Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 31 December 2025Main stream

Bilanci “tragjik” i PD?!/ Çupi: Berisha ka humbur mbi 200 mijë votues

By: Rovena
30 December 2025 at 23:49

Analisti Frrok Çupi, i ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News, komentoi zhvillimet politike brenda Partisë Demokratike dhe figurën e Sali Berishës, duke u ndalur te bilanci i këtij viti për opozitën.

Sipas Çupit, Berisha duhet të reflektojë mbi humbjen e rreth 200 mijë votuesve nga PD, ndërsa theksoi se ai ka arritur të shmangë përballjen me drejtësinë dhe të konsolidojë pozitat e tij brenda partisë, duke mposhtur kundërshtarët e brendshëm. Analisti ngriti gjithashtu kritika për rolin e SPAK dhe mungesën e përgjegjësisë, sipas tij, për ngjarje të rënda si 21 Janari dhe Gërdeci.

“Berisha duhet të analizonte pse PD këtë vit ka humbur 200 mijë votues, dhe ky është vërtet një bilanc. Ai ia doli për një vit që drejtësia nuk arriti që të merrej me të. SPAK ka qenë në favor të familjes kriminale të Berishës të shpallur non grata.

Një sukses tjetër, mposhti armiqtë e brendshëm, Bashën, Salianjin. Më duket se po arrin një fitore të madhe që të mos përgjigjet për ’21 Janarin’ dhe të vdekuri e Gërdecit”, tha Çupi./abcnews.al

Rama: Ndërhyjmë në drejtësi!/ Çupi: Ndalja e vrullit të drejtësisë, risistemim i shtetit! Rama doli nga klishetë

By: Rovena
30 December 2025 at 23:44

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të martë konferencën e fundit për mediat për vitin 2025, ku për rreth tre orë trajtoi një sërë çështjesh që lidhen me qeverisjen dhe funksionimin e shtetit.

Analisti Frrok Çupi, i ftuar në  “Ora e Fundit” në ABC News, vlerësoi se Rama doli nga klishetë e zakonshme të fundvitit, duke shmangur shifrat formale dhe duke u ndalur te ajo që ai e cilësoi si “qeverisje e shkathët”.

Sipas Çupit, fokusi kryesor i Kryeministrit ishte raporti mes pushteteve dhe veçanërisht roli i drejtësisë, duke ngritur shqetësime për balancën institucionale dhe nevojën për radhitjen e pushteteve në përputhje me parimet e shtetit demokratik.

“Kryeministri doli nga klishetë e përvitshme. Nuk ra në pozitat që të fliste me shifra të mërzitshme, që njerëzit gjatë gjithë vitit i kalojnë nëpër duar dhe i dinë. Rama kaloi tek ajo që quhet qeverisja e shkathët, që aplikohet në vendet më të zhvilluara të botës. Rama solli një problem shumë të madh, problemin e vitit, raportin e trupave të drejtësisë me trupa e tjerë të vendit. Janë thënë disa nga parimet kryesore të shtetit të cilat janë cenuar kohët e fundit. Kryeministri radha një kontribut për radhitjen e pushteteve, e cila është gjëja më e rëndësishme për funksionimin e pushteteve. Burimi i pushteteve është populli, sovrani. Këto vitet e fundit për ne është krijuar një tabu, tabuja e SPAK dhe të prokurorëve.

Mund të kishim një tragjedi, nëse shteti, parlamenti dhe presidenti nuk të kishin vendosur barrikadën ndaj specieve të gjyqtarëve dhe prokurorëve që kukonin të merrnin pushtetin. Ndalja e këtij vrulli do të thotë që të risistemohet shteti, pas një trilli shumë të madh të prokurorëve dhe gjyqtarëve që mendonin se mund të bënin gjithçka me të drejtën e njeriut. Një ditë do e shikonim veten në llumin e varfërisë. Pasi të mbaronin punë me zëvendëskryeministren do merreshin me kryeministrin, pa asnjë provë, dhe më pas do ishte rrënuar qeveria. Ajo që ishte e guximshme ishte fakti që parlamenti kërkon t’i vendosë gjërat në vijë. Këto gabime vijnë nga mazhoranca që u hapi syrin prokurorëve dhe gjyqtarëve”, tha Çupi./abcnews.al

Presidenti ukrainas konfirmon bisedimet me Trump për vendosjen e mundshme të trupave amerikane në Ukrainë

By: Rovena
30 December 2025 at 23:19

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka konfirmuar se po zhvillon bisedime me presidentin e SHBA-së, Donald Trump mbi vendosjen e mundshme të trupave amerikane në Ukrainë, por theksoi se një vendim i tillë do të varet vetëm nga udhëheqësi i SHBA-së.

Kreu i shtetit e tha këtë duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, raporton Ukrinform.

Kur u pyet nëse, si pjesë e garancive të sigurisë, Shtetet e Bashkuara planifikojnë të vendosin trupat e tyre në Ukrainë – përgjatë vijës së demarkacionit apo në kufi – Zelensky tha: “Për të qenë i sinqertë, kjo mund të konfirmohet vetëm nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Këto janë trupa amerikane, dhe për këtë arsye është Amerika që merr vendime të tilla. Sigurisht, ne po e diskutojmë këtë si me presidentin Trump ashtu edhe me përfaqësuesit e Koalicionit të Vullnetit”.

Ai shtoi se Ukraina do të donte të shihte trupat amerikane në territorin e saj si një garanci sigurie. Sipas Zelensky, ky do të ishte një pozicion i fortë për sa i përket garancive të sigurisë, transmeton Telegrafi.

Siç është raportuar, presidenti i SHBA-së, tha se është arritur shumë përparim në bisedimet për t’i dhënë fund luftës pas takimit të tij me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili u zhvillua të dielën, më 29 dhjetor, në rezidencën Mar-a-Lago në shtetin e Floridës.

Lorna xheloze për marrëdhënien e Mirit me Selin?

By: gaze tare
30 December 2025 at 23:42

Gjatë prime-t të sotëm u diskutua marrëdhënia mes Selin, Mirit dhe Lornës. Miri dhe Lorna kanë deklaruar se njihen më parë me njëri-tjetrin, por shpjeguan më tej rreth marrëdhënies së tyre.

Biseda mes tyre; 

Lorna: Ne njihemi disi jashtë përpara shumë vitesh në një program në Top Channel, por nuk kemi patur një raport të afërt. Prej vitesh nuk kemi pasur asnjë kontakt ne kemi pasur afrimitet dhe konfuzion.

Ne kemi një raport që plotësojmë njëri tjetrin. Ia thash edhe Kristit që kur nis i flet diçka unë e plotësojmë dhe kemi qenë në një endje. E më pas Mirit i lindi ideja se në një botë tjetër ne mund të kishim qenë bashkë.

Miri: Ka 10 vite, jemi takua në një lokal. Ka qenë një takim jo shumë miqësor. Nuk kam qenë në asnjë moment vetëm për vetëm me Lornën. Ka qenë në një formë batutë ajo që bëra unë.

Unë krevatin që e ndaj me Selin, ishte fati im që e zgjodhi Krisi. Në vazhdim ne vazhduam me atë linjë. Se Lorna mund të ndjehet e xhelozuar ngaqë ndaj shtratin me Selinë, s’di ta them. Më afër konsideroj Selin. Është një marrëdhënie dukshëm më afër. Është më e çiltër më e pastër më e sinqertë.

The post Lorna xheloze për marrëdhënien e Mirit me Selin? appeared first on iconstyle.al.

Jessie J: Ndihem sikur jam në një pikë shumë të ulët, gjithë trishtimi ka dalë në sipërfaqe

By: gaze tare
30 December 2025 at 23:10

Jessie J ndau ndjenjat e saj për vitin që po largohet, duke e përshkruar atë si një nga më të vështirët dhe magjikët në të njëjtën kohë.

Këngëtarja 37-vjeçare, e cila vazhdon të luftojë kancerin e gjirit, ngarkoi një foto në Instagram ku ishte kapur në lot dhe rrëfeu se kishte ndjerë psikologjinë e saj duke u shembur kohët e fundit.

“Në një botë plot me ‘gjithçka është mirë, jam e lumtur, jam mirë, jeta është perfekte’, në këtë kohë të vitit për shumë prej nesh bashkëjetojmë – përkrah të mirës dhe shumë të mirës ose edhe vetëm – zi, dhembje, dhimbje, trishtim, pikëllim dhe nevojë për të reflektuar dhe përpunuar atë që kemi përjetuar”, shkroi ajo fillimisht.

“Ky vit ka qenë i rëndë dhe i vështirë në shumë mënyra për të gjithë ne. “Për mua personalisht, ishte një nga vitet më të vështira, por edhe më magjike të jetës sime. Personalisht dhe profesionalisht”, shtoi ajo.

Jessie J vuri në dukje se është hera e parë pas disa muajsh që ajo ka ndaluar së punuari dhe tani “i gjithë trishtimi ka dalë jashtë”, duke e bërë këtë javë të ndihet e pakontrollueshme. “Kështu që kam qarë shumë. Kam shkruar… dhe jam ndjerë vërtet shumë keq, për të qenë e sinqertë. Më keq se kaq kam ndjerë prej një kohe të gjatë. Një grumbull gjërash që sapo dalin në sipërfaqe dhe unë po i nxjerr jashtë”, tha ajo.

Në mbyllje, këngëtarja i nxiti njerëzit të ndanin vështirësitë e tyre:

“Mos e mbani brenda, njerëz. Ne nuk jemi mbinjerëz, as nuk jemi të destinuar të jemi të lumtur dhe pozitivë gjatë gjithë kohës. Është e shëndetshme dhe normale të qash, dhe nëse dikush që e do po qan, mos thuaj, ‘Hajde, mos qaj’ – thuaj, ‘Eja këtu’. Po u dërgoj dashuri kujtdo që ndihet kështu tani. Nuk ka ‘mbyllje pozitive’ në këtë. Unë jam thjesht me ju. Është thjesht… ndonjëherë.”

The post Jessie J: Ndihem sikur jam në një pikë shumë të ulët, gjithë trishtimi ka dalë në sipërfaqe appeared first on iconstyle.al.

Yesterday — 30 December 2025Main stream

Islanda shënoi “ditën më të nxehtë në prag të Krishtlindjeve ndonjëherë”

By: Rovena
30 December 2025 at 22:55

Temperatura rekord prej gati 20°C u arritën në Islandë në prag të Krishtlindjeve, konfirmoi zyra lokale meteorologjike. Seyðisfjörður, një qytet i vogël në lindje të Islandës, arriti 19.8°C më 24 dhjetor. Temperaturat mesatare të dhjetorit në Islandë janë midis -1°C dhe 4°C. Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, atje, ishte një ditë e nxehtë në përgjithësi: një temperaturë prej 19.7°C u mat në Bakkagerði në Borgarfjörður lindor, në lindjen e largët të vendit.

Rekordi i mëparshëm u vendos më 2 dhjetor 2019, kur temperatura u mat në 19.7°C në Kvískerjar në Öræfi, në juglindje të Islandës. Birgir Örn Höskuldsson, nga Zyra Meteorologjike Islandeze, i tha agjencisë së lajmeve RÚV se kushtet për rekordin e temperaturës ishin krijuar për shkak se ajri i ngrohtë me origjinë tropikale ishte mbi vend.

Një sistem i fortë me presion të lartë po tërhiqte ajër të ngrohtë dhe të lagësht në jug dhe po pengonte ajrin e ftohtë të hynte brenda. Siç vlerësohet më tej, Islanda po ngrohet për shkak të ngrohjes globale të shkaktuar nga djegia e lëndëve djegëse fosile dhe çlirimi i gazrave serrë në atmosferë.

Në maj, pati valë të nxehta rekord në të gjithë vendin me zona 3-4 gradë Celsius më të nxehta se zakonisht. Rekordet e temperaturës së majit u vendosën në 94% të të gjitha stacioneve automatike që kanë funksionuar për të paktën 20 vjet.

Temperatura më e lartë ishte 26.6 gradë Celsius në aeroportin Egilsstaðir në Islandën Lindore më 15 maj. Në fillim të këtij viti, mushkonjat u gjetën në Islandë për herë të parë pasi ngrohja globale e bën atë më mikpritëse për insektet.

Vendi deri atëherë ishte një nga vetëm dy vendet që nuk kishin një “popullsi mushkonjash”, tjetri ishte Antarktida. Studimet kanë treguar se rajoni i Arktikut po ngrohet me katër herë më shumë se pjesa tjetër e planetit, dhe Islanda ka përjetuar nxehtësi rekord këtë vit.

Teleferiku përplaset në barrierën e stacionit malor/ Itali, gjashtë të lënduar dhe më shumë se 100 të bllokuar

By: Rovena
30 December 2025 at 22:26

Gjashtë persona, përfshirë një fëmijë, mbetën të lënduar pasi një teleferik u përplas me një barrierë stacioni ndërsa i afrohej një maje mali ‘shumë shpejt’ në Itali.

Rreth njëqind persona mbetën gjithashtu të bllokuar pas incidentit, i cili ndodhi në teleferikun Macugnaga, në rajonin Verbano-Cusio-Ossola të Piemontes.

Raportet e mediave lokale pretendojnë se teleferiku mbërriti në stacion, i cili ndodhet qindra metra në ajër, shumë shpejt. Pistat e skive përreth u mbyllën dhe teleferiku i skive u ndal pas incidentit.

Personat e bllokuar u evakuuan nga Korpusi Kombëtar i Shpëtimit Alpin nëpërmjet dy helikopterëve zjarrfikës. Gjashtë të lënduarit u trajtuan menjëherë nga mjekët në vendngjarje, por do të transportohen në një spital lokal.

Filippo Besozzi, drejtori i Macugnaga Trasporti e Servizi, i tha Corriere: ‘Kishim një problem teknik. Kabina që mbante skiatorët mbërriti në stacion shumë shpejt. Ne aktivizuam frenat e emergjencës, por pavarësisht kësaj, kabina goditi barrierat e sigurisë’.

U arrestua për abuzim me të miturën/ Fqinjët të tronditur: Është baba i 4 vajzave, është bërë edhe gjysh

30 December 2025 at 22:06

POGRADEC- Një 12-vjeçare pas një vizite në spitalin e Korçës, ka rezultuar të jetë shtatzënë, rreth 22 javëshe. Dyshohet se e mitura është abuzuar seksualisht me forcë nga një i moshuar me njohje familjare me familjen e të miturës.

Policia ka arrestuar Rrushan Selko, 67 vjeç, si autor të dyshuar të abuzimit me të miturën. Të afërmit e tij thonë se 67-vjeçari është baba i katër fëmijëve, madje është bërë gjysh, por se nuk kanë dijeni për rastin.

“Unë e njoh si burrë të mirë. Nuk di gjë fare, se çfarë ka ai, se di. Unë nuk kam marrë vesh asnjë gjë. Kur erdhi policia, i çova deri aty lart dhe ika. Vajzën e njoh, është fëmijë. Marrëdhënia e të dyja familjeve është shumë e mirë. Shkojnë e vijnë. Janë komshinj. Rrushani është pensionist, rri në shtëpi. Nuk dimë gjë fare, tani e morëm vesh. S’kemi dëgjuar ndonjëherë. Ai gruan e ka.”, tha Adem Selko, kushëriri i autorit.

Të tjerë thonë se autori nuk njihej si njeri problematik.

“Ai personi është i mirë, nuk është aq i keq, nuk kam dëgjuar llaf të keq për të. Unë tani e mora vesh. Unë s’di gjë, u trondita. Njihet si burrë i mirë në fshat. Ne nuk kemi ndjerë asgjë.
Familjen e vajzës nuk e njoh, ia kam idenë fare. Nga i njëjti fshat jemi, por nuk e di unë se çfarë bëjnë.

Unë rri në shtëpinë time. Unë u trondita, po ai i mirë është. Nuk njihej si njeri problematik. Ai është familjar, ka 4 vajza. Është edhe gjysh, ka nipa, mbesa. Fëmijët i ka të martuar.”, tha Zybe Selko, gruaja e kushëririt të autorit të dyshuar./abcnews.al

Bilanci i luftës në Lindjen e Mesme/ Eksperti: Irani synon të rikthejë programin bërthamor, rrezik për…

By: Rovena
30 December 2025 at 21:58

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare në SHBA, Medlir Mema, ka analizuar zhvillimet kryesore të konflikteve gjatë vitit 2025, duke u ndalur veçanërisht te situata në Lindjen e Mesme dhe roli i Iranit.

I ftuar në emisionin “War Report” në ABC News, Mema theksoi se Irani po vijon përpjekjet për ndërtimin e një programi balistik si pjesë e strategjisë së vetëmbrojtjes, ndërsa paralajmëroi se ndryshimi i gjuhës politike dhe diskutimet për shënjestrimin e programeve bërthamore iraniane rrisin rrezikun e përshkallëzimit të konfliktit.

Sipas tij, çdo sulm nga Izraeli do të pasohej nga kundërpërgjigjja e Iranit, duke shtuar më tej paqëndrueshmërinë në një rajon tashmë të brishtë.

“Irani për të mbrojtur veten e vetë është që të ketë një program balistik. Është i pandryshueshëm fakti që Irani po përpiqet që të ndërtojë një program balistik. Por, gjuha ka ndryshuar, këtë e la të kuptohet edhe takimi i Netanyahut me Trump, për shkatërrim dhe shënjestrim të programit bërthamor dhe programit të përgjithshëm të Iranit dhe kjo sjell një përshkallëzim të konfliktit. Nëse sulmohet nga Izraeli, Irani do të kundërpërgjigjet.

Në Lindjen e Mesme nuk duhet shumë për të krijuar destabilitet. Irani nuk është si ka qenë në fillim të vitit. Megjithëse kishte një vit të vështirë, ka durim, pret dhe e di që pak e nga pak bazat e saj. Irani do të mundohet që të ndërtojë forcat në rajon dhe do të mundohet që të rindërtohet për të mbrojtur veten”, tha Mema.

Bilanci i luftës në Ukrainë/ Krisafi: Trump s’arriti paqen në Ukrainë, sot zgjidhja e konfliktit më e vështirë seç ishte në janar të 2025

30 December 2025 at 21:30

TIRANË– Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ledion Krisafi, ishte i ftuar në emisionin “War Report”, ku analizoi zhvillimet e fundit të luftës në Ukrainë dhe perspektivën e paqes.

Sipas Krisafit, viti i fundit nuk ka sjellë ndryshime të mëdha në terren për Ukrainën, pavarësisht pritshmërive se do të ishte një vit i paqes. Ai theksoi se konflikti ka rezultuar shumë më i ndërlikuar për t’u zgjidhur nga sa ishte parashikuar, madje edhe nga presidenti Donald Trump.

Krisafi vuri në dukje se Shtetet e Bashkuara nuk janë të gatshme të ofrojnë garanci reale sigurie për Ukrainën.

Sipas tij, garancia 15-vjeçare e përfolur në media mbetet vetëm në letër dhe nuk reflektohet në situatën reale në terren, çka përbën një nga problemet kryesore për Kievin, i cili nuk ndihet i sigurt.

Nga ana tjetër, eksperti nënvizoi se Rusia e percepton veten si fituese të luftës dhe, sipas tij, janë fituesit ata që në fund vendosin kushtet e marrëveshjes. Ai shtoi se Rusisë mund t’i duhen deri në dy vite për të marrë të gjithë rajonin e Donetskut, nëse dinamika aktuale e konfliktit vazhdon.

“Një vit, që nuk ka ndryshuar ndonjë gjë të madhe për Ukrainë, Të gjithë pritën të ishte vit i paqes, por konflikti ishte shumë i ndërlikuar për ta zgjidhur, siç mendoi Trump, dhe them se zgjidhja e konfliktit tani është shumë herë më vështirë për t’u zgjidhur seç ishte në janar.

Amerikanet nuk janë të gatshëm të japin garanci sigurie për Ukrainën. Garancia prej 15 vitesh, siç raportohet në media, është garanci vetëm në letër dhe ky është problemi kryesor që ka sot Ukraina në terren.

Rusët mendojnë se janë duke fituar luftën dhe fituesit janë atë që do hedhin firmën në fund. Rusisë i dihen deri në dy vjet për të marrë të gjithë Donetsk”, theksoi ai./abcnews.al

SHUMA/ Qeveria miraton paketë financiare shtesë, kategoritë që përfitojnë

By: Rovena
30 December 2025 at 21:30

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që synon mbështetjen financiare të shtresave në nevojë, përmes kompensimit të të ardhurave mujore dhe dhënies së ndihmës së drejtpërdrejtë financiare.

Vendimi parashikon masa të diferencuara kompensimi për individë dhe familje me nivele të ndryshme të ardhurash, përfshirë pensionistë, persona me aftësi të kufizuara, përfitues të ndihmës ekonomike, si dhe kategori të tjera të mbrojtjes sociale, me qëllim lehtësimin e barrës ekonomike dhe përmirësimin e kushteve të jetesës.

Këshilli i Ministrave vendosi:

•Përfitojnë kompensim të të ardhurave mujore deri në 1 800 (një mijë e tetëqind) lekë në muaj personat me të ardhura deri në 40 000 (dyzet                   mijë) lekë në muaj në datën 31.12.2025, sipas kategorive

•Përfitojnë kompensim të të ardhurave mujore deri në 800 (tetëqind) lekë në muaj personat me të ardhura deri në 22 000 (njëzet e dy mijë) lekë në muaj në datën 31.12.2025, sipas kategorive

•Përfitojnë kompensim të të ardhurave mujore deri në 1 000 (një mijë) lekë në muaj personat me të ardhura deri në 18 000 (tetëmbëdhjetë mijë) lekë në muaj në datën 31.12.2025, sipas kategorive

•Përfitojnë kompensim të të ardhurave mujore deri në 600 (gjashtëqind) lekë në muaj personat me të ardhura deri në 30 000 (tridhjetë mijë) lekë në muaj në datën 31.12.2025, që përfitojnë pension invaliditeti, të caktuar sipas                 ligjit

•Përfitojnë kompensim të të ardhurave mujore deri në 700 (shtatëqind) lekë në muaj personat me të ardhura deri në 18 000 (tetëmbëdhjetë mijë) lekë në muaj në datën 31.12.2025, që përfitojnë pension familjar, të caktuar sipas ligjit

•Përfitojnë mbështetje financiare për vitin 2025, në masën 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë, kategoritë e mëposhtme:

a) Familjet dhe individët, që trajtohen me ndihmë ekonomike
b) Fëmijët pa kujdes prindëror, të vendosur në familje kujdestare;
c) Personat me aftësi të kufizuara
ç) Individët përfitues të statusit
“Statusi i invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik”,
d) Individët përfitues të statusit “Për statusin e të verbrit”
dh) Ndihmësit personalë të përfituesve të pagesave të aftësisë së kufizuar

EMRAT/ Qeveria jep pensione speciale për artistë e sportistë të njohur

By: Rovena
30 December 2025 at 21:19

Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të martë, në prag të natës së ndërrimit të viteve, një vendim për dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror për 13 qytetarë, në shenjë vlerësimi dhe mbështetjeje nga shteti. Sipas vendimit, përfituesit do të marrin një shtesë në masën e dhjetëfishit të pensionit social, e cila u akordohet Agim Nuri Bajko, Agustin Pjetër Kola, Aishe Daut Stari, Edera Kabil Alibegaj,  Kostandin Aleko Kamberi, Kostandin Llazar Shkurti, Kujtim Rexhep Vorpsi, Leonard Sifi Toska, Nikolin Luigj Gurakuqi, Rapo Selman Tao, Shegushe Hysni Bebeti, Vasillaq Thoma Ruci dhe  Virxhil Athanas Karaja.

Dhënia e shtesës së pensionit të posaçëm

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Agim Nuri Bajko, në masën e dhjetëfishit të pensionit social

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Agustin Pjetër Kola, në masën e dhjetëfishit të pensionit social

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror znj. Aishe Daut Stari, në masën e dhjetëfishit të pensionit social

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror znj. Edera Kabil Alibegaj, në masën e dhjetëfishit të pensionit social

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Kostandin Aleko Kamberi, në masën e dhjetëfishit të pensionit social

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Kostandin Llazar Shkurti, në masën e dhjetëfishit të pensionit social

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Kujtim Rexhep Vorpsi, në masën e dhjetëfishit të pensionit social

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Leonard Sifi Toska, në masën e dhjetëfishit të pensionit social

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Nikolin Luigj Gurakuqi, në masën e dhjetëfishit të pensionit social

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Rapo Selman Tao, në masën e dhjetëfishit të pensionit social

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror znj. Shegushe Hysni Bebeti, në masën e dhjetëfishit të pensionit social

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Vasillaq Thoma Ruci, në masën e dhjetëfishit të pensionit social

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Virxhil Athanas Karaja, në masën e dhjetëfishit të pensionit social

  • Miratimin, në parim, të protokollit, për ndryshimin e marrëveshjes së 6 prillit 2010, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Federale të Gjermanisë, për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe evazionit fiskal për taksat mbi të ardhurat dhe kapitalin
  • Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Azerbajxhanit, për bashkëpunimin në fushën e luftës kundër krimit
  • Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin teknik 2024 për projektin “Green Vjosa (Vjosa e Gjelbër) – zhvillim rajonal i gjelbër dhe gjithëpërfshirës në zonën e ujëmbledhësit të Parkut Kombëtar të Vjosës”
  • Krijimin e bazës së të dhënave shtetërore të Sistemit të Menaxhimit të Informacionit të Arsimit të Lartë (në vijim SMIAL).

Institucioni administrues i bazës së të dhënave shtetërore SMIAL është Qendra e Shërbimeve Arsimore.

  • Fondi i rindërtimit

Përdorimin e fondit të rindërtimit, në masën 37 228 725 (tridhjetë e shtatë milionë e dyqind e njëzet e tetë mijë e shtatëqind e njëzet e pesë) lekë pa TVSH, për financimin e rindërtimit të banesave individuale për ata individë, të cilët përfitojnë nga grantet e rindërtimit, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte që duhen rindërtuar nga e para, në bazë të aktekspertizave të thelluara, në Bashkinë Shijak.

Përdorimin e fondit të rindërtimit, në masën 315 401 450,36 (treqind e pesëmbëdhjetë milionë e katërqind e një mijë e katërqind e pesëdhjetë presje tridhjetë e gjashtë) lekë pa TVSH, për financimin e rindërtimit të shkollës së mesme të bashkuar “Ramazan Karaj”, Bashkia Krujë.

 

Dy persona gjenden të vdekur në një vilë në Pejë

By: Rovena
30 December 2025 at 21:13

Dy persona, një burrë dhe një grua, janë gjetur pa shenja jete në një vilë në Pejë, kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nga Policia dhe Prokuroria në këtë komunë.

Policia është njoftuar për rastin rreth orës 15:10, tha zëdhënësi i këtij institucioni në Pejë, Fadil Gashi.

“Rreth orës 15:10 policia është informuar se në rrugën e KFOR-it se dyshohet se dy persona në një vilë janë pa shenja jete. Policia dhe ekipi i emergjencës ka dal në vendin e ngjarjes, ku vdekja e dy personave është konstatuar nga mjeku kujdestar. Viktimat janë njëri i gjinisë mashkullore dhe tjetra e gjinisë femërore”, u shpreh ai.

Ndërkaq, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, tha se në vendngjarje ka dalë prokurorja për krime të rënda dhe kryeprokurori, ndërkaq trupat e pajetë do të tërhiqen nga vendi i ngjarjes për t’iu nënshtruar autopsisë, me qëllim që të përcaktohen shkaqet e vdekjes.

“Lidhur me këtë çështje janë siguruar prova në vendin e ngjarjes të cilat do të shërbejnë për veprimet e mëtejme. Janë identifikuar dëshmitarët, të cilët mund të intervistohen për të kuptuar më shumë informata rreth ngjarjes”, u shpreh ai.

Mediat lokale në Kosovë kanë raportuar se viktimat ishin në të 20-tat. Megjithatë, autoritetet ende nuk kanë ndarë me publikun detaje të tjera për këtë ngjarje.

Itali, Parlamenti miraton buxhetin e diskutueshëm të vitit 2026

30 December 2025 at 21:02

Parlamenti Italian miratoi sot buxhetin e vitit 2026, pas javësh negociatash dhe ndryshimesh.

Paketa financiare e koalicionit të djathtë me tre parti, e udhëhequr nga kryeministrja Giorgia Meloni, që arrin rreth 22 miliardë euro (25.9 miliardë dollarë), tani është miratuar edhe nga Dhoma e Deputetëve, e cila është dhoma e ulët e Parlamentit italian me dy dhoma.

Senati kishte dhënë miratimin e tij pak para Krishtlindjes.

Qeveria kryesuar nga Giorgia  Meloni kaloi mbrëmë një votim besimi për të përfunduar buxhetin pa ndryshime, në mënyrë që ai të hyjë në fuqi më 1 janar 2026.

Meloni planifikon të përdorë buxhetin për të ulur huamarrjen e re për vitin 2026 nën 3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), siç kërkojnë kriteret e stabilitetit evropian.

Italia është një nga vendet më me borxhe në Evropë.

BE-ja ka kërkuar disa herë nga Roma që të fillojë uljen e deficitit, gjë që ka bërë që qeveria Meloni të angazhohet për zbatimin e këtij objektivi në 2026.

Ndryshimet përfshijnë stimuj investimi për bizneset dhe lehtësira tatimore për punonjësit.

Norma tatimore për të ardhurat midis rreth 24 000 dhe 40 000 euro do të ulet nga 35% në 33%.

Mosha e pensionit do të rritet gradualisht në disa raste.

Masat që lidhen me taksimin e bankave dhe kompanive të sigurimeve do të kontribuojnë në financimin e buxhetit.

Buxheti parashikon gjithashtu më shumë shpenzime për mbrojtjen.

Përveç kësaj, rezervat e arit të “Banca d’Italia” do të konsiderohen pronë e popullit italian.

Sipas Bankës Qendrore Evropiane, e cila po monitoron masën nga afër, ky është një akt simbolik.

Pas votimit, Meloni e përshkroi buxhetin si një “paketë serioze dhe të përgjegjshme masash” që fokusohet në “burimet e pakta të disponueshme tek disa prioritetet themelore.”

Megjithatë, liderja e opozitës, Elly Schlein nga Partia Demokrate (PD), tha se buxheti nuk arrin të adresojë shqetësimet më të rëndësishme të italianëve dhe është i gabuar.

“Është një buxhet kursimesh që parashikon rritje zero”, tha Schlein.

Iliri surprizohet në shtëpinë e BBV, telefonohet nga bashkëshortja: Na ke lënë pa gjumë

By: gaze tare
30 December 2025 at 22:48

Banori Ilir Vrenozin ka marrë një surprizë natën e sotme ku i është dhënë mundësia të flasë në telefon me bashkëshorten e tij, Gentën.

Gjatë rrëfimit të tij, Ilrii ka treguar sakrificat që ka pasur me bashkëshorten, ku mblesëria u kthye në një dashuri. Më pas banori i BBV tregoi se nuk e tradhtuar kurrë partneren e tij dhe se ka një dashuri të pakufi për të.

Pas një sfide të vogël ku iu desh të gjende se në cilën pjesë të shtëpisë ishte telefonin ku e priste bashkëshortja në linjë, Vrenozi arriti të fliste me të.

Biseda;

Iliri: Alo, alo

Genta: Ilir i dashur të përshëndetës

Iliri: Hë mor bir i nënës

Genta: Dukesh shumë bukur

Iliri: Ku je, mos je këtu

Genta: Në shtëpi jam, për kokën tënde. Si po ndihesh

Iliri: Aman

Genta: E di që e ke të vështirë, ne jemi mirë, fëmijët janë mirë

Iliri: Kaq dua

Genta: Ka vetëm një problme, na ke lënë pa gjumë të ndjekim çdo çast. Unë jam e lumtur që ti je aty.

Iliri: Mos më thuaj Ilir se më duket si zë ndryshe. Ajo më thërret Lili, jo Ilir.

Genta: Jemi në kushte të pazakonta.

Iliri: Ta hënksha zërin, të përqafojë. Një vit të mbarë të keni, është viti i parë që nuk jemi bashkë.

Genta: Je dielli i jetës sonë, të duam shumë.

The post Iliri surprizohet në shtëpinë e BBV, telefonohet nga bashkëshortja: Na ke lënë pa gjumë appeared first on iconstyle.al.

Pogradec/ I moshuari abuzon me 12-vjeçaren, e mitura 22-javëshe shtatzënë, të afërmit e autorit: Ai ka edhe vetë 4 vajza

By: gaze tare
30 December 2025 at 22:08

Një ngjarje e rëndë është zbuluar sot në Pogradec. Një 12-vjeçare, pas një vizite në spitalin e Korçës, ka rezultuar shtatzënë, rreth 22-javëshe. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se e mitura është abuzuar seksualisht me forcë nga një i moshuar me njohje familjare me familjen e së miturës.

Rasti është evidentuar pasi vajza kishte ndryshime fizike, çka detyroi prindërit ta çonin në spital për ekzaminim. Pas vizitës, u konfirmua se e mitura ishte shtatzënë. I moshuari, 70 vjeçari Rushan Selko, e ka kërcënuar vazhdimisht të miturën për të mos treguar ngjarjen, ndërsa policia ka bërë arrestimin e këtij të fundit.

Kushëriri i autorit të dyshuar dhe gruaja e tij kanë folur për mediat.

“Ai person është i mirë, nuk është aq i keq, nuk kam dëgjuar llaf të keq për të. Unë tani e mora vesh. Unë s’di gjë, u trondita. Njihet si burrë i mire në fshat. Ne nuk kemi ndjerë asgjë. Familjen e vajzës nuk e njoh, nuk ja kam idenë fare. Nga i njëjti fshat jemi por nuk e di unë se çfarë bëjnë. Unë rri në shtëpinë time. Unë u trondita, po ai i mire është. Nuk njihej si njeri problematik. Ai është familjar, ka 4 vajza. është edhe gjysh, ka nipër, mbesa. Fëmijët i ka të martuar”, u shpreh gruaja e kushëririt, Zybe Selko.

“Unë e njoh si burrë të mire. Nuk di gjë fare, se çfarë ka ai se di. Unë nuk kam marrë vesh asnjë gjë. Qëparë që erdhi policia, i çova deri aty lart edhe ika. Vajzën e njoh, është fëmijë. Marrëdhënia e të dyjave familjeve është shume e mire. Shkojnë e vijnë. Janë komshinj. Rrushani është pensionist, rri në shtëpi. Nuk dimë gjë fare, tani e morëm vesh. S’kemi dëgjuar ndonjëherë. Ai gruan e ka”, u shpreh kushëriri i autorit, Adem Selko.

Aktualisht, po kryhen veprimet hetimore dhe po merren në pyetje familjarët, ndërsa vajza ka pranuar ngjarjen në prani të psikologut. Vajza është nga fshati Piskupat i Pogradecit. Dyshohet se i moshuari e ka përdhunuar në banesën e tij.

The post Pogradec/ I moshuari abuzon me 12-vjeçaren, e mitura 22-javëshe shtatzënë, të afërmit e autorit: Ai ka edhe vetë 4 vajza appeared first on iconstyle.al.

Stine përplaset me Mirin: Nuk pate shumë aksion, ke qejf të vetëshpallesh

By: gaze tare
30 December 2025 at 21:34

Tensionet në shtëpine e ‘BBVA’, vijojnë të rriten dhe debatet mes banorëve po bëhen gjithnjë e më të drejtpërdrejta. Pas pamjeve të shfaqura gjatë prime-it, pozicionimet kanë nisur të duken qartë, ndërsa akuzat, ironitë dhe kundërpërgjigjet nuk kanë munguar. Marrëdhëniet mes djemve janë vënë në provë, me përplasje të hapura për strategji, lojë dhe qëndrime personale, duke krijuar dy kampe të kundërta brenda shtëpisë.

Biseda mes tyre:

Stine: Miri ka qejf të vetëshpallet por në të vërtet po merr shprehjet, një duartrokitje për Mirin

Miri: S’pate shumë aksion

Selin: Për Stine duhet të mendohem kur flas, unë mendoj që Stine nuk e llogaris fare në lojë, është çunak.

Lore: Unë mendoj që këtu pas videos që pamë të prime, çunat janë pozicionuar në dy pole të kundërta. Ne po i japim ushqim që të gozhdohen aty ku janë. Stine ka më afër vetës Armirin, Miri ka më afër Selin, por nuk do të thotë që nuk po bëjnë lojën e tyre.

Armiri: E ndjej veten afër Stines por jo në strategji, jam afër si shok. Që ditën e par deri sot nuk kemi bërë muhabet stërgjie.

Miri: Ti mos fol ke kohë nesër e pasnesër. Për disa gjëra nuk ka nevojë me fol. Mere si të duash.

Armiri: Ti i ke kap të gjithë me radhë

Kristi: Stine ka ndryshuar kah, është ndezur për të bërë edhe ai lojën e Mirit

The post Stine përplaset me Mirin: Nuk pate shumë aksion, ke qejf të vetëshpallesh appeared first on iconstyle.al.

Shenjat e zodiakut që bëhen më të bukura ndërsa plaken

By: gaze tare
30 December 2025 at 21:07

Sharmi dhe bukuria e jashtme nuk zgjasin përgjithmonë, përveç nëse i përkisni njërës prej shenjave të mëposhtme të zodiakut. Duket se koha punon në favorin e tyre dhe ata arrijnë të ruajnë një pamje rinore dhe të bukur, por më e rëndësishmja, të rrezatojnë një bukuri të përjetshme.

Dashi
Dashi njihet për vetëbesimin e tij të pakufizuar. Kjo shenjë zjarri nuk e humbet pasionin për jetën me kalimin e kohës. Vendosmëria dhe vetëbesimi i tyre i bëjnë ata tërheqës. Ata janë plot energji dhe pasion për jetën. Ndërsa plaken, ky pasion nuk zhduket, por shndërrohet në një forcë të thellë të brendshme. Ata janë të sigurt dhe e dinë se çfarë duan, gjë që i bën jashtëzakonisht tërheqës për të tjerët. Ajo që ndryshon për Dashin me moshën është një ndjenjë thellimi e qëllimit. Dashi fillon të rafinojë personalitetin e tij të zjarrtë duke e kanalizuar shtytjen e tij drejt qëllimeve kuptimplote. Në këtë mënyrë, ata bëhen më të duruar, të përqendruar dhe të sigurt në vetvete. Është pothuajse sikur grumbullojnë përvoja jetësore dhe e transformojnë entuziazmin e tyre të papërpunuar në një shkëlqim, të cilin e rrezatojnë ndërsa plaken.

Binjakët
Binjakët janë shpirti i përjetshëm fëmijëror i zodiakut. Kurioziteti dhe etja për të mësuar i mbajnë gjallë, pasi janë gjithmonë të gatshëm të eksplorojnë botën përreth tyre. Në vend që të kapen pas jetës së përditshme, Binjakët ruajnë shpirtin e tyre rinor, i cili reflektohet në lëkurën dhe energjinë e tyre. Ata janë si vera – bëhen më të bukur me kalimin e moshës. Nevoja e tyre e lindur për të mësuar dhe kurioziteti transformohen në vetëbesim dhe mençuri të thellë. Ata rrezatojnë energji pozitive nga jashtë, dhe bukuria e tyre e brendshme është e papërmbajtshme.

Peshorja
Ata që i përkasin kësaj shenje të zodiakut janë të bukur natyrshëm. Harmonia që qeveris personalitetin e tyre dhe qetësia që përpiqen të ruajnë në jetën e tyre i ndihmon të qëndrojnë të qëndrueshëm, paqësorë dhe me mendim të qartë. Në të njëjtën kohë, natyra e tyre e ndjeshme dhe pikëpamja e tyre artistike për jetën reflektohen edhe në pamjen e tyre. Ata e duan luksin dhe kanë tendencë të shohin të mirën tek njerëzit, prandaj mbeten të dashur. Kjo mirësi e lindur shndërrohet në një bukuri që nuk zbehet pavarësisht se sa vite kalojnë.

The post Shenjat e zodiakut që bëhen më të bukura ndërsa plaken appeared first on iconstyle.al.

❌
❌