Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 26 December 2025Main stream

“Trump firmosi ligjin si themel të politikës së jashtme të SHBA”, Alimehmeti: Preket edhe Shqipëria

By: A R
25 December 2025 at 22:52

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Ilir Alimehmeti ka deklaruar se Shqipëria preket drejtpërdrejt nga ligj i nënshkruar së fundmi nga presidenti amerikan Donald Trump, i cili, sipas tij, përbën jo vetëm buxhetin e ushtrisë amerikane, por themelin e politikës së jashtme të SHBA-së, veçanërisht për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në Off the Record ai tha se ky dokument i vendos në një emërues të përbashkët çështje kyçe si korrupsioni, demokracia, media, krimi kibernetik dhe siguria, duke i konsideruar faktorë vendimtarë për stabilitetin rajonal.

“Një javë më parë zoti Trump ka nënshkruar një dokument, një ligj i cili është jo vetëm buxhet për ushtrinë amerikane, por në fakt është themeli i politikës së jashtme amerikane dhe për zonën tonë, për Ballkanin Perëndimor. Ai fut në një emërues të përbashkët këto. Fut korrupsionin, fut demokracinë, fut median, fut krimin kibernetik, i fut të gjitha një emërues të përbashkët që janë kyç për stabilitet në rajon dhe më gjerë”, u shpreh Alimehmeti.

Alimehmeti ngriti disa pikëpyetje mbi rolin e Shqipërisë brenda NATO-s, nëse vendi është një hallkë e fortë apo e brishtë e aleancës. Sipas tij, infiltrimi i kriminalitetit në institucione dhe projekte strategjike përbën rrezik për sigurinë kombëtare dhe për marrëdhëniet me aleatët.

“Jemi në shkallë shumë më të rëndësishme dhe pyetja kyçe këtu mbetet. Duke parë të gjitha këto, është Shqipëria vendi i NATO-s me të vërtetë apo jo? Është Shqipëria hallkë mjaftueshëm e fortë në këtë zinxhirin e NATOS apo jo? Është e mundshme të infiltrohet Shqipëria nga nivele të ndryshme? Unë s’jam person që merret me sigurinë. Po kjo pyetje lind natyrshëm”, tha ai.

Ai paralajmëroi se kostoja për vendin do të jetë e lartë nëse problemet nuk adresohen, duke e krahasuar situatën me një sëmundje që kërkon ndërhyrje urgjente. Sipas tij, proceset politike dhe hetimet do të mbyllen, por ndërkohë Shqipëria do të paguajë çmimin e vonesave.

“Pra këtu paska njerëz që kanë certifikata sigurie të nivelit të lartë, se të merresh me tenderat e AKSHI-t do të thotë të kesh certifikata sigurie të nivelit të lartë, pikërisht që të tregosh që nuk je i kapur nga agjentë të huaj apo nga kriminaliteti. E nga krahu tjetër, shohim që është pikërisht kriminaliteti që i ka kapur. Pra këtu nuk ke më asnjë funksionim dhe do ribëhet nga fillimi. Sepse për karshi asaj aleance të nderuar ke detyrime dhe janë detyrime të rëndësishme, sepse gjithë këto gjëra, neve këtyre librave ja kemi lexuar faqen e parë dhe faqen e fundit. Ne e dimë si do shkojë kjo punë. E dimë si do shkojë çështja Balluku. E dimë si do shkojë çështja, i dimë të gjitha. Ndërkohë po shohim zhvillimin, po shohim shkrimin e kapitujve dhe po merremi me gjërat e parëndësishme. Janë të përfunduara të gjitha. Vite më parë ju kam thënë këtë çështja Veliaj është e mbyllur dhe u mbyll. Do mbyllet dhe çështja Balluku, njëjtë do mbyllet dhe çështja Rama. Të jeni të bindur. Thjesht ndërkohë neve do na shkaktojnë kosto. Pra është një sëmundje që kur ti pret shumë kohë për ta operuar, ajo të shkakton kosto në trup, por që duhet operuar, duhet operuar”, u shpreh Alimehmeti në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Sipas Alimehmetit, Shqipëria nuk perceptohet më si një vend i sigurt dhe se krimi, përfshirë krimin politik dhe korrupsionin në nivele të larta, janë arsyet kryesore pse qytetarët largohen dhe pse shpresa bie.

“Nuk është as shtet i sigurt dhe këto janë arsyet kyçe pse njerëzit na ikin, pse shpresa bie tek ne. Këto janë arsyet kyçe. Nuk bie njeri se është klima, kush e di se çfarë ose kemi ndonjë luftë neve. Këto janë arsyet pse njerëzit ikën. Dhe ky vit ka qenë emblematik në këtë drejtim. Pra, shumë qartë u pa niveli i krimit, shumë qartë u pa niveli i krimit politik, pra i krimit me kollare. Mund ta quajmë dhe shumë qartë u pa niveli demokratik”, theksoi ai.

“Turqia i fali një avion Edi Ramës”- Dash Shehi: Kjo nuk e zgjidh hallin e Shqipërisë

By: A R
25 December 2025 at 22:38

Dashamir Shehi, kryetar i LZHK-së, i ftuar në studion e “Off the Record” deklaroi se avioni që i fali Shqipërisë shteti turk “nuk i zgjidh hallet” e vendit.

“Sa herë këtu ambasadorët bëjnë një letër në favor të qeverisë, e bëjnë me dy qëllime. Shpeshherë që vendi të mos afektohet si me thënë nga e keqja, të ketë shpresë, të ketë besim për të ardhmen; shpeshherë sepse dhe ato vetë janë të përzier në raportet me qeverinë. Është një histori që ndodh me vendet e vogla. Rezultantja është që ne duhet të jemi në një linjë me to. Ndryshe, kemi shumë më pak hapësira. Pastaj, a do na mbështesin të huajt për këtë punë? Sidomos amerikanët. Varet dhe me raportin që është Amerika me Europën sot. Varet edhe me rolin që do të luajë Shqipëria në Ballkan, sepse këtu dhe në Ballkan operojnë edhe linja të tjera. Turqia, që siç e patë na fali një avion sot. Po pse, keq me fal avionin Edi Ramës jemi ne për Turqinë? Pse? Ç’është kjo? Kujt po i bëjmë peshqesh? Se mund të jetë ankuar ky, më shajnë thotë ato se harxhoj lekët. E gjitha kjo është që “tani s’keni ç’thoni se ky është avioni i shtetit”. Domethënë, shteti jonë u bë edhe me avion. Edi Rama ka për të hipur në avion. Kjo është e gjithë historia”, tha Shehi.

“Shiko ku kanë arritur raportet ndërkombëtare, interesat personale. Se edhe ai atje ka 20 vjet, por gjithsesi atë e ka zgjedhur populli i vet. Edhe ky këtu ka 12 vjet. Bëhesh mik, bëhesh edhe krushk. Por, kjo nuk e zgjidh hallin e Shqipërisë. Mirëpo, ato që i shohin këto lloj raportesh, të jeni të sigurt që nuk i shohin me kaq dashuri, se mund të na e kishin falur gjermanët ne avionin ose hollandezët… Të gjitha këto janë faktorë ndërkombëtarë. Ishalla kemi fuqi, ngrihemi këtë vit kundër një regjimi që i ka mbushur ditët dhe ishalla i kemi dhe ato në krah. Uroj në një farë mënyre që dhe këto zotëritë e SPAK-ut të bëjnë detyrën e vetme, nuk është nevoja të bëjnë heroin. I kanë ato letra atje, t’i kopsisin siç duhet për ta mbyllur”, shtoi Shehi.

Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

By: A R
25 December 2025 at 22:30

Bleona Qereti ka treguar disa detaje në “Top Story”, nga jeta e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo ka zbuluar se si bëri fushatën e saj në zgjedhjet presidenciale në SHBA, me shqiptarët që jetojnë atje.

Bleona Qereti ka rrëfyer ndër të tjera edhe marrëdhënien që ka sot me politikanët shqiptarë, por jo vetëm.

“Unë nuk mund të jem më krenare për këtë moment. Jemi një vend kaq i vogël, por që në momentin që nuk ke një forcë që të të ndihmojë, nuk ka kohë të të shohë njeri. Doja ta fusja Shqipërinë në administratën amerikane.
Shqipëria dhe shqiptarët duhet të besojnë tek Amerika si shtet, si koncept.

Shumë njerëz nuk më marrin në telefon sepse unë e kam vënë kufirin me kohë. Mua nuk më bie telefoni nga politikanë, nga meshkuj, nuk më bie telefoni. Kam dashur të jem e lirë, por kam kaluar nga ana tjetër. Duhet të të bie telefoni ndonjëherë”, tha Qereti.

Alimehmeti ‘ia bën të qartë’ kryetarit të tij: PD-së i duhet mbështetja e SHBA

By: A R
25 December 2025 at 22:10

Ilir Alimehmeti u shpreh të enjten në mbrëmje se demokracia lind nga zgjedhjet e ndershme, por sipas tij, në Shqipëri ky mekanizëm është i cenuar. Ai iu referua raporteve të OSBE/ODIHR, të cilat sipas tij dëshmojnë qartë se proceset zgjedhore nuk garantojnë vullnetin e lirë të qytetarëve.

“Kur një vend ndodhet mes autokracisë dhe diktaturës, vota nuk e rrëzon dot regjimin. Kjo s’ka ndodhur kurrë dot me votë të lirë, me votë, me votime. Sepse është shumë e qartë në sytë e të gjithëve që nëse ti je ndërmjet autokracisë dhe diktaturës, patjetër që largohet ai se e kupton këtu s’ka demokraci funksionale. Këtu vota nuk vlen për asnjë gjë se në fund fare ditës bën çfarë të dojë ky tjetri. Ky vend s’është demokraci. E në qoftë se nuk është demokraci, çfarë diskutojmë neve? Jo po e afrojmë votuesin, se afrojmë votuesin, po nuk është demokraci. Afroje votuesin sa të duash, por nuk e kapitalizon dot, nuk e mbron dot atë, sepse i kemi parë se çfarë ka ndodhur. Flasin raportet zyrtare për këtë. Nuk ka nevojë të themi ne më asgjë tjetër”, tha ai.

Duke përdorur analogjinë e një loje pa arbitër, ku fiton gjithmonë pala që shkel rregullat, Alimehmeti tha se, në mungesë të një arbitri që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme, demokracia mbetet formale. Për këtë arsye, ai theksoi domosdoshmërinë e mbështetjes perëndimore, veçanërisht të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Ne po diskutojmë gjëra luksi, kur mungon baza, demokracia. Pa të, çdo debat tjetër është i kotë. Ndryshimi kërkon një aleancë të brendshme dhe të jashtme me një qëllim të përbashkët. Regjimi është i instaluar. Neve jemi shumë të qartë që ne flasim brenda këtij lloj regjimi dhe kjo kërkon absolutisht nevojën tonë, punën tonë. Ajo që u tregua dhe me datën 22 dhjetor. Pra që ka dëshirë që njerëzit e duan këtë lloj ndryshimi, por janë të pafuqishëm për ta bërë. Se përballë nuk ke një qeveri normale”, tha Alimehmeti në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Ai nënvizoi se Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s dhe aspirant për Bashkimin Europian, nuk mund të lejohet të mbetet një “hallkë e dobët” në zinxhirin e sigurisë perëndimore. Sipas tij, interesat gjeopolitike të Perëndimit janë që në Shqipëri të forcohet demokracia dhe shteti ligjor.

Sipas tij, opozita, me Partinë Demokratike si forca kryesore brenda vendit, duhet të shërbejë si lokomotivë e këtij ndryshimi, ndërsa partnerët ndërkombëtarë janë të qartë: SHBA dhe Bashkimi Europian.

“Shqiptarët janë ndër popujt më proamerikanë në Europë. Partnerët tanë nuk janë as Kina dhe as Rusia. Janë SHBA dhe BE,” theksoi ai.

Ulet ndjeshëm çmimi i naftës/ Çfarë do të thotë kjo për SHBA-në dhe tensionet gjeopolitike

By: Brisi
25 December 2025 at 22:46

Çmimet e naftës u ulën lehtë të mërkurën dhe po shkojnë drejt rënies së tyre më të fortë vjetore që nga viti 2020, teksa investitorët peshuan rritjen ekonomike të SHBA-së dhe vlerësuan rrezikun e ndërprerjeve të furnizimit nga Venezuela dhe Rusia. Kontratat e së ardhmes për naftën Brent u mbyllën me rënie prej 14 centësh, […]

The post Ulet ndjeshëm çmimi i naftës/ Çfarë do të thotë kjo për SHBA-në dhe tensionet gjeopolitike appeared first on BoldNews.al.

“Edhe të PD-së do duan ryshfet”/ Studenti që denoncoi se i kërkuan 5-10 mijë € për vend pune s’ka emra zyrtarësh

By: Brisi
25 December 2025 at 22:22

Në datë 15 dhjetor 2025, gjatë një proteste të Partisë Demokratike përballë kryeministrisë, një student doli në foltore dhe deklaroi se zyrtarët e shtetit i kishin kërkuar 5 deri në 10 mijë euro ryshfet për ta futur në punë. Një akuzë e rëndë, por në atë fjalim, studenti Eljon Kaja, nuk e shoqëroi se në […]

The post “Edhe të PD-së do duan ryshfet”/ Studenti që denoncoi se i kërkuan 5-10 mijë € për vend pune s’ka emra zyrtarësh appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 25 December 2025Main stream

21:54 U ulët në fund të mbledhjes për hakmarrje ndaj Salianjit? Ja si përgjigjet Alimehmeti

By: EL
25 December 2025 at 21:54

Last Updated on 25/12/2025 by EL

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Partisë Demokratike Ilir Alimehmeti, në një intervistë televizive, komentoi fillimisht protestën kombëtare të Partisë Demokratike.

Alimehmeti u shpreh se protesta që organizoi Partia Demokratike është zhvillim kombëtar. Sipas tij, çdo forcë politike në vend duhet të jetë kundër Edi Ramës.

“Protesta është zhvillim kombëtar. Kjo, sepse këtu çdo forcë politike duhet të bëhet bashkë, kundër rrëzimit të Edi Ramës. Një orë e më parë duhet rrëzuar. Pastaj çdo parti politike bën kalkulimet e veta, çdokush dëshiron që të arrijë rezultat sa më optimal. Protestat ishin tepër të nevojshme”, tha Alimehmeti.

Moderatori Besard Jaçaj e pyeti Alimehmetin në lidhje me një fotografi të tij nga mbledhja e Këshillit Kombëtar, ku shihet ai duke qëndruar në fund. Ai e pyeti Alimehmetin nëse ishte ulur në fund, si shenjë hakmarrjeje, pasi iu bashkua lëvizjes së Salianjit. Alimehmeti u përgjigj se aludimet në media nuk kanë asgjë të vërtetë dhe se ishte ulur në fund, pasi kishte arritur pak me vonesë në mbledhje, sepse ishte vonuar në trafik.

“Nuk ka qenë aspak hakmarrje ulja ime në fund të mbledhjes në Këshillin Kombëtar. Është publikuar foto, sikur unë qenkam në fund të rreshtit dhe ky qenka lajm. Unë u vonova në atë mbledhje nga trafiku dhe u ula aty. Në lidhje me përjashtimin e Salianjit, s’jam dakord me lajme që bëhen në mënyrë mediatike. PD po zgjohet, po bën analizën e nevojshme. Pjesën e komunikimit përmes medias unë nuk e shoh të përshtatshme. Berisha bëri një zgjim të madh me anë të protestës kombëtare. Problemi i këtij vendi është që vidhet përditë. PD i ka lëvizjet brenda partisë”, u shpreh Alimehmeti.

Edhe pse Ilir Alimehmeti disa herë kishte shprehur mbështetje ndaj Salianjit në lëvizjet e tij, ai duket se është tërhequr, duke thënë se brenda PD-së ka rryma, që edhe kritikojnë situatën e brendshme./e.t

21:03 “Institucionet janë zgavra korrupsioni”/ Paralajmëron Shehi: Po hyjmë në rrugën, që është kalbëzim total i shtetit

By: EL
25 December 2025 at 21:03

Last Updated on 25/12/2025 by EL

“Nëse nuk kemi ringritje gjatë kësaj pranvere që vjen, pushteti bëhet i rrezikshëm”. Këtë paralajmëroi kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, i ftuar në një emision televiziv, sipas të cilit në të kundërt vendi ynë do të përfundojë si Bjellorusia dhe vendet e tjera postkomuniste të lindjes që nuk arritën të krijojnë demokraci. Shehi thekson se në Shqipëri po kalcifikohet e keqja dhe po kalbëzehet totalisht shteti.

“Kemi shpresë këtë fundvit që prokurorët i kanë dhënë një shans shqiptare për të pastruar një pjesë të politikës. Fitoi Rama dhe kjo është e trishtueshme. Nuk kishte ndodhur ndonjëherë në Shqipëri që të merrte 4 mandate.

Nëse nuk kemi ringritje gjatë kësaj pranvere që vjen pushteti bëhet i rrezikshëm. Po kalcifikohet e keqja në shoqërinë shqiptare dhe po përfundojmë si Bjellorusia, Azerbajxhani e Kazakistani të gjithë këta vende post komuniste që nuk ishin të zotë të hyjnë në demokraci. Ne po hyjmë në rrugën e tyre që është kalbëzim total i shtetit”, tha.

Për Shehin çdo institucion i këtij vendi është zgavër korrupsioni dhe jo vetëm ato që janë nën hetim nga SPAK.

“Një drejtori të hapësh dhe entet shtetërore janë zgavra korrupsioni. Nëse të AKSH e Drejtoria e rrugëve është ajo shkallë korrupsioni, të jeni të sigurt që janë të gjithë. Çdo ent që të hapet edhe më të parëndësishmi, do ta shikoni që shkalla e korrupsionit do të jetë e njëjta. Ndryshon niveli i investimeve”./e.t

“Fijet e ‘Bankers’ çojnë te ish-ministrat”, Lala zbulon detaje: SPAK po heton rolet e Ahmetajt dhe Denajt

By: armand
25 December 2025 at 21:52

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, ka zbuluar detaje të reja mbi hetimet që po zhvillon SPAK lidhur me aferën e kompanisë Bankers Petroleum. Çështja ka kaluar në duart e Prokurorisë së Posaçme pasi Prokuroria e Fierit shpalli moskompetencën, duke argumentuar se hetimet përfshijnë zyrtarë të lartë shtetëror dhe elementë të një […]

The post “Fijet e ‘Bankers’ çojnë te ish-ministrat”, Lala zbulon detaje: SPAK po heton rolet e Ahmetajt dhe Denajt appeared first on BoldNews.al.

“Edhe këta të PD do duan ryshfet”, studenti që tha se i kërkuan 10 mijë euro për punësim s’ka emra zyrtarësh

By: A R
25 December 2025 at 21:23

Në datë 15 dhjetor 2025, gjatë një proteste të Partisë Demokratike përballë kryeministrisë, një student doli në foltore dhe deklaroi se zyrtarët e shtetit i kishin kërkuar 5 deri në 10 mijë euro ryshfet për ta futur në punë.

Një akuzë e rëndë, por në atë fjalim, studenti Eljon Kaja, nuk e shoqëroi se në çfarë zyre ia kishin kërkuar këtë ryshfet.

“Unë erdha në Tiranë si student. Pavarësisht mesatares së shkëlqyer, nuk përfitova bursë, pasi bursën e përfituan miqtë e partisë. Falë mbështetjes së familjes sime dhe mundimit tim, ia arrita të mbaroja ato studime. Kërkova punë në zyrat dhe institucionet e korruptuara të Rilindjes. Por fatkeqësisht aty u përballa me njerëz me tetëvjeçare, që specializim të tyre kanë teserën e kuqe dhe më kërkuan 5.000 deri në 10.000 euro për një vend pune. Gjë që nuk ka asnjë garanci, pasi drejtorët e korruptuar të Rilindjes vazhdojnë e ndërrohen çdo muaj” tha ai.

Më pas shtoi se, ashtu si ai, janë qindra apo mijëra shqiptarë që mbarojnë studimet dhe përfundojnë kamarierë ose banakierë. Akuza të rënda, për një student, të ri, që aspiron t’i futet politikës.

“Prisni të merrni një rrogë te bashki, apo ditën e votimit të merrni një 200 eurosh të ndarë? Sigurisht që jo, nuk është kjo zgjidhja. Profesor Doktor Sali Berisha, ne demokratët, mbi të gjitha të gjithë shqiptarët të kanë besuar këtë detyrë, për t’i udhëhequr drejt fitores. Ne të rinjtë shqiptarë jemi të gatshëm të sakrifikojmë gjithçka, çdo gjë, me çdokush, me çdo çmim për t’u përballur me këto plehra dhe maskarenj, që çdo ditë po na vrasin shpresën dhe ëndrrën tonë” tha nga foltorja e 15 dhjetorit Eljoni.

Disa ditë pas këtij fjalimi, grupi i Fiks Fare e kërkoi Eljonin dhe e takoi në Tiranë. Ai është nga fshati Kryevidh i Rrogozhinës dhe është marrë me strukturat e Partisë Demokratikë, që nga mosha 13 vjeçare. Ai thotë se është bërë kryetar i FRPD-së në moshën 16 vjeçare dhe arrin të sjellë në Tiranë mbi 40 vetë në protestat e mëdha. Deri këtu s’ka asgjë të keqe, pasi një i ri që aspiron politikën, duhet të ketë dhe ide të reja. Të sjellë një frymë të re. Ndaj, dhe Fiksi e pyeti nëse ka apo jo prova për ryshfeti deri në 10 mijë euro.

“Të kërkojnë kudo lekë sekserët, në kafe. Nuk është ideja ku kam aplikuar unë. Po, pa shkuar fare në zyrë, po te lokali i lagjes. Vjen të thotë tjetri, këtej nga Tirana e kanë bërë. Shkon te kafja dhe të vjen njëri që thotë njoh drejtorin dhe të mbaron punë” tha ai në takimin me Fiksin.

A ka emra personash, zyrtarësh, institucionesh? Në çfarë vendi shkoi Eljoni dhe kush i kërkoi lekë?!

Ai përgjigjet se “s’jena me i bo keq njerëzve, prandaj them, as flas e asnjë gjë. Ti e di këtu sekserlliku mbaron punë”. Gazetarët këmbëngulin se në çfarë zyre ka shkuar, kë ka takuar. “S’kam shkuar në zyrë, s’kam shkuar, është kot. Kam shkuar vetëm te lokali i lagjes dhe të takojnë, me të njohur” vijon ai. Por, a ka emra konkretë edhe të sekserëve? “Jo s’kam, s’kam emra” vijon 23 vjeçari, ndërsa shton se s’do që të denoncojë, pasi i ka punët në terezi, pasi ka lënë gjyshi shumë prona. I ka lënë edhe babai.

“Unë e kam për këto të shkretët, të tjerët. Për studentë të tjerë, që janë hallexhi” shton Eljoni, ndërsa hedh një tjetër shashkë. “Ai muhabet ka 7 mua dhe janë ndërruar 4 veta. Në kafe ka thënë ai (sekseri) që e njoh unë. Unë kam qenë në një kafe lagje. Ato s’kanë faj që kërkojnë, unë ua kuptoj rastin” vazhdon ai.

Biseda me Eljonin është e njëjtë me politikanët e vjetër. Mendësia është e njëjtë. Madje, edhe nëse forca që ai aderon vjen në pushtet, Eljoni i ka idetë e qarta. Për vete dhe për njerëzit e partisë që e rrethojnë. “Se dhe tanët po qenë, një m… do jenë. Të gjithë atë punë bëjnë. Shpenzim kanë, kanë harxhuar aty që të zhvatin. Ne e dimë realitetin” përfundoi ai.

Fiksi tentoi të thellonte akuzën e Eljonit. Të shkonte bashkë me te në zyrat e shtetit. Ku dhe kush i kërkoi para për vendin e punës? Por, në fund, ai deklaroi se “edhe tanët po qenë, njësoj do kërkojnë lekë”.

Bisedë mes grupit të Fiks Fare dhe 23-vjeçarit Eljon Kaja:

Gazetari – Ti je me Forumet Rinore?

Studenti – Po unë jam Kryetari i Forumit Rinor në Rrogozhinë.

Gazetari – I kujt, i gjithë Rrogozhinës?

Studenti – Po.

Gazetari – Po bën shumë kohë që je angazhuar?

Studenti – Kam vite, kam qenë kryetari i Kryevidhit.

Gazetari – Sa vjeç je ti Eljon?

Studenti – 23.

Gazetari – 23 je.

Studenti – 7 vite kam që jam si kryetar, kam si kryetar 8 vjet. 2 vjet që merrem më përpara 9, që kam qenë me organizimin. 10 vite që kam me organizimin. 16 (vjeç) jam bërë kryetar, si u bëra kryetar! Jam bërë se sillja 40 veta këtu, i ke me foto e video të gjitha.

Gazetari – Në Rrogozhinë ë?

Studenti – Në Kryevidh fillova, kam pas grup të mirë.

Gazetari – Po ty ku të kanë kërkuar lekë, në çfarë vendi?

Studenti – Vëlla, kërkojnë ndonjë lekë sekserët kudo mo burrë.

Gazetari – Ku, në çfarë vendi?

Studenti – Po në kafe të kërkojnë!

Gazetari – Ti ku aplikove?

Studenti – Nuk është ideja ku kam aplikuar unë. Ideja është …

Gazetari – Ku shkove?

Studenti – Pa shkuar hiç fare mo në zyrë! Te lokali i lagjes mo burrë, të vjen të thotë tjetri vetë.

Gazetari – Në Rrogozhinë apo këtej në Tiranë?!

Studenti – Këtej, këtej vërdallë.

Gazetari – Ku në Tiranë?

Studenti – Ti e di vetë, s’dua të flas për këto punë. Vjen të takon njëri njoh drejtorin, të mbaron punë.

Gazetari – E njeh ndonjë që t’a regjistrojmë?!

Studenti – Jo or burrë. Ti e di këtu punë sekserlliku mbahet.

Gazetari – Ke shkuar te Ministria e Drejtësisë, ke shkuar te Burgjet?

Studenti – Jo s’kam shkuar në zyrë.

Gazetari – E zëmë ke shkuar te Kadastra …

Studenti – E kuptoj çfarë më thua. Nuk kam shkuar, është kot!

Gazetari – Po ku ke shkuar fiks?

Studenti – O vëlla, vetëm te lokali i lagjes vijnë të takojnë. Me të njofme, 1, 2, 3. këtu i njëh, ai e njeh.

Gazetari – Të tha që duhen kaq lekë?

Studenti – Po kështu duhet të hysh.

Gazetari – Po ti ke emra konkret për këto?

Studenti – Jo s’kam! Emra nuk eee …

Gazetari – Ke apo s’do t’i denoncosh?

Studenti – Jo nuk kam.

Gazetari – Po flasim tamam.

Studenti – Jo nuk kam emra!

Gazetari – S’ke emra konkret?

Studenti – Jo. Edhe ato s’kanë faj që kërkojnë.

Gazetari – E di, e di.

Studenti – Se ashtu kanë arritur dy veta. Ne e dimë këtë histori. Kanë shkuar tu ble vota atje, se kanë arritur këtu. Realitetin, e di unë e di kushdo. Është pa vlerë dhe për çfarë për një vend pune të qelbur. Të dh… punët e tyre, nuk dua t’i shkoj. Se i kam për terezi të miat, kur ta kuptojnë ropt. Se unë jam vëlla, unë të thashë s’kam nisur (pasurinë) e gjyshit. Më ka lënë gjyshi nja 1 (milionë) euro gjendje.

Gazetari – Ke prona?

Studenti – Po. Më ka lënë 1 (milionë) euro gjyshi, kështu që me nis pastaj te plaku, edhe 1 mund të shkoj plaku, kështu që. Unë e kam për këto që i thuaj asaj tjetrës ça bona dhe t’a denoncoj rastin tat që i kërkojnë. Kam aplikuar prapë thotë, po lërë njëherë të shohim, inshallah bëhet ndonjë gjë. Unë e kam për këto mo, që janë hallexhi po unë.

Gazetari – Nëse ti thua më kërkuan 5 deri në 10 mijë euro, puna është akuzë konkrete, e kupton?

Studenti – Lëne mo vëlla, se muhabeti ka 7 muaj, 7 muaj që janë ndërruar 4 veta. Ose t’a thotë tjetri në kafe e njoh unë. Ka ik fare ajo punë.

Studenti – Ato s’kanë faj që kërkojnë, unë ua kuptoj. Se po tonët po qenë, më mut do jenë, po hajde tani.

Gazetari – S’është puna atje.

Studenti – Të gjithë atë punë kanë, se shpenzim kanë. Kanë harxhuar ata të shkretë, kanë ardhur aty do zhvatin tani. Ne e dimë realitetin.

Gazetari – Ideja është po s’e denoncove ti, po s’e denoncoi, po s’e denoncoi Sokoli, kush do t’a denoncoi?!

Studenti – O vëlla unë e thashë llafin tashti, ato që kanë nevojë të turren të denoncojnë.

Habit me deklaratën e tij Dash Shehi: Po përfundojmë si Bjellorusia, institucionet janë zgavra korrupsioni

By: Os De
25 December 2025 at 20:55

“Nëse nuk kemi ringritje gjatë kësaj pranvere që vjen, pushteti bëhet i rrezikshëm”. Këtë paralajmëroi kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, në studion e Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, sipas të cilit në të kundërt  vendi ynë do të përfundojë si Bjellorusia dhe vendet e tjera postkomuniste të lindjes që nuk arritën të krijojnë demokraci. Shehi thekson se në Shqipëri po kalcifikohet e keqja dhe po kalbëzehet totalisht shteti.

“Kemi shpresë këtë fundvit që prokurorët i kanë dhënë një shans shqiptare për të pastruar një pjesë të politikës. Fitoi Rama dhe kjo është e trishtueshme. Nuk kishte ndodhur ndonjëherë në Shqipëri që të merrte 4 mandate. Nëse nuk kemi ringritje gjatë kësaj pranvere që vjen pushteti bëhet i rrezikshëm. Po kalcifikohet e keqja në shoqërinë shqiptare dhe po përfundojmë si Bjellorusia, Azerbajxhani e Kazakistani të gjithë këta vende post komuniste që nuk ishin të zotë të hyjnë në demokraci. Ne po hyjmë në rrugën e tyre që është kalbëzim total i shtetit”, tha Shehi në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Për Shehin çdo institucion i këtij vendi është zgavër korrupsioni dhe jo vetëm ato që janë nën hetim nga SPAK.

“Një drejtori të hapësh dhe entet shtetërore janë zgavra korrupsioni. Nëse të AKSH e Drejtoria  e rrugëve është ajo shkallë korrupsioni, të jeni të sigurt që janë të gjithë. Çdo ent që të hapet edhe më të parëndësishmi, do ta shikoni që shkalla e korrupsionit do të jetë e njëjta. Ndryshon niveli i investimeve”.

Dimiq: Lista Serbe e ka terrorizuar veriun e Kosovës, është e ndikuar nga Vuçiqi, mos e votoni

25 December 2025 at 18:40

Gazetari dhe analisti nga Beogradi, Radomir Dimiq, ka bërë thirrje publike për pjesëmarrje masive në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, duke u drejtuar qytetarëve të Kosovës pa dallim etnik apo fetar, me theks të veçantë komunitetit serb.

Duke folur në emër të subjektit politik Kosova Multietnike, të cilin e drejton, Dimiq ka theksuar se ky subjekt që nga themelimi angazhohet për kulturë politike demokratike, prosperitet evropian dhe forcimin e Republikës së Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran.

Ai ka vlerësuar se zgjedhjet e ardhshme paraqesin një moment historik për dhënien e një qeverie meritore dhe stabile për shtetin e Kosovës.

Sipas Dimiqit, komuniteti serb në Kosovë ka një përgjegjësi të veçantë historike që të dëshmojë pjekuri politike përmes pjesëmarrjes aktive në zgjedhje dhe kontributit për zgjidhje serioze politike.

Ai ka bërë thirrje që të mos votohet për partitë politike serbe pasi, janë të lidhura me struktura mafioze dhe kriminale në Beograd dhe që, siç u shpreh, ushqejnë urrejtje ndaj Republikës së Kosovës.

Dimiq ka kërkuar largimin e Listës Serbe nga skena politike, duke e cilësuar këtë subjekt si faktor destabilizues dhe ushtrues presioni dhe frikë ndaj popullatës serbe në veri të Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dimiq: Lista Serbe e ka terrorizuar veriun e Kosovës, është e ndikuar nga Vuçiqi, mos e votoni appeared first on Sinjali.

Lapaj thirrje për t’ju bashkuar protestës: Ramës i ka ardhur fundi, të dalim në shesh

By: armand
25 December 2025 at 19:51

Protesta e “Shqipëria Bëhet” vijon prej më shumë se 18 ditësh. Edhe këtë të enjte i vendosur përpara kryeministrisë, Adriatik Lapaj bëri thirrje që qytetarët t’i bashkohen protestës më 4 janar. Ai theksoi se kryeministri Rama duhet të dorëhiqet sepse tashmë i ka ardhur fundi. “Sot kemi nisur organizimin për protestën e datës 4 janar. […]

The post Lapaj thirrje për t’ju bashkuar protestës: Ramës i ka ardhur fundi, të dalim në shesh appeared first on BoldNews.al.

Carlo Bollino në dosjen e Ballukut/ Këlliçi: Tjetër padi në SPAK! Kemi marrë informacione të reja

By: Brisi
25 December 2025 at 19:13

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka deklaruar mbrëmjen e sotme se ndaj pronarit të Report TV, Carlo Bollino, do të bëhen padi të reja në SPAK. Sipas Këlliçit, dosjet ndaj Bollinos janë bashkuar në një të vetme në SPAK, por do të ketë edhe denoncime të tjera, për shkak të materialeve të reja që […]

The post Carlo Bollino në dosjen e Ballukut/ Këlliçi: Tjetër padi në SPAK! Kemi marrë informacione të reja appeared first on BoldNews.al.

Tomorri: Duke i favorizuar, Rama i shndërroi pronarët e medias në investitorë strategjikë!

By: armand
25 December 2025 at 18:56

Një sistem i tërë dhe kapilar, i ngritur për të vënë median nën kontrollin e qeverisë, funksionon përmes shndërrimit të pronarëve të medias në “investitorë strategjikë”. Kështu u shpreh gazetari Klodian Tomorri, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ në Syri Tv, ku tha se kjo strategji i mundëson ekzekutivit të përdorë median, si një mjet […]

The post Tomorri: Duke i favorizuar, Rama i shndërroi pronarët e medias në investitorë strategjikë! appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ “Ju lutem edhe një herë…”, prefektja e Shkodrës ngatërron urimin e Krishtlindjes

By: Fax Web
25 December 2025 at 18:07

Prefektja e Shkodrës, Holta Duda ka bërë një lapsus gjatë një prononcimi live për mediat, ndërsa donte të ndante një urim për Krishtlindje.

Teksa po uronte besimtarët për ditën e shenjtë, ajo ka kërkuar falje dhe iu lut gazetarëve ta niste fjalimin dhe një herë nga e para.

Sot të gjithë bashkë mblidhem të gëzojmë lindjen e Krishtit, ashtu siç ylli ndriti në zemrat e të gjithë popujve në tokën e shenjtë atë natë kur lindi Krishti bebe ashtu edhe unë sot në emër të gjithë.…ju lutem edhe njëherë më falni…”, tha ajo, ndërsa më pas gazetarët i kujtojnë që është live.

VIDEO/ Kriza e thellë e PD-së dhe përjashtimi i të rinjve, Arbër Kola: Ja pse e mbështes lëvizjen e Salianjit

By: Os De
25 December 2025 at 19:19

Arbër Kola është një ndër të rinjtë aktivë të Partisë Demokratike. I biri i një prej themeluesve të PD-së në Mirditë, ai është rritur mes protestash dhe angazhimi politik. Për shkak të këtij aktivizimi, është arrestuar disa herë nga policia si aktivist i Partisë Demokratike.

Në krizën e vitit 2021, Arbër Kola zgjodhi t’i bashkohej foltoreve të Sali Berishës dhe të ishte organizator aktiv i tyre, pasi Berisha u shpall non grata dhe Lulzim Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar. Me energjinë dhe pasionin e të riut që beson te një Parti Demokratike e ndërtuar mbi vlera, ai e pa këtë angazhim si një betejë për parime dhe jo për emra. Për të njëjtat arsye, më vonë iu bashkua edhe lëvizjes së Ervin Salianjit.
Por sot, Arbër Kola ndodhet në një tjetër realitet politik: i përjashtuar ose i mënjanuar nga forumet drejtuese të Partisë Demokratike. I zhgënjyer, por jo i dorëzuar, ai shprehet i vendosur të mos e ndërpresë aktivizimin e tij në PD, në kërkim të një partie ku të funksionojë meritokracia dhe demokracia e brendshme.

Një nga kritikat më të forta që Arbër Kola artikulon lidhet me listat e mbyllura, të cilat ai i cilëson si turpin më të madh të Partisë Demokratike. Sipas tij, brenda këtyre listave janë futur persona pa asnjë lidhje me elektoratin dhe pa asnjë kontribut real për PD-në, ndërkohë që janë lënë jashtë njerëz me integritet, aktivistë dhe figura që i kanë dhënë partisë votat e pakta, por të qëndrueshme, gjatë viteve të një krize të thellë.

Ai flet për një parti ku meritokracia nuk funksionon fare, duke paralajmëruar se, nëse PD nuk ndërton një sistem vlerësimi mbi kontributin dhe përfaqësimin real, rrezikon të përfundojë në atë që ai e quan “sistemi i kacavjerrjes”, ku mbijetojnë vetëm ata që dinë të qëndrojnë pranë pushtetit të brendshëm.

Arbër Kola shprehet gjithashtu se nuk ndihet i përfaqësuar nga asnjë deputet aktual në Kuvendin e Shqipërisë. Sipas tij, deputetët e PD-së nuk frymëzojnë më askënd dhe nuk përfaqësojnë shpresën për ndryshim. “Kë mund të frymëzojë sot një figurë si Tritan Shehu apo Albana Vokshi?”, pyet ai, duke e konsideruar këtë realitet si një nga arsyet kryesore pse qytetarët janë larguar nga Partia Demokratike.

Në një intervistë për Tema, Arbër Kola flet hapur për lidershipin e kompromentuar të PD-së, për një situatë dramatike që ka krijuar perceptimin se Edi Rama “nuk rrëzohet më”, si dhe për domosdoshmërinë e hapjes së Partisë Demokratike ndaj të rinjve që sjellin energji, frymëzim dhe mbështetjen e qytetarëve të keqqeverisur, të vjedhur dhe të dhunuar, sipas tij, nga një qeverisje kriminale. TemA

Seebass: Ideja e Kurtit për të detyruar integrimin e serbëve përmes reciprocitetit ka dështuar, Asociacioni është thelbësor

25 December 2025 at 17:57

Ekspertja gjermane, Frauke Seebass, ka thënë se krijimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është një gjë thelbësore sa i përket rrugës së Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Ajo ka thënë se s’sheh rrezik nga Asociacioni pas vendimit të Kushtetueses dhe propozimeve të dala nga Marrëveshja e Ohrit.

Në këtë intervistë për DW, Seebass ka thënë se ideja e LVV-së dhe Kurtit për të detyruar integrimin e serbëve përmes reciprocitetit ka dështuar dhe se Asociacioni është parakusht për të integruar serbët dhe për demokratizim të mëtjeshëm të Kosovës.

“Nuk e shoh më këtë rrezik pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe propozimeve aktuale sipas Marrëveshjes së Ohrit. Përkundrazi, besoj se Asociacioni i Komunave është një parakusht për integrimin e serbëve të Kosovës dhe demokratizimin e mëtejshëm, veçanërisht nëse edhe komunat jugore janë pjesë e tij, dhe ky integrim më i thellë mund të parandalojë gjithashtu propozime të reja për ndryshime territoriale (shkëmbim territoresh)”.

“Asociacioni i Komunave – i mbrojtur nga kushtetuta dhe e drejta e vetëmenaxhimit e sanksionuar në të – do të administronte vetë fusha të tilla si arsimi dhe planifikimi urban, por nuk mund të bllokojë vendimet kombëtare, siç është rasti, për shembull, në Republikën Srpska. Ideja e Vetëvendosjes për të detyruar integrimin përmes reciprocitetit, nga ana tjetër, ka dështuar”, ka thënë ajo për DW.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Seebass: Ideja e Kurtit për të detyruar integrimin e serbëve përmes reciprocitetit ka dështuar, Asociacioni është thelbësor appeared first on Sinjali.

Vuçiq kritikon përfaqësuesit serbë të lidhur me Qeverinë e Kosovës

25 December 2025 at 17:37

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se përfaqësuesit serbë në Kosovë duhet të fitojnë vendet e tyre në institucione dhe të përfaqësojnë interesat e popullit serb, e jo, siç tha ai, interesat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Në një deklarim publik, Vuçiq ka bërë thirrje që serbët të përfaqësohen përmes Listës Serbe, duke shprehur mbështetje të hapur për këtë subjekt politik dhe pritjen që ai të fitojë numrin më të madh të mandateve të rezervuara për komunitetin serb. Sipas tij, përfaqësuesit e zgjedhur duhet të veprojnë në interes të popullit serb në Kosovë.

Vuçiq ka përmendur edhe rastin e një kandidati nga Shtërpca, Nikoliçeviq, i cili, sipas tij, është larguar nga lista që ai e quajti “lista e Rashiqit”, duke theksuar se ky veprim përbën një mesazh pozitiv.

Ai tha se e mbështet sinqerisht këtë vendim dhe shpreson në një fitore të rëndësishme për Listën Serbe.

Duke folur për zhvillimet e tjera politike, presidenti serb ka deklaruar se nuk është i njohur me sondazhet e fundit nga Kosova, duke shtuar se pret që ditët në vijim të ketë më shumë kohë për t’u marrë me këto çështje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vuçiq kritikon përfaqësuesit serbë të lidhur me Qeverinë e Kosovës appeared first on Sinjali.

Sondazhi i Sinjalit për zgjedhjet e 28 dhjetorit – cila parti po prinë, ja çka zbulon rezultati deri më tash

25 December 2025 at 17:15

Gazeta Sinjali ka realizuar një sondazh për të parashikuar rezultatin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 28 dhjetorit, duke e pyetur opinionin publik: “Kush mendoni se do t’i fitojë zgjedhjet më 28 dhjetor?”.

Sipas sondazhit, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) kryeson me një mbështetje prej 56% të votave, që përkthehet në 3,790 vota. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është e dyta, me 25% të votave (1,705 vota), e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 15% të votave (1,017 vota).

Ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka një mbështetje shumë më të ulët, me vetëm 3% të votave (228 vota).

Këto rezultate mund të ndryshojnë deri në momentin e zgjedhjeve, por ky sondazh tregon tendencat e momentit.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, LVV doli e para në zgjedhje, pasuar nga PDK, LDK dhe koalicioni AAK-Nisma.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Sondazhi i Sinjalit për zgjedhjet e 28 dhjetorit – cila parti po prinë, ja çka zbulon rezultati deri më tash appeared first on Sinjali.

❌
❌