Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 11 February 2026Main stream

Protestë te Bashkia e Durrësit, banorët e prekur nga projekti “TID” përplasen me këshilltarët dhe policinë

By: armand
11 February 2026 at 12:09

Banorët e Durrësit, të prekur nga projekti i rijetëzimit “TID Durrës”, kanë protestuar sot para Bashkisë, duke kundërshtuar trajtimin e pronave të tyre me qira pa arritur dakordësim për shpronësim. Protestuesit tentuan të ndalojnë mbledhjen e këshillit bashkiak, duke penguar hyrjen e disa këshilltarëve që mbërritën me vonesë. Situata u tensionua, duke sjellë përplasje fizike […]

The post Protestë te Bashkia e Durrësit, banorët e prekur nga projekti “TID” përplasen me këshilltarët dhe policinë appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 10 February 2026Main stream

Skedë vdekjeje “natyrale” pas aksidentit tragjik, familjarët akuzojnë drejtësinë për mbulim të ngjarjes

By: armand
10 February 2026 at 20:59

Një rast i rëndë, me pasoja fatale dhe me shumë pikëpyetje mbi veprimet e drejtësisë dhe institucioneve shëndetësore, është denoncuar në emisionin investigativ Fiks Fare nga një qytetar i Durrësit. Nëna e tij humbi jetën si pasojë e një aksidenti rrugor, ndërsa autori i dyshuar i ngjarjes është lënë i lirë. Ajo që e bën […]

The post Skedë vdekjeje “natyrale” pas aksidentit tragjik, familjarët akuzojnë drejtësinë për mbulim të ngjarjes appeared first on BoldNews.al.

Tatimet kontrolle në Durrës e Lezhë, raste evazioni fiskal në vlera të larta monetare

10 February 2026 at 22:18

TIRANË, 10 shkurt /ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi sot se aksioni i kontrollit në agjencitë imobiliare dhe ato të ndërtimit është përqendruar në Durrës dhe Lezhë.

DPT, në një videomesazh, thekson se nga kontrollet e kryera në zbatim të planit operacional në sektorin e ndërtimit ka identifikuar shkelje të rëndë në legjislacionin tatimor, praktika të qëllimshme që agjencitë imobiliare apo subjektet ndërtuese aplikojnë me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore si dhe parregullsi në deklarim dhe dokumentimin e aktivitetit ekonomik.

Sipas DPT-së, në agjencitë imobiliare dhe ndërtuese në Lezhë dhe Durrës u konstatuan raste të përdorimit të dokumentacionit jotatimor dhe mospërputhje të theksuara mes të dhënave financiare të deklaruara dhe aktivitetit real ekonomik.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve informon se njësoj si në Tiranë, Vlorë, Sarandë edhe në Durrës dhe Lezhë janë identifikuar raste të evazionit fiskal në vlera të larta. Me qëllim uljen e detyrimeve tatimore, subjektet imobiliare dhe ndërtuese shesin apartamente dhe pasuri të tjera me çmime shumë herë më të larta se ato të deklaruara në kontratat noteriale dhe të raportuara pranë Administratës Tatimore në shkelje të plotë të ligjit.

Sipas DPT-së, hetimi vijon me analizimin e mëtejshëm të deklarimeve të subjekteve për të dokumentuar fshehjen e të ardhurave përmes të dhënave të siguruara nga njësitë kompjuterike të sekuestruara ku rezulton se janë kryer shitje në cash, bonuese të paguara në cash, si dhe praktika të tjera në kundërshtim me ligjin.

Në përfundim të hetimit, Drejtoria e Hetimit Tatimor do të referojë pranë prokurorive përkatëse materialet për çdo rast ku evidentohen elementë të veprës penale të evazionit fiskal.

Drejtoria e Tatimeve, thekson se kontrollet do të shtrihen në mbarë territorin e vendit në funksion të formalizimit të pagave dhe rritjes së pensioneve.

/e.i/r.e/a.f/

The post Tatimet kontrolle në Durrës e Lezhë, raste evazioni fiskal në vlera të larta monetare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tensionet për projektin ‘TID’/ Shtyhet mbledhja e Këshillit Bashkiak në Durrës

By: Brisi
10 February 2026 at 15:53

Përplasjet e regjistruara paraditen e kësaj të marte mes banorëve të Durrësit dhe këshilltarëve bashkiakë të qytetit ka bërë që mbledhja e këtyre të fundit të shtyhet për një moment të dytë. Sipas raportimeve, këshilltarët e mazhorancës kanë shtyrë për mbledhjen e radhës projektvendimin për dhënien e bonusit të qirasë për familjet që shpronësohen dhe […]

The post Tensionet për projektin ‘TID’/ Shtyhet mbledhja e Këshillit Bashkiak në Durrës appeared first on BoldNews.al.

Pësoi arrest kardiak në timon, kush është polici që humbi jetën në autostradën Tiranë–Durrës

By: Elva
10 February 2026 at 14:38

Eduart Biba është oficeri i Policisë së Shtetit që humbi jetën pas një arresti kardiak teksa po drejtonte automjetin në autostradën “Tiranë–Durrës”. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, 45-vjeçari ka pësuar arrest kardiak gjatë lëvizjes me mjet dhe për pasojë ka humbur kontrollin e automjetit. Ai ka ndërruar jetë në vendngjarje. Sipas raportimeve Biba ishte me […]

The post Pësoi arrest kardiak në timon, kush është polici që humbi jetën në autostradën Tiranë–Durrës appeared first on BoldNews.al.

Tensionohet situata në Durrës/ Banorët ndalojnë edhe kreun IMT, tentojnë të futen në bashki

By: Fax Web
10 February 2026 at 13:09

Pasi ndoqën kryetarin e Këshillit të qarkut për shpjegime, banorët e prekur nga TID kanë ndaluar edhe kreun e IMT-së së Bashkisë së Durrësit, teksa në protestë ka patur edhe tensione.

Banorët e qytetit të Durrësit e kanë nisur ditën e sotme me protesta për projektin TID i cili do të cënojë banesat e 74 familjeve durrsake.

Qytetarët u mblodhën para godinës së Bashkisë ku kërkonin shpjegime për situatën, pasi ata ndoqën kryetarin e Këshillit të qarkut, Alfred Mullaraj, ata ndaluan edhe kreun e IMT-së të Bahskisë së Durrësit, të cilit i kërkuan po ashtu shpjegime për situatën.

Në vazhdim të protestës ka patur edhe tension si dhe ndërhyrje nga forcat policore pasi banorët protestues bllokuan rrugën si reagim për cenimin e të drejtave dhe banesave të tyre nga projektet.

Pasi nuk janë lejuar të futën në bashki, banorët protestues kanë hedhur vezë dhe letra higjienike në drejtim të godinës.

Ndërkohë pas ndërhyrjes së policisë janë shoqëruar 3 protestues, ndërsa banorët e tjerë kanë tentuar t’i nxjerrin ata nga furgoni i policisë.

Ndërkohë mbledhja e këshillit bashkiak po shoqërohet me debate, ku këshilltarët e PD dhe PL thonë se do të braktisin mbledhjen nëse nuk lejohet të futet të paktën një përfaqësues i banorëve të prekur nga projekti TID.

Banorët në Durrës protestë para Bashkisë, tentojnë të bllokojnë mbledhjen për shpronësimet: Emirjana Sako hap derën, o hajdute (VIDEO)

By: V K
10 February 2026 at 13:16

Ditën e sotme, banorë të lagjes numër 7 dhe 8, që preken nga shpronësimet që do të bëhen në kuadër të projektit infrastrukturor “Lidhja e Currilave me rrugën “Aleksandër Goga”, kanë protestuar para bashkisë së Durrësit.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak në orën 12:00, një nga pikat e rendit të ditës lidhet me shpronësimet e shtëpive të këtyre banorëve, të cilat do të shemben për t’i hapur rrugë ndërtimit të unazës.

Banorët janë përplasur para nisjes së mbledhjes me zyrtarët dhe anëtarët e Këshillit Bashkiak, duke mos kursyer as ofendimet, ndërsa i kanë kërkuar llogari për vendimin e tyre për shpronësimin e pronave.

“O b*thë q*rë, o k*rvë e m*tit. O lëngaraq, nuk do dalësh më ti? O të q*fsha ropt, të q*fsha motrën”, i është drejtuar një prej protestuesve zyrtarit të bashkisë.

Po ashtu, ata janë përplasur me zyrtarët e tjerë edhe në hyrje të Bashkisë, ku janë përballur edhe me bllokadën e policisë bashkiake.

“Ti ke firmosur për ne, mos guxo të futesh në mbledhje. Ikni nga mbledhja. Turip, turp. Mos e lini legenin, ne po na prishin shtëpinë”, i tha një qytetar anëtarit të Këshillit teksa hynte në mbledhje.

Nga sheshi para bashkisë ata i kanë bërë thirrje kryebashkiakes Emiriana Sako t’u hap derën për të marrë pjesë në mbledhje, ndërsa e kanë cilësuar edhe hajdute. “Emiriana Sako hap derën, o hajdute”, dëgjohen të thonë banorët.

Banorët deklarojnë në prononcimin e tyre për mediat, se nuk janë vënë në dijeni më përpara lidhur me prishjen e shtëpive dhe kundërshtojnë vlerën e shpronësimit, sepse sipas tyre është e pamundur që me këtë vlerë të blejnë një shtëpi.

Banorët kërkojnë nga bashkia që t’u sigurojë më përpara një shtëpi. Sipas bashkisë, është miratuar në parim vlera financiare e shpronësimit prej 867.776.164 lekë, për pasuritë pronë private, që preken nga ky investim publik.

Janë evidentuar 131 pronarë (privatë dhe shtet) për të cilët është caktuar vlera e shpronësimit.

 

The post Banorët në Durrës protestë para Bashkisë, tentojnë të bllokojnë mbledhjen për shpronësimet: Emirjana Sako hap derën, o hajdute (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Protestën në Durrës e shuan policia, përplasje me banorët në dyert e Këshillit Bashkiak

By: redi
10 February 2026 at 14:29

Banorë të lagjes nr. 7 dhe 8 që preken nga shpronësimet që do të bëhen në kuadër të projektit infrastrukturor “Lidhja e Currilave me rrugën Aleksandër Goga”, protestuan sot para Bashkisë së Durrësit. Një nga pikat e rendit të ditës në mbledhjen e Këshillit Bashkiak lidhej me shpronësimet e shtëpive të këtyre banorëve, të cilat do të shemben për t’i hapur rrugë ndërtimit të unazës.

Source

Tensione para bashkisë së Durrësit, banorët përplasen me këshilltarët bashkiakë dhe i ndalojnë të hyjnë në godinë

By: Ela
10 February 2026 at 12:27

Banorët e Durrësit janë përplasur ditën e sotme me këshilltarët bashkiakë duke i ndaluar që ata të hyjnë në godinën e bashkisë për të miratuar bonusin e qirave për familjet që do u shemben banesat. Qytetarët e Durrësit protestojnë përballë bashkisë kundër shembjes së banesave dhe kërkojnë urgjentisht takim me kryetaren e bashkisë, Emirjana Sakon. […]

The post Tensione para bashkisë së Durrësit, banorët përplasen me këshilltarët bashkiakë dhe i ndalojnë të hyjnë në godinë appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Bie “siguria” e dy ministrive, eksperti: Mbetjet janë me rrezik të lartë

By: FAKTOJE
9 February 2026 at 14:19

SEBI ALLA

Në një deklaratë të përbashkët në gusht të vitit 2024, Mirela Kumbaro e Mjedisit dhe Belinda Balluku e Infrastrukturës dhe Energjitikës, “siguruan” qytetarët se institucionet shtetërore kishin ndjekur në mënyrë rigoroze protokollet dhe ligjin dhe se nuk kishte vend për panik mbi lajmet e publikuara për anijen me 2800 ton mbetje të dyshuara toksike, të nisur nga Porti i Durrësit. Një vit e gjysmë më pas, situata është më shumë se alarmante. Pas kryerjes së analizave në një laborator të specializuar në Itali, u arrit në përfundimin se mbetjet janë të rrezikshme dhe të dëmshme për njerëzit dhe mjedisin. Gjithashtu Prokuroria e Durrësit përveç kompanisë “Kurum” prodhuese e këtyre mbetjeve dhe kompanisë “Sokolaj sh.p.k” transportuese e tyre, ka bërë përgjegjëse për shkelje ligjore dhe të protokolleve mjedisore edhe tre institucione shtetërore.

Deklaratat

Sinjalin e parë se në anijen “Molivia” të nisur nga Shqipëria më 4 korrik 2024 nëpërmjet Portit të Durrësit fshiheshin tonelata me mbetje të rrezikshme e ngriti organizata ndërkombëtare mjedisore BAN. Në qëndrimin e dy ministrive, më 24 gusht 2024 çështja u relativiziu dhe publikut iu dha “siguria” se institucionet ishin në nivelin e kërkuar. “Autoritetet mjedisore, portuale dhe doganore shqiptare operojnë prej vitesh me protokolle të rrepta përsa i përket autorizimeve të përpunimit dhe transportit të mallrave të rrezikshme, në përputhje me konventat ndërkombëtare përkatëse”, thuhej në njoftinm, ndërsa vijonte qëndrimi me “vlerësime” për institucionet shqiptare. “… Për më tepër kjo gatishmëri e infrastrukturave tona kritike është verifikuar dhe certifikuar në disa inspektime ndërkombëtare përgjatë viteve të fundit, duke e klasifikuar Shqipërinë si një vend të sigurt”, thuhej në deklaratën e përbashkët.

Mbetjet në Porto Romano, ATDHE MULLA

Eksperti

Eksperti i çështjeve mjedisore, inxhnieri kimist, Ahmet Ahmeti, në një qëndrim për Faktoje.al pohon rrezikshmërinë e mbetjeve dhe sugjeron si zgjidhje të menjëhershme largimin e tyre nga Porto Romano. “Materiali në ambalazhet e grumbulluara në ruajtje në Porto Romano në afërsi rreth 200 m pranë banesave të qytetarëve, për arsye se klasifikohet si shumë helmues (toksik), duhet të largohet sa më parë në vende të sigurta”-thotë Ahmeti. Ai sugjeron se nevojiten rregulla strikte procesit të largimit të mbetjeve për të shmangur katastrofa të mundshme që rrezikojnë mjedisin, ujrat nëntokësore, tokën, ajrin, shëndetin e njerëzve dhe kafshëve. “Në përbërje të tyre ka zink, kadmium, plumb, bakër, krom, nikel etj, metale të rënda me pasoja të rrezikshëme që shkaktojnë sëmundje në të gjitha indet e organizmit, deri në ato kanceroze dhe gjenetike”, thotë Ahmeti.

Hetimet dhe masat

Prokuroria e Durrësit pas hetimeve të gjata, sekustrimit të dokumentacioneve dhe dëshmive, arriti në përfundimin se 33 persona ishin përgjegjës për eksportin e mbetjeve të rrezikshme, të cilat u nisën nga Durrësi me destinacion Tailandën, por u kthyen pas sërish në Durrës pasi asnjë vend nuk pranoi ngarkesën. Nga 33 urdhër-arreste të lëshuara nga Prokuroria e Durrësit vetëm 20 prej tyre u ekzekutuan, ndërsa Gjykata vendosi të zbusë masën e sigurisë për nëpunësit shtetërorë. Për tetë të dyshuar, kryesisht përfaqësues të kompanisë “Kurum” dhe “Sokolaj sh.p.k” u la në fuqi masa “arrest me burg”, për pesë të tjerë “arrest shtëpie”, ndërsa për shtatë zyrtarë shtetërorë tw akuzuar për “shpërdorimi të detyrës” zbuti masën në “detyrim paraqitje” dhe ndalim për daljen jashtë vendit”, nga masa “arrest shtëpie” që ishte vendosur më parë.

Përfundimi

Hetimet e prokurorisë dhe përgjigjia e analizave vërtetuan se 2800 ton mbetje të vendosura në 102 kontejnerë janë të rrezikshme dhe se institucionet shtetërore për analizimin, monitorimin dhe verifikimin e dokumentacioneve, kanë shkelur ligjin dhe protokollet mjedisore. Deklaratat e dy ministreve të kohës Mirela Kumbaro dhe Belinda Balluku se institucionet shterore kishin zbatuar me përpikmëri ligjin, do i konsiderojmë të pavërteta.

The post Bie “siguria” e dy ministrive, eksperti: Mbetjet janë me rrezik të lartë appeared first on Faktoje.al.

Aksident në aksin “Durrës–Rrogozhinë”, makina përplas për vdekje këmbësorin

By: Brisi
9 February 2026 at 11:15

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Durrës–Rrogozhinë”. Sipas Policisë, rreth orës 09:30, automjeti që drejtohej nga shtetasi M. I. ka përplasur një këmbësor, ende të paidentifikuar. Si pasojë e përplasjes, këmbësori ka humbur jetën në vendngjarje. Sakaq drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e […]

The post Aksident në aksin “Durrës–Rrogozhinë”, makina përplas për vdekje këmbësorin appeared first on BoldNews.al.

Zona e plazhit në Durrës tre ditë pa ujë, banorët: Askush nuk jep shpjegime

By: armand
8 February 2026 at 14:54

Banorët e zonës së Plazhit në Durrës po përballen me një situatë shqetësuese, pasi prej tre ditësh furnizimi me ujë është ndërprerë pothuajse totalisht. Në mes të dimrit, qytetarët shprehen se mungesa e ujit po e bën jetesën të pamundur, sidomos për familjet me fëmijë të vegjël që duhet të lahen dhe të çohen çdo […]

The post Zona e plazhit në Durrës tre ditë pa ujë, banorët: Askush nuk jep shpjegime appeared first on BoldNews.al.

Sërish rrëshqitje dherash në Currila të Durrësit, bllokohet aksi që të çon drejt Kallmit

By: V K
8 February 2026 at 11:22

Janë rikthyer sërish rrëshqitjet e dherave në zonën e Kodrës së Currilave në Durrës.

Si rezultat i reshjeve që kanë vijuar përgjatë gjithë natës, mëngjesin e sotëm është bllokuar aksi që të çon drejt Kallmit.

Fenomeni i erozionit është rikthyer frikshëm në këtë zonë, që vazhdimisht regjistron rrëshqitje dherash dhe bllokim të lëvizjes.

Sasia e konsiderueshme e dherave që ka rënë në asfalt, shtrihet përgjatë ngjitjes së malores mbi Ferrarën.

The post Sërish rrëshqitje dherash në Currila të Durrësit, bllokohet aksi që të çon drejt Kallmit appeared first on Albeu.com.

Durrës, rrëshqitjet e dherave bllokojnë aksin Currila–Kallm

By: armand
8 February 2026 at 11:17

Janë rikthyer sërish rrëshqitjet e dherave në zonën e Kodrës së Currilave në Durrës. Si rezultat i reshjeve që kane vijuar përgjatë gjithë natës, mëngjesin e sotëm është bllokuar aksi që të çon drejt Kallmit. Fenomeni i erozionit është rikthyer frikshëm në këtë zonë, që vazhdimisht regjistron rrëshqitje dherash dhe bllokim të lëvizjes. Sasia e […]

The post Durrës, rrëshqitjet e dherave bllokojnë aksin Currila–Kallm appeared first on BoldNews.al.

Në kërkim për drogë, vjedhje dhe mashtrim, 6 të arrestuar në Durrës – EMRAT

By: Brisi
7 February 2026 at 11:21

Gjashtë persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, janë arrestuar nga Policia në Durrës. Sipas Policisë, në kadër të operacionit, “Ndjekja” janë arrestuar shtetasit: -Abdyl Kaçaça, 35 vjeç, banues në Durrës, të cilin Gjykata e Apelit, në vitin 2024, e ka dënuar me 5 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale […]

The post Në kërkim për drogë, vjedhje dhe mashtrim, 6 të arrestuar në Durrës – EMRAT appeared first on BoldNews.al.

E verbër, invalide dhe e braktisur nga shteti. Drama e qytetares në Durrës që humbi shtëpinë nga përmbytjet

By: armand
6 February 2026 at 20:59

Përmbytjet e muajit janar në lagjen 14 të Shkozetit, në Durrës, nuk lanë pas vetëm dëme materiale, por edhe drama njerëzore të rënda. Një prej tyre është historia e Fatmira Mehmetit, 55 vjeçe, e verbër dhe invalide e grupit të parë, e cila u përball me tmerrin e ujit që pushtoi banesën e saj brenda […]

The post E verbër, invalide dhe e braktisur nga shteti. Drama e qytetares në Durrës që humbi shtëpinë nga përmbytjet appeared first on BoldNews.al.

Trafiku i mbetjeve të rrezikshme, gjykata ekzekuton 20 nga 33 masat e lëshuara nga Prokuroria

By: armand
6 February 2026 at 18:39

Gjykata ka komunikuar masat e sigurisë për 20 persona të përfshirë në çështjen e mbetjeve të rrezikshme në Durrës, pas hetimeve që zbuluan dyshime për kontrabandë, falsifikim dokumentesh, menaxhim të paligjshëm të mbetjeve dhe shpërdorim detyre. Vendimet përfshijnë arrest në burg, arrest në shtëpi si dhe masa më të lehta sigurie. Sipas vendimit të gjykatës, […]

The post Trafiku i mbetjeve të rrezikshme, gjykata ekzekuton 20 nga 33 masat e lëshuara nga Prokuroria appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Pamje dramatike nga Durrësi, qyteti bregdetar sërish nën ujë, lagjja e “Currilave” mbulohet nga balta

By: D Marku
6 February 2026 at 17:25

Me nisjen e reshjeve të shiut në vend u rikthyen edhe përmbytjet, ku uji ka vërshuar në rrugët e Durrësit.

Vetëm pak javë pas përmbytjeve masive në këtë qark, banorët po përballen sërish me një situatë të vështirë, ku për shkak të nivelit të lartë të ujit qarkullimi i automjeteve dhe lëvizja e këmbësorëve është vështirësuar.

Situata më problematike ishte në kryqëzimet e qytetit bregdetar, si dhe pranë stadiumit “Niko Dovana”. Nga intensiteti i lartë i reshjeve janë shkaktuar edhe rrëshqitje të dherave nga shpatet e kodrave, kryesisht në zonën e Currilave, ku u bllokua edhe një kah i rrugës për shkak të ujit dhe baltës.

The post VIDEO/ Pamje dramatike nga Durrësi, qyteti bregdetar sërish nën ujë, lagjja e “Currilave” mbulohet nga balta appeared first on Albeu.com.

Moti i keq në Durrës/ Shteti kapet sërish i papërgatitur, situata në qytetin bregdetar

By: armand
6 February 2026 at 17:36

Me nisjen e reshjeve të shiut në vend, Durrësi është përballur sërish me përmbytje, duke nxjerrë edhe një herë në pah mungesën e masave parandaluese dhe papërgatitjen e institucioneve. Vetëm pak javë pas përmbytjeve masive që prekën qytetin, situata është përsëritur, duke vështirësuar ndjeshëm jetën e banorëve. Uji ka vërshuar në rrugët kryesore të qytetit […]

The post Moti i keq në Durrës/ Shteti kapet sërish i papërgatitur, situata në qytetin bregdetar appeared first on BoldNews.al.

“40 premtime, 10 bashki” Faktoje prezanton raportin e monitorimit për Durrësin dhe Kavajën

By: FAKTOJE
6 February 2026 at 14:55

Jona Cenameri

Qendra e verifikimit të fakteve, Faktoje.al, prezantoi sot në Durrës gjetjet e raportit mbi “Transparencën dhe mbajtjen e premtimeve”, pas monitorimit të kryer përgjatë një viti mbi punën e dy bashkive respektive.

Prezantimi u zhvillua përpara përfaqësuesve të Bashkisë Durrës dhe Kavajë, këshilltarëve bashkiak, drejtorë të bashkive, gazetarëve lokalë dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile.

Ky monitorim u realizua në kuadër të projektit “40 premtime, 10 bashki”, i mbështetur nga National Endowment for Democracy (NED), i cili prej gjashtë vitesh mat performancën e pushtetit vendor në Shqipëri.

Monitorimi

Për vitin 2025, monitorimi nga Faktoje përfshiu 10 bashki: Shkodër, Lezhë, Elbasan, Korçë, Tiranë, Durrës, Vlorë, Fier, Kavajë dhe Sarandë.

Vlerësimi është bazuar në dy elementë kryesorë:

  • nivelin e transparencës së pushtetit vendor,
  • përmbushjen e premtimeve elektorale të kryetarëve të bashkive.

Transparenca

Sipas gjetjeve të raportit, Bashkia Durrës shënon një nivel transparence prej 87.5%, duke u renditur mbi mesataren e bashkive të monitoruara, megjithëse me rënie krahasuar me vitin paraardhës.

Gjatë konsultimit të gjetjeve të raportit, kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako u shpreh se:

“Programi i transparencës është shumë ambicioz dhe do përpiqemi t’i realizojmë të gjithë indikatorët, siç i ka kërkuar ky program. Unë kam dëshirë që ne, të kthehemi në një nga Bashkitë me transparencën më të lartë”

Ndërkohë, Bashkia Kavajë shënon një nivel transparence prej 75%, duke u renditur e fundit mes 10 bashkive të përfshira në projekt.

Përfaqësuesit e Bashkisë Kavajë po ashtu u shprehën të interesuar për të përmirësuar treguesit e munguar.

Këto përqindje janë llogaritur përmes 16 indikatorëve të matjes së transparencës, që rrjedhin nga kuadri ligjor vendas dhe standardet minimale të informimit publik.

Mbajtja e premtimeve në Bashkinë Durrës

Nga 4 premtime elektorale të verifikuara në Bashkinë Durrës:

  • 1 premtim është përmbushur plotësisht,
  • 1 premtim është realizuar pjesërisht,
  • 2 premtime rezultojnë të pambajtura.

Premtimi i përmbushur lidhet me ndërtimin e një godine parkimi publik në qendër të qytetit, e cila është funksionale që prej nëntorit 2025.

Ndërsa ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë është vlerësuar si premtim pjesërisht i mbajtur. Sipas verifikimeve në terren, punimet kanë avancuar, por projekti ende nuk ka përfunduar dhe parku nuk është funksional për qytetarët.

Dy premtime të tjera rezultojnë të pambajtura. Rindërtimi i pallateve me dëmtime DS5 në lagjen nr. 5, në të njëjtin vend, nuk ka avancuar sipas angazhimit të dhënë, pasi gjashtë vite pas tërmetit është rindërtuar vetëm një pallat, ndërsa për tetë të tjerë punimet nuk kanë nisur ende.

Po ashtu, rikonstruksioni i Pallatit të Sportit “Ramazan Njala” mbetet i parealizuar, pavarësisht ekzistencës së projektit, ndërkohë që në terren nuk konstatohet ndërhyrje konkrete.

Në përfundim të prezantimit të gjetjeve, Kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako shtoi se:

“Transparenca është një proces thelbësor jo vetëm për informimin mbi buxhetin, por edhe për rritjen e komunikimit me qytetarët dhe për dhënien e llogarisë për punën e bërë përpara tyre”, duke e vënë theksin tek funksioni i monitorimit në përmirësimin e performancës së vet Bashkisë.

Mbajtja e premtimeve në Bashkinë Kavajë

Nga 4 premtime elektorale të verifikuara në Bashkinë Kavajë:

  • asnjë premtim nuk është përmbushur plotësisht,
  • 1 premtim është realizuar pjesërisht,
  • 3 premtime rezultojnë të pambajtura.

Premtimi pjesërisht i mbajtur lidhet me pastrimin e qytetit të Kavajës. Ndërsa koshat e mbeturinave pastrohen rregullisht, hapësirat përreth tyre dhe zonat periferike të qytetit mbeten shpesh të papastra, duke reflektuar një zbatim të pjesshëm të shërbimit.

Tre premtime të tjera rezultojnë të pambajtura. Ofrimi i bonuseve mujore prej 5 mijë lekësh për çdo lindje të re gjatë vitit të parë të jetës nuk është zbatuar, pasi bashkia ka konfirmuar se aktualisht nuk jep bonuse të tilla dhe nuk ka fonde të dedikuara për këtë skemë.

Po ashtu, zgjidhja përfundimtare e furnizimit me ujë të pijshëm 24 orë për fshatrat Rrakull dhe Karpen mbetet e parealizuar, me furnizim të ndërprerë dhe pa masa konkrete për zgjidhjen e problemit.

Ndërtimi i Rrugës së Bregdetit, një premtim i përsëritur ndër vite, nuk ka nisur dhe në terren nuk konstatohet asnjë shenjë punimesh apo planifikimi.

Raporti

Në total, raporti i Faktoje për 10 bashkitë e monitoruara tregon se nga 40 premtime elektorale:

  • vetëm 5 janë realizuar plotësisht,
  • 12 janë realizuar pjesërisht,
  • ndërsa 23 mbeten të pambajtura.

Kjo do të thotë se 57.5% e premtimeve elektorale nuk janë mbajtur, duke evidentuar një hendek të thellë mes angazhimeve publike dhe veprimit konkret në nivel vendor.

Premtimet u monitoruan përmes analizës së buxheteve, ndjekjes së prokurimeve publike dhe vëzhgimeve në terren.

Monitorimi i realizuar nga gazetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile synon rritjen e transparencës, ndarjen e informacionit me publikun dhe forcimin e llogaridhënies së pushtetit vendor ndaj qytetarëve.

The post “40 premtime, 10 bashki” Faktoje prezanton raportin e monitorimit për Durrësin dhe Kavajën appeared first on Faktoje.al.

❌
❌