Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Dafina Zeqiri takohet me Kurtin: Shumë ma 'cool' qenke live

28 December 2025 at 12:42


Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, ishte e pranishme së fundmi për të takuar Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Një video e publikuar nga momenti i takimit ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, duke u kthyer menjëherë në virale.

Në video shihet Kryeministri Kurti duke i dhuruar një dhuratë Dafinës, ndërsa ajo i zgjat dorën dhe i thotë me humor: "Shumë ma cool qenke live”.

Ky moment i thjeshtë, por i ngrohtë, ka tërhequr vëmendjen e fansave dhe komentuesve.

Kurti gjithashtu ishte i pranishëm në natën e parë të koncertit të Dafinës, duke treguar mbështetje për këngëtaren shqiptare në një nga performancat më të pritura të saj.

Ky takim ndërthur muzikën dhe politikën në një moment të veçantë, që ka marrë reagime të ndryshme nga publiku, por mbi të gjitha ka treguar një atmosferë të relaksuar dhe miqësore mes yllit të muzikës dhe udhëheqësit të vendit. /Telegrafi/






Çfarë kishte që nuk shkonte në koncertin e Dafinës?

By: gaze tare
26 December 2025 at 18:59

Pallati i Rinisë u mbush mbrëmë me energji dhe ritëm gjatë natës së parë të “Supernova”, ku Dafina Zeqiri dhuroi një performancë të paharrueshme. Skena ishte e mbushur me muzikë, drita dhe emocion, duke bërë që publiku të kërcente dhe të këndonte me të gjithë fuqinë e tij.

Por jo gjithçka shkoi pa pengesa. Temperaturat e ulëta brenda sallës sollën pak surpriza për fansat e pranishëm. Shumë ndjekës ndanë në rrjetet sociale shqetësimin e tyre për të ftohtin, duke e përshkruar si “të vështirë për t’u përballuar”. Pavarësisht atmosferës elektrizuese në skenë, disa ndjenja të ngrohtësisë duket se munguan në radhët e para.

Dafina, me stilin e saj të njohur dhe humorin karakteristik, nuk e la këtë situatë të kalonte pa u komentuar. Përmes një InstaStory të publikuar pas koncertit, ajo dha një paralajmërim miqësor për ndjekësit e natës së dytë: “Vishuni trash 😝❤”. Një mesazh i thjeshtë, por i qartë: muzika do të ndezë atmosferën, por temperaturat e sallës mbeten të paparashikueshme.

Koncerti i dytë, i fundit i kësaj serie, mbahet sonte dhe fansat presin që eksperienca të jetë po aq e zjarrtë, pa pengesat e natës së parë. Të gjithë të pranishmit duhet të jenë të përgatitur: ritmi dhe performanca e Dafina Zeqirit premtojnë një mbrëmje të paharrueshme, por truket për t’u mbajtur ngrohtë janë të domosdoshme.

Një koncert ku muzika ndez shpirtin, por salla… nuk ka fjalë!

The post Çfarë kishte që nuk shkonte në koncertin e Dafinës? appeared first on iconstyle.al.

Dafina Zeqiri u shfaq në koncertin recital me veshje të ngjashme si ajo e Jennifer Lopez në 'Grammy Awards 2025'

26 December 2025 at 17:08


Këngëtarja Dafina Zeqiri është shfaqur të enjten mbrëma në Prishtinë, në koncertin e saj recital, me një veshje që ka tërhequr vëmendje të madhe dhe ka nxitur menjëherë krahasime në rrjete sociale dhe media.

Dafina u ngjit në skenë me një kombinim elegant dhe provokues një trupore të zezë me mëngë të gjata dhe një fund të gjatë me shkëlqim, i theksuar me detaje voluminoze në pjesën e ijëve.

Silueta dhe koncepti i veshjes u perceptuan gjerësisht si një frymëzim i drejtpërdrejtë nga paraqitja ikonike e Jennifer Lopez në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Grammy Awards 2025”, ku artistja amerikane ishte shfaqur me një veshje pothuajse identike në formë dhe estetikë.

Dafina Zeqiri (Foto: Donika Gërvalla/Facebook)

Paraqitja e Dafina Zeqirit solli një kombinim të guximshëm mes elegancës dhe performancës skenike, duke e shndërruar veshjen në pjesë integrale të narrativës artistike të recitalit.

Krahasimet me Jennifer Lopez nuk munguan, por për shumë ndjekës, kjo paraqitje u pa si një homazh modern ndaj ikonave ndërkombëtare të skenës, më shumë sesa një kopjim i drejtpërdrejtë.

Foto: Getty Images

Koncerti recital në Prishtinë u shndërrua kështu jo vetëm në një ngjarje muzikore, por edhe në një moment mode që pritet të diskutohet gjatë, duke e vendosur sërish Dafina Zeqirin në qendër të vëmendjes së publikut dhe mediave. /Telegrafi/

Dafina Zeqiri nderohet me "Hyjneshën në Fron" nga kryetari i Prishtinës Përparim Rama

25 December 2025 at 13:29


Dafina Zeqiri është nderuar me "Hyjneshën në Fron" nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Përmes një postimi në Facebook, i pari i kryeqytetit ka thënë se artistja përfaqëson jo vetëm kryeqytetin, por të gjithë shqiptarët.

“Dafina Zeqiri është më shumë se një artiste e suksesshme. Ajo është za i fortë i brezit të saj, që përmes muzikës flet për liri personale, fuqizim të grave dhe guxim për të qenë vetvetja. Dafina e ka përdorur talentin e saj jo veç për hite, por edhe per mesazh per kauze. Ka fol për respektin, dinjitetin dhe të drejtat e njeriut, duke tregua se suksesi pa qëndrim nuk ka vlerë dhe se arti mundet me ndryshu jeten e njerzve”.

“Sot, me shumë kënaqësi, i dhuruam Hyjneshën në Fron një artisteje që përfaqëson jo vetëm kryeqytetin, por krejt shqiptarët. Dafina eshte origjinale dhe me energjinë e saj, ajo vazhdon me frymëzu mijëra të tjerë që të besojnë në veten e tyre dhe të ndjekin ëndrrat pa compromise”, ka shkruar Rama.

Ndarja e këtij vlerësimi vjen në sinkron me koncertet e Dafina Zeqirit, të cilat do të mbahen më 25 dhe 26 qershor në Prishtinë.

Artistja po vjen me një koncert madhështor të titulluar “Supernova”.

Dafina Zeqiri publikon këngën e re "Merri"

11 December 2025 at 20:00


Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka publikuar sot (e enjte) projektin e saj më të ri muzikor me titull “Merri”, i shoqëruar me klip.

Ky projekt vjen pas një periudhe të gjatë pritjeje nga fansat, të cilët mezi po prisnin materiale të reja nga artistja.

Teksti i këngës është shkruar nga vetë Dafina në bashkëpunim me Rron Krasniqin.

Foto: YouTube

Për producimin e këngës kanë punuar Rzon, Egzon dhe Deard Sylejmani, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre për të krijuar një tingull modern dhe cilësor, që përshtatet me stilin e Zeqirit.

Videoja muzikore, e realizuar nga Sekuencë, sjell imazhe tërheqëse dhe estetikë të veçantë, duke reflektuar atmosferën dhe emocionet e këngës.

Foto: YouTube

Ky projekt pritet të bëhet një hit i ri dhe të fuqizojë edhe më shumë pozicionin e Dafinës si një nga artistet më të dashura dhe me ndikim në skenën muzikore shqiptare dhe më gjerë.

E njëjta do të mbajë koncert më 25 dhe 26 dhjetor në Prishtinë. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Dafina Zeqiri nuk ndalet, publikon këngën e re “Merri”

By: redi
11 December 2025 at 20:19

Këngëtarja Dafina Zeqiri, ka publikuar sot (e enjte) projektin e saj më të ri muzikor me titull “Merri”, i shoqëruar me klip. Ky projekt vjen pas një periudhe të gjatë pritjeje nga fansat, të cilët mezi po prisnin materiale të reja nga artistja. Teksti i këngës është shkruar nga vetë Dafina në bashkëpunim me Rron Krasniqin. Për producimin e këngës kanë punuar Rzon, Egzon dhe Deard Sylejmani…

Source

Ndërroi lokacionin e koncerteve, reagon partneri i Dafina Zeqirit: Asnjë pengesë nuk e ndal uraganin

10 December 2025 at 13:00


Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka njoftuar së fundmi një ndryshim të rëndësishëm lidhur me koncertet e saj.

Fillimisht të planifikuar për një sallë tjetër, koncertet tani do të mbahen te Pallati i Rinisë, për shkak të zgjedhjeve që do të jenë më 28 dhjetor.

E në lidhje me këtë u bë një reagim edhe nga bashkëshorti i saj, biznesmeni Kreshnik Gjergji.

"Jo ndërrimi i sallës, po asnjë pengesë tjetër rrugës nuk e ndal Uraganin Supernova. Shkojmë 10 herë më fuqishëm me të njëjtat data në sallën e madhe të Boro Ramizit", ka shkruar ai.

Ky reagim ka tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave dhe ka shtuar pritshmërinë për koncertin, duke treguar se asnjë situatë nuk mund të pengojë për të ofruar një spektakël të paharrueshëm.

Dafina do të performojë në dy data, 25 dhe 26 dhjetor, duke sjellë një program të pasur muzikor dhe një atmosferë të jashtëzakonshme për fansat.

Tashmë po pritet me padurim për performancat e saj, që mbase mund të jenë eventet më të bujshme muzikore të vitit. /Telegrafi/

Pas akuzave publike, pajtohen pas disa vitesh Dafina dhe Labi

By: gaze tare
10 December 2025 at 12:49

Në botën e showbiz-it, ku hatërmbetjet shpesh dramatizohen më shumë seç duhet, surprizat nuk mungojnë asnjëherë. Ajo që në prill dukej si një krisje e pakthyeshme mes një moderatori të njohur dhe këngëtares Dafina Zeqiri, dhjetori e shndërroi në një kapitull të ri miqësie dhe respekti.

Ndodhi pikërisht në festën madhështore të 25-vjetorit të karrierës së Labinot Gashit, ku mes shumë personazheve VIP, vëmendjen e të gjithëve e tërhoqi pikërisht prania e Dafinës. Pak muaj më parë, ajo dhe moderatori kishin qenë në qendër të një debati publik, gjë që e bënte shfaqjen e saj në event edhe më të komentuara.

Por jo vetëm kaq. Dafina jo vetëm që mori pjesë në festë, por zgjodhi edhe ta uronte publikisht Labin përmes një story në Instagram. Krahas një fotoje me grimieren e saj, Dafina Neziri, këngëtarja shkroi:

“Gëzuar 25 vjet punë e përkushtim! Le të vazhdojnë vitet me frymëzim e arritje të reja.”

Me këtë urim publik, artistja tregoi qartë se çdo keqkuptim i së kaluarës është lënë pas dore, duke sjellë një atmosferë pozitive e festive në një mbrëmje kaq të rëndësishme për moderatorin.

Në fotot e publikuara nga festa, Dafina shfaqet e qeshur dhe e relaksuar, ndërsa burime pranë eventit thonë se ajo dhe Labi kanë shkëmbyer urime dhe biseda të ngrohta gjatë gjithë natës.

The post Pas akuzave publike, pajtohen pas disa vitesh Dafina dhe Labi appeared first on iconstyle.al.

Pak pas akuzave publike, pajtohen Dafina dhe Labi

10 December 2025 at 10:36


Në festën madhështore të 25-vjetorit të karrierës së Labinot Gashit, një nga momentet që tërhoqi vëmendjen e të ftuarve ishte pikërisht prezenca e Dafina Zeqirit.

Këngëtarja, e cila vetëm disa muaj më parë kishte pasur një përplasje publike me moderatorin, këtë herë u shfaq e buzëqeshur dhe pjesë e atmosferës festive.

Kujtojmë se në prill, Labi ishte shprehur publikisht i zhgënjyer me Dafinën, duke e cilësuar si 'mosmirënjohëse' pasi ai nuk ishte ftuar në ditëlindjen e artistes, ndonëse - sipas tij - i kishte qenë mbështetje për vite me radhë.

Foto: Instagram

Reagimi i Dafinës asokohe erdhi në formën e disa postimeve ironike, që u interpretuan si përgjigje ndaj deklaratave të Labit.

Megjithatë, mbrëmja e kaluar tregoi se tensionet i ka marrë koha. Dafina jo vetëm që mori pjesë në event, por edhe ndau një urim publik për moderatorin, duke i dhënë fund çdo dyshimi për raportin e tyre.

Në një postim të publikuar gjatë festës, artistja shkroi: “Gëzuar 25 vjet punë e përkushtim Labinot. Le të vazhdojnë vitet me frymëzim e arritje të reja".

Ky veprim është interpretuar si një shenjë pajtimi dhe rikthim i normalitetit mes dy figurave publike.

Dafina dhe Labi

Festimi i 25 viteve të karrierës së Labit u shndërrua kështu jo vetëm në një natë plot muzikë e VIP-a, por edhe në një moment simbolik bashkimi. /Telegrafi/

Ndryshon lokacioni i koncertit të Dafina Zeqirit për shkak të zgjedhjeve

9 December 2025 at 17:11


Dafina Zeqiri ka njoftuar se është ndryshuar lokacioni i koncertit të saj “Supernova”, i cili do të mbahet për dy net rresht, më 25 dhe 26 dhjetor.

Sipas këngëtares, koncerti është zhvendosur në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Fillimisht ngjarja ishte paraparë të mbahej në Sallën “1 Tetori”, por lokacioni është ndryshuar për shkak të zgjedhjeve emergjente që do të zhvillohen më 28 dhjetor.


“Njoftim zyrtar – Ndryshim i lokacionit të koncertit “Supernova”. Të nderuar. Ju njoftojmë se për arsye institucionale dhe të pavarura nga organizimi ynë, Salla 1 Tetori do të përdoret nga autoritetet e KQZ për procesin zgjedhor në datat e planifikuara të koncertit. Për këtë arsye, dhe në bashkëpunim të plotë me institucionet kompetente, eventi “Supernova – Dafina Zeqiri” do të zhvendoset në: Salla e Madhe – Pallati i Rinisë (Boro Ramiz), Prishtinë”, ka njoftuar artistja në llogarinë e saj zyrtare.

“Ky ndryshim na mundëson të ruajmë datat, cilësinë dhe standardin e lartë të prodhimit që kemi planifikuar, duke ofruar një përvojë edhe më të mirë për publikun. Të gjitha biletat e blera mbeten të vlefshme dhe nuk kërkojnë asnjë veprim shtesë nga ana e juaj”, ka shkruar tutje.

“Dafina po rikthen hitet e saj të vjetra”, Kreshnik Gjergji paralajmeron një koncert që do të sjellë emocione të forta

9 December 2025 at 14:27


Koncerti madhështor i Dafina Zeqirit që do të mbahet më 25 dhe 26 dhjetor në Prishtinë ka hyrë tashmë në fazën e përgatitjeve intensive, dhe këtë e ka zbuluar vetë bashkëshorti i saj, Kreshnik Gjergji.

Ai ka publikuar në InstaStory një video të Dafinës teksa po ushtron vokalet para performancës së shumëpritur.

Në videon që ai ndau me ndjekësit, Dafina dëgjohet duke kënduar një nga këngët e saj më të vjetra, duke krijuar menjëherë nostalgji tek fansat.

Dafina Zeqiri/InstaStory

Kreshniku shoqëroi postimin me një mbishkrim që mori vëmendjen e të gjithëve: “Dafina po rikthen hitet e saj të vjetra për të dyja shfaqjet dhe ju do ta përjetoni të gjithë atë epokë".

Ky koment i tij la të kuptohej se Dafina po përgatitet të sjellë një performancë të fuqishme, emocionale dhe të paharrueshme në dy netët e koncertit.

Eventi pritet të jetë një ndër më të mëdhenjtë e fundvitit në kryeqytet, ndërsa fansat tashmë janë të entuziazmuar për të dëgjuar live hitet e saj të njohura.

Dafina, e cila në skenën shqiptare ka qenë gjithmonë unike për stilin, vokalin dhe energjinë e saj, duket se po përgatitet të dhurojë dy netë spektakolare që do të mbahen mend gjatë. /Telegrafi/


Dafina Zeqiri (Shumë qef - YouTube)

Dafina Zeqiri (Shumë qef - YouTube)

Dafina Zeqiri ndan momente të ëmbla familjare: Këngëtarja shijon ditët si nënë, ndërsa po përgatit edhe koncertin e radhës

6 December 2025 at 19:36


Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka publikuar së fundi disa fotografi të veçanta nga përditshmëria e saj, duke ndarë me ndjekësit momente të ngrohta familjare.

Në postimin e saj, ajo shkroi thjesht: “Jeta”, duke lënë të kuptohet se faza e re si nënë po i sjell emocionet dhe lumturinë më të madhe të mundshme.

Në imazhe shihet artistja e shtrirë pranë foshnjës, duke reflektuar qetësi dhe afeksion. Në një tjetër fotografi paraqitet partneri i saj, Kreshniku, teksa mban beben në krahë.

Dafina Zeqiri/Instagram

Pjesë e postimit ishin edhe disa çaste të tjera nga rutina e këngëtares, duke dëshmuar jetën e saj të balancuar mes familjes dhe angazhimeve profesionale.

Megjithëse ka pak kohë që është bërë nënë, Dafina i është rikthyer menjëherë ritmit të saj artistik.

Dafina Zeqiri/Instagram

Këngëtarja tashmë është duke punuar për përgatitjen e një koncerti, duke dëshmuar edhe një herë energjinë dhe dedikimin e saj të zakonshëm.

Fansat e kanë përshëndetur këtë fazë të re të jetës së saj, duke e mbështetur si në rolin e nënës, ashtu edhe në karrierën muzikore. /Telegrafi/

Dafina Zeqiri/Instagram

Dafina Zeqiri/Instagram

Dafina Zeqiri/Instagram

Dafina Zeqiri/Instagram

Dafina Zeqiri/Instagram

Dafina Zeqiri/Instagram

Dafina Zeqiri shton edhe një natë të koncertit të saj për shkak të kërkesës së lartë – biletat kanë dalë në shitje

3 December 2025 at 20:11


Artistja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka shtuar edhe një datë tjetër për koncertin e saj “Supernova”.

Këngëtarja njoftoi se koncerti do të mbahet për dy net radhazi në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë, më 25 dhe 26 dhjetor për shkak të kërkesave të larta.

Biletat për natën e dytë tashmë kanë dalë në shitje dhe mund t’i blini në uebsajtin e saj.

Kujtojmë se për natën e parë, biletat “regular” dhe “fanpit” janë shitur plotësisht, ndërsa kanë mbetur vetëm biletat VIP.


Për natën e dytë, publiku mund të blejë bileta “fanpit” me çmim prej 40 euro, “regular” prej 30 euro, ndërsa biletat VIP kushtojnë 80 euro.

Biletat “fanpit” ju vendosin më afër skenës, ndërsa ato “regular” janë të pozicionuara më larg.

Ky është koncerti i parë madhështor që Dafina Zeqiri sjell në këtë format, duke premtuar një spektakël të vërtetë së bashku me orkestrën.

Dafina për Shpat Kasapin: Mungesa jote na kujton sa e shkurtër është jeta dhe sa e rëndësishme është të japim dashuri

3 December 2025 at 13:08


Këngëtari i njohur nga Tetova, Shpat Kasapi, ndërroi jetë një javë më parë.

Ai vdiq nga sulmi në zemër në moshën 40-vjeçare, derisa ndodhej me familjen në Itali.

Të shumtë ishin miqtë e kolegët që shprehën ngushëllime për të e thanë fjalët më të mira.

Foto: Facebook

Këtë herë ka qenë Dafina Zeqiri, e cila i ka bërë sërish një dedikim prekës.

Postimi i plotë i Dafinës (pa ndërhyrje):

"Çdo ditë që kalon, të kujtojmë Shpat Kasapi.Edhe pse jeta po kthehet ngadalë në rutinë, prezenca jote dhe muzika jote mbesin me neve.

E çmojmë njeriun që ke qenë, artin respektin që e ke fituar gjithmonë me shpirt të pastër.

Mungesa jote na kujton sa e shkurtër është jeta, e sa e rëndësishme është me dhënë dashuri, mbështetje e mirësi, sa jemi gjallë.

Urojmë që ata njerëz që janë të lënduar, me gjet qetësi, me liru negativitetin, me u shëru, e me zgjedh veç dashurinë". /Telegrafi/

Dafina Zeqiri publikon këngën e re "Dashninë e vjetër"

1 December 2025 at 17:30


Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor me titull “Dashninë e vjetër”.

Kënga mban firmën e vet artistes në tekst, së bashku me Indrit Doden dhe Rron Kain, ndërsa producimi është realizuar nga Twix.

Kjo këngë tashmë është publikuar e plotë në YouTube dhe po pritet me interes nga fansat e saj, të cilët prej kohësh kanë kërkuar materiale të reja nga Dafina.

Foto: YouTube

Përveç lansimit të këngës, artistja ka paralajmëruar edhe një rikthim madhështor në skenë.

Më 25 dhjetor, Zeqiri do të mbajë një koncert special, i cili pritet të jetë një nga eventet më të mëdha të fundvitit për publikun shqiptar.

Fansat e saj tashmë janë entuziastë për projektet e reja dhe për surprizat që Dafina ka paralajmëruar për këtë sezon festiv.

Edhe pas shumë vitesh, po vazhdon të jetë në formë dhe me përplot hite. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

E prekur dhe me lot në sy, Dafina Zeqiri e pranishme në homazhet për Shpat Kasapin

30 November 2025 at 11:52


Këngëtarja, Dafina Zeqiri u pa e pranishme në ceremoninë e homazheve për Shpat Kasapin, duke shoqëruar bashkëshortin e saj, Kreshnik Gjergjin.

Ajo dukej tejet e prekur dhe nuk i përmbante dot lotët teksa ndante dhimbjen për humbjen e papritur të mikut dhe kolegut të saj.

Gjatë ceremonisë, Dafina iu afrua familjarëve të Kasapit dhe i përqafoi, duke i dhënë mbështetje në këtë moment të vështirë.

Vdekja e papritur e Shpat Kasapit ka tronditur thellë jo vetëm familjen dhe miqtë, por edhe të gjithë kolegët e tij në skenën muzikore dhe fansat, të cilët vazhdojnë të ndajnë dhimbjen për humbjen e një prej artistëve më të dashur të vendit. /Telegrafi/

"Tragjedi e madhe" - reagime të shumta nga artistët pas ndarjes nga jeta të Shpat Kasapit

26 November 2025 at 11:27


Humbja e papritur e këngëtarit të njohur Shpat Kasapi ka tronditur thellë komunitetin muzikor shqiptar dhe fansat e tij.

Lajmi për ndarjen nga jeta të artistit ka shkaktuar reagime të shumta, ndërsa kolegë, miq dhe admirues kanë ndarë mesazhe ngushëllimi në rrjetet sociale, duke përkujtuar kontributin dhe personalitetin e tij të veçantë.

Mes artistëve që reaguan ishin Ramadan Krasniqi – Dani, Gili, Vesa Luma, Rovena Stefa, Dafina Zeqiri, Robert Berisha dhe Stresi.

Shpat Kasapi

Të gjithë shprehën dhimbjen e tyre për humbjen e Kasapit dhe përkujtuan momentet e përbashkëta, performancat muzikore dhe marrëdhëniet e ngrohta personale me të.

Mesazhet e tyre përmbajnë ngushëllime për familjen dhe për publikun shqiptar, duke treguar se humbja e Shpatit ndjehet në të gjithë komunitetin e muzikës shqiptare.

Këto reagime të shumta dhe të ndjera tregojnë jo vetëm ndikimin e madh që Shpati kishte në skenën muzikore, por edhe lidhjen e fortë emocionale që ai krijoi me kolegët dhe fansat gjatë karrierës së tij.

Më poshtë reagimet e plota:

Foto: Instagram

Foto: Instagram

Foto: Instagram


Foto: Instagram

Foto: Instagram


/Telegrafi/

Dafina Zeqiri shpërthen pas skandalit në BBVK: Si lejohet kjo dhunë në TV?!

By: gaze tare
21 November 2025 at 19:48

Pas publikimit të disa momenteve nga Big Brother VIP Kosova 4, ku banoret Benita dhe Alba shihen duke ushtruar presion dhe bullizim ndaj 18-vjeçares Elijona Binakaj, reagimet në rrjetet sociale nuk kanë munguar. Mes tyre, më i komentuari ka qenë ai i këngëtares së njohur Dafina Zeqiri, e cila shpërtheu hapur ndaj formatit dhe ndërhyrjes së munguar institucionale. Pamjet që qarkulluan gjerësisht nxitën debat për mënyrën se si realitetet televizive trajtojnë konkurrentët dhe për rrezikun e normalizimit të sjelljeve agresive në emër të “show-it”.

“Është e tmerrshme që Big Brother lejohet ende me ekzistu! Kur bullizimin, dhunën fizike dhe psikike e shfaqin si argëtim. TV duhej me qenë i sigurt për fëmijë, jo me normalizu dhunë. Ku po shkon ky vend që këtë lejon vit pas viti?”

Reagimi i saj mori mijëra pëlqime dhe u shpërnda masivisht, duke krijuar një valë mbështetjeje nga publiku që ndau të njëjtat shqetësime.

“Ku janë institucionet?” – Dafina vë në pah përgjegjësinë e shtetit

Kur një ndjekës e pyeti pse nuk ndërhyjnë institucionet për situata të tilla, këngëtarja dha një përgjigje po aq të drejtpërdrejtë:

“Po më duket kot flasim kur kryesorët e shtetit nuk marrin masa. Besoj që i shohin reagimet e të gjithëve, po?”

The post Dafina Zeqiri shpërthen pas skandalit në BBVK: Si lejohet kjo dhunë në TV?! appeared first on iconstyle.al.

Pas bullizmit në BBVK 4, reagon Dafina Zeqiri: Është e tmerrshme që Big Brother lejohet ende të ekzistojë, ku po shkon ky vend që e organizon këtë vit pas viti

21 November 2025 at 18:06


Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka reaguar publikisht pas qarkullimit të disa videove në rrjetet sociale, ku shihen banoret e Big Brother VIP Kosova 4, Benita Zena dhe Alba Pollozhani, teksa intimidojnë dhe bullizojnë banoren më të re të shtëpisë, Elijona Binakajn.

Pamjet, të cilat kanë ngjallur reagime të shumta nga publiku, kanë vënë në qendër të diskutimit mënyrën si trajtohen pjesëmarrësit brenda formatit, sidomos rastet ku sjelljet agresive shihen si pjesë e “argëtimit”.

Dafina, e cila shpesh ka shprehur qëndrime të forta kundër dhunës dhe bullizimit, këtë herë u shpreh tejet e indinjuar. Në një koment të lënë në rrjetet sociale, ajo shkroi: "Është e tmerrshme që Big Brother lejohet ende me ekzistu! Kur bullizimin, dhunën fizike dhe psikike e shfaqin si argëtim. TV duhej me qenë i sigurt për fëmije, jo me normalizu dhunë. Ku po shkon ky vend që këtë lejon vit pas viti?"


Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Reagimi i saj mori dhjetëra pëlqime dhe u shpërnda gjerësisht nga ndjekësit. Këngëtarja nuk u ndal me kaq. E pyetur nga një fans se pse institucionet nuk veprojnë, ajo shtoi edhe një koment tjetër kritik ndaj autoriteteve: "Po më duket kot flasim kur kryesorët e shtetit nuk marrin masa. Besoj që i shohin reagimet e të gjithëve po?".

Reagimi i Dafinës ka hapur edhe një herë debatin për rolin e televizioneve në normalizimin e sjelljeve agresive, si dhe për përgjegjësinë që mbajnë platformat mediale dhe institucionet shtetërore në mbrojtjen e të rinjve dhe standardeve etike.

Big Brother VIP Kosova ende nuk ka dhënë një reagim zyrtar lidhur me kritikat e fundit. /Telegrafi/

Situatat në ”BBVK4”, Dafina Zeqiri: Po e normalizojnë bullizimin dhe dh*nën fizike

By: redi
21 November 2025 at 14:49

Në ”Big Brother Kosova Vip 4” ka plasur një situatë që është bërë virale në rrjetet sociale. Elijona Binakaj, banorja 18-vjeçare që ka humbur nënën dhe motrën në një aksident tragjik, është vënë nën presion të madh nga Alba dhe Benita gjatë ditëve të para të qëndrimit në shtëpi. Jo vetëm kjo, por edhe veprime të tjera janë kthyer nga dyshja Alba-Benita kundër Elijonës me bullizim dhe presion të…

Source

❌
❌