Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Xheneta Fetahu reagon pas pamjeve nga varrimi i Eldion Kelmendit: Ju lutem tregoni pak mëshirë dhe respekt për dhimbjen e familjes

28 September 2025 at 14:14


Xheneta Fetahu ka reaguar publikisht pas pamjeve dhe videove që u shpërndanë në rrjetet sociale nga ceremonia mortore e Eldion Kelmendit, vëllait të Gjestit.

Përmes një postimi të gjatë në Instagram, ajo ka shprehur dhimbjen e saj, duke apeluar për më shumë respekt ndaj privatësisë së familjes Kelmendi.

“Është shumë e dhimbshme kur momente të tilla të rënda, si varrimi i vëllaut të Gjestit, kthehen në skena filmimesh e postimesh në rrjete sociale. Ju lutem, tregoni pak mëshirë dhe respekt për dhimbjen e familjes së tij. Ata e kanë humbur më të dashurin e tyre, dhe çdo video apo foto e shpërndarë ua rëndon plagën edhe më shumë”, tha Xheneta.

Më tutje ajo vazhdoi: “Në emër të gjithë atyre që e ndjenë këtë humbje, dua të falënderoj familjen e Gjestit për mikpritjen dhe përzemërsinë që treguan në këto ditë kaq të rënda. Apeli im është i qartë: mos i ndani videot dhe fotot nga varrimi”.

“Lëreni dhimbjen të mbetet aty ku është, brenda atyre që po e përjetojnë, jo në duart e rrjeteve sociale. Allahu ua shoftë gajretin familjes, ua lehtësoftë dhimbjen dhe ua shpërbleftë durimin. Kësaj here, ju kërkoj të tregoni pak njerëzi. Nuk po ju lypim gjë tjetër, veçse respekt për ata që po vuajnë”, përfundoi ajo.

Rasti tragjik i aksidentit ku humbi jetën Eldion Kelmendi ka prekur të gjithë opinionin publik, duke sjellë jo vetëm dhimbje të madhe për familjen dhe të afërmit, por edhe reflektim për shoqërinë.

Humbja e tij e hershme nxjerr në pah edhe një herë rrezikun e madh të aksidenteve rrugore, që vazhdojnë të marrin jetë të reja çdo ditë.

Ndërkohë, mesazhet e shumta të mbështetjes dhe pjesëmarrja e gjerë në varrim treguan se dhimbja e familjes Kelmendi u bë edhe dhimbje e përbashkët e gjithë komunitetit. /Telegrafi/


Xheneta Fetahu/Instagram

As në varrim nuk munguan kamerat, ngushëllimi mes Eglit dhe Gjestit kthehet në skenë për celularët

28 September 2025 at 13:28


Ceremonia mortore e Eldion Kelmendit, vëllait të Gjestit, u shënua nga një moment i dhimbshëm dhe shumë emocional, kur Egli Tako u pa duke përqafuar e ngushëlluar Gjestin pranë varrit të të ndjerit.

Pamje që në vetvete mbartnin një mesazh solidariteti dhe mbështetjeje, fatkeqësisht u kthyen në një skenë për kamerat dhe telefonat e shumtë të pranishëm.

Në një fotografi të publikuar nga ceremonia, shihet qartë se dhjetëra persona, në vend që të respektonin privatësinë dhe dhimbjen e familjes, mbanin celularët e tyre në duar duke filmuar apo fotografuar këtë moment.

Ngjarja është cilësuar nga shumë njerëz si e papërshtatshme dhe e gabuar, duke theksuar se një varrim nuk është vend për të bërë regjistrime apo për të ndarë momente intime të dhimbjes së dikujt.

Shumë reagime në rrjete sociale dënuan këtë sjellje, duke e quajtur jo vetëm mungesë respekti për Gjestin dhe familjen Kelmendi, por edhe një tregues shqetësues të mënyrës si teknologjia shpesh tejkalon ndjeshmërinë njerëzore.

Sipas tyre, ngushëllimi i sinqertë dhe dhimbja e ndarjes nuk duhet të shndërrohen në përmbajtje për publik.

Kjo situatë hap sërish debatin mbi etikat e përdorimit të telefonave gjatë ngjarjeve të tilla të ndjeshme.

Ceremonia e djeshme tregoi se, përtej dhimbjes së madhe të një familjeje, shoqëria shpesh dështon të vendosë kufirin mes respektit dhe kuriozitetit.

Përqafimi mes Gjestit dhe Eglit mbeti një moment i sinqertë dhe prekës, por u errësua nga dhjetëra kamera që e kthyen dhimbjen në spektakël. /Telegrafi/

Babai i Eldionit shihet i veshur me trikon e të birit në varrimin e tij, detaj prekës që u shpërnda gjerësisht në rrjet

28 September 2025 at 10:02


Pamje prekëse nga ceremonia mortore e Eldion Kelmendit, vëllait të Gjestit, janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale.

Në këto pamje, babai i të ndjerit shihet duke mbajtur veshur trikon sportive të markës Puma, që dikur i përkiste Eldionit.

Ky detaj u vu re nga përdoruesit e TikTok-ut, të cilët e ndanë masivisht duke e cilësuar si një gjest të dhimbshëm, simbol të dashurisë dhe mungesës së pazëvendësueshme për djalin e humbur.

Foto: Screenshot/TikTok

Varrimi i Eldionit u mbajt të shtunën (27 shtator) në varrezat e fshatit Pavlan të Pejës, ku morën pjesë me dhjetëra familjarë, miq, si dhe shumë fytyra publike.

Pamjet treguan një atmosferë të rënduar, ku dhimbja ishte e lexueshme në fytyrat e të gjithëve. Gjesti, i shokuar nga humbja e vëllait të vogël, u mbështet vazhdimisht nga miqtë dhe kolegët e tij, të cilët ishin aty për ta përqafuar dhe për ta ngushëlluar.

Foto: Screenshot/TikTok

Në mesin e të pranishmëve u panë ish-banore të BBVA, si Egli Tako, Danja Koka, Valbona Mhilli, Rizarta Hoxha, Loredana Brati, Krisa Caushi, por edhe ish-banorë nga edicioni kosovar si Diana Tahiri, Burim Vatovci, Xheneta e Xuxi.

Gjithashtu, këngëtarja Dafina Zeqiri bashkë me bashkëshortin e saj u panë pranë Gjestit, duke e përqafuar në një moment tepër emocional.

Foto: Screenshot/TikTok

Edhe artistë të tjerë, si Luiz Ejlli, i cili mori pjesë në varrim, shprehën publikisht mbështetjen e tyre për familjen Kelmendi. Luizi u pa në fotografi duke ngushëlluar babain e Gjestit, një gjest që u vlerësua nga shumë ndjekës.

Ky varrim i dhimbshëm u kthye në një ditë zie për të gjithë opinionin publik, ku mesazhet e ngushëllimit kanë qenë të shumta nga kolegë, miq dhe personalitete të njohura.

Pamja e babait të Eldionit me trikon e të birit mbetet ndër imazhet më prekëse të kësaj tragjedie, duke simbolizuar dhimbjen e papërshkrueshme të një prindi për humbjen e fëmijës së tij. /Telegrafi/

Bora Zemani nis emisionin me fjalë ngushëlluese për Gjestin dhe familjen e tij pas humbjes së vëllait

28 September 2025 at 08:52


Moderatorja, Bora Zemani, e ka hapur puntatën e radhës të emisionit “Për Shqiptarët” me një mesazh ngushëllimi, pas tragjedisë së aksidentit në Pejë, ku humbi jetën Eldion Kelmendi, vëllai i këngëtarit Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti.

Bora u shpreh se ky lajm i rëndë i ka prekur të gjithë, duke theksuar rëndësinë e vetëdijes për humbjet e shumta nga aksidentet rrugore, për të cilat ajo ka folur edhe në emisionet e mëparshme.

“Në dy episodet e shkuara kemi folur për dy raste të ndryshme, për familje të ndryshme të cilat ishin prekur nga humbje të familjarëve të tyre prej aksidenteve rrugore. Sot dëgjuam një tjetër lajm tragjik që na ka prekur të gjithëve. Këtë herë aksidenti ka ndodhur në Kosovë ku humbi jetën një djalë. Ai quhej Eldjon dhe është vëllai i vogël i Gjestit, fituesit të BBVA 4”, u shpreh moderatorja.

Foto: Screenshot/YouTube

“Kjo ngjarje na ka prekur shumë të gjithëve, ndaj po e hap kështu këtë natë sonte, ku në emër të gjithë Top Channel duam t’i shprehim ngushëllimet tona familjes Kelmendi dhe urojmë shumë të gjejnë forcën për të përballuar këtë dhimbje kaq të madhe“, përfundoi Bora Zemani.

Eldioni është varrosur të shtunën (27 shtator). Ceremonia mortore u mbajt në orën 17:00 në varrezat e fshatit Pavlan të Pejës, ku morën pjesë familjarë, miq e qytetarë të shumtë, të cilët ndanë dhimbjen dhe solidaritetin me familjen Kelmendi në këtë humbje të madhe. /Telegrafi/


- YouTube www.youtube.com

Reagon ashpër Olti Curri pas publikimit të videos së Eldion Kelmendit: Ju që e xhiruat nuk jeni kafshë, por përbindësha e kriminelë, t’u thaftë dora

27 September 2025 at 23:05


Gazetari i njohur, Olti Curri, ka reaguar ashpër pas shpërndarjes së një videoje të tmerrshme nga vendi i aksidentit në Pejë, ku shihet i lënduar rëndë Eldion Kelmendi.

Në një video në kanalin e tij në YouTube, Curri kritikon ashpër ata që kanë xhiruar dhe shpërndarë pamjet, duke i cilësuar si përbindësha dhe kriminelë për sjelljen e tyre.

Olti u shpreh: “Dua të flas dhe të thellohem për sa u përket përbindëshave të rrjeteve sociale. Njëherë mendova t’i quaj kafshë, por jo, janë përbindësha të rrjeteve sociale; njerëz që nuk duan t’ia dinë për fatkeqësinë e një të panjohuri ose një personazhi të njohur, por marrin telefonin dhe xhirojnë skena makabre duke i shpërndarë me Snapchat e rrjete sociale. Madje mua më sollën në inbox”.

“Ma sollën në inbox një pamje të tmerrshme të vëllait të Gjestit të gjakosur dhe mora vesh se shumë personazhe të tjerë të showbiz-it e kanë marrë këtë video dhe ka qenë një moment i tmerrshëm, një moment i cili tregoi edhe njëherë tjetër për gjarpërinjtë, për përbindëshat, për njerëzit e ulët. Nuk do të doja të them ‘fëmijë’, sepse qoftë fëmijë qoftë i rritur, kush e ka bërë një gjë të tillë, unë kam përshtypjen që duhet ndarë në qenie superiore dhe inferiore, dhe ato ishin qenie inferiore, të cilët në një rast aksidenti, kur një djalë që s’i ka mbushur 18 vjet aksidentohet, duhet të vijë ndihma e shpejtë, duhet të vijë policia, ambulanca, një ndihmë nga njerëz rreth e qark”, vazhdoi Olti.

Foto: Olti Curri/YouTube

“Unë nuk e di çfarë guximi, nuk e di çfarë budallëku, jo guximi sepse nuk duhet guxim për një gjë të tillë, e shtyn një njeri nga kulmi i injorancës, paditurisë, pandjeshmërisë. Nuk e di se në çfarë stallash është rritur ajo familje, por që të bëjë një video dhe ta postoje dhe t’ia shpërndaje gazetareve të njohur, te një djaloshi i shtrirë përtokë i gjakosur, pamje makabre.
Unë këtë profesion e bëj nga viti 2001, ndoshta jemi mësuar me gjithçka, por në rastin konkret askush nuk mendoi për familjen. Çfarë do të mendojnë ata kur të shohin këtë video, pasi të ketë mbaruar ceremonia mortore dhe të jenë vetëm e të izoluar mes katër mureve me dhimbjen e tyre? E keni menduar ndonjëherë se ndoshta do t’ju ndodhte juve një gjë e tillë dhe dikush do të shpërndante videon e vëllait tuaj apo një familjari tuaj?! Jo”, tha më pas ai.

Më tutje Olti shprehet: “Kur ndodhin aksidente të tilla, larg qoftë, nuk merret telefoni për të xhiruar, por rrihet në heshtje, përpiqet që të jepet ndihma, organizohet për të dhënë ndihmën e parë; kështu veprojnë njerëzit. Nuk e di si veprojnë përbindëshat, deri më erdhi në inbox një pamje e tillë dhe pashë se si veprojnë përbindëshat. Përbindëshat veprojnë kështu. Për çfarë? Kush je ti që xhiron? Ti je askushi, ti nuk je media; edhe sikur të ishte media, nuk lejohet nga ana etike, njerëzore, fetare.
Shoqëria shqiptare është e sëmurë. Unë kam përshtypjen që personat që e kanë shpërndarë atë video kanë dashur të kenë vëmendje, kanë dashur klikime: ‘shiko çfarë materiali kam unë për Gjestin’. Gjesti ka dalë nga Big Brother-i; Gjestit i është shembur bota. Gjesti tani është një njeri normal, nuk është më Gjesti me kupën e fitorese në dorë apo në garë. Ai është një njeri që është goditur nga fatkeqësia, ku e kishte pikën e tij më të vogël te vëllai i tij i vogël. Çfarë doni të thoni me atë video, përveçse jeni kriminelë? Po. Po ju që keni nisur atë video, që e keni bërë në radhë të parë, pastaj e keni postuar në Snapchat, pastaj e keni shpërndarë nëpër gazetarë të ndryshëm, ju jeni kriminelë, ju ose keni bërë krime, ose herët a vonë keni bërë krime. Por unë shpresoj që përpara se të bëni këto krime, Zoti t’ju paraprijë dhe të ndalojë dorën tuaj, sepse ju do të vazhdoni prapë këtë histori makabre, që është një gjë e jashtëzakonshme dhe është, një turp".

"Unë shpresoj që personi që e ka bërë është një adoleshent i pashkolluar, i paformuar, injorant, dhe po ia lemë fajin familjes; mund të jetë një familje me dhunë. Unë mendoj më të keqen për familjen e atij personi, për atë person që e ka bërë një gjë të tillë. Unë kam të drejtë të mendoj se ai është një person i dhunuar nga i ati, nga e ema; nuk e di se çfarë situate. Çdo gjë mund të mendoj për një adoleshent që ka këtë edukatë. Një njeri që s’ka parë derën e shkollës, një njeri injorant që s’ka lexuar një libër, që s’ka parë një film, që s’di asgjë, vetëm të përdorë Snapchatin dhe rrjetet sociale. Unë kam të drejtë të mendoj se kemi të bëjmë me kulmin e injorancës njerëzore dhe për fat të keq ne u njohëm me këtë kulm pikërisht në një tragjedi të madhe për një njeri, mbi të gjitha me pas një personazh, një këngëtar që e njohëm më gjatë. Kjo që ka ndodhur me videon e shpërndarë të vëllait të Gjestit të gjakosur për tokë, gjeruar në momentin që ai kishte nevojë për ndihmë, por para se të marrë ndihmën, ju keni menduar ta xhironi, tregon edhe një herë tjetër se këtë veprim e ka bërë një dorë kriminale, një dorë që shpresoj edhe njëherë tjetër që Zoti ta ndalë dhe të mos ketë më shansin që të bëjë video të tilla. Po përdor shprehjen e popullit që thotë: ‘Tu thaftë dora’”, përfundoi Olti.

Në reagimin e tij, Curri kërkon përgjegjësi morale dhe etike nga qytetarët dhe nga ata që disponojnë pamje të tilla, duke i bërë thirrje medias dhe ndjekësve të mos riprodhojnë materiale që i sjellin dëm familjeve të viktimave.

Ai nënvizon se përhapja e këtyre pamjeve shkakton dhimbje shtesë dhe cenon dinjitetin e familjeve në momentet më të vështira. /Telegrafi/


- YouTube www.youtube.com

“Zemra mu thye në mijëra copa kur pashë lotët që mezi i përmbante”, Gresa Gashi tregon momentin e rëndë kur takoi Gjestin dhe familjen e tij

27 September 2025 at 22:04


Aktorja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Gresa Gashi, ka reaguar pas tragjedisë së rëndë që ka goditur familjen Kelmendi, ku humbi jetën Eldion Kelmendi, vëllai i vogël i këngëtarit, Gjesti.

Gresa tregoi se kishte qenë pranë familjes në këto ditë të vështira dhe se dhimbja e tyre ishte e pamatë.

Ajo u shpreh se takimi me familjen Kelmendi dhe me Gjestin vetë ishte i mbushur me lot, trishtim dhe përqafime të gjata.

“Sot pata rastin të takoj gjithë familjen e Gjestit, një familje që dhimbja ua kishte mbuluar sytë e zemrat. Çdo dorështrëngim e çdo shikim ishte i rëndë nga trishtimi. Në fund, para varrimit të vëllait të tij, në shtëpi u takova edhe me vetë Gjestin. Aty kuptova sa e pafund është dhimbja e një vëllai. Zemra mu thye në mijëra copa kur pashë lotët që mezi i përmbante. Përqafimi ynë zgjati shumë!”, shkroi ajo në rrjete sociale.

Aktorja ndau edhe fjalët prekëse që Gjesti i tha gjatë atij momenti: “Nubi jem s’ka me ta harru kurrë”, duke e bërë reagimin e saj edhe më emocional për ndjekësit.

Ky gjest i Gresës është cilësuar si një dëshmi e ndjeshmërisë dhe solidaritetit që ajo ka treguar për kolegun dhe mikun e saj nga BBVK, duke i qëndruar pranë në ditët më të vështira të jetës së tij. /Telegrafi/


Vullnet Krasniqi kritikon VIP-at: Me iu gjujtë njerit n’qafë te varri i vllait të vet, por mos me shku as për kryeshnosh te shtëpia

27 September 2025 at 21:35


Gazetari, Vullnet Krasniqi, ka reaguar publikisht pas varrimit të Eldion Kelmendit, vëllait të vogël të këngëtarit, Gjesti.

Në një postim në rrjetet sociale, Krasniqi shprehu zhgënjimin e tij për sjelljen e disa personave gjatë varrimit, duke e cilësuar të papranueshme faktin se disa VIP-a ishin të pranishëm në varrim, por nuk kishin vizituar familjen për ngushëllime në shtëpi.

“Me ju gjujtë njerit n’qafë, te vorri i vllaut të vet, disa sekonda para se me varros, por mos me shku as për kryeshnosh te shpia, veç te këta VIP-at tonë e pashë sot. Marre ju koftë”, shkroi ai, duke e shprehur haptas pakënaqësinë për atë që e konsideroi sjellje hipokrite.

Megjithatë, Krasniqi theksoi se ai vetë kishte shkuar në shtëpinë e familjes, por kishte respektuar privatësinë dhe dhimbjen e Gjestit dhe familjes Kelmendi, prandaj nuk kishte bërë asnjë publikim gjatë kohës së ngjarjes.

“Përndryshe unë kesh për kryeshnosh te familja dhe në varrim, por duke e respektu komplet privatësinë dhe dhimbjen e Gjestit dhe familjes Kelmendi!”, shkroi ai në një tjetër reagim.

Ky reagim i gazetarit ka ngjallur diskutime të shumta, duke reflektuar mbi mënyrën se si shpeshherë figura publike e përdorin pjesëmarrjen në ceremoni mortore për ekspozim, në vend se për respekt të sinqertë ndaj të pikëlluarve.

Varrimi i Eldionit, i cili ndërroi jetë në moshën 15-vjeçare pas një aksidenti tragjik me katërçikletë, u bë ditën e shtunë në fshatin Pavlan të Pejës, në prani të familjarëve, miqve dhe shumë figurave publike. /Telegrafi/




Në varrim të Eldion Kelmendit mori pjesë edhe Xheneta Fetahu

27 September 2025 at 18:24


Ceremonia mortore e mbajtur në fshatin Pavlan të Pejës për 15-vjeçarin Eldion Kelmendi, vëllain e këngëtarit Besart Kelmendi (Gjesti), ka mbledhur qindra qytetarë, të afërm, miq dhe kolegë të afërt të familjes.

Mes shumë figurave publike që shprehën dhimbjen dhe solidaritetin e tyre, të pranishëm ishin edhe ish-banorë të Big Brother VIP Albania edhe Big Brother VIP Kosova.

Në mesin e tyre u pa edhe Xheneta Fetahu, e cila u bë pjesë e ceremonisë për të qëndruar pranë Gjestit dhe familjes së tij në këtë ditë të rëndë.

Foto: Arbresh (Screenshot)

Ajo, së bashku me ish-banorët e tjerë si Egli Tako, Danja dhe Rizarta, u panë të afërm me Gjestin, duke e mbështetur me fjalë dhe përqafime ngushëllimi.

Pjesëmarrja e Xhenetës në këtë ceremoni tregon edhe njëherë se lidhjet e krijuara gjatë eksperiencës në reality show shkojnë përtej lojës dhe ekranit.

Foto: Arbresh (Screenshot)

Në këto momente të vështira, të gjithë ish-banorët e pranishëm kanë treguar unitet dhe mbështetje të sinqertë për fituesin e edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania.

Pamjet nga varrimi pasqyrojnë qartë dhimbjen e thellë të familjes dhe miqve, por edhe solidaritetin e atyre që ndanë me Gjestin kohë të rëndësishme në publik. /Telegrafi/


Egli Tako merr pjesë në varrimin e vëllait të Gjestit

27 September 2025 at 17:47


Tragjedia që goditi familjen Kelmendi pas humbjes së 15-vjeçarit Eldion Kelmendi ka prekur thellë jo vetëm të afërmit, por edhe miq, kolegë dhe ish-banorë të Big Brother VIP Albania, ku mori pjesë fituesi i këtij edicioni, Gjesti.

Në ceremoninë mortore të mbajtur në fshatin Pavlan të Pejës, të pranishëm ishin shumë persona që shprehën dhimbjen dhe ngushëllimet e tyre.

Mes tyre u pa edhe Egli Tako, i cili ka qenë një nga figurat e afërta me Gjestin gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Egli shihet duke e ngushëlluar Gjestin, ndërsa emocionet dhe dhimbja pasqyrohen qartë në fytyrat e tyre.

Pamjet nga varrimi tregojnë se Egli, së bashku me ish-banoret e tjera të Big Brother VIP Albania, Danja dhe Rizarta, kanë qenë pranë Gjestit në këto momente tepër të vështira.

Ata shihen të gjithë të përlotur, të prekur thellë nga tragjedia dhe të bashkuar për t’i dhënë forcë mikut të tyre.

Ky moment prekës, ku shihen Egli, Danja dhe Rizarta pranë Gjestit, dëshmon edhe njëherë se dhimbja e humbjes është e përbashkët dhe se përballë tragjedive, solidariteti dhe njerëzillëku bëhen më të fortë se gjithçka tjetër. /Telegrafi/






Vjen njoftim zyrtar nga Instagrami i Gjestit mbi ceremoninë e varrimit të vëllait të tij

27 September 2025 at 10:16


Në llogarinë zyrtare të reperit të njohur shqiptar, Besart Kelmendi – Gjesti, është publikuar një reagim zyrtar nga ekipi i tij menaxhues, pas lajmit të rëndë për vdekjen e vëllait të tij, Eldion Kelmendi.

“Me zemër të thyer ju njoftojmë se sot, më 27 shtator, në ora 17:00, do të mbahet ceremonia e varrimit të Eldion Kelmendit, në varrezat e fshatit Pavlan, Pejë. Jemi pranë familjes në këtë moment të rëndë dhe ju ftojmë ta kujtojmë me respekt e lutje. (Ky njoftim është bërë nga ekipi i Gjestit)”, thuhet në reagimin e publikuar në Instagram.

Kujtojmë se Eldion Kelmendi humbi jetën tragjikisht të premten në një aksident trafiku në Pejë, ku motoçikleta me të cilën po udhëtonte u përplas me një veturë.

Foto: Gjesti/Instagram

Ngjarja ka tronditur opinionin publik dhe ka prekur thellë komunitetin artistik shqiptar, duke marrë shumë reagime ngushëlluese për familjen Kelmendi.

Policia e Kosovës ndërkohë përmes një komunikate për media dha detaje më të detajuara mbi rastin tragjik. /Telegrafi/

Policia e Kosovës jep detaje mbi aksidentin fatal në Pejë ku humbi jetën vëllai i Gjestit

27 September 2025 at 09:03


Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me aksidentin e rëndë me fatalitet që ndodhi të premten në Pejë, ku humbi jetën i mituri Eldion Kelmendi, vëllai i reperit të njohur shqiptar Besart Kelmendi – i njohur me emrin artistik Gjesti.

Sipas komunikatës së publikuar nga Policia në rrjetin social Facebook, ngjarja ndodhi më 26 shtator 2025, rreth orës 14:05, në fshatin Treboviq të Pejës. Në aksident ishin të përfshira një veturë dhe një motoçikletë.

“Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur pasi drejtuesi i motoçikletës, në një kthesë, humbi kontrollin dhe kaloi në shiritin e kundërt të rrugës, ku u përplas me veturën që po lëvizte në drejtim të kundërt”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Si pasojë e goditjes, një person ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa një person tjetër është lënduar rëndë dhe është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Pejës, ku po trajtohet.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik, pasi viktima rezulton të jetë vëllai i reperit të njohur Gjesti, i cili ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në skenën muzikore shqiptare. /Telegrafi/

“Edhe pse nuk njihemi personalisht, të uroj forcë e durim”, Luiz Ejlli shpreh ngushëllime Gjestit dhe familjes së tij

26 September 2025 at 23:33


Luiz Ejlli, këngëtari i njohur dhe fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, ka reaguar pas lajmit tragjik për ndarjen nga jeta të vëllait të Gjestit.

Edhe pse nuk ka pasur njohje personale me të, Luizit nuk i ka munguar ndjeshmëria dhe fjalët e ngrohta për ta ngushëlluar atë dhe familjen Kelmendi.

Në mesazhin e tij prekës, ai shkruan: “Gjest, edhe pse bashkë nuk njihemi personalisht, lajmi i sotëm është i rëndë dhe prek këdo që e dëgjon. Ngushëllime të sinqerta për ty dhe familjen tënde”.

Më tutje ai u shpreh: “Të uroj forcë e durim për ty dhe familjen tënde në këtë periudhë kaq të vështirë. Kujtimet e bukura të Eldionit, qofshin ngushëllim e dritë në ditët që vijnë”.

Ky reagim tregon anën humane dhe solidaritetin e artistit, duke reflektuar se dhimbja e një humbjeje të tillë nuk njeh kufij njohjeje apo distance.

Përveç Luiz Ejllit, shumë këngëtarë, ish-banorë të Big Brother dhe kolegë të afërt të Gjestit kanë reaguar me mesazhe ngushëllimi dhe mbështetje.

Postimet e tyre në rrjetet sociale pasqyrojnë dhimbjen e madhe për humbjen e parakohshme të Eldionit dhe solidaritetin me familjen Kelmendi në këtë periudhë të vështirë. /Telegrafi/


Foto: Luiz Ejlli/InstaStory

Nesër varroset vëllai i Gjestit, Eldioni

26 September 2025 at 23:14


Është bërë publik njoftimi mortor për të ndjerin Eldion (Jeton) Kelmendi, vëllai i Gjestit, i cili ndërroi jetë tragjikisht më 26 shtator 2025, në moshën vetëm 15-vjeçare.

Lajmi i rëndë ka tronditur jo vetëm familjen Kelmendi, por edhe gjithë rrethin e miqve, shokëve dhe dashamirëve që e njohën nga afër.

Në njoftim bëhet e ditur se varrimi i të ndjerit do të mbahet më 27 shtator 2025, në varrezat e fshatit Pavlan, me fillim nga ora 17:00. Funerali do të niset nga shtëpia e të ndjerit.


Familja Kelmendi, e pikëlluar thellë nga kjo humbje e parakohshme, ka ndarë dhimbjen me gjithë ata që janë prekur nga kjo fatkeqësi e madhe, duke i ftuar të gjithë për të marrë pjesë në ceremoninë mortore dhe për ta përcjellë Eldionin.

Ky njoftim zyrtar pasqyron dhimbjen dhe tronditjen e komunitetit pas largimit të një jete të re, e cila u ndërpre tragjikisht shumë herët. /Telegrafi/

“E di që asnjë fjalë nuk mundet të ngushëllojë”, Neda Balluku, Laerti, Rovena e Gerta shprehin ngushëllime Gjestit dhe familjes

26 September 2025 at 22:18


Dhimbja për humbjen e vëllait të Gjestit ka prekur thellë miqtë dhe kolegët e tij nga bota e muzikës, televizionit dhe ish-banorët e reality show-ve ku ai ka marrë pjesë.

Përveç reagimeve të shumta të publikuara më herët, edhe disa figura të tjera publike kanë ndarë fjalë të ngrohta ngushëllimi.

Gerta Gixhari, ish-banore e Big Brother VIP Albania në të njëjtin edicion me Gjestin, ka treguar dhimbjen e saj duke theksuar se nuk ka fjalë që mund ta lehtësojnë një fatkeqësi të tillë.

Ajo i shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjes Kelmendi dhe uroi që Zoti t’i japë forcë në këto momente kaq të rënda.

Edhe Kida, këngëtarja e njohur, reagoi përmes një postimi ku shkroi se kjo humbje është e rëndë dhe e vështirë, duke i uruar qetësi dhe forcë Gjestit dhe familjes së tij për të përballuar këtë tragjedi.

Një tjetër reagim erdhi nga Laert Vasili, i cili gjithashtu ishte pjesë e Big Brother VIP Albania. Ai ndau një video emocionuese me Gjestin, duke i shprehur ngushëllime për humbjen e madhe dhe duke e inkurajuar që të gjejë forcë.

Neda Balluku, opinioniste e edicionit të fundit të Big Brother VIP Albania, publikoi një mesazh prekës ku theksoi se kurrë nuk do të donte të shkruante fjalë të tilla për dikë, aq më pak për Gjestin. Ajo u lut që Zoti ta lehtësojë dhimbjen e familjes dhe të prekurve nga kjo tragjedi.

Reagim të fortë dha edhe Rovena Stefa, këngëtare dhe ish-banore e Big Brother VIP Kosova në të njëjtin edicion me Gjestin.

Ajo u shpreh thellësisht e tronditur, duke thënë se ky lajm i ka thyer zemrën dhe e konsideroi humbjen si një kob të madh për familjen Kelmendi. /Telegrafi/

Jozi lë mënjanë çdo gjë për të dhënë ngushëllimet e tij, reagimeve u bashkohet edhe Dafina Zeqiri, Arbër Hajdari, Olti Curri e shumë të tjerë

26 September 2025 at 21:04


Pas lajmit të rëndë për ndarjen nga jeta të vëllait të Gjestit, rrjetet sociale janë mbushur me reagime të shumta nga figura publike, miq dhe kolegë të artistit, të cilët kanë shprehur dhimbjen e tyre dhe kanë dërguar ngushëllime për familjen Kelmendi.

Arbër Hajdari, opinionisti i Big Brother VIP Albania, ka shkruar:
“Ngushëllime të sinqerta Gjest dhe gjithë familjes Kelmendi. Nuk ka fjalë që mund ta lehtësojnë këtë dhimbje të madhe. Zoti ju dhëntë forcë dhe durim për ta përballuar këtë humbje kaq të rëndë. U prehtë në paqe”.

Edhe Butrint Imeri, këngëtari i njohur, i ka kushtuar një mesazh:
“I shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta familjes Kelmendi dhe kolegut tonë Gjestit për këtë humbje kaq tragjike e me të dashurit te tyre. Zoti i dhashtë forcë e durim gjithë familjes!”.

Këngëtarja Dafina Zeqiri është shprehur me fjalë prekëse:
“S’ka fjalë që e lehtësojnë një dhimbje të tillë. Mendimet dhe lutjet e mia janë me ty Gjesti dhe familjen tënde në këto momente të vështira. Zoti ju dhashtë forcë. Pusho në paqe E.K.”

Një reagim ka ardhur edhe nga Joz Marku, ish-banori i Big Brother VIP Albania dhe dikur në konflikt me Gjestin gjatë spektaklit, por që sot ka lënë mënjanë çdo gjë për të dhënë ngushëllimet e tij:
“Lajmi i trishtë për humbjen e një jete kaq të re, na i prek zemrat të gjithëve. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen dhe uroj që Zoti t’ju jap forcë për ta përballu dhimbjen. Qoftë lule e Xhenetit!”.

Edhe këngëtarja Tuna u solidarizua, duke njoftuar se projekti i saj muzikor i planifikuar për t’u publikuar sot do të shtyhet për nesër, si shenjë respekti për humbjen e Gjestit:
“Për shkak të ndjeshmërisë së rastit të sotit që përfundoi me fatalitet, kënga nuk do të publikohet sot. Ngushëllime të përzemërta familjarëve dhe kolegut Gjestit, Zoti ju dhashtë forcë dhe durim. Projekti do të publikohet nesër në ora 18:00 në YouTube”.

Gazetari Olti Curri është prekur thellë nga tragjedia, duke thënë:
“Nuk do të jetë asgjë si më parë, dielli do ngrohe ndryshe, uji dhe buka do shijojnë ndryshe, zemra do rrahë ndryshe… vetëm mendja do rrije në një pikë, tek vëllai që s’do të kthehet më. @gjestt Zoti të dhashtë forcë që ta përballosh këtë humbje të madhe. Ngushëllime familjes”.

Këto reagime shtohen çdo minutë, duke treguar solidaritetin e madh që Gjesti dhe familja e tij po marrin në këtë periudhë të errët.

Humbja e vëllait të tij ka prekur zemrat e publikut dhe të gjithë atyre që e njohin, duke bërë që rrjetet sociale të shndërrohen në një hapësirë ngushëllimesh dhe mbështetjeje. /Telegrafi/







"Lajme kaq të zeza mos dëgjofshim kurrë", Sara Hoxha, Olta Gixhari, Yll Limani e shumë të tjerë i shprehin ngushëllime familjes Kelmendi

26 September 2025 at 19:29


Tragjedia që goditi fituesin e edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania, Gjestin, ka prekur zemrat e publikut dhe të figurave të shumta publike.

Pas lajmit të hidhur për ndarjen nga jeta të vëllait të tij, rrjetet sociale janë mbushur me reagime të dhimbshme nga kolegë, artistë, gazetarë dhe miq të afërt.

Producentja e BBVA, Sara Hoxha, reagoi me një postim prekës në InstaStory ku shkruajti:
“Dhimbje e madhe. Ngushëllime Gjestit dhe familjes Kelmendi!”.

Gazetari Vullnet Krasniqi, i cili ishte bashke me Gjestin në BBVK, gjithashtu iu bashkua dhimbjes me fjalë solidariteti, duke theksuar:
“Me zemër dhe mendje te Gjesti. Ngushëllime, shpresoj ta gjesh forcën me kalu këtë humbje”.

Ndërkohë, artistë të njohur si Yll Limani nuk i fshehën emocionet e tyre, duke thënë:
“Shumë e randë me ni lajme t’kqija si ky... Ngushëllime Gjestit dhe familjes Kelmendi! Zoti ju dhashtë forcë me përballu këtë humbje… Pusho në paqe, Eldion”.

Edhe Olta Gixhari, e cila ishte edhe opinioniste në BBVK, në kohën kur ishte pjesëmarrës Gjesti, u shpreh e tronditur, duke shkruar:
“Lajme kaq të zeza mos dëgjofshim kurrë. Ngushëllime familjes Kelmendi. Zoti ju dhëntë forcë në këtë tragjedi! Jeta është e padrejtë”.

Po ashtu, Livia Brunga ndau dhimbjen e saj me fjalë të shkurtra, por të fuqishme:
“Çdo fjalë është e tepërt, dhe çdo fjalë nuk mjafton. Më dhemb zemra përballë këtij lajmi. Një përqafim të sinqertë familjes Kelmendi!”.

Ngushëllime të ndjera shprehën edhe Lela Seferi, Juliana Nura, Alaudin Hamiti, Capital T, Gresa Gashi (e cila njoftoi se emisioni i saj “S’je ti që vendos” nuk do të transmetohej atë natë nga respekti për dhimbjen e Gjestit), si dhe shumë të tjerë nga bota e artit e medias. /Telegrafi/












Egli Tako reagon zemërthyer pas tragjedisë që goditi Gjestin: Zoti ju dhëntë forcë ta përballoni dhimbjen

26 September 2025 at 18:55


Tragjedia që përfshiu familjen e Gjestit, fituesit të Big Brother VIP Albania 4, ka prekur thellë opinionin publik dhe botën e showbiz-it shqiptar.

Humbja e papritur e vëllait të tij në një aksident tragjik ka sjellë një valë reagimesh të shumta nga figura publike, miq e kolegë, të cilët kanë ndarë ngushëllimet e tyre të ndjera.

Ndër ta, edhe Egli Tako, ish-banorja e Big Brother VIP Albania dhe një prej konkurrenteve më të komentuara gjatë sezonit ku mori pjesë edhe Gjesti, ka reaguar me një mesazh tepër emocional.

Ata dy patën një afrim dhe lidhje gjatë kohës në shtëpi, por që nuk duket se vazhdoi edhe jashtë.

Egli publikoi në Instagram një story ku shprehu dhimbjen dhe solidaritetin e saj me familjen Kelmendi: “Askush prej nesh nuk është në kohë për të qenë i dëgjuar në këto momente të errëta. Doja shumë të mos e lexoja kurrë një lajm të tillë, e të mos e besoja. Më dhemb zemra. Zemërthyer, i shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta familjes Kelmendi! Zoti ju dhëntë forcë ta përballoni dhimbjen e kësaj humbjeje kaq të madhe, e shpirti i të voglit tuaj pushoftë në paqe!”.

Gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother-it, Egli u dallua për empatinë dhe pjekurinë emocionale, një cilësi që rrallë shihet në këtë format, dhe këtë e tregoi edhe jashtë ekranit në momentin e dhimbjes së madhe të kolegut të saj.

Ky reagim i saj është një dëshmi e ndjeshmërisë dhe mbështetjes që miqtë e Gjestit po tregojnë në këto ditë të rënda, duke u bërë bashkë në dhimbje dhe solidaritet. /Telegrafi/


Foto: Egli Tako/InstaStory

“Nuk ka fjalë për të ngushëlluar një prind” - Reagime të shumta pas humbjes tragjike së vëllait të Gjestit

26 September 2025 at 18:33


Humbja e rëndë e Gjestit, fituesit të edicionit të fundit të Big Brother VIP Albania, ka prekur jo vetëm familjen e tij, por edhe kolegë, miq dhe figura publike të shumta që kanë shprehur dhimbjen dhe solidaritetin e tyre në rrjete sociale.

Në mesin e tyre kanë reaguar edhe ish-banorë të Big Brother VIP Kosova dhe Big Brother VIP Albania, disa prej tyre që kanë qenë në të njëjtin edicion me Gjestin, e disa të tjerë nga edicione të kaluara.

Kengetarja Iliriana Sadriu, e cila ishte pjesë e BBVK, ndau një fotografi me Gjestin dhe vëllain e tij, duke i dërguar ngushëllime familjes dhe duke kërkuar që Zoti t’i japë forcë për të përballuar këtë dhimbje të papërshkrueshme.

Edhe Kader Kicaj reagoi me dhimbje të thellë, duke thënë se nuk kishte fjalë për këtë tragjedi dhe duke u shprehur pranë familjes me lutje dhe mbështetje.

Nga ana tjetër, Loredana Brati, ish-banore e BBVA në të njëjtin edicion me Gjestin, shkroi se zemra i dhemb nga ky lajm i trishtë, duke u lutur që familja të ketë forcë për të kaluar këtë sprovë të madhe.

Ngushëllime prekëse erdhën edhe nga këngëtarja dhe ish-banorja e edicionit të fundit të BBVA, Rozana Radi, e cila shprehu dhimbjen e saj duke thënë se nuk ka fjalë për të ngushëlluar një prind e një motër apo vëlla për një humbje të tillë, teksa i kërkoi Zotit t’i japë forcë Gjestit.

Edhe Shqipe Hysenaj, një tjetër ish-banore e BBVK, u shpreh e shokuar, duke thënë se nuk i kanë mbetur fjalë dhe se i vjen shumë keq për këtë tragjedi, duke i dërguar lutje e ngushëllime familjes.

Përveç tyre, edhe G Bani ndau një video në InstaStory ku i dha ngushëllimet e tij Gjestit dhe familjes, teksa bëri të ditur se kishte shtyrë publikimin e këngës së tij të re për nesër, duke theksuar se ishte e pakta që mund të bënte për respektin e kësaj humbjeje të madhe.

Një gjest të ngjashëm bëri edhe reperi Don Xhoni, i cili përmes një postimi në rrjete sociale njoftoi se, për shkak të ndjeshmërisë së rastit, projekti i tij muzikor që duhej të publikohej sot, do të shtyhet për nesër në orën 18:00.

Ai gjithashtu i shprehu ngushëllime të përzemërta familjes së Gjestit, duke i uruar forcë dhe durim në këto momente të vështira. /Telegrafi/


Foto: Rozana Radi/Instagram

Foto: Don Xhoni/Instagram

Foto: Loredana Brati/Instagram

“O vëllai jem bre”, pamje prekëse kur Gjesti shkon tek vendi i aksidentit

26 September 2025 at 17:20


Fituesi i Big Brother VIP Albania, Gjesti, ka përjetuar dhimbjen më të madhe, pasi vëllai i tij ndërroi jetë pas një aksidenti trafiku në fshatin Qungur të Pejës.

I tronditur nga lajmi i rëndë, ai ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku emocionet e forta kanë shpërthyer në mënyrën më të dhimbshme.

Pamjet e shpërndara nga vendi i ngjarjes kanë tronditur publikun, ku shihet Gjesti i ulur në tokë, i shokuar dhe i mbytur në lot, duke thirrur me dënesë: “O vëllai jem bre”.

Momente tepër emocionale tregojnë dhimbjen e artistit, teksa njerëzit përreth përpiqen ta qetësojnë dhe ta ndihmojnë të ngrihet në këmbë.

Kjo humbje ka prekur familjen e tij, duke lënë një boshllëk të madh në zemrat e të afërmve dhe miqve.

Në rrjete sociale, ndjekësit dhe figura publike kanë shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet e tyre, duke i qëndruar pranë në këtë moment tragjik ku Gjesti përjetoi dhimbjen më të madhe të jetës. /Telegrafi/




Ledion Liço reagon pas lajmit tragjik për vëllain e Gjestit: I kobshëm për një familje që pak muaj më parë gëzonte

26 September 2025 at 16:57


Lajmi për ndarjen nga jeta të vëllait të Gjestit, fituesit të edicionit të fundit të Big Brother VIP Albania, ka tronditur publikun dhe shumë figura të njohura të ekranit shqiptar.

Ndër ta ka qenë edhe Ledion Liço, drejtuesi i spektaklit, i cili ka ndarë një mesazh ngushëllimi në rrjetin e tij social Instagram.

“I trishtuar nga ky lajm. I kobshëm, për një familje të bukur që pak muaj më parë gëzonte. Bëhuni të fortë, atë do donte dhe engjëlli juaj!”, ka shkruar Liço, duke i shoqëruar fjalët e tij me një zemër të bardhë.

Ky reagim i ngrohtë i moderatori vjen si një shprehje solidariteti ndaj dhimbjes së madhe që ka përfshirë familjen e Gjestit.

Në këtë mënyrë, Liço u ka qëndruar pranë ish-banorit të BBVA dhe familjarëve të tij, duke u dërguar mesazhin e forcës dhe kurajos për të përballuar këtë humbje të rëndë. /Telegrafi/

Ledion Liço/InstaStory

❌
❌