Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Dosjet e SPAK-ut që tronditën politikën në Shqipëri

30 December 2025 at 13:00

Viti 2025 do të mbahet mend si viti ku Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) shënjestroi zyrtarë dhe politikanë të lartë duke nxjerrë në dritë një shkallë të paimagjinueshme korrupsioni.

Viti i fundit nën drejtimin e kryeprokurorit Altin Dumani, i cili u pasua nga Klodian Braho, solli çështje të bujshme hetimore si ajo e Kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, zëvendëskryeministres Belinda Balluku apo dhe abuzimeve në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Rastet në fjalë, iu shtuan serisë së hetimeve nga SPAK ndaj politikanëve të pushtetshëm si ish-Kryeministri Sali Berisha dhe ish-Presidenti Ilir Meta.

Marrja si të pandehur e Metës dhe Berishës

Në maj të këtij viti ish-Presidenti Meta u mor zyrtarisht i pandehur së bashku me ish-bashkëshorten Monika Kryemadhi. I arrestuar prej tetorit 2024, ai akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Çështja kryesore ndaj tij mbetet marrëdhënia ekonomike CEZ‑DIA, e cila dyshohet se, për interesa private, u ndikua nga favorizime dhe ndryshime ligjore të shtyra nga Meta.

Ish-Presidenti e ka cilësuar procesin “farsë hetimore” dhe e ka akuzuar SPAK‑un për “shërbim politik” ndaj qeverisë.

Ngjashëm, SPAK mori zyrtarisht të pandehur, në maj, edhe ish-kryeministrin Sali Berisha.

Pas rreth një viti arrest shtëpie, ai u la të gjykohej i lirë nën akuzat për korrupsion pasiv, nën dyshimin se përmes vendimeve kur ishte në krye të qeverisë, favorizoi dhëndrin, Jamarbër Malltezi, në një projekt ndërtimi ku ortakë kishte sipërmarrësit Fatmir Bektashi e Xhimi Begeja.

Berisha e ka kundërshtuar hapur akuzën, duke e cilësuar si të motivuar politikisht dhe duke cilësuar SPAK‑un për veprime në shërbim të mazhorancës.

Shpesh, gjuha e përdorur nga dy ish-shtetarët me ndikim në kampin opozitar, ka qenë e ashpër dhe me etiketime të rënda ndaj ish-kreut të SPAK, Altin Dumani.

Hetimi dhe akuzat ndaj Erion Veliajt

Në shkurt, SPAK arrestoi Kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Ai dyshohet për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash.

Hetimi i SPAK përqendrohet te pasuria dhe flukset e parave në drejtim të një grupi organizatash joqeveritare, pas të cilave dyshohet se qëndron bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa.

SPAK dyshon se pasuria e kryebashkiakut Veliaj u ushqye për interesa klienteliste nga sipërmarrës, të cilët përfitonin leje ndërtimi dhe favorizime në tenderë publik.

Veliaj i kundërshtoi akuzat duke sulmuar publikisht prokurorët dhe gjykatësit që vendosën për arrestimin e tij. Rasti nxiti tensione politike, pasi ndodhi pak muaj para zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit.

Kryeministri Rama mbajti një qëndrim të ashpër ndaj SPAK-ut, të cilin e akuzoi për “arrestime abuzive”, “pa gjyq” dhe “pa fakte”.

Në korrik, Veliajt iu komunikua akuza, ku në morinë e pretendimeve të SPAK ishte shtuar edhe akuza për futjen e një celulari në qelinë e paraburgimit.

Në shtator kryebashkiaku u mor zyrtarisht i pandehur, teksa pak ditë më pas Rama – fitimtar me 83 mandate në zgjedhjet e majit – tha publikisht se ish-ministrja e Arsimit dhe Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu do të ishte pasuesja e tij në bashki.

Kjo nënkuptoi nisjen e procedurave për shkarkimin e Veliajt dhe vajtjen në zgjedhje të parakohshme për bashkinë Tiranë. Procedurat u ndoqën me shpejtësi nga shumica socialiste, e cila udhëhoqi shkarkimin deri te Presidenti Bajram Begaj. Ky i fundit e dekretoi vendimmarrjen pa vonesa.

Megjithatë, Veliaj e sfidoi këtë proces në Gjykatën Kushtetuese. Kjo më 3 nëntor rrëzoi vendimet si antikushtetuese duke e lejuar Veliajn të mbetej Kryetar Bashkie pavarësisht se mbeti në qeli për 10 nga 12 muajt e vitit 2025.

Ky proces nxori në pah tensionin midis pushtetit ekzekutiv, atij lokal dhe institucioneve të pavarura gjyqësore duke evidentuar sfidën e madhe për llogaridhënie ndaj pushtetarëve, të cilët tashmë e kanë kthyer në normë vijimin e ushtrimit të detyrës pavarësisht se ndaj tyre mund të ketë procese gjyqësore.

Hetimet dhe akuzat ndaj Belinda Ballukut

Hetimet e SPAK-ut nuk u ndalën vetëm tek Veliaj. Në fund të muajit tetor, u konfirmuan hetimet edhe ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Ajo nuk u dorëhoq, pavarësisht se u mor zyrtarisht e pandehur. Me arsyetimin se mund të pengonte vijimin e hetimeve, Gjykata e Posaçme pranoi masën e kërkuar nga SPAK për të pezulluar Ballukun nga detyra si anëtare e qeverisë, ku ajo ushtron njëherazi edhe detyrën si ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

SPAK dyshon se Balluku, së bashku me vartës të saj në Autoritetin Rrugor Shqiptar (ARRSH), u përfshi në manipulime të tenderëve dhe garës së tyre për projektet e Unazës së Madhe dhe tunelit të Llogarasë, tenderë me vlerë mbi 200 milionë euro.

Mijëra faqe komunikime mes saj dhe vartësve ekspozuan një praktikë të strukturuar të favoreve të paligjshme dhe keqpërdorimit të fondeve publike, të cilat dyshohet se janë shtrirë edhe në procedura të tjera.

Megjithatë, Kryeministri Rama nuk e shkarkoi, përkundrazi, ai i siguroi mbështetje Ballukut duke e ankimuar vendimin e pezullimit në Gjykatën Kushtetuese e cila më 12 dhjetor vendosi ta rikthejë në detyrë duke nxjerrë në pah edhe më shumë tensionin mes kërkesës për llogaridhënie dhe pretekstit për pavarësi mes pushteteve.

Me lëvizjen e kryer, Rama dukej se vendosi një precedent, që i paraprin një rast hipotetik ku SPAK mund ta hetojë edhe atë.

Përballë kësaj situate, SPAK ndryshoi qasje. Prokuroria e Posaçme kërkoi heqjen e imunitetit të Ballukut duke nënkuptuar ndryshimin e kërkesës për masë sigurie: nga pezullim detyre në arrest.

Ekspertë të ligjit, vlerësuan për Citizens.al se rasti Balluku tregon sfidën e lartë për SPAK-un në hetimin dhe vënien përpara drejtësisë të një zyrtareje me kompetenca ekzekutive dhe lidhje politike të fuqishme.

Megjithatë rasti i zëvendëskryeministres vuri seriozisht në diskutim qendrueshmërinë politike të qeverisë teksa gjatë dhjetorit u organizuan protesta të vazhdueshme ku u kërkua dorëheqja e Kryeministrit Rama.

Dosjet e AKSHI-t dhe lidhja me krimin e organizuar

Viti 2025 ekspozoi dhe një nga skemat, me gjasë, më korruptive të historisë së tranzicionit: abuzimet me fondet e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), agjenci e cila prej vitit 2017 ka buxhetuar rreth gjysmë miliardi euro.

Hetimet e SPAK kanë nxjerrë në pah fitime marramendëse prej dhjetëra milionë euro të një grupi kontraktorësh të kryesuar nga sipërmarrësit Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri dhe manipulime financiare në projekte të lidhura me fondet kryesore të AKSHI-t, të drejtuar nga Mirilda Karçanaj.

SPAK ka ngritur dyshime për lidhje me grupe kriminale dhe skema të zhvatjes së parave publike. Drejtuesja Karçanaj, vartësit e saj në AKSHI dhe sipërmarrësit kryesorë të përfshirë, Agasi e Beqiri, akuzohen për grup të strukturuar kriminal.

Në lupën e hetimeve janë vënë të paktën 19 tenderë të AKSHI-t, me vlerë rreth 60 milionë euro, të cilët dyshohet se janë hartuar me fryrje zërash me qëllim për t’u përvetësuar në garë të paracaktuar.

Ato prekin sektorë të rëndësishëm si identifikimi dhe nënshkrimi elektronik, siguria e barnave apo dhe siguria ushqimore. Po kështu përmes këtyre tenderëve kompanitë e marra nën hetim kanë pasur akses në sistemet e sigurisë së policisë dhe burgjeve.

Ky ishte një tjetër skandal për qeverinë Rama, e cila e nisi mandatin e katërt pikërisht duke lavdëruar botërisht angazhimin e një ministre “artificialisht inteligjente” si Diellën, për të garantuar luftën ndaj korrupsionit dhe sigurinë në tenderët publik.

Projekti i Diellës në e-Albania është ngritur nga tenderët e AKSHI-t. Me rastet në fjalë, viti 2025 tregoi një qasje më agresive të SPAK-ut ndaj korrupsionit të nivelit të lartë.

Qartësisht është vendosur një standard i ri hetimi, por sfidat mbeten të mëdha. Proceset gjyqësore treguan vështirësitë që ka përpara sistemi i drejtësisë për të balancuar llogaridhënien me respektimin e pavarësisë së pushteteve, por mbi të gjitha të besimit të qytetarëve.

The post Dosjet e SPAK-ut që tronditën politikën në Shqipëri appeared first on Citizens.al.

Jo më ‘të paprekshëm’

29 December 2025 at 08:19

Data 10 shkurt e këtij viti nisi si një ditë e zakonshme, me socialistët që përgatiteshin për fushatën zgjedhore të 11 majit dhe opozitën që prezantonte zbulimin e saj të ri, Chris LaCivita, këshilltar i presidentit amerikan, Donald Trump, si kartë suksesi për zgjedhjet. Politikani Erion Veliaj, i cili gjerësisht konceptohej si një trashëgimtar potencial […]

The post Jo më ‘të paprekshëm’ appeared first on Reporter.al.

Berisha publikon VIDEO-n: Ramës i shkonte edhe në restorant vera 33 mijë euro

By: Ela
27 December 2025 at 14:02

Kryedemokrati Sali Berisha ka denoncoi me anë të një video në rrjete sociale se si shishet e shtrenjta të verës shkonin në restorantin ku darkonte Edi Rama. Sipas denoncimit të Berishës, shishet e verës Romanee Conti kapnin shifrën 33 mijë euro. “Edhe në restorant i vinte vera 33 mijë euro”, shkruan Berisha.  

The post Berisha publikon VIDEO-n: Ramës i shkonte edhe në restorant vera 33 mijë euro appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Në zyrën e Agasit shkonin ministra e gjykatës! Kanë grabitur toka me Dallëndyshe Bicin

By: Ela
26 December 2025 at 11:54

Kryedemokrati Sali Berisha thotë se Ergys Agasi, njeriu më i afërt i Edi Ramës, “ka qenë kryeministri në hije” dhe deklaron më tej se në 15 shtator ai ka regjistruar ndërmarrjen e tij me 10 euro në qendrën e biznesit dhe kjo ndërmarrje më 15 dhjetor rezulton me 232 mln euro fitim. Nga ‘foltorja’ në […]

The post Berisha: Në zyrën e Agasit shkonin ministra e gjykatës! Kanë grabitur toka me Dallëndyshe Bicin appeared first on BoldNews.al.

Dosja e AKSHI-t/ Kush është juristja e Ermal Beqirit që doli pronare e Jahtit luksoz

By: V K
26 December 2025 at 13:29

Nga dosja e Prokurorisë së Posaçme Anti korrupsion (SPAK), për Agjencinë Kombëtare të Shërbimit të Informacionit (AKSHI),  rezulton se biznesmenit Ermal Beqiri ka blerë një jaht luksoz Predator 50 Skyfall në emër të Xhenila Tamizit.

Sipas verifikimeve të kryera nga prokuroria e Posaccme SPAK, Xhenila Tamizi, rezulton të jetë juristja e kompanisë “Soft & Solution”, tek e cila paguhet me 736 mijë lekë të vjtra në muaj.

Po kush është Xhenila Tamizi?

Nga dosja hetimore rezulton se, Tamizi ka qenë e punësuar në shoqërinë “Soft & Solutions” sh.p.k. Ajo bëntë intervista punë dhe trajnonte punonjësit që merreshin në kompani.

Nga deklarimet e bërë në SPAK, të gjithë që janë marrë në pyetje si persona në dijeni kane deklaruar se janë intervistuar nga Xhenila Tamizi.

Ka qenë po kjo shtetase, e cila shpallte fituesit, i njoftonte se ishin përzgjedhur si fitues dhe pasi një stazhi, ata fillonin zyrtarisht punën.

Punonjësit kanë deklaruar se kontratat janë lidhur me një shoqëri tjetër, të ndryshme nga “Soft & Solutions”, konkretisht me shoqërinë “EA Solutions.

“Në vijim, me qëllim verifikimin e të dhënave të konstatuara, të cilat rezultuan nga ushtrimi i këtij kontrolli, është proceduar me marrjen në pyetje të disa punonjësve të shoqërisë “EA Solution” sh.p.k. Këta shtetas në tërësi kanë deklaruar se njoftimet për punë i kanë parë në internet, trajnimet e tyre i ka bërë shtetasja Xhenila Tamizi.

Nga aktet kjo shtetase rezulton të jetë e punësuar në shoqërinë “Soft & Solutions” sh.p.k., madje në emër të saj rezulton edhe sendi i blerë nga Ermal Beqiri, mjeti lundrues Predator 50 Skyfall (jaht).

Pasi janë trajnuar, punonjësit bëjnë me dije se kontratat janë lidhur me një shoqëri tjetër, të ndryshme nga “Soft & Solutions”, konkretisht me shoqërinë “EA Solutions”, thuhet në dosjen hetimore.

SPAK dyshon se mbështetur në prova se shoqëria “EA Solution” është themeluar fiktivisht, me qëllim kalimin e pagesave të përfituara nga shoqëria “Soft & Solution” drejt shtetasit Ergys Agasi.

“Nga tërësia e shpjegimeve të dhëna nga punonjësit e shoqërisë “EA Solution”, arsyeshëm krijohet bindja se kjo shoqëri ekziston në mënyrë krejtësisht fiktive dhe se nuk ka realizuar asnjë punë apo shërbim konkret, por se në realitet, të gjitha punët dhe/apo shërbimet e kryera prej saj, janë kryer nga punonjës të shoqërisë “Soft&Solution”. Në këtë kontekst, edhe faturimet e shoqërive të tjera dhe/apo blerja e shërbimeve nga palë të treta, nga shoqëria “EA Solutions” sh.p.k., dyshohet se janë fiktive”, theksohet ne dosje.

The post Dosja e AKSHI-t/ Kush është juristja e Ermal Beqirit që doli pronare e Jahtit luksoz appeared first on Albeu.com.

Si u zhduk koleksioni i shtrenjtë i verërave të Ergys Agasit

26 December 2025 at 08:26

Mes kodrave të gjelbëruara të Mulletit, rreth 13 kilometra larg qendrës së Tiranës, “Equos Resort” reklamon shërbime luksi, mes të cilave një klub hipizmi, xhiro me kuaj apo sporte ujore për stinët e nxehta të vitit. Por koleksioni më i vlefshëm fshihej në një qilar brenda resortit. Pas shpalljes në kërkim të Ergys Agasit për […]

The post Si u zhduk koleksioni i shtrenjtë i verërave të Ergys Agasit appeared first on Reporter.al.

900 shishe verë me vlerë rreth 1 milion euro/ BIRN: Si u zhduk nga qilari i një resorti koleksioni i shtrenjtë njëshekullor i verërave të Ergys Agasit

By: V K
26 December 2025 at 09:09

Mes kodrave të gjelbëruara të Mulletit, rreth 13 kilometra larg qendrës së Tiranës, “Equos Resort” reklamon shërbime luksi, mes të cilave një klub hipizmi, xhiro me kuaj apo sporte ujore për stinët e nxehta të vitit. Por koleksioni më i vlefshëm fshihej në një qilar brenda resortit.

Pas shpalljes në kërkim të Ergys Agasit për akuzat e krijimit të një grupi të strukturuar kriminal me qëllim manipulimin e tenderave të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit bllokuan një koleksion të shtrenjtë me 900 shishe verë të markave ekskluzive në një vilë 2-katëshe brenda resortit, e identifikuar si pronë e Agasit.

Por koleksioni i verërave u zhduk në mënyrë të paprecedentë, pasi ishte bllokuar nga oficerët e BKH-së dhe Drejtoria e Hetimit Doganor.

Një burim në dijeni të kontrollit i tha BIRN se një pjesë e koleksionit të verërave në pronësi të Agasit daton gati një shekull më parë, me tapa të dyllosura në vitet 1922, 1923 dhe 1940, të gjitha të pajisura me certifikatë origjine. Koleksioni kishte si origjinë Francën dhe Italinë dhe ishte futur kontrabandë në Shqipëri.

Sipas SPAK, koleksioni u zbulua gjatë kontrolleve për ekzekutimin e masës së sigurisë “arrest me burg” ndaj Ergys Agasit, e lëshuar nga Gjykata e Posaçme më 15 dhjetor.

Hetuesit e BKH-së, vlerësuan gjithsesi se koleksioni i verës nuk bënte pjesë në kompetencën lëndore të Strukturës së Posaçme dhe njoftuan Drejtorinë e Hetimit Doganor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, që të kryente procedurat përkatëse për mallrat e futura kontrabandë.

“Kemi ndjekur praktikën e rasteve të ngjashme, pasi kur konstatohet një vepër penale e dyshuar që nuk është kompetencë e Strukturës së Posaçme, njoftohen institucionet kompetente për kryerjen e veprimeve të mëtejshme”, tha një burim i SPAK në kushtet e anonimatit.

Drejtoria e Hetimit Doganor ka kryer inventarin dhe ka arritur në përfundimin se koleksioni i verërave të Agasit kishte një vlerë prej rreth 1 milion eurosh, ndërkohë që shmangia e detyrimeve doganore kapte vlerën e rreth 300 mijë eurove.

Nga vlerësimi sipas çmimeve të referencës dhe atyre të tregut, është konkluduar se ka pasur shishe vere që e kalonin vlerën e 30 mijë eurove, ndërsa më e lira është vlerësuar rreth 350 euro.

Pasi ka kryer inventarin, drejtoria e Hetimit Doganor nuk e ka transportuar koleksionin në magazinat doganore me pretendimin se nuk kishin hapësirë për produkte ushqimore.

Në pritje të gjetjes së hapësirës, ata kanë mbajtur një procesverbal për bllokimin e mallit, i cili është nënshkruar nga djalit të xhaxhait të Agasit, Eno Agasi, dhe janë larguar.

Kur janë rikthyer të nesërmen për të rimarrë verën, punonjësit e Hetimit Doganor e kanë gjetur qilarin bosh. Doganat e referuan çështjen në Prokurorinë e Tiranës, kur 900 shishet e verës ishin zhdukur pa asnjë gjurmë.

I pyetur nga BIRN, drejtori i Hetimit Doganor, Dorian Doka i shmangu komentet për përgjegjësitë, duke thënë se çështja është në hetim.

Prokuroria e Tiranës, ka regjistruar procedimin penal për katër vepra penale ndaj Eno Agasit, ndërkohë që gjykata ka caktuar ndaj tij masën e “arrestit me burg” në mungesë. Ai po hetohet për “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”; “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”; “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”; “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Sipas Prokurorisë së Tiranës, zhdukja e verës ka qenë e mirëorganizuar, pasi nga hetimet ka rezultuar që autorët të jenë kujdesur të zhdukin edhe gjurmët.

Autorët kanë zhdukur gjithashtu të gjitha kamerat e sigurisë që gjendeshin në “Equos Resort”, si dhe ato që e lidhnin resortin me autostradën Tiranë-Elbasan.

Koleksioni prej 1 milion eurosh i verërave të Ergys Agasit, konsiderohet prej hetuesve një investim.

“Nuk është zotëruar për konsum, por ka qenë një koleksion i krijuar për investim, pasi i rritet vlera. Po ashtu, mund të jetë përdorur në vend të shkëmbimeve valutore”, tha një burim në afërsi të hetimit.

Sipas Prokurorisë së Tiranës, në vijim të hetimeve dhe provave të reja që do të gjenden, do të vlerësohet nëse çështja do të përmbyllet aty, apo do të kalohet për kompetencë pranë Prokurorisë së Posaçme./BIRN

The post 900 shishe verë me vlerë rreth 1 milion euro/ BIRN: Si u zhduk nga qilari i një resorti koleksioni i shtrenjtë njëshekullor i verërave të Ergys Agasit appeared first on Albeu.com.

Skandali te AKSHI/ “Labi” dhe bisedat e Agasit me Bllakon: Do ta marrim me çdo kusht!

By: armand
25 December 2025 at 16:44

Në dosjen hetimore të SPAK për AKSHIN del në pah një episod i rëndësishëm që ilustron mënyrën se si funksiononte skema e ndikimit dhe presionit për përfitime të paligjshme. Në komunikimet mes Ergys Agasit dhe Alqi Bllakos, ky i fundit shprehet qartë: “Do e marrin me çdo kusht”, ndërsa në një tjetër mesazh thekson “Të […]

The post Skandali te AKSHI/ “Labi” dhe bisedat e Agasit me Bllakon: Do ta marrim me çdo kusht! appeared first on BoldNews.al.

Skandali tek AKSHI, “Do ta marrim me çdo kusht!”- Kush është “Labi” që Ergys Agasi donte ta emëronte në krye të një kompanie private, biseda me Alqi Bllakon! Mekanizmi që do ‘goditej’ edhe ish-ministri i PS

By: M C
25 December 2025 at 16:16

Në dosjen hetimore të SPAK ku i godit grupi i strukturuar kriminal i AKSHI-t, përshkruhet se si biznesmeni Ergys Agasi, Ermal Beqiri dhe Erion Ismaili, zëvendës drejtor i Policisë së Tiranës kishin planifikuar rrëmbimin e Gerond Meçes, pasi ai ishte bërë pengesë nëpërmjet ankimimeve për procedurat e prokurimit të zhvilluara pranë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

“Shtetasit Ermal Beqiri, Ergys Agasi dhe Erjon Ismaili, ne bashkëpunim dhe me persona tëtjerë ende të paidentifikuar, kane planifikuar dhe organizuar rrëmbimin e shtetasit Gerond Meçe, me qëllim detyrimin e këtij të fundit për tërheqjen nga ankimimet e bëra pranë Komisionit të Prokurimit Publik.

Nga analizimi i dokumentacionit të procedurave të prokurimit, bën të besohet fakti se heqja dorë e këtij shtetasi nga ankimimet e bëra pranë KPP-se, do t’i krijonte lehtësira të konsiderueshme shtetasve të sipërpërmendur, me qëllim vijimin e aktivitelit kriminalnë fushen e prokurimeve publike, aktivitet i cili ishte pezulluar në disa raste, për shkak të ankimimeve të bëra pranë KPP nga shoqëria “Advanced Business Solutions-ABS”.

Gjithashtu, nga deklarimet e shtetasit Gerond Meçe, jemi njoftuar mbi faktin se shtetasi Erjon Ismaili (me detyrë zëvendës drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë), i ka kërkuar “të rrijë larg AKSHI”, fakt ky i cili përputhet gjithashtu dhe me rezultatin e pamjeve te këqyrura ne zyrën e shtetasit Ergys Agasi, pra se këta te fundit kanë lidhje shoqërore dhe interesa të përbashkët”, thuhet ne dokumentin zyrtar të Prokurorisë.

RASTI I GJIKNURIT DHE BIXHA

Më tutje, në dosjen e SPAK përmendet edhe një episod, ku Ergys Agasit me Alqi Bllakon diskutonin lidhur me një situatë që Damian Gjiknurit, i cili ishte bërë pengesë për realizimin e planeve te tyre. Biseda është e vitit 2019, e cila është analizuar nga SPAK për të ilustruar “modus operandi”-n e Ergys Agasit, i cili flet për një situatë ku, sipas dosjes, ish-ministri Damian Gjiknuri i Infrastrukturës dhe Energjisë ishte bërë pengesë për realizimin e përfitimeve të paligjshme dhe manipulimin e tenderave. Ne mesazhet ne dosjen e prokurorisë, Alqi Bllako shprehet se: “Do e marrin me çdo kusht”, ndërkohë në një tjetër SMS thekson: “Të bëjë letrat shpejt”

Më konkretisht, Ergys Agasi flet për një person me nofkën “Labi””, i identifikuar si Elgert Bixha, të cilin ai synonte ta emëronte administrator në një shoqëri private që kishte fituar një koncesion nga ministria e drejtuar në atë kohë nga Damian Gjiknuri.

Sipas të dhënave në QKB, Elgerti Bixha rezulton të jetë administrator i kompanisë “FORTIS Inert”.

I. Shoqëria ” FORTIS INERT “, është shoqëri me përgjegjesi të kufizuar e së drejtës shqiptare, themeluar me datë 02/11/2022 me NUIS M22309039E me seli qendrore ne Tiranë, Rr. “Irfan Tomini”, Pallati “Bjorn”, Kati 2, Njësia Bashkiake nr. 7. me administrator Elgerti Bixha. Ortaket e shoqërisë janë Elgerti Bixha dhe shoqëria “FORTIS BETON CO.”. (Sipas të dhënave të QKB deri me datë 13.01.2023)

II.FUTBOLL CLUB DINAMO CITY, shoqëri aksionere e së drejtës shqiptare, regjistruar me datë 20.09.2021, me NIPT M12121037S, me seli qendrore në Durrës, Rruga “Asti Gogoli” Lagjia nr.14, Pasuria me nr.5/104, Vol.9, faqe 214, ZK.8516, Durrës dhe me të administrator Ilir Sinani.(Sipas Ekstraktit historik të shoqërisë datë 07.06.2024)”

PLANI DHE KERCENIMET

Në mesazhin e datës 06.03.2019, ora 21:54:43, Ergys Agasi shprehet: “Do ja ** robt do fusim çunat….”, frazë që, sipas SPAK, nënkupton përdorimin e forcës dhe lidhjeve me persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore për të “hequr” pengesat administrative. Gjiknuri, sipas dosjes, nuk e ka realizuar këtë emërim.

Kjo rrethanë, sipas SPAK, lidhet edhe me pengmarrjen e Gerond Meçes, pasi edhe ai si në rastin e Gjiknurit, kishte krijuar pengesa nëpërmjet ankimimeve pranë (Komisionite te Prokurimeve Publike (KPP-së), për procedurat e prokurimit të zhvilluara pranë AKSHI, duke nënkuptuar faktin se “modus operandi” i këtij grupi kriminal ishte i njëjtë.

“Nga përmbajtja e kësaj bisede, evidentohet se personi me emrin “labi”, është shtetasi Elgerti Bixha, për te cilin shtetasi Ergys Agasi do ta emëroje si administrator ne një shoqëri private e cila ka fituar një koncesion me ministrinë e drejtuar ne atë kohe nga ish ministri Damian Gjiknuri, i cili pretendohet se është bere pengese për realizimin e këtyre përfitimeve te paligjshme nga ana e shtetasve Ergys Agasi, Elgerti Bixha dhe Alqi Bllako. Në ketë komunikim, konkretisht në mesazhin e datës 06.03.2019, ora 21 :54:43, shtetasi Ergys Agasi shprehet se: “Do ja q* robt do fusim çunat pastaj” ç’ka nënkupton faktin se ai përdor lidhjet e tij me persona me rrezikshmëri te larte shoqërore, për të “hequr” këto pengesa. “

Kjo rrethane, lidhet dhe me peng marrjen e shtetasit Gerond Meçe, pasi ai gjithashtu si ne rastin e shtetasit Damian Gjiknuri, kishte krijuar “pengesa”, nëpërmjet ankimimeve te shumta pranë KPP-se, per procedural e prokurimit te zhvilluara pranë AKSH, duke nënkuptuar faktin se “modus operandi” i këtij grupi kriminal është i njëjte. Ne vijim te këtij arsyetimi, dyshimi i arsyeshëm ne ngarkim te shtetasit Ergys Agasi, si organizator dhe pjesëmarrës i pengmarrës se shtetasit Gerond Meçe, përforcohet dhe nga fakti se automjeti i përdorur për kryerjen E pengmarrës, rezulton te jele ne pronësi te subjektit Merkaj 3″ sh.p.k., me nipt L3 I722005D, ne pronësi te shtetasit Endri Mcrkaj”- thuhet ne dosjen e SPAK.

The post Skandali tek AKSHI, “Do ta marrim me çdo kusht!”- Kush është “Labi” që Ergys Agasi donte ta emëronte në krye të një kompanie private, biseda me Alqi Bllakon! Mekanizmi që do ‘goditej’ edhe ish-ministri i PS appeared first on Albeu.com.

Dosja e AKSHI-t/ Zbardhen bisedat mes Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit: I sistemoj unë gjonat pam pam pam, për Ilir Beqajn do…

By: V K
25 December 2025 at 14:20

Në dosjen e Agjencisë Kombëtare të Shërbimit të Informacionit (AKSHI) që po hetohet nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, janë edhe bisedat në zyrën e Ergys Agasit të regjistruara nga vetë biznesmeni.

Nga bisedat me biznesmenin tjetër Ermal Beqiri, del qartë sesi Agasi i ‘kopsiste’ punët për të tenderat në AKSHI.

Në një bisedë të datës 25 gusht 2023 Ergys Agasi bisedon me Ermal Beqirin, ku flitet edhe për kokainë.

“Këtu u forca është ajo qe … ne sot, qe është e duhuri, nuk ka force tjetër këtu mo vlla, thrrit ça te dush ti. Ka pas dhe te tjerë ai. Merret me kokaine Gysi, ça po bo me kokaine”, ka thene Ergys Agasi gjatë bisedave.

Kujtojmë që për Ergys Agasin dhe Ermal Beqirin është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”, masa të cilat nuk janë ekzekutuar, për shkak se ata nuk ndodhen në Shqipëri.

Pjese nga bisedat ne zyrën e Ergys Agasit:

Ergys Agasi: Ku e kam vu me i q .. robt

Ermal Beqiri: Është problem o vlla. Kishe intonacion brenda?

Ergys Agasi: Po

Ergys Agasi: Ça thoshte ai?

Ermal Beqiri: Si?

Ergys Agasi: Ça thoshte ai?

Ermal Beqiri: U ulem i çik me atë, i thashë e di si është puna i thashe

Ermal Beqiri: … japësh leke, te bllokojmë i ktu

Ermal Beqiri: .. jane t’u q .. motren … kte du ta shoh, ta marrin t ‘vetën, tu them ça muhabeti te bëjmë.

Ermal Beqiri: …. te vijnë ata …. te firmosin nai …

Ergys Agasi: … I thashë unë jo. Jo re i thashë, po ik i thashë, se kam i here raportin e kazinosë o vlla. Po jo re kur ta thërras une ai do vi

Ergys Agasi: … Ktu forca është ajo qe … ne sot, qe është e duhuri, nuk ka force tjetër ktu mo vlla, thrrit ça te dush ti. Ka pas dhe te tjerë ai

Ergys Agasi: … merret me kokaine Gysi, ça po bo me kokaine

Ka qenë data 26 janar 2024 kur vetë Agasi ka nga zyra e tij ka regjistruar një bisedë me Ermal Beqirin. Po në këtë bisedë Agasi përmend edhe Ilir Beqajn.

“I sistemoj unë gjonat në…po kshu pam pam pam… Per Ilir Beqajn … për hesap të Spakut. Do me i fut k .. atij plako se nuk i ruhet k … shumë”, thotë Agasi.

Ergys Agosi: I sistemoj unë gjonat në…po kshu pam pam pam…

Ergys Agasi: Per Ilir Beqajn … për hesap të Spakut

Ergys Agasi: Do me i fut k .. atij plako se nuk i ruhet k … shumë.

Ermal Beqiri: U dukte ma kollaj ajo

Ergys Agasi: Po pra se gjasme

Ergys Agasi: Pranej them mos i merr përsipër se atë e ndjekin gjona te tjera kur … ti, edhe ai mos …

Ergys Agasi: Se unë ja kam mbulu i çeshtje … jo o vlla …. e kane përgju vet ata

The post Dosja e AKSHI-t/ Zbardhen bisedat mes Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit: I sistemoj unë gjonat pam pam pam, për Ilir Beqajn do… appeared first on Albeu.com.

Berisha nxjerr PAMJET/ Ergys Agasi udhëtonte me eskortën e Edi Ramës! E shoqëronte dhe Policia e Shtetit

By: Brisi
24 December 2025 at 11:39

Kryedemokrati, Sali Berisha, ka publikuar këtë të mërkurë, disa pamje në të cilat pretendohet se Ergys Agasi udhëton me eskortën e Edi Ramës. Në një postim në rrjete sociale, Berisha ka nxjerrë videon dhe denoncimin e një qytetari i cili pretendon se Agasi ruhej me roje personale dhe kur takonte Ramën, e shoqëronte dhe policia […]

The post Berisha nxjerr PAMJET/ Ergys Agasi udhëtonte me eskortën e Edi Ramës! E shoqëronte dhe Policia e Shtetit appeared first on BoldNews.al.

Berisha publikon videon: Ergys Agasi udhëtonte me makinën e tij private në eskortën e Ramës dhe e shoqëronte Policia e Shtetit

By: V K
24 December 2025 at 11:28

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një video, ku pretendon se Ergys Agasi udhëton së bashkë me eskortën e kryeministrit Edi Rama.

Në pamjet që Berisha ka postuar në Facebook, thotë si ia ka çuar qytetari dixhital, i cili thotë se Egasi lëviz me makinën e tij private me eskortën e kreut të qeverisë.

Ai thotë se ‘Ergys Agasi ruhej me roje personale dhe ndërkohë kur takonte Ramin, e shoqëronte dhe policia e shtetit dhe futej ne eskortën e kryeministrit’.

 

The post Berisha publikon videon: Ergys Agasi udhëtonte me makinën e tij private në eskortën e Ramës dhe e shoqëronte Policia e Shtetit appeared first on Albeu.com.

Dosja e AKSHI-t zbulon “pa dashur” edhe vjedhësit e sistemit TIMS

By: Ela
24 December 2025 at 09:37

Nga Ferdinand Dervishi Në vendimin e Gjykatës së Posaçme për masat e arrestit të të akuzuarve për tenderat e AKSHI-t, ka të paktën dy personazhe, të cilët akuzohen edhe si bashkëpunëtorë në vjedhjen e databazës së sistemit TIMS të Policisë së Shtetit – ngjarje e ndodhur më 2 gusht 2023. E para, që shfaqet, është […]

The post Dosja e AKSHI-t zbulon “pa dashur” edhe vjedhësit e sistemit TIMS appeared first on BoldNews.al.

Dosja e SPAK: Fitimet marramendëse të kontraktorëve të AKSHI

24 December 2025 at 08:13

Në 15 shtator 2023, Ergys Agasi, 36 vjeç, themeloi një kompani me kapital 1 mijë lek (10 euro) me aktivitet në fushën e teknologjisë së informacionit. Nën emrin EA Solutions, kompania pati një aktivitet të vrullshëm. Në bilancin e depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, kompania në fjalë deklaroi të ardhura në masën 242.4 milionë […]

The post Dosja e SPAK: Fitimet marramendëse të kontraktorëve të AKSHI appeared first on Reporter.al.

“Nuk ka prova që e lidhin me fushën e tenderave”/ Avokati i Ergys Agasit: Nuk është arratisur, ka ikur jashtë për një çështje biznesi

By: Brisi
23 December 2025 at 12:53

Avokati i Ergys Agasit, Maks Haxhia, është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, për të marrë dokumentet për klientin e tij. Jashtë ambjenteve të SPAK, për gazetarët, Haxhia tha se në dosjen e SPAK nuk ka asnjë provë që vërteton se Agasi ka lidhje me fushën e tenderave dhe është i […]

The post “Nuk ka prova që e lidhin me fushën e tenderave”/ Avokati i Ergys Agasit: Nuk është arratisur, ka ikur jashtë për një çështje biznesi appeared first on BoldNews.al.

”Shteti “EA Tobacco”/ Tabaku: Shqiptarët janë drejtuar nga zv.kryeministri në hije, Ergys Agasi

By: Ela
23 December 2025 at 12:52

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka reaguar pas skandalit të zbuluar te AKSHI me abuzimet me tenderat. Tabaku thekson në një reagim në rrjete sociale se shqiptarët janë drejtuar nga Ergys Agasi, duke iu referuar si një “zëvendës kryeministër në hije”, i cili është në kërkim nga SPAK për një sërë akuzash lidhur me këtë dosje. […]

The post ”Shteti “EA Tobacco”/ Tabaku: Shqiptarët janë drejtuar nga zv.kryeministri në hije, Ergys Agasi appeared first on BoldNews.al.

Manipulime, zhvatje dhe pengmarrje: Grupi kriminal pas ‘Shqipërisë digjitale’

23 December 2025 at 08:06

Paraditen e 12 gushtit 2025, Gerond Meçe, aksioner i një kompanie të teknologjisë në Tiranë, zbriti si zakonisht nga apartamenti i tij me një çantë të zezë në dorë dhe një çantë të dytë në shpinë. Pasi bëri pak hapa në drejtim të makinës së tij të parkuar, ai hapi bagazhin dhe po sistemonte çantat, […]

The post Manipulime, zhvatje dhe pengmarrje: Grupi kriminal pas ‘Shqipërisë digjitale’ appeared first on Reporter.al.

Hetimet për Ergys Agasin, plan për dhunimin e Gjiknurit dhe një ministri tjetër

By: admin
23 December 2025 at 00:49

Në emisionin “Opinion” eshte diskutuar per hetimet e SPAK për çështjen e AKSHI, si dhe për vetpërgjimet që ka bërë Ergys Agasi me zyrtarë apo dhe biznesmenë.

Sipas regjistrimeve që disponon drejtësia të cilat kanë rrjedhur në media ka një episod ku Agasi flet për pengesat që kishte krijuar Damian Gjiknuri në lidhje me një emërim në një post të një personi tjetër.

Nga përmbajtja e bisedave të sekuestruara, SPAK identifikon se personi i quajtur “Labi” është Elgerti Bixha. Sipas dosjes, Agasi synonte ta emëronte Bixhën administrator në një shoqëri private, e cila kishte fituar një koncesion me ministrinë e drejtuar në atë kohë nga Gjiknuri.

Hetimi thekson se Gjiknuri konsiderohej si “pengesë” për realizimin e këtyre përfitimeve, çka çon në diskutime për mënyra të tjera presioni për ta “hequr” këtë pengesë.

Në një mesazh të datës 06.03.2019, ora 21:54:43, Ergys Agasi shprehet tekstualisht:

“Do ja *i robt do fusim cunat pastaj.”

Gjatë emisionit, Blendi Fevziu mori një mesazh në telefon me informacionin se Ergys Agasi ka planifikuar edhe dhunimin e një ministri tjetër, por që nuk është realizuar për shkak se ishte i shoqëruar nga eskorta.

The post Hetimet për Ergys Agasin, plan për dhunimin e Gjiknurit dhe një ministri tjetër appeared first on Albeu.com.

“Do ja q* robt”, Dosja e SPAK për AKSHI-n, si Ergys Agasi përgatiste “çunat” për presion ndaj ish-ministrit të PS, e shihnin si pengesë

By: M C
22 December 2025 at 16:12

Në dosjen e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) për AKSHI-n del qartë se si një grup personash të lidhur me pushtetin dyshohet se përdorte një skemë të organizuar pengmarrje, kërcënimi dhe presioni, për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga koncesione dhe procedura publike.

Këtij presioni nuk i ka shpëtuar as Damian Gjiknuri, në atë kohë ish ministër i Energjisë.

Sipas dosjes hetimore Ergys Agasi në datën 06.03.2019 komunikon me Alqi Bllako, lidhur me një “situatë” në të cilën dyshohet se Damian Gjiknuri “ishte bërë pengesë”, lidhur me përfitimet e paligjshme të tyre.

“Nga përmbajtja e kësaj bisede, evidentohet se personi me emrin “labi”, është shtetasi Elgerti Bixha, për të cilin shtetasi Ergys Agasi do ta emërojë si administrator në një shoqëri private e cila ka fituar një koncesion me ministrinë e drejtuar në atë kohë nga ish ministri Damian Gjiknuri, i cili pretendohet se është bërë pengesë për realizimin e këtyre përfitimeve të paligjshme nga ana e shtetasve Ergys Agasi, Elgerti Bixha dhe Alqi Bllako. Në këtë komunikim, konkretisht në mesazhin e datës 06.03.2019, ora 21:54:43, shtetasi Ergys Agasi shprehet se: “Do ja q* robt do fusim cunatboastaj..” (do fusim çunat pastaj), çka nënkupton faktin se ai përdor lidhjet e tij me persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore, për të “hequr” këto pengesa”, thuhet në dosjen e SPAK.

Kjo rrethanë, sipas hetimeve lidhet dhe me pengmarrjen e Gerond Meçe, pasi ai gjithashtu si në rastin Damian Gjiknurit, kishte krijuar “pengesa”, nëpërmjet ankimimeve të shumta pranë KPP-së, për procedurat e prokurimit të zhvilluara pranë AKSH, duke nënkuptuar faktin se “modus operandi” i këtij grupi kriminal është i njëjtë.

“Në vijim të këtij arsyetimi, dyshimi i arsyeshëm në ngarkim të shtetasit Ergys Agasi, si organizator dhe pjesëmarrës i pengmarrjes së shtetasit Gerond Meçe, përforcohet dhe nga fakti se automjeti i përdorur për kryerjen e pengmarrjes, rezulton të jetë në pronësi të subjektit “Merkaj 3” sh.p.k., me nipt L31722005D, në pronësi të shtetasit Endri Merkaј”, thuhet në dosjen e SPAK.

The post “Do ja q* robt”, Dosja e SPAK për AKSHI-n, si Ergys Agasi përgatiste “çunat” për presion ndaj ish-ministrit të PS, e shihnin si pengesë appeared first on Albeu.com.

Grupi kriminal i AKSHI-t licencë për para elektronike, leja në dorë të Ermal Beqirit

By: Elva
21 December 2025 at 12:05

Nga Boldnews.al Pak muaj më parë, kryeministri Edi Rama bëri një “premtim bombastik”: Shqipëria do të jetë pararojë globale, vendin e parë në botë pa para fizike, brenda pesë viteve të ardhshme. Sipas tij, strategjie e qeverisë “cashless” (pa para në gjendje cash) “është plotësisht e realizueshme dhe do të çlirojë vendin nga një barrë […]

The post Grupi kriminal i AKSHI-t licencë për para elektronike, leja në dorë të Ermal Beqirit appeared first on BoldNews.al.

❌
❌