librazhd-Elbasan është përballur edhe këtë të diel me trafik të rënduar. Radhë kilometrike automjetesh janë krijuar pasditen e sotme duke bërë që një sens lëvizje i këtij aksi të jetë paralizuar thuajse totalisht. Ky aks është përfshirë shpesh nga trafiku i rënduar, sidomos në zonën e Murrashit ku po ndërtohen edhe dy tunele, punimet […]

The post Vijon saga e trafikut në Librazhd-Elbasan, radhë kilometrike automjetesh appeared first on BoldNews.al.

Nuk respektuan kufizimin e shpejtësisë - katër shoferë në Ferizaj gjobiten me nga 200 euro

15 February 2026 at 14:52


Patrulla e Njësisë së Komunikacionit Rrugor ka identifikuar dhe ndëshkuar katër shoferë për tejkalim të shpejtësisë gjatë kontrolleve të realizuara në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, në një zonë ku kufizimi i lejuar është 50 km/h.

Sipas policisë, B.S. (34 vjeç), me veturën Audi A4, është ndaluar duke qarkulluar me shpejtësi 103 km/h. Ndërkaq, D.L. (33 vjeç), me veturën VW Golf, është kapur me 87 km/h.

Po ashtu, B.K. (35 vjeç), me veturën Land Rover, si dhe Q.V. (37 vjeçe), me veturën Audi A4, janë ndaluar duke lëvizur me shpejtësi 83 km/h.

Ndaj të katër shoferëve është shqiptuar nga një gjobë prej 200 euro, u janë vendosur nga 2 pikë negative dhe masa mbrojtëse e heqjes së patentë shoferit për tre muaj.

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se do të vazhdojë kontrollet e rregullta dhe të intensifikuara me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion, duke apeluar tek të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut.

Shkeljet në trafik mund të raportohen në numrat 192, 0290/326-250, 0290/322-406 ose përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”, ndërsa të gjitha informacionet e pranuara trajtohen me konfidencialitet të plotë. /Telegrafi/

Telefon gjatë ngasjes, tejkalim në vijë të plotë dhe vozitje përkundër ndalesës - gjoba të ashpra për pesë shoferë në Ferizaj

14 February 2026 at 12:59


Patrullat e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në kuadër të Rajonit të Ferizajt, gjatë kontrolleve të realizuara në pika të ndryshme të rajonit, kanë identifikuar dhe ndëshkuar pesë shoferë për shkelje të rënda në komunikacion.

Dënime kanë të bëjnë për përdorim të telefonit gjatë ngasjes, tejkalim në vijë të plotë, etj.

Raporti i plotë i Policisë:

I.G. (33 vjeç), me veturën BMW, ngjyrë hiri, me targa vendore, është ndaluar në fshatin Davidovc - Shtime, duke përdorur telefonin gjatë ngasjes.

Pas verifikimit ka rezultuar se kjo ishte kundërvajtja e tretë e tij. Për këtë i është shqiptuar gjobë prej 500 euro, 5 pikë negative dhe masa mbrojtëse prej 6 muajsh heqje e patentë shoferit.

A.I. (31 vjeç), me veturën VW Caddy, ngjyrë e bardhë, me targa vendore, është ndaluar në rrugën magjistrale Gërlicë - Ferizaj, i cili kishte ndalesë për drejtimin e automjeteve nga data 12.12.2025 deri më 11.03.2026.

Për këtë i është shqiptuar gjobë prej 500 euro, 5 pikë negative dhe masa mbrojtëse edhe për 6 muaj heqje e patentë shoferit.

A.N. (43 vjeç), me veturën VW ngjyrë e bardhë, me targa vendore, në fshatin Sojevë ka bërë tejkalim në vijë të plotë.

Policia i ka shqiptuar gjobë prej 200 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse heqje e patentë shoferit.

I.M. (41 vjeç), me veturën Mercedes, ngjyrë e zezë, me targa vendore, në rrugën Gërlicë–Ferizaj ka bërë tejkalim në vijë të plotë dhe i është shqiptuar gjobë prej 200 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse heqje e patentë shoferit.

SH.I. (56 vjeç), me veturën Seat Cordoba, ngjyrë e zezë, me targa vendore, në rrugën Gërlicë–Ferizaj ka bërë tejkalim në vijë të plotë.

Edhe këtij i është shqiptuar gjobë prej 200 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse heqje e patentë-shoferit.

Policia Rajonale e Ferizajt thekson se do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe të intensifikuara me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe apelon tek shoferët që të respektojnë rregullat e trafikut.

Shkeljet në trafik mund të raportohen në numrat 192, 0290/326-250, 0290/322-406 ose përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”. /Telegrafi/

Policia në Gjilan shqipton 1778 gjoba brenda një jave, 72 shoferëve u ndalohet drejtimi i mjeteve

13 February 2026 at 10:32


Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, përmes Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor dhe stacioneve policore, ka realizuar aktivitete të shtuara për siguri në trafik gjatë periudhës 6–12 shkurt 2026.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar gjithsej 1778 gjoba ndaj kundërvajtësve të trafikut. Po ashtu, policia ka hetuar 16 aksidente trafiku me dëme materiale dhe 15 aksidente me të lënduar.

Në kuadër të masave ndëshkuese, 72 ngasësve u është ndaluar drejtimi i mjeteve motorike për shkelje të rënda të rregullave të trafikut.

Policia njofton se kundërvajtësit që e pranojnë gjobën përmes shërbimit postar dhe e paguajnë brenda 15 ditësh nga data e pranimit, përfitojnë zbritje prej 50 për qind të shumës së gjobës. Afati për pagesë fillon nga dita e pranimit të njoftimit.

Në rast të paqartësive lidhur me afatin apo procedurën e pagesës, qytetarët mund të paraqiten në stacionin policor ose në njësitin kompetent që ka shqiptuar gjobën për verifikim dhe përditësim të të dhënave.

Po ashtu, çdo kundërvajtës ka të drejtë ligjore për të paraqitur ankesë kundër gjobës, duke argumentuar arsyet e kundërshtimit.

Për informata dhe udhëzime shtesë, qytetarët mund të drejtohen në Njësitin Rajonal të Komunikacionit Rrugor në Gjilan. /Telegrafi/

❌
❌