Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Rama publikon punën e ekipit të Bashkisë së Vlorës për pastrimin e Vjosës në Novoselë (VIDEO)

By: V K
21 December 2025 at 09:01

Kryeministri i vendit Edi Rama, siç e ka bërë tashmë traditë duke publikuar çdo mëngjes, ecurinë e investimeve, ditën e sotme, ka ndarë pamjet nga angazhimi i ekipeve të Bashkisë Vlorë.

Ky ekip, është angazhuar me pastrimin e Vjosës në Novoselë, duke rikthyer një mjedis të pastër për gjithë banorët dhe gjallesat pranë zonës.

Postimi:

“MIRËMËNGJES ????
dhe me angazhimin e ekipeve të Bashkisë Vlorë për pastrimin e Vjosës në Novoselë, ju uroj një të diel të paqtë”.

 

The post Rama publikon punën e ekipit të Bashkisë së Vlorës për pastrimin e Vjosës në Novoselë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

KRM “Pastrimi” largon një tjetër deponi ilegale në Prishtinë

12 December 2025 at 14:07


KRM “Pastrimi” ka njoftuar se ka pastruar edhe një tjetër deponi ilegale të mbeturinave në Prishtinë, ku ishin grumbulluar mbetje inerte, vëllimore dhe të amvisërisë.

Kompania theksoi se ky është një nga disa intervenimet e fundit, shpeshherë në të njëjtat lokacione, ku deponitë rikrijohen për të dytën apo të tretën herë.

Nga “Pastrimi” u apelua edhe një herë te qytetarët që të mos hedhin mbeturina jashtë kontejnerëve, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe ndikimin direkt që ndotja ka në shëndetin publik.

Kompania u bëri thirrje banorëve për bashkëpunim dhe vetëdijesim, me qëllim parandalimin e krijimit të deponive ilegale dhe mbajtjen e hapësirave publike të pastra. /Telegrafi/


Si ta pastroni në mënyrë të sigurt ekranin e televizorit pa e dëmtuar atë

10 December 2025 at 17:17


Televizorët modernë kanë ekrane LCD, LED dhe OLED të ndjeshëm, kështu që pastrimi i duhur është thelbësor për të shmangur gërvishtjet, njollat e përhershme ose dëmtimin e shtresës mbrojtëse.

Pluhuri, gjurmët e gishtërinjve, njollat dhe papastërtia mund të ulin cilësinë e figurës, të shkurtojnë jetëgjatësinë e pajisjes dhe të prishin pamjen edhe të televizorit më modern.

Shumë njerëz pa e ditur përdorin produktet e gabuara të pastrimit, të cilat mund të çojnë në dëmtime të përhershme dhe riparime të kushtueshme. Më poshtë, ju sjellim këshilla praktike dhe të sigurta pastrimi që do ta lënë televizorin tuaj krejtësisht të pastër.

Fikeni televizorin dhe lëreni të ftohet - Gjithmonë fikeni televizorin dhe prisni të paktën disa minuta para se ta pastroni. Një ekran i ftohtë e bën më të lehtë shikimin e pluhurit dhe njollave, dhe zvogëlon rrezikun e dëmtimit.

Përdorni vetëm lecka të buta dhe të thata mikrofibre - një leckë e pastër dhe e thatë mikrofibre, si ajo që përdoret për kamerat ose syzet, është më e mira. Mos përdorni peshqirë letre, peshqirë kuzhine ose shami - ato mund të lënë fije ose të shkaktojnë mikro-gërvishtje.

Fshijeni ekranin me lëvizje të buta rrethore - përdorni presion të lehtë për ta fshirë. Fërkimi shumë i fortë mund të dëmtojë sipërfaqen, veçanërisht në panelet e holla OLED.

Nëse njollat nuk zhduken, përdorni ujë të distiluar. Spërkatni disa pika ujë të distiluar mbi një leckë, kurrë direkt mbi ekran.

Shmangni agjentët agresivë - mos përdorni kurrë: alkool, aceton, amoniak, si dhe pastrues universalë për xham dhe sprej me alkool ose grimca gërryese. Këto substanca mund të dëmtojnë shtresën mbrojtëse dhe të shkaktojnë njolla të zbehta ose dëmtime të përhershme të ekranit.

Për të pastruar ekranin e televizorit në mënyrë të sigurt, ekziston një rregull i thjeshtë: më pak është më shumë. Është më mirë të hiqni pak pluhur me një leckë të thatë sesa të rrezikoni dëmtimin me produktet e gabuara.

Mbeturina jashtë kontejnerëve, ‘Pastrimi’ pastron zonën e degraduar

9 December 2025 at 08:03


Ekipet e Kompanisë Rajonale “Pastrimi” kanë ndërhyrë sot në një lokacion të mbingarkuar me mbeturina të hedhura jashtë kontejnerëve, duke rikthyer hapësirën në gjendje të rregullt pas një aksioni pastrimi.

Sipas kompanisë, para intervenimit zona paraqiste rrezik për mjedisin dhe shëndetin publik, për shkak të sasive të mëdha të mbeturinave të depozituara në mënyrë të pakontrolluar.



Pas aksionit, hapësira është pastruar plotësisht dhe është rivendosur rendi higjienik.

KRM “Pastrimi” ka apeluar qytetarët që të mos hedhin mbeturina jashtë kontejnerëve dhe të kontribuojnë për një ambient më të pastër.

“Së bashku e mbajmë Prishtinën të pastër”, thuhet në njoftimin e kompanisë. /Telegrafi/


Çfarë duhet të konsumoni për të pastruar mëlçinë?

8 December 2025 at 16:35

ROME, 8 dhjetor /ATSH/ – Pastrimi i mëlçisë dhe zorrëve nuk do të thotë të mos hash në mënyrë ekstreme, por të zgjedhësh ushqime çdo ditë që mbështesin proceset natyrore të detoksifikimit të trupit, shkruan salute.it.

Mëlçia transformon toksinat, ndërsa zorrët eliminojnë mbeturinat dhe strehojnë mikrobiotën, e cila ndikon në tretje, energji dhe inflamacion.

Një dietë e ekuilibruar mund t’i mbështesë të dyja dhe të nxisë mirëqenien e vërtetë.

Ushqimet më të dobishme për pastrimin e mëlçisë

Perimet e hidhura si cikorja, radikioja, rukola dhe angjinaret stimulojnë prodhimin e tëmthit dhe lehtësojnë ngarkesën e punës së mëlçisë.

Ushqimet e pasura me squfur – si hudhra, qepët, brokoli dhe preshi – mbështesin enzimat e mëlçisë, ndërsa frutat si limoni, grejpfruti dhe boronicat ofrojnë antioksidantë të vlefshëm.

Çaji jeshil, i pasur me katekina, dhe shafrani i Indisë, i njohur për vetitë e tij anti-inflamatore, janë gjithashtu aleatë të shkëlqyer.

Si t’i pastroni zorrët tuaja me dietë

Për një pastrim të vërtetë të zorrëve, fibrat dhe prebiotikët janë thelbësorë. Fibrat e tretshme nga tërshëra, mollët, bishtajoret dhe farat chia ushqejnë mikrobiotën, ndërsa fibrat e patretshme nga perimet dhe drithërat e plota lehtësojnë tranzitin.

Ushqimet prebiotike – të tilla si shpargu, preshi, bananet dhe angjinaret e Jeruzalemit – përmirësojnë ekuilibrin e florës bakteriale.

Po ashtu ushqimet e fermentuara si kefiri, kosi, lakra turshi dhe miso janë gjithashtu shumë të dobishme, duke ofruar probiotikë natyralë.

Rëndësia e antioksidantëve

Për ta bërë pastrimin më efikas, nevojitet një dozë e mirë antioksidantësh. Frutat e kuqe, shega, spinaqi, xhenxhefili dhe panxhari kundërveprojnë stresin oksidativ dhe mbështesin si mëlçinë ashtu edhe mukozën e zorrëve.

Betaina në panxhar është veçanërisht e dobishme për funksionin e mëlçisë.

Një mëngjes me fruta të pasura me fibra dhe çaj jeshil, një drekë me perime të hidhura dhe drithëra të plota, dhe një darkë e lehtë me peshk ose bishtajore dhe perime të gatuara krijojnë një rutinë të përsosur për të mbështetur mëlçinë dhe zorrët pa i stresuar ato.

Hidratimi i vazhdueshëm mbetet një shtyllë themelore.

Pastrimi natyror: hapa të vegjël, përfitime të mëdha

Për të pastruar mëlçinë dhe zorrët tuaja, nuk keni nevojë për zgjidhje drastike: ushqimet e pasura me fibra, antioksidantë, prebiotikë dhe substanca mbrojtëse të mëlçisë janë të mjaftueshme.

Me zgjedhje të thjeshta, por të synuara çdo ditë, pastrimi bëhet një proces natyral dhe efektiv që të gjithë mund ta arrijnë. /os/

The post Çfarë duhet të konsumoni për të pastruar mëlçinë? appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KRM “Pastrimi” largon mbeturinat inerte në lagjen Emshir

5 December 2025 at 15:23


Ekipet operacionale të KRM “Pastrimi” kanë ndërhyrë sot në lagjen Emshir, përgjatë Rrugës “Nebih Gashi”, duke larguar mbeturinat inerte dhe ato vëllimore të hedhura jashtë hapësirave të parapara për deponim.

Punëtorët e kompanisë, me kamionët dhe ngarkuesit funksionalë, kanë kryer pastrimin e plotë të zonës, si pjesë e mirëmbajtjes së rregullt në lagjet që mbulohen me shërbim.

Me këtë intervenim është rikthyer pastërtia dhe rendi në hapësirën publike, e cila ishte e ngarkuar me mbetje të hedhura në mënyrë të pakontrolluar.

Kompania ka falënderuar ekipet në terren për punën e tyre të përditshme dhe njëkohësisht ka apeluar te qytetarët që të mos hedhin mbeturina inerte nëpër lagje.

Sipas KRM “Pastrimi”, këto mbetje duhet të dorëzohen vetëm në pikat dhe përmes procedurave të parapara nga kompania.

“Pastërtia e qytetit është përgjegjësi e përbashkët”, theksohet në njoftim. /Telegrafi/


Në Fushë Kosovë, banorët ankohen për gjendjen e mbeturinave pranë shkollës “Mihail Grameno”

5 December 2025 at 08:44


Nëpër shumë qytete të Kosovës, situata për menaxhimin e mbeturinave po vazhdon të jetë një nga problemet më të mëdha.

Një lexues i Telegrafit ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me gjendjen e rënduar të mbeturinave në një zonë të Fushë Kosovës, e cila menaxhohet nga KRM “Pastrimi”.

Sipas tij, situata paraqet rrezik të drejtpërdrejtë për nxënësit dhe banorët e lagjes.

Ankesa ka të bëjë me hapësirën afër shkollës fillore “Mihail Grameno”, në aneksin 1.

Sipas banorëve, mbeturinat grumbullohen në mënyrë të pakontrolluar, duke krijuar shqetësime të vazhdueshme higjienike dhe mjedisore.

“Shikoni ku na jetojnë fëmijët. Ne paguajmë çdo muaj për pastrim, por gjendja vetëm përkeqësohet. Jemi të brengosur mos po na sëmuren fëmijët”, na shkruan lexuesi, i cili kërkon nga institucionet përgjegjëse ndërhyrje të menjëhershme.

Banorët apelojnë që KRM “Pastrimi” dhe komuna të marrin masa urgjente për pastrimin e zonës dhe vendosjen e një sistemi të rregullt menaxhimi të mbeturinave, në mënyrë që të shmangen rreziqet për shëndetin publik dhe mjedisin. /Telegrafi/

Zgjidhet situata me kamionin e KRM “Pastrimi” në Arllat, rikthehet qarkullimi normal

5 December 2025 at 08:22


Komuna e Drenasit ka njoftuar se është zgjidhur përfundimisht situata e krijuar prej ditësh në Arllat, ku një kamion i KRM “Pastrimi” kishte mbetur i bllokuar në një gropë pranë shkollës së fshatit.

Sipas njoftimit, pas përpjekjeve të vazhdueshme dhe punës intensive të ekipit të KRM “Pastrimi”, kamioni është nxjerrë me sukses pa ndihmë të jashtme. Punëtorët e ndërmarrjes janë vlerësuar për durimin, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë gjithë procesit.

Komuna bëri të ditur se ekipet e saj kanë qenë në terren gjatë gjithë kohës dhe kanë shfrytëzuar të gjitha mundësitë e disponueshme për të menaxhuar situatën.

Ndërkohë, pavarësisht kërkesave të bëra drejt Qendrës së Emergjencave, FSK-së dhe KFOR-it, nuk ka pasur ndërhyrje fizike në vendngjarje, megjithëse komunikimi ka qenë i rregullt.

Pas zgjidhjes së problemit, zona pranë shkollës është liruar tërësisht dhe qarkullimi është rikthyer në normalitet. Komuna ka falënderuar qytetarët për durimin dhe mirëkuptimin gjatë ditëve të bllokimit. /Telegrafi/


Lezhë, aksion për pastrimin në grykëderdhjen e lumit Drin

4 December 2025 at 18:34

TIRANË, 4 dhjetor /ATSH/ Administrata Rajonale e Mjedisit Lezhë iu bashkua ekipeve të Bashkisë në një aksion pastrimi në grykëderdhjen e lumit Drin.

Ky aksion është pjesë e një iniciative më të gjerë në gjithë vendin për pastrimin e mbetjeve që prurjet kanë sjellë nëpër brigjet e lumenjve dhe zonat bregdetare.

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj ndau në rrjetet sociale momente nga aksioni, duke theksuar rëndësinë e përgjegjësisë së përbashkët.

“Është detyrë e secilit, nga institucionet te qytetarët, të mbajnë pastër territorin, sepse natyra na e sjell përpara gjithçka që mendojmë se e kemi hedhur pas krahëve”, tha Jaupaj.

Ky aksion ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin për ruajtjen e ambientit, të përmirësojë gjendjen e ekosistemeve të lumit Drin dhe të nxisë një kulturë të qëndrueshme mjedisore në nivel lokal dhe kombëtar.

/r.e/a.f/

The post Lezhë, aksion për pastrimin në grykëderdhjen e lumit Drin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KRM “Pastrimi” angazhohet në mirëmbajtjen e qytetit gjatë aktiviteteve festive

3 December 2025 at 08:43


Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” ka njoftuar se ekipet e saj po vazhdojnë punën me intensitet të shtuar, duke operuar ditë e natë për të garantuar pastërtinë e kryeqytetit.

Sipas kompanisë, punëtorët janë angazhuar në mirëmbajtjen e hapësirave publike gjatë aktiviteteve festive, ndërsa kanë reaguar me kohë edhe në rastet e raportuara për dëmtimin e kontejnerëve në terren.

KRM “Pastrimi” thekson se mbajtja e qytetit të pastër është përgjegjësi e përbashkët dhe se ekipet e saj mbeten vazhdimisht në detyrë për t’u siguruar që mjedisi publik të jetë i rregulluar dhe i pastër për të gjithë qytetarët. /Telegrafi/


KRM “Pastrimi” pastron hapësirën përgjatë rrugës “Richard Holbrooke”

2 December 2025 at 13:47


Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” ka njoftuar se ekipet e saj kanë realizuar pastrimin e plotë të hapësirës përgjatë rrugës “Richard Holbrooke”, e cila ishte mbuluar me mbeturina inerte dhe të amvisërisë të hedhura jashtë kontejnerëve.

Nga kompania u bëhet apel qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe t’i hedhin mbeturinat vetëm brenda kontejnerëve, në mënyrë që të shmanget ndotja e hapësirave publike.

“Bashkë e mbajmë lagjen të pastër”, thuhet në njoftimin e KRM “Pastrimi”. /Telegrafi/


Nis pastrimi i plazhit të Velipojës nga mbetjet e nxjerra nga deti

2 December 2025 at 12:06

TIRANË, 2 dhjetor/ATSH/ Që në orët e para të mëngjesit, në Velipojë ka nisur një operacion i gjerë pastrimi pas prurjeve të shumta që kanë sjellë një sasi të konsiderueshme mbetjesh në bregdet.

Ekipet e shërbimeve publike të Bashkisë Shkodër dhe tre fadroma të Ndërmarrjeve të Bashkisë janë angazhuar në terren, duke punuar intensivisht për pastrimin e gjithë brezit ranor. Puna pritet të vazhdojë deri në rikthimin e plotë të normalitetit.

Kryeministri Edi Rama solli pamje nga pastrimi në bregdetin e Velipojës, duke theksuar se ekipet e shërbimeve publike dhe fadromat e Ndërmarrjeve të Bashkisë janë në terren, duke punuar për pastrimin e gjithë brezit ranor, për shkak të volumit të madh të mbetjeve që prurjet kanë sjellë në breg, si pasojë e shirave intensivë të javëve të fundit

Ndërkaq, Alban Preka, nënkryetar i bashkisë së Shkodrës informoi se të gjithë punonjësit e bashkisë janë angazhuar në një aksion masiv për pastrimin e gjithë sipërfaqes së rërës në plazhin e Velipojës.

“Sot të gjithë strukturat po angazhohen me mjetet e tyre për të ndryshuar gjendjen e pastërtisë në këtë plazh. Një aksion i mirëmenduar sot, përfshin një numër të konsiderueshëm punonjësish dhe mjetesh. Ne kemi ndjekur me shqetësim situatën e krijuar nga depozitimi i këtyre mbetjeve në sipërfaqen ranore të plazhit të Velipojës. Ky aksion do të vazhdojë edhe në ditët në vijim deri në pastrimin total të gjithë sipërfaqes ranore”, tha Alban Preka.

Edhe kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci njoftoi se ekipet e shërbimeve publike dhe tre fadromat e ndërmarrjeve të bashkisë Shkodër, do të qëndrojnë në këtë bregdet, deri në pastrimin e plotë.

Beci u shpreh se situata është një kujtesë e fortë: “Çdo ndotje që i bëjmë natyrës, ajo na e kthen përpara syve. Prandaj mbrojtja e saj fillon nga secili prej nesh”.

/e.i/j.p/

The post Nis pastrimi i plazhit të Velipojës nga mbetjet e nxjerra nga deti appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Menaxhimi i ujërave të zeza dhe mbeturinave, prioritet i Prishtinës

27 November 2025 at 11:14


Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka theksuar se menaxhimi i ujërave të zeza mbetet një nga prioritetet kryesore të Kryeqytetit.

Në këtë kontekst, sot ai priti në takim Georg Gruner, Menaxher i Projektit, dhe Mathias Siegle, Inxhinier, në kuadër të vizitës për monitorimin e projekteve strategjike në zbatim, përcjell Telegrafi.




Gjatë takimit, u diskutua progresi aktual i projektit të ujërave të zeza, sfidat ekzistuese dhe hapat e mëtejshëm që do të ndërmerren për të siguruar funksionimin efikas të sistemit.

Po ashtu, u trajtua edhe çështja e menaxhimit të mbeturinave, me fokus të veçantë në projektin me “Pastrimin”, bashkëpunimin ndërinstitucional dhe masat konkrete për rritjen e efikasitetit të shërbimeve publike, me qëllim përmirësimin e mjedisit dhe jetës së qytetarëve. /Telegrafi/

KRM Pastrimi publikon video, moskujdesi ndaj mjedisit po rritet

27 November 2025 at 11:08


Pastrimi i qytetit është përgjegjësi e përbashkët e të gjithëve.

KRM Pastrimi ka publikuar një video që evidenton moskujdesin e disa qytetarëve ndaj mjedisit, duke hedhur mbeturina në hapësira të gjelbëra dhe rrugë, përcjell Telegrafi.

Punonjësit e KRM Pastrimi tashmë kanë filluar largimin e mbeturinave të grumbulluara, duke garantuar mirëmbajtjen e pastërtisë në qytet.

Në një apel drejtuar qytetarëve, KRM Pastrimi kërkon ndërgjegjësim dhe kujdes: “Të nderuar qytetarë, ju lutemi që të mos i hedhni mbeturinat në hapësira publike dhe të gjelbëra. Ruajtja e pastërtisë është përgjegjësi e përbashkët dhe kontribuon në një mjedis më të shëndetshëm dhe të bukur për të gjithë”.

KRM Pastrimi rikujton se mbrojtja e mjedisit dhe respektimi i hapësirave publike janë elemente kyçe për mirëqenien e komunitetit. /Telegrafi/


Mos përdorni kurrë uthull të bardhë në këto tre sipërfaqe të shtëpisë, rrezikoni dëmtime serioze

7 November 2025 at 10:19


Uthulla e bardhë është një produkt shumëpërdorimësh që mund të shërbejë për shumë gjëra – nga ndihma në zierjen e vezëve, deri te heqja e njollave nga rrobat.

Prej brezash, uthulla është cilësuar si një nga produktet natyrale më të mira për pastrim, falë përmbajtjes acidike që ndihmon në heqjen e papastërtive dhe neutralizimin e aromave të këqija.

Në rrjete sociale, shumë faqe për truket e pastrimit e paraqesin uthullën e bardhë si zgjidhjen e mrekullueshme për çdo njollë apo erë në shtëpi. Por sipas një eksperteje të pastrimit, kjo nuk është plotësisht e vërtetë.

Në fakt, ekzistojnë tre vende në shtëpi ku nuk duhet kurrë të përdorni uthullën e bardhë.

Ekspertja e higjienës personale dhe shtëpiake, Madame Sweat, ndau një video në Instagram ku shpjegoi se nëse keni disa elemente të caktuara në shtëpi, nuk duhet t’i pastroni me uthull.

Ajo tha:

“Jam eksperte e higjienës personale, por dua t’ju ndihmoj edhe me higjienën e shtëpisë. Ja tre vende që nuk duhet t’i pastroni me uthull”.

Gurët natyralë

Nëse keni banakë, tavolina apo mobilje prej guri natyral, mos i pastroni me uthull – as të holluar.

Madame Sweat këshillon: “Mos përdorni kurrë, as uthull të holluar, mbi gurin natyral. Është shumë acidike”.

Në vend të saj, ajo sugjeron të përdorni pak detergjent enësh të holluar me ujë dhe një leckë të butë për të pastruar njollat apo derdhjet.

Dyshemetë prej druri

Dyshemetë prej druri janë shumë të bukura, por uthulla mund t’i dëmtojë. Ekspertja paralajmëron se uthulla mund të “heqë shtresën mbrojtëse” dhe ta shtrembërojë drurin.

Pjesët prej gome

Së fundi, Madame Sweat këshillon të mos përdorni uthull të bardhë në pjesët prej gome – siç janë vulat e lavatriçes apo të pjatalarëses, edhe pse ajo shpesh përmendet si zgjidhje kundër mykut.

Ajo shpjegon: “Uthulla mund ta konsumojë dhe dëmtojë gradualisht gomën. Nëse doni të hiqni aromat e këqija, përdorni sodë buke”.

Uthulla e bardhë përmendet shpesh edhe për neutralizimin e aromave në peshqirë, rroba sportive apo veshje të tjera. Në këto raste, mund ta përdorni në lavatriçe, por derdhni uthullën në ndarjen e detergjentit, në mënyrë që të mos prekë gomën rreth derës.

Gabimi që e bëjmë të gjithë kur pastrojmë radiatorët – ja si shmanget pluhuri i fshehur

2 November 2025 at 18:56


Pastrimi i radiatorëve nga brenda jo vetëm rrit efikasitetin e ngrohjes, por përmirëson edhe cilësinë e ajrit në shtëpi

Gabimi më i zakonshëm është pastrimi vetëm nga jashtë i radiatorit, duke harruar pjesën e brendshme ku grumbullohet sasia më e madhe e pluhurit dhe yndyrës.

Pse radiatorët duhen pastruar nga brenda?

Sezoni i ngrohjes sjell ngrohtësi, por edhe rritje të pluhurit në ajër. Shumëkush nuk e di se radiatorët, veçanërisht ata të tipit të vjetër prej gize ose llamarine, janë burim kryesor i ndotjes së brendshme.

Ndërsa sipërfaqja e jashtme mund të duket e pastër, brenda tyre grumbullohet një shtresë e trashë pluhuri dhe yndyre, e cila, sapo nxehet metali, përhap aromë të keqe dhe ul fuqinë ngrohëse.

Kur radiatorët ngrohen, ajri i nxehtë qarkullon përmes këtyre kanaleve të mbuluara me pluhur, duke shpërndarë mikrogrimca në të gjithë dhomën. Kjo ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e ajrit dhe është veçanërisht problematike për personat me alergji, astmë ose probleme respiratorë, transmeton Telegrafi.

Mënyra e saktë për pastrimin e radiatorëve

Fikni sistemin e ngrohjes

Nëse jeni të lidhur me ngrohjen qendrore, prisni që radiatorët të ftohen. Në rast se përdorni kaldajë në shtëpi, bëjeni këtë pastrim para ndezjes së parë të sezonit.

Mbrojeni dyshemenë

Vendosni poshtë radiatorit një peshqir të vjetër ose leckë të madhe për të mbledhur pluhurin dhe ujin që mund të rrjedhë.

Përdorni ajër të ftohtë për të hequr pluhurin e brendshëm

Me ndihmën e një feni me funksion ajri të ftohtë ose një kompresori të vogël, fryni ajrin në pjesët e brendshme të radiatorit për të nxjerrë pluhurin e akumuluar. Për radiatorët e vjetër me mbulesa, hiqni kapakun paraprakisht.

Përgatitni një solucion pastrimi natyral

Në një enë, përzieni ujë të ngrohtë, pak detergjent për enë dhe një gotë uthull të bardhë - një kombinim që largon yndyrën dhe neutralizon aromat.

Pastroni sipërfaqen e jashtme

Zhytni një leckë mikrofibër ose një sfungjer të butë në përzierje dhe fshijeni mirë sipërfaqen e radiatorit.
Për hapësirat e ngushta, përdorni një furçë të hollë të gjatë ose një shkop druri rreth të cilit keni mbështjellë leckën.

Përfundoni me tharje

Fshini gjithçka me një leckë të thatë për të shmangur njollat e ujit dhe oksidimin e metalit. Mos harroni të pastroni dhe kapakët e radiatorëve.


Këshilla shtesë për mirëmbajtje

Përsëriteni këtë pastrim të paktën një herë në vit, në fillim të sezonit të ngrohjes.

Mos përdorni detergjente agresive ose spërkatës me përmbajtje amoniaku, sepse mund të dëmtojnë bojën dhe të nxisin korrozionin.

Nëse keni fëmijë të vegjël ose persona me alergji në shtëpi, mund të përdorni pajisje për thithjen e pluhurit me grykë të hollë për pjesët e brendshme.

Pas pastrimit, vendosni një tas të vogël me ujë pranë radiatorit për të ruajtur lagështinë natyrale në ajër - kjo ndihmon në shmangien e thatësisë së dhomës.


Përfundim

Pastrimi i plotë i radiatorëve rrit efikasitetin e ngrohjes, ul konsumin e energjisë dhe përmirëson cilësinë e ajrit në shtëpi. Mos u mashtroni nga ideja se mjafton “të fshish pak pluhurin” - rezultatet më të mira arrihen vetëm kur pastrohet edhe ajo që nuk shihet. /Telegrafi/

Pse pikërisht tetori është muaji ideal për larjen e dritareve – ka përparësi praktike dhe estetike

13 October 2025 at 06:00


Si t’i bëni dritaret të shkëlqejnë pa njolla

Nëse keni planifikuar një pastrim të madh të dritareve, tetori është momenti më i përshtatshëm për ta bërë këtë. Edhe pse mund të duket se ky punim mund të bëhet në çdo kohë, ekspertët theksojnë se ekziston një “kohë e artë” për dritare të pastra si kristal dhe ajo është pikërisht stina e vjeshtës.

Pse pikërisht tetori?

Larja e dritareve në tetor ka si arsye praktike, ashtu edhe përfitime estetike. Temperatura në këtë periudhë është e butë dhe e qëndrueshme, ditët janë të freskëta, por jo të ftohta, gjë që parandalon tharjen shumë të shpejtë të detergjenteve, siç ndodh gjatë verës.

“Në tetor, dielli nuk është më aq i fortë, gjë që lejon që xhami të lahet pa lënë njolla ose hije”, shpjegon Catherine Emery, eksperte e mirëmbajtjes së shtëpive. “Kjo i jep kohë solucioneve të pastrimit të veprojnë siç duhet, dhe rezultati është një dritare e pastër e shkëlqyer.”

Përveç kësaj, vjeshta është koha më e mirë për të hequr shtresat e pluhurit, polenit dhe ndotjes që janë grumbulluar gjatë verës. Nëse këto mbetje nuk pastrohen, mund të dëmtojnë xhamin dhe kornizat me kalimin e kohës, paralajmëron Christopher Murphy, menaxher trajnimi në kompaninë Men in Kilts.

“Pastrimi i dritareve në tetor heq shtresat e ndotjes dhe i mbron nga lagështia dhe ngricat e dimrit”, shpjegon Murphy.

Dritaret e pastra sjellin më shumë dritë natyrale në shtëpi gjatë ditëve të shkurtra të dimrit dhe përmirësojnë atmosferën festive që po afrohet, transmeton Telegrafi.

pixabay

Udhëzues praktik: si të lani dritaret si profesionistët

Vetëm 30–60 minuta janë të mjaftueshme që dritaret tuaja të bëhen pa njolla dhe me shkëlqim. Ja çfarë sugjerojnë profesionistët:

1. Përgatitja

Përgatisni një kovë me ujë të vakët dhe disa pika detergjent për enë, një sfungjer mikrofibër ose leckë të butë, një shpatull gome dhe peshqirë mikrofibër për tharje. Nëse dritaret janë të larta, përdorni shkallë të qëndrueshme.

2. Larja e jashtme dhe e brendshme

Fillimisht, në anën e jashtme, shpëlajeni xhamin me ujë të pastër (për shembull me zorrë) për të hequr pluhurin dhe ndotjen më të trashë. Pastaj, me sfungjerin e lagur në ujë me detergjent, pastroni butësisht sipërfaqen. Brenda përdorni më pak ujë për të shmangur pikat në dysheme ose tepih.

3. Kontrolloni kornizat

Ndërsa jeni duke pastruar, shikoni nëse ka çarje ose boshllëqe në korniza - është koha ideale për t’i mbushur para dimrit. Kjo ndihmon në ruajtjen e nxehtësisë dhe ul faturat e ngrohjes.

4. Fshirja pa njolla

Vendosni shpatullën e gomës në majë të xhamit dhe tërhiqeni poshtë me lëvizje të qëndrueshme, nën një kënd të lehtë. Pas çdo kalimi, fshijeni shpatullën me një leckë të thatë për të shmangur njollat.

5. Prekja finale

Në fund, thani me kujdes skajet, kornizat dhe pjesën e poshtme të xhamit me peshqir mikrofibër të thatë.

Pse ia vlen ta bëni pikërisht tani

Vjeshta është periudha perfekte për t’i dhënë shtëpisë ndjesinë e pastërtisë dhe dritës para ardhjes së dimrit. Ajri i freskët, temperatura e butë dhe mungesa e diellit të fortë e bëjnë tetorin muajin ideal për pastrimin e dritareve, pak para se të nisin shirat dhe dekorimet festive të fundvitit. /Telegrafi/

EMRI/ Aksident me vdekje në aksin Peqin–Elbasan, humb jetën punëtori i pastrimit

25 September 2025 at 20:52

Një aksident me vdekje është regjistruar mbrëmjen  e kësaj të enjte në aksin rrugor Peqin–Elbasan. Nga informacionet paraprake mësohet se një furgon është përplasur me një makinë pastrimi (automjet i mbeturinave). Burime bëjnë me dije se si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një prej punëtorëve të pastrimit, shtetasi Bedri Dedej. Përplasja mes dy mjeteve […]

The post EMRI/ Aksident me vdekje në aksin Peqin–Elbasan, humb jetën punëtori i pastrimit appeared first on BoldNews.al.

Mos gaboni: 9 sipërfaqe që dëmtohen nëse i pastroni me limon

23 September 2025 at 18:29


Acidi i tij mund të shkaktojë dëme serioze, ndërsa riparimi i tyre shpesh kushton shumë më tepër sesa mendoni

Limoni shpesh njihet si një “mjet natyral pastrimi, heq yndyrën, freskon dhe lë një aromë të këndshme.

Nga pjatalarësja dhe mikrovala, e deri te pasqyrat, shumë njerëz e përdorin si një zgjidhje universale për një shtëpi që shkëlqen. Por ekspertët paralajmërojnë: limoni nuk është i përshtatshëm për çdo sipërfaqe.

Acidi i tij mund të dëmtojë materiale të ndryshme, dhe riparimi i gabimeve të tilla mund të kushtojë shtrenjtë.

Ja cilat sipërfaqe nuk duhet pastruar kurrë me limon:

Guri natyral

Pllakat e mermerit ose granitit nuk e përballojnë limonin. Acidi gërryen kalciumin, duke lënë njolla mat dhe dëmtime të përhershme.

  • Çfarë të përdorni në vend të tij: pastrues pH-neutral për gurë ose detergjent të butë të holluar në ujë të ngrohtë.

Ekranet e elektronikës

Kombinimi i lagështisë dhe acidit dëmton shtresën mbrojtëse të ekraneve.

  • Zgjidhja më e mirë: një leckë mikrofibër e thatë ose pastruesi i rekomanduar nga prodhuesi.

Sipërfaqet e lyer me bojë

Limoni përmban limonen - një tretës i fortë që mund të zbehë ose të heqë bojën.

  • Alternativa: sapun i butë me ujë të ngrohtë, ose për njolla, sodë buke e përzier me pak ujë, transmeton Telegrafi.


shutterstock

Pajisjet prej inoksi

Acidi mund të shkaktojë korrozion dhe njolla, sidomos nëse nuk shpëlahen menjëherë.

  • Më mirë përdorni: leckë mikrofibër me ujë të ngrohtë me sapun ose pastrues për çelik inox.

Sipërfaqet prej bronzi dhe bakri

Limoni heq patinën dhe i jep shkëlqim të përkohshëm, por afatgjatë shkakton njolla të errëta dhe dëmtime.

  • Zgjidhje e sigurt: preparate speciale për bronz e bakër ose pastë nga sodë buke me ujë.

Dyshemetë prej druri

Limoni heq shtresën mbrojtëse nga parketi, duke bërë që druri të fryhet ose të ndryshojë ngjyrë.

  • Në vend të tij përdorni: pastrues pH-balancuar për dru dhe leckë mikrofibër.

Enët prej alumini

Lëngu i limonit reagon me aluminin, duke lënë njolla dhe gropëza të vogla.

  • Opsioni më i mirë: detergjent i butë me ujë të ngrohtë; për njolla të forta përdorni sodë buke.

Pëlhura me ngjyra

Limoni vepron si zbardhues natyral dhe mund ta çngjyrosë materialin në mënyrë të pabarabartë.

  • Alternativa: pastrues i butë për njolla të pëlhurave ose sapun i holluar.

Karroceria e makinës

Acidi dëmton shtresën mbrojtëse të llakut dhe përshpejton oksidimin.

  • Çfarë të përdorni: shampo pH-balancuar për makina.

Kujdes: Edhe pse është natyral, “natyrale” nuk do të thotë gjithmonë e sigurt. Nëse doni të shmangni dëmtimet e përhershme dhe shpenzimet e panevojshme, zgjidhni gjithmonë pastrues të përshtatshëm për sipërfaqen përkatëse. /Telegrafi/

Kompania regjionale e pastrimit: Ekipet punojnë ditë e natë për një qytet më të pastër

15 September 2025 at 12:12


Kompania Regjionale e Mbeturinave Pastrimi Sh.A. ka njoftuar se ekipet e saj janë aktive në terren gjatë gjithë ditës dhe natës, duke larë rrugët, mbledhur mbeturinat dhe siguruar që hapësirat publike të jenë të pastra dhe të rregullta.

Në një postim në faqen zyrtare në Facebook, kompania ka falënderuar punonjësit për përkushtimin dhe punën e palodhur, duke theksuar se ruajtja e pastërtisë së qytetit është përgjegjësi e të gjithëve.

“Qyteti i pastër është përgjegjësi e të gjithëve!”, është theksuar në njoftim. /Telegrafi/


❌
❌