Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Shemsi Krasniqi pësoi infarkt pas përdorimit të një pilule për stimulim s*ksual?

By: Ela
23 December 2025 at 13:04

Artisti i njohur, Shemsi Krasniqi (i lindur më 1955), është gjetur pa shenja jete pasditen e djeshme në banesën e tij në Prishtinë. Siç mëson Sinjali, rrethanat e ngjarjes kanë qenë dramatike. Gjithçka ka nisur kur një grua me inicialet F.B., e cila kishte shkuar në banesën e të ndjerit për të pastruar, ka vërejtur […]

The post Shemsi Krasniqi pësoi infarkt pas përdorimit të një pilule për stimulim s*ksual? appeared first on BoldNews.al.

Lajm i trishtë nga Kosova/ Shuhet zëri legjendar i grupit “Ilirët”, Shemi që u solli shqiptarëve “himnin” e dytë gjendet i vdekur

By: M C
22 December 2025 at 17:56

Një lajm i trishtë ka ardhur pasditen e kësaj të hëne! Këngëtari legjendar, Shemsi Krasniqi, i njohur nga të gjithë si “Shemi” ka ndërruar jetë.

Burime për mediat bëjnë me dije se zëri i rock-ut kosovar dhe vokalisti i grupit “Ilirët” është gjetur në banesë pa shenja jete.

“Xhamadani vija-vija”, është një nga të shumta këngët që Shemi e këndonte me shpirt dhe u kthye në një tjetër himn për të gjithë shqiptarinë. Kjo ikje e tij e befte, parakohe dhe atëhere kur askush nuk e priste ka lënë në dhimbje familjarët e tij, bashkëudhëtarët e skenës, e të gjithë kolegët dhe fansat që përgjatë gjithë këtyre viteve e ndoqën, kënduan me të dhe e duartrokitën.

Shemsi Krasniqi e nisi karrierën e tij në vitin 1978. Ai ka lënë pas dhjetëra këngë që kanë shënuar breza dhe u bë i pavdekshëm me “Xhamadani vija-vija”, këngën që ashtu si dhe ai ka thënë vetë më herët, e mbajti gjallë edhe kur muzika heshti.

The post Lajm i trishtë nga Kosova/ Shuhet zëri legjendar i grupit “Ilirët”, Shemi që u solli shqiptarëve “himnin” e dytë gjendet i vdekur appeared first on Albeu.com.

Vdes një paciente, ishte e shtruar në Qendrën Integruese Rehabilituese në Shtime

21 December 2025 at 09:36


Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shtime, ku një paciente femër, e cila ishte e shtruar në Qendrën Integruese Rehabilituese për të sëmurët kronik psikiatrik, ka ndërruar jetë pas një përkeqësimi të papritur të gjendjes shëndetësore.

Ajo është dërguar me urgjencë në Qendrën e Mjekësisë Familjare (QKMF) të Shtimes, ku është konstatuar vdekja.

Lidhur me këtë rast, është njoftuar prokurori dhe trupi i pajetë i paciente është lirohet familjarëve për t'u kujdesur për ceremoni mortore.

Hetimet janë duke u zhvilluar për të sqaruar rrethanat e vdekjes ./Telegrafi/

E rëndë në Tiranë/ Gjendet një trup i pajetë në një kanal uji

By: Brisi
20 December 2025 at 19:35

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune, në fshatin Barkanesh të Tiranës. Një 86 vjeçar me iniciale, M.D është gjetur pa shenja jete në një kanal uji. Sipas Policisë nga kqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se i moshuari është rrëzuar në kanal dhe për pasojë […]

The post E rëndë në Tiranë/ Gjendet një trup i pajetë në një kanal uji appeared first on BoldNews.al.

Aksident me vdekje në Elbasan, arrestohet shoferi

By: V K
20 December 2025 at 14:05

Policia e Elbasanit, ka vënë në pranga një 57-vjeçar i cili ka aksidentuar për vdekje një këmbësor në fshatin Shushicë, e më pas është larguar nga vendngjarja.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë manovrimit me mjet të blinduar për transportin e vlerave monetare, të një shoqërie private sigurie, 57-vjeçari ka aksidentuar shtetasin Xh. E., 77-vjeç, këmbësor, dhe është larguar nga vendi i aksidentit.

Si pasojë, shtetasi Xh. E. ka humbur jetën gjatë transportimit për në Spitalin e Traumës.

The post Aksident me vdekje në Elbasan, arrestohet shoferi appeared first on Albeu.com.

Tragjike në Selanik! 19-vjeçari shqiptar rrëzohet nga kati i katërt i një apartamenti të marrë me qira

By: Ela
19 December 2025 at 09:07

Një ngjarje tragjike u shënua mbrëmjen e së enjtes në Selanik, ku një i ri 19-vjeçar nga Shqipëria humbi jetën pasi ra nga ballkoni i një banese në katin e katërt. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00 në qendër të qytetit. Sipas informacioneve, i riu, me origjinë nga Shqipëria, ra në boshllëk nga një apartament që […]

The post Tragjike në Selanik! 19-vjeçari shqiptar rrëzohet nga kati i katërt i një apartamenti të marrë me qira appeared first on BoldNews.al.

SUDAN – Mbi 100 të vrarë pas sulmeve me dronë

17 December 2025 at 09:51

SUDAN, 17 dhjetor /ATSH/- Të paktën 104 civilë janë vrarë në sulmet me dronë në të gjithë rajonin Kordofan të Sudanit, ndërsa luftimet midis fraksioneve rivale ushtarake arritën nivele të reja vdekjeprurëse në luftën brutale civile që ka hyrë në vitin e saj të tretë.

Sulmet kanë goditur rajonin qendror që nga fillimi i dhjetorit, pas kapjes së një baze të rëndësishme ushtarake nga Forcat Paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) në Babnusa – pas një jave luftimesh intensive ndërsa kriza humanitare thellohet me shpërthimin e kolerës dhe zhvendosjen masive.

Përshkallëzimi ka zhvendosur dhjetëra mijëra njerëz dhe ka mbingarkuar objektet shëndetësore tashmë të tensionuara nga shpërthimet e kolerës – ndërsa luftimet kryesore zhvendosen nga Darfuri në perëndim në rajonin e gjerë qendror të Kordofanit.

Sulmi më vdekjeprurës u raportua në një kopsht fëmijësh dhe në një spital në Kalogi, Kordofan Jugor, ku u vranë 89 persona, përfshirë 43 fëmijë dhe tetë gra.

Shefi i të drejtave të njeriut i Kombeve të Bashkuara, Volker Turk, tha se ishte i alarmuar nga intensifikimi i mëtejshëm i armiqësive dhe paralajmëroi se shënjestrimi i objekteve mjekësore shkelte ligjin ndërkombëtar humanitar.

Gjashtë paqeruajtës nga Bangladeshi që shërbenin në misionin e OKB-së u vranë kur dronët goditën bazën e tyre në Kadugli, kryeqytetin e Kordofanit Jugor, më 13 dhjetor.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, dënoi atë që ai e quajti sulme të tmerrshme me dron, duke vënë në dukje se sulmet ndaj paqeruajtësve mund të përbënin krime lufte sipas ligjit ndërkombëtar.

Një ditë më vonë, spitali ushtarak “Dilling” u sulmua, me shifra të ndryshme të viktimave.

Rrjeti i Mjekëve të Sudanit raportoi nëntë vdekje dhe 17 plagosje, duke e quajtur atë shënjestër sistematike të institucioneve shëndetësore.

Zyrtarët e OKB-së thanë se gjashtë persona ishin vrarë dhe 12 ishin plagosur, shumë prej tyre staf mjekësor.

Forcat e Armatosura Sudaneze (SAF) të lidhura me qeverinë kanë fajësuar RSF-në për sulmet, megjithëse grupi paramilitar nuk i është përgjigjur akuzave. //a.i/

The post SUDAN – Mbi 100 të vrarë pas sulmeve me dronë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta ish-ambasadori Nasip Kaçi

By: Ela
17 December 2025 at 08:44

Ish-ambasadori Nesip Kaçi është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare. Ndarja nga jeta e Kaçit, shënon humbjen e një personaliteti të jetës publike shqiptare, i cili për disa dekada rresht i shërbeu vendit me përkushtim. Lindur në Gjirokastër më 7 qershor 1939, Kaçi i përkiste brezit të diplomatëve që u formuan mbi kulturën e fjalës, […]

The post Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta ish-ambasadori Nasip Kaçi appeared first on BoldNews.al.

I dha fund jetës pasi u vetëdogj në makinë, policia jep njoftimin: 27-vjeçari doli sot nga shtëpia! Familjarët pohojnë se vuante nga depresioni prej 3 vitesh dhe po trajtohej

By: M C
15 December 2025 at 22:49

Policia e Vlorës ka dhënë detaje zyrtare për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Qafën e Llogarasë, ku një person u gjet i pajetë brenda një automjeti të djegur. Sipas njoftimit, më 15 dhjetor 2025, rreth orës 14:00, policia u njoftua se në këtë zonë po digjej një automjet. Menjëherë në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë, të cilat konstatuan se një automjet tip BMW, me targa AA 169 YX, ishte djegur plotësisht.

Gjatë këqyrjes së mjetit, në sediljen e drejtuesit u gjet trupi i pajetë i një personi, i djegur plotësisht dhe fillimisht i paidentifikuar. Nga këqyrja paraprake e automjetit dhe e trupit nuk janë konstatuar shenja të dukshme dhune apo dëmtime të shkaktuara nga faktorë të jashtëm, përveç atyre të shkaktuara nga zjarri.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se automjeti ishte në pronësi të Artjon Isa Xhelos, 27 vjeç, lindur dhe banues në Berat. Sipas deklarimeve të familjarëve, ai kishte dalë nga banesa rreth orës 11:00 me automjetin në fjalë, pa bërë me dije destinacionin, dhe nuk ishte kthyer më. Familjarët kanë pohuar gjithashtu se i riu vuante prej rreth tre vitesh nga ankthi dhe depresioni dhe ishte në trajtim mjekësor.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal të Vlorës, ku për identifikimin përfundimtar pritet përgjigjja e analizave biologjike (ADN). Nën drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dinamikës së ngjarjes, ndërsa deri në këtë fazë të hetimit dyshohet se bëhet fjalë për një rast vetëvrasjeje.

Njoftimi i policisë:

DVP Vlorë

Sot, më datë 15.12.2025, rreth orës 14:00, është marrë njoftim se në vendin e quajtur “Qafa e Llogarasë”, Vlorë, po digjej një automjet.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat konstatuan se një automjet tip BMW, me targa AA 169 YX, ishte djegur plotësisht.

Nën drejtimin e Prokurorisë është ngritur grupi hetimor, i cili ka kryer veprimet e para hetimore. Gjatë këqyrjes së automjetit, në sediljen e drejtuesit të mjetit u gjet trupi i pajetë i një personi, i djegur plotësisht dhe ende i paidentifikuar.

Nga këqyrja paraprake e automjetit dhe e trupit të pajetë nuk janë konstatuar shenja të dukshme dhune apo dëmtime të shkaktuara nga faktorë të jashtëm, përveç atyre të shkaktuara nga zjarri.

Nga verifikimet e kryera rezulton se automjeti është në pronësi të shtetasit Artjon Isa Xhelo, datëlindja 22.02.1998, lindur dhe banues në Berat. Sipas deklarimeve të familjarëve, ky shtetas rreth orës 11:00 ka dalë nga banesa e tij me automjetin në fjalë, pa bërë me dije destinacionin dhe nuk është kthyer më. Po sipas familjarëve, shtetasi vuante prej rreth tre vitesh nga ankthi dhe depresioni, për të cilat ishte në trajtim mjekësor.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Vlorë, ku për identifikimin përfundimtar pritet përgjigjja e analizave biologjike (ADN).

Nga hetimet e kryera deri në këtë fazë, dyshohet se kemi të bëjmë me një rast vetëvrasjeje, ndërsa, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dinamikës së ngjarjes.

The post I dha fund jetës pasi u vetëdogj në makinë, policia jep njoftimin: 27-vjeçari doli sot nga shtëpia! Familjarët pohojnë se vuante nga depresioni prej 3 vitesh dhe po trajtohej appeared first on Albeu.com.

I dha fund jetës duke u djegur në makinën e tij, ky është ish-polici Artjon Xhelo/ Si problemet me depresionin u bën shkak për largimi nga puna të 32-vjeçarit

By: M C
15 December 2025 at 22:22

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme (15 dhjetor) në vendin e quajtur “Qafa e Llogarasë”, ku një person është gjetur i pajetë dhe i djegur brenda automjetit të tij.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është Artjon Xhelo, 32 vjeç, banues në fshatin Banaj të bashkisë Dimal, ish-punonjës i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat. Ai u gjet rreth orës 14:35, i djegur në sediljen e shoferit të automjetit të tij tip BMW.

Artjol Xhelo ka shërbyer për disa vite në DVP Berat si pjesë e Forcave Operacionale “Shqiponjat”. Në vitin 2023, sipas burimeve, ai kishte shfaqur probleme të theksuara të shëndetit mendor, kryesisht depresion, çka solli largimin e tij nga Forcat “Shqiponja” dhe transferimin në Postën e Policisë Poliçan.

Më pas, pas një ngjarjeje ku raportohet se i kishte humbur arma e shërbimit, ndaj tij u mor masë disiplinore, e cila çoi në përjashtimin e tij nga radhët e Policisë së Shtetit. Burime të brendshme bëjnë me dije se Xhelo vuante nga probleme të rënda psikologjike.

Mësohet se para se t’i jepte fund jetës, i riu ka komunikuar me familjarët, të cilëve u ka thënë: “Nëse nuk gjej punë, nuk kthehem më sot në shtëpi”

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave. Megjithëse hetimet janë ende në fazë paraprake, dyshohet se 32-vjeçari i ka dhënë fund jetës brenda automjetit të tij.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare përfundimtare, ndërsa priten rezultatet e ekspertizës dhe veprimeve hetimore.

The post I dha fund jetës duke u djegur në makinën e tij, ky është ish-polici Artjon Xhelo/ Si problemet me depresionin u bën shkak për largimi nga puna të 32-vjeçarit appeared first on Albeu.com.

Ndërroi jetë pasi ra nga lartësia, arrestohet administratori i pallatit në ndërtim! Punonjësi 64-vjeçar vdiq nga mungesa e sigurisë në punë

By: M C
14 December 2025 at 20:40

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Paskuqanit ku një 64-vjeçar me iniciale H. P., ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga lartësia e një pallati në ndërtim.

64-vjeçari ishte i punësuar si hidraulik ndërsa shkak është bërë mungesa e sigurisë teknike në objekt. Sakaq, policia ka reaguar duke njoftuar se në pranga ka rënë shtetasi A. M., 61 vjeç, administratori i firmës nënkontraktore.

“Tiranë

Në orën 18:00, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 61 vjeç, me detyrë administrator i firmës nënkontraktore, pasi rreth orës 10:30, të ditës së sotme, në Paskuqan 1, gjatë punës, ka rënë nga lartësia shtetasi H. P., 64 vjeç (punëtor për punime hidraulike), i cili si pasojë ka humbur jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

The post Ndërroi jetë pasi ra nga lartësia, arrestohet administratori i pallatit në ndërtim! Punonjësi 64-vjeçar vdiq nga mungesa e sigurisë në punë appeared first on Albeu.com.

65-vjeçari ndërron jetë në Kamëz, elektricisti bie nga kati i 8-të i pallatit në ndërtim

By: M C
14 December 2025 at 18:59

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Kamzës ku një 65-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga kati i 8-të e një pallati.

Burime për Top News kanë bërë me dije se 65-vjeçari me iniciale H. P., punonte si ndihmës elektricist në pallatin në ndërtim dhe se shkak është bërë mungesa e sigurisë teknike në objekt.

Për më tepër detaje pritet një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit me qëllim dhe vënien e personave përgjegjës përpara drejtësisë.

The post 65-vjeçari ndërron jetë në Kamëz, elektricisti bie nga kati i 8-të i pallatit në ndërtim appeared first on Albeu.com.

Aksident tragjik gjatë natës në Fushë-Krujë, ndërron jetë 18-vjeçari

By: armand
14 December 2025 at 08:00

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në daljen e Fushë-Krujës, ku ka humbur jetën 18-vjeçari Irdi Laçi. Sipas informacionit të parë, ai ka qenë duke shtyrë një automjet të tipit “Mercedes” që kishte ndaluar në mes të rrugës, kur është përplasur nga një fuoristradë që po kalonte. Shoferi i fuoristradës ka ndaluar […]

The post Aksident tragjik gjatë natës në Fushë-Krujë, ndërron jetë 18-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

Aksident i rëndë në Tiranë, një i vdekur dhe një i plagosur

By: Ela
13 December 2025 at 22:00

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Prushit në Tiranë. Një 23-vjeçar ka përplasur me makinë një motomjet ku udhëtonin dy persona. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit si dhe është dëmtuar pasagjeria në motomjet shtetasja A. Gj, rreth 22 vjeçe, e cila ndodhet në spital […]

The post Aksident i rëndë në Tiranë, një i vdekur dhe një i plagosur appeared first on BoldNews.al.

Aksident fatal me një të vdekur në kantierin e shkollës në Elbasan, arrestohet administratori

By: V K
13 December 2025 at 11:49

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Marius Saliaj, 33-vjeç, administrator dhe drejtues teknik i punimeve, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Arrestimi u krye pas një ngjarjeje të rëndë të ndodhur ditën e djeshme, gjatë punimeve për rikonstruksionin e një shkolle në fshatin Polis i bashkisë Elbasan.

Sipas të dhënave paraprake, punonjësi Shpëtim Mejdani, 57-vjeç, dyshohet se ka rënë nga një lartësi gjatë kryerjes së punës dhe, për pasojë, ka humbur jetën.

Grupi hetimor po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për verifikimin e respektimit të masave të sigurisë teknike në kantier.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme ligjore.

The post Aksident fatal me një të vdekur në kantierin e shkollës në Elbasan, arrestohet administratori appeared first on Albeu.com.

Gjenden dy trupa të pajetë në Durrës, dyshimet

By: Ela
10 December 2025 at 10:54

Dy trupa të pajetë janë gjetur ditën e djeshme në Durrës. Sipas uniformat blu, një 82-vjeçar u gjet i pajetë në sipërfaqen e tokës në pronësi të tij, në fshatin Kalush. Paraprakisht, dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale. Ndërsa, një 62-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij, ndërsa […]

The post Gjenden dy trupa të pajetë në Durrës, dyshimet appeared first on BoldNews.al.

E trishtë! Ndahet nga jeta legjenda shqiptare e boksit

By: Ela
10 December 2025 at 09:20

Nazif Gashi, njëri prej emrave më të mëdhenj të historisë së sportit të Kosovës, ka ndërruar jetë. 74-vjeçari ka pasur karrierë të pasur si boksier. Ishte pjesë e gjeneratës së artë të Prishtinës që për shumë vjet dominoi në shtetin e dikurshëm federativ. Për vdekjen e Gashit kanë njoftuar familjarë të tij. Në vitet shtatëdhjeta […]

The post E trishtë! Ndahet nga jeta legjenda shqiptare e boksit appeared first on BoldNews.al.

I zhdukur prej dy ditësh, gjendet i vdekur 65-vjeçari në Durrës/ Ja çfarë dyshon policia

By: M C
9 December 2025 at 17:17

Një 65-vjeçar, i cili prej dy ditësh rezultonte i humbur, është gjetur në banesën e tij, në lagjen nr. 12 të Durrësit.

Sipas policisë, nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Ndërsa dyshohet se 65-vjeçari e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 15:45, është gjetur në banesën e tij, në lagjen nr. 12, trupi i pajetë i shtetasit M. D., 65 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht, dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.

The post I zhdukur prej dy ditësh, gjendet i vdekur 65-vjeçari në Durrës/ Ja çfarë dyshon policia appeared first on Albeu.com.

Vdekja e elektriçistit në anijen panameze në Portin e Durrësit, arrestohen kapiteni dhe inxhinieri

By: Ela
9 December 2025 at 12:37

Një tragjedi ka ndodhur ditën e dielë në Portin e Durrësit, ku një elektriçist 24-vjeçar nga Azerbajxhani humbi jetën pasi u godit nga rryma elektrike. Avaz Yafarov po punonte në bord të anijes “Kyebele” me flamur panamez, ku edhe pësoi incidentin fatal që i mori jetën gjatë detyrës. Në lidhje me këtë ngjarje, në pranga […]

The post Vdekja e elektriçistit në anijen panameze në Portin e Durrësit, arrestohen kapiteni dhe inxhinieri appeared first on BoldNews.al.

Ishte duke kaluar rrugën, makina përplas për vdekje këmbësorin në aksin Korçë-Bilisht

By: Ela
9 December 2025 at 12:08

Një aksident i rëndë është regjistruar sot në aksin Korçë – Bilisht në afërsi të fshatit Cangonj. Sipas të dhënave paraprake, mësohet se një makinë ka përplasur një këmbësor, i cili ka qenë duke kaluar nga një anë e rrugës në tjetrën. Fatkeqësisht, për shkak të plagëve të marra, këmbësori nuk ka mundur të mbijetojë […]

The post Ishte duke kaluar rrugën, makina përplas për vdekje këmbësorin në aksin Korçë-Bilisht appeared first on BoldNews.al.

❌
❌