Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 22 December 2025Main stream

FOTO/ Dyshohet se një banor është në gjendje të rëndë, ndërpriten kamerat, reagon familja

By: D Marku
22 December 2025 at 00:05

Një situatë shqetësuese është regjistruar orët e fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, ku në qendër të vëmendjes ka qenë shëndeti i banorit Londrimit.

Transmetimi është ndërprerë për pak kohë, ndërsa në rrjetet sociale shpërthyen menjëherë raportimet se Londrimit i kishte rënë të fikët dhe ishte larguar me urgjencë për të marrë trajtim mjekësor jashtë shtëpisë.

Reagimi i fansave ka qenë i menjëhershëm, duke ngritur pikëpyetje edhe mbi kushtet brenda shtëpisë. “Londrimit i ka rënë të fikët në BBV nga ushqimi. Çfarë po ndodh me këtë Big? Drejtësi për Londrim Mekaj”, shkruhej në një nga komentet virale.

Këto aludime duket se u konfirmuan tërthorazi edhe nga vetë llogaria zyrtare e Londrimit në Instagram (e menaxhuar nga familja), e cila rishpërndau mesazhet e shqetësimit të fansave.

Fatmirësisht, gjendja e tij duket se është stabilizuar, pasi banori është parë sërish brenda shtëpisë në pamjet e mëvonshme.

Ky incident vjen vetëm pak ditë pasi një situatë e ngjashme shëndetësore preku edhe banoren tjetër, Alba Pollozhani.

The post FOTO/ Dyshohet se një banor është në gjendje të rëndë, ndërpriten kamerat, reagon familja appeared first on Albeu.com.

Sulmet izraelite në Liban, një i vrarë dhe një i plagosur

21 December 2025 at 22:36

Një person u vra dhe një tjetër u plagos pas sulmeve izraelite në Libanin jugor. Ushtrinë izraelite njoftoi se kishte në shënjestër anëtarët e grupit terrorist të Hezbollah.

Izraeli ka vazhduar të kryejë sulme në Liban, duke thënë se po synon të godasë lëvizjen e mbështetur nga Irani, pavarësisht një marrëveshjeje armëpushimi që hyri në fuqi më 27 nëntor 2024.

Izraeli gjithashtu mban forca në pesë pozicione në Libanin jugor që i konsideron strategjike.

Ushtria izraelite fillimisht njoftoi se kishte “goditur një terrorist të Hezbollahut në zonën e Yater”.

Rrëmbimi masiv në shkollën katolike, lirohen 130 nxënës të tjerë në Nigeri

By: D Marku
21 December 2025 at 23:07

Autoritetet nigeriane kanë njoftuar lirimin e 130 nxënësve të tjerë, të rrëmbyer muajin e kaluar nga një shkollë katolike në Nigeri, duke konfirmuar se të gjithë fëmijët e marrë peng tashmë janë të lirë.

Zëdhënësi i presidentit, Sunday Dare, shkroi në rrjetin social X se “130 nxënësit e rrëmbyer janë liruar, asnjë nuk ka mbetur në robëri”, duke e shoqëruar njoftimin me një foto të fëmijëve të buzëqeshur.
Rrëmbimi ndodhi në fund të nëntorit, kur persona të armatosur sulmuan shkollën e konviktit St Mary, në zonën rurale Papiri, në Nigerin qendror, duke marrë me vete qindra nxënës dhe anëtarë të stafit. Më herët, rreth 100 nxënës ishin liruar në fillim të dhjetorit, ndërsa disa të tjerë kishin arritur të shpëtonin menjëherë pas sulmit.

Numri i saktë i personave të rrëmbyer ka qenë i paqartë që nga fillimi. Shoqata e Krishterë e Nigerisë (CAN) deklaroi se gjithsej 315 nxënës dhe punonjës ishin marrë peng. Sipas qeverisë, pas lirimit të mëparshëm, rreth 115 persona mbeteshin ende në robëri, një shifër që ka shkaktuar konfuzion mbi bilancin real.
Deri tani, autoritetet nuk kanë bërë publik se kush qëndron pas rrëmbimit, as mënyrën se si u sigurua lirimi i fëmijëve. Rrëmbimet për shpërblim janë një fenomen i shpeshtë në Nigeri dhe përdoren si burim fitimi nga banda kriminale dhe grupe të armatosura.
Ngjarja vjen në një kohë kur Nigeria po përballet me një valë të re rrëmbimesh masive, që kujton rrëmbimin famëkeq të vajzave nga Chibok nga Boko Haram në vitin 2014. Vetëm në nëntor janë raportuar rrëmbime të nxënëseve myslimane, besimtarëve në një kishë, si edhe të një nuseje me shoqërueset e saj.
Situata e sigurisë ka hyrë gjithashtu në qendër të vëmendjes ndërkombëtare, pasi ish-presidenti amerikan Donald Trump ka akuzuar se vrasjet masive të të krishterëve në Nigeri përbëjnë “gjenocid”, një pretendim që qeveria nigeriane dhe analistë të pavarur e hedhin poshtë.
Nigeria, një vend me rreth 230 milionë banorë dhe me përkatësi të ndryshme fetare, përballet me kërcënime të shumta sigurie – nga xhihadistët në verilindje, te bandat e armatosura në veriperëndim – ndërsa dhuna ka prekur si të krishterë, ashtu edhe myslimanë.

The post Rrëmbimi masiv në shkollën katolike, lirohen 130 nxënës të tjerë në Nigeri appeared first on Albeu.com.

800 emigrantë në Angli brenda ditës/ Rekord i ri kalimesh ilegale, 13 gomone kaluan La Manshin vetëm të shtunën

By: D Marku
21 December 2025 at 22:45

E shtuna shënojë një rekord të ri për kalimet ilegale nga Franca drejt Anglisë me gomone, ku 803 emigrantë me 13 gomone, arritën t’u shmangen autoriteteve franceze dhe ato britanike bën vetëm taksinë nga ujërat ndërkombëtare drejt brigjeve angleze, duke shënuar numrin më të lartë të kalimeve në muajt e fundit.

Ky është një rekord për muajin dhjetor në një ditë të vetme që nga viti 2018, kur filluan të regjistrohen për herë të parë kalimet me gomone.
Dhjetori tradicionalisht është një nga muajt më të qetë për kalimet në La Mansh kur përgjithësisht temperaturat janë më të ulta, si në atmosferë dhe në ujë, tejdukshmëria është më e kufizuar, dhe ka më pak orë me ndriçim dhe koha me mot të keq i bën më të vështira kalimet për shkak të erës dhe dallgëve.

Ky rekord vjen në kohën kur qeveria laburistë e Sir Keir Starmer ka forcuar në mënyrë drastike ligjet anti-emigracion në përpjekje për të dekurajuar kalimet që me sa duket, i injorojnë këto ligje.
Ose këta emigrant dhe grupet kriminale nuk kanë arritur të marrin këto sinjale përmes ndryshimeve në ligjet britanike të emigracionit ose autoritetet franceze të kufirit ende bëjnë sikur tentojnë të frenojnë gomonet, edhe pse financohen bujarisht nga autoritetet britanike me shpresën naive se francezët nuk do donin t’i shkarkonin nga territori i tyre si në këtë rast 800 emigrantë të paligjshëm.
Me shumë gjasa të dyja variantet qëndrojnë. Vetëm këtë javë Gjermania miratoj një ligj që do dënonte deri në 10 vjet trafikantë që tentonin të sillnin emigrantë drejt Britanisë, ndërkohë edhe Ministrja e Jashtme britanike, Yvette Cooper ishte javën e kaluar në Greqi për një marrëveshje në luftën kundër bandave të trafikantëve të qenieve njerëzore.
Por Ministri hije i opozitës Chris Philp, thotë se “kjo qeveri e ka dëshiruare La Manshin në një sistem ku hyrja është e garantuar dhe kthimi mbrapsht i emigrantëve është një opsion”.
Në fakt pas Brexitit dhe gjatë kohës së qeverisjes së konservatorëve, sic është sot e kësaj dite ka qenë, dhe çeshtja shqetësuese është edhe përsa kohë do mbesë e tillë gjendje edhe pse ka ligje më të ashpra që për momentin dukshëm nuk i frenon dot trafikantët të ndezin motorët e gomoneve dhe emigrantët që me çdo çmim duan të vijnë drejt Anglisë.

The post 800 emigrantë në Angli brenda ditës/ Rekord i ri kalimesh ilegale, 13 gomone kaluan La Manshin vetëm të shtunën appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Intervista që po bën xhiron e rrjetit, futbollisti 10-vjeçar: Barça më largoi dhe nuk më shpjegoi pse, Jamal kujton se është Mesi

By: admin
21 December 2025 at 22:32

Në dy ditët e fundit në rrjete sociale është shpërndarë me shpejtësi një intervistë që është publikuar në Spanjë pas një turneu fëmijësh.

Niko Garrido, lojtari 10-vjeçar i Sant Andreu, dha një intervistë për “El Chiringuito TV”, ku shpjegoi se ishte tifoz me Barcelonën, edhe pse për momentin ishte i inatosur me katalanasit.

“Jam tifoz me Barcelonën, por jam i inatosur me ta. Pse? Sepse më morën në ekip kur isha 7 vjeç dhe pastaj më larguan. Nuk ma shpjeguan pse”, tha lojtari me pamje shumë serioze.

Megjithatë, ai mbetej tifoz me katalanasit teksa zbuloi se idhulli i tij ishte Karles Pujol. Ndërsa kishte kritika edhe për Lamin Jamal. “Mua më pëlqen se si luan. Por është vetëm 18 vjeç dhe kujton se është Mesi”, ishin fjalët e djaloshit që kanë bërë xhiron e rrjetit me miliona shikime.

The post VIDEO/ Intervista që po bën xhiron e rrjetit, futbollisti 10-vjeçar: Barça më largoi dhe nuk më shpjegoi pse, Jamal kujton se është Mesi appeared first on Albeu.com.

EMRI/ Plagosja në Durrës, zbardhen detaje, 45-vjeçari ka marrë pl*gë në gjoks dhe bark

By: D Marku
21 December 2025 at 22:11

Një konflikt i çastit që ndodhi pasditen e sotme në zonën e Plazhit në Durrës ka përfunduar me plagosjen e një taksisti.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:35, në lagjen nr. 13, konkretisht në sektorin “Hekurudha” të plazhit, ku gjatë një konflikti dyshohet se 45-vjeçari është goditur me thikë nga persona ende të paidentifikuar.

45-vjeçari i plagosur, Florant Sinanaj, banues në Tiranë, u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Burime nga spitali bëjnë me dije se ai ka marrë dy plagë shpuese në gjoks dhe bark, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe nën kujdesin e mjekëve.

Rrethanat e konfliktit mbeten ende të paqarta, ndërsa policia po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të saj, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve të dyshuar.

The post EMRI/ Plagosja në Durrës, zbardhen detaje, 45-vjeçari ka marrë pl*gë në gjoks dhe bark appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 21 December 2025Main stream

Starmer dhe Trump bisedë telefonike për luftën në Ukrainë

21 December 2025 at 20:48

Kryeministri britanik Keir Starmer ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e SHBA-së Donald Trump.

Të dy udhëheqësit diskutuan luftën në Ukrainë dhe emërimin e Christian Turner si ambasador i ri në Uashington.

Më herët, kreu i negociatorëve ukrainas Rustem Umerov njoftoi se delegacioni ukrainas do të takohet përsëri sot me përfaqësuesit amerikanë në Miami, ku ndodhen që nga e premtja për bisedime mbi përfundimin e luftës me Rusinë.

“Dita e tretë e punës. Sot, me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Andriy Gnatov, do të kemi një takim tjetër me palën amerikane”, tha ai në një postim në rrjete sociale.

Stitchi i sheshit Skënderbej/ 39-vjeçari nga Dibra shndërrohet në personazhin e dashur për fëmijët

21 December 2025 at 19:48

Në zemër të Tiranës, mes lëvizjes së përditshme të qytetit, një personazh vizatimor i njohur për fëmijë, tërheq vëmendjen e vogëlusheve dhe të kalimtarëve.

Pas kostumit të personazhit të famshëm vizatimor Stiç, fshihet 39-vjeçari nga Dibra Valdrin Abazi, i cili  prej ditësh është kthyer në një atraksion në sheshin Skënderbej.

“Në rrugët e Tiranës shoh fëmijë me bluza të veshura me logo të  stiçit. Ka dhe mosha të mëdha që e preferojnë, vajzat më përshëndesin si Stiçi”, u shpreh ai.

Për 39-vjeçarin kjo veshje nuk është thjesht argëtim i të vegjëlve, por një mënyrë jetese.

“Rri nga katër orë paradite dhe pasdite. Është punë, me këtë mbaj familjen. Personazhet nuk mbahen për qejf, Stiçi ka kosto. Këtu jam deri më datë 31. Pasdite qendra është plotë me fëmijë vetëm për Stiçin”, tregon ai.

Stiçi nuk njeh moshë. Fëmijët i afrohen të parët, por ai thotë se ky personazh preferohet nga të gjitha grupmoshat, ndërsa ka rrëmbyer edhe vëmendjen e turistëve, të cilët ndalen e përshëndesin dhe i kërkojnë fotografi.

“Shoh fëmijë, po edhe gjyshër e gjyshe që e kanë qejf Stiçin. Më vijnë italianë, anglezë, pa dallim. Janë të lumtur.”, shtoi ai.

Në një qytet ku ritmi i jetës lëviz shpejt, Stiç arrin të ndalë kohën për pak çaste, duke sjellë buzëqeshje dhe emocione në këtë muaj festiv.

Aksident në aksin Levan-Tepelenë/ Kamioni ngarkuar me agrume del nga rruga, lëndohet shoferi (PAMJE)

By: D Marku
21 December 2025 at 21:55

Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin Levan–Tepelenë, në fshatin Poçëm, ku një kamion i ngarkuar me fruta portokalle, mandarina është përfshirë në një ngjarje aksidentale.

Sipas informacioneve paraprake, mjeti tip ‘Volvo’, ka dalë nga rruga për shkaqe ende të paqarta.

Si pasojë e aksidentit, ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit, shtetasi O. Rr., i cili është transportuar me ambulancë drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Burime nga spitali bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, pasagjeri O. Sh. ndodhet në vendin e ngjarjes dhe, fatmirësisht, nuk ka pësuar probleme shëndetësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, zjarrfikësja dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, si edhe për normalizimin e qarkullimit në këtë segment rrugor.

The post Aksident në aksin Levan-Tepelenë/ Kamioni ngarkuar me agrume del nga rruga, lëndohet shoferi (PAMJE) appeared first on Albeu.com.

Këngëtarja shqiptare Loredana po përçan Adyemin me Dortmundin, lojtari u largua pa përshëndetur shokët, klubi gati ta ndëshkojë

By: D Marku
21 December 2025 at 20:49

Futbolli është një sport kolektiv dhe çdo pjesë e ekipit duhet të funksionojë pa probleme në çdo nivel që të ketë sukses. Por klubet me yje të mëdhenj shpesh hasin probleme.

E tillë është situata këto ditë te Borussia Dortmund, ku ylli i tyre kryesor, Karim Adeyemi, po bëhet një barrë gjithnjë e më e madhe për ekipin.

Adeyemi është i pakënaqur që klubi nuk e shiti atë këtë verë gjatë afatit kalimtar dhe aktualisht po përpiqet të ushtrojë presion mbi bordin që ta bëjë këtë në janar, dhe për sjelljen e tij tani do të ndëshkohet.

Konkretisht, Adeyemi u zëvendësua në minutën e 60-të në fitoren e Dortmundit ndaj Monchengladbach në Kupën e Gjermanisë, dhe për shkak të kësaj ai ishte dukshëm i frustruar, kështu që vendosi të mos i përshëndeste shokët e ekipit, por të shkonte direkt në dhomën e zhveshjes.

Për këtë, ‘Milionerët’ do ta ndëshkojnë, gjë që u konfirmua nga drejtori sportiv Sebastian Kehl. “Zëvendësimi i tij ishte plotësisht i justifikuar. Ai nuk luajti mirë dhe do të ndëshkohet për sjelljen e tij. Sigurisht që kemi tema për të folur pas gjithë kësaj. Nuk më pëlqeu reagimi i tij, ashtu si trajnerit dhe shokëve të tij të ekipit”, ka thënë Kehl.

Adeyemi dëshiron të shkojë në Ligën Premier, ku disa klube e duan atë, por Dortmund nuk e lejoi të bënte një transferim këtë verë.

Kontrata e Adeyemit skadon në verën e vitit 2027, kështu që Dortmundi ka të ngjarë të detyrohet ta shesë atë për të shmangur një situatë në të cilën lojtari i kombëtares gjermane do të largohej nga klubi falas.

Ndërkohë që vetë lojtari pak ditë më parë i kërkoi klubit largimin duke u justifikuar me kërkesën që I ka bërë e dashura e tij, këngëtarja shqiptare Loredana që sipas tij kërkon të jetojë në një qytet tjetër të madh europian.

The post Këngëtarja shqiptare Loredana po përçan Adyemin me Dortmundin, lojtari u largua pa përshëndetur shokët, klubi gati ta ndëshkojë appeared first on Albeu.com.

Plagosje me th*kë në Durrës, 45-vjeçari në gjendje kritike për jetën

By: D Marku
21 December 2025 at 20:17

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Durrës.

Një 45-vjeçar është gjetur i plagosur me thikë, në sektorin Hekurudha, të lagjes 13 në zonën e Plazhit.

I plagosuri ndodhet në spitalin e Durrësit,në gjendje të rëndë, ku edhe po merr ndihmën mjekësore.

Ende nuk dihet motivi dhe rrethanat e ngjarjes.

The post Plagosje me th*kë në Durrës, 45-vjeçari në gjendje kritike për jetën appeared first on Albeu.com.

“Eh mor Llapa, të thashë të mos e publikoje”, aktori i njohur Viktor Zhusti përplaset me Adriatik Lapajn: As më shkon ndërmend të të përkrah ty

By: D Marku
21 December 2025 at 18:25

Aktori i njohur Viktor Zhusti ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pas publikimit të një fotografie me kreun e lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj.

Sipas tij, fotoja ishte realizuar vetëm për përdorim personal dhe me premtimin se nuk do të publikohej, por u përdor më pas për qëllime politike, duke e paraqitur padrejtësisht si mbështetës të kësaj force.
Zhusti thotë se publikimi i fotos i ka sjellë shqetësim, reagime negative dhe zhgënjim për shkak të shkeljes së besimit. Ai ka publikuar edhe mesazhe ku i kishte kërkuar Gerti Kames që fotoja të mos postohej, kërkesë për të cilën, sipas tij, kishte marrë garanci.

Ndër të tjera Zhusti i drejtohet Lapajt duke i thënë ‘Më bën përkrahës e simpatizant të partisë e lëvizjes tënde, “Shqipëria bëhet”, gjë që as më ka shkuar ndonjëherë ndërmend’.
Reagimi i plotë i Viktor Zhustit:
Eh, mor LLAPA…
Nuk di a të kam sjellë ndonjë të mirë me dëshirën që të bëje një foto private, kur isha duke kaluar për në shtëpi mbas shfaqjes, por mua, veç dëm e shqetësim më ke sjellë.
Pranova të beje foto vetëm për albumin tënd privat meqë “ kishe shumë simpati si aktor” dhe më premtove që nuk do ta postosh, madje i thashë dhe bashëluftëtarit tënd, artistit të kaq e ka filmave dhe kandidatit për deputet të “Shqipëria bëhet”, djalit të mikut tim të çmuar, Gent Kames, që të mos e postosh
(po vendos dhe mesazhin për të dhe premtimin e tij) por juve, duket e kishit të nevojshme, një shashkë propagandistike për 22 dhjetorin…
Duke e shoqëruar foton me komentin “erdhi na takoi dhe na dha energji pozitive”… më bën përkrahës e simpatizant të partisë e lëvizjes tënde, “Shqipëria bëhet”, gjë që as më ka shkuar ndonjëherë ndërmend, pasi, sipas meje, Shqipëria, vërtet do bëhet, emancipohet, modernizohet, europianizohet, por, VETËM me ata, kundër të cilëve ju, po luftoni me çdo mjet e mënyrë.
Me postimin tënd më ke sjellë mjaft armiqësi, qejf mbetje dhe komente negative, për të cilat nuk kisha nevojë.
Po, nuk është hera e parë që dal i zhgënjyer nga miqësitë e rrugës…

The post “Eh mor Llapa, të thashë të mos e publikoje”, aktori i njohur Viktor Zhusti përplaset me Adriatik Lapajn: As më shkon ndërmend të të përkrah ty appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Deklarata e Luiz Ejlli për Kiarën: Bëra atë që do të bënte çdo burrë për nënën e fëmijës së tij

By: D Marku
21 December 2025 at 18:02

Vetëm disa orë pas prime-t të parë të Big Brother VIP 5 ka startuar gjithashtu edhe Big Brother VIP Fan Club nën moderimin e Kiara Titos.

Ky program nisi ndryshe, ku i pari që hyri në skenë ishte fituesi i Big Brother VIP 2, Luiz Ejlli, i cili prezantoi bashkëshorten e tij.

“Zonja dhe zotërinj, çapaçula. Në shtëpinë e tretë më të famshme, se e para është Shtëpia e Bardhë, e dyta është Shtëpia e Big Brother, e treta është kjo ku jam unë, shtëpia e Fan Club BBVIP.

Kam ardhur vetëm për një qëllim. Ju do thoni çfarë do ky këtu. Unë do prezantoj atë që do e prezantoj. Ajo është një vajzë, një grua tashmë, që nuk do të jetë kurrë vetëm sepse më ka mua në krah. Janë munduar ta lënë në hije, por hija nuk e mbulon kurrë dritën. Ajo është drita e diellit. Bashkëshortja ime, nëna e Lunës, Kiara Tito Ejlli. Bëra atë që do të bënte çdo burrë për nënën e fëmijës së tij. Tani mua më duhet të iki se më vjen nëna në Rinas. A të rri unë apo merresh vetë ti me këto”, u shpreh me batuta Luiz Ejlli.

Në fund nuk munguan as momentet romantike, me Luizin që i dhuroi një puthje Kiarës përpara se të largohej.

The post VIDEO/ Deklarata e Luiz Ejlli për Kiarën: Bëra atë që do të bënte çdo burrë për nënën e fëmijës së tij appeared first on Albeu.com.

Britani/ Mbi 41 000 emigrantë kaluan La Manshin në 2025

21 December 2025 at 17:20

Më shumë se 41 000 emigrantë kanë kaluar kanalin e La Manshit me varka të vogla këtë vit. Rreth 803 emigrante ndërmorën udhëtimin e rrezikshëm në 13 gomone nga Francën veriore, gjatë natës së të premtes dhe deri të shtunën.

Numri i përgjithshëm i kalimeve në La Mansh për vitin 2025 ka arritur në 41 455 persona. Kalimet e së shtunës përbëjnë numrin më të madh të emigrantëve që nga 8 tetori, ku vetëm në një ditë kaluan 1 075 refugjatë.

Gjithashtu, ky ishte një numër rekord kalimesh për një ditë në dhjetor, krahasuar me të dhënat që shtrihen deri në vitin 2018.

Dhjetori është, tradicionalisht një nga muajt më të qetë për kalimet në La Mansh, për shkak të temperaturave të ulëta, dukshmërisë së dobët dhe motit me stuhi që e bën udhëtimin veçanërisht të vështirë.

Numri më i madh i mbërritjeve të regjistruara në muajin dhjetor ka arritur në 3 254, në vitin 2024. Rreth 2 163 persona kanë mbërritur deri më tani, në dhjetor.

Këtë javë, Gjermania miratoi një ligj të ri që ndëshkon trafikantët e qenieve njerëzore me deri në 10 vjet burg për përpjekjen për të sjellë emigrantë në Britaninë e Madhe.

Ndryshimi i ligjit, i cili do të hyjë në fuqi para fundit të vitit, synon t’u japë më shumë kompetenca zbatuesve të ligjit dhe prokurorëve, dhe të rrisë shkëmbimin e informacionit midis Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë.

Kruja, destinacion turistik gjithëvjetor/ Vizitorët kalojnë fundjavën në Sarisalltik, i njohur si “Ballkoni i Ballkanit”

21 December 2025 at 16:30

Kjo fundjavë, e favorizuar nga temperaturat e larta dhe moti i qëndrueshëm, ka sjellë një fluks të shtuar vizitorësh në malin e Krujës. Dhjetëra turistë kanë zgjedhur të ngjiten drejt kësaj zone për të shijuar natyrën dhe panoramat mbresëlënëse që ajo ofron.

I njohur si një ndër destinacionet më të preferuara turistike në vend, mali i Krujës ka pritur vitet e fundit një numër në rritje turistësh, si vendas ashtu edhe të huaj.

I cilësuar ndryshe edhe si “ballkoni i Ballkanit”, për shkak të pamjes së gjerë që ofron, kjo zonë ndodhet pranë vendit të shenjtë të Sari Salltikut, duke e bërë atë një pikë të rëndësishme jo vetëm turistike, por edhe fetare.

Vizitorët shprehen të mahnitur nga bukuria natyrore dhe panorama e mrekullueshme që shtrihet përreth, ndërsa gjatë ditës së sotme mali i Krujës është vizituar edhe nga turistë të huaj, çka dëshmon interesin gjithnjë e në rritje për këtë destinacion.

Sipas të dhënave, Kruja këtë sezon turistik ka tejkaluar pritshmëritë, duke u shndërruar tashmë në një destinacion me turizëm gjatë gjithë vitit, e jo vetëm sezonal.

Puthja e papritur mes Marsielës me Bledi Manen, konkurrentja e ‘Për’puthen’: Dua t’i lë shenjë…

By: D Marku
21 December 2025 at 17:59

Një ngjarje e papritur ka ndodhur në episodin e sotme të ‘Trotuar’ pjesë e ‘E Diell’, ku Bledi Mane është puthur me Marsielën e ‘Për’puthen’.

Pas puthjes së Bledi Manës, Marsiela u shpreh se donte t’i linte një shenjë në faqe.

Pjesë nga biseda:

Bledi Mane: Po që bën sikur s’do

Marsiela: Dua ti lë një shenjë Bledit te faqja

Bledi Mane: Faleminderit për të dyja puthjet. Të premtoj që do ti kthej. Vitin tjetër do të avancoj më shumë. Nuk dua të jenë dëshmitarë Nevina, apo Laerti, por yjet.

Marsiela: Unë e përmbusha misionin këtë sezon, u përputha me Bledin.

The post Puthja e papritur mes Marsielës me Bledi Manen, konkurrentja e ‘Për’puthen’: Dua t’i lë shenjë… appeared first on Albeu.com.

Baldushk, hapet tregu i shpendëve, tradita e fundvitit që mbledh qytetarët e Tiranës

By: D Marku
21 December 2025 at 17:54

Ashtu si e do tradita, edhe këtë vit u hap Tregu i Shpendëve në Baldushk, i cili prej vitesh është kthyer në një pikë referimi për qytetarët e Tiranës gjatë festave të fundvitit.

Në fjalën përshëndetëse, drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë për Administrimin e Tregjeve, Fatjon Dhuli, u bëri thirrje qytetarëve që të zgjedhin gjelin e detit nga Baldushku, duke e cilësuar atë si një produkt cilësor, tradicional dhe pjesë të pandashme të tryezës së fundvitit.

Dhuli theksoi rëndësinë e mbështetjes së tregtarëve dhe fermerëve vendas, duke nënvizuar se ky treg ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin e ekonomisë lokale, pasi rritja e gjelit të detit përbën burimin kryesor të të ardhurave për zonën e Baldushkut.

Aktiviteti i hapjes u shoqërua me atmosferë festive, muzikë live dhe degustim të gjelit të detit, duke tërhequr dhjetëra vizitorë dhe duke krijuar një ambient mikpritës për familjet dhe blerësit.
Tregu i Shpendëve në Baldushk do të vijojë aktivitetin e tij deri më 31 dhjetor, duke ofruar kushte të rregullta dhe të organizuara për tregti dhe blerje gjatë gjithë periudhës së festave.

The post Baldushk, hapet tregu i shpendëve, tradita e fundvitit që mbledh qytetarët e Tiranës appeared first on Albeu.com.

Serbi, 2 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut vdesin në një aksident tragjik

By: D Marku
21 December 2025 at 17:23

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik që ka ndodhur sot në Serbi, në autostradën Beograd-Nish.

Sipas mediave lokale, viktimat janë një burrë dhe një grua, shtetas shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.

Aksidenti ka ndodhur pranë daljes së Umçarit, kur vetura e markës “Seat”, me targa gjermane, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Në automjet ndodhej edhe një person i tretë, i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar me urgjencë për trajtim mjekësor në spital, transmeton Klankosova.tv.
Dyshohet se këta ishin duke kaluar tranzit nëpër Serbi, duke udhëtuar për në Maqedoninë e Veriut për t’i kaluar pushimet.

The post Serbi, 2 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut vdesin në një aksident tragjik appeared first on Albeu.com.

Spiropali, vizitë zyrtare dyditore në Maqedoninë e Veriut

By: D Marku
21 December 2025 at 16:27

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, do të zhvillojë vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut në dy ditët e ardhshme, 22 dhe 23 dhjetor.

Spiropali do të pritet në Shkup nga Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, Kryeministri Hristijan Mickoski, kryetari i Parlamentit Afrim Gashi dhe ministri për Punë dhe Tregti të Jashtme, Timço Mucunski.

Ditën e hënë në orën 11.30, Spiropali dhe Mucunski do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Gjatë vizitës zyrtare, Spiropali do të theksojë rëndësinë e avancimit të mëtejshëm të lidhjeve dypalëshe e rajonale.
Spiropali do të zhvillojë një darkë pune me zëvendëskryeministrin për Mirëqeverisje dhe Antikorrupsionin, Arben Fetai dhe ministrin e Integrimit në detyrë, Orhan Murtezani.

Spiropali do të rikonfirmojë mbështetjen e fortë për integrimin europian të Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se zgjerimi i BE-së mbetet një instrument strategjik për paqe, stabilitet dhe qëndrueshmëri demokratike në Europën Juglindore.

Në fokus të takimeve do të jetë edhe projekti i Korridorit VIII si një projekt strategjik energjetik dhe i sigurisë, që lidh Mesdheun me Detin e Zi.

Ministrja do të takohet në Tetovë me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, dhe me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari. Ajo do të zhvillojë gjithashtu një takim edhe me kryetarët e koalicionit qeveritar VLEN, Izet Mexhiti, Bilal Kasami dhe Bekim Sali.

Spiropali do të takohet me kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Kuvendit Musa Xhaferri, me zonjat deputete nga të gjitha partitë politike shqiptare dhe me përfaqësues shqiptarë të pushtetit lokal.

Ministrja do të vlerësojë rolin vendimtar të faktorit shqiptar në Maqedoninë e Veriut në ruajtjen e stabilitetit dhe avancimin e proceseve euroatlantike, si dhe rëndësinë e Marrëveshjes së Ohrit si themel i harmonisë shumëetnike dhe kohezionit social.

Spiropali do të zhvillojë një vizitë në Institutin e Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve në Shkup.

Vizita do të përmbyllet me një bashkëbisedim në Universitetin e Tetovës.

The post Spiropali, vizitë zyrtare dyditore në Maqedoninë e Veriut appeared first on Albeu.com.

Lezhë, përplasen dy automjete në kryqëzimin e Gjadrit, plagosen drejtuesi malazez dhe pasagjerja

By: D Marku
21 December 2025 at 16:10

Rreth orës 14:10, në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, në vendin e quajtur kryqëzimi i Gjadrit, automjeti me drejtues shtetasin malazez A. C. është përplasur me një automjet tjetër, me drejtues shtetasin italian A. C.

Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar shtetasi malazez A. C., si dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, shtetasja A. R., të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

The post Lezhë, përplasen dy automjete në kryqëzimin e Gjadrit, plagosen drejtuesi malazez dhe pasagjerja appeared first on Albeu.com.

❌
❌