Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 20 January 2026Main stream

Urgjenca e QSUT pa energji elektrike, Lapaj: Shokuese që në spitalin kryesor të vendit të ikin dritat

By: Elva
19 January 2026 at 22:39

Mbrëmjen e sotme, Urgjenca e QSUT ka mbetur pa energji elektrike për rreth 30 minuta, duke krijuar tension dhe shqetësim te pacientët, stafi mjekësor dhe familjarët e tyre, veçanërisht në shërbimin e reanimacionit. Lidhur me këtë situatë ka reaguar kryetari i Lëvizja Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale e […]

The post Urgjenca e QSUT pa energji elektrike, Lapaj: Shokuese që në spitalin kryesor të vendit të ikin dritat appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

“Kundër hajdutërisë”, protesta e tretë e “Shqipëria Bëhet”

17 January 2026 at 20:30

Aktivistë të partisë “Shqipëria Bëhet” mbajtën të shtunën protestën e tretë përpara kryeministrisë. Ata i bënë thirrje qytetarëve të bashkohen “kundër hajdutërisë”. Protesta nisi me dëgjimin dhe këndimin e himnit kombëtar.

“Edi Rama o hajdut, o hajdut”, ishin brohorimat kryesore të turmës drejtuar zyrës së kryeministrit.

“Ky është vlerësimi i qytetarëve për drejtuesin kontemporan, evropian, euro – atlantik të Shqipërisë, që pretendon të kthehet në lider global”, tha Lapaj.

Që nga dita e parë kur e nisi protestën, vetëm “me një karrige”, kryetari i kësaj partie, ka artikuluar një kërkesë të pandryshueshme, dorëheqjen e Kryeministrit. Gjatë protestës, Lapaj kritikoi tentativat e njëpasnjëshme të forcave policore për të intimiduar protestuesit që të ndalin rezistencën.

“Dhunoi, arrestoi, shoqëroi dhunshëm  13 qytetarë të lirë, ndër të cilët Ergys Lanaj, Alfred Matoshi, Eligert Hima dhe Edi Haklaj” – theksoi Adriatik Lapaj.

Në podiumin ku shkruhej “Bashkohu në Protestë” u ngjitën dhe aktivistë të tjerë të cilët folën për probleme të shoqërisë në ikje, mjedisit, korrupsionit etj.

“Prindërit shqiptarë nuk jetuan për veten e tyre, por për ne. Sigurisht u prenë në besë nga ata që e kanë marrë peng këtë vend . Mirëpo ju a nuk mendoni se ka ardhur koha që të faktojmë në shesh se sakrificat e tyre nuk shkuan dëm” – tha gjatë fjalës së saj Najada Kambo.

Erjon Selmani ngriti zërin për shkrirjen e shërbimit pyjor shqiptar. Ai u shpreh se kjo solli papunësi te shumë specialistë që kanë shërbyer për vite me radhë për natyrën shqiptare.

“Përmbytjet nuk janë thjesht vepër e natyrës, por janë vendime të gabuara që ka marrë ky sistem” – pohoi Selmani.

Protesta u mbështet dhe nga grupime qytstarësh si komuniteti durrsak që po proteston kundër projektit TID Durrës.

“Një burracak që lufton kundër një plasmasi” – ju referua Lapaj përpjekjeve të kryeministrit për të heshtur zërat e mbështetësve të tij. Ai tha se as temperaturat e ulëta dhe as dhuna policore nuk do sjellin fundin e kësaj nisme të ndërmarrë që prej 8 Dhjetorit.

Citizens ka analizuar më parë se përpjekja për ta shuar me forcë protestën është joligjore.

Avokati Genti Sejrani tha se motivet e forcave të rendit për të hequr çadrën janë të pavlefshme.

Sipas tij, policia kishte alternativa ligjore për menaxhimin e situatës. Devijimi i përkohshëm i qarkullimit ishte një prej tyre.

“Mund të vendosnin qoftë dhe një polic gjatë ditës, ose natës për të orientuar kalimin e automjeteve,” – ka komentuar avokati më herët.

The post “Kundër hajdutërisë”, protesta e tretë e “Shqipëria Bëhet” appeared first on Citizens.al.

Protestë e “Shqipëria bëhet” te Kryeministria, Lapaj: Nuk ndalemi deri në largimin e Ramës

17 January 2026 at 19:55

TIRANË, 17 janar /ATSH/ Partia “Shqipëria Bëhet” zhvilloi sot një protestë në sheshin para Kryeministrisë, ku kryetari i saj, Adriatik Lapaj, iu drejtua qytetarëve dhe aktivistëve me thirrjen për vijimin e qëndresës kundër qeverisë.

Në fjalën e tij, Lapaj theksoi se protesta është pjesë e një angazhimi disa-javor të qytetarëve, duke nënvizuar se qëndresa do të vazhdojë deri në ndryshimin e situatës politike në vend.

Ai deklaroi se, sipas tij, qeverisja aktuale nuk ka sjellë përmirësime reale për qytetarët, pavarësisht fondeve të mëdha të administruara ndër vite.

Lapaj u shpreh kritik ndaj mënyrës se si, sipas tij, janë përdorur fondet publike gjatë 12 viteve të fundit, duke ngritur pikëpyetje mbi investimet në shëndetësi, paga dhe shërbime publike.

Ai theksoi se qytetarët përballen me vështirësi ekonomike, mungesë shërbimesh dhe emigrim të lartë, ndërsa kërkoi llogaridhënie për përdorimin e buxhetit të shtetit.

Kryetari i “Shqipëria Bëhet” deklaroi gjithashtu se protestuesit nuk janë zmbrapsur nga kushtet e vështira atmosferike apo ndërhyrjet e forcave të rendit, duke e cilësuar këtë angazhim si një betejë për demokratizimin e vendit.

Protesta u zhvillua pa incidente dhe u shoqërua me thirrje për ndryshim politik dhe rritje të përgjegjshmërisë institucionale.

Lëvizja “Shqipëria Bëhet” ka paralajmëruar vijimin e aksioneve të saj publike në ditët në vijim.

Në fund të protestë pati dhe përplasje me policinë, kur protestuesit ju afruan gardhit të vendosur nga unifirmat blu për ruajtjen e godinës në Këshillit të Ministrave dhe hodhën miell ndaj policëve.

/gj.m/a.f/

The post Protestë e “Shqipëria bëhet” te Kryeministria, Lapaj: Nuk ndalemi deri në largimin e Ramës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Rama dhe banda e tij vodhën 80 mld euro”, Lapaj: Ata pinë verë 33 mijë euro, ne përmbytemi

By: Ela
17 January 2026 at 19:46

Kryetari i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në fjalën e tij para Kryeministrisë, bëri thirrje që qëndresa e qytetarëve dhe aktivistëve që iu bashkua kësaj lëvizje në 5 javë, të vazhdojë deri në largimin e Ramës nga pushteti. Lapaj tha se në 12 vjet, banda e Ramës në qeveri menaxhoi 80 mld euro por asgjë nuk […]

The post “Rama dhe banda e tij vodhën 80 mld euro”, Lapaj: Ata pinë verë 33 mijë euro, ne përmbytemi appeared first on BoldNews.al.

Protesta para Kryeministrisë/ Lapaj: Qeveria Rama në funksion të krimit, mbjell frikë dhe drogë

By: Ela
17 January 2026 at 19:02

Protesta e paralajmëruar nga Adriatik Lapaj dhe aktivistët e lëvizjes “Shqipëria Bëhet” po mbahet para Kryeministrisë. Adriatik Lapaj tha gjatë fjalës së tij se qeveria është në funksion të krimit dhe se ka mbjellë vetëm frikë dhe drogë në vend. “Ky shtet i turpit, që e çoi Shqipërinë në këtë shkatërrim të madh. Nuk ka […]

The post Protesta para Kryeministrisë/ Lapaj: Qeveria Rama në funksion të krimit, mbjell frikë dhe drogë appeared first on BoldNews.al.

5 javë qëndresë në bulevard, Lapaj apel qytetarëve: Të bashkohemi të shtunën kundër hajdutërisë

By: redi
16 January 2026 at 21:35

Kryetari i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj do të organizojë të shtunën pasdite një protestë që ai e quajtimë të madhen në këto 5 javë qëndresë. Lapaj ftoi qytetarët t’i bashkohen kësaj proteste për të qëndruar në krah të drejtësisë dhe kundër korrupsionit dhe hajdutërisë. “Podiumu do të jetë i hapur, është i lirë për cdo qytetar në raport me hajdutërinë që ka ndodhur dhe po ndodh në…

Source

Protesta e së shtunës/ Lapaj thirrje qytetarëve: Kundër korrupsionit dhe për një qeveri tranzitore

By: Elva
16 January 2026 at 21:18

Kreu i lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën që do të mbahet të shtunën në orën 18:00, përpara Kryeministrisë. Duke folur në emisionin Kjo Javë, nga sheshi ku ai dhe mbështetësit e tij ndodhen prej 41 ditësh, Lapaj tha se protesta synon të tregojë kundërshtimin ndaj korrupsionit dhe […]

The post Protesta e së shtunës/ Lapaj thirrje qytetarëve: Kundër korrupsionit dhe për një qeveri tranzitore appeared first on BoldNews.al.

Protesta e Adriatik Lapajt, Garda blindon dyert e Kryeministrisë (FOTO)

By: Brisi
16 January 2026 at 18:41

Garda e Republikës ka bllokuar mbrëmjen e kësaj të premte dyert e Kryeministrisë, pak para protestës së thirrur nga kreu i ‘Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj. Sic mund të shihet dhe në fotot e mësipërme, punonjësit e Gardës kanë vendosur veshje metalike në fasadën e godinës. Adriatik Lapaj prej vitit të kaluar na nisur protestat kundër […]

The post Protesta e Adriatik Lapajt, Garda blindon dyert e Kryeministrisë (FOTO) appeared first on BoldNews.al.

Lapaj thirrje për protestë më 17 janar: Qytetarët të reagojnë kundër kapjes së shtetit

By: armand
16 January 2026 at 10:21

Përfaqësues të Lëvizjes Shqipëria Bëhet kanë ndërmarrë sot një aksion përpara Kryeministrisë, ku kanë kërkuar që qytetarët të rreshtohen në reagimin kundër qeverisë. Njëkohësisht është bërë me dije edhe data e protestës, duke thirrur tubim ditën e nesërme, 17 janar në orën 18:00. Ndërkohë, kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka kërkuar që qytetarët t’i […]

The post Lapaj thirrje për protestë më 17 janar: Qytetarët të reagojnë kundër kapjes së shtetit appeared first on BoldNews.al.

Lapaj njofton protestën e radhës te Kryeministria, thirrja për qytetarët

By: Brisi
12 January 2026 at 21:10

Kreu i lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, njoftuar protestën e radhës te Kryeministria, kundër qeverisë së Edi Ramës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lapaj njofton se protesta do të mbahet më 17 janar, në orën 18:00. Ai shfaqet në video me shkarpa në duar për të dhënë mesazhin se ‘bashkimi bën fuqinë’ ndërsa fton […]

The post Lapaj njofton protestën e radhës te Kryeministria, thirrja për qytetarët appeared first on BoldNews.al.

Adriatik Lapaj njofton protestën e rradhës: Nëse ne bëhemi të githë bashkë ata e kanë të pamundur të na thyejnë

By: M C
12 January 2026 at 21:14

Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj ka njoftuar protestën e tij në rradhës. Ai tha se protesta do të zhvillohet në datën 17 janar në orën 18:00. Përmes një video të postuar në rrjetin e tij social Facebook, Lapaj iu bëri thirrje qytetarëve të bashkohen në protestën e tij para Kryeministrisë.

Lapaj tha se nëse të githë janë bashkë të tjerët e kanë të pamundur t’i thyejnë. Kreu i Shqipëria Bëhet iu bëri thirrje të gjithë studentëve, emigrantëve, fermerëve dhe të gjithë personave të cilët janë përballur me korrupsionin të marrin pjesë në protestë.

“Në datën 17 janar në orën 18:00, ditën e shtunë masivisht duhet të bashkohemi përballë zyrës së Edi Ramës dhe qeverisë më të korruptuar të Europës. Sepse ata, kur jemi veç e veç na thyejnë. Nëse ti je një student që nuk e gjen të drejtën dhe emigron, duhet të bashkohesh. Nëse ti je një person që ke probleme me shëndetin dhe nuk e merr trajtimin e duhur, duhet të bashkohesh. Nëse ti je një fermer që përmbytesh dhe nuk ke marrë dëmshpërblim, duhet të bashkohesh.

Nëse je ish pronar që nuk e ke marrë të drejtën e pronës, duhet të bashkohesh. Nëse ti je një familje e re që nuk mund të blesh një apartament prej çmimeve të shtrenjta, duhet të bashkohesh Nëse ke hapur një biznes të ri dhe tatimorët nuk të lënë rehat, duhet të bashkohesh. Nëse je një qytetar që përballesh me mungesën e cilësisë së ushqimeve në këtë vend, duhet të bashkohesh. Nëse ti je përballur me korrupsionin, duhet të bashkohesh, sepse nëse ne bëhemi të githë bashkë ata e kanë të pamundur të na thyejnë” tha Lapaj në një video sociale.

The post Adriatik Lapaj njofton protestën e rradhës: Nëse ne bëhemi të githë bashkë ata e kanë të pamundur të na thyejnë appeared first on Albeu.com.

Lapaj njofton datën e protestës së radhës: Para Kryeministrisë, për dorëheqjen e Ramës

By: Ela
10 January 2026 at 20:29

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka njoftuar protestën e radhës. Protesta do të mbahet të shtunën më 17 janar në orën 18:00 para Kryeministrisë. Ai nënvizon se kjo protestë është kundër pushtetit të korruptuar, qeverisë kriminale duke theksuar që gjithashtu kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. “Të shtunën, datë 17 Janar, ora 18.00 protestojmë […]

The post Lapaj njofton datën e protestës së radhës: Para Kryeministrisë, për dorëheqjen e Ramës appeared first on BoldNews.al.

Lapaj, Shehaj dhe Qori e refuzuan ofertën e tij për bashkim, reagon Berisha: Dera është e hapur…

By: Ela
8 January 2026 at 13:23

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është pyetur gjatë konferencës së sotme për refuzimin e bërë nga disa parti të reja opozitare, si Mundësia, Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë, për të marrë pjesë në tryezën e propozuar prej tij, e cila pritet të mbahet ditën e nesërme. Berisha u shpreh se nuk dëshiron të paragjykojë qëndrimet e tyre pa […]

The post Lapaj, Shehaj dhe Qori e refuzuan ofertën e tij për bashkim, reagon Berisha: Dera është e hapur… appeared first on BoldNews.al.

Lapaj: Populli të mos presë nga drejtësia, të dalë në protesta për të rrëzuar Ramën

By: armand
7 January 2026 at 22:46

Drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, vijon protestën e tij përballë Kryeministrisë, ku që prej 8 dhjetorit kundërshton qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama. I ftuar në emisionin “Opinion”, Lapaj foli për qëllimin e protestës dhe pritshmëritë e tij nga reagimi qytetar. Lapaj u shpreh se kishte shpresuar për një pjesëmarrje më të madhe të […]

The post Lapaj: Populli të mos presë nga drejtësia, të dalë në protesta për të rrëzuar Ramën appeared first on BoldNews.al.

Ftesa e Berishës, Lapaj: Nëse shkoj te tryeza e Saliut, nuk më ndjek njeri pas

By: armand
7 January 2026 at 21:56

Kreu i Shqipëria Bëhet Adriatik Lapaj ishte mbrëmjen e sotme në “Oponencë” teksa u përgjigje nëse do marrë pjesë te tryeza e Berishës me të gjithë faktorët opozitarë të premten e 9 janarit. Lapaj u përgjigj se nëse shkon atje ndjekësit e tij do e lënë veten. Ai shton se pret këdo të vijë në […]

The post Ftesa e Berishës, Lapaj: Nëse shkoj te tryeza e Saliut, nuk më ndjek njeri pas appeared first on BoldNews.al.

Nga ish-rivalë në hetues: Shabani mbron Lapajn përmes institucionit

By: nik
7 January 2026 at 20:06

Ish-aleanca politike mes Endri Shabanit, drejtues i Nismës, dhe Adriatik Lapajt, kryetar i partisë “Shqipëria Bëhet”, e cila u formua për zgjedhjet e 11 majit, përfundoi në mënyrë të papritur. Shkaku i shpërbërjes së këtij bashkëpunimi ishte një mosmarrëveshje e ashpër mbi ndarjen e një mandati deputeti, duke çuar në prishjen e marrëdhënieve mes dy figurave politike. Aktualisht…

Source

Ironia e Ramës me përmbytjet ngjall zemërim mes partive opozitare

7 January 2026 at 16:11

Kryeministri Edi Rama e nisi ditën e mërkurë me ironi dhe nota tallëse, ndërkohë që shirat e rrëmbyer të dy ditëve të fundit kanë shkaktuar një situatë dramatike në disa qytete të vendit, ku janë përmbytur me mijëra shtëpi. “Nuk e kuptoj pse nuk po më fajësojnë akoma mua, qeverinë dhe bashkinë e Durrësit, për […]

The post Ironia e Ramës me përmbytjet ngjall zemërim mes partive opozitare appeared first on Reporter.al.

U arrestuan për protestën te kryeministria, gjykata liron 4 anëtarët e “Shqipëria Bëhet”

By: Brisi
7 January 2026 at 13:42

Gjykata e Tiranës ka liruar 4 anëtarët e Partisë “Shqipëria Bëhet”, të cilët u arrestuan më 4 janar në protestën te kryeministria, të organizuar nga Adriatik Lapaj. Gjykata ka vendosur lirimin e tyre dhe caktimin e masë së sigurisë “Detyrim Paraqitje” për Eliger Hima, Ergys Llanaj, Afred Matoshin dhe Edison Haklajn. Gjykata ka vlerësuar se […]

The post U arrestuan për protestën te kryeministria, gjykata liron 4 anëtarët e “Shqipëria Bëhet” appeared first on BoldNews.al.

Rama është trim!

By: Ela
7 January 2026 at 10:10

Nga Boldnews.al Prej gati një muaji rresht, kryetari i Partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, nuk mundi të bënte as 200 veta në shkallët para kryeministrisë, në një protestë që është për tu vlerësuar më shumë për qëndresën personale. Në ditën e 28, kur protesta nuk kishtë asgjë të dhunshme, forca të shumta policore, që i […]

The post Rama është trim! appeared first on BoldNews.al.

Padia për shpifje/ Shtyhet gjyqi i Adriatik Lapajt me Agron Shehajn, caktohet seanca e radhës

By: Brisi
7 January 2026 at 09:42

Është shtyrë seanca gjyqësore, e kreut të “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapajt me Agron Shehaj, kreu i “Partisë Mundësia”. Seanca ishte parashikuar të mbahej këtë të mërkurë, por sipas deklaratës së Lapajt jashtë ambjenteve të GJKKO-së, seanca është shtyrë për në datë 21 janar. Adriatik Lapaj e ka paditur Agron Shehajn për shpifje lidhur me një deklaratë që […]

The post Padia për shpifje/ Shtyhet gjyqi i Adriatik Lapajt me Agron Shehajn, caktohet seanca e radhës appeared first on BoldNews.al.

❌
❌