Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 February 2026Main stream

Mori 5 mijë euro dhe shantazhoi një punonjës të administratës publike, arrestohet gazetari

12 February 2026 at 15:35

TIRANË, 12 shkurt /ATSH/ Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin e koduar “Portali 1”, duke vënë në pranga shtetasin E.L.

Në njoftim thuhet se 37-vjeçari, shantazhoi një punonjës të administratës publike, për t’i marrë 5000 euro, që të fshinte nga portali që administronte, disa shkrime që kishte postuar për të.

Policia informon se i arrestuari është me precedent të mëparshëm penalë për armëmbajtje pa leje.

Shërbimet e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale dhe ato të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një punonjësi të administratës publike, se ishte shantazhuar nga administratori i një portali, finalizuan operacionin e koduar “Portali 1”.

Policia njofton se si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, u kap në zyrën e subjektit, në Tiranë, menjëherë pasi mori 5000 euro nga i dëmtuari, dhe u vu në pranga shtetasi E. L., 37 vjeç.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Mashtrimi”.

/e.i/j.p/

The post Mori 5 mijë euro dhe shantazhoi një punonjës të administratës publike, arrestohet gazetari appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Yesterday — 11 February 2026Main stream

I çmontonin dhe shitnin pjesë të automjeteve të kontrabanduara nga Britania - arrestohet një person në Berat, një tjetër në kërkim

11 February 2026 at 11:49


Policia e Shtetit ka bërë të ditur se ka finalizuar operacionin “Çmontimi”, përmes së cilës janë zbuluar dy subjekte ku çmontoheshin dhe shiteshin pjesë automjetesh të kontrabanduara, kryesisht nga Mbretëria e Bashkuar.




Në njoftim thuhet se rasti ka ndodhur në Dimal, ndërkaq janë sekuestruar 68 automjete (pjesërisht të çmontuara).

“Si rezultat i kontrolleve, punës operative dhe asaj hetimore, me fokus konstatimin dhe goditjen e rasteve të kryerjes së aktiviteteve ekonomike, në informalitet dhe/ose me produkte të kontrabanduara, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale dhe në koordinim me Prokurorinë e Beratit, finalizuan operacionin e koduar ‘Çmontimi’.

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi P. D., 30 vjeç, banues në Dimal, dhe u shpall në kërkim shtetasi R. S., 31 vjeç, banues në Kuçovë”, thuhet në njoftim.

Gjatë kontrolleve në subjektin e tyre (servise për automjete/subjekte për shitje pjesësh për automjete), u gjetën përkatësisht 55 dhe 13 automjete (pjesërisht të çmontuara), për të cilat nuk posedoheshin dokumente blerjeje dhe as doganore.

Automjetet dyshohet se janë të kontrabanduara, kryesisht nga Mbretëria e Bashkuar.

Policia njofton se po punohet për kapjen e shtetasit R. S..

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/

Before yesterdayMain stream

BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015

9 February 2026 at 15:41

PRISHTINË, 9 shkurt/ATSH/ Bashkimi Evropian tha se arrestimi i fundit nga Serbia i një veterani të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është “një shkelje tjetër” e obligimeve të Serbisë të Marrëveshjes për dialogun dhe drejtësinë të vitit 2015.

“Sipas kësaj marrëveshjeje, Serbia është zotuar që të mos iniciojë hetime penale apo ndjeje penale për krimet që pretendohet se janë kryer në Kosovë, përveç nëse një gjë e tillë kërkohet nga autoritetet e Kosovës. Juridiksioni mbi pretendimet për krime të luftës dhe vepra të tjera serioze bie mbi institucionet e Kosovës. I bëjmë thirrje Serbisë që të respektojë zotimet e saj”, tha një zëdhënës i Komisionit Evropian për Radion Evropa e Lirë.

Më 5 shkurt, autoritetet e Serbisë arrestuan Mitehat Llozhanin me të hyrë në terrorin serb nga kufiri me Kroacinë. Ai, sipas autoriteteve, në Beograd dyshohet për krime kundër popullatës civile.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka kërkuar angazhim të bashkësisë ndërkombëtare lidhur me këtë rast.

Sipas Serbisë, i arrestuari dyshohet se ka kryer trajnime si pjesëtar i UÇK-së i Zonës Operative të Dukagjinit më 1998 dhe 1999 “pas së cilave ka marrë pjesë në sulme terroriste kundër anëtarëve të MPB-së serbe dhe ushtrisë jugosllave”. Në njoftim thuhet po ashtu se “si anëtar i grupit të komanduar nga Ramush Haradinaj, ai ka marrë pjesë në rrëmbim dhe masakrim të policëve”.
Por, nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se i arrestuari ka marrë pjesë në disa stërvitje në Shqipëri, por nuk ka informacione të ketë qenë në vijat e frontit në Kosovë.

 

Nënkryetari i kësaj organizate të veteranëve, Gazmend Syla, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se Llozhanit iu gjet kartela e veteranit në xhep gjatë kontrollit nga autoritetet serbe. /rel/

The post BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Krijoi skema mashtruese lidhur me TVSH-në, arrestohet me kërkesë të Prokurorisë biznesmeni në Tiranë

By: M C
9 February 2026 at 16:18

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë është arrestuar shtetasi Gjergji Fela, i dyshuar për krijimin e një skeme mashtruese fiskale, që ka sjellë dëme të konsiderueshme në buxhetin e shtetit.

Sipas Prokurorisë së Tiranës, Gjergji Fela, 50 vjeç, akuzohet për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH)” dhe “Fshehje e të ardhurave”, të parashikuara nga nenet 144/a dhe 180 të Kodit Penal.

Nga hetimet mbi procedimin penal nr. 5787 të vitit 2024, të zhvilluara në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Seksionin e Krimit Ekonomik në Policinë e Shtetit, ka rezultuar se subjekti tregtar “Dorina Fela” ka kryer shitje të dyshuara fiktive në vlerën totale 149,875,867 lekë. Si pasojë, dëmi i përllogaritur ndaj buxhetit të shtetit kap shifrën 62,670,861 lekë.

Sipas organit të akuzës, veprimet janë realizuar përmes deklarimeve të pavërteta dhe përdorimit të faturave fiktive, me qëllim krijimin e një skeme mashtruese fiskale për përfitimin e padrejtë të kreditimit të TVSH-së dhe uljen e bazës së tatueshme për tatimin mbi fitimin, duke cenuar interesat financiare të shtetit.

Në kuadër të këtij procedimi penal, Fela u arrestua pasi dyshohet se ka pasur rol organizues dhe drejtues në këtë veprimtari të paligjshme, duke përdorur subjektin tregtar në emër të bashkëshortes së tij për realizimin e skemës mashtruese.

Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë, si dhe për dokumentimin e plotë të skemës dhe pasojave financiare të saj.

The post Krijoi skema mashtruese lidhur me TVSH-në, arrestohet me kërkesë të Prokurorisë biznesmeni në Tiranë appeared first on Albeu.com.

Autorë të disa vjedhjeve në Kamëz, arrestohen dy të rinjtë /VIDEO

By: Brisi
9 February 2026 at 09:57

Policia e Kamzës ka arrestuar dy persona, të dyshuar për disa vjedhje të disa bizneseve në këtë zonë. Sipas policisë, janë lokalizuar dhe arrestuar shtetasit Admir Sina, 21 vjeç, banues në Kamëz, i dënuar më parë për vjedhje, si dhe një 18-vjeçar. Nga hetimet rezulton se këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur […]

The post Autorë të disa vjedhjeve në Kamëz, arrestohen dy të rinjtë /VIDEO appeared first on BoldNews.al.

I riu shqiptar rreh me shkop berberin në Greqi, arrestohet nga policia

By: Elva
8 February 2026 at 22:43

Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar në qytetin e Pylosit, në Greqi, pasi dyshohet se ka sulmuar një berber dhe i ka dëmtuar automjetin. Sipas njoftimit të policisë greke, ngjarja ka ndodhur pasditen e 7 shkurtit. Fillimisht, i riu kishte shkuar si klient në berberhane dhe ishte qethur nga pronari, një 51-vjeçar. Më pas, për arsye […]

The post I riu shqiptar rreh me shkop berberin në Greqi, arrestohet nga policia appeared first on BoldNews.al.

Trafik armësh nga Kosova, arrestohet 27-vjeçari

TIRANË, 8 shkurt /ATSh/ Policia e Tiranës ka goditur ditën e sotme një tjetër rast të trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova drejt Shqipërisë.

Gjatë operacionit policor të koduar “Barriera”, u sekuestruan 12 pistoleta “Glock” me municion luftarak dhe u arrestua në flagrancë një 27‑vjeçar nga Kosova.

Aksioni u zhvillua pas disa javë hetimesh me metoda proaktive, në bashkëpunim mes specialistëve të Komisariatit Nr. 4, Forcës Operacionale të DVP Tiranë dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.

Në dalje të Unazës së Madhe, pranë mbikalimit të Tufinës, policia lokalizoi automjetin tip “Volkswagen” të drejtuar nga i riu dhe ndërhyri duke e ndaluar. Gjatë kontrollit, nën kofanon e mjetit u gjetën 10 pistoleta “Glock”, ndërsa në vijim u sekuestruan edhe 2 armë të tjera, duke e çuar totalin në 12.

Hetimet kanë zbuluar se armët do të shiteshin në zonën e “Freskut”. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik.

The post Trafik armësh nga Kosova, arrestohet 27-vjeçari appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

U kapën duke transportuar pesë emigrantë të paligjshëm, dy të rinj në pranga

TIRANË, 8 shkurt /ATSh/ Strukturat e Policisë së Tiranës finalizuan operacionin e koduar “Relay 6”, duke arrestuar dy shtetas të dyshuar për transport të emigrantëve të paligjshëm drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Siç njoftoi sot Policia e Shtetit, në kuadër të veprimeve për goditjen e kontrabandës së emigrantëve, specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në DVP Tiranë kapën A. M., 24 vjeç, dhe I. V., 22 vjeç, banues në Kukës, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Kasharit”. Ata dyshohet se po transportonin me automjet 5 emigrantë, të cilëve u kishin kërkuar 2700 euro secili, me premtimin për t’i dërguar në Francë.

Si provë materiale u sekuestruan 1 automjet dhe 2 aparate celularë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Sipas Policisë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në të.

The post U kapën duke transportuar pesë emigrantë të paligjshëm, dy të rinj në pranga appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Arrestohen dy të mitur në Prishtinë, policia u gjeti katër thika

8 February 2026 at 09:14


Dy persona të mitur janë arrestuar rreth orës 15:00 në fshatin Prugovc të Prishtinës, nën dyshimin se kanë kanosur një tjetër të mitur.

Gjatë kontrollit nga ana e policisë, tek të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar katër thika dhe një maskë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, i cili ka urdhëruar që të dyshuarit të dërgohen në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje” dhe mbetet nën procedura të mëtutjeshme hetimore. /Telegrafi/

Drejtonte automjetin në gjendje të dehur, arrestohet kryeinspektori i shërbimit zjarrfikës në Elbasan

By: M C
7 February 2026 at 21:09

AMP ka arrestuar kryeinspektorin e shërbimit zjarrfikës në Elbasan. Aio u arrestua, pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Mbi të rëndon akuza për veprën penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Arrestimi i tij u krye pasi ditën e sotme rreth orës 15:47.

Njoftimi i AMP-së

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e Shërbimit për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimi, Kyreinspektor A. B., me detyrë pranë MZSH-së Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Arrestimi i tij u krye pasi ditën e sotme rreth orës 15:47, gjatë drejtimit të mjetit të tij (jashtë shërbimit), është konstatuar nga shërbimet e qarkullimit rrugor të DVP Elbasan në aksin Cërrik – Elbasan, ku pas verifikimit me testin matës të alkoolit ka rezultuar pozitiv në masën 0.87 mg/l. Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiskionit të Përgjithshëm Elbasan.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën ankesa@amp.gov.al. Për ankesa me ëhatsapp 0694151511
Ose shkarkoni në Play Store dhe App Store aplikacionin “Agjencia Digjitale”.

The post Drejtonte automjetin në gjendje të dehur, arrestohet kryeinspektori i shërbimit zjarrfikës në Elbasan appeared first on Albeu.com.

Arrestimi i avokatit Ulian Bajrami pas debatit në gjyq, Prokuroria kërkon pushimin e çështjes

By: Brisi
7 February 2026 at 11:47

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar këtë të shtunë (7 shkurt 2026) pushimin e çështjes për avokatin Ulian Bajrami, i cili u arrestua brenda sallës së gjyqit pas debatit me prokurorin Gjergj Ceka, ngjarje e ndodhur më 17 tetor 2025 në qytetin e Elbasanit. “Prokuroria e Tiranës kërkon pushimin e çështjes për procedimin penal nr. 7882, […]

The post Arrestimi i avokatit Ulian Bajrami pas debatit në gjyq, Prokuroria kërkon pushimin e çështjes appeared first on BoldNews.al.

Gjyqi për vrasjen e Ardit Spahiut/ Çopja dhe Murataj sfidojnë prokurorinë: Dosja s’ka prova konkrete!

By: Brisi
7 February 2026 at 11:32

Procesi gjyqësor për vrasjen e Ardit Spahiut, ngjarje e ndodhur më 27 nëntor 2020 në Molenbeek, vijon në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Bruksel, ndërkohë që ka përplasje mbi besueshmërinë e provave të paraqitura nga prokuroria. Sipas mediave të huaja, në seancën e fundit, mbrojtja e të akuzuarit Elvis Murataj kërkoi shpalljen e pafajësisë […]

The post Gjyqi për vrasjen e Ardit Spahiut/ Çopja dhe Murataj sfidojnë prokurorinë: Dosja s’ka prova konkrete! appeared first on BoldNews.al.

Në kërkim për drogë, vjedhje dhe mashtrim, 6 të arrestuar në Durrës – EMRAT

By: Brisi
7 February 2026 at 11:21

Gjashtë persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, janë arrestuar nga Policia në Durrës. Sipas Policisë, në kadër të operacionit, “Ndjekja” janë arrestuar shtetasit: -Abdyl Kaçaça, 35 vjeç, banues në Durrës, të cilin Gjykata e Apelit, në vitin 2024, e ka dënuar me 5 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale […]

The post Në kërkim për drogë, vjedhje dhe mashtrim, 6 të arrestuar në Durrës – EMRAT appeared first on BoldNews.al.

EMRI/ Arrestohet i riu i akuzuar për vjedhje në Shkodër, ishte fshehur në tavan

By: Brisi
7 February 2026 at 09:39

Një 24-vjeçar është arrestuar nga Policia në Shkodër, pasi akuzohet për disa grabitje në qytet. Bëhet fjalë për shtetasin Mikel Mhilli, banues në fshatin Guci e Re, i cili sipas policisë dyshohet se mbrëmjen e djeshme (6 shkurt), në lagjen “Vasil Shanto”, duke kërcënuar me thikë ka tentuar të vjedhë me dhunë në filialin e Postës […]

The post EMRI/ Arrestohet i riu i akuzuar për vjedhje në Shkodër, ishte fshehur në tavan appeared first on BoldNews.al.

Ndihmoi 6 emigrantë të kalojnë ilegalisht kufirin, arrestohet sudanezi në Korçë

By: Brisi
7 February 2026 at 09:22

Një 24-vjeçar sudanez është arrestuar nga Policia në Korçë, pasi dyshohet se ka ndihmuar 6 emigrantë të huaj kalojnë ilegalisht kufirin. Sipas Policisë, në kuadër të operacionit “Itinerari 2”, u arrestua në flagrancë shtetasi M. J., 24 vjeç, banues në Darfur, Sudan. Ai u kap në vendin e quajtur “Fusha e Parë”, mbi fshatin Drenovë, Korçë, pasi […]

The post Ndihmoi 6 emigrantë të kalojnë ilegalisht kufirin, arrestohet sudanezi në Korçë appeared first on BoldNews.al.

Mbushën veturën me derivate duke paguar me para false, Policia arreston tre të dyshuarit

7 February 2026 at 09:53


Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të falsifikimit të parasë dhe posedimit të substancave narkotike.

Rasti ka ndodhur në fshatin Prelez i Jerlive në Ferizaj, të premten, më 6 shkurt në ora 20:30.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj (njëri kosovar dhe dy të tjerët palestinez), pasi që të njëjtit, te një pompë e derivateve kanë furnizuar veturën e tyre duke paguar me 20€ para që dyshohet të jenë të falsifikuara”, thuhet në raport.

Gjatë kontrollit te të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar: një sasi substancë e dyshuar narkotike, dy mullinj dhe kartëmonedha që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti po hetohet. /Telegrafi/

Me kallashnikov në banesë, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë

By: Brisi
6 February 2026 at 14:54

Një 48-vjeçar është arrestuar nga Policia në Tiranë, pasi është kapur me armë zjarri kallashnikov në banesë. Sipas Policisë, në kuadër të operacionit “Sinjalizimi”, u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. L., 48 vjeç. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në fshatin Pezë Helmes, u gjetën dhe u sekuestruan 1 armë zjarri kallashnikov, 3 […]

The post Me kallashnikov në banesë, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

U kap duke kultivuar bimë narkotike, arrestohet 39-vjeçari në Krujë

By: Ela
6 February 2026 at 10:56

Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia pasi u kap duke kultivuar bimë narkotikë. Gjykata i ka caktuar atij, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Ky shtetas dyshohet se në muajin maj të vitit të shkuar, ka kultivuar 136 bimë narkotike, në fshatin Ranxë, Fushë Krujë. “Si rezultat i […]

The post U kap duke kultivuar bimë narkotike, arrestohet 39-vjeçari në Krujë appeared first on BoldNews.al.

Pranga 19-vjeçarit në Shkodër, sekuestrohen mbi 160 mijë euro dhe municion lufutarak

6 February 2026 at 09:47

TIRANË, 6 shkurt /ATSH/ Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Livadhet 3”, si rezultat i kontrolleve të ushtruara në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkodrës.

Gjatë operacionit është arrestuar në flagrancë një shtetas 19-vjeçar, banues në Shkodër.

Operacioni u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, nën drejtimin e Prokurorisë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare dhe Komisariatin e Policisë Shkodër, me mbështetjen e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit të arrestuar, në kuadër edhe të dy operacioneve të mëparshme të koduara “Livadhet 1” dhe “Livadhet 2”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 164 300 euro, të dyshuara të falsifikuara; municion luftarak; 8 aparate celularë; një sasi lënde djegëse; 1 automjet, i dyshuar i vjedhur në qytetin e Fushë-Krujës në vitin 2019; 2 targa automjeti, të dyshuara të vjedhura në Tiranë në vitin 2025.

Shtetasi i arrestuar dyshohet për veprat penale “Vjedhja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Policia bën me dije se vijon puna intensive për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi, si dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

1 nga 2

/gj.m/a.f/

The post Pranga 19-vjeçarit në Shkodër, sekuestrohen mbi 160 mijë euro dhe municion lufutarak appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dhuna në familje, në Malishevë sulmohen edhe dy zyrtarët policorë që intervenuan në rast

6 February 2026 at 08:59


Policia e Kosovës ka bërë të ditur për disa raste të dhunës në familje të raportuara në organet e rendit.

Rastet e dhunës kanë ndodhur në Pejë, në jug të Mitrovicës dhe në Malishevë.

Sipas raportit policor, në Malishevë janë sulmuar edhe policët që kanë intervenuar në rastin e dhunës në familje.

Më poshtë raporti policor:

Pejë / 04.02.2026 - 23:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në spitalin e Pejës, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

Malishevë / 05.02.2026 - 11:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Gjatë arrestimit i dyshuari ka qenë i dhunshëm ku si pasojë dy zyrtarë policor kanë pësuar lëndime. Lidhur me rastin zyrtarët policor kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në QKUK në repartin e psikiatrisë për tretman. Në lidhje me rastin është informuar dhe konsultuar edhe prokurori.

Mitrovicë Jug / 05.02.2026 – 17:59. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare dhe më pas kishte kanosur viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

❌
❌