Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 7 February 2026Main stream

Biznesmeni italian shkoi në Tiranë për ta ngushtuar stomakun, por humbi jetën – në hetim kirurgu dhe dietologia italiane

7 February 2026 at 12:11


Biznesmeni italian Massimo Ferro, 54 vjeç, nga Camposampiero, kishte vendosur t’i jepte fund obezitetit pas vitesh dietash të pasuksesshme.

Ai iu drejtua një klinike private në Milano, e cila i premtoi një zgjidhje afatgjatë, por ndërhyrja kirurgjikale do të kryhej në Tiranë.

Aty, më 18 dhjetor, iu nënshtrua operacionit për ngushtim stomaku. Por diçka shkoi keq dhe Massimo Ferro humbi jetën më 22 dhjetor në Shqipëri, raporton Top Channel.

Për të hedhur dritë mbi ngjarjen, prokurori i Padovës, Andrea Girlando, ka regjistruar si të dyshuar kirurgun Andrea Formiga dhe dietologen Alessandra Freda, të dy nga Lombardia.

Autopsia mbi trupin e Massimo Ferro do të kryhet të hënën në Padova, nga mjeku ligjor Antonello Cirnelli, i caktuar nga prokuroria.

Sipas asaj që shkruan Corriere, kontakti i parë mes Ferro-s dhe kirurgut kishte ndodhur në dhjetor përmes mesazheve në WhatsApp, ku iu dhanë informacionet për ndërhyrjen, kostot dhe organizimin logjistik. Çmimi i operacionit ishte 4.400 euro, shumë më i ulët krahasuar me rreth 15 mijë euro që kërkoheshin në Itali.

Gjatë vizitës së 6 dhjetorit 2025, ku Ferro u paraqit së bashku me djalin e tij të madh, kirurgu shpjegoi ndërhyrjen dhe e siguroi pacientin për përdorimin e teknikës laparoskopike dhe një rikuperim të shpejtë.

Pavarësisht se Massimo Ferro vuante nga diabeti i tipit II dhe peshonte 108 kilogramë, operacioni u programua për datën 18 dhjetor në Tiranë. Analizat, të cilat Ferro nuk kishte arritur t’i kryente në Itali, u shtynë për t’u bërë një ditë para ndërhyrjes, në Tiranë.

Sipas kallëzimit të familjes, përfaqësuar nga avokatët Stefano Squarise dhe Jenny Lopresti, asnjë nga procedurat e parashikuara nga udhëzimet italiane dhe ndërkombëtare për kirurgjinë e obezitetit nuk është respektuar.

Nuk ka pasur një program paraprak dietetik, asnjë vlerësim multidisiplinar dhe asnjë përgatitje specifike para operacionit. E vetmja këshillë e dhënë ishte që pacienti të qëndronte esëll që nga mbrëmja para ndërhyrjes. Massimo Ferro mbërriti në Tiranë më 17 dhjetor, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.

Ethet dhe përkeqësimi i gjendjes

Të nesërmen ai u operua dhe pas ndërhyrjes telefonoi familjarët për t’i qetësuar: “Shkoi gjithçka mirë”.

Por që nga dita pasuese, gjendja e tij nisi të përkeqësohej. Ai u shfaq gjithnjë e më i përgjumur, pa reagime, ndërsa niveli i glicemisë mbetej i lartë. Më 20 dhjetor iu shfaqën ethet dhe temperatura.

Më 21 dhjetor, me temperaturën që kishte arritur 39 gradë dhe me vështirësi të rënda në frymëmarrje, Ferro u dërgua në urgjencën e spitalit publik “Nënë Tereza” në Tiranë.

Aty iu nënshtrua disa ekzaminimeve, por sipas kallëzimit, antibiotiku iu dha vetëm në mbrëmje, përpara se të rikthehej sërish në klinikën private. Gjatë natës gjendja e tij u përkeqësua edhe më shumë.

Në mëngjesin e 22 dhjetorit, Massimo Ferro pësoi një arrest brenda klinikës. U reanimua dhe u transportua me ambulancë në repartin e reanimacionit të spitalit publik.

Pasdite mjekët thanë se gjendja ishte e stabilizuar, por në mbrëmje bashkëshortja u thirr me urgjencë: kur mbërriti, Massimo Ferro kishte ndërruar jetë prej orësh.

Sipas familjarëve, deri më sot askush nuk ka dhënë një shpjegim të qartë për shkakun e vdekjes.

“Duam vetëm të dimë pse Massimo nuk u kthye në shtëpi”, shkruajnë bashkëshortja Romina dhe fëmijët e tij. /tch/

Vdekja e biznesmenit italian në klinikën private në Tiranë/ Nisin hetimet për kirurgun dhe dietologen

By: Brisi
7 February 2026 at 10:29

Një udhëtim shëndetësor që kishte si qëllim humbjen e peshës përfundoi tragjikisht për Massimo Ferro, 54 vjeç, sipërmarrës nga Camposampiero i Italisë, i cili humbi jetën më 22 dhjetor 2025 në Shqipëri, pas një ndërhyrjeje kirurgjikale për zvogëlimin e stomakut. Pas vitesh dietash pa sukses, Ferro kishte vendosur t’i besonte një klinike private në Milano, […]

The post Vdekja e biznesmenit italian në klinikën private në Tiranë/ Nisin hetimet për kirurgun dhe dietologen appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 6 February 2026Main stream

Predikonte mësime fetare në shkollë, largohet nga puna mësuesi në shkollën “Gustav Mayer”

6 February 2026 at 18:42

TIRANË, 6 shkurt /ATSh/ Një mësues i gjuhës angleze në shkollën 9-vjeçare “Gustav Mayer” në Tiranë, është pushuar nga puna, pas publikimit në medie se predikonte tek fëmijët fenë e Jehovait.

Përmes një reagimi zyrtar, Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar në Tiranës bëri të ditur se mësuesi Dritan Zaimi, që prej datës 3 shkurt nuk ka zhvilluar mësim në shkollë.

“Në vijim të ankesës së paraqitur nga dy prindër më datë 02.02.2026, Drejtoria e shkollës 9-vjeçare “Gustav Mayer” ka kryer menjëherë verifikimet përkatëse, në bashkëpunim me shërbimin psikosocial të institucionit. Në kuadër të këtij procesi, drejtoria dhe shërbimi psikosocial kanë hyrë në orën e mësimit të zhvilluar nga mësuesi dhe kanë administruar materialet përkatëse të përdorura gjatë procesit mësimor”, njoftoi DRAP

Bazuar në gjetjet e verifikimit, sipas DARP ndaj mësuesit Dritan Zaimi janë ndjekur procedurat ligjore dhe institucionale në fuqi.

“Konkretisht: Më datë 02.02.2026, Drejtoria e shkollës i ka përcjellë rastin Komisionit të Etikës i cili u mblodh në të njëjtën datë. Komisioni i Etikës ka referuar çështjen për shqyrtim në Komisionin e Disiplinës. Më datë 03.02.2026, Komisioni i Disiplinës u mblodh dhe, me votim të fshehtë, vendosi me 7 vota pro masën disiplinore “largim nga puna””, njoftoi DRAP.

DRAP njoftoi më tej se në zbatim të legjislacionit në fuqi, përfshirë Kodin e Punës të Republikës së Shqipërisë, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, rregulloren për funksionimin e institucioneve arsimore parauniversitare dhe Kodin e Etikës së Mësuesit, Drejtoria e shkollës ka nisur procedurën për zgjidhjen e njëanshme të kontratës së punës.

Gjithashtu në respektim të afateve dhe të drejtës për t’u dëgjuar, mësuesi është njoftuar për t’u paraqitur më datë 9 shkurt, me qëllim parashtrimin e qëndrimit të tij lidhur me vendimin e marrë.

Institucionet arsimore nënvizoi DRAP mbeten të angazhuara për respektimin e standardeve profesionale, etikës dhe sigurisë së nxënësve, duke vepruar në përputhje të plotë me ligjin dhe procedurat përkatëse. /j.p/

The post Predikonte mësime fetare në shkollë, largohet nga puna mësuesi në shkollën “Gustav Mayer” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, përplasen 4 makina, vështirësi në qarkullimin e mjeteve

By: D Marku
6 February 2026 at 17:45

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në autostradën Tiranë–Elbasan. Mësohet se katër automjete janë përfshirë në aksident. Sipas informacioneve paraprake, fatmirësisht nga aksidenti nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Ngjarja ka shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve, duke krijuar radhë dhe ngadalësim të trafikut në këtë aks të rëndësishëm rrugor.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë Rrugore, të cilat kanë ndërhyrë për normalizimin e qarkullimit dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

The post Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, përplasen 4 makina, vështirësi në qarkullimin e mjeteve appeared first on Albeu.com.

Me kallashnikov në banesë, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë

By: Brisi
6 February 2026 at 14:54

Një 48-vjeçar është arrestuar nga Policia në Tiranë, pasi është kapur me armë zjarri kallashnikov në banesë. Sipas Policisë, në kuadër të operacionit “Sinjalizimi”, u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. L., 48 vjeç. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në fshatin Pezë Helmes, u gjetën dhe u sekuestruan 1 armë zjarri kallashnikov, 3 […]

The post Me kallashnikov në banesë, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Mbante kallashnikov në shtëpi, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë

6 February 2026 at 14:44

TIRANË- Një 48-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Tiranës, pasi u kap duke mbajtur pa leje armë zjarri në banesën e tij, në fshatin Pezë Helmes.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri kallashnikov, tre krehra dhe municion luftarak, të cilat u morën në cilësinë e provës materiale.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave./abcnews.al

Tre mjekë stomatologë dërgohen për gjykim për vrasje nga pakujdesia

6 February 2026 at 12:21

Prokuroria e Tiranës njoftoi të premten më 6 shkurt përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të tre mjekëve stamotologë, Roland Xhaxho, Ina Xhaxho dhe Marta Gina, të akuzuar për vrasjen nga pakujdesia të një fëmije 3 vjeçar, ngjarje e ndodhur tre vjet më parë. Ata akuzohen edhe për veprën penale të mashtrimit, e kryer […]

The post Tre mjekë stomatologë dërgohen për gjykim për vrasje nga pakujdesia appeared first on Reporter.al.

Vdekja e të miturit pas ndërhyrjes dentare, 7 persona në gjyq, 3 për vrasje nga pakujdesia

6 February 2026 at 11:27

TIRANË, 6 shkurt /ATSH/ Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq shtatë persona pas humbjes së jetës së 3-vjeçarit, shtetasit B.S., pas një ndërhyrje dentare në një klinikë në kryeqytet.

Në përfundim të hetimeve, mbi procedimin penal të vitit 2023, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, dërgoi në gjyq shtetasit R.Xh dhe M.G., për veprën penale ‘Vrasje nga pakujdesia’ dhe ‘Mashtrim’ e kryer në bashkëpunim, shtetasen I.Xh. për veprën penale ‘Vrasje nga pakujdesia’, ‘Mashtrim’ e kryer në bashkëpunim dhe ‘Ushtrim i aktivitetit të paligjshëm’, shtetasit E.S. dhe E.A. për veprën penale ‘Shpërdorim detyre’, si dhe shtetasit D.A. dhe V.H. për veprën penale ‘Neglizhenca në trajtimin mjekësor’.

Më datë 28.09.2023, i mituri B.S., iu nënshtrua një ndërhyrjeje dentare në 14 dhëmbë, tek klinika “Splendent”, e drejtuar nga mjekët R.Xh dhe I.Xh. Pas ndërhyrjes i mituri u kthye në shtëpi dhe brenda pak orësh u dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore (koma dhe insuficiencë respiratore akute) në Spitalin e Pediatrisë në Qëndrën Spitalore “Nënë Tereza”, Tiranë, ku dhe më pas, në datën 1 tetor 2023, ndërroi jetë.

Sipas aktit të riekspertimit mjekoligjor dhe ekspertimit mjekoligjor shtesë, nga ana e grupit ekspertëve italianë, u arrit në konkluzionin se: Shoku septik i rëndë, që solli më pas insuficiencën progresive shumorganore, është shkaku kryesor i vdekjes të pacientit të mitur B.S.

Grupi i ekspertëve arriti në përfundimin se gjatë ndërhyrjes dentare dhe procedurës së anestezisë, nga ana e anestezistit dhe stomatologeve që trajtuan të miturin, u konstatuan shkelje të rënda të protokolleve mjekësore ndërkombëtare dhe praktikave më të mira mjekësore, të cilat kanë një lidhje shkakësore të drejtpërdrejtë me vdekjen e tij.

Këto shkelje kanë konsistuar në moszbatimin, moskryerjen e kontrolleve dhe verifikimeve të nevojshme për identifikimin e saktë të gjendjes klinike para operacionit të pacientit; mosformulimin në mënyrë adekuate të diagnozës para operacionit dhe mostrajtimin e duhur profilaktik para operacionit dhe në vazhdim, i mituri iu nënshtrua një procedure kirurgjikale pa u vizituar në mënyrë adekuate, pa një diagnozë të saktë, pa një indikacion të arsyetuar, pa specifikuar alternativat dhe pa kryer testet e nevojshme dhe të detyrueshme për gjendjen klinike të pacientit.

Ndërhyrje e kryer, e cila ishte më e gjerë sesa lejohej për një fëmijë të moshës 3 vjeç dhe induksioni i anestezisë së përgjithshme për një periudhë prej rreth 5 orë, për të trajtuar njëkohësisht shumë dhëmbë, mes të cilëve disa me infeksion të pulpës me rreziqet që lidhen me anestezinë e përgjithshme dhe kontrollin e vështirë të infeksioneve postoperative, evidenton përgjegjësinë për trajtim të tepërt.

Nxjerrjen plotësisht e papërshtatshme nga spitali i të miturit, duke mos marrë parasysh gjithashtu rreziqet që lidhen me anestezinë dhe patologjitë nga të cilat vuante fëmija, e sidomos arsyet për një kohë të zgjatur zgjimi, pas ndërhyrjes si dhe shenja të tjera klinike.

Gjithashtu nga hetimi rezultoi e provuar se dy stomatologët I.Xh dhe M.G. kanë mashtruar prindërit e të miturit duke i marrë pagesën për mbushjen e 14 dhëmbëve, ndërkohë që nga autopsia rezultoi se 6 prej tyre ishin hapur, por nuk ishin mbushur.

Për këtë fakt, ndaj tyre u ngrit akuza për ‘Mashtrim’ e kryer në bashkëpunim.

Ndërkohë nga hetimi, u provua që stomatologia I.Xh. pas ngjarjes ka vazhduar ushtrimin e aktivitetit të saj në mënyrë të paligjshme, pasi nuk ka rinovuar, në përputhje me procedurat ligjore, licensën si stomatologe nga Urdhri i Stomatologut.

Gjatë hetimeve u konstatuan shkelje të rënda të protokolleve mjekësore në kryerjen e autopsisë dhe ekspertizës mjekoligjore edhe nga ana e ekspertëve të IML-së, shtetasit E.S dhe E. A.

Gjithashtu shkelje u konstatuan edhe tek mjekët e rojës të Pediatrisë, V.A. dhe D.S., në momentin që i mituri u dërgua në spital. Mjekët nuk zbatuan protokollet mjekësore në drejtim të përcaktimit të diagnozës së duhur, evidentimin e shkaqeve më të zakonshme të shokut tek fëmijët dhe trajtimin e terapisë së përshtatshme me antibiotikë.

Si rrjedhojë edhe moskryerja e veprimeve të tyre ka shkaktuar dëmtimin e rëndë të të miturit, edhe pse ai ishte në gjendje të rëndë, fakt që rezultoi nga akti i riekspertimit, pasi vdekja e tij nuk erdhi nga mosveprimet e tyre, por nga shkaku kryesor dhe i drejtpërdrejtë, që ishin veprimet dhe mosveprimet e të pandehurve R.Xh., I.Xh dhe M.G.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Vdekja e të miturit pas ndërhyrjes dentare, 7 persona në gjyq, 3 për vrasje nga pakujdesia appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shkëlqim Hajdari emërohet prefekt i Tiranës

6 February 2026 at 11:05


Shkëlqim Hajdari është emëruar sot prefekt i Tiranës gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

Vendimi i qeverisë përforcon ndryshimet në strukturat e administratës shtetërore dhe vjen në kuadër të riorganizimeve të fundit në nivelin e prefekturave.

Hajdari do të udhëheqë administratën e kryeqytetit, ndërsa ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, është emëruar kryeinspektor i përgjithshëm, duke zëvendësuar vetë Hajdarin në këtë post. /Euronews.al/

VIDEO/ Zbulohet ‘punishtja’ e drogës te “Ali Demi”, arrestohen dy persona (EMRAT)

By: Brisi
6 February 2026 at 08:58

Dy persona janë arrestuar nga Policia në Tiranë, pasi akuzohen se kanë përshatur një banesë për përgatitjen e drogës, në zonën e Ali Demit. Sipas Policisë, në kuadër të operacionit, “Blue Punisher”, u arrestuan në flagrancë dy shtetas të afërm mes tyre, Elvis Lezo, 42 vjeç dhe Bujar Lezo, 59 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë […]

The post VIDEO/ Zbulohet ‘punishtja’ e drogës te “Ali Demi”, arrestohen dy persona (EMRAT) appeared first on BoldNews.al.

Shisnin drogë/ Goditet grupi në Tiranë, dy të arrestuar

By: Fax Web
6 February 2026 at 08:54

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë dy persona, banues në Tiranë.

Ata kishin përshtatur një ambient në banesën e tyre, në rrugën “Ali Demi”, për përgatitjen e tabletave të lëndës narkotike ekstazi (MDMA), me qëllim shitjen, kryesisht në lokalet e natës.

Nga kontrolli i ushtruar në banesë, u sekuestruan 2200 tableta me lëndë të dyshuar narkotike ekstazi (MDMA), si dhe 2 aparate celularë, në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor po heton rolet e të arrestuarve me qëllim zbardhjen e veprimtarisë kriminale.

VIDEO/ Goditet grupi kriminal në Tiranë, zbulohet ‘punishtja’ e lëndëve narkotike, arrestohen dy persona (EMRAT)

By: V K
6 February 2026 at 09:20

Policia e Tiranës, ka arrestuar në flagrancë dy persona, banues në Tiranë. Ata kishin përshtatur një ambient në banesën e tyre, në rrugën “Ali Demi”, për përgatitjen e tabletave të lëndës narkotike ekstazi (MDMA), me qëllim shitjen, kryesisht në lokalet e natës.

Nga kontrolli i ushtruar në banesë, u sekuestruan 2200 tableta me lëndë të dyshuar narkotike ekstazi (MDMA), si dhe 2 aparate celularë, në cilësinë e provës materiale.

Sipas Policisë, në kuadër të operacionit, “Blue Punisher”, u arrestuan në flagrancë dy shtetas të afërm mes tyre, Elvis Lezo, 42-vjeç dhe Bujar Lezo, 59-vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë ndërhyrjes në banesën e tyre, në rrugën “Ali Demi”, shërbimet e Policisë konstatuan se dy të arrestuarit kishin përshtatur një ambient për përgatitjen e tabletave të lëndës narkotike ekstazi (MDMA), me qëllim shpërndarjen dhe shitjen në lokalet e natës.

Nga kontrolli i ushtruar në këtë ambient u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 2200 tableta me lëndë të dyshuar narkotike ekstazi (MDMA), si dhe dy aparate celularë, që dyshohet se përdoreshin për aktivitetin kriminal.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, për vijimin e veprimeve të mëtejshme ligjore.

 

The post VIDEO/ Goditet grupi kriminal në Tiranë, zbulohet ‘punishtja’ e lëndëve narkotike, arrestohen dy persona (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Berisha: 10 shkurti, dita e kryengritjes sonë paqësore

5 February 2026 at 20:30

TIRANË, 5 shkurt /ATSh/ Kryetari i Partisë Demeokratike, Sali Berisha zhvilloi pasditen e sotme takim me degën 7 të kësaj partie në kryeqytet në kuadër të turit të Foltores. Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se opozita nuk mund të pranojë më këtë qeveri dhe se vendi duhet të shkojë drejt krijimit të një qeverie teknike dhe zhvillimit të zgjedhjeve të lira.

“Ne tani kemi një armik përpara, i cili me qëndrimet e tij nuk krijon zgjedhje. Të krijojmë një qeveri teknike, të shkojmë drejt zgjedhjeve, se përndryshe ne këtë qeveri nuk mund ta pranojmë kurrë”, u shpreh Berisha gjatë takimit me demokratët.

Sipas tij, përveç farsës elektorale, një arsye po aq e rëndësishme për të protestuar, është ajo që ai e cilëson si plaçkitje të qytetarëve.

“Çdo qeveri që vjedh qytetarët humbet legjitimitetin. Le të ketë dalë nga zgjedhje të lira e të ndershme, po vodhi qytetarët, humbet legjitimitetin”, theksoi Berisha.

Berisha deklaroi se opozita ndodhet në një “fushëbetejë” për demokracinë.

Kreu i PD-së u ndal edhe te protestat e organizuara nga opozita, të cilat, sipas tij janë pritur pozitivisht nga qytetarët.

Berisha tha se protestat janë mirëpritur sepse qytetarët e dinë se zgjedhjet janë vjedhur dhe se po bëhet grusht shteti duke bllokuar drejtësinë.

“Për këtë kemi mbështetjen në mbarë botën dhe për këtë do t’u provojmë shqiptarëve dhe botës se nuk rrimë”, tha ai.

Në fund të fjalës së tij, Berisha bëri thirrje për mobilizim për protestën e 10 shkurtit, duke e cilësuar këtë datë si ditën e “kryengritjes paqësore” kundër qeverisë.

“Data 10 shkurt është dita jonë. Është dita e kryengritjes sonë paqësore, është dita që do t’i dridhen themelet Edi Ramës gjer në largimin e tij nga pushteti”, tha Berisha.

Berisha bëri thirrje për bashkim të opozitës dhe qytetarëve kundër qeverisë.

“Të bashkohemi me çdo qytetar të ndershëm që beson që është i gatshëm të ngrihet për të shpëtuar Shqipërinë. Askush tjetër përveç nesh, njerëz që mbrojmë të vërtetën, njerëz që i kemi qëndruar besnikë, pavarësisht nga sakrificat, idealeve tona, nuk do të shpëtojë Shqipërinë”, tha Berisha. /m.q/j.p/

The post Berisha: 10 shkurti, dita e kryengritjes sonë paqësore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

12 vite pritje, pronarët e truallit mbetën në rrugë, ndërtuesi zhduket

By: armand
5 February 2026 at 21:08

Në zemër të Tiranës, disa familje që prej vitit 2014 mbeten pa apartamentet e premtuara, pasi ndërtuesi, me të cilin kishin lidhur marrëveshje, është zhdukur pa lënë gjurmë. Gjyli Tufa tregon se në vitin 2014 ajo dhe familjarët e saj i dhanë truallin dhe banesën shoqërisë “Konuda Alfa” sh.p.k., me administrator Nani Kolovani, për ndërtimin […]

The post 12 vite pritje, pronarët e truallit mbetën në rrugë, ndërtuesi zhduket appeared first on BoldNews.al.

Aksident i rëndë në Bathore, makina përplas për vdekje këmbësoren

By: armand
5 February 2026 at 18:01

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Bathores, në Tiranë. Sipas informacionit të Policisë, rreth orës 16:30  një automjet që drejtohej nga shtetasi E. B., rreth 40 vjeç, ka përplasur një këmbësore, shtetasen Sh. Sh., rreth 65 vjeçe. E dëmtuara është transportuar drejt spitalit, por për shkak […]

The post Aksident i rëndë në Bathore, makina përplas për vdekje këmbësoren appeared first on BoldNews.al.

Aksident rrugor në Tiranë/ Automjeti përplas këmbësoren, ndërron jetë në spital 65-vjeçarja

By: M C
5 February 2026 at 18:19

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Bathore. Automjeti me drejtues një 40-vjeçar, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur një këmbësore. Si pasojë e kësaj, ka humbur jetën në spital 65-vjeçarja.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme procedurale. Grupi hetiomor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit fatal.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 05.02.2026, rreth orës 16:30, në Bathore, automjeti me drejtues shtetasin E. B., rreth 40 vjeç, ka përplasur këmbësoren shtetasen Sh. Sh., rreth 65 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën në spital.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të metejshme procedurale. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

The post Aksident rrugor në Tiranë/ Automjeti përplas këmbësoren, ndërron jetë në spital 65-vjeçarja appeared first on Albeu.com.

Betonizohen tokat bujqësore në rrethinat e Tiranës, çmimet 70 herë mbi mesataren e BE-së

By: Brisi
5 February 2026 at 14:34

Nëse në Farkë rreth 3 vite më parë toka bujqësore shitej me çmim 50 euro për metër katror, aktualisht çmimi ka arritur nga 70 euro deri në 100 euro për metër katror. Sipas të dhënave nga tregu, çmimi i tokës është dyfishuar. Në rrethina të tjera të Tiranës, sipas agjentëve imobiliarë, si fshati Mullet apo […]

The post Betonizohen tokat bujqësore në rrethinat e Tiranës, çmimet 70 herë mbi mesataren e BE-së appeared first on BoldNews.al.

Prokuroria Tiranë nis hetimet për evazion fiskal në shërbimet postare

By: redi
4 February 2026 at 17:01

Prokuroria e Tiranë ka regjistruar procedimin penal për evazion fiskal ndaj disa subjekteve që ofrojnë shërbime postare. Në njoftimin e prokurorisë thuhet se gjatë kontrolleve, të autorizuara nga gjykata, janë sekuestruar mallra pa fatura tatimore dhe rreth 13 milionë lekë, si dhe dokumente që dyshohen se provojnë veprimtari të paligjshme. Njoftimi i plotë Hetime subjekteve që ofrojnë shërbime…

Source

“Bashkia s’mund të jepet si qokë”/ Braçe: Tirana ka nevojë për ndryshim radikal

By: Brisi
4 February 2026 at 15:27

Deputeti socialist Erion Braçe, ka kritikuar gjendjen aktuale të Bashkisë së Tiranës, në një kohë që kryetari i kësaj të fundit ndodhet në burg. I ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, Braçe është shprehur se Tirana ka nevojë për ndryshim radikal në mënyrën e qeverisjes dhe zgjidhjen e problemeve. Sipas Braçes, Bashkia nuk mund të jepet […]

The post “Bashkia s’mund të jepet si qokë”/ Braçe: Tirana ka nevojë për ndryshim radikal appeared first on BoldNews.al.

Hetime ndaj subjekteve postare, procedim penal për evazion fiskal, sekuestrohen 13 milionë lekë

By: V K
4 February 2026 at 13:22

Prokuroria e Tiranës, ka regjistruar një procedim penal për veprën penale të evazionit fiskal ndaj disa subjekteve që ofrojnë shërbime postare në kryeqytet.

Sipas Prokurorisë, procedimi është regjistruar mbi dyshimet për tregtim mallrash pa fatura tatimore. Pas autorizimit nga gjykata, me kërkesë të organit procedues, janë ushtruar kontrolle në disa subjekte postare në Tiranë.

Gjatë kontrolleve, janë sekuestruar sasi të konsiderueshme mallrash të marra në dorëzim pa dokumentacion tatimor, shuma parash në vlerën rreth 13 milionë lekë, si dhe dokumente shoqëruese.

Njoftimi:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë regjistron procedimin penal nr.156, viti 2026, për veprën penale të evazionit fiskal, të parashikuar nga neni 180 i Kodit Penal.

Pas lejimit nga gjykata, me kërkesë të organit procedues, si rrjedhojë u ushtruan kontrolle në disa subjekte që ofrojnë shërbime postare në kryeqytet.

Deri më tani, nga kontrollet janë sekuestruar sasi të konsiderueshme mallrash të marra në dorëzim pa fatura tatimore, 13 milionë lekë, si dhe dokumentacion shoqërues, prova që sipas Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, tregojnë paligjshmëri në drejtim të evazionit fiskal, si dhe shuma parash që dyshohen se rrjedhin nga aktiviteti i paligjshëm.

Hetimet vijojnë për identifikimin e shitësve realë dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë së kundërligjshme.

The post Hetime ndaj subjekteve postare, procedim penal për evazion fiskal, sekuestrohen 13 milionë lekë appeared first on Albeu.com.

❌
❌