Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 21 December 2025Main stream

Këngëtarja shqiptare Loredana po përçan Adyemin me Dortmundin, lojtari u largua pa përshëndetur shokët, klubi gati ta ndëshkojë

By: D Marku
21 December 2025 at 20:49

Futbolli është një sport kolektiv dhe çdo pjesë e ekipit duhet të funksionojë pa probleme në çdo nivel që të ketë sukses. Por klubet me yje të mëdhenj shpesh hasin probleme.

E tillë është situata këto ditë te Borussia Dortmund, ku ylli i tyre kryesor, Karim Adeyemi, po bëhet një barrë gjithnjë e më e madhe për ekipin.

Adeyemi është i pakënaqur që klubi nuk e shiti atë këtë verë gjatë afatit kalimtar dhe aktualisht po përpiqet të ushtrojë presion mbi bordin që ta bëjë këtë në janar, dhe për sjelljen e tij tani do të ndëshkohet.

Konkretisht, Adeyemi u zëvendësua në minutën e 60-të në fitoren e Dortmundit ndaj Monchengladbach në Kupën e Gjermanisë, dhe për shkak të kësaj ai ishte dukshëm i frustruar, kështu që vendosi të mos i përshëndeste shokët e ekipit, por të shkonte direkt në dhomën e zhveshjes.

Për këtë, ‘Milionerët’ do ta ndëshkojnë, gjë që u konfirmua nga drejtori sportiv Sebastian Kehl. “Zëvendësimi i tij ishte plotësisht i justifikuar. Ai nuk luajti mirë dhe do të ndëshkohet për sjelljen e tij. Sigurisht që kemi tema për të folur pas gjithë kësaj. Nuk më pëlqeu reagimi i tij, ashtu si trajnerit dhe shokëve të tij të ekipit”, ka thënë Kehl.

Adeyemi dëshiron të shkojë në Ligën Premier, ku disa klube e duan atë, por Dortmund nuk e lejoi të bënte një transferim këtë verë.

Kontrata e Adeyemit skadon në verën e vitit 2027, kështu që Dortmundi ka të ngjarë të detyrohet ta shesë atë për të shmangur një situatë në të cilën lojtari i kombëtares gjermane do të largohej nga klubi falas.

Ndërkohë që vetë lojtari pak ditë më parë i kërkoi klubit largimin duke u justifikuar me kërkesën që I ka bërë e dashura e tij, këngëtarja shqiptare Loredana që sipas tij kërkon të jetojë në një qytet tjetër të madh europian.

The post Këngëtarja shqiptare Loredana po përçan Adyemin me Dortmundin, lojtari u largua pa përshëndetur shokët, klubi gati ta ndëshkojë appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Loredana Brati thyen heshtjen pas fotove me Jozin që pushtuan rrjetin!

By: gaze tare
18 December 2025 at 15:01

Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP Albania 4”, Loredana Brati, ka reaguar pas shpërndarjes së disa fotove që po bëjnë xhiron e rrjetit, ku ajo shihet krah Jozit. Përmes një mesazhi drejtuar ndjekësve të saj në kanalin “Lori’s People”, Loredana ka sqaruar se këto imazhe nuk janë reale, por janë krijuar nga Inteligjenca Artificiale. Ajo kërkoi që shpërndarja e këtyre fotove të ndalojë menjëherë, duke i cilësuar ato si “dashakeqe” dhe të dëmshme për publikun.

Loredana theksoi se fotot e krijuara me AI krijojnë keqkuptime dhe disinformacion, duke shtuar se ato nuk pasqyrojnë realitetin dhe janë një formë mashtrimi. Ajo kërkoi që të ndalohen për të mos vazhduar përhapjen e këtyre imazheve të rreme.

Përveç sqarimit të situatës, Loredana shfrytëzoi rastin të falënderojë fansat e saj për mbështetje, duke thënë se ata kanë qenë forca e saj më e madhe gjatë periudhave të vështira. “Mbështetja e juaj ka qenë drita në momentet më të errëta të jetës time,” shprehet ajo.


Ky reagim i Loredanës vjen pas disa spekulimeve dhe thashethemeve lidhur me marrëdhënien e saj me Jozin, që u diskutua shumë gjatë qëndrimit të tyre në “Big Brother VIP Albania 4”. Pas daljes nga reality show, romanca e tyre nuk mbijetoi, dhe ky reagim është një përpjekje për të mbyllur kapitujt e së kaluarës dhe për të ndaluar shpërndarjen e spekulimeve teknologjike që po përpiqen të risjellin vëmendjen te një histori tashmë e mbyllur.

The post Loredana Brati thyen heshtjen pas fotove me Jozin që pushtuan rrjetin! appeared first on iconstyle.al.

U ndaluan nga policia gjermane për armëmbajtje pa leje, jepet dënimi për Loredanën dhe futbollistin

By: Ela
17 November 2025 at 08:40

Karim Adeyemi, sulmuesi i kombëtares gjermane dhe ylli i Borussia Dortmundit, është gjobitur me një shumë prej 450,000 eurosh nga autoritetet gjermane. Vendimi vjen pas zbulimit të armëve të ndaluara në pronësinë e tij dhe të partneres, këngëtares me origjinë shqiptare, Loredana Zefi. Sipas të përditshmes gjermane Bild, ngjarja ka ndodhur rreth një vit më […]

The post U ndaluan nga policia gjermane për armëmbajtje pa leje, jepet dënimi për Loredanën dhe futbollistin appeared first on BoldNews.al.

“Të fala të dashurës”, Loredana Brati thumbon Joz Markun?

25 October 2025 at 18:32


Loredana dhe Jozi kanë rikthyer vëmendjen e fansave, pas disa postimeve që kanë ndezur diskutime në rrjet.

Pak mesazhe mjaftuan që ndjekësit të komentojnë sërish për marrëdhënien e tyre dhe çfarë mund të fshihet pas tyre.

Të gjitha filluan me një InstaStory nga Jozi, ku ai ndau një pjesë nga kënga e tij “Po shprehem” dhe e shoqëroi me mbishkrimin: “Lyp ku të duash, se më të mirë s’gjen”.

Jozi/Instagram

Shumë e interpretuan si një tërheqje e drejtpërdrejtë ndaj ish-partneres së tij, vetëm dy ditë pasi Loredana kishte deklaruar në ‘Shqipëria Live’ se Jozi ishte partneri i saj i vetëm këtë vit.

Përgjigjja e Loredanës erdhi shpejt. Vetëm disa orë më vonë, ajo publikoi një fotografi të re me mbishkrimin: “Lojërat e tua tregojnë madhështinë time. T’fala të dashurës”.

Loredana/instagram

Ky reagim u interpretua si një mesazh i qartë për Jozin dhe partneren e tij aktuale, për të cilën ai kishte pranuar më parë se nuk është një figurë publike.

Loredana dhe Jozi u bënë të njohur për publikun gjatë Big Brother Albania, por pas spektaklit rrugët e tyre u ndanë.

Megjithatë, çdo postim i tyre vazhdon të jetë nën vëzhgimin e fansave, që shpesh kërkojnë të gjejnë shenja komunikimi të fshehtë apo thumba reciproke. /Telegrafi/

FOTO/ Jozi dhe Loredana “thumbojnë” njëri-tjetrin në rrjetet sociale

By: M C
25 October 2025 at 18:16

Dy ish-banorët e “Big Brother Albania”, Loredana dhe Jozi, vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes edhe pas përfundimit të spektaklit.

Së fundmi, Jozi ka publikuar në një Instastory këngën e tij të re, të shoqëruar me një mesazh me nënkuptim: “Lyp ku të duash, se më të mirë s’gjen.”

Ky postim ka mjaftuar që rrjetet sociale të shpërthejnë me komente, pasi vetëm pak ditë më parë Loredana kishte deklaruar në emisionin “Shqipëria Live” se Jozi ka qenë i vetmi partner që ka pasur gjatë këtij viti.

Por reagimi i saj nuk vonoi, vetëm pak orë pas postimit të Jozit, Loredana publikoi një foto të re, e shoqëruar me një mbishkrim: “Lojërat e tua tregojnë madhështinë time. T’fala të dashurës.” Ky reagim i Loredanës është marrë nga ndjekësit si një përgjigje, pas deklaratës së Jozit.

Ky shkëmbim “thumbimesh” në rrjet është komentuar gjerësisht nga fansat, të cilët mendojnë se dyshja po i dërgon mesazhe njëri-tjetrit.

The post FOTO/ Jozi dhe Loredana “thumbojnë” njëri-tjetrin në rrjetet sociale appeared first on Albeu.com.

Loredana Brati tregon raportin me Don Xhonin dhe lidhjen me Jozin: Është burri i vetëm që kam pasur këtë vit

24 October 2025 at 18:14


Pas publikimit të disa videove ku shfaqej pranë reperit Don Xhoni, ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Loredana Brati, ka vendosur të sqarojë raportin mes tyre.

Në një intervistë për emisionin “Shqipëria Live”, ajo ka folur hapur si për miqësinë me artistin nga Drenica, ashtu edhe për marrëdhënien e saj të mëparshme me Jozin, me të cilin pati një romancë gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

E pyetur për lidhjen e mundshme me Don Xhonin, Loredana tha se mes tyre nuk ka pasur asgjë më shumë sesa respekt dhe miqësi. “Ka lindur si një bashkëpunim, më ka kontaktuar vetë. Kemi ruajtur respekt për njëri-tjetrin. Nuk kemi pasur lidhje, vetëm ruajmë një respekt të madh. Nuk mund të flas keq, është shumë i edukuar, kënaqësi që e kam njohur dhe që ruaj kontakt. Bashkëpunimi nuk u realizua dot për fajin tim, por të shohim në vazhdim”, u shpreh ajo.

- YouTube youtu.be

Ndërkohë, lidhur me Jozin, me të cilin ndau momente të afërta brenda “BBV 4”, Loredana nuk e fshehu që mes tyre ka ekzistuar një ndjenjë e vërtetë. “Ka disa marrëdhënie që nuk shuhen kollaj dhe besoj që unë dhe Jozi, pavarësisht se jemi munduar të mërzisim njëri-tjetrin, prapë emrat tanë kanë për t’u lidhur gjithmonë. Është burri i vetëm që kam pasur këtë vit. E ka parë gjithë Shqipëria. U gëzova shumë për koncertet e tij. I uroj suksese. Kemi pasur pak komunikim”, shtoi ajo me sinqeritet.

Deklaratat e Loredanës kanë ngjallur shumë reagime në rrjet, ndërsa fansat e saj e kanë përgëzuar për mënyrën e hapur dhe të sinqertë me të cilën foli për jetën e saj personale dhe për raportet me personazhe të njohur të skenës shqiptare. /Telegrafi/

Loredana paralajmëroi padi ndaj tij, reagon Davidi dhe merr këtë vendim të papritur

By: M C
21 October 2025 at 19:52

Qytetari David Dano i ka kërkuar falje publike Loredana Bratit, pas reagimit të saj të ashpër dhe paralajmërimit për padi, duke zbuluar se ajo nuk kishte qenë në dijeni të puthjes së tij.

Përplasja mes David Danos dhe Loredana Bratit u ndez pasi Dano publikoi një video ku shfaqej duke e puthur ish-banoren e Big Brother VIP në faqe dhe, më pas, gjatë një interviste, e cilësoi atë “simpatike, por prisja më shumë”, ndërsa Loredana e akuzoi se po kërkonte vëmendje.

Sot, David Dano ka reaguar duke kërkuar falje. Ai u shpreh: “I kërkoj shumë falje publike Loredana Bratit pasi lash vënd për keqinterpretime edhe unë jam një fans i saj dhe asgjë më shumë.”

Ai zbuloi një detaj të ri: “Përsa i përket asaj puthjes as ka qenë në idijeni fare që do të ndodhte. Jam emocionuar në ato momente edhe biles kemi debatuar dhe i thashë që u emocionova.”

Kjo kërkesë falje tregon se Dano dëshiron t’i japë fund menjëherë polemikave, duke konfirmuar se Loredana nuk ishte në dijeni të puthjes dhe se e gjithë situata u krijua si pasojë e emocioneve të tij.

The post Loredana paralajmëroi padi ndaj tij, reagon Davidi dhe merr këtë vendim të papritur appeared first on Albeu.com.

Loredana paralajmëroi padi ndaj tij, reagon Davidi dhe merr këtë vendim të papritur

By: D Marku
21 October 2025 at 13:32

Qytetari David Dano i ka kërkuar falje publike Loredana Bratit, pas reagimit të saj të ashpër dhe paralajmërimit për padi, duke zbuluar se ajo nuk kishte qenë në dijeni të puthjes së tij.

Përplasja mes David Danos dhe Loredana Bratit u ndez pasi Dano publikoi një video ku shfaqej duke e puthur ish-banoren e Big Brother VIP në faqe dhe, më pas, gjatë një interviste, e cilësoi atë “simpatike, por prisja më shumë”, ndërsa Loredana e akuzoi se po kërkonte vëmendje.

Sot, David Dano ka reaguar duke kërkuar falje. Ai u shpreh: “I kërkoj shumë falje publike Loredana Bratit pasi lash vënd për keqinterpretime edhe unë jam një fans i saj dhe asgjë më shumë.”

Ai zbuloi një detaj të ri: “Përsa i përket asaj puthjes as ka qenë në idijeni fare që do të ndodhte. Jam emocionuar në ato momente edhe biles kemi debatuar dhe i thashë që u emocionova.”

Kjo kërkesë falje tregon se Dano dëshiron t’i japë fund menjëherë polemikave, duke konfirmuar se Loredana nuk ishte në dijeni të puthjes dhe se e gjithë situata u krijua si pasojë e emocioneve të tij.

The post Loredana paralajmëroi padi ndaj tij, reagon Davidi dhe merr këtë vendim të papritur appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Xheneta del në mbrojtje të Loredanës: Është e padrejtë kur njerëzit tentojnë të prishin imazhin e saj

By: M C
20 October 2025 at 22:45

Xheneta Fetahu ka reaguar publikisht në mbrojtje të Loredana Bratit, pas disa komenteve që duket se kanë keqinterpretuar sjelljen e saj. Në një Instastory, Xheneta shkruan se është “e padrejtë kur njerëzit tentojnë të prishin imazhin e dikujt si Loredana, një vajzë pozitive, e thjeshtë dhe pa asnjë qëllim negativ”.

Ajo shton se Loredana “gjithmonë ka treguar respekt për fansat e saj” dhe se është zhgënjyese kur dikush përpiqet të marrë vëmendje duke keqinterpretuar një moment respekti si diçka tjetër.

“Mos harroni, energjia e mirë s’ka nevojë për zhurmë”, përfundon Xheneta, duke dërguar një mesazh të qartë për ata që përpiqen të përhapin negativitet.

David Dano, një emër që u bë i njohur për mënyrën me forcë që u fut javë më parë në mbledhjen e këshillit Bashkiak të Vlorës, shihet pranë Loredana Bratit duke e puthur në faqe. Reagimi i Loredanës nuk ka vonuar. Në një mesazh në videon e ‘Top Albania Radio’, ajo ka sqaruar se takimi ka qenë krejt rastësor dhe se nuk ka pasur asnjë raport personal përtej një përshëndetjeje miqësore.

”Isha e ftuar në një event në Vlorë më 14 gusht, ku ndodheshin edhe emra të tjerë si Laerti, Rizarta e Françeska Murati. Ishim në varkë dhe Davidi erdhi në momentin kur po zbrisnim, vetëm për disa minuta. Kishte edhe fansa të tjerë që kërkonin foto.

Ai erdhi si fans për një përshëndetje dhe një video, madje i dridhej dora nga emocionet. Për të qenë njerëzore, pranova. Krejt papritur erdhi ajo puthje që më vuri në siklet”,-ka treguar Loredana. Sakaq Loredana ka publikuar një sërë mesazhet edhe në Instagram.

The post FOTO/ Xheneta del në mbrojtje të Loredanës: Është e padrejtë kur njerëzit tentojnë të prishin imazhin e saj appeared first on Albeu.com.

Loredana prezanton vëllain e saj dhe rrjeti po zien për pamjen e tij (FOTO)

By: V K
19 October 2025 at 12:22

Ish-banorja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania”, Loredana Brati, ka ndarë një moment të veçantë me ndjekësit e saj.

Ajo ka shfrytëzuar llogarinë e saj në “Instagram”,  për të uruar vëllain e saj të vogël, Ferik Brati, për ditëlindje.

Loredana ka publikuar një foto ku shfaqet ajo krah vëllait të saj, Ferikut. Ata shihen të veshur me ngjyrë të zezë, në një atmosferë festive në një ambient të këndshëm.

Bashkëngjitur fotos, ish-konkurrentja e njohur ka shkruar një urim të përzemërt: “U bëfsh 100 vjeç jeta ime. @ferik.bratiii”, duke i shprehur kështu dashurinë vëllait të saj.

Postimi i Loredanës ka tërhequr vëmendjen e fansave, të cilët kanë pëlqyer dhe komentuar në masë, duke shprehur urimet e tyre më të mira për Ferikun.

 

The post Loredana prezanton vëllain e saj dhe rrjeti po zien për pamjen e tij (FOTO) appeared first on Albeu.com.

A do ta shohim sërish në ekran? Loredana Brati ngjall dyshime me përgjigjen e fundit

By: D Marku
16 October 2025 at 18:53

Ish banorja e “Big Brother Vip Albania” Loredana Brati, ka ngjallur kureshtje tek ndjekësit e saj pas një postimi në Instagram që lë të kuptohet për një rikthim të mundshëm në ekran.

Në një pyetje që i ka ardhur nga ndjekësit – “Dua të të shikojmë në ekran, na thuaj po” – Loredana është përgjigjur shkurt, por domethënës: “Kismet, shpejt”.

Kjo ka mjaftuar që komentet dhe reagimet të shpërthejnë, me shumë prej fansave që shpresojnë ta shohin sërish në ndonjë emision televiziv apo projekt të ri mediatik.

E veshur me një fustan elegant të bardhë dhe pozicionuar në studion e “Goca dhe Gra”, fotoja që shoqëron postimin shton edhe më shumë misterin rreth asaj që mund të vijë. Në Goca dhe Gra, ajo ka qene ne rolin e moderatores per një sezon.

Edhe pse nuk ka dhënë detaje të tjera, përgjigjja e saj lë të kuptohet se një rikthim në ekran është vetëm çështje kohe. Fansat mbeten në pritje ndoshta “shumë shpejt”, siç ka premtuar vetë ish banorja e BBVA.

Kujtojmë se kohët e fundit ajo u përfol për raportin me Don Xhonin, pas lidhjes që kishte në Big Brother Vip Albania me Jozin. Me këtë të fundit, Lori i ka shkëputur marëdhëniet.

The post A do ta shohim sërish në ekran? Loredana Brati ngjall dyshime me përgjigjen e fundit appeared first on Albeu.com.

Loredana Brati dhe Xheneta Fetahu bëhen bashkë, me surprizë për fansat

12 October 2025 at 22:20


Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, Loredana Brati, është parë së fundmi në shoqërinë e Xheneta Fetahut, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave dhe mediave rozë.

Dyshja janë fotografuar gjatë një daljeje së bashku, ndërsa kanë lënë të kuptohet se diçka po zihet, duke ngjallur kuriozitet rreth natyrës së këtij takimi.

Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë informacion zyrtar nëse kjo ka të bëjë me një projekt televiziv, një bashkëpunim profesional, apo thjesht me një takim personal mes mikeshash.

Foto: Instagram

Postimet e tyre kanë bërë që ndjekësit të spekulojnë dhe të presin me padurim detaje të reja, ndërsa dyshja nuk ka zbuluar ende se çfarë fshihet pas këtij takimi misterioz.

Në përgjithësi, shfaqja e tyre së bashku ka ngjallur interes të madh në rrjetet sociale, duke i dhënë fansave një arsye shtesë për të ndjekur aktivitetet e tyre të ardhshme.

Ky sfond i jep takimit të tyre një interes më të madh për fansat, pasi publiku ka ndjekur rrugëtimin e tyre nga dita e parë e Big Brother dhe tani i sheh të dyja duke u përgatitur për diçka të re së bashku.

Ndjekësit janë kuriozë për të zbuluar se çfarë do të sjellin modelet e famshme. /Telegrafi/

Konfirmohet lidhja? Loredana shfaqet me unazën e Don Xhonit

By: V K
3 October 2025 at 15:33

Thashethemet për një romancë të mundshme mes ish-banores së Big Brother VIP dhe reperit të njohur Don Xhoni, po vazhdojnë të marrin vëmendje.

Ajo që fillimisht nisi si një spekulim pas një videoje ku të dy shfaqeshin në të njëjtën makinë, duket se po thellohet edhe më shumë me zhvillimet e fundit.

Së fundmi, Loredana Brati, është parë në Prishtinë, ku raportohet se po qëndron prej disa ditësh.

Por ajo që ka ngjallur më shumë kuriozitet tek ndjekësit, është një detaj që nuk mund të kalojë pa u vënë re: një unazë ari në dorën e saj, aksesor ky jo i zakonshëm për stilin që ajo ndjek zakonisht, por që fansat e kanë krahasuar menjëherë me një unazë të ngjashme që Don Xhoni ka mbajtur më parë.

 

 

Ky detaj ka ndezur sërish rrjetin, duke shtuar dyshimet se mes dyshes mund të ketë më shumë se miqësi.

Komentet online janë të shumta, me shumë fansa që spekulojnë se unaza mund të jetë një dhuratë personale nga reperi për Bratin – një tjetër shenjë e afrimitetit mes tyre.

Edhe pse as Don Xhoni dhe as Loredana, nuk kanë dhënë ende asnjë reagim publik për këto zëra, fansat janë të bindur se marrëdhënia mes tyre po bëhet gjithnjë e më e dukshme.

The post Konfirmohet lidhja? Loredana shfaqet me unazën e Don Xhonit appeared first on Albeu.com.

Përforcohen dyshimet për lidhje - Don Xhoni i dhuron Loredana Bratit unazën e tij?

2 October 2025 at 23:00


Pas gjithë zhurmës që u krijua rreth raportit të tyre, duket se lidhja e dyshuar mes ish-banores së Big Brother VIP dhe reperit Don Xhoni po merr gjithnjë e më shumë vëmendje.

Pas videos ku të dy u panë në të njëjtën makinë – çka u interpretua si një sinjal i qartë i afërsisë mes tyre – tashmë një tjetër detaj ka bërë që ndjekësit të nisin edhe më shumë spekulime.

Loredana Brati është shfaqur së fundmi në Prishtinë, ku ndodhet prej disa ditësh, dhe ajo që bie në sy është një unazë ari në dorën e saj.

Foto: Prive

Aksesor jo tipik për stilin e saj të zakonshëm, por shumë i ngjashëm me atë që Don Xhoni është fotografuar më parë.

Ky detaj ka mjaftuar që fansat të pyesin veten nëse bëhet fjalë për një dhuratë personale nga reperi për bukuroshen, duke e parë si një tjetër provë të afrimitetit mes tyre.

Në rrjetet sociale, komentet kanë shpërthyer, ku shumë ndjekës shprehen se kjo është një shenjë e qartë që dyshja nuk po e fsheh më afërsinë e tyre, edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar apo mohuar zyrtarisht asgjë.

Nëse këto thashetheme rezultojnë të vërteta, atëherë kemi të bëjmë me një nga romancat më të bujshme të momentit në shoubizin shqiptar, që pritet të mbajë publikun në pritje për çdo detaj të ri. /Telegrafi/

FOTO/ Loredana shikon filxhanin e kafesë në ChatGPT, merr përgjigjen e papritur

By: armand
2 October 2025 at 18:37

Loredana Brati, ish-banorja e njohur e Big Brother VIP Albania, ka ndarë një moment epik me ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Teksa po shijonte një kafe turke, ajo postoi një story duke pyetur: “ChatGPT, çfarë thotë filxhani?” Përgjigjja ishte epike: “As mos më pyet fare, je numër 1 dhe kaq mjafton të dish ti”. […]

The post FOTO/ Loredana shikon filxhanin e kafesë në ChatGPT, merr përgjigjen e papritur appeared first on BoldNews.al.

Danja, Valbona, Loredana, Rizarta e plot të tjerë pranë Gjestit gjatë varrimit të vëllait të tij

27 September 2025 at 19:09


Varrimi i Eldion Kelmendit, vëllait të Gjestit, ka mbledhur jo vetëm familjarë dhe qytetarë nga Peja, por edhe shumë miq e kolegë të tij nga formati i njohur Big Brother VIP Albania dhe Big Brother VIP Kosova.

Nga edicioni i katërt i Big Brother VIP Albania, ku Gjesti doli fitues, në ceremoninë mortore morën pjesë disa prej ish-banorëve që ndanë rrugëtimin me të në shtëpinë më të famshme.

Midis tyre u panë Danja Koka, Valbona Mhilli, Loredana Brati, Krisa Caushaj dhe Rizarta Hoxha, të cilat u shfaqën të mërzitur nga tragjedia dhe qëndruan pranë Gjestit dhe familjes së tij në këtë ditë të rëndë.

Foto: Arbresh (Screenshot)

Gjesti, përveç eksperiencës në Shqipëri, ka krijuar miqësi edhe gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Kosova.

Në varrim, mes të pranishmëve ishin edhe ish-banorët Diana Tahiri, Burim Vatovci dhe Xuxi, të cilët i shprehën ngushëllimet e tyre të sinqerta.

Foto: Arbresh (Screenshot)

Prania e tyre dëshmon lidhjet e forta që u krijuan brenda formatit, të cilat shkojnë përtej ekranit.

Pamjet nga ceremonia mortore pasqyrojnë qartë atmosferën e rëndë dhe dhimbjen e thellë që ka kapluar familjen Kelmendi dhe të gjithë të pranishmit.

Foto: Arbresh (Screenshot)

Përqafimet, lotët dhe fjalët e ngushëllimit kanë dominuar gjatë gjithë momentit të fundit të lamtumirës për 15-vjeçarin Eldion.

Pjesëmarrja e ish-banorëve në këtë ditë të vështirë tregon se marrëdhëniet e krijuara gjatë formatit nuk mbeten vetëm brenda lojës.

Në raste të tilla tragjike, solidariteti dhe mbështetja njerëzore bëhen dëshmi e miqësive që lindin edhe në kushte të pazakonta. /Telegrafi/

Foto: Arbresh (Screenshot)

Foto: Arbresh (Screenshot)

Foto: Arbresh (Screenshot)

Foto: Arbresh (Screenshot)

Noizy feston ditëlindjen, urimi i veçantë që mori nga Loredana!

By: gaze tare
27 September 2025 at 09:56

Reperi i njohur shqiptar Noizy feston sot ditëlindjen e tij të 38-të. Artistit i kanë ardhur dhjetëra urime nga kolegë e fansa, ndërsa mes tyre ka spikatur edhe urimi i veçantë i këngëtares Loredana.

Në një postim në Insta-Story, Loredana ka ndarë disa fotografi bashkë me Noizyn, duke e uruar publikisht dhe duke shprehur mirënjohjen për miqësinë e tyre. “Jam e bekuar që të kam pjesë të jetës sime”, ka shkruar ajo mbi fotot që i shoqërojnë me momente të ndryshme. Ky gjest ka marrë shumë vëmendje nga fansat e të dy artistëve, që prej vitesh i ndjekin me interes bashkëpunimet dhe marrëdhënien e tyre të afërt.

Noizy dhe Loredana gëzojnë një miqësi të gjatë dhe të veçantë, që shpesh është komentuar edhe në media. Dyshja kanë bashkëpunuar në projektin muzikor “Heart Attack”, i cili rezultoi një sukses i madh në tregun shqiptar dhe atë ndërkombëtar, duke u klikuar miliona herë në platforma digjitale.

“Urime ditëlindjen, Noizy! Jam shumë e bekuar që të kam në jetën time.“- shkruan Loredana mbi postimin e ndarë në rrjete sociale.

Në këtë ditë të veçantë, shumë kolegë, fansa dhe miq të industrisë muzikore kanë ndarë mesazhe urimi për reperin e njohur në 38-vjetorin e tij të lindjes.

The post Noizy feston ditëlindjen, urimi i veçantë që mori nga Loredana! appeared first on iconstyle.al.

“Nuk ka fjalë për të ngushëlluar një prind” - Reagime të shumta pas humbjes tragjike së vëllait të Gjestit

26 September 2025 at 18:33


Humbja e rëndë e Gjestit, fituesit të edicionit të fundit të Big Brother VIP Albania, ka prekur jo vetëm familjen e tij, por edhe kolegë, miq dhe figura publike të shumta që kanë shprehur dhimbjen dhe solidaritetin e tyre në rrjete sociale.

Në mesin e tyre kanë reaguar edhe ish-banorë të Big Brother VIP Kosova dhe Big Brother VIP Albania, disa prej tyre që kanë qenë në të njëjtin edicion me Gjestin, e disa të tjerë nga edicione të kaluara.

Kengetarja Iliriana Sadriu, e cila ishte pjesë e BBVK, ndau një fotografi me Gjestin dhe vëllain e tij, duke i dërguar ngushëllime familjes dhe duke kërkuar që Zoti t’i japë forcë për të përballuar këtë dhimbje të papërshkrueshme.

Edhe Kader Kicaj reagoi me dhimbje të thellë, duke thënë se nuk kishte fjalë për këtë tragjedi dhe duke u shprehur pranë familjes me lutje dhe mbështetje.

Nga ana tjetër, Loredana Brati, ish-banore e BBVA në të njëjtin edicion me Gjestin, shkroi se zemra i dhemb nga ky lajm i trishtë, duke u lutur që familja të ketë forcë për të kaluar këtë sprovë të madhe.

Ngushëllime prekëse erdhën edhe nga këngëtarja dhe ish-banorja e edicionit të fundit të BBVA, Rozana Radi, e cila shprehu dhimbjen e saj duke thënë se nuk ka fjalë për të ngushëlluar një prind e një motër apo vëlla për një humbje të tillë, teksa i kërkoi Zotit t’i japë forcë Gjestit.

Edhe Shqipe Hysenaj, një tjetër ish-banore e BBVK, u shpreh e shokuar, duke thënë se nuk i kanë mbetur fjalë dhe se i vjen shumë keq për këtë tragjedi, duke i dërguar lutje e ngushëllime familjes.

Përveç tyre, edhe G Bani ndau një video në InstaStory ku i dha ngushëllimet e tij Gjestit dhe familjes, teksa bëri të ditur se kishte shtyrë publikimin e këngës së tij të re për nesër, duke theksuar se ishte e pakta që mund të bënte për respektin e kësaj humbjeje të madhe.

Një gjest të ngjashëm bëri edhe reperi Don Xhoni, i cili përmes një postimi në rrjete sociale njoftoi se, për shkak të ndjeshmërisë së rastit, projekti i tij muzikor që duhej të publikohej sot, do të shtyhet për nesër në orën 18:00.

Ai gjithashtu i shprehu ngushëllime të përzemërta familjes së Gjestit, duke i uruar forcë dhe durim në këto momente të vështira. /Telegrafi/


Foto: Rozana Radi/Instagram

Foto: Don Xhoni/Instagram

Foto: Loredana Brati/Instagram

E lidhën me një konkurrent të “Përputhen”, reagon ashpër Loredana Brati: E shëmtuar, t'ju vij turp

24 September 2025 at 13:00


Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, Loredana Brati, këtë sezon iu bashkua programit të dashurisë “Përputhen”.

Pjesëmarrja e saj në emision ngjalli shumë reagime, veçanërisht pasi u përfol se ajo kishte ndërprerë eksperiencën për shkak të një lidhjeje të mundshme me një nga konkurrentët.

Për këto spekulime, Loredana reagoi vetë përmes disa postimeve në InstaStory, duke i cilësuar lajmet si të pavërteta.

Foto: Instagram

Ajo kritikoi mediat dhe tentativat për të përfituar klikime duke e lidhur figurën e saj me të tjerët në mënyrë të pavërtetë.

“Skandal janë vetëm lajmet tuaja të shëmtuara që për pak klikime kërkoni të merrni në qafë padrejtësisht figurën time, duke më lidhur orë e sekond me çfarëdo personi që më afrohet më shumë se një metër. T’ju vij turp”, shkroi ajo.

Gjithashtu sfidoi sigurinë e burimeve të mediave që raportuan për këtë çështje, duke theksuar se nuk janë aspak të besueshme.

“Edhe i thoni atyre burimeve tuaja të sigurta që s’janë aspak të sigurta”, theksoi mes tjerash.

Foto: Instagram

Në këtë mënyrë, ish-banorja e BB VIP vendosi të japë versionin e saj të ngjarjes, duke sqaruar se raportimet e mediave për lidhjen e supozuar ishin thjesht spekulime dhe nuk reflektonin realitetin.

Reagimi i saj tregon se Loredana dëshiron të mbrojë figurën e saj dhe të mos lejojë keqinterpretime që mund të ndikojnë negativisht në imazhin dhe reputacionin e saj publik. /Telegrafi/

❌
❌