Analisti Arjan Curri duke komentuar protestën e fundit të opozitës dhe qëndrimin e partive të reja ndaj thirrjeve të kreut të Partisë Demokratike, tha se Lapaj, Qorri dhe Shehaj nuk i bashkohen Berishës pasi duan të ‘shijojnë’ pushtetin. Ai u shpreh se liderët e partive të reja besojnë se iu ka ardhur radha për të […]
Pas mbylljes së protestës së opozitës, kreu i partisë Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, u vendos përpara Kryeministrisë. Në një lidhje live në Facebook, ai komentoi ndarjen e protestës së tij nga ajo e Partisë Demokratike, duke sqaruar se kauza është e njëjtë, por qëllimi duhet të jetë mendimi për Shqipërinë dhe jo rritja e partive. […]
Nga Boldnews.al Një artist i atij përmasave, ose të paktën të madh e cilësojmë ne si vend i vogël, u bë (me), (pa) dashje skenë e një filmi të trishtë, duke të kujtuar frikën nga partia, pasojat nga regjimi dhe keqinterpretimet që mund t’i japin ata, të pushtetshmit, apo fejsbukistat e Rilindjes. Aktori Viktor Zhusti, […]
Një foto e bere mes kreut të Partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj dhe aktorit Viktor Zhusti, është bërë shkak i sherrit virtual mes tyre.
Fotoja është realizuar përpara kryeministrisë, ku Adriatik Lapaj prej disa javësh qëndron aty për të protestuar.
Aktori Zhusti, thotë se fotoja është realizuar vetëm për qëllime personale dhe me marrëveshjen që të mos bëhej publike, por pasi pa që imazhi u bë publik, ai akuzon Adriatik Lapajn se e përdori si “shashkë progandistike” për mitingje politike, e për të krijuar përshtypjen se aktori mbështet lëvizjen Shqipëria Bëhet.
Me anë të një postimi në Facebook, Zhusti thotë se postimi i ka sjellë “shumë armiqësi, qejfmbetje dhe komente negative”.
“Pranova të beje foto vetëm për albumin tënd privat meqë “ kishe shumë simpati si aktor” dhe më premtove që nuk do ta postosh, madje i thashë dhe bashëluftëtarit tënd, artistit të kaq e ka filmave dhe kandidatit për deputet të “Shqipëria bëhet”, djalit të mikut tim të çmuar, Gent Kames, që të mos e postosh”, shkruan aktori.
Ndërkohë Adriatik Lapaj nuk bëri ndonjë koment për rastin, por ai fshiu nga rrjetet sociale foton me Viktor Zhustin.
Reagimi i Viktor Zhustit:
Eh,mor LAPA…
Nuk di a të kam sjellë ndonjë të mirë me dëshirën që të bëje një foto private, kur isha duke kaluar për në shtëpi mbas shfaqjes, por mua, veç dëm e shqetësim më ke sjellë.
Pranova të beje foto vetëm për albumin tënd privat meqë “ kishe shumë simpati si aktor” dhe më premtove që nuk do ta postosh, madje i thashë dhe bashëluftëtarit tënd, artistit të kaq e ka filmave dhe kandidatit për deputet të “Shqipëria bëhet”, djalit të mikut tim të çmuar, Gent Kames, që të mos e postosh
(po vendos dhe mesazhin për të dhe premtimin e tij) por juve, duket e kishit të nevojshme, një shashkë propagandistike për 22 dhjetorin…
Duke e shoqëruar foton me komentin “erdhi na takoi dhe na dha energji pozitive”… më bën përkrahës e simpatizant të partisë e lëvizjes tënde, “Shqipëria bëhet”, gjë që as më ka shkuar ndonjëherë ndërmend, pasi, sipas meje, Shqipëria, vërtet do bëhet, emancipohet, modernizohet, europianizohet, por, VETËM me ata, kundër të cilëve ju, po luftoni me çdo mjet e mënyrë.
Me postimin tënd më ke sjellë mjaft armiqësi, qejfmbetje dhe komente negative, për të cilat nuk kisha nevojë.
Po, nuk është hera e parë që dal i zhgënjyer nga miqësitë e rrugës…
Kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar shkresën që, sipas tij, dëshmon se protesta e organizuar para Kryeministrisë ka qenë e pajisur me leje zyrtare. Lapaj shkruan se Policia e Shtetit se ka ndërhyrë për të penguar zhvillimin normal të protestës, duke i bllokuar […]
Kreu i Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj, ka treguar se është proceduar penalisht për herë të pestë, pas protestës së organizuar ditën e sotme para Kryeministrisë. Në një video të ndarë në rrjetet sociale, ai shfaqet brenda Komisariatit të Policisë, ku shprehet se është proceduar penalisht për prishje të rendit dhe sigurisë publike, ndërsa paralajmëron […]
Policia e Tiranës ka shoqëruar 4 aktivisë të ‘”Shqipëria Bëhet” të Adriatik Lapajt pas protestës para Kryeministrisë. Protestuesit bëjnë me dije se përpos shoqërimit të katër personave, policia gjithashtu u ka marrë edhe gjeneratorin, dy makina me pajisjet teknike, si dhe foninë. Protesta nisi me tensione që në fillim pasi policia u përplas fizikisht me […]
Qytetarë dhe aktivistë të lëvizjes “Shqipëria Bëhet” protestuan të shtunën përpara Kryeministrisë. Në një organizim më të shumtë në numër se 11 ditët e shkuara të protestës së tyre, ata kërkuan edhe njëherë dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se për shkak të korrupsionit, “ai ka prekur fundin”.
Protesta u shoqërua me përplasje të përsëritura me policinë. Forcat e rendit u përpoqën të largojnë një gjenerator që shërbente për foninë, duke shkaktuar tension mes palëve.
Adriatik Lapaj, drejtues i lëvizjes, e cilësoi tubimin protestë kombëtare. Ai ftoi qytetarët të bashkoheshin, gati dy javë pas nisjes së protestave të vazhdueshme të një grupi të lëvizjes përpara Kryeministrisë.
Lapaj i bëri thirrje Kryeministrit Rama të dorëhiqet. Ai deklaroi se nuk trembet nga procedimet penale dhe akuzoi qeverinë për represion ndaj protestës.
“Pasi na hoqi çadrat, pasi na vodhi gjeneratorin, pasi na hoqi ku ca të tjerë protestonin, sot [policia] kërkon të na heqë zërin. Zërin nuk e heq dot!” theksoi Lapaj, mes thirrjeve kundër qeverisë.
Avokatja dhe përfaqësuesja e “Shqipëria Bëhet”, Dorina Prethi tentoi disa herë t’i tregonte forcave të rendit, fletë-njoftimin për protestën, që sipas saj, ishte firmosur nga drejtuesit e policisë.
Gjeneratori u sekuestrua gjithsesi në fund të protestës, kur aktivistët me anë të një rimorkioje po e largonin. Policia shoqëroi gjithashtu katër aktivistë.
Citizens ka analizuar edhe më parë ndërhyrjet policore gjatë 12 ditëve të protestës që po mban lëvizja, ndërhyje të cilat sipas ekspertëve ligjorë është konsideruar cenim i së drejtës qytetare të tubimit, që është e garantuar me kushtetutë.
Gjatë tubimit, protestuesit sollën në vëmendje probleme të ndryshme sociale dhe ekonomike.
Flamur Balaj, një qytetar më aftësi të kufizuar, tregoi se si, sipas tij, qeveria nuk ka kryer asnjë rritje pensioni apo përkrahjeje për këtë kategori.
Të njëjtën eksperiencë ndau edhe Greta Ambeli, e cila tha se vëllai i saj, me aftësi të kufizuar merrte vetëm 8 mijë lekë dhe prindërit e saj ndër vite kërkonin ndërhyrjen e ndonjë ministri, duke qenë se spitalet nuk mundësonin zgjidhje.
“Ne jemi këtu për të gjithë ata të rinj, të cilët nuk ia dalin të krijojnë një familje në këtë vend, sepse lekët e krimit kanë rritur çmimet e apartamenteve,” nënvizoi gjatë fjalës së tij Elton Laska nga Lëvizja “Shqipëria Bëhet”.
Ndërsa vetë kreu i lëvizjes, Adriatik Lapaj, e mbajti theksin te dorëheqja e Kryeministrit, si një domosdoshmëri për të cilën nuk ka më kohë.
“Ju keni marrë mjerimin e rrogave të parritura, varfërinë e spitaleve dhe ilaçeve, rrugët e shkatërruara që marrin mbi 350 vjet. Kjo është republika e ‘Ed Banditit’ që do të na mbyllë gojën!” u shpreh Lapaj.
Protestuesit përgëzuan punën e drejtësisë, duke shprehur mbështetjen ndaj Prokurorisë dhe Gjykatës së Posaçme.
Në mbyllje të protestës, ata ironizuan me koret: “Edi Rama nuk e kap dot SPAK-un”.
Qëndresa para Kryeministrisë nga lëvizja “Shqipëria Bëhetë” do të vijojë. Ajo është pjesë e një sërë organizimesh nga grupet opozitare, të cilat kanë shtuar zërat kundër qeverisë ditëve të fundit.
Zhvillimet kanë ndodhur kryesisht pasi Prokuroria e Posaçme ka kërkuar zyrtarisht heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, me synimin për ta arrestuar nën dyshimin se po pengon dhe dëmton hetimet për korrupsion.
TIRANË, 20 dhjetor/ATSH/ Aktivistë të lëvizjes “Shqipëria bëhet” dhe një grup qytetarësh po zhvillojnë një protestë përpara godinës së Kryeministrisë.
Në nisje të protestës, ka pasur edhe një përplasje me aktivistëve dhe forcave të policisë, pasi efektivët kanë tentuar të heqin gjeneratorin e vendosur përballë Kryeministrisë. Kjo ka çuar në përplasje fizike mes protestuesve dhe forcave të policisë.
Kryetari i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj, në fjalën e tij, tha se tani është koha e së mirës kundër së keqes.
“Është koha që brezi i ri të bashkohet. Është koha e së mirës kundër së keqes. Nuk trembem nga procedimet penale. Për të gjithë ata që kanë në shtëpi të sëmurë me kancer dhe nuk gjejnë ilaçe. Për të gjithë ata që vuajnë nga ky regjim i hajdutëve, që me një mesazh jep 50 milionë euro, te gjithë bashkë te japim një duartrokitje për ata funksionarë të drejtësisë që po përballen me këtë kancer malinj”, tha Lapaj.
Nisma “Shqipëria bëhet” e Lapajt protestë, Foto Florian Abazaj
1 nga 15
Nisma “Shqipëria bëhet” e Lapajt protestë, Foto Florian Abazaj
Lëvizja “Shqipëria Bëhet” ka zhvilluar protestën para Kryeministrisë, vend në të cilin prej rreth një jave po qëndron bashkë me përkrahësit e tij, ditë dhe natë. Adriatik Lapaj ka vlerësuar prokurorët e SPAK që sipas tij përballen me një kancer malinj, duke komentuar korrupsionin e Belinda Ballukut, dhe 50 milionë eurot e vjedhura në Tunelin […]
Partia Shqipëria bëhet ka zhvilluar të dielën një protestë para Kryeministrisë ku kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama.
Mes protestuesve dhe policisë janë shënuar disa herë përplasje pasi këta të fundit kanë tentuar të heqin gjeneratorin që përdoret nga kreu i kësaj partie, Adriatik Lapaj i cili prej ditësh proteston para Kryeministrisë, raporton euronews.al.
Në fjalën e tij para protestuesve Lapaj i kërkoi kryeministrit Rama të dorëhiqet ndërsa i ka bërë thirrje të rinjve të bashkohen me kauzën e tyre.
“Ftoj qytetarët të bashkohen dhe që Rama të dorëhiqet. Premtimet që dha, Rama gënjeu dhe nuk i mbajti! Është koha që brezi i ri të bashkohet. Është koha e së mirës kundër së keqes. I them Edi Ramës nga ky shesh: Çdo veprim, çdo nisëm që merr ndaj nesh je absolutisht në konflikt me familjen Lapaj drejtpërdrejt. Kam një thirrje për Diasporën, është koha për të çliruar mëmëdheun! Forca”, tha Lapaj.
Adriatik Lapaj është ”ngujuar” poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama në një protestë pa ndalim. Lapaj sot ka vendosur të qethet po në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit” si një tjetër formë kjo për të treguar se për asnjë moment apo arsye nuk do të braktisë nismën e tij. Në Bulevard Lapaj ka organizuar dhe vendqëndrimin me karrige e rrethuar me kartonë për tu mbrojtur nga i ftohti. Lapaj ka thënë se…
Florjan Binaj, kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, takoi sot aktivistin Adriatik Lapaj, i cili prej ditësh po proteston para kryeministrisë pas skandaleve të fundit që kanë përfshirë qeverinë. Binaj e përgëzoi dhe i garantoi mbështetjen ndërsa deklaroi se do të marrë pjesë në të gjitha protestat, përfshirë protestën e thirrur nga “Partia Mundësia” […]
Florjan Binaj, kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, takoi sot aktivistin Adriatik Lapaj, i cili prej ditësh po proteston para kryeministrisë pas skandaleve të fundit që kanë përfshirë qeverinë. Binaj e përgëzoi dhe i garantoi mbështetjen ndërsa deklaroi se do të marrë pjesë në të gjitha protestat, përfshirë protestën e thirrur nga Partia Mundësia nesër para Këshillit të Mandateve, tubimit të Shqipëria Bëhet të shtunën dhe protestën e opozitës më 22 dhjetor.
Binaj tha se nëse të gjithë grupet e shoqërisë që kanë dalë të protestojnë do të bëhen bashkë, reagimi i shoqërisë do të jetë edhe më i madh dhe qeveria do të struket.
Pjesë nga fjala e Binajt:
Protestat kundër qeverisë janë detyra bazë të çdo qytetari që nuk pranon të nëpërkëmbet, nuk pranon të vidhet dhe të nënçmohet. Kur qytetarët heshtin, qeveria trimërohet dhe abuzon e i shkel qytetarët e saj me këmbën e pushtetit. Kur qytetarët ngrenë zërin, çohen në këmbë, protestojnë së bashku, qeverite tërhiqen dhe struken.
Sot është dita që të gjithë ne, të gjithë qytetaret, pa dallime partiake, t’i fusim frikën qeverisë dhe ta ndalim në këtë rrugë të mbrapshtë ku e ka futur Shqipërinë. Ne duhet të ngrëmë zërin, të çohemi në këmbë dhe të bëhemi bashkë. Është shumë mirë që njerëzit po çohen por nuk është gjë e mirë që po çohen të ndarë në grupe të ndryshme. Unë do të bëhem pjesë e të gjitha protestave.
Sot jam këtu tek protesta e Adriatikut dhe e mbështetësve të protestës së tij, nesër do t’i bashkohem protestës së Partise Mundesia. Ditën e shtunë do ti bashkohem protestës sës levizjes Shqipëria Bëhet , dhe ditën e hënë do të marr pjesë në protestën e organizuar nga Partisë Demokratike. Shpresoj që shumë shpejt do bëhemi të gjithë sërisht së bashku, pa dallime politike, të gjithë si qytetarë!
Kreu i Partisë Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj ka lajmëruar mbajtjen e një proteste masive në 20 dhjetor, në orë 12.00 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Në një postim në faqen e vet në Facebook Lapaj shkruan: “Edi Rama jep dorëheqjen! Koha jote ka mbaruar.” Prej datës 8 dhjetor Lapaj dhe aktivistë të Shqipëria Bëhet qëndrojnë […]
Me anë të një postimi në llogarinë e tij personale në “Facebook”, kreu i Partisë Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj ka lajmëruar mbajtjen e një proteste masive në 20 dhjetor, në orë 12.00 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Lapaj shkruan:“Edi Rama jep dorëheqjen! Koha jote ka mbaruar”.
Prej datës 8 dhjetor Lapaj dhe aktivistë të Shqipëria Bëhet, qëndrojnë në mënyrë demonstrative përpara Kryeministrisë, ku shpesh ka pasur edhe përplasje me policinë.
Sipas Lapajt, protesta po zhvillohet për mbrojtjen e Kushtetutës dhe drejtësisë nga “kërcënimet” që po i bën Kryeministri Edi Rama.
Adriatik Lapaj është rikthyer para Kryeministrisë aty ku më herët u mbajt Foltorja e PD. Ai i bën thirrje opozitarëve që të dalin përtej logove të partive dhe të dalin në shesh për të protestuar si qytetarë. “Kjo nuk është një protestë e partisë “Shqipëria Bëhet”. Unë kam dalë si individ, si qytetar dhe qytetarët po bashkohen. Nëse çdo demokrat shkon përtej logos së partisë dhe mendon se…
Adriatik Lapaj dhe aktivistët e lëvizjes “Shqipëria Bëhet” janë rikthyer sërish para Kryeministrisë, pasi policia i largoi më herët për shkak të protestës së Partisë Demokratike. Lapaj tha se policia dhe kryeministri Rama kanë tentuar ta përplasnin me protestuesit demokratë. Ai shtoi se nuk e lejoi që kjo të ndodhte dhe se aktivistët e lëvizjes […]
Janë përshkallëzuar tensionet në protestën që po mbahet këtë pasdite te kryeministria, nga Adriatik Lapaj dhe aktivistë e qytetarë. Gjatë përplasjeve me policinë, Lapaj ka denoncuar se policia ka dhunuar një nga protestuesit dhe i ka thyer këtij të fundit këmbën. Protestuesi është dërguar me ambulancë drejt spitalit, ndërsa kjo nuk është hera e parë […]
Protesta e Adriatik Lapajt, te Kryeministria, ka vijuar me tensione edhe pasditen e kësaj të hëne ku protestuesit janë përplasur me policinë. Lapaj ka nxjerrë nga disa qese, portokalle bidonë uji dhe batanije, ndërsa u drejtohet protestuesve me ironi se këto janë molotovët dhe tanket që do të përdoren në këtë protestë ku kërkohet dorëheqja […]