Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Lapaj thirrje për Aleancë të Madhe Popullore: Vetëm një front qytetar mund ta rrëzojë Ramën

By: armand
29 January 2026 at 21:53

Kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, bëri thirrje për krijimin e një Aleance të Madhe Popullore, gjatë një interviste mbrëmjen e së enjtes në emisionin “Opinion” në Tv Klan, duke theksuar se vetëm një front i gjerë qytetar mund të sjellë largimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Lapaj u shpreh se situata politike […]

The post Lapaj thirrje për Aleancë të Madhe Popullore: Vetëm një front qytetar mund ta rrëzojë Ramën appeared first on BoldNews.al.

Lapaj para Kryeministrisë: Rama ka ndërtuar një sistem monstruoz

By: Elva
28 January 2026 at 21:40

Adriatik Lapaj, ka vijuar edhe këtë të martë qëndrimin e tij para Kryeministrisë, ku ka reaguar lidhur me çështjen e ministres Belinda Balluku dhe procesin në Gjykatën Kushtetuese. Gjatë një komunikimi të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale, Lapaj deklaroi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për këtë rast po vonohet, duke e cilësuar situatën si pasojë të […]

The post Lapaj para Kryeministrisë: Rama ka ndërtuar një sistem monstruoz appeared first on BoldNews.al.

Protestë më 31 Janar, Lapaj: Institucionet e kapura nga Rama nuk po e dorëzojnë Ballukun te drejtësia

By: redi
28 January 2026 at 17:16

Lëvizja “Shqipëria Bëhet”, ditën e shtunë më 31 janar, në orën 18:00 do të mbajë një tjetër protestë përpara Kryeministrisë. Adriatik Lapaj akuzon qeverinë për mungesë të marrjes së masave ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku, e akuzuar nga SPAK. Lapaj pretendon se institucionet janë “të kapura nga kryeministri Edi Rama” dhe se, sipas tij, prej 52 ditësh nuk po ndërmerren hapa konkretë për…

Source

Lapaj në Berat: Rama dhe ministrat e tij, në dosjet që vërtetojnë abuzimet me fondet

By: armand
25 January 2026 at 17:06

Adriatik Lapaj ka vijuar turin e tij të takimeve me qytetarët. Këtë të diel, ai është ndalur në qytetin e Beratit, ku ka zhvilluar një takim me banorët e zonës. Gjatë fjalës së tij, Lapaj u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen masivisht në protestën e paralajmëruar më datë 31 janar, ora 18:00, në […]

The post Lapaj në Berat: Rama dhe ministrat e tij, në dosjet që vërtetojnë abuzimet me fondet appeared first on BoldNews.al.

“Edhe hajdut, edhe të dhunojnë kjo s’mund të tolerohet”, Lapaj: Protestat të mos ndalen

By: Ela
24 January 2026 at 22:27

Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, i ka bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së paralajmëruar më 31 janar përpara Kryeministrisë. Në një reagim në rrjete sociale pas protestës së PD, Lapaj shprehet se narko-regjimi që na vjedh është kërcënim për atdheun dhe ata duhen ndalur! Lapaj thekson se nuk mund të mbrohet vjedhja me […]

The post “Edhe hajdut, edhe të dhunojnë kjo s’mund të tolerohet”, Lapaj: Protestat të mos ndalen appeared first on BoldNews.al.

“Po na vjedhin çdo ditë”, Lapaj thirrje qytetarëve: Bashkohuni në protestën e 31 janarit

By: Elva
23 January 2026 at 19:37

Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, i ka bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së paralajmëruar më 31 janar, gjatë një lidhjeje live në Facebook, përpara Kryeministrisë. Lapaj u ndal te problemi i trafikut në Tiranë, duke e cilësuar atë si një nga pasojat më të dukshme të keqmenaxhimit dhe mungesës së investimeve në infrastrukturë. […]

The post “Po na vjedhin çdo ditë”, Lapaj thirrje qytetarëve: Bashkohuni në protestën e 31 janarit appeared first on BoldNews.al.

Adriatik Lapaj: Nëse nuk e japin, Balluku mund të arrestohet dhe në zyrë

By: redi
22 January 2026 at 21:34

Adriatik Lapaj jep mendimin për seancën në Kushtetuese të zv/kryeministres Belinda Balluku. Ai theksoi se faktet dhe të dhënat kanë treguar se shteti ka dështuar sepse kanë kthyer korrupsionin në sistem. ”Kryeministri është i ndërgjegjshëm që ato punë as Belinda dhe as të tjerët nuk i kanë bërë vetë. Nuk dua të bëj parashikime, por të dhënat, faktet dhe mënyra se si po veprohet tregojnë që…

Source

Lapaj takim me qytetarët në Shkodër: Protestat janë e vetmja mënyrë për ndryshim

By: Elva
22 January 2026 at 19:09

Adriatik Lapaj ka nisur takimet me qytetarët në Shkodër, në kuadër të protestës së paralajmëruar që do të mbahet më 31 janar, në orën 18:00, në Tiranë. Gjatë takimit, Lapaj u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë masivisht në protestë, duke e cilësuar atë si një reagim ndaj asaj që ai e përshkroi si […]

The post Lapaj takim me qytetarët në Shkodër: Protestat janë e vetmja mënyrë për ndryshim appeared first on BoldNews.al.

Lapaj: Gjykata dënoi Agron Shehajn, deklaratat e tij i kanë shërbyer vetëm Ramës

By: armand
21 January 2026 at 17:53

Sot përfundoi gjyqi për padinë për shpifje që Adriatik Lapaj, kreu i “Shqipëria Bëhet”, i kishte bërë Agron Shehajt, kreut të Partisë Mundësia. Gjykata e shpalli Shehajn fajtor për fyerje duke e dënuar me një gjobë prej 300 mijë lekësh (ose 3 milionë lekë të vjetra). Kujtojmë se Shehaj kishte hedhur akuza të rënda ndaj […]

The post Lapaj: Gjykata dënoi Agron Shehajn, deklaratat e tij i kanë shërbyer vetëm Ramës appeared first on BoldNews.al.

GJKKO dënon Agron Shehajn për fyerje ndaj Adriatik Lapajt

21 January 2026 at 11:58

TIRANË, 21 janar/ATSh/ Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shpalli sot fajtor deputetin Agron Shehaj, kryetar i Partisë Mundësia, për veprën penale “Fyerja” ndaj Adriatik Lapajt, kryetar i Partisë Shqipëria Bëhet.

Vendimi u mor nga gjyqtari Erjon Çela dhe në bazë të ligjit Shehaj dënohet me 300 000 (treqind mijë) lekë gjobë.

Afati i pagimit të gjobës do të jetë gjashtë muaj nga dita e marrjes së formës së prerë të vendimit. Shpenzimet gjyqësore i lihen në ngarkim të akuzuarit Agron Shehaj.

Ndërkohë gjykata shpalli ta pafajshëm Shehajn për veprën penale “Shpifja”, pasi fakti i pretenduar nuk përbën vepër penale.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 15 ditëve, afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit.

/m.q/r.e/a.f/

The post GJKKO dënon Agron Shehajn për fyerje ndaj Adriatik Lapajt appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Urgjenca e QSUT pa energji elektrike, Lapaj: Shokuese që në spitalin kryesor të vendit të ikin dritat

By: Elva
19 January 2026 at 22:39

Mbrëmjen e sotme, Urgjenca e QSUT ka mbetur pa energji elektrike për rreth 30 minuta, duke krijuar tension dhe shqetësim te pacientët, stafi mjekësor dhe familjarët e tyre, veçanërisht në shërbimin e reanimacionit. Lidhur me këtë situatë ka reaguar kryetari i Lëvizja Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale e […]

The post Urgjenca e QSUT pa energji elektrike, Lapaj: Shokuese që në spitalin kryesor të vendit të ikin dritat appeared first on BoldNews.al.

“Kundër hajdutërisë”, protesta e tretë e “Shqipëria Bëhet”

17 January 2026 at 20:30

Aktivistë të partisë “Shqipëria Bëhet” mbajtën të shtunën protestën e tretë përpara kryeministrisë. Ata i bënë thirrje qytetarëve të bashkohen “kundër hajdutërisë”. Protesta nisi me dëgjimin dhe këndimin e himnit kombëtar.

“Edi Rama o hajdut, o hajdut”, ishin brohorimat kryesore të turmës drejtuar zyrës së kryeministrit.

“Ky është vlerësimi i qytetarëve për drejtuesin kontemporan, evropian, euro – atlantik të Shqipërisë, që pretendon të kthehet në lider global”, tha Lapaj.

Që nga dita e parë kur e nisi protestën, vetëm “me një karrige”, kryetari i kësaj partie, ka artikuluar një kërkesë të pandryshueshme, dorëheqjen e Kryeministrit. Gjatë protestës, Lapaj kritikoi tentativat e njëpasnjëshme të forcave policore për të intimiduar protestuesit që të ndalin rezistencën.

“Dhunoi, arrestoi, shoqëroi dhunshëm  13 qytetarë të lirë, ndër të cilët Ergys Lanaj, Alfred Matoshi, Eligert Hima dhe Edi Haklaj” – theksoi Adriatik Lapaj.

Në podiumin ku shkruhej “Bashkohu në Protestë” u ngjitën dhe aktivistë të tjerë të cilët folën për probleme të shoqërisë në ikje, mjedisit, korrupsionit etj.

“Prindërit shqiptarë nuk jetuan për veten e tyre, por për ne. Sigurisht u prenë në besë nga ata që e kanë marrë peng këtë vend . Mirëpo ju a nuk mendoni se ka ardhur koha që të faktojmë në shesh se sakrificat e tyre nuk shkuan dëm” – tha gjatë fjalës së saj Najada Kambo.

Erjon Selmani ngriti zërin për shkrirjen e shërbimit pyjor shqiptar. Ai u shpreh se kjo solli papunësi te shumë specialistë që kanë shërbyer për vite me radhë për natyrën shqiptare.

“Përmbytjet nuk janë thjesht vepër e natyrës, por janë vendime të gabuara që ka marrë ky sistem” – pohoi Selmani.

Protesta u mbështet dhe nga grupime qytstarësh si komuniteti durrsak që po proteston kundër projektit TID Durrës.

“Një burracak që lufton kundër një plasmasi” – ju referua Lapaj përpjekjeve të kryeministrit për të heshtur zërat e mbështetësve të tij. Ai tha se as temperaturat e ulëta dhe as dhuna policore nuk do sjellin fundin e kësaj nisme të ndërmarrë që prej 8 Dhjetorit.

Citizens ka analizuar më parë se përpjekja për ta shuar me forcë protestën është joligjore.

Avokati Genti Sejrani tha se motivet e forcave të rendit për të hequr çadrën janë të pavlefshme.

Sipas tij, policia kishte alternativa ligjore për menaxhimin e situatës. Devijimi i përkohshëm i qarkullimit ishte një prej tyre.

“Mund të vendosnin qoftë dhe një polic gjatë ditës, ose natës për të orientuar kalimin e automjeteve,” – ka komentuar avokati më herët.

The post “Kundër hajdutërisë”, protesta e tretë e “Shqipëria Bëhet” appeared first on Citizens.al.

Protestë e “Shqipëria bëhet” te Kryeministria, Lapaj: Nuk ndalemi deri në largimin e Ramës

17 January 2026 at 19:55

TIRANË, 17 janar /ATSH/ Partia “Shqipëria Bëhet” zhvilloi sot një protestë në sheshin para Kryeministrisë, ku kryetari i saj, Adriatik Lapaj, iu drejtua qytetarëve dhe aktivistëve me thirrjen për vijimin e qëndresës kundër qeverisë.

Në fjalën e tij, Lapaj theksoi se protesta është pjesë e një angazhimi disa-javor të qytetarëve, duke nënvizuar se qëndresa do të vazhdojë deri në ndryshimin e situatës politike në vend.

Ai deklaroi se, sipas tij, qeverisja aktuale nuk ka sjellë përmirësime reale për qytetarët, pavarësisht fondeve të mëdha të administruara ndër vite.

Lapaj u shpreh kritik ndaj mënyrës se si, sipas tij, janë përdorur fondet publike gjatë 12 viteve të fundit, duke ngritur pikëpyetje mbi investimet në shëndetësi, paga dhe shërbime publike.

Ai theksoi se qytetarët përballen me vështirësi ekonomike, mungesë shërbimesh dhe emigrim të lartë, ndërsa kërkoi llogaridhënie për përdorimin e buxhetit të shtetit.

Kryetari i “Shqipëria Bëhet” deklaroi gjithashtu se protestuesit nuk janë zmbrapsur nga kushtet e vështira atmosferike apo ndërhyrjet e forcave të rendit, duke e cilësuar këtë angazhim si një betejë për demokratizimin e vendit.

Protesta u zhvillua pa incidente dhe u shoqërua me thirrje për ndryshim politik dhe rritje të përgjegjshmërisë institucionale.

Lëvizja “Shqipëria Bëhet” ka paralajmëruar vijimin e aksioneve të saj publike në ditët në vijim.

Në fund të protestë pati dhe përplasje me policinë, kur protestuesit ju afruan gardhit të vendosur nga unifirmat blu për ruajtjen e godinës në Këshillit të Ministrave dhe hodhën miell ndaj policëve.

/gj.m/a.f/

The post Protestë e “Shqipëria bëhet” te Kryeministria, Lapaj: Nuk ndalemi deri në largimin e Ramës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Rama dhe banda e tij vodhën 80 mld euro”, Lapaj: Ata pinë verë 33 mijë euro, ne përmbytemi

By: Ela
17 January 2026 at 19:46

Kryetari i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në fjalën e tij para Kryeministrisë, bëri thirrje që qëndresa e qytetarëve dhe aktivistëve që iu bashkua kësaj lëvizje në 5 javë, të vazhdojë deri në largimin e Ramës nga pushteti. Lapaj tha se në 12 vjet, banda e Ramës në qeveri menaxhoi 80 mld euro por asgjë nuk […]

The post “Rama dhe banda e tij vodhën 80 mld euro”, Lapaj: Ata pinë verë 33 mijë euro, ne përmbytemi appeared first on BoldNews.al.

Protesta para Kryeministrisë/ Lapaj: Qeveria Rama në funksion të krimit, mbjell frikë dhe drogë

By: Ela
17 January 2026 at 19:02

Protesta e paralajmëruar nga Adriatik Lapaj dhe aktivistët e lëvizjes “Shqipëria Bëhet” po mbahet para Kryeministrisë. Adriatik Lapaj tha gjatë fjalës së tij se qeveria është në funksion të krimit dhe se ka mbjellë vetëm frikë dhe drogë në vend. “Ky shtet i turpit, që e çoi Shqipërinë në këtë shkatërrim të madh. Nuk ka […]

The post Protesta para Kryeministrisë/ Lapaj: Qeveria Rama në funksion të krimit, mbjell frikë dhe drogë appeared first on BoldNews.al.

5 javë qëndresë në bulevard, Lapaj apel qytetarëve: Të bashkohemi të shtunën kundër hajdutërisë

By: redi
16 January 2026 at 21:35

Kryetari i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj do të organizojë të shtunën pasdite një protestë që ai e quajtimë të madhen në këto 5 javë qëndresë. Lapaj ftoi qytetarët t’i bashkohen kësaj proteste për të qëndruar në krah të drejtësisë dhe kundër korrupsionit dhe hajdutërisë. “Podiumu do të jetë i hapur, është i lirë për cdo qytetar në raport me hajdutërinë që ka ndodhur dhe po ndodh në…

Source

Protesta e së shtunës/ Lapaj thirrje qytetarëve: Kundër korrupsionit dhe për një qeveri tranzitore

By: Elva
16 January 2026 at 21:18

Kreu i lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën që do të mbahet të shtunën në orën 18:00, përpara Kryeministrisë. Duke folur në emisionin Kjo Javë, nga sheshi ku ai dhe mbështetësit e tij ndodhen prej 41 ditësh, Lapaj tha se protesta synon të tregojë kundërshtimin ndaj korrupsionit dhe […]

The post Protesta e së shtunës/ Lapaj thirrje qytetarëve: Kundër korrupsionit dhe për një qeveri tranzitore appeared first on BoldNews.al.

Protesta e Adriatik Lapajt, Garda blindon dyert e Kryeministrisë (FOTO)

By: Brisi
16 January 2026 at 18:41

Garda e Republikës ka bllokuar mbrëmjen e kësaj të premte dyert e Kryeministrisë, pak para protestës së thirrur nga kreu i ‘Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj. Sic mund të shihet dhe në fotot e mësipërme, punonjësit e Gardës kanë vendosur veshje metalike në fasadën e godinës. Adriatik Lapaj prej vitit të kaluar na nisur protestat kundër […]

The post Protesta e Adriatik Lapajt, Garda blindon dyert e Kryeministrisë (FOTO) appeared first on BoldNews.al.

❌
❌