Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Dosja “Buka”, avokati i Arben Ahmetajt kërkon që ish-zv/kryeministri të pyetet me videokonferencë

By: Elva
13 January 2026 at 15:40

Ka vijuar në mungesë gjyqi ndaj ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, i cili akuzohet për shpërdorim detyre në dosjen “Buka”. Seanca është shoqëruar me përplasje mes avokatit mbrojtës Henrik Ligori dhe prokurorit të SPAK, Elvin Gokaj, ndërsa në sallë ishin të pranishëm edhe përfaqësues të familjes Myderizi, palë e dëmtuar në çështje. Avokati Ligori deklaroi se Ahmetaj […]

The post Dosja “Buka”, avokati i Arben Ahmetajt kërkon që ish-zv/kryeministri të pyetet me videokonferencë appeared first on BoldNews.al.

Meta nga burgu: Arben Ahmetaj një luftëtar për të ardhmen e Shqipërisë

By: V K
11 January 2026 at 13:00

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka vlerësuar publikisht ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, duke e cilësuar atë si një figurë kyçe në betejën kundër korrupsionit dhe asaj që ai e quan “organizata kriminale që ka marrë peng Shqipërinë”.

Në një reagim në Facebook, Meta u shpreh se intervista e fundit e Ahmetajt ka dëshmuar seriozitetin, integritetin politik dhe profesional, si dhe angazhimin e tij atdhetar për zbardhjen e çështjeve që lidhen me abuzimin e pushtetit.

Ilir Meta, vuri theksin edhe te denoncimet e Ahmetajt mbi trafikun e drogës dhe ndikimin e tij në shoqëri, duke i cilësuar ato si thelbësore për të ardhmen ekonomike, sociale dhe politike të vendit.

“Ai ka vendosur të bëhet një lider i të gjithë socialistëve të mashtruar, të tradhëtuar dhe të shantazhuar nga organizata kriminale. Ndaj dhe gjithmonë flet në emër të socialistëve, ndaj i ndan ata nga Organizata Kriminale dhe bashkia, depozita e parë dhe 26 vjeçare e Kreut të Organizatës. Ahmetaj po flet si një socialist patriot, që e ndjen se regjimi që bazohet mbi trafikun e drogës po shkatërron shoqërinë në çdo aspekt ekonomik, social e politik”, shkruan Meta.

Meta e krahasoi rolin e Ahmetajt, me atë të politikanëve grekë që gjatë diktaturës ushtarake vepronin nga Perëndimi për të ndikuar në të ardhmen demokratike të vendit.

“Këtë rradhë me koherencën, kthjelltësinë, vërtetësinë e tij, ai mua më kujtoi shumë politikanë të shquar grekë, të cilët në pamundësi për aktivitet politik në Greqi gjatë juntës ushtarake, u zhvendosën në Perëndim për të luftuar që andej për të ardhmen demokratike të Greqisë”, mbyll postimin e tij Ilir Meta.

Reagimi i Ilir Metës:

Arben Ahmetaj, një luftëtar për të ardhmen e Shqipërisë.

Intervista e fundit e Z. Arben Ahmetaj, dëshmoi seriozitetin dhe integritetin e tij politik, profesional dhe atdhetar për çmontimin e Organizatës Kriminale që ka marrë peng Shqipërinë.

Të gjithë ata që ngrinin dyshime mbi të vërtetat e tij një vit më parë, ka kohë që kanë mbyllur gojën, sepse gjithçka është provuar besnikërisht.

Të gjithë ata që vunë në diskutim çmimin 33.600 euro të shishes së verës që pinte Kreu i Organizatës, besoj se e kanë të qartë se zhdukja e kantinës provë të gjetur padashje, ishte një operacion shtetëror brenda natës dhe jo vepër e një kushëriri.

Përpjekja për sekuestrimin e tij (rrëmbimin) ilegal, është pjesë e manualit të rrëmbimeve që bën organizata, siç është provuar prej saj edhe nga rasti i Gerond Meçes dhe Daniel Shimës (dhe shumë raste të tjera).

Por ata gabojnë rëndë.

Duket qartë se Arben Ahmetaj nuk ka vendosur të jetë thjesht një dëshmitar e denoncues për çmontimin e organizatës kriminale.

Duket se ai ka bërë një hap të madh e cilësor përpara.

Ai ka vendosur të bëhet një lider i të gjithë socialistëve të mashtruar, të tradhëtuar dhe të shantazhuar nga organizata kriminale.

Ndaj dhe gjithmonë flet në emër të socialistëve, ndaj i ndan ata nga Organizata Kriminale dhe bashkia, depozita e parë dhe 26 vjeçare e Kreut të Organizatës.

Ahmetaj po flet si një socialist patriot, që e ndjen se regjimi që bazohet mbi trafikun e drogës po shkatërron shoqërinë në çdo aspekt ekonomik, social e politik.

Ai është i bindur se droga është nëna e të gjithë të këqijave (pasojave) për shoqërinë e çdo familje shqiptare.

Me 7 denoncimet e faktuara, Ahmetaj ka rimarrë lidershipin e luftës kundër korrupsionit dhe organizatës kriminale, por edhe ka fituar besimin e shumë njerëzve të ndershëm brenda PS e administratës se ai e ka seriozisht përmirësimin e qëndrueshëm të kujtesës.

Në veçanti, tronditëse janë dëshmitë e tij për kapacitetet e gjymtuara portuale të Shqipërisë dhe gjithë shqiptarëve, që duhet të kthehet në një çështje madhore për të gjithë.

Këtë rradhë me koherencën, kthjelltësinë, vërtetësinë e tij, ai mua më kujtoi shumë politikanë të shquar grekë, të cilët në pamundësi për aktivitet politik në Greqi gjatë juntës ushtarake, u zhvendosën në Perëndim për të luftuar që andej për të ardhmen demokratike të Greqisë .

Dhe ata u bënë protagonistë të fuqishëm në Greqinë e re.

The post Meta nga burgu: Arben Ahmetaj një luftëtar për të ardhmen e Shqipërisë appeared first on Albeu.com.

“Në Durrës po pastrohen paratë e kokainës”/ Hoxha: Porto Romanon po ia falim mikut të Putinit

By: Elva
9 January 2026 at 19:52

Artan Hoxha, duke komentuar deklaratat e Arben Ahmetajt në intervistën e dhënë mbrëmjen e djeshme në ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, tha se ish-numri 2 i qeverisë dëshmoi skemën ku infrastruktura jetike e vendit rrezikon të bjerë nën kontrollin e interesave ruse, përfshirë ato me lidhje të afërta me Kremlinin, duke vënë në pikëpyetje […]

The post “Në Durrës po pastrohen paratë e kokainës”/ Hoxha: Porto Romanon po ia falim mikut të Putinit appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Ergys Agasi largoi 3 ministra të Brendshëm! Organizoi marrjen peng të Arben Ahmetajt

By: Ela
9 January 2026 at 12:07

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po zhvillon këtë të premte një Dëgjesë Publike me partitë opozitare, aktorë të shoqërisë civile, përfaqësues të sindikatave, organizatave, medias dhe intelektualë publikë. Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se “Narkoshteti” shqiptar është kthyer sot në rrezik për Europën! Ai shton më tej se ky narkoshtet u krijua nga […]

The post Berisha: Ergys Agasi largoi 3 ministra të Brendshëm! Organizoi marrjen peng të Arben Ahmetajt appeared first on BoldNews.al.

Do shitej si operacion policor/ Zbulohet plani i rrëmbimit të Arben Ahmetajt në Zvicër

By: Brisi
9 January 2026 at 10:15

Elton Qyno Në muajin Tetor 2025, persona ende ta paidentifikuar, por që ka dyshime të forta se kanë prapavijë me botën e erët të krimit, kanë dashur të venë në zbatim një plan për rrëmbimin në Zvicër të ish-zv/kryeministrit të Shqipërisë. Një skenar sekret por kriminal, që nëse do ishte realizuar me sukses do shitej […]

The post Do shitej si operacion policor/ Zbulohet plani i rrëmbimit të Arben Ahmetajt në Zvicër appeared first on BoldNews.al.

Pse SHBA nuk e pushtuan por e çliruan Venezuelën nga Maduro/t!

By: Ela
9 January 2026 at 09:38

Nga Gjeneral Piro Ahmetaj Siç është e mirënjohur, më 3 janar 2026, pra ende pa kapërdijë (për humor) kaposhin e detit dhe as urimet tradicionale, Presidenti Donald Trump urdhëroi përdorimin e fuqisë ushtarake për të prangosur dhe çuar para drejtësisë z. Nicolas Maduro, i cili: “duke shpërdoruar fuqinë e pushtetit dhe bandave të drogës jo […]

The post Pse SHBA nuk e pushtuan por e çliruan Venezuelën nga Maduro/t! appeared first on BoldNews.al.

Ahmetaj rrëfen zinxhirin e aferave: Terminale, aeroporte, tuneli dhe KAYO, jashtë kontrollit publik

By: Elva
8 January 2026 at 23:48

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka vijuar mbrëmjen e sotme me rrëfimin e tij të katërt për atë që ai i quan aferat më të mëdha ekonomike të qeverisë Rama. Në intervistën për “Çim Peka LIVE”, Ahmetaj akuzoi kryeministrin dhe kabinetin e tij për shpërdorim masiv të pasurive publike përmes koncesioneve, investimeve strategjike, marrëveshjeve të pafishta dhe […]

The post Ahmetaj rrëfen zinxhirin e aferave: Terminale, aeroporte, tuneli dhe KAYO, jashtë kontrollit publik appeared first on BoldNews.al.

Skandali me Bankers-in/ Ahmetaj: Ballluku interpretoi në paligjshmëri ligjin e akzicës

By: armand
8 January 2026 at 23:46

Në intervistën në Syri Tv, Arben Ahmetaj denoncoi pezullimin e mbledhjes së një detyrimi prej 120 milionë dollarësh ndaj kompanisë Bankers Petroleum, duke akuzuar ish-ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, për interpretim të paligjshëm të ligjit të akcizës. Ahmetaj deklaroi se ligji nuk parashikon përjashtime për karburantin e përdorur si hollues në proceset e nxjerrjes së […]

The post Skandali me Bankers-in/ Ahmetaj: Ballluku interpretoi në paligjshmëri ligjin e akzicës appeared first on BoldNews.al.

Projekti “Smart City”/ Ahmetaj: Kamera deri në 52 mijë dollarë, kosto disa herë mbi tregun

By: Elva
8 January 2026 at 23:24

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka ngritur akuza të reja të rënda ndaj qeverisë, duke e cilësuar projektin “Smart City” një aferë të pastër abuzimi financiar dhe rrezik sigurie kombëtare. Në intervistën për “Çim Peka LIVE”, Ahmetaj deklaroi se projekti, i cili synon instalimin e mijëra kamerave të monitorimit në gjithë vendin, është rritur nga 60 milionë […]

The post Projekti “Smart City”/ Ahmetaj: Kamera deri në 52 mijë dollarë, kosto disa herë mbi tregun appeared first on BoldNews.al.

Ahmetaj: Kompania supervizore e tunelit të Llogarasë pagoi hotelet e hotelet e Ramës, Ballukut e Ibrahimaj

By: armand
8 January 2026 at 23:18

Duke folur në emisionin ‘Çim Peka LIVE’, ish‑zv.kryeministri Arben Ahmetaj hodhi akuza të forta ndaj kompanisë Hill International, e cila ka marrë supervizimin e tunelit të Llogarasë. Sipas tij, kompania ka paguar shpenzimet e hoteleve për kryeministrin Edi Rama, zv/kryeministren Belinda Balluku dhe ministren e Ekonomisë Delina Ibrahimaj. Ahmetaj deklaroi se ka prova për pagesa […]

The post Ahmetaj: Kompania supervizore e tunelit të Llogarasë pagoi hotelet e hotelet e Ramës, Ballukut e Ibrahimaj appeared first on BoldNews.al.

Ahmetaj: Koncesioni i terminalit doganor në Porto Romano i jep “Lidl”-it ekskluzivitet 35-vjeçar

By: Elva
8 January 2026 at 23:04

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka akuzuar qeverinë se po dorëzon pasuri publike në duart e privatëve përmes projektit të Porto Romanos. Në një intervistë për “Çim Peka Live”, ai deklaroi se kompania “Lidl” ka marrë një koncesion për një terminal doganor me ekskluzivitet 35-vjeçar  me të drejtë rinovimi për 35 të tjerë  edhe pse porti i […]

The post Ahmetaj: Koncesioni i terminalit doganor në Porto Romano i jep “Lidl”-it ekskluzivitet 35-vjeçar appeared first on BoldNews.al.

‘O plaçkitës, Porti është afera jote!’ Ahmetaj i drejtohet Ramës/ Zbulon kompaninë që do marrë me koncesion terminalin doganor për 35 vite

By: M C
8 January 2026 at 23:06

Ish numri 2 i qeverisë Rama denoncon një tjetër aferë skandaloze lidhur me projektin e Porto Romanos. Dhënia e një koncesioni për një terminal doganor për kompaninë “Lidl”

Ahmetaj thotë se ky koncesion, – “akoma s’është firmosur kontrata, por përfaqësuesit e Lidl janë duke punuar atje”- i miratuar përmes ligjit për investimet strategjike, i jep kompanisë ekskluzivitet absolut për 35 vite, me rinovim automatik, në një zonë ku janë bërë shpronësime të pronave private nën pretekstin e “interesit publik”. E gjithë kjo ndodh përpara se porti i ri të jetë ndërtuar.
Ndërsa fton SPAK dhe gazetarët të investigojnë mbi këtë koncesion Ahmetaj i drejtohet drejtëpërdrejtë Ramës

“. O i marrë! O plaçkitës! Nuk jepet magazina doganore si investim strategjik. Çfarë do? Porti është afera jote? Po e kap njëherë e mirë portin ti, që deri kur të vdesësh ti ta kesh portin tënd? 35 vjet plus 35 vjet. Të gjithë atyre që janë shpronësuar për, në favor të Lidlit, ka shumë thashetheme, kush është mbrapa. Po le t’i investigojnë gazetarët. Po edhe SPAK-u mor le ta investigojë”

Ahmetaj bën thirrje që të ndalohet kjo aferë skandaloze.

Pjesë nga intervista

Arben Ahmetaj: Problemi tjetër. Janë bërë shpronësime për interes të privatit të shitura si interes publik. Sot është dhënë një koncesion, akoma s’është firmosur kontrata, por përfaqësuesit e Lidl janë duke punuar atje, një koncesion për terminal doganor, magazinë doganore, ekskluzivitet 35 vite me rinovim automatik, pra privatizim asetesh shtetërore në mënyrë indirekte, me ekskluzivitet që 5 km rreth nuk do ketë asnjë tjetër, dhe janë shpronësuar privatë në raport me konceptin e interesit publik dhe atyre privatëve që janë, janë shpronësuar që Lidl të bëjë këtë që po bën, që është që është me Kod Doganor nuk mund t’i jepet tani, se nuk ka port. Nuk ka port dhe nuk jepet si investitor strategjik magazina doganore. O i marrë! O plaçkitës! Nuk jepet magazina doganore si investim strategjik. Çfarë do? Porti është afera jote? Po e kap njëherë e mirë portin ti, që deri kur të vdesësh ti ta kesh portin tënd? 35 vjet plus 35 vjet. Që ta trashëgosh ti në mënyrë të padrejtë pasurinë e shqiptarëve. Të gjithë atyre që janë shpronësuar për, në favor të Lidlit, ka shumë thashetheme, kush është mbrapa. Po le t’i investigojnë gazetarët. Po edhe SPAK-u mor le ta investigojë.

Çim Peka: Dhe kush është sipas jush pra?

Arben Ahmetaj: Nuk jam Ansa dhe as 007-a. Unë ja ku e ke dosjen, do ta jap me vete. Të gjitha dosjet do t’i jap me vete. Dhe është skandal. Pra projekti Lidl, magazinë doganore, duke përdorur në mënyrë kriminale ligjin e investimeve strategjike, është një mënyrë po kriminale për të privatizuar dhe dhënë ku të do qejfi ty, dhe ku të do qejfi ty, pronën shtetërore.

I kërkoj çdo lloj institucioni që ka fuqi, nëse ka ngelur ndonjë, ta ndalojë. Ta ndalojë. Ta ndalojë. Se i është bërë dëm qytetarëve që janë shpronësuar, dhe po i bëhet dëm vendit, magazinë doganore pa u bërë porti që tani. Kush është mbrapa? Është interesante, do habiteni.

The post ‘O plaçkitës, Porti është afera jote!’ Ahmetaj i drejtohet Ramës/ Zbulon kompaninë që do marrë me koncesion terminalin doganor për 35 vite appeared first on Albeu.com.

Ahmetaj: Kontrata FIDIC në Portin e Durrësit është skemë kriminale që po përlan miliardat e shqiptarëve

By: armand
8 January 2026 at 22:49

Në intervistën në SYRI TV, ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka hedhur akuza të forta për aferën e Portit të Durrësit, duke e cilësuar kontratën e përdorur si një mekanizëm kriminal që po dëmton rëndë financat publike. Duke iu referuar konkretisht projektit të Porto Romanos, Ahmetaj deklaroi se dosja është tepër e rëndë dhe përfshin shkelje proceduriale, […]

The post Ahmetaj: Kontrata FIDIC në Portin e Durrësit është skemë kriminale që po përlan miliardat e shqiptarëve appeared first on BoldNews.al.

Ahmetaj: Koncesioni i aeroportit të Vlorës u nda në zyrë, janë bërë pagesa të padeklaruara

By: Elva
8 January 2026 at 22:47

Arben Ahmetaj akuzoi qeverinë se tenderi i aeroportit të Vlorës është një aferë e pastër korruptive. Ish-zv/kryeministri tha se koncesioni është ndarë në një zyrë qeveritare, ndërsa partnerë të projektit i kanë pohuar se ekziston një pagesë prej rreth 3 milionë eurosh që nuk figuron zyrtarisht. Sipas Ahmetajt, edhe duty-free-t dhe hapësirat tregtare janë ndarë […]

The post Ahmetaj: Koncesioni i aeroportit të Vlorës u nda në zyrë, janë bërë pagesa të padeklaruara appeared first on BoldNews.al.

Ahmetaj: Rama e ka “shqepur në para” Karlo Bolinon, i fali tokën e kompensuar me 2.9 mln euro

By: armand
8 January 2026 at 22:36

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se mediat që e mbështesin shpërblehen financiarisht, ndërsa kundërshtarët goditen. Duke u ndalur te rasti i Karlo Bolinos, Ahmetaj tha se kreu i qeverisë i ka falur atij një tokë, pasi shteti e kishte shpronësuar më parë me 2.9 milionë euro. Sipas tij, […]

The post Ahmetaj: Rama e ka “shqepur në para” Karlo Bolinon, i fali tokën e kompensuar me 2.9 mln euro appeared first on BoldNews.al.

“Rama është tallur me Erion Velinë”, Ahmetaj: E futi në burg për spektakël

By: armand
8 January 2026 at 22:27

Arben Ahmetaj është shprehur në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV se kupola e PS-së ka vdekur, nuk ekziston më, sepse asnjë nuk çohet të flasë kundër Edi Ramës. Si ish-numri 2 i qeverisë së Edi Ramës dhe që i ka parë gjërat nga brenda me syrin e tij, Ahmetaj është shprehur Edi Rama ja […]

The post “Rama është tallur me Erion Velinë”, Ahmetaj: E futi në burg për spektakël appeared first on BoldNews.al.

Ahmetaj: 14 miliardë dollarë janë vjedhur nga Rama dhe ministrat e tij

By: Elva
8 January 2026 at 22:22

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka lëshuar akuza të reja të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ministrave të tij, duke pretenduar se nga buxheti i shtetit janë vjedhur 14 miliardë dollarë gjatë viteve të fundit. Gjatë intervistës në “Çim Peka LIVE”, Ahmetaj tha se siguria kombëtare është dorëzuar në duart e krimit të organizuar dhe se […]

The post Ahmetaj: 14 miliardë dollarë janë vjedhur nga Rama dhe ministrat e tij appeared first on BoldNews.al.

Ahmetaj: Rama pranoi ndërhyrjen në tendera në konferencën e fundvitit, pse nuk vepron SPAK?

By: armand
8 January 2026 at 22:12

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka marrë deklaratën e kryeministrit Edi Rama në konferencën e fundvitit, ku ai pranoi se kishte takuar biznesmenët para se të fitonin tenderat nga Belinda Balluku, për t’i kërkuar SPAK të marrë të pandehur kryeministrin. “Kush je ti? Kush je ti që merresh me konkurencën? Që cakton ku do shkojnë paratë e […]

The post Ahmetaj: Rama pranoi ndërhyrjen në tendera në konferencën e fundvitit, pse nuk vepron SPAK? appeared first on BoldNews.al.

“Vendi në dorë të karteleve”, Ahmetaj: Ja kur do të kthehem në Shqipëri

By: armand
8 January 2026 at 21:57

Arben Ahmetaj, duke folur në Syri Tv, ka bërë të qartë se kthimi i tij në Shqipëri do të ndodhë vetëm në momentin kur Edi Rama nuk do të jetë më kryeministër dhe kur drejtësia do të jetë e çliruar nga ndikimi politik. Në një akuzë të drejtpërdrejtë ndaj kryeministrit, Ahmetaj tha se “paraja e […]

The post “Vendi në dorë të karteleve”, Ahmetaj: Ja kur do të kthehem në Shqipëri appeared first on BoldNews.al.

“I ka dalë emri te dosja e Unazës”, Ahmetaj: Një biznesmen i kërkonte Ramës shkrirjen time

By: Elva
8 January 2026 at 21:49

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka vijuar me akuza të reja ndaj qeverisë së Edi Ramës, duke deklaruar se kryeministri ka ndërtuar një shtet privat të kontrolluar nga “kartelët e drogës dhe strukturat e krimit të organizuar”. Në intervistën e tij të katërt në “Çim Peka LIVE”, Ahmetaj tregoi një episod nga koha kur u kthye në […]

The post “I ka dalë emri te dosja e Unazës”, Ahmetaj: Një biznesmen i kërkonte Ramës shkrirjen time appeared first on BoldNews.al.

❌
❌