Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 21 December 2025Main stream

Nesër protesta e opozitës, “blindohet” Kryeministria (VIDEO)

By: V K
21 December 2025 at 15:32

Një ditë para protestës së opozitës, në ambientet e jashtme të godinës së Kryeministrisë ka nisur vendosja e mburojave metalike në fasadën përballë bulevardit të madh “Dëshmorët e Kombit”, atje ku të hënën është lajmëruar të mbahet protesta kombëtare e thirrur nga opozita kundër qeverisë.

Sic shihet nga video, disa punonjës të shërbimit, kanë vendosur pjesët metalike me qëllim mbrojtjen e godinës nga ndonjë sulm i mundshëm prej protestuesve.

Protesta e opozitës është lajmëruar të mbahet në orën 18:00 më 22 dhjetor dhe qëllimi është rrëzimi i qeverisë e cila akuzohet për një sërë skandalesh sic është abuzimi me tenderat e AKSHI-it, si dhe aferat korruptive në disa investime madhore publike për të cilat është marrë e pandehur zv/kryeministrja Belinda Balluku.

 

The post Nesër protesta e opozitës, “blindohet” Kryeministria (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Protestat te Kryeministria/ Policia procedon për herë të pestë Adriatik Lapajn

By: Brisi
20 December 2025 at 18:14

Kreu i Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj, ka treguar se është proceduar penalisht për herë të pestë, pas protestës së organizuar ditën e sotme para Kryeministrisë. Në një video të ndarë në rrjetet sociale, ai shfaqet brenda Komisariatit të Policisë, ku shprehet se është proceduar penalisht për prishje të rendit dhe sigurisë publike, ndërsa paralajmëron […]

The post Protestat te Kryeministria/ Policia procedon për herë të pestë Adriatik Lapajn appeared first on BoldNews.al.

“Zërin s’na e heqin dot!”, intensifikohen protestat kundër qeverisë

20 December 2025 at 15:47

Qytetarë dhe aktivistë të lëvizjes “Shqipëria Bëhet” protestuan të shtunën përpara Kryeministrisë. Në një organizim më të shumtë në numër se 11 ditët e shkuara të protestës së tyre, ata kërkuan edhe njëherë dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se për shkak të korrupsionit, “ai ka prekur fundin”.

Protesta u shoqërua me përplasje të përsëritura me policinë. Forcat e rendit u përpoqën të largojnë një gjenerator që shërbente për foninë, duke shkaktuar tension mes palëve.

Adriatik Lapaj, drejtues i lëvizjes, e cilësoi tubimin protestë kombëtare. Ai ftoi qytetarët të bashkoheshin, gati dy javë pas nisjes së protestave të vazhdueshme të një grupi të lëvizjes përpara Kryeministrisë.

Lapaj i bëri thirrje Kryeministrit Rama të dorëhiqet. Ai deklaroi se nuk trembet nga procedimet penale dhe akuzoi qeverinë për represion ndaj protestës.

“Pasi na hoqi çadrat, pasi na vodhi gjeneratorin, pasi na hoqi ku ca të tjerë protestonin, sot [policia] kërkon të na heqë zërin. Zërin nuk e heq dot!” theksoi Lapaj, mes thirrjeve kundër qeverisë.

Avokatja dhe përfaqësuesja e “Shqipëria Bëhet”, Dorina Prethi tentoi disa herë t’i tregonte forcave të rendit, fletë-njoftimin për protestën, që sipas saj, ishte firmosur nga drejtuesit e policisë.

Gjeneratori u sekuestrua gjithsesi në fund të protestës, kur aktivistët me anë të një rimorkioje po e largonin. Policia shoqëroi gjithashtu katër aktivistë.

Citizens ka analizuar edhe më parë ndërhyrjet policore gjatë 12 ditëve të protestës që po mban lëvizja, ndërhyje të cilat sipas ekspertëve ligjorë është konsideruar cenim i së drejtës qytetare të tubimit, që është e garantuar me kushtetutë.

Gjatë tubimit, protestuesit sollën në vëmendje probleme të ndryshme sociale dhe ekonomike.

Flamur Balaj, një qytetar më aftësi të kufizuar, tregoi se si, sipas tij, qeveria nuk ka kryer asnjë rritje pensioni apo përkrahjeje për këtë kategori.

Të njëjtën eksperiencë ndau edhe Greta Ambeli, e cila tha se vëllai i saj, me aftësi të kufizuar merrte vetëm 8 mijë lekë dhe prindërit e saj ndër vite kërkonin ndërhyrjen e ndonjë ministri, duke qenë se spitalet nuk mundësonin zgjidhje.

“Ne jemi këtu për të gjithë ata të rinj, të cilët nuk ia dalin të krijojnë një familje në këtë vend, sepse lekët e krimit kanë rritur çmimet e apartamenteve,” nënvizoi gjatë fjalës së tij Elton Laska nga Lëvizja “Shqipëria Bëhet”.

Ndërsa vetë kreu i lëvizjes, Adriatik Lapaj, e mbajti theksin te dorëheqja e Kryeministrit, si një domosdoshmëri për të cilën nuk ka më kohë.

“Ju keni marrë mjerimin e rrogave të parritura, varfërinë e spitaleve dhe ilaçeve, rrugët e shkatërruara që marrin mbi 350 vjet. Kjo është republika e ‘Ed Banditit’ që do të na mbyllë gojën!” u shpreh Lapaj.

Protestuesit përgëzuan punën e drejtësisë, duke shprehur mbështetjen ndaj Prokurorisë dhe Gjykatës së Posaçme.

Në mbyllje të protestës, ata ironizuan me koret: “Edi Rama nuk e kap dot SPAK-un”.

Qëndresa para Kryeministrisë nga lëvizja “Shqipëria Bëhetë” do të vijojë. Ajo është pjesë e një sërë organizimesh nga grupet opozitare, të cilat kanë shtuar zërat kundër qeverisë ditëve të fundit.

Zhvillimet kanë ndodhur kryesisht pasi Prokuroria e Posaçme ka kërkuar zyrtarisht heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, me synimin për ta arrestuar nën dyshimin se po pengon dhe dëmton hetimet për korrupsion.

Lexoni gjithashtu:

The post “Zërin s’na e heqin dot!”, intensifikohen protestat kundër qeverisë appeared first on Citizens.al.

“Shqipëria Bëhet” dhe e drejta për të protestuar

19 December 2025 at 17:10

Prej datës 8 dhjetor, lëvizja “Shqipëria Bëhet” proteston ditë-natë përpara Kryeministrisë. Ata kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, pas skandaleve korruptive të njëpasnjëshme.

E drejta për tubime është e garantuar nga Kushtetuta dhe ligji, megjithatë, Policia e Shtetit ka ndërhyrë disa herë duke hequr çadrat dhe një gjenerator që ishte dhuruar për t’u ardhur në ndihmë protestuesve.

Ekspertë ligjorë vlerësojnë se veprimet përbëjnë cenim të së drejtës për protestë.

“Arsyetimi i policisë nuk ishte arsyetim ligjor”

Protesta nisi simbolikisht “me vetëm një karrige”, sipas kryetarit të lëvizjes, Adriatik Lapaj.

Më 8 dhjetor, krahas organizimit të protestës, partia njoftoi policinë për vendosjen edhe të disa çadrave kampingu, të cilat do t’i ndihmonin protestuesit gjatë natës. Qëllimi ishte përballimi i kushteve të vështira atmosferike.

Por, Drejtoria e Policisë Tiranë e refuzoi kërkesën. Sipas përgjigjes që mban firmën e Drejtorit Elton Alushi, çadrat pengonin qarkullimin e emergjencave dhe transportin, një pretendim i cili është hedhur poshtë nga Lëvizja “Shqipëria Bëhet”.

Nënkryetarja Dorina Prethi ka replikuar se çadrat do të përdoreshin vetëm natën.

“Duke qenë se natyra e kësaj proteste është pa ndalim dhe kushtet atmosferike janë të ashpra, veçanërisht natën, ju informojmë që do të përdoren çadra kampingu vetëm natën,” ka qenë replika e Prethit.

Por, Policia e Shtetit duket se nuk e mori në konsideratë këtë replikë dhe njoftim të vazhdueshëm të Lëvizjes. Më 9 dhjetor, ajo ndërhyri duke marrë forcërisht çadrat e hapura nga protestuesit.

I njëjti veprim u përsërit më 12 dhjetor, ku policia ndërhyri sërish me forcë duke hequr çadrat pavarësisht se brenda tyre ndodheshin disa vajza protestuese.

Lexo: Përditë para Kryeministrisë, protesta ndryshe e “Shqipëria Bëhet”

Avokati Gentian Sejrani, i cili ka organizuar dhe ndërmjetësuar protesta të ndryshme nga shoqëria civile, e cilëson arsyetimin e policisë jo të argumentuar ligjërisht.

Sipas tij, policia kishte alternativa ligjore për menaxhimin e situatës. Devijimi i përkohshëm i qarkullimit ishte një prej tyre.

“Mund të vendosnin qoftë dhe një polic gjatë ditës, ose natës për të orientuar kalimin e automjeteve,” komentoi Sejrani.

Protestuesit e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” janë vendosur në trotuarin poshtë shkallëve kryesore të Kryeministrisë. Shkallët shërbejnë kryesisht si hyrje e Qendrës për Hapje dhe Dialog, teksa Kryeministria organizon dhe kryen aktivitetet e përditshme nga hyrja anësore dhe ajo e pasme e godinës.

Më 15 dhjetor, gjatë protestës së Partisë Demokratike, policia kërkoi zhvendosjen e protestuesve të Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”.

Sipas avokatit Sejrani, masa u justifikua për shmangien e përplasjeve mes dy tubimeve. Ai theksoi si problematike faktin se Bashkia Tiranë nuk u është përgjigjur kërkesave për t’u mundësuar protestuesve energji elektrike.

Një gjeneratori i sjellë nga një përkrahës i lëvizjes nga Londra u hoq nga policia. Lapaj tha për Citizens.al se ishte e pakuptueshme se pse organizime dhe protesta të tjera furnizohen me energji ndërsa ata jo.

Ai e cilësoi situatën si trajtim të pabarabartë për bindje politike.

“Çfarë ndryshimi ka nga aparteidi i Afrikës së Jugut kjo, ku qytetarët trajtoheshin në dy kategori, në qytetarë të bardhë dhe me ngjyrë, ndërkohë ne trajtohemi në dy kategori për shkak të bindjeve politike,” theksoi ai.

“Koha jote mbaroi!” ka qenë thirrja e vazhdueshme e protestave të Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” e cila nënkupton dorëheqjen e Kryeministrit Rama dhe vendosje ne një qeverie teknike për dërgimin e vendit në zgjedhje të parakohshme.

Dhunë ndaj vajzave protestuese

Protestuesit e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” raportojnë katër përplasje me policinë në rreth dhjetë ditë protesta. Dy për çadrat, një për gjeneratorin dhe një gjatë protestës së PD-së.

Edona Haklaj thotë se çadra u tërhoq pa u kontrolluar nëse kishte persona brenda. Ajo tregon për përdorim force edhe pas ndërhyrjes së kamerave të mediave.

“Edhe kur e morën vesh se ishim brenda, na dhunuan,” thotë Haklaj.

“Kur të çlirohet politikisht Shqipëria, policinë do ta ndajmë nga pushteti dhe do ta kthejmë vërtetë siç ka emrin, të shtetit, komentoi Lapaj rreth dhunës policore.

Sipas Edonës, me qasjen që është parë nga policia, në trotuarin e protestave të “Shqipëria Bëhet”, lejohen vetëm karrige dhe mjete të improvizuara mbrojtjeje nga i ftohti si për shembull një rrethim prej kartoni që pengon erën. Përkundër kësaj gjendjeje, ajo thekson se çadrat përdoren gjerësisht si simbol proteste në botë.

“Kemi pafund raste në botë ku çadrat përdoren edhe si simbolika! Është mjet që nuk ‘procedohet penalisht’ në asnjë vend të botës,” theksoi ajo.

Sajmira Hoda, një tjetër protestuese e lëvizjes, ka zgjedhur të qëndrojë pavarësisht presioneve.

Ajo tregoi për Citizens.al se familja e saj jeton jashtë, por vetë ka zgjedhur të qëndroj për të dhënë një kontribut politik, për ndryshimin e situatës ku ndodhet vendi.

“Kishte policë që tentuan të na preknin, por për shkak të kamerave të shumta stepën, u thoja ‘Hiqni duart!” tregoi ajo.

Hoda thotë se familja e saj nuk është plotësisht dakord me qëndrimin gjatë natës jashtë, por ajo ka vendosur të qëndroj deri në fund.

“Frikë nuk kam, për shkak se po ushtroj të drejtën time. Kam marrë parasysh çdo gjë, që kur kam ardhur këtu,” theksoi ajo.

The post “Shqipëria Bëhet” dhe e drejta për të protestuar appeared first on Citizens.al.

Lapaj rikthehet para Kryeministrisë: Rama do të përçajë opozitën

By: Elva
15 December 2025 at 20:26

Adriatik Lapaj dhe aktivistët e lëvizjes “Shqipëria Bëhet” janë rikthyer sërish para Kryeministrisë, pasi policia i largoi më herët për shkak të protestës së Partisë Demokratike. Lapaj tha se policia dhe kryeministri Rama kanë tentuar ta përplasnin me protestuesit demokratë. Ai shtoi se nuk e lejoi që kjo të ndodhte dhe se aktivistët e lëvizjes […]

The post Lapaj rikthehet para Kryeministrisë: Rama do të përçajë opozitën appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Rama vjedh, se e lejojmë ne!

By: Brisi
15 December 2025 at 19:30

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar mbrëmjen e sotme, te protesta e kryeministrisë se, Edi Rama është hajduti numër 1 i vendit dhe se ky i fundit vjedh se s’ka kush e ndalon. Berisha thotë se Rama vjedh shqiptarët ditë e natë ndërsa është shprehur se “Ai i bën të gjitha këto vetëm […]

The post Berisha: Rama vjedh, se e lejojmë ne! appeared first on BoldNews.al.

“Shqiptarët në varfëri nga vjedhjet e qeverisë”/ Zhupa: Parlamenti miraton vetëm ligjet për oligarkët

By: Brisi
15 December 2025 at 18:57

Deputetja demokrate, Ina Zhupa ka deklaruar në protestën që po mbahet te Kryeministria se Parlamenti është kriminal dhe vepron sipas saj vetëm për oligarkët. Ajo thotë se parlamenti nuk ka miratuar asnjë ligj në interes të qytetarëve, siç do të ishte ai për minimumin jetik që do të garantonte që askush të mos merrte më […]

The post “Shqiptarët në varfëri nga vjedhjet e qeverisë”/ Zhupa: Parlamenti miraton vetëm ligjet për oligarkët appeared first on BoldNews.al.

Protesta te Kryeministria/ Policia e Ramës i thyen këmbën qytetarit

By: Brisi
15 December 2025 at 17:24

Janë përshkallëzuar tensionet në protestën që po mbahet këtë pasdite te kryeministria, nga Adriatik Lapaj dhe aktivistë e qytetarë. Gjatë përplasjeve me policinë, Lapaj ka denoncuar se policia ka dhunuar një nga protestuesit dhe i ka thyer këtij të fundit këmbën. Protestuesi është dërguar me ambulancë drejt spitalit, ndërsa kjo nuk është hera e parë […]

The post Protesta te Kryeministria/ Policia e Ramës i thyen këmbën qytetarit appeared first on BoldNews.al.

“O Jemi jashtë gardhit”/ Tensione në protestën te Kryeministria, protestuesit përplasen me policinë

By: Brisi
15 December 2025 at 16:57

Janë regjistruar sërish tensione në protestën që po mbahet para Kryeministrisë, ku prej ditësh kërkohet dorëheqja e Kryeministrit Edi Rama. Adriatik Lapaj së bashku me protestuesit e tjerë janë përplasur me policinë, pasi këta të fundit kanë tentuar ti largojnë nga ambjentet e institucionit qeveritar. Ky është një episod i përsëritur tashmë ku Rama urdhëron […]

The post “O Jemi jashtë gardhit”/ Tensione në protestën te Kryeministria, protestuesit përplasen me policinë appeared first on BoldNews.al.

“E patë ç’ndodhi në Bullgari”/ Lapaj vijon protestën te Kryeministria: Të shporrim ata që na kanë vjedhur mln €

By: Brisi
14 December 2025 at 18:04

Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, ka vijuar edhe këtë të diel me protestën përpara Kryeministrisë, ku kërkohet dorëheqja e Edi Ramës. Lapaj ka kujtuar situatën në Bullgari ku protestat masive detyruan qeverinë të dorëhiqej, ndërsa ka kërkuar që edhe shqiptarët t’i bashkohen revoltës para Kryeministrisë për të larguar sipas tij qeveritarët që vjedhin miliona euro […]

The post “E patë ç’ndodhi në Bullgari”/ Lapaj vijon protestën te Kryeministria: Të shporrim ata që na kanë vjedhur mln € appeared first on BoldNews.al.

Përditë para Kryeministrisë, protesta ndryshe e “Shqipëria Bëhet”

12 December 2025 at 18:02

Prej 8 dhjetorit, një grup qytetarësh dhe aktivistësh të Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, të drejtuar nga Adriatik Lapaj, po mban një protestë të vazhdueshme para Kryeministrisë.

Ata kundërshtojnë qëndrimin e Kryeministrit Edi Rama për të mos shkarkuar zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur për abuzime me tenderët publikë.

Lëvizja e konsideron këtë qasje shembull të degradimit të qeverisjes dhe për këtë kërkon detyrimin për ta larguar qeverinë aktuale, vendosjen e një qeverie teknike dhe dërgimin e vendit në zgjedhje të parakohshme.

Qëndresa e përditshme para Kryeministrisë

Grupi i aktivistëve dhe qytetarëve është vendosur në mjedis të hapur, në trotuarin buzë Kryeministrisë dhe e vazhdon protestën pavarësisht temperaturave të ulëta.

Protesta nisi më “8 Dhjetor”, ditën që përkujton lëvizjen e dhjetorit 1990, e cila shënoi nisjen e fundit të diktaturës në Shqipëri. Edona Haklaj, tregoi për Citizens.al se vendimi për protestën erdhi pas diskutimeve dhe dakordësisë në lëvizje se përballë përshkallëzimit të çështjeve korruptive në qeveri, nevojitej medoemos një reagim.

Ajo vetë mundi t’i bashkohej plotësisht protestës ditën e dytë, por tregoi se gjendja ishte e vështirë pasi në ditët e para përpjekja për të ngritur çadra kampingu, të cilat do të përdoreshin nga aktivistet vajza u ndalua nga punonjësit e policisë.

“Arsyetimi ishte absurd kinse ne pengonim qarkullimin e rrugës, në një kohë kur ne jemi vendosur në trotuar,” theksoi Haklaj.

Me kalimin e ditëve, angazhimit iu bashkuan edhe aktivistë dhe qytetarë të tjerë. Mëngjesin e së premtes, grupi ishte me të paktën 10 protestues të cilët e kishin kaluar natën e katërt jashtë.

Për t’u mbrojtur nga i ftohti kishin improvizuar një rrethim me kartonë, të cilët mbaheshin nga karriget. Qytetarë të ndryshëm u kishin sjellë ushqime, ujë, batenie, teksa tre arka me mandarina qëndronin krah megafonit.

“Vështirësia më e madhe është gjatë netëve, pas orës 2-3 ku bëhet shumë ftohtë,” tregoi Haklaj.

Por sipas Haklajt, mbështetja që po u vjen nga qytetarët i ka inkurajuar ata të vijojnë më tej.

Gjatë ditës, qytetarë të ndryshëm ndalen dhe shkëmbejnë biseda me Lapajn dhe aktivsitë të tjerë, ndërsa çdo mbrëmje ora 17:00 shënon momentin kryesor të tubimit, ku fjalime dhe thirrje të ndryshme përcillen “Live!” edhe në rrjetet sociale.

Lapaj tha për Citizens.al se numri i pjesëmarrësve në këto tubime të pasditeve është në rritje. Ai beson se qëndresa e zgjatur mund të krijojë presion të mjaftueshëm për dorëheqjen e Kryeministrit.

Në këtë këndvështrim, ai e përshkruan sheshin si hapësirë të hapur për të gjithë qytetarët pa logo partie, ku secili ta shprehë hallin e vet përballë “autokracisë”, siç e cilëson ai qeverisjen aktuale.

Kërkesa: Qeveri tranzitore dhe zgjedhje të lira

Për protestuesit, mosveprimi i Kryeministrit ndaj zëvendëskryeministres Balluku tregon normalizimin e korrupsionit në nivelet më të larta të pushtetit. Lapaj argumenton se një qeveri që mban në detyrë një zyrtare nën hetim penal ka humbur legjitimitetin moral. Sipas tij, ky rast është simbol i krizës më të gjerë të llogaridhënies dhe transparencës në qeveri.

Përballë kësaj gjendjeje, Lëvizja “Shqipëria Bëhet”, propozon ngritjen e një qeveria teknike njëvjeçare, të përbërë nga intelektualë brenda dhe jashtë vendit, me mandat për reformim të kuadrit zgjedhor.

Qëllimi final, sipas Lapajt, është mbajtja e “zgjedhjeve të para realisht të lira dhe të ndershme pas 34 vitesh pluralizëm”.

Atmosfera në shesh përfshin edhe qytetarë të paorganzuar që kërkojnë ndryshime politike.

“Pretendojmë të hyjmë në Evropë, por kështu [me këtë nivel korrupsioni] nuk na pranon njeri,” tha një qytetar pas takimit mbështetës që pati me Lapajn.

Ai deklaroi se mbështeste çdo protestë, pavarësisht numrit, duke shprehur mosbesim të thellë ndaj premtimeve politike dhe nevojën për standarde europiane të qeverisjes aktuale.

Protesta e përditshme e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” është ndryshe nga të gjitha protestat e deritanishme nga kampi opozitar.

Ajo synon të kthehet në një lëvizje më të gjerë qytetare kundër korrupsionit dhe mungesës së llogaridhënies. Megjithatë, suksesi i saj do të varet nga aftësia për të ruajtur pjesëmarrjen, për të shmangur mbi-politizimin e lëvizjes dhe për të prodhuar presion real ndaj pushtetit.

Në një moment të polarizuar politik, kjo protestë po teston hapësirën që qytetarët kanë për të ndikuar vendimmarrjen qeveritare jashtë mekanizmave të partive tradicionale.

Lexoni gjithashtu:

The post Përditë para Kryeministrisë, protesta ndryshe e “Shqipëria Bëhet” appeared first on Citizens.al.

Kushtetuesja kalon për shqyrtim ankimimin e qeverisë për pezullimin e Ballukut

12 December 2025 at 15:59

TIRANË, 12 dhjetor /ATSH/ Gjykata Kushtetuese vendosi sot që të kalojë për shqyrtim ankimimin e Kryeministrit, lidhur me çështjen e pezullimit të zëvendëskryeministres dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku nga Gjykata e Posaçme (GJKKO).

Sipas medieve, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese votuan 5 me 3 në favor të kalimit të rastit për shqyrtim.

Qeveria kërkon zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës së krijuar ndërmjet Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave, nga njëra anë, dhe Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimit e Organizuar (GJKKO), nga ana tjetër, lidhur me pezullimin e ushtrimit të detyrës së anëtarit të Këshillit të Ministrave.

Gjithashtu qeveria kërkon shfuqizimin e vendimit të GJKKO-së për pezullimin e ministres Balluku nga detyra.

GJKKO ka vendosur dy masa sigurie për Ballukun, atë të pezullimit nga detyra dhe ndalimin e lëvizjes jashtë vendit.

/m.q/r.e/a.f/

The post Kushtetuesja kalon për shqyrtim ankimimin e qeverisë për pezullimin e Ballukut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

VIDEO/ Policia e procedoi penalisht, reagon Adriatik Lapaj: Më kanë dekoruar! Vodhën 53 mln euro me Tunelin e Llogarasë, qenkam unë problemi që protestoj

By: M C
10 December 2025 at 17:01

Policia e Tiranës njoftoi sot se kishte proceduar penalisht kryetarin e “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, për zaptim të paligjshëm të hapësirës para Kryeministrisë, ku po proteston prej dy ditësh në një formë aspak të zakontë.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i vetë politikanit, duke deklaruar se nuk do tërhiqet nga misioni i tij dhe protesta.

“Më paskan proceduar penalisht! Më paskan dekoruar me një procedim penal sepse paskam bllokuar qarkullimin në Tiranë dhe lëvizjen e lirshme të njerëzve. Dhe e ka bërë këtë ai segmenti i Policisë që mbështet narkotrafikun dhe Edi Ramën”, shprehet ai mes të tjerash.

Dhe më tej ai nuk e kursen ironinë për mazhorancën dhe Policinë.

“Vodhën 53 milionë euro te Tuneli i Llogarasë, por qenka problem që unë protestoj dhe më ndjekin penalisht. Por protestat nuk do ndalojnë, kam protestuar me qindra e mijëra herë dhe do vijoj të protestoj”, thotë kreu i “Shqipëria Bëhet”, teksa ndodhet nga sheshi i protestës.

Dhe ai e vijon ironinë e tij ndaj qeverisë, duke theksuar se:

“Pasi luftuan krimin e organizuar, trafikun e drogës, pasi ndaluan krimet dhe vrasjet në shkolla ku të mos theren më 14-vjeçarët, më proceduan mua penalisht. Një meme e madhe për qeverinë, një gallatë, që duhet penë shumë e mprehtë për ta shkruar. Se si nuk duhet të qeverisim kështu në të ardhmen”.

Lapaj nuk kursen akuzat ndaj qeverisjes edhe për aferat korruptive, si tuneli i Llogarasë dhe rruga Qukës-Qafë Plloçë, duke nënvizuar se teksa abuzojnë me paratë e popullit, Policia dhe qeveria procedojnë atë penalisht për protestën, duke harxhuar bojë dhe letër.

Ne protestën po e bëjmë në trotuar e jo në rrugë, s’e di çfarë trafiku kam bllokuar. Thonë se kam vendosur çadra, ne kemi bërë kërkesë sipas ligjit për tubim, sipas Kushtetutës, por ata i hoqën çadrat pa u vënë. Për turpin e madh të tyre, në një kohë kur janë nën akuzë se kanë vjedhur 53 mln euro te tuneli i Llogarasë, qenkam unë problemi e më ndjekin penalisht. Kanë harxhuar 260 milionë euro për të ndërtuar në 16 vite rrugën Qukës-Qafë-Plloçë dhe ajo u shembet atje. Pastaj kanë letër, bojë e kohë për të më kallëzuar penalisht pse protestoj. Nuk më trembin mua, kjo është dekoratë për mua, se këta janë qeveria më komike në botë. Nuk më intimidojnë dot”, thotë ai.

Protesta e pazakontë e Lapajt para Kryeministrisë

Prej dy ditësh, kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” ka zgjedhur të protestojë para kryeministrisë, duke kaluar natën aty.

Por sot policia njofton se ka referuar materialet në Prokurori për Lapajn, pasi dyshohet se ka bërë grumbullime dhe ka zaptuar hapësirën publike përpara godinës së Kryeministrisë, duke penguar qarkullimin e lirë të lëvizjes.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori për shtetasit: A. L., pasi dyshohet se ka bërë grumbullime dhe ka zaptuar hapësirën publike përpara godinës së Kryeministrisë, duke penguar qarkullimin e lirë të lëvizjes”, sqaron policia.

Kujtojmë që mbrëmjen e kaluar Adriatik Lapaj dhe disa protestues të tjerë kanë vendosur çadra në shesh, ndërsa policia u ka kërkuar që t’i heqin dhe të largohen nga zona.

VIDEO

The post VIDEO/ Policia e procedoi penalisht, reagon Adriatik Lapaj: Më kanë dekoruar! Vodhën 53 mln euro me Tunelin e Llogarasë, qenkam unë problemi që protestoj appeared first on Albeu.com.

Policia kallëzon në Prokurori Adriatik Lapajn në Tiranë: Zaptoi hapësirën publike dhe bllokoi qarkullimin

10 December 2025 at 11:51


Policia e Tiranës ka kallëzuar në Prokurori Adriatik Lapajn pas vendimit për të protestuar para Kryeministrisë.

Sipas policisë ata kanë zaptuar hapësirën publike si dhe kanë bllokuar qarkullimin dhe lëvizjen e lirë në këtë zonë.

Sipas njoftimit të Policisë specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori për shtetasit, A. L., pasi dyshohet se ka bërë grumbullime dhe ka zaptuar hapësirën publike përpara godinës së Kryeministrisë, duke penguar qarkullimin e lirë të lëvizjes. /Tch/

Përplasja me policinë para kryeministrisë, Adriatik Lapaj: Nuk ikim pa u bërë për spital! Çadrat tona s’janë si të Lul Bashës

By: M C
9 December 2025 at 22:37

Kreu i “Shqipëria Bëhet” ka sqaruar për emisionin “Now” me Erla Mëhillin përplasjen me policinë përpara kryeministrisë teksa protestonin dhe ngritën dy çadra. Lapaj tha se dhjetëra policë të armatosur dhe në shkelje të ligjit janë sjellë në mënyrë aspak normale.

I pyetur nëse kanë marrë leje për ngritjen e çadrave, Lapaj tha se nuk kërkohet leje për të protestuar ndërsa theksoi se kanë njoftuar Policinë e Shtetit. Sipas tij, të mbash një çadër kampingu nuk është krim pasi temperaturat janë të ulëta.

“Jam ndër ata që kam mbështetur shumë Policinë e Shtetit se jam rritur në shtëpi me Policinë e Shtetit. Një pjesë e punonjësve janë militantë të partisë në pushtet dhe kjo nuk i bën nder Policisë së Shtetit. Ky është shteti i Edi Ramës që duhet ndalur me çdo kusht.

Shqipëria është në gjendje realisht kritike. Rama, pasi është afruar drejtësia, po intimidon gjykatën. Të japë dorëheqjen ai njeri që s’ka më legjitimitet moral. Trotuari këtu është 7-8 metra e gjerë. Çadra është 2 metra e gjerë.

Nuk besoj se çadra jonë e vogël ishte më bllokuese se çadra e para disa viteve që bllokoi gjithë bulevardin. Republika e standardeve të shumëfishta duhet shembur dhe nuk i bën nder taksapaguesve shqiptarë.

Mesazhi i Ramës ishte i thjeshtë. Pra që ju, po doni të protestoni, duhet të ngriti së ftohti. Nuk ka problem. Qytetarët do na sjellin batanije.

Do rrimë shumë ditë, do i bëhemi mortje, do e bezdisim shumë. Jam me Edona Haklajn këtu. U përball më shumë se të gjithë.”-tha Lapaj.

Si do të përmbyllet kjo qëndresë, Adriatik Lapaj theksoi se Rama të detyrohet të japë dorëheqjen ndërsa shtoi se në ditët në vazhdim do të ndërgjegjësojnë sa më shumë qytetarë që të bashkohen për të imponuar dorëheqjen e një qeverie që është kapur gafil në të gjitha drejtimet duke abuzuar me paratë publike dhe pushtetin.

“Nëse kjo nuk ndodh, do të qëndrojmë këtu sa të na lejojnë limitet tona biologjike. Nuk ka pse të na mbështesë ndonjë parti politike se ne këtu nuk kemi dalë me logo të ndonjë partie politike.

Rama ka ngritur një sistem të tillë, me banda, dhe s’ka parti që e konkurron dot. Për ne vlen Shqipëria më shumë se partia. Këtu jemi për qytetarët, për të drejtën.”-tha Lapaj.

The post Përplasja me policinë para kryeministrisë, Adriatik Lapaj: Nuk ikim pa u bërë për spital! Çadrat tona s’janë si të Lul Bashës appeared first on Albeu.com.

Lëvizja “Shqipëria Bëhet”, protestë para Kryeministrisë

9 December 2025 at 20:15

TIRANË, 9 dhjetor /ATSH/ Kryetari i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, që prej ditës së djeshme po zhvillon një protestë para Kryeministrisë me kërkesën për largimin e Kryeministrit Rama.

Protestës së tij iu bashkuan sot në orët e pasdites edhe disa qytetarë si dhe aktivistë të lëvizjes “Shqipëria Bëhet”.

Gjatë protestës aktivistët vendosën që të ngrenë çadra, por Policia e Shtetit ka ndërhyrë duke mos lejuar vendosjen e çadrave.

“Kjo është hapësirë publike dhe është për përdorim nga të gjithë”, nënvizoi policia, teksa ndërhyri për të hequr çadrat.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Lapaj theksoi se ata do të vijojnë protestën duke paralajmëruar se do të qëndrojnë aty me javë.

“Erdhën forcat e policisë në një mënyrë krejt barbare, bënë një sjellje e cila i shkon vetëm vendeve që janë në diktaturë”, u shpreh Lapaj.

“Duan të na ndërpresin ne të drejtën tonë për të protestuar se menduan se do të jemi për pak orë, por ne do të qëndrojmë këtu me javë. Nëse ti mendon se duke mos lejuar çadrat, ne nuk do të ikim dhe pa çadra. Do të bëhemi qindra njerëz këtu, ndoshta mijëra dhe do t’i vendosim qindra çadra këtu”, tha Lapaj.

/m.q/j.p/

The post Lëvizja “Shqipëria Bëhet”, protestë para Kryeministrisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Protesta përpara kryeministrisë/ Lapaj: Jemi në kufijtë e një dëmtimi të pakthyeshëm të rinisë, qeveria i është turrur GJK për ta imponuar

By: M C
9 December 2025 at 19:55

Kryetari i Partisë Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj ka deklaruar se vendosi të protestojë para Kryeministrisë, pasi rina është në kufijtë e një dëmtimi të pakthyeshëm. Gjatë një prononcimi për mediat, Lapaj u shpreh se nuk ka asgjë për të festuar në kë fundvit, në një vend ku qeveria i është turrur GJK për ta imponuar dhe shoqërisë për të detyruar të gjithë që të mbajë në funksion Ballukun.

Ai tha se kjo të bën qartë të mendosh, se vendi nuk ka një kryeministër të lirë, që nuk vendos vetë dhe për këtë duhet të hapi krahun. Lapaj u shpreh se protestës së tij do ti bashkohen dhe 9 të tjerë sot dhe do ta vazhdojnë pa ndalim, ndërsa shtoi se protestën e nisi për të parë mundësinë sesi qytetarët reagojnë.

“Jam mirë dhe jam për rrugë të gjatë këtu në shesh dhe sigurisht unë vij nga protestat, e njoh mirë protestën dhe besoj se do e menaxhoj në mënyrën e duhur për të pasur sa më shumë jetëgjatësi. Dje në 10 të darkës, pasi pashë që nuk kishte reagim për 8 dhjetorin përballë një gjendje që është dramatike për rininë tonë dhe që është jo frymëzuese, përkundrazi. Jemi në kufijtë e një dëmtimi të pakthyeshëm të rinisë tonë, vendosa të dal dhe të protestoj. Nuk asgjë për të festuar këtë fundit në një vend ku qeveria i është turrur GJK për ta imponuar dhe shoqërisë për të detyruar të gjithë që të mbajë në funksione Ballukun. Një qasje ndryshe kjo që ka bërë Rama me të tjerët.

Kjo të bën qartë të mendosh që nuk është një kryeministër i lirë, që nuk vendos vetë dhe për këtë duhet të hapi krahun. Jemi në kushtet ku shoqëria kërkon impuls që ka një reagim ndaj një mbipushteti të një njeriu që si kanceri në tru ka vrarë çdo qelizë të lirë të këtij vendi. Ky pushtet çdo gjë e ka vendosur në funksion të mbajtjes së vetes në drejtimin e vendit, këta e vjedhin republikën me një mesazh 53 milionë euro, më një të rënë të lapsit 100 milionë euro dhe i përdorur këto para për të deformuar vullnetin politik të vendit. Unë e nisa vetëm për të parë mundësinë sesi qytetarët reagojnë. Protestës time do ti bashkohen dhe 9 të tjerë sot dhe do ta vazhdojmë pa ndalim. Uroj që çdo qytetar të mund të ndjejë nevojën të ballafaqohet”, tha Lapaj.

The post Protesta përpara kryeministrisë/ Lapaj: Jemi në kufijtë e një dëmtimi të pakthyeshëm të rinisë, qeveria i është turrur GJK për ta imponuar appeared first on Albeu.com.

Tensione te protesta para Kryeministrisë, qytetarët përplasen me policinë! Adriatik Lapaj tenton të ngrejë çadër

By: M C
9 December 2025 at 19:30

Adriatik Lapaj ka vijuar protestën e tij para Kryeministrisë, ku gjatë ditës iu bashkuan edhe dhjetëra qytetarë. Protestuesit kanë vendosur çadra në shesh, ndërsa policia u ka kërkuar që t’i heqin dhe të largohen nga zona.

Kërkesa e policisë ka shkaktuar tensione mes të pranishmëve. Disa prej qytetarëve janë dëgjuar të thërrasin “shtet që vret”, duke akuzuar autoritetet për presion dhe dhunë ndaj protestës.

Pavarësisht thirrjeve të policisë, Lapaj dhe mbështetësit e tij deklarojnë se protesta do të vazhdojë.

VIDEO

The post Tensione te protesta para Kryeministrisë, qytetarët përplasen me policinë! Adriatik Lapaj tenton të ngrejë çadër appeared first on Albeu.com.

Lapaj nis protestën i vetëm para Kryeministrisë: Rama po sulmon Kushtetuesen, do rri ditë e natë këtu

By: armand
8 December 2025 at 22:41

Kryetari i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka deklaruar se ka nisur i vetëm protestë kundër Edi Ramës, pasi ai po sulmon Gjykatën Kushtetuese. Lapaj tha se pas 3 vitesh protesta në shesh për rritjen e çmimeve, sonte do të qëndrojë me një karrige para kryeministrisë ndërsa të martën do të dorëozjë kërkesën për protestën […]

The post Lapaj nis protestën i vetëm para Kryeministrisë: Rama po sulmon Kushtetuesen, do rri ditë e natë këtu appeared first on BoldNews.al.

Nis protesta e opozitës para Kryeministrisë

By: Elva
8 December 2025 at 18:40

Ka nisur “Foltorja e opozitës” para godinës së Kryeministrisë, ku janë mbledhur mbështetës të Partisë Demokratike. Kreu i PD-së, Sali Berisha, më herët deklaroi se kjo foltore do të vijojë pa ndërprerje deri në largimin e Edi Ramës dhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku. “Kjo do të jetë foltorja e qytetarëve që duan të shprehin problemet e […]

The post Nis protesta e opozitës para Kryeministrisë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌