Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Mbledhja e Këshillit të Ministrave: Rama bën ndryshime në qeveri, emërime në Ministrinë e Mbrojtjes

By: danieli
19 December 2025 at 18:30

Mësohet se në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është miratuar emërimi i Z. Andrea Shllakut në detyrën e Zëvendësministrit të Mbrojtjes. Më parë, Shllaku ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Autoritetit të Kontrollit Shtetëror të Eksporteve. VENDIM PËR EMËRIM NË DETYRË Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.01.2003…

Source

Samiti i NATO-s në Tiranë në 2027/ Qeveria vendos për ngritjen e një Task-Force

By: Rovena
12 December 2025 at 16:01

Këshilli i Ministrave miratoi sot ngritjen e Task-Forcës së posaçme, Host Nation Task Force (HNTF), si dhe të Skuadrës Kombëtare të Organizimit për Samitin e NATO-s që do të zhvillohet në Tiranë në vitin 2027.

Struktura e re, e cila do të drejtojë dhe koordinojë të gjitha përgatitjet për këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare, do të kryesohet nga Kryeministri, ndërsa në mungesë të tij nga Koordinatori Kombëtar i emëruar me urdhër të Kryeministrit.

Në përbërje të Task-Forcës bëjnë pjesë ministrat kyç, drejtues të institucioneve më të larta të sigurisë dhe administratës shtetërore, si dhe përfaqësues të kabinetit qeveritar, të cilët do të garantojnë organizimin e standardeve më të larta për samitin historik të NATO-s në Shqipëri.

Njoftimi:

Vendim për ngritjen e Task-Forcës, Host Nation Task Force (HNTF) dhe të Skuadrës Kombëtare të Organizimit për Samitin e NATO-s, Tiranë, 2027.

Task-Forca kryesohet nga Kryeministri dhe, në mungesë të tij, nga Koordinatori Kombëtar për organizimin e samitit, i emëruar me urdhër të Kryeministrit. Task-Forca ka në përbërje këta anëtarë:

  1. a) Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme;
  2. b) Ministrin e Mbrojtjes;
  3. c) Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor;

ç)  Përfaqësuesin e kabinetit të Kryeministrit;

  1. d) Sekretarët e Përgjithshëm:
  2. dh) Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura;
  3. e) Drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit;

ë) Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Prokurimit Publik;

  1. f) Drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare./abcnews.al

Xheni Beqaj emërohet drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit

3 December 2025 at 18:05

Në mbledhjen e sotme qeveria vendosi emërimin e Xheni Beqajt,drejtor të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.

Në mbështetje të vendimit të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e kompetencave, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit,  Këshilli i Ministrave vendosi sot që Xheni Beqaj të emërohet drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Strasburgu i kërkon shpjegime qeverisë për ligjin e studentëve të mjekësisë

17 November 2025 at 11:56

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka parashtruar të hënën një listë me pyetje për qeverinë shqiptare dhe 36 studentë të Mjekësisë që janë ankimuar në Strasburg kundër ligjit që i shtrëngon të punësohen në vend për një afat 3 vjeçar, ose në të kundërt të paguajnë kostot e shkollimit. Studentët e Universitetit të […]

The post Strasburgu i kërkon shpjegime qeverisë për ligjin e studentëve të mjekësisë appeared first on Reporter.al.

Pastrimi i parave dhe financimi i terrorizmit, autoritetet mbikëqyrëse do të raportojnë çdo dyshim brenda 72 orësh

12 November 2025 at 22:03

TIRANË, 12 nëntor/ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin që përcakton formën, mënyrën dhe procedurën e raportimit të të dhënave nga Autoritetet Licensuese dhe Mbikëqyrëse.

Sipas këtij vendimi autoritetet licencuese dhe mbikëqyrëse raportojnë tek autoriteti përgjegjës, Agjencia e Inteligjencës Financiare, menjëherë dhe jo më vonë se 72 orë nga çasti i konstatimit të çdo dyshimi, informacioni apo të dhëne, që lidhet me pastrimin e parave, financimin e terrorizmit apo financimin e armëve të shkatërrimit në masë për veprimtaritë nën juridiksionin e tyre.

Me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave përcaktoi autoritetet mbikëqyrëse, për subjektet e ligjit në fushën e parandalimit të pastrimit të parave, financimit të terrorizmit dhe financimit të përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë.

Konkretisht këto autoritete janë: Banka e Shqipërisë, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, organet e qeverisjes qendrore, Agjencia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit apo çdo autoritet tjetër i ngarkuar me ligj për lojërat e fatit, kazinotë dhe hipodromet, të çfarëdo forme, Ministria e Drejtësisë, Dhoma Kombëtare e Avokatisë për avokatët.

Po ashtu autoritet përgjegjës është ministria përgjegjëse për infrastrukturën për çdo person, fizik apo juridik, që kanë si objekt të veprimtarisë: tregtimin e mjeteve motorike tokësore, lundruese apo ajrore;veprimtaritë e spedicionit dhe/ose të transportit.

Ndërkohë Agjencia e Inteligjencës Financiare mbikëqyr për gjencitë e udhëtimit; shoqëritë e ndërtimit; bizneset e metaleve dhe të gurëve të çmuar; çdo person fizik ose juridik, të cilëtofrojnë për një klient shërbimet. Ndërsa Bordi i Mbikëqyrjes Publike është autoritet përgjegjës për audituesit ligjorë dhe kontabilistët e miratuar.

/m.m/j.p/

The post Pastrimi i parave dhe financimi i terrorizmit, autoritetet mbikëqyrëse do të raportojnë çdo dyshim brenda 72 orësh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndryshime në Kadastër, jep dorëheqjen Nufi, e zëvëndëson e besuara e Ballukut

By: Elva
5 November 2025 at 18:46

Këshilli i Ministrave ka bërë ndryshime në përbërjen e Këshillit Drejtues të Agjencia Shtetërore e Kadastrës. Ermal Nufi është liruar nga detyra si përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe në vend të tij është emëruar Viola Haxhiademi. Alban Mësonjësi është zëvendësuar nga Dritan Palnikaj, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. VENDIMI: […]

The post Ndryshime në Kadastër, jep dorëheqjen Nufi, e zëvëndëson e besuara e Ballukut appeared first on BoldNews.al.

Kushtetuesja rrëzon me shumicë votash shkarkimin e Veliajt nga Rama

3 November 2025 at 19:17

Gjykata Kushtetuese vendosi të hënën të rrëzojë vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Vendimi u bë publik nga Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj. Zaçaj tha se vendimi u mor me shumicë dhe se shumica e gjeti vendimin e Këshillit të Ministrave të […]

The post Kushtetuesja rrëzon me shumicë votash shkarkimin e Veliajt nga Rama appeared first on Reporter.al.

Kushtetuesja rrëzon qeverinë dhe Presidentin: Veliaj mbetet kryetar i Bashkisë Tiranë

3 November 2025 at 17:56

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar sot vendimin e qeverisë dhe Presidentit, që e shkarkonte nga detyra kryetarin e arrestuar të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, duke i konsideruar aktet të papajtueshme me Kushtetutën. Po ashtu, Gjykata shfuqizoi pjesërisht dekretin që parashikonte mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme për bashkinë e kryeqytetit.

Trupa gjykuese vendosi me shumicë votash, pesë “pro”, tre “kundër”, se aktet e Këshillit Bashkiak, qeverisë dhe të kreut të shtetit, kanë shkelur parimet kushtetuese që garantojnë vijimësinë e mandatit të një të zgjedhuri vendor.

Vendimi parashikon pezullimin e efekteve të tyre dhe rikthimin e Veliajt në detyrën e tij publike, pavarësisht faktit se ai ndodhet në paraburgim nën akuzë për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Gjykata vlerësoi kështu, se ndërhyrja e pushteteve të tjera në ndërprerjen e mandatit të një kryebashkiaku cenon ndarjen e pushteteve dhe parimin e legjitimitetit demokratik.

Kronologjia e zhvillimeve

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese vjen pas një beteje institucionale që nisi pasi SPAK i komunikoi Veliajt akuzat për shpërdorim detyre, korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie dhe futje sendesh të paligjshme në burg. Ai u mor zyrtarisht i pandehur më 22 korrik.

Një muaj e rreth dy javë më vonë, Kryeministri Rama njoftoi paraprakisht kandidimin e Ogerta Manastirliut për ta zëvendësuar në bashkinë e Tiranës.

Kjo vendimmarrje u komunikua më 11 shtator pas Asamblesë së Përgjithshme të Partisë Socialiste dhe vijoi më pas me propozimin e socialistëve në Këshillin Bashkiak për shkarkimin e Veliajt me arsyetimin e mosparaqitjes në detyrë për një kohë më të gjatë se 3 muaj.

Veliajt iu mohua e drejta për të qenë i pranishëm në seancë, teksa nga qelia ai e komentoi këtë nismë si të padrejtë pasi mungesa prej 10 shkurtit, kur u arrestua, nuk kishte ardhur si rrjedhojë e vullnetit të tij.

Qeveria e miratoi propozimin unanim të Këshillit Bashkiak më 25 shtator dhe më pas Presidenti Begaj dekretoi datën 9 nëntor si datë të zgjedhjeve të pjesshme për Tiranën dhe pesë bashki të tjera: Vlora, Berati, Mati, Tepelena dhe Cërriku.

Nisur nga këto zhvillime, Veliaj iu drejtua Gjykatës Kushtetuese duke e konsideruar procesin të motivuar politikisht dhe në shkelje të Kushtetutës pasi shkarkimi, sipas tij, u parapri në organe partiake.

Arsyetimet e tij se askush nuk mund të privohet nga prezumimi i pafajësisë deri në një vendim të formës së prerë, Veliaj i paraqiti në seancën e së premtes, datë 31 tetor, ku për gjatë 7 orësh Gjykata Kushtetuese dëgjoi palët.

Me vendimin e së hënës, Gjykata ndalon tashmë mbajtjen e zgjedhjeve në Tiranë dhe rikthen një ekuilibër të ri politik në kryeqytet, duke hapur debat mbi legjitimitetin e ushtrimit të mandatit nga një zyrtar i ndaluar me masë sigurie.

Juristët dhe aktorët politikë kishin paralajmëruar pasoja të gjera për marrëdhëniet mes pushteteve dhe për mënyrën se si trajtohen funksionarët e zgjedhur që përballen me akuza penale nëse procedura e shkarkimit të Veliajt do të legjitimohej nga Kushtetuesja.

Veliaj ndodhet nën masën e arrestit me burg që prej 10 shkurtit, dhe është në gjykim për korrupsion, pastrim parash, shpërdorim detyre dhe mosdeklarim pasurie, akuza që përfshijnë në disa raste edhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa.

Lexoni gjithashtu:

The post Kushtetuesja rrëzon qeverinë dhe Presidentin: Veliaj mbetet kryetar i Bashkisë Tiranë appeared first on Citizens.al.

Përfundon seanca në Gjykatën Kushtetuese për Veliajn, vendimi pritet në vijim

31 October 2025 at 18:38

TIRANË, 31 tetor /ATSH/ Pas rreth shtatë orësh, përfundoi seanca plenare publike në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtimin e ankimimit të Erion Veliajt për ligjshmërinë e shkarkimit të tij nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, njoftoi përfundimin e seancës dhe bëri të ditur se vendimi se data dhe ora specifike për shpalljen e vendimit do të bëhen të ditura publikisht në vijim.

Pasi seanca u mbyll, Veliaj u largua nga ambientet e Gjykatës Kushtetuese. Ai u shoqërua menjëherë nga Policia e Burgjeve, duke u nisur sërish drejt paraburgimit në Durrës.

Gjatë seancës, Veliaj dhe mbrojtja e tij ligjore kërkuan anulimin e vendimit të qeverisë. Veliaj tha se shkarkimi i tij nga detyra e kryetarit të bashkisë së Tiranës është një shkelje e rëndë e parimeve themelore të demokracisë.

Nga ana tjetër, Këshilli i Ministrave dhe Presidenca mbrojtën pozicionet e tyre duke thënë se kanë vepruar brenda kuadrit ligjor dhe duke kërkuar në fund shpalljen e moskompetencës për ankimin e Veliajt, që sipas tyre duhej t’i ishte drejtuar Gjykatës Administrative.

Më 25 shtator, Këshilli i Ministrave e shkarkoi Veliajn me 50 vota pro, pas propozimit të këshillit bashkiak duke u mbështetur në ligjin për qeverisjen vendore, me argumentin se nuk është paraqitur prej 3 muajsh në detyrë.

Më 1 tetor, Presidenti Bajram Begaj dekretoi zgjedhjet e pjesshme edhe për Tiranën, i cili me vendim të ndërmjetëm nga Gjykata Kushtetuese u pezullua deri në shprehjen përfundimtare për shkarkimin e Veliajt.

Veliaj ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit, pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për masën e sigurisë “arrest në burg”, kërkuar nga SPAK.

Veliaj akuzohet në 9 raste për korrupsion pasiv. Gjithashtu akuzohet për pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre si dhe futjen e sendeve të paligjshme në burg.

/m.q/j.p/

The post Përfundon seanca në Gjykatën Kushtetuese për Veliajn, vendimi pritet në vijim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Veliaj kërkon në Kushtetuese rrëzimin e vendimit për shkarkimin e tij

31 October 2025 at 18:51

Në orën 9:30 të mëngjesit të së premtes, Erion Veliaj zbriti nga furgoni i policisë së burgjeve në derën e Gjykatës Kushtetuese – shfaqja e parë në publik nga 10 shkurti, kur kamerat e filmuan duke dalë nga Bashkia e Tiranës me një dosje në dorë, i shoqëruar nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, […]

The post Veliaj kërkon në Kushtetuese rrëzimin e vendimit për shkarkimin e tij appeared first on Reporter.al.

Veliaj në Kushtetuese: Për herë të parë në publik pas arrestimit

31 October 2025 at 12:14

Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, doli sot për herë të parë në publik rreth nëntë muaj pas arrestimit, për të ndjekur në Gjykatën Kushtetuese seancën mbi ankimin kundër vendimeve që çuan në shkarkimin e tij.

Një seancë me tension institucional

Veliaj mbërriti në ambientet e Gjykatës në orën 09:30, i shoqëruar nga policia e burgjeve dhe me pranga në duar, pasi u transferua nga paraburgimi i Durrësit mëngjesin e së premtes.

Ndryshe nga 10 shkurti, kur një numër i madh mbështetësish të Partisë Socialiste rrethuan mjediset e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), sot, vetëm tre-katër vetë u gjendën aty për të.

“Forca Lali!” thirrën ata teksa Veliaj zbriti nga furgoni i policisë dhe i përshëndeti me një buzëqeshje të thyer.

Në sallën e gjykatës, ai u ul krah përfaqësuesve të Presidencës, Këshillit të Ministrave dhe Avokaturës së Shtetit, në një seancë publike që nisi në orën 10:00.

Veliaj gjatë shoqërimit në Gjykatën Kushtetuese/Citizens.al

Në hapje të seancës, Presidenca kërkoi që dekreti për shpalljen e zgjedhjeve në Tiranë të mos shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese, me argumentin se ky akt është jashtë juridiksionit të saj. Argumenti u mbështet edhe nga përfaqësuesit e qeverisë.

Por mbrojtja e Veliajt këmbënguli se çështja është në kompetencë e Kushtetueses, pasi lidhet drejtpërdrejt me kushtetutshmërinë e procedurës së shkarkimit.

Pas një diskutimi procedural, Gjykata rrëzoi me vendim unanim kërkesën e Presidencës, duke deklaruar se dekreti presidencial “do të trajtohet në themel të çështjes”.

Lexo: Tirana tjetër e Erion Veliajt

“Kam pritur 9 muaj për 9 minuta”

Për herë të parë pas arrestimit më 10 shkurt, Veliaj foli publikisht në sallën e gjyqit, duke e cilësuar procesin ndaj tij “një përçmim ndaj votës dhe demokracisë”.

Me syze të zeza, një bllok fletësh A4 në të cilat kishte përgatitur fjalën e tij me shkronja të mëdha, Veliaj theksoi se procesi ndaj tij ka qenë i padrejtë.

“Kam pritur 9 muaj për 9 minuta,” theksoi Veliaj.

“Jam rrëmbyer nga zyra ku më kanë zgjedhur qytetarët dhe jam mbyllur në një qeli me regjim më të rëndë se për një vrasës serial. Kam përjetuar shkelje të të drejtave themelore dhe përpjekje për të heshtur zërin e një të zgjedhuri tre herë radhazi.”

Në fjalën e tij, Veliaj pyeti cilën shkelje të rëndë kushtetuese kishte kryer për t’u shkarkuar nga detyra.

“Populli ka vendosur që askush nuk mund t’i ndërpresë mandatin e një të zgjedhuri përveçse kur ka kryer shkelje të rënda kushtetuese. Pyes: Cilën shkelje kam kryer unë jashtë ushtrimit të mandatit?”

Veliaj gjatë seancës në Gjykatën Kushtetuese/Citizens.al

Ai e përfundoi deklaratën me një apel drejtuar trupës gjykuese se nuk ishte në sallë për të mbrojtur veten, apo karrigen e pushtetarit, por “për të kërkuar që të mbrojmë së bashku demokracinë.”

Deklarata e Veliajt shënon një kthesë në komunikimet sa i përket mbrojtjes së tij. Në periudhën janar-mars ai u shfaq për publikun në emisionet televizive përmes inteligjencës artificiale.

Ndryshe nga ato dalje televizive ai tashmë është në një përballje politike për legjitimimin elektoral, duke u pozicionuar dukshëm si një “figurë e sulmuar nga sistemi”.

Vetë mënyrën se si Këshilli Bashkiak votoi shkarkimin e tij, ai e konsideroi si fyerje për faktin se erdhi edhe nga bashkëpunëtorët e ngushtë.

“Zot fali se nuk e dinë se çfarë bënë!” u shpreh ai teksa theksoi disa herë se në mënyrën se si u vendos për shkarkimin e tij është vënë në diskutim edhe prezumimi i pafajësisë.

LexoKauza morale për të cilën s’po hetohet Veliaj

Një proces që mund të vendosë precedent

Seanca në Kushtetuese shënon një moment kyç për raportet ndërinstitucionale mes Presidencës, qeverisë dhe pushtetit vendor.

Vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese pritet të përcaktojë nëse shkarkimi i një kryebashkiaku të zgjedhur mund të mbetet i vlefshëm gjatë një procesi penal ende në zhvillim.

Veliaj ndodhet nën masën e arrestit me burg që prej 10 shkurtit, dhe është në gjykim për korrupsion, pastrim parash, shpërdorim detyre dhe mosdeklarim pasurie, akuza që përfshijnë në disa raste edhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa.

Nëse Kushtetuesja pranon ankimimin e tij, dekreti i Presidentit Bajram Begaj për shpalljen e zgjedhjeve të reja në Tiranë mund të shpallet i pavlefshëm, duke hapur një debat të ri politik dhe juridik mbi legjitimitetin e pushtetit vendor në kryeqytet.

Lexoni gjithashtu:

The post Veliaj në Kushtetuese: Për herë të parë në publik pas arrestimit appeared first on Citizens.al.

Një kullë pritet të zëvendësojë jetimoren “Zyber Hallulli”

29 October 2025 at 11:54

Autorë: Elira Kadriu dhe Erblin Vukaj | Citizens.al

Godina historike e Shtëpisë së Fëmijëve “Zyber Hallulli”, që strehoi për vite breza jetimësh, pritet të shembet për t’i hapur rrugë ndërtimit të një kulle prej së paku 17 katesh.

Rreth 36 fëmijë që jetojnë aktualisht aty parashikohet të zhvendosen në një zonë tjetër, ndërkohë që projekti është shtyrë përpara pa dijeni dhe konsultime me vetë institucionin.

Për këtë nismë është angazhuar Korporata e Investimeve Shqiptare (KISH), e cila më 31 korrik mori në zotërim godinën e jetimores dhe Inspektoratit të Punës me synim për ta zhvilluar në partneritet me privatin. Përvoja me thirrjet e shkuara tregon se ky partneritet ka ushqyer më së shumti interesin e sipërmarrësve privatë.

Në thirrjen e Korporatës propozohet që jetimorja dhe inspektorati të zhvendosen në zonën e ish-vilave gjermane rreth 800 metra më tutje dhe ndërtesat aktuale të kthehen në shesh ndërtimi.

Kullë në vend të jetimores

Më 15 shtator KISH shpalli “thirrjen duo” për projekt-propozim dhe investim në zhvillimin e të ashtuquajturit “Korpus të Inspektorateve dhe Shtëpisë së re të Fëmijëve Zyber Hallulli”.

Ajo e shtyu afatin fillestar, që ishte deri më 15 tetor, (deri më 27 tetor) dhe sot, dy ditë pas përfundimit të këtij afati nuk ka njoftim zyrtar se çfarë është bërë me të.

Thirrja parashikonte zhvendosjen e zyrave dhe jetimores në rrugën “Gramoz Pashko”, në zonën ku deri në vitin 1990 kishin rezidencat diplomatët e Gjermanisë Lindore.

Ndërkohë, trualli prej 7,100 m² pranë Stadiumit Kombëtar “Air Albania” do t’i jepet si incentivë investitorëve privatë me mundësinë për të ndërtuar maksimalisht 60,000 m2 sipërfaqe dhe deri 5 kate nëntokë parkim.

Konkursi do të zhvillohej në dy faza; një fazë për projektimin dhe tjetra për investimin.

Pesë konceptet më të mira do të merrnin nga 40,000 euro shpërblim nga qeveria, një qasje që është ndjekur njësoj edhe në thirrjet e tjera të KISH.

Kufizimi që së paku 50% e truallit të mbetet i lirë – 3,550 m² – garanton që në vendin ku ndodhet aktualisht jetimorja dhe inspektorati të ngrihet një godinë prej 17 katesh.

Investitori privat kushtëzohet me kërkesën që 45% të sipërfaqes së ndërtimit t’ia lëshojë Korporatës, një hapësirë që ka gjasa të shuajë interesin.

Në anën tjetër, Korpusi i Inspektorateve dhe Shtëpisë së re të Fëmijëve Zyber Hallulli, parashikohet të ndërtohet në rreth 5,220 m2  truall ku treçereku i tij do t’i dedikohet hapësirave për gjashtë rezidenca strehimi të rreth 40 fëmijëve 6-15 vjeeç.

Po kështu parashikohen zyra, bibliotekë, laboratorë arti dhe veprimtarie komunitare. Vlen të theksohet se zhvendosja e fëmijëve parashikohet të bëhet vetëm pas përfundimit të ndërtesave të reja.

Zonat e hedhura për zhvillim nga KISH/Citizens.al

Drejtoresha: “Nuk kemi dijeni”

Citizens.al kontaktoi drejtoreshën e Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli”, Valbona Imerajn, e cila tha se nuk ishte vënë në dijeni për idenë e zhvillimit.

“Nuk di asgjë, ne po vazhdojmë jetën normalisht dhe përmirësojmë ambientet këtu ku jemi,” u shpreh ajo.

Mungesa e komunikimit me institucionin që përfshihet në një projekt rikonceptimi urban nuk është rast i izoluar. Njësoj, edhe në rastin e projektit të një kulle pranë shkollës “1 Maji”, ku është propozuar rikonceptimi i fasadës dhe hyrjes së shkollës, rezultoi se drejtuesit e saj nuk ishin vënë në dijeni.

Zyrtarisht në thirrjen e KISH, qasja argumentohet të jetë nisur nga kërkesat prej Shërbimit Social Shtetëror dhe ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për ndërtimin e një godine të re.

“[…] për shkak të gjendjes së amortizuar dhe hapësirave të pamjaftueshme të objektit ekzistues,” citohet argumentimi i ministrisë për godinë të re në dokumentin e kualifikimit të KISH.

Qasja në fjalë është e padenjë për qeverinë, e cila hedh 5 milionë euro për të ndërtuar një kopsht të mbyllur në Kryeministri – Parku i Edenit – por që për strehën e rreth 40 jetimëve kërkon ndihmën e privatit.

Xhentrifikimi i Tiranës

Qasja e kërkuar nga qeveria me zyrat dhe jetimoren është një politikë e qartë xhentrifikimi, që parashikon zhvendosjen e shtresave më të varfra në periferi për t’i hapur vend investimeve elitare.

Prirja, e njohur që nga vitet ’60 me përshkrimet e sociologes britanike Ruth Glass, po përsëritet në kryeqytet nën një politikë zhvillimi urban, që favorizon kulla dhe komplekse luksoze.

Zona e Rrugës së Elbasanit, ku ndodhet “Zyber Hallulli”, është tashmë ndër më të shtrenjtat në Tiranë, me çmime mbi 3,000 euro/m².

Kjo i jep më shumë zë faktit se ideja e zhvendosjes së jetimores është shtyrë nga interesat imobiliare.

Fenomeni ka prekur më parë edhe zonën e “5 Majit”, Kombinatin dhe Astirin, ku zhvendosjet janë justifikuar me “zhvillim urban”, teksa ekspertët e kanë quajtur procesin spastrim social.

Në shumë raste, këto zhvillime mbajnë firmat e “star-arkitektëve” ndërkombëtarë si Stefano Boeri, Marco Casamonti, si një mënyrë për të legjitimuar ndërhyrjet, por nga ana tjetër duke vepruar kështu janë thelluar kontrastet mes luksit dhe nevojave sociale.

Ilustrim i projektit të Bibliotekës Kombëtare/XDGA & iRI.

Nga Biblioteka te jetimorja, manovrat e KISH

Zhvillimi në zonën e ish-vilave gjermane qe përmendur nga KISH edhe në thirrjen për ndërtimin e Bibliotekës së re Kombëtare.

Në thirrjen e hapur më 10 janar, ndërtimi i godinës 18-katëshe të konceptuar nga studiot XDGA dhe iRI në ish-Gardën e Republikës kërkohej të zhvillohej nga investitorë privatë, të cilëve u jepej si incentivë mundësia e ndërtimit të një godine multifunksionale me sipërfaqe 60,000 m2 në rrugën “Gramoz Pashko”.

Duke pasur parasysh se zakonisht, gjysma (ose diçka më pak) e truallit (5,220 m2) shfrytëzohet për ndërtim, nga sipërfaqja që ishte lejuar (60,000 m2), kuptohej se KISH ishte angazhuar t’i hapte rrugën ndërtimit të një 20-katëshi në zonën e ish-vilave gjermane.

Sipas KISH Biblioteka e re kërkon një investim prej rreth 20 milionë eurosh, ndërsa qeveria theksoi disa herë se këto para nuk do të dilnin nga buxheti i shtetit.

Ndërkohë, përveç bibliotekës, investitori do të duhej të financonte edhe studiot XDGA-iRI për të detajuar më tej projektin e saj.

Mirëpo, thirrja dështoi dy herë të tërhiqte investitorë brenda katër muajsh dhe u mbyll pa sukses. Me gjasë kjo thirrje u gjykua pa leverdi për privatët duke e lënë qeverinë pa një zgjidhje sa i përket ndërtimit të Bibliotekës Kombëtare.

Pesë muaj më vonë, incentiva për një kullë te ish-vilat gjermane shuhet.

Ashtu siç kishte ndodhur me mënyrën se si u propozua fillimisht, pa një shpjegim paraprak, apo një analizë të mirëfilltë urbane, zona ndryshon destinacion dhe rikonceptohet si seli për “Korpusin e Inspektorateve” dhe jetimoren “Zyber Hallulli”.

Incentiva për një kullë zhvendoset nga zona e ish-vilave te trualli i jetimores, i cili qartësisht ka një interes më të madh për zhvillim imobiliar.

Kjo manovër e KISH nuk e justifikon qëllimin kryesor me të cilin është formuar.

Ndryshimet e propozimeve dhe incentivave pa transparencë, pa konsultime dhe diskutime publike vënë në pikëpyetje objektivin e zhvillimit të pronave shtetërore për interes publik.

Nga ky këndvështrim duket se KISH po sillet më shumë si agjenci imobiliare në favor të privatëve dhe thirrjet e dështuara po i shfrytëzon si mënyrë për ta justifikuar tkurrjen e kërkesave për hapësira publike.

Lexoni gjithashtu:

The post Një kullë pritet të zëvendësojë jetimoren “Zyber Hallulli” appeared first on Citizens.al.

Këshilli i Ministrave emëron 3 zëvendësministra

By: Rovena
23 October 2025 at 14:58

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot një sërë ndryshimesh në strukturën e ekzekutivit, duke bërë lëvizje në disa poste drejtuese.

Me vendim të ri, Arta Dollani është liruar nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, ndërsa janë emëruar tre zëvendësministra të rinj.

Herida Duro merr detyrën e zëvendësministres së Arsimit, Elda Xhumari emërohet zëvendësministër e Mjedisit, ndërsa Roland Kristo është liruar nga detyra e zëvendësministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural./abcnews.al

Rama kundërshton Kushtetuesen: Shkarkimi i Veliajt, çështje administrative, jo kushtetuese

By: Elva
16 October 2025 at 16:51

Këshilli i Ministrave ka dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese qëndrimin e tij mbi shkarkimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke argumentuar se kjo është çështje administrative, e cila duhet shqyrtuar nga Gjykata Administrative dhe jo nga Kushtetuesja. Në dokumentin zyrtar, qeveria shpjegon se Vendimi nr.69 i Këshillit Bashkiak të Tiranës, datë 23 shtator 2025, […]

The post Rama kundërshton Kushtetuesen: Shkarkimi i Veliajt, çështje administrative, jo kushtetuese appeared first on BoldNews.al.

Rama bën ndryshime në kabinet, emërime dhe shkarkime zëvendësministrash

By: Elva
15 October 2025 at 17:03

Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave, kryeministri Edi Rama ka miratuar disa ndryshime në përbërjen e kabinetit qeveritar. Këto ndryshime përfshijnë emërimin e disa zëvendësministrave të rinj dhe shkarkimin e disa të tjerëve. Ja lista e ndryshimeve: Emërimet: Vilma Premti – Zëvendësministre për Evropën dhe Punët e Jashtme Elona Hoxha – Zëvendësministre e […]

The post Rama bën ndryshime në kabinet, emërime dhe shkarkime zëvendësministrash appeared first on BoldNews.al.

Këshilli i Ministrave liron nga detyra 3 zëvendësministër, emërohen 4 të rinj

By: Rovena
15 October 2025 at 16:55

Këshilli i Ministrave ka miratuar disa ndryshime në përbërjen e institucioneve qeveritare. Gjatë ditës së sotme, 15 tetor, KM ka vendosur të shkarkojnë nga detyra disa zëvendësministër.

Është liruar nga posti i zëvendësministre për Evropën dhe Punët e Jashtme, Silda Çepe dhe në vend të saj emërohet Vilma Premti. Ana Kapaj, e cila ka mbajtur postin si zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga detyra.

Klajd Karameta, i cili ka mbajtur postin e zëvendësministrit të Drejtësisë, lirohet nga kjo detyrë dhe në vend të tij emërohet Elona Hoxha.

Besjan Kadiu emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, kurse Fatmir Guri emërohet zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural./abcnews.al

 

Sekretet e udhëtimeve qeveritare

14 October 2025 at 09:00

Më 8 tetor 2025, Këshilli i Ministrave firmosi një vendim që i ndalon zyrtarisht shqiptarëve të dijnë se si shpenzohen paratë e tyre nga pushtetarët. 

Një vendim i ri i Këshillit të Ministrave (VKM) i jep Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare të drejtën që të blejë bileta avioni, të rezervojë hotele apo shërbime të tjera për zyrtarët e lartë të shtetit përmes kontratave konfidenciale me kompani private.

Në dukje, një ndryshim teknik. Në thelb, një ndarje midis pushtetit dhe qytetarëve: një mur tjetër që ngrihet mes atyre që paguajnë taksa dhe atyre që i shpenzojnë frytet e punës së qytetarëve.

“Konfidencialiteti” që fsheh luksin

VKM-ja që pritet të hyjë në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare, thotë se Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare ka të drejtë “të mbrojë të dhënat personale dhe të ruajë informacionin e detyrueshëm mes palëve”. 

Fjalë burokratike që, në praktikë, përkthehen kështu: publiku nuk mund të dijë më sa kushton një udhëtim i kryeministrit, një natë qëndrimi në hotel i ministrit apo një fluturim i një delegacioni shtetëror.

Është një vendim që i jep pushtetit komoditetin e luksit, pa rrezikun e turpit publik.

Studiuesi Afrim Krasniqi, e quan VKM-në “një kthim prapa në standardet demokratike”:

Ky vendim bie në kundërshtim me parimet e transparencës, llogaridhënies dhe me detyrimin e institucioneve publike për të dhënë informacion të detajuar për përdorimin e buxhetit të shtetit,” – shpjegon Krasniqi, sipas të cilit në asnjë vend demokratik nuk ndodh që kontrata të tilla të jenë konfidenciale. 

Për një vend që kërkon anëtarësimin në Bashkimin Europian, ky akt është një shuplakë ndaj transparencës, një rikonfirmim i qeverisjes pa llogaridhënie.

Standardet e BE-së, ku Shqipëria dëshiron të anëtarësohet, e bëjnë detyrë që krahas pasurisë dhe të ardhurave të politikanëve, të deklarohen qartë edhe shpenzimet e udhëtimeve, akomodimit dhe çdo shpenzim tjetër publik,” argumenton për Faktoje, Afrim Krasniqi.

Sipas tij, ky vendim bie ndesh jo vetëm me etikën publike, por edhe me detyrimet që Shqipëria ka marrë ndaj BE-së, ku transparenca është kriter kyç i anëtarësimit.
“Në vend që ta zgjerojmë transparencën, – thotë ai, – ne po e mbyllim atë”.

Një betejë që Faktoje e njeh mirë

Ishte viti 2022, kur pas akuzave për shpenzime marramendëse në udhëtime charter, kryeministri Rama deklaroi se gjithçka ishte “brenda buxhetit të qeverisë”. Ne kërkuam provat. Por përgjigja që morëm ishte befasuese: “faturat tatimore janë të natyrës private”.

Faturat tatimore të lëshuara nga kompania ajrore Air Albania janë të natyrës private dhe pa efekt mbi individë” pretendoi Kryeministria asokohe, duke shtuar se “Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare nuk është e përligjur të komunikojë elemenë material të kësaj natyre

Sipas qeverisë, privatësia e kompanisë që shet biletat është më e rëndësishme se e drejta e qytetarëve për të ditur se si përdoren paratë e tyre.

Në një rast tjetër, Faktoje fitoi në gjykatë të drejtën për t’u pajisur me faturat e udhëtimeve të ministrit të jashtëm, por vendimi gjyqësor kurrë nuk u zbatua. 

Shkak për këtë “hermetizim” të informacionit, me gjasë ishte ngjarja e 2019-ës kur Faktoje zbuloi se qëndrimi një natë në Romë i ministres së Drejtësisë në kabinetin Rama 1 në 2019-ën, Etilda Gjonaj, i kushtoi buxhetit të shtetit 700 euro. 

Heshtja që kushton

Në fund të ditës, kjo nuk është thjesht një çështje ligjore. Është një çështje morali publik.

Çdo euro që shkon për një biletë luksoze ose një suitë qeveritare është një para që del nga xhepat e njerëzve që punojnë, paguajnë dhe jetojnë me sakrifica.E nëse qeveria kërkon të fshihet pas një kontrate “konfidenciale”, pyetja mbetet e hapur:
Kujt i shërben kjo fshehtësi, interesit të publikut, apo rehatisë së pushtetit?

The post Sekretet e udhëtimeve qeveritare appeared first on Faktoje.al.

Shembjet te “5 Maji” në SPAK: Familja Mziu kërkon drejtësi

6 October 2025 at 18:43

Një tjetër çështje i është ngarkuar si përgjegjësi kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj. Gjykata e Apelit ka vendosur transferimin në Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion të padisë së ngritur nga Ledion Mziu, një banor i lagjes së “5 Majit”, lidhur me prishjen me forcë të banesës së tij gjatë projektit të rindërtimit pas tërmetit.

Çështja ngre dyshime për veprat penale si “Shpërdorim detyre”, “Shkatërrim prone”, “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe akuza të tjera, ku të përfshirë janë edhe ish-funksionarë të lartë të Bashkisë së Tiranës.

Nga rezistenca te dhuna: Historia e Ledion Mziut dhe “Muri i Turpit”

Ledion Mziun e njoha për rezistencën kundër shembjes së banesës së tij në “Njësinë nr. 4” në zonën e “5 Majit”. Më 19 janar 2022, ai u përplas fizikisht me forcat e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) dhe Forcat e Policisë “Shqiponja”, duke refuzuar të largohej nga shtëpia që i ishte caktuar për prishje.

Rreth 15 punonjës e larguan me forcë nga çatia e shtëpisë ku ishte lidhur në shenjë kundërshtie ndaj operacionit. Pamjet e asaj skene mbeten të arkivuara nga xhirimet e Citizens.al atë ditë.

Në nëntor 2021, Ledioni kishte krijuar një instalacion arti simbolik të quajtur “Muri i Turpit”, ku kronologjikisht pati renditur VKM-të dhe akt-marrëveshjet që e detyruan të dorëzonte banesën: 239 m² pronë, nga të cilat 108.7 m² ndërtim dhe pjesa tjetër truall.

Katër vite më vonë, nga emigrimi, ai kërkon drejtësi për dhunën dhe dëmin që pësoi familja e tij.

Sot, Ledioni jeton në Itali dhe punon në një servis makinash në Genova. Pavarësisht se po nxitonte për të vajtur në punë, në bisedë telefonike ndau me mua gatishmërinë për t’u kthyer dhe për të dëshmuar nëse drejtësia shqiptare do ta kërkojë.

“Nuk më takon mua të vendos kush është fajtor, por kam shpresë dhe besim te drejtësia,” theksoi ai.

Ledioni kujtoi se kallëzimi ndaj Veliajt dhe zyrtarëve të tjerë fillimisht u hodh poshtë nga SPAK, pasi në atë kohë drejtuesi Arben Kraja argumentoi se Veliaj nuk kishte firmosur personalisht dokumente, ndërsa funksionarë të tjerë si ish-drejtori i IMT-së, Mariglen Qato nuk ishte subjekt i SPAK-ut.

Dosja kaloi në Prokurorinë e Tiranës, e cila, sipas tij, nuk e hetoi për dy vjet e gjysmë.

“Prokuroria e Tiranës  nuk më njoftoi fare në vijueshmëri, ndërkohë unë insistoja gjithmonë se çfarë po bëhet me çështjen dhe sesi mund t’i ndihmoja,” theksoi Mziu në telefon.

Familja Mziu ka aktualisht dy çështje të hapura: një proces administrativ për kundërshtimin e shembjes; një kallëzim penal për përdorim force dhe shkelje të pronës, tashmë në duart e SPAK.

Ledioni thekson se banesa e tij u shemb ndërkohë që çështja ishte ende në shqyrtim në Gjykatën Administrative, duke e cilësuar ndërhyrjen si të paligjshme dhe abuzive.

“Pres që të hetohen ata që kanë bërë shkelje te banesa ime dhe te e gjithë zona e ‘5 majit’, VKM-ja 533 është e jashtëligjshme, sepse kur vendoset një zonë e re për zhvillim duhet të pyeten grupet e interesit, të cilët janë banorët, që në këtë rast nuk janë pyetur,” thekson Mziu.

Në korrik 2025, familja Mziu u sistemua në një nga godinat e reja të zonës “5 Maji”, por jo sipas vendimit gjyqësor. Ata përfituan një hapësirë prej 303 m² në vend të 462 m² që kishte përcaktuar gjykata.

“Familja jonë nuk ka firmosur ende akt-marrëveshjen me bashkinë. Edhe bonusi i qirasë nuk na u dha, sepse sipas tyre aplikuam me vonesë,” shton ai.

Zona e 5 Majit, një rast klasik i xhentrifikimit

Në parashtrimet e dorëzuara në gjykatë, Ledioni nënvizon se rindërtimi në zonën e 5 Majit nuk ka ndjekur parimin e përfshirjes së banorëve dhe qytetarëve.

“Në vend që të krijohen kushte për mirëqenie dhe strehim të banorëve të dëmtuar, janë ngritur ndërtesa shumëkatëshe që synojnë përfitim ekonomik për grupe të caktuara,” përmendet në dosjen e tij.

Projektimi i zhvillimit të lagjes “5 Maji” iu besua studios së arkitektit italian Stefano Boeri, i cili është aktualisht nën hetim nga Prokuroria e Milanos për një rrjet të dyshuar klientelist mes ndërtuesve dhe drejtuesve të administratës lokale. Ai përmendet në të paktën tre hetime për zhvillime të dyshimta urbane.

Në Tiranë, projekti i “5 Majit” shpronësoi me detyrim 222 familje. Pjesa më e madhe e banorëve u zhvendos pavarësisht se refuzuan marrëveshjet me kushtet e ofruara nga Bashkia Tiranë.

Shembjet u kryen me urgjencë në vitin 2022, por inertet nuk u pastruan nga bashkia për së paku dy vite, duke ngritur dyshime për synimin e projektit dhe përdorimin e forcës.

Ashtu si zona e Kombinatit, edhe “5 Maji” u vendos nën zhvillim me justifikimin e “interesit publik” pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. Por në praktikë, lagjet u transformuan në projekte të mëdha ndërtimi, që ndryshuan fizionominë sociale të zonave dhe rritën çmimet e banesave përreth.

Lexoni gjithashtu:

The post Shembjet te “5 Maji” në SPAK: Familja Mziu kërkon drejtësi appeared first on Citizens.al.

Emërime, shkarkime/ Këshilli i Ministrave miraton vendimet, kush janë zv/ministrat që lëvizin

2 October 2025 at 11:58

Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e djeshme miratoi disa ndryshime në përbërjen e institucioneve. Mësohet se Miriam Shyti emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Endrit Yzeiraj, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Financave.

Ndërsa Erjona Bejleri, zëvendësministër i Financave, lirohet nga kjo detyrë.

/abcnews.al/

Qeveria kërkon zgjedhje në Tiranë, pavarësisht ankimit të Veliajt në Kushtetuese

30 September 2025 at 13:23

Këshilli i Ministrave vuri në lëvizje të martën Presidentin e Republikës për shpalljen e zgjedhjeve të pjesshme në gjashtë bashki të vendit, përfshirë edhe Tiranën. Në një faksimile të publikuar në media bëhet me dije se i kërkohet Presidentit të shpallë datën e zgjedhjeve për bashkitë Tiranë, Vlorë, Berat, Tepelenë, Mat dhe Cërrik. “Në zbatim […]

The post Qeveria kërkon zgjedhje në Tiranë, pavarësisht ankimit të Veliajt në Kushtetuese appeared first on Reporter.al.

❌
❌