Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Bozdo: Projektligji për mbetjet i vonuar 12 vite, me kosto të lartë për qytetarët

4 December 2025 at 19:50

TIRANË, 4 dhjetor /ATSH/ Deputeti i Partisë Demokratike, Enno Bozdo, deklaroi sot se Projektligji “Për përgjegjësitë e zgjeruara të subjekteve prodhuese të produkteve që gjenerojnë mbetje” është një koncept i ngjashëm me projektligjin që PD kishte propozuar 12 vite më parë.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Bozdo theksoi se është ironike që ky kuadër ligjor po propozohet nga e njëjta qeveri që më parë kishte promovuar djegien e mbetjeve, duke injoruar riciklimin dhe ripërdorimin. “Por, siç thuhet, më mirë vonë se kurrë”, shtoi ai.

Deputeti kritikoi gjithashtu qeverinë për moskonsiderimin e koncepteve të Bashkimit Europian në të kaluarën, duke kujtuar se për 12 vite janë humbur 420 milionë euro dhe është dëmtuar imazhi i Shqipërisë ndërkombëtarisht.

Bozdo vuri në dukje se projektligji parashikon një mekanizëm të ri, i cili do të ketë kosto të lartë për familjet dhe pushtetin vendor, pasi tarifat pritet të trefishohen për individët dhe bizneset. Ai tha se qeveria nuk ka dhënë shifra konkrete për kostot që do të mbajnë bashkitë.

Sipas tij, ligji ndërton një mekanizëm të ndërlikuar institucional, duke krijuar një agjenci që ai e cilësoi si një koncesion i qartë dhe paralajmëroi rreziqet e mundshme të përfshirjes së interesave private në menaxhimin e mbetjeve. Bozdo theksoi se ligji mund të funksiononte në vende të konsoliduara, por jo në Shqipëri, ku mungojnë mekanizmat e kontrollit, duke sjellë si shembull mbetjet e rrezikshme ende të ankoruara në portin e Durrësit.

Deputeti i opozitës përfundoi duke kritikuar mungesën e transparencës për kostot që do t’u shtohen bizneseve dhe konsumatorëve dhe theksoi se projektligji është i papërgatitur dhe nuk është diskutuar me grupet e interesit.

/e.xh/a.f/r.e/

The post Bozdo: Projektligji për mbetjet i vonuar 12 vite, me kosto të lartë për qytetarët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nis pastrimi i plazhit të Velipojës nga mbetjet e nxjerra nga deti

2 December 2025 at 12:06

TIRANË, 2 dhjetor/ATSH/ Që në orët e para të mëngjesit, në Velipojë ka nisur një operacion i gjerë pastrimi pas prurjeve të shumta që kanë sjellë një sasi të konsiderueshme mbetjesh në bregdet.

Ekipet e shërbimeve publike të Bashkisë Shkodër dhe tre fadroma të Ndërmarrjeve të Bashkisë janë angazhuar në terren, duke punuar intensivisht për pastrimin e gjithë brezit ranor. Puna pritet të vazhdojë deri në rikthimin e plotë të normalitetit.

Kryeministri Edi Rama solli pamje nga pastrimi në bregdetin e Velipojës, duke theksuar se ekipet e shërbimeve publike dhe fadromat e Ndërmarrjeve të Bashkisë janë në terren, duke punuar për pastrimin e gjithë brezit ranor, për shkak të volumit të madh të mbetjeve që prurjet kanë sjellë në breg, si pasojë e shirave intensivë të javëve të fundit

Ndërkaq, Alban Preka, nënkryetar i bashkisë së Shkodrës informoi se të gjithë punonjësit e bashkisë janë angazhuar në një aksion masiv për pastrimin e gjithë sipërfaqes së rërës në plazhin e Velipojës.

“Sot të gjithë strukturat po angazhohen me mjetet e tyre për të ndryshuar gjendjen e pastërtisë në këtë plazh. Një aksion i mirëmenduar sot, përfshin një numër të konsiderueshëm punonjësish dhe mjetesh. Ne kemi ndjekur me shqetësim situatën e krijuar nga depozitimi i këtyre mbetjeve në sipërfaqen ranore të plazhit të Velipojës. Ky aksion do të vazhdojë edhe në ditët në vijim deri në pastrimin total të gjithë sipërfaqes ranore”, tha Alban Preka.

Edhe kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci njoftoi se ekipet e shërbimeve publike dhe tre fadromat e ndërmarrjeve të bashkisë Shkodër, do të qëndrojnë në këtë bregdet, deri në pastrimin e plotë.

Beci u shpreh se situata është një kujtesë e fortë: “Çdo ndotje që i bëjmë natyrës, ajo na e kthen përpara syve. Prandaj mbrojtja e saj fillon nga secili prej nesh”.

/e.i/j.p/

The post Nis pastrimi i plazhit të Velipojës nga mbetjet e nxjerra nga deti appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Jaupaj: Programi Kombëtar i Parandalimit të Mbetjeve, qasje moderne dhe e harmonizuar me acquis të BE-së

20 November 2025 at 17:27

TIRANË, 20 nëntor /ATSH/ Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj deklaroi sot se Programi Kombëtar i Parandalimit të Mbetjeve është një nga elementët përmbyllës më të rëndësishëm të Kapitullit 27 të negociatave me BE, që lidhet me mjedisin dhe ndryshimet klimatike, si edhe një shtyllë qendrore e reformës kombëtare për menaxhimin e integruar të mbetjeve.

Gjatë takimit të zhvilluar në Tiranë mbi menaxhimin modern të mbetjeve, ku ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve vendore, partnerëve ndërkombëtarë dhe organizatave mjedisore, Jaupaj theksoi se ky program vjen si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me Bashkimin Europian dhe GIZ Albania, duke i ofruar vendit një qasje tërësisht moderne dhe të harmonizuar me acquis të BE-së dhe me parimet e ekonomisë qarkulluese.

Sipas ministrit, programi i ri fokusohet në gjashtë drejtime strategjike: Forcimin e kuadrit ligjor dhe rritjen e përgjegjësisë së prodhuesit; Nxitjen e prodhimit dhe konsumit të qëndrueshëm; Zgjerimin e ripërdorimit, riparimit dhe reduktimit të mbetjeve; Parandalimin e mbetjeve organike; Reduktimin e mbetjeve plastike dhe paketimit; Masa konkrete për menaxhimin e mbetjeve të ndërtimit.

Jaupaj vuri theksin te roli i pushtetit vendor, duke theksuar se bashkitë janë hallka kyçe e reformës, pasi aty nis ndarja në burim, riciklimi dhe edukimi qytetar. Ai solli në vëmendje shembuj pozitivë si qendrat e riciklimit në Berat dhe Përmet, të cilat konsiderohen modele të suksesshme, si edhe nismat e reja që po transformojnë mënyrën e menaxhimit të mbetjeve në disa bashki të vendit.

Ministri nënvizoi se përmes këtij programi Shqipëria hedh një hap të rëndësishëm drejt standardeve europiane të mbrojtjes së mjedisit, duke reduktuar volumin e mbetjeve dhe duke çuar përpara objektivat e ekonomisë qarkulluese.

Sipas tij, zbatimi i programit do të shoqërohet me investime, trajnime dhe modele të reja operacionale në terren, duke garantuar një qasje të qëndrueshme dhe afatgjatë për menaxhimin e mbetjeve në të gjithë vendin.

/e.xh/r.e/

The post Jaupaj: Programi Kombëtar i Parandalimit të Mbetjeve, qasje moderne dhe e harmonizuar me acquis të BE-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Jaupaj: Mbi 3 miliardë lekë projektbuxheti për Mjedisin, rritje me 9,18%

12 November 2025 at 11:41

TIRANË, 12 nëntor /ATSH/ Në Komisionin për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm, u shqyrtua sot në parim projektligji “Për buxhetin 2026” për Ministrinë e Mjedisit.

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj u shpreh se hartimi i buxhetit 2026-2028, vjen si një moment i rëndësishëm në mbështetje të objektivave të programit të Qeverisë në zhvillimin e mjedisit.

Sipas Jaupajt, Ministria e Mjedisit ka hartuar buxhetin duke ruajtur kufijtë e parashikuar në katër programe buxhetore, si planifikim, menaxhim, administrim, në mbrojtjen e mjedisit, në administrimin e pyjeve dhe menaxhimin e mbetjeve urbane.

Jaupaj bëri një ndarje të programit buxhetor afatmesëm, sipas zërave, ku sipas ministrit të Mjedisit, për paga dhe shpenzime në Ministrinë e Mjedisit është parashikuar një vlerë prej 1 miliard e 147 milionë e 850 mijë lekë, duke pasur një rritje prej 9% në krahasim me vitin 2025.

“Shpenzime operative 338 milionë e 490 mijë lekë, një rritje 1,5% me vitin 2025. Transferta të brendshme rreth 5 milionë lekë, ndërsa për investime është parashikuar një vlerë prej 1 miliardë e 136 milionë e 347 mijë lekë, një rritje me 17,9% krahasuar me 2025, si dhe investime të huaja në vlerën 590 milionë lekësh”, tha Jaupaj.

Ministri i Mjedisit, nënvizoi se në total, buxheti i vitit 2026 për këtë ministri është në vlerën e 3 miliardë e 239 milionë e 407 mijë lekë, me një rritje totale me 9,18% më shumë krahasuar me vitin 2025.

Sipas ministrit Jaupaj, buxheti i Ministrisë së Mjedisit zë 0,12% të Prodhimit të Përgjithshëm Bruto, ose 0,67% në buxhetin e shtetit për vitin 2026.

“Për vitin 2026, për anëtarësimet në organizatat ndërkombëtare është parashikuar një vlerë prej 20 milionë lekësh në bazë të marrëveshjeve që ka Ministria e Mjedisit në organizatat ku Shqipëria aderon”, tha ai.

“Investimet rriten me 17,89%, ku fokus ka ngritja e infrastrukturës në Echo Park Ulza me vlerë totale rreth 460 milionë lekë; ndërtimi i qendrës multifunksionale në lumin Vjosa me një vlerë totale 690 milionë lekë; kemi blerjen e stacioneve të monitorimit të ajrit me një vlerë prej 100 milionë lekë; një fond prej 60 milionë lekësh për prezantimin e projektit Pyllëzimi Smart me dron në zonat e mbrojtura, që kanë pasur problematikë me shpyllëzimin gjatë viteve të shkuara”, tha Jaupaj.

Gjithashtu, ministri Jaupaj u shpreh se në buxhet është parashikuar edhe mbulimi i TVSH-së dhe kostove lokale për investimet e huaja, të cilat janë të konsiderueshme sa i takon Ministrisë së Mjedisit me grante nga KfW, Komisioni Evropian etj.

Ndërkohë, deputeti i opozitës, Blendi Himçi tha në fjalën e tij se Qeveria shqiptare gjatë këtyre 12 viteve, ka shpenzuar për inceneratorin e Elbasanit dhe Fierit rreth 47,5 milionë euro.

“Janë hedhur edhe 113 milionë euro më pas, por projekti i incenerimit dështoi. Ju thatë se do të ngrini 10 landfille për menaxhimin e integruar të mbetjeve në gjithë Shqipërinë. Por, a është parashikuar studim fizibiliteti, ndonjë fond për vënien në punë të procesit të incenerimit? Sepse mbetjet shtohen çdo ditë nga familjet shqiptare. Mali me plehra në Elbasan është në kushtet e një emergjence mjedisore buzë lumit Shkumbin”, tha Himçi.

Në përgjigjen e tij, ministri Jaupaj u shpreh se do të ecet përpara me të gjitha investimet, për të krijuar një menaxhim më të mirë të mbetjeve dhe për t’i dhënë njësive të qeverisjes vendore mundësinë për një ndarje në burim dhe reduktim të sasisë së mbetjeve në impiante dhe landfille.

Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm- Foto: Florian Aba...
1 nga 3
Ministri i Mjedisit, Jaupaj në Komisionin për Burimet Natyrore. Foto: Florian Abazaj

/e.i/r.e/a.f/

The post Jaupaj: Mbi 3 miliardë lekë projektbuxheti për Mjedisin, rritje me 9,18% appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Projektligji për mbetjet: Mes transparencës së kufizuar dhe rrezikut për interesa private

5 November 2025 at 13:13

Projektligji për “Përgjegjësitë e zgjeruara të prodhuesve” synon të përafrojë Shqipërinë me standardet evropiane për menaxhimin e mbetjeve, por një analizë e organizatave të shoqërisë civile ka ngritur dyshime mbi transparencën dhe përmbajtjen e tij.

Ligji, i cili pritet të përcaktojë mënyrën se sa dhe si bizneset do të paguajnë për ndotjen që shkaktojnë, thuhet se përmban boshllëqe ligjore dhe kontradikta që mund të favorizojnë interesa private.

Ekspertët kërkojnë që Kuvendi ta rishikojë thellësisht draftin për të shmangur rreziqe të korrupsionit dhe pasoja ekonomike për qytetarët.

Një ligj i nevojshëm, por i paqartë

Projektligji për “Përgjegjësitë e zgjeruara të subjekteve prodhuese të produkteve që gjenerojnë mbetje” u prezantua në fillim të këtij viti si hap drejt ekonomisë qarkulluese dhe përafrimit me direktivat evropiane.

Por një analizë e përpiluar nga Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike (ACER) dhe Instituti Shqiptar i Shkencave (AIS), ka nxjerrë në pah boshllëqe të dukshme në transparencë, paqartësi në formulime dhe mangësi të llogaritjeve financiare, që mund të prekin drejtpërdrejtë qytetarët.

Analiza, e përpiluar me mbështetje nga Fondacioni Westminster për Demokraci, paralajmëron se projektligji në formën aktuale mund të legjitimojë struktura private, pa dhënë garanci publike mbi kostot dhe kontrollin e fondeve.

Projektligji bazohet në direktivën kuadër të BE-së (2008/98/EC), duke synuar që prodhuesit të mbajnë përgjegjësi për mbetjet e produkteve të tyre pas përdorimit. Ai parashikon ngritjen e Shoqërive për Përgjegjësinë e Zgjeruar të Prodhuesve (SHPZP) – entitete që do të menaxhojnë financimet dhe organizimin e mbledhjes, riciklimit e trajtimit të mbetjeve.

Formulimi i pikës 8 në Nenin 3 të projektligjit/Citizens.al

Por ndërsa në shtetet e BE-së këto struktura janë të rregulluara si entitete jofitimprurëse, drafti shqiptar i trajton si shoqëri tregtare, duke hapur rrugë për përfitime ekonomike nga një mekanizëm që duhej të funksiononte sipas parimit “ndotësi paguan”.

Gjatë prezantimit të opinionit alternativ, zhvilluar në Tiranë më 29 tetor, me praninë e deputetëve të komisioneve parlamentare për mjedisin dhe ekonominë, eksperti ligjor Viktor Gumi, evidentoi disa pika kritike.

Kështu, sipas analizës së kryer nga ACER, AIS dhe grupet e organizatave të tjera të thirrura prej tyre, projektligji u shoqërua me transparencë të kufizuar në hartimin dhe konsultimin e tij.

Ai u publikua për konsultim vetëm për 40 ditë dhe mori vetëm katër komente, ndonëse ndikon drejtpërdrejt te bizneset, konsumatorët dhe bashkitë, teksa këto të fundit duket se nuk janë konsultuar, duke shkelur kështu ligjin për vetëqeverisjen vendore.

Drafti paraprak ka paqartësi në terminologji dhe referenca ligjore. Teksti rezulton t’i referohet ligjeve tashmë të shfuqizuara dhe përdor terma të papërcaktuar si “trajtim”, “përpunim” apo “rryma të mbetjeve”, duke rritur rrezikun e interpretimit të gjerë administrativ.

Grupi i ekspertëve të organizatave joqeveritare të përfshira në analizën e ACER dhe AIS ka konstatuar kontradiktë mes interesit publik dhe privat.

Konkretisht, problemi shihet te SHPZP-të, të cilat janë parashikuar si shoqëri fitimprurëse, ndonëse dokumenti shoqërues (RIA) i përcakton si organizata që nuk duhet të gjenerojnë fitime.

Kjo mospërputhje krijon rrezik për keqpërdorim të mundshëm të fondeve që do të mblidhen në emër të mbrojtjes së mjedisit.

Përveç këtyre problematikave, projektligji duket se lë vend për rreziqe në procedurat inspektuese. Neni 23 parashikon që zbatimi i ligjit të kontrollohet nga disa struktura të ndryshme inspektimi, duke shtuar kështu mundësinë për korrupsion.

Formulimi i Nenit 23 të projektligjit/Citizens.al

Fatura e riciklimit bie mbi konsumatorin

Ligji parashikon që prodhuesit të paguajnë kontribute financiare te SHPZP-të për mbledhjen e mbetjeve, kosto që pritet të reflektohen në rritjen e çmimeve për konsumatorët.

Ndërkohë, bizneset që tashmë paguajnë taksa për ambalazhe plastike dhe qelqi do të përjashtohen nga kontributi i ri – pa ndonjë mekanizëm kompensimi apo transparencë mbi shumat ekzistuese që derdhen në buxhet.

Në analizën e RIA-s, vetë qeveria pranon se konsumatorët “mund të përballen me çmime më të larta për produktet”, ndërsa familjet me të ardhura të ulëta mund të kenë vështirësi në përballimin e kostove të reja të menaxhimit të mbetjeve.

Megjithatë, projektligji nuk përmban asnjë llogaritje të ndikimit financiar, një boshllëk që ekspertët e grupit të ACER dhe AIS konsiderojnë shkelje të parimit të sigurisë juridike.

Në tryezën e mbajtur për diskutime, deputetët e pranishëm si Zamira Sinaj, Klodiana Çapja, Gjin Gjoni, Redi Muçi, pranuan se projektligji ishte kaluar pa një konsultim të gjerë dhe ftuan ekspertët dhe organizatat joqeveritare që t’i shprehnin gjetjet e tyre edhe pranë Kuvendit.

Ndërkohë, Gjergj Buxhuku nga Konfindustria, shprehu rezerva për punën e deritanishme duke kritikuar prirjen e hartimit të ligjeve pa aktet nënligjore.

Drafti ngarkon qeverinë që “brenda 2 viteve të nxjerrë aktet nënligjore”, ndërkohë që në fund të tij thotë se “hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare” dhe “efektet i fillon pas datës 1 qershor”.

Buxhuku tha se në këtë mënyrë bëhen ligje të pazbatueshme dhe për këtë u kërkoi deputetëve të jenë më qytetarë në lidhje me këtë ligj larg lobimeve dhe ndasive politike.

Opinioni vlerësues i hartuar nga ACER dhe AIS propozon që të organizohen seanca dëgjimore me bashkitë dhe bizneset e prekura, teksa draftit t’i përmirësohet gjuha ligjore dhe efektet financiare për konsumatorin dhe buxhetin e shtetit të jenë të llogaritura qartë.

Ligji për përgjegjësitë e zgjeruara të prodhuesve shihet si hap i domosdoshëm për zbatimin e standardeve mjedisore të BE-së, por sipas ACER dhe AIS, në formën aktuale mbart rreziqe serioze për abuzime.

Lexoni gjithashtu:

The post Projektligji për mbetjet: Mes transparencës së kufizuar dhe rrezikut për interesa private appeared first on Citizens.al.

Mbetjet, rikthim në pikën zero!

29 October 2025 at 22:01

Emisioni “Kronos” Prej vitesh një nga problemet kryesore të Shqipërisë mbetet menaxhimi i mbetjeve, proces që dhe pse ka marrë qindra miliona euro, ndodhet në pikën zero dhe vetëm 3 bashki nga 61 në total arrijnë të grumbullojnë dhe menaxhojnë një pjesë të tyre. Një situatë utopike! Shqipëria duket se është në të njëjtin stad […]

The post Mbetjet, rikthim në pikën zero! appeared first on BoldNews.al.

Mazhoranca miraton në Kuvend ligjin e ri për mbetjet pa sqaruar kostot financiare

17 October 2025 at 18:21

Deputetët e mazhorancës votuan në Kuvend ligjin për “Menaxhimin e integruar të mbetjeve”, pavarësisht kundërshtive dhe shqetësimit për rritje të madhe të faturës për bashkitë dhe qytetarët. Nisma e re ligjore e qeverisë “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” u miratua të enjten në Kuvend vetëm nga votat e mazhorancës, pa debat dhe pa sqaruar […]

The post Mazhoranca miraton në Kuvend ligjin e ri për mbetjet pa sqaruar kostot financiare appeared first on BoldNews.al.

Menaxhimi i mbetjeve dështoi. Le të rinisim nga e para!

15 October 2025 at 18:25

Ky është fakt. Mund ta quajmë si të duam, por situata kërkon një përgjigje dhe koha ka ardhur. Në Kuvend po diskutohet projektligji i ri i mbetjeve. Projektligji i jep fund monopolit të Sharrës, kompania e së cilës është vënë nën sekuestro; krahas tij, edhe komitetit famëkeq, i ashtuquajturi “Komiteti i Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve”, i cili shërbeu për shpalljen e emergjencave mjedisore që ndihmuan kryerjen e procedurave të mbyllura të prokurimeve publike, të cilat transferuan miliona euro të taksapaguesve në favor të koncensionarëve privatë. Këta të fundit, ministri Koka e të tjerë autorë, ndodhen në burg, ose në arrati. Por tani mesazhi i qeverisë është i qartë: jemi në prag të një reforme të re për mbetjet, pak përpara futjes së vendit në Bashkimin Evropian.

Në të vërtetë, nuk ka ndryshuar asgjë. Shqetësimet janë të njëjta: niveli i riciklimit është jashtëzakonisht i ulët; mbetjet groposen të patrajtuara; rikuperimi nuk ekziston, një pjesë e dokumenteve të planifikimit të mbetjeve, ende nuk janë hartuar; sistemi informacionit dhe kontrolli i sasisë së mbetjeve mungon, shumica e vend depozitimeve nuk kanë leje mjedisore, ndërkohë që mbi 200 vend depozitime mbetjesh ilegale, të shpërndara në të gjithë territorin e vendit, kërcënojnë shëndetin e qytetarëve, peizazhin, turizmin dhe ekonominë kombëtare. Shkurt, 35 vjet nga falimentimi i Shqipërisë Socialiste, vendi nuk po arrin akoma që të menaxhojë mbetjet urbane.

Si përherë, propozimi për një të ardhme, shërben edhe për të mbuluar të shkuarën e dështuar përpara opinionit publik. Kumbaro, Klosi dhe Koka, tre ministrat e fundit të  mjedisit janë larguar. Sofjan Jaupaj është ministri i ri, i vetë deklaruar si autor i projektligjit të mbetjeve. Por Jaupaj po tregohet i tërhequr qysh në fillim, duke ndaluar importin e mbetjeve. Argumenti i tij është disi naiv, pasi, sipas tij, të ashtuquajturat mbetje nga importi konsiderohen lëndë e parë dytësore (secondary raw material), por jo mbetje, kësisoj janë përjashtuar nga ky projektligj. Në thelb, pavarësisht nga gjuha (terminologjia), lënda e parë dytësore është produkt mbetjesh dhe trajtimi i mëtejshëm i saj kontribuon në reduktimin e mbetjeve të ardhshme, në uljen  e emetimeve dhe të kostove të biznesit, biznes i cili në një tjetër kontekst (me miratimin e ligjit “Për zbatimin e përgjegjësive të zgjeruara të prodhuesit”) do të këtë nevojë për të. Njëkohësisht, projektligji parashikon “për herë të parë konceptin e ekonomisë qarkulluese”, një  sistem i cili riciklon dhe redukton prodhimin e mbetjeve, i promovuar në përputhje të plotë me përkufizimin e ekonomisë qarkulluese në databazën e legjislacionit të Bashkimit Evropian, EUR-LEX. Por Jaupaj ka frikë nga dobësia e agjencive vendase ligjzbatuese të kontrollit dhe të inspektimit. Kjo tregon se edhe rendja pas “ekonomisë qarkulluese” nuk është e sinqertë. Nëse tregohemi mjaftueshëm seriozë, mund të gjykojmë se ndodhemi përpara një rreziku të ri i cili mund të na dërgojë drejt një dështimi të përsëritur: dobësimi industrisë së riciklimit shkakton rënien e riciklimit të mbetjeve. Në anën tjetër, ndalimi ka gëzuar disa pak “aktivistë” të shoqërisë civile të cilët ruajnë të njëjtin qëndrim të dhjetë viteve të shkuara për të ndaluar importin e mbetjeve, duke i besuar më shumë  shtetit, sesa iniciativës së lirë.

Po çfarë do të bëjë më mirë ligji i ri? Ashtu siç Rama deklaroi në shtator, riciklimi dhe rikuperimi i mbetjeve, së bashku më landfillet nuk do të jenë përgjegjësi e bashkive. Ky kalim pritet të thellohet (qartësohet) pas miratimit të draftit, me daljen e akteve nënligjore. Kjo mund t’i çlirojë bashkitë nga ankthi i trajtimit të mbetjeve, një dështim kronik i tyre, por, njëkohësisht, mund t’i privojë edhe nga një shumë e konsiderueshme të ardhurash që mund të sigurohen prej riciklimit. Këtej e tutje barra e riciklimit dhe e trajtimit fundor, i takon qeverisë. Se çfarë eficence do të ketë ky sistem hibrid menaxhimi, vështirë se mund të parashikohet qysh tani. Aktualisht vendi riciklon rreth 15% të totalit (rreth 800,000 kg gjithsej, kur grumbullohen deri në 98% të tyre). Është e besueshme se volumi i riciklimit do të rritet, por për këtë do të paguajmë që të gjithë; pra, përveç rezidentëve të një bashkie, edhe shtetasit e tjerë të Republikës. Është disi shqetësuese, pasi parimi “ndotësi paguan” shkelet, pa e kuptuar se deri në ç’pikë…

Bashkitë nuk kanë para të mjaftueshme për të menaxhuar mbetjet. Prioritet ka qenë politika elektorale e tarifave të ulëta për rezidentët. Por qeveria i ka përfshirë në skemën e transfertave të pakushtëzuara, duke plotësuar diferencën. Në këtë pikë kemi mbetur ku ishim, me të vetmin ndryshim: tani paratë do të menaxhohen nga Agjencia Kombëtare e Ekonomisë së Mbetjeve (AKEM), përmes Operatorit Kombëtar të Trajtimit të Mbetjeve. Shumë shpejt, menjëherë pas miratimit të projektligjit, agjencia pritet që të shndërrohet në një kompani shtetërore. Bashkitë kërkuan që të jenë aksionerë në të. Kjo u bë e qartë gjatë dëgjesave në Kuvend, por ministria nuk premtoi asgjë. Se ç ‘formë mund të ketë Operatori Kombëtar, do të shihet pak më vonë. Por përgjegjësia e tij për ndërtimin e infrastrukturës së mbetjeve mund të çojë, pashmangshmërisht, në bashkëpunimin me një mekanizëm të jashtëm (outsource). Një qeveri e cila edhe një instalacionin artistik, apo një muze, ua kalon kompanive të huaja, nuk lë vend për dyshime se këtë radhë do të veprohet ndryshe.

Për momentin, ajo ka vetëm një qëllim: miratimin e draftit dhe të ngritjes së infrastrukturës së mbetjeve. Sidoqoftë, kjo e fundit, mund të ishte ngritur edhe me ligjin e vjetër. Por dështuan. Tani s’na mbetet tjetër, veçse, sikurse historia na ka treguar: të shfrytëzojnë dështimin për të mësuar.

The post Menaxhimi i mbetjeve dështoi. Le të rinisim nga e para! appeared first on Citizens.al.

Vlora e “mbytur” me plehra, rikthehet sërish zjarri në fushën e mbetjeve (VIDEO)

12 October 2025 at 16:59

Një vatër zjarri ka përfshirë sërish këtë të diel fushën e mbetjeve në lagjen “24 Maji” në qytetin e Vlorës. Mësohet se flakët po përhapen me shpejtësi, pasi po favorizohen edhe nga era, ndërsa tymi i dendur dhe toksik ka pushtuar një pjesë të madhe të qytetit. Ndërkohë banorët e zonës shprehen të shqetësuar për […]

The post Vlora e “mbytur” me plehra, rikthehet sërish zjarri në fushën e mbetjeve (VIDEO) appeared first on BoldNews.al.

Ligji i ri, sa do të na kushtojnë mbetjet?!

8 October 2025 at 19:32

Projektligji “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” ka ngritur pikëpyetje gjatë seancës dëgjimore nga ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, në komisionin e Ekonomisë, konkretisht mbi rolin që do të ketë Agjencia Kombëtare e Ekonomisë së Mbetjeve, kostot që shoqëron zbatimi i këtij drafti dhe fati i inceneratorëve. AKEM Përmes deputetëve të opozitës Ledina Aliolli, dhe […]

The post Ligji i ri, sa do të na kushtojnë mbetjet?! appeared first on BoldNews.al.

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

2 October 2025 at 18:08

Projektligji i ri për menaxhimin e mbetjeve urbane shkaktoi debat në Komisionin e Ligjeve, ndërkohë që pyetjet për rritjen e kostove të qytetarëve nuk morën një përgjigje të drejtpërdrejtë nga përfaqësuesit e qeverisë. Komisioni i Ligjeve mori në shqyrtim të enjten projektligjin e ri për “Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve”, i cili parashikon ngritjen e […]

The post Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend appeared first on BoldNews.al.

Nga Tirana dhe Fieri, pyetjet pa përgjigje për inceneratorët dhe ligji i ri për mbetjet

2 October 2025 at 17:00

Në Komisionin e Ligjeve u zhvillua një debat i gjatë (mbi tre orë) mbi projektligjin e ri për “Menaxhimin e integruar mbetjeve”, një akt prej 85 nenesh dhe 5 shtojcash, që qeveria e konsideron të domosdoshëm për afrimin me standardet e BE-së dhe kapitullin 27 të negociatave për mjedisin dhe ndryshimet klimatike

Negociatat

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Sofjan Jaupaj, theksoi se drafti është fryt i një pune trevjeçare, me konsultime publike dhe asistencë ndërkombëtare (ekspertë nga Gjermania, Suedia dhe Banka Boterore), duke garantuar, sipas tij, përputhshmëri të plotë me direktivat europiane si dhe ruajtje të autonomisë vendore.

Një fjalë e parapërgatitur e ministrit të ri të Turizmit dhe Mjedisit, Sofjan Jaupaj, pas një shqetësimi të gjatë të ngritur nga deputetët e opozitës, rreth projektligjit në fjalë.

Ministri sqaroi se nëpërmjet organizimit të territorit në 10 zona menaxhimi, (7 janë aktualisht të ngritura) projektligji promovon kalimin nga një model linear “prodho-përdor-hidh” në një ekonomi qarkulluese.

Opozita

Anëtari i komisionit të Ligjeve, Oerd Bylykbashi, vuri në dyshim qëllimet e hartimit të një projektligji të ri që shfuqizon ligjin aktual për mbetjet (i miratuar në vitin 2011), transparencën e ndjekur për hartimin e tij se kush e ka përgatitur dhe në bashkëpunim me kë, si dhe, vuri theksin tek nxitimi i mazhorancës për ta miratuar sa më shpejt.

Në kalendarin e punimeve projektligji për mbetjet është parashikuar të kalojë për miratim në seancën e 16 tetorit.

Sipas opozitës, nevojiten paraprakisht disa seanca dëgjimore kryesisht me përfaqësues të pushtetit vendor dhe ekspertë.

PS

Por Damian Gjiknuri nga ana tjetër i parapriu debatit kur propozoi që seancat dëgjimore të fokusohen tek çështja e ligjshmërisë dhe respektimit të kompetencave të pushtetit vendor, ndërsa aspektet teknike (që mund të përfshijnë edhe objeksionet e ekspertëve ambientalistë) të trajtoheshin në komisionin përgjegjës dhe jo tek Ligjet.  

AKEM

Nga opozita lindën gjithashtu dyshime mbi vendimmarrjen e një agjencie të re kombëtare që përfshihet në projektligj, AKEM.

“Pse e kthyet Agjencinë Kombëtare për Ekonominë e Mbetjeve (AKEM) nga një institucion publik në SH.A pra në një subjekt tregtar?”, ishte pyetja e ngritur nga Bylykbashi.

Ministri Jaupaj tha se i ishin referuar rasteve të suksesshme sipas tij të disa modeleve të huaja por edhe Shqipërisë duke përmendur OSHE dhe OST.

Por ministri nuk i dha përgjigje një tjetër pyetje të ngritur nga deputeti Gent Strazimiri nëse ai garantonte që AKEM do të ishte nje shoqëri aksionere terësisht shtetërore apo do të përfshijë edhe aksioner privat. “Unë garantoj cfarë është parashikuar në projektligj”, u përgjigj ministri.

Kompetencat  

“Autonomia e bashkive mbetet e pacenuar, grumbullimin dhe menaxhimin vendor të mbetjeve e kanë përsiper bashkitë ndërsa operatori (AKEM) merr përsipër trajtimin fundor dhe infrastrukturën”, tha ndër radhë ministri Jaupaj.   

Ministri sqaroi disa here se bashkitë kanë kompetenca të plota dhe se qeveria shqiptare për shkak të imponimit të standardeve që sjell zbatimi i këtij projektligji do të merrte përsipër kostot financiare.

Jaupaj nuk dha shpjegime specifike në këtë drejtim, ndërsa pyetjet nga deputetët lidheshin deri me kostot që mund të vinin që nga ndarja në burim i mbetjeve, kompetencë e bashkisë.  

Pyetjet pa përgjigje

Po aq të rëndësishme ishin edhe pyetjet disa prej të cilave nuk morën përgjigje nga ministri i ri i Mjedisit.

Sofjan Jaupaj iu shfaq më së shumti teknicien në përgjigjet e tij duke u përgjigjur ndër radhe se ai kishte shkuar në ministri në vitin 2021 (kur u pyet për inceneratorët) paçka se kryetari i komisionit, Ulsi Manja, u përpoq ta prezantonte si zyrtarin me shumë eksperiencë në këtë drejtim.  

Ministri shmangu përgjigjet për pyetjet mbi ekzistencën e inceneratorëve në Tiranë, Elbasan e Fier, pagesat për shërbime të pakryera, përgjegjësinë politike për aferën, tha se nuk kishte informacion mbi juridiksionin e menaxhimit të mbetjeve në Gjadër dhe nuk dha përgjigje direkte nëse qeveria ishte konsultuar për hartimin e këtij projektligji edhe me agjencitë që sot administrojnë impiantet e trajtimit të mbetjeve.

The post Nga Tirana dhe Fieri, pyetjet pa përgjigje për inceneratorët dhe ligji i ri për mbetjet appeared first on Faktoje.al.

Bashkia e Kavajës pastron koshat e mbeturinave, por “harron” papastërtinë në rrugë

10 September 2025 at 22:27

Një nga premtimet kryesore të Fisnik Qoses kur kërkoi votën për t’u bërë kryebashkiak i Kavajës ishte i thjeshtë dhe i drejtpërdrejtë: “Asnjë qytetar, turist apo sipërmarrës nuk do të shohë më pamjet e shëmtuara të makinës së pastrimit në mes të ditës, orë e pa orë,” tha ai më 23 shkurt 2023, duke shpallur pastrimin si […]

The post Bashkia e Kavajës pastron koshat e mbeturinave, por “harron” papastërtinë në rrugë appeared first on BoldNews.al.

Trafiku i mbetjeve të rrezikshme/ Lidhjet (jo) rastësore mes Elman Abules dhe Gjovana Sokolaj

5 September 2025 at 10:57

Nga Boldnews.al Në zonën industriale të Xhafzotaj, në Durrës, një mur tulle ndan magazinat e dy kompanive që kanë aktivitet në përpunimin, eksportin, importin dhe riciklimin e mbetjeve metalore- “Rametal”, në pronësi të Elman Abule dhe “Scholz Albania”, me aksionere Gjovana Sokolaj. Afërsia gjeografike milimetrike mes tyre duket se u ka shenjuar të njëjtin fat. […]

The post Trafiku i mbetjeve të rrezikshme/ Lidhjet (jo) rastësore mes Elman Abules dhe Gjovana Sokolaj appeared first on BoldNews.al.

Kompania italiane që menaxhon mbetjet urbane të Tiranës, AGSM AIM, rrit fitimet në Shqipëri

By: D Marku
2 September 2025 at 13:59

Syri TV raporton se ka siguruar dokumentin financiar të bilancit të kompanisë për vitin 2024

Në vitin 2024, kompania italiane AGSM AIM ka regjistruar një rritje të ndjeshme të aktivitetit të saj në Shqipëri, duke dyfishuar volumin e mbetjeve të trajtuara në Tiranë dhe duke shënuar fitime në rritje në tregun shqiptar.

Kjo ndodh ndërsa grupi feston një bilanc rekord në Itali – me 53 milionë euro fitim neto, 137 milionë euro investime dhe 28.9 milionë euro dividentë të shpërndarë bashkive partnere.

Sipas dokumentacionit, brenda këtij suksesi financiar dhe industrial, një nga zhvillimet më të rëndësishme ka qenë zgjerimi agresiv në kryeqytetin shqiptar, përmes kompanisë Eco Tirana, një ndërmarrje publike italo-shqiptare ku AGSM AIM zotëron 49% të aksioneve, ndërsa 51% i përkasin Bashkisë së Tiranës.

Në vitin 2024, Eco Tirana ka mbledhur mbi 220 mijë tonë mbeturina, duke shënuar një rritje mbresëlënëse prej +139% krahasuar me vitin e kaluar, dhe duke shërbyer një popullsi afër 900 mijë banorësh.

Kompania italiane e ka cilësuar këtë shtrirje si një sukses strategjik ndërkombëtar, që i jep AGSM AIM një profil të ri në tregjet jashtë Italisë.

Në mars 2024, Bashkia e Tiranës zgjeroi kontratën për shërbimin e pastrimit të qytetit me Eco Tirana si partner kyç, që përmes një marrëveshjeje, shtriu aktivitetin e pastrimit në disa zona të qytetit.

Eco Tirana është themeluar më 2016 si një shoqëri e përbashkët publike, mes dy qyteteve – Veronës dhe Tiranës. Për vite, sipërmarrja nuk prodhoi përfitime domethënëse për qytetarët italianë që, përmes taksave, mbështesin AGSM AIM, dhe as hyrje domethënëse për komunitetin veronez.

Pas një periudhe paqartësish financiare, ku AGSM Holding Albania (ish-aksionere e ndërmjetme) rezultoi me humbje dhe Eco Tirana kishte vetëm fitime modeste, në prill 2024 AGSM AIM mori zyrtarisht nën kontroll 49% të Eco Tirana, duke likuiduar plotësisht kompaninë ndërmjetëse dhe mbyllur kapitullin “Holding Albania”.

Në fund të vitit 2023, Këshilli Bashkiak i Veronës miratoi një ristrukturim të shoqërive të lidhura, dhe në prill 2024, AGSM AIM bleu zyrtarisht 49% të Eco Tirana nga AGSM Holding Albania, duke e likuiduar përfundimisht këtë të fundit. Kjo shënoi mbylljen e kapitullit “Holding Albania” dhe rifokusimin e aktivitetit vetëm përmes Eco Tirana, tashmë e kontrolluar nga AGSM AIM në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Dokumente financiare të mëhershme tregojnë se ndërmarrje të tjera të lidhura, si Eco Recycling, kanë pasur humbje të konsiderueshme, duke forcuar shqetësimet për qëndrueshmërinë e këtij modeli.

Ndërsa AGSM AIM përfiton nga një zgjerim operacional në një treg në zhvillim si Shqipëria, pyetja mbetet: A është kjo një strategji afatgjatë me ndikim real për të dy palët, apo një shembull tjetër i investimeve publike jashtë kontrollit dhe transparencës?/Syri

The post Kompania italiane që menaxhon mbetjet urbane të Tiranës, AGSM AIM, rrit fitimet në Shqipëri appeared first on Albeu.com.

Bashkitë kundër projektit të qeverisë për mbetjet: Centralizimi nuk e zgjidh problemin

By: Elva
29 August 2025 at 17:36

Nga Blerina Gjoka Reforma e prezantuar të enjten nga Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro, u kritikua të premten nga Instituti për Bashkitë Shqiptare (IBSH), një organizatë joqeveritare që monitoron pushtetin vendor. Instituti për Bashkitë shpreh shqetësimin se, pavarësisht situatës së keqe të menaxhimit të mbetjeve, projekti i qeverisë përbën një kthim […]

The post Bashkitë kundër projektit të qeverisë për mbetjet: Centralizimi nuk e zgjidh problemin appeared first on BoldNews.al.

‘Déjà vu’: Reforma e re e qeverisë “Rama” për mbetjet pritet me mosbesim

By: Ela
29 August 2025 at 11:06

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro prezantuan të enjten një reformë të re për menaxhimin e integruar të mbetjeve, e cila parashikon ndër të tjera dy ligje të reja, krijimin e një kompanie publike si dhe investime për ndërtimin e landfilleve të reja. Në fjalën e tij, kryeministri tha se ndryshimet ishin […]

The post ‘Déjà vu’: Reforma e re e qeverisë “Rama” për mbetjet pritet me mosbesim appeared first on BoldNews.al.

Histori korruptive/ Strategjia e Re për Mbetjet, Rama “zhduk” nga fjalori termin “incenerator”

By: Elva
28 August 2025 at 12:38

Nga Boldnews.al Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro, shmangën në maksimum përdorimin e termit “incenerator” gjatë prezantimit publik të Strategjisë së Menaxhimit të Mbetjeve 2025-2030, të publikuar paraditen e kësaj të Enjteje në një event publik. Kreu i qeverisë deklaroi se Strategjia e re synon të përmbushë detyrimet e Shqipërisë në kuadër […]

The post Histori korruptive/ Strategjia e Re për Mbetjet, Rama “zhduk” nga fjalori termin “incenerator” appeared first on BoldNews.al.

Elbasani, Fieri e Tirana në prag të emergjencës mjedisore/ Si u zhdukën 150 mln euro të inceneratorëve

16 July 2025 at 22:28

Për ditë me radhë një re e madhe tymi përfshiu qytetin e Elbasanit. Në vendepozitimin e mbetjeve, pjesë e objektit të inceneratorit, flakë të mëdha shkrumbuan plehrat e grumbulluara prej muajsh, të supozuara që të diferencoheshin e një pjesë e tyre të digjeshin në incinerator.  Mbetjet e 7 bashkive të këtij qarku u dogjën, me […]

The post Elbasani, Fieri e Tirana në prag të emergjencës mjedisore/ Si u zhdukën 150 mln euro të inceneratorëve appeared first on BoldNews.al.

Zjarri te inceneratori “helmoi” banorët/ Nënë e bir depozitojnë padi ndaj “Eco-Elb” të Leli Kajës

15 July 2025 at 16:31

Për rreth një javë, Elbasani ishte nën “pushtetin” e tymit toksik për shkak të zjarrit tek landfilli i inceneratorit të Elbasanit, ku u dogjën mbetje të ndryshme urbane dhe industriale. Pasojat e kësaj katastrofe mjedisore do të ndihen pas disa vitesh, por ndërkohë në kohë reale shkaktoi pasoja për pacientët e sëmurë me astma bronkiale […]

The post Zjarri te inceneratori “helmoi” banorët/ Nënë e bir depozitojnë padi ndaj “Eco-Elb” të Leli Kajës appeared first on BoldNews.al.

❌
❌