Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Erion Isai lë ambientet e SPAK pas dy orësh

By: Elva
27 November 2025 at 16:09

Kryetari i Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai, u largua nga ambientet e SPAK pas rreth dy orësh qëndrimi këtë të enjte. Isai është paraqitur edhe më herët në Prokurorinë e Posaçme, ku ndaj tij po hetohet për shkelje të barazisë në tendera dhe ankande publike. Ai akuzohet konkretisht për “Shkelje të parimeve të barazisë së […]

The post Erion Isai lë ambientet e SPAK pas dy orësh appeared first on BoldNews.al.

Pas rreth 2 orësh Erion Isai lë ambientet e SPAK, “kyç” gojë para gazetarëve

By: M C
27 November 2025 at 16:22

Kryetari i Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai ka lënë ambietet e SPAK pas rreth dy orësh. Isai ka “kyçur” gojë para gazetarëve, duke mos dhënë asnjë deklaratë në lidhje me paraqitjen e tij në Prokurorinë e Posaçme.

Paraqitja e tij vjen pak kohë pasi ndaj tij u ngrit akuza dhe ai u mor i pandehur për shkelje të barazisë në procedurat e tenderëve. Kryebashkiaku akuzohet për “Shpërdorim detyre”, “Korrupsion pasiv dhe aktiv”, “Fshehje të pasurisë” dhe “Shkelje të parimeve të barazisë së pjesëmarrësve në tendera ose ankande publike”.

Denoncimi ndaj kryebashkiakut të Kolonjës është bërë në Prokurorinë e Posaçme nga një avokat në Korçë, Esmerald Xhafa. Bashkë me Erion Isain janë marrë të pandehur edhe gjashtë persona të tjerë, zyrtarë të Bashkisë së Kolonjës.

Isai është paraqitur për herë të fundit më 15 janar 2025 në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku është marrë në pyetje nga prokurorët e SPAK. Në hyrje Isai nuk preferoi të japë komente për gazetarët para Prokurorisë. Ndërsa, pas daljes kryebashkiaku i Kolonjës tha se kjo herë e dytë e paraqitjes në SPAK dhe është njësoj këndshëm si hera e parë në 2023.

The post Pas rreth 2 orësh Erion Isai lë ambientet e SPAK, “kyç” gojë para gazetarëve appeared first on Albeu.com.

I pandehur për shkelje të barazisë në tendera/ Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai paraqitet në SPAK

By: V K
27 November 2025 at 14:41

Pak momente më parë, kryetari i Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai, është paraqitur  në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, SPAK.

Isai është paraqitur edhe më parë në ambientet e SPAK, ndërsa është marrë i pandehur per akuzën e shkeljes së barazisë në tendera dhe ankande publike.

Ai akuzohet konkretisht për “Shkelje të parimeve të barazisë së pjesëmarrësve në tendera ose ankande publike”.

Biseda të bëra në datën 03.07.2020, mes Erion Isait dhe Entela Çano:

Në orën 12:46, Erion Isai dërgon mesazhin:

“Shoqeeee”.

Në orën 12:46, Entela Çano telefonon Erion Isai dhe së bashku zhvillojnë një bisedë telefonike.

Në orën 12:46, Entela Çano dërgon mesazhin:

“Isha në telef. të më falësh’”.

Në orën 12:47, Entela Çano telefonon Erion Isai dhe së bashku zhvillojnë një bisedë telefonike.

Në orën 12:48, Entela Çano telefonon Erion Isai dhe së bashku zhvillojnë një bisedë telefonike.

Në orën 12:57, shtetasi Erion Isai telefonon Entela Çano dhe së bashku zhvillojnë një bisedë telefonike.

Në orën 12:57, shtetasi Erion Isai telefonon shtetasen Entela Çano dhe së bashku zhvillojnë një bisedë telefonike.

Në orën 13:09, Entela Çano dërgon materialin e regjistruar me emërtimin “Preventiv 13 FSHATRAT E KOLONJES 386.pdf”, gjithashtu i dërgon mesazhin:

“Njëri variant… është edhe një tjetër që do të të dërgoj”.

(Rezulton se këtë material shtetases Entela Çano ia ka dërguar shtetasja Erjona Bujupi, në orën 13:09. Ky material titullohet “Preventiv Zbatimi Objekti: Ndërtimi i Rrjetit të shpërndarës të furnizimit me ujë në 13 fshatrat e Kolonjës”, ku përbëhet nga një tabelë që quhet “Përmbledhëse sipas nënobjekteve” ku ndodhen të shënuar shtatë zëra nënobjektesh me vlerat respektive në krahë të tyre dhe vlera totale e këtij preventivi është shënuar 386,602,100.7, si dhe në fund vërehet shënimi “Punoi: M.A.K Studio Ing. Tomorr Spahiu”).

Në orën 13:38, shtetasja Entela Çano dërgon materialin e regjistruar me emërtimin: “Preventiv 13 FSHATRAT E KOLONJES – 390.pdf’, gjithashtu shtetasja Entela Çano і dërgon shtetasit Erion Isai mesazhin:

“Prev me fond rezerve 1%”…

(Rezulton se këtë material shtetases Entela Çano ia ka dërguar shtetasja Erjona Bujupi, në orën 13:35. Ky material titullohet “Preventiv Zbatimi Objekti: Ndërtimi i Rrjetit të shpërndarës të furnizimit me ujë në 13 fshatrat e Kolonjës”, ku përbëhet nga një tabelë që quhet “Përmbledhëse sipas nënobjekteve” ku ndodhen të shënuar shtatë zëra nënobjektesh me vlerat respektive në krahë të tyre dhe vlera totale e këtij preventivi është shënuar 390,875,958.8, si dhe në fund vërehet shënimi “Punoi: M.A.K Studio Ing. Tomorr Spahiu”).

-Në orën 16:31, Erion Isai dërgon mesazhin:

“Oki”.

-Në orën 08:08-08:09, Erion Isai i dërgon Entela Çano mesazhet:

“Miremengjes. Këtej nga akum jam unë”.

-Në orën 08:22, Entela Çano dërgon mesazhin:

“Mirmengjes.. Të dërgoj Ing të t’i sjelli ? Se unë vetë rreth orës 10:30 mund të vij?”.

-Në orën 08:22, Erion Isai dërgon mesazhet:

“Oki. Një kafe kur të mbarosh. Ma dërgo dhe bashkë e pimë”.

-Në orën 08:22, Entela Çano dërgon mesazhin:

“Ok.. kë preventiv nga ato do?”.

-Në orën 08:22-08:23, Erion Isai dërgon mesazhet:

“Te dy m’i sill për siguri”.

-Në orën 08:23, Entela Çano dërgon mesazhin:

“Ok”.

Në orën 08:55, Erion Isai dërgon mesazhin:

“Po vjen inxh? te drejtori. Se tani në 9 do futem”.

-Në orën 08:59, Erion Isai telefonon shtetasen Entela Çano dhe së bashku zhvillojnë një bisedë telefonike.

Biseda të bëra në datën 09.09.2020, mes Erion Isai, me detyrën e Kryetarit të Bashkisë Kolonjë dhe Entela Çano, me përmbajtje si më poshtë:

-Në orën 19:14-19:15, Erion Isai i dërgon Entela Çano mesazhet:

“Si të kam. Nesër do jem Tiranë. Tak pak të marr projektin e fshatrave të lutem. Që ta kaloj këshill teknik”.

-Në orën 19:15, Entela Çano dërgon mesazhin:

“Mirmbrëma.. mirë ti si je ? Po patjetër. Gati është i printuar.. po të pret mbi tavolinë”.

-Në orën 19:16, Erion Isai dërgon mesazhin:

“Rrofsh flori”.

-Në orën 19:18, Entela Çano dërgon mesazhin:

“Asgjë.. të lutem”.

-Biseda të bëra në datën 10.09.2020, mes Erion Isai, me detyrën e Kryetarit të Bashkisë Kolonjë dhe Entela Çano, me përmbajtje si më poshtë:

-Në orën 11:24, Erion Isai i dërgon Entela Çano mesazhet:

“Shefe… si të kam?”.

Në orën 11:25, Entela Çano dërgon mesazhin:

“Ing mirë është.. po njoftoj Ing t’ju sielli projektin”.

-Biseda të bëra në datën 15.09.2020, në orën 10:05, Erion Isai telefonon shtetasen Entela Çano dhe së bashku zhvillojnë një bisedë telefonike.

-Në orën 11:11, Erion Isai i dërgon shtetases Entela Çano kontaktin e regjistruar me emrin “Armand Tafili” dhe i shkruan:

“Do të të marrë për superviz.”.

-Në orën 11:11, Entela Çano dërgon mesazhin:

“Faleminderit shumë”.

The post I pandehur për shkelje të barazisë në tendera/ Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai paraqitet në SPAK appeared first on Albeu.com.

Zgjaten hetimet për Erion Isai/ Gjykata shtyn tre muaj afatin hetimor për bashkiakun e Ersekës

By: xhir jeta
6 November 2025 at 15:25

Prokuroria e Posacme, SPAK, ka zgjatuar me tre muaj, afatet hetimore për kryebashkiakun e Kolonjës Erion Isaj dhe për 6 zyrtarë të tjerë të kësaj bashkia, të cilët dyshohen për  vepra penale “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankade publike” , “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim dokumentash”.

Erion Isai, kryetari i Bashkisë së Kolinjës, është marrë I pandehur nga Prokuroria e Posacme në fund të muajit shtator të këtij viti.

Sipas SPAK, hetimi lidhet ndaj Erion Isait dhe zyrtarëve të tjerë lidhen me dy episode, ku dyshohet se janë kryer këto vepra penale.  E para lidhet me tenderin e rrugës Korçë – Ersekë, që u dëmtua ndërsa episodi i dytë sipas SPAK, lidhet me një hetim për sa I përket tenderave të dhënë nga Ujësjellës Kanalizimet në Bashkinë e Kolonjës.

Hetimet e SPAK po kryhen nga prokurori Dritan Premçi, ndërsa nga organi i akuzës, kryebashkiaku Isai u thirr për herë të parë, në maj të vitit 2023.

Rruga e re Korçë-Ersekë pësoi shembje në një pjesë të saj ne shkurt 2024 teksa ishte ende në ndërtim. Ndërsa për sa i përket tenderave të Ujëlsjellës Kanalizimeve dyshohet se janë fovorizuar kompani për tu shpallur fitues./abcnews.al

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

29 October 2025 at 22:45

Emisioni “Plug” Sonte do t`ju njohim me çuçkën e Kolonjës. Erion Isai, aktori që u bë kryetar bashkie, që duket në periferi të vendit, por nga shkalla e abuzimeve nuk është i tillë. Që prej vitit 2019 kur shkeli në Bashkinë Kolonjë, Erion Isai ka shpërdorur rreth 10 milionë euro fonde publike, vetëm për ndërtim […]

The post Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë appeared first on BoldNews.al.

“Ylli” i Çuçkës së Kolonjës/ Entela Çano, 6 mln euro nga “tenderat e vegjël” të supervizimit

By: Elva
4 October 2025 at 10:33

Nga Boldnews.al Shprehja “pas çdo të keqeje, prit një të mirë”, duket se i shkon shumë mirë Entela Çanos, supervizores së punimeve  ndërtimore, Entela Çano. Ajo fiton një tender me vlerë mbi 110 milionë lekë të vjetra nga Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) për supervizimin e punimeve në Tunelin e Llogarase, saktësisht në të njëjtën ditë […]

The post “Ylli” i Çuçkës së Kolonjës/ Entela Çano, 6 mln euro nga “tenderat e vegjël” të supervizimit appeared first on BoldNews.al.

Afera e rrugës Korçë-Ersekë/ Inxhinieri Nazarko: Në SPAK kallëzova Ballukun dhe Verdhon, jo Erion Isain

30 September 2025 at 20:50

Pak ditë më parë, Prokuroria e Posaçme (SPAK) mori të pandehur kryetarin e Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai, ku nga hetimet ka rezultuar se ka abuzuar dhe ka paracaktuar fituesit e katër tenderave me vlerë 70 milionë euro, të cilat janë fituar nga kompania “A & E Engineering”. Dy prej tenderave kanë të bëjnë me […]

The post Afera e rrugës Korçë-Ersekë/ Inxhinieri Nazarko: Në SPAK kallëzova Ballukun dhe Verdhon, jo Erion Isain appeared first on BoldNews.al.

Ky është punonjësi i Bashkisë Kolonjë, të cilit iu falsifikua firma nga “Çuçka” dhe Entela Çano

27 September 2025 at 16:53

Personi që shihni në foton e mësipërme, krah kryebashkiakut komedian Erion Isai, është punonjësi i Bashkisë së Kolonjës, Muharrem Tartari, të cilit i është falsifikuar firma. Më konkretisht bëhet fjalë për një firmë në projektimin e rrugës Korçës-Ersekë. Në dosjen e SPAK thuhet se Autoriteti Rrugor Shqiptar (atëherë DPRR, sot ARRSH) kishte hartuar një projekt […]

The post Ky është punonjësi i Bashkisë Kolonjë, të cilit iu falsifikua firma nga “Çuçka” dhe Entela Çano appeared first on BoldNews.al.

Kush janë dy njerëzit që çuan në SPAK kryebashkiakun e Ersekës, Erion Isain?

By: Ela
27 September 2025 at 09:26

Nga Elton Qyno Teksa parodisti Erion Isai, për vite me rradhë në cilësinë e kryebashkiakut, ka vënë në “kthetra” tenderat publikës të institucionit, mjaftuan vetëm dy kallëzime penale kundër tij që ai të dalë zbuluar në një dosje penale të regjistruar nga SPAK. Çështja kundër Erion Isai dhe zyrtarëve të tjerë të bashkisë Ersekë, është […]

The post Kush janë dy njerëzit që çuan në SPAK kryebashkiakun e Ersekës, Erion Isain? appeared first on BoldNews.al.

FOTO/ Kush janë dy njerëzit që çuan në SPAK, kryebashkiakun e Ersekës, Erion Isain?

By: V K
27 September 2025 at 09:50

Nga; Elton Qyno

Teksa parodisti Erion Isai, për vite me rradhë në cilësinë e kryebashkiakut, ka vënë në “kthetra” tenderat publikës të institucionit, mjaftuan vetëm dy kallëzime penale kundër tij që ai të dalë zbuluar në një dosje penale të regjistruar nga SPAK.

Çështja kundër Erion Isai dhe zyrtarëve të tjerë të bashkisë Ersekë, është hapur 5 vite më parë në muajin Nëntor 2020, për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, “Shkeljes së barazisë në tendera dhe ankande publike”.

Dy njerëzit që morën guximin të bëjnë një shërbim qytetar për zonën e tyre, janë Romeo Nazarko dhe Esmerald Xhafa, të cilën ju drejtuan SPAK me kallëzime penale, duke kërkuar nisjen e hetimeve për zyrtarët e bashkisë Ersekë.

Në fakt i pari që mori nismën për të bërë kallëzim ishte Romeo Nazarko, me profesion inxhinier gjeodet, i cili si njohës i mirë i ndërtimit, zbuloi shkelje të rënda kriteret dhe format e ndërtimit të rrugëve në Ersekë.

Përmes kallëzimit disa faqe, në muajin Nëntor 2020 Nazarko orientonte SPAK, të hetonte kryebashkiakun e Ersekës për abuzime të rënda financiare dhe paracaktim të tenderave publikë përmes miqësive të veçanta që Erion Isai, kishte krijuar me administratorë dhe pronarë të kompanive private të ndërtimit.

Mbi bazën e këtij kallëzimi, SPAK regjistroi procedimin penale Nr.280 për dy akuza atë të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Shkeljes së pabarazisë në tendera”.

Kujtojmë se Romeo Nazarko, është personi i cili ka denoncuar në SPAK dhe në prokurorinë e Tiranës, skemën e korrupsionit të bërë nga zyrtarë të Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, duke keqpërdorur fondet e Bashkimit Evropian përmes projekteve të OLAF-it për bujqësinë.

 

 

Nazarko kishte aplikuar në vitin 2019 në AZHBR, për të siguruar mbështetje për zhvillimin e një sipërfaqeje prej 23 hektarësh tokë në vendlindjen e tij në Ersekë, ku planifikonte të mbillte gështenja, lajthi, arra dhe bajame në një sistem zinxhir zhvillimi me banorët e zonës.

Por aplikimi i tij u refuzua nga AZHBR, pasi siç ka pretenduar ai në kallëzimin dorëzuar SPAK, inxhinieri gjeodet, refuzoi të bëhej pjesë e skemave të korrupsionit që ndërvepronin në këtë institucion.

Aktualisht kjo dosje e dorëzuar nga Nazarko po ndiqet penalisht nga SPAK dhe hetues të Komisionit Evropian.

Ndërsa personi i dytë është avokati i njohur Esmerald Xhafa, i cili në cilësinë e qytetarit të Korçës dhe teksa u vu në dijeni përmes raportimeve mediatike për shembjen e rrugës nacionale Ersekë-Korçë, vendosi në 29 shkurt 2024, t`i drejtohet me një kallëzim SPAK, duke kërkuar ndjekjen penale të kryebashkiakut, Erion Isai, për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

Mbi bazën e këtij kallëzimi SPAK, regjistroi në 2024, procedimin Nr.39. Por duke qenë se dy kallëzimet të bërë nga Nazarko dhe Xhafa, kishin të njëjtin karakter dhe objekt denoncimi, në datën 22 korrik 2020, prokuroria e posaçme SPAK, ka vendosur bashkimin e këtyre dy procedimeve në një dosje të vetme me Nr.280.

 

 

Pas kallëzimit të dytë, situata ndaj gaztorit të Ersekës, Erion Isai, dhe zyrtarëve të tjerë ndryshoi, pasi SPAK sekuestroi disa prej telefonave të zyrtarëve të bashkisë dhe administratores së kompanisë “A & E Engineering”, Entela Çano.

Ku dukshëm kryebashkiaku Erion Isai, ka hyrë në komunikim privat me paracaktimin e çmimeve të ndërtimit, buxhetit financiar dhe paracaktimin e firmës fituese ku administratore është Entela Çano.

The post FOTO/ Kush janë dy njerëzit që çuan në SPAK, kryebashkiakun e Ersekës, Erion Isain? appeared first on Albeu.com.

“Sa më shpejt pls, je yll”/ Zbardhen përgjimet e Çuçkës së Kolonjës me fituesen e tenderave abuzivë

26 September 2025 at 12:58

Kryetari socialist i Bashkisë së Kolonjës, komediani Erion Isai është marrë zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për abuzimet me tenderat në institucionin që ai drejton. Ndaj tij rëndojnë një sërë akuzash si veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Korrupsion pasiv dhe aktiv”, “Fshehje të pasurisë” dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Bashkë […]

The post “Sa më shpejt pls, je yll”/ Zbardhen përgjimet e Çuçkës së Kolonjës me fituesen e tenderave abuzivë appeared first on BoldNews.al.

“Ka komunikime”/ Zbulohen detaje nga akuzat për Erion Isain: U morën telefonat e vartësve

By: armand
25 September 2025 at 22:39

Gazetarja Klodiana Lala ka zbulua detaje nga hetimet që janë kryer për kryebashkiakun e Kolonjës i cili u mor i pandehur nga SPAK, Erion Isai. E ftuar në MCN TV, gazetarja tha se është një kallëzim për rrugën Korçë-Ersekë për probleme me rritjen e kostove. Gazetarja Klodiana Lala zbuloi se ka komunikime dhe janë marrë […]

The post “Ka komunikime”/ Zbulohen detaje nga akuzat për Erion Isain: U morën telefonat e vartësve appeared first on BoldNews.al.

SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isai

By: gaze tare
24 September 2025 at 17:32

SPAK ka marrë të pandehur kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isai me katër akuza për korrupsion pasiv, shpërdorim detyre, shkelje të barazisë në tendera dhe fshehje pasurie.

Akuzat, Isait i janë komunikuar ditën e djeshme, të martën, ndërsa Voxnews.al mëson se bashkë me të janë marrë të pandehur edhe 6 persona të tjerë zyrtarë të Bashkisë së Kolonjës.

Hetimet e SPAK janë fokusuar lidhur me një shembje masive që ndodhi në aksin rrugor Korçë-Ersekë si dhe me disa tendera të Ujësjellësit.

Isai ka qenë subjekt i një auditimi nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në vitin 2023, dhe është thirrur në tetor të vitit të kaluar në SPAK, ku ka dëshmuar për rreth një orë para prokurorëve.

Sipas kallëzimit të KLSH, Isai ka kryer abuzime me tenderat me kosto miliona euro. Ai akuzohet se ka konsumuar më shumë se një herë veprat penale të shpërdorimit të detyrës dhe shkeljes së barazisë në tendera.

Përveç komunikimeve të akuzave, SPAK po vijon hetimet për rolin e ARRSH si autoritet tenderues dhe kompanisë A.N.K e cila ka përfituar tenderin dhe ka kryer punimet e rrugës Korçë-Ersekë. Kjo firmë ndërtuese rezulton në pronësi të Agim Kola, vëllai i ish-deputetit të PS, Ndue Kola.
Traseja e rrugës Korcë-Ersekë u shemb në ndërtim e sipër në vendin e quajtur ‘Qafa e Qarrit- Mollas’. Vetëm pak ditë pas shembjes u depozitua padia e avokatit nga Korça Esmerald Xhafa i cili akuzonte dy kompanitë, Bashkinë Kolonjë dhe Autoritetin Rrugor Shqiptar.

The post SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isai appeared first on iconstyle.al.

Kryetari i Bashkisë Kolonjë, Erion Isai merret i pandehur për shkelje të barazisë në tendera

24 September 2025 at 16:09

Kryetari i Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai është marrë i pandehur për nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, për kryerje të veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Gjatë dy viteve të fundit, Isai është paraqitur disa herë në SPAK ku ka dhënë shpjegime lidhur me procedurat e […]

The post Kryetari i Bashkisë Kolonjë, Erion Isai merret i pandehur për shkelje të barazisë në tendera appeared first on Reporter.al.

SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isai

By: armand
24 September 2025 at 15:36

Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai është marrë i pandehur per akuzën e shkeljes së barazisë në tendera dhe ankande publike. Ai akuzohet konkretisht për “Shpërdorim detyre”, “Korrupsion pasiv dhe aktiv”, “Fshehje të pasurisë” dhe “Shkelje të parimeve të barazisë së pjesëmarrësve në tendera ose ankande publike”. Denoncimi ndaj kryebashkiakut të Kolonjës është bërë në Prokurorinë […]

The post SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isai appeared first on BoldNews.al.

SPAK merr të pandehur një tjetër kryebashkiak të PS-së

By: redi
24 September 2025 at 15:38

Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur kryebashkiakun e Ersekës, Erion Isai. Mësohet se Isai është marrë i pandehur për “shkeljes së barazisë në tendera dhe ankande publike. Denoncimi nga kryebashkiakut të Kolonjës është bërë në Prokurorinë e Posaçme nga një avokat në Korçë, Esmerald Xhafa, i cili e akuzonte Isain për korrupsion dhe shpërdorim detyre në disa vepra penale.

Source

SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isai, ja akuzat që rëndojnë ndaj tij

By: V K
24 September 2025 at 15:39

Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, është marrë i pandehur për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera dhe ankande publike.

Ai akuzohet konkretisht për “Shpërdorim detyre”, “Korrupsion pasiv dhe aktiv”, “Fshehje të pasurisë” dhe “Shkelje të parimeve të barazisë së pjesëmarrësve në tendera ose ankande publike”.

Sipas kallëzimit ndaj tij, pas hetimeve mbi tenderat e organizuar nga Bashkia Kolonjë, është konstatuar se shumica e tyre janë të shënuar me “flamur të kuq”, pasi ndarja e tyre rezulton e paracaktuar.

Gjithashtu, theksohet se punimet e realizuara për këto tendera nuk janë përfunduar me cilësi, apo sipas projekteve të miratuara nga Autoriteti Kontraktor.

Një rast konkret që përmendet, është rikonstruksioni i digës së Rezervuarit të Gjonçit dhe ndërtimi i pritave malore në fshatrat e Bashkisë Kolonjë, gjatë vitit 2023.

The post SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isai, ja akuzat që rëndojnë ndaj tij appeared first on Albeu.com.

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

By: gaze tare
9 September 2025 at 17:42

Regjisorja Ajlin Petrela ka thyer heshtjen duke ndarë publikisht arsyet që çuan në ndarjen nga ish-bashkëshorti i saj, aktori i njohur i humorit dhe aktualisht kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai.

Çifti, që së bashku janë prindër të dy vajzave, vendosi t’i japë fund martesës pas një vendimmarrjeje të përbashkët. Sipas Petrelës, qëllimi kryesor ishte mirëqenia e fëmijëve. Ajo theksoi se nuk dëshironte që vajzat të rriteshin në një ambient me tensione apo të përjetonin skena të vështira mes prindërve të tyre.

“E morëm bashkë këtë vendim, sepse nuk doja që vajzat tona të mbartnin trauma nga marrëdhënia jonë nëse do të vazhdonim të jetonim bashkë,” – u shpreh ajo.

Me këtë rrëfim, Petrela konfirmon se ndarja ishte një hap i domosdoshëm për të ruajtur stabilitetin dhe paqen në familje.

Pjesë nga intervista:

Mbajmë marrëdhënie të qetë përballë njëri-tjetrit, në respekt dhe në të mirë të vajzave. Mendoj se nuk do të flas kurrë për këtë gjë. Është babai i vajzave të mia. Mua më shqetëson vetëm rritja e dy vajzave, nuk është se jemi jashtë dhe kjo gjë është shumë normale, askujt si bën përshtypje, këtu është më ndryshe dhe vajzat janë ende të vogla. Ajri është në dijeni të situatës, ka qenë e rritur kur ndodhi gjithë gjëja. Ndërsa e vogla akoma jo. Është ende e vogël. Ishte vendim i marrë nga të dyja palët, më mirë vajzat të jetojnë të lumtura me dy shtëpi se sa të stresuara në një shtëpi.

Nuk do të doja kurrë që vajzat të përjetonin trauma kur të rriteshin për shkak të skenave që mund të shihnin në shtëpi.

Lidhja e re e dashurisë?

Sapo jemi kthyer nga një udhëtim. Ikjet nga Tirana fundjavave janë të shpeshta. Personi që kam në krah nuk është publik, nuk ka lidhje fare me botën e medias, mundohemi ta mbajmë të izoluar. Gjërat e shtrenjta nuk do që ti prekin dhe nuk dua ta bëj pis në asnjë aspekt. Kjo është arsyeja pse e mban të izoluar.

E ka problem nëse do publikoje foto të portretit?

Po (QESH)

Si jeni njohur?

Bashkë na ka bërë një mjeke, që as nuk e di që na ka bërë bashkë. Ne kemi friends të përbashkët mjeken time dhe i ftesë njëri-tjetrin, e sot jemi bashkë. Do të më vrasë që fola kaq shumë për këtë (qesh). Është natyrë e ftohtë nuk impresiohet shumë nga këto gjëra.

Personi që kam nuk e ka konsideruar fare faktin e divorcit, vajzave, ishte një gjë që do nisje jetën nga fillimi. Sfida është më e madhe se ke dy vajza, nuk e di si rrjedh. Ishte e vështirë, por falë Zotit mori veten e vet gjëja. Kemi 9 muaj bashkë.

The post Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma appeared first on iconstyle.al.

“Dy shtëpi më mirë se një e stresuar”, Ajlin Petrela flet për ndarjen nga Erion Isai

By: D Marku
9 September 2025 at 15:04

Ajlin Petrela, regjisorja dhe ish-bashkëshortja e aktorit të humorit dhe kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, ka folur për herë të parë rreth arsyeve që çuan në fundin e martesës së tyre. Ata janë prindër të dy vajzave, Ajër dhe E’dua.

Në një intervistë për MCN, Petrela theksoi se vendimi për ndarjen u mor nga të dy dhe kishte si prioritet mirëqenien e vajzave.

“Ishte vendim i marrë nga të dyja palët, më mirë vajzat të jetojnë të lumtura me dy shtëpi se sa të stresuara në një shtëpi”, tha ajo, duke shtuar se nuk donte që vajzat të përjetonin trauma nga skenat që mund të shihnin mes prindërve.

Ajlin Petrela theksoi gjithashtu se marrëdhëniet me Erion Isain janë të qeta dhe respektuese për hir të vajzave.

Regjisorja zbuloi se është në një marrëdhënie dashurie, por partnerin e ri e ka njohur përmes rrjeteve sociale dhe e mban identitetin e tij të fshehtë për të ruajtur privatësinë. “Sapo jemi kthyer nga një udhëtim. Personi që kam në krah nuk ka lidhje me botën e medias, mundohemi ta mbajmë të izoluar”, tha ajo.

Sipas saj, lidhja ka nisur rreth 9 muaj më parë dhe ka qenë një sfidë të fillojë një kapitull të ri duke qenë nënë e dy vajzave, por tashmë ajo dhe partneri i ri kanë arritur të organizojnë jetën personale larg mediave.

Edhe kryebashkiaku Erion Isai ka reaguar lidhur me ndarjen, duke konfirmuar se martesa e tij me Ajlin Petrelën ka përfunduar zyrtarisht në prill 2024, me dakordësi dhe respekt për parimet e përbashkëta. Ai theksoi se për dy vitet e fundit i është përkushtuar rolit të tij si baba dhe përpiqet të bëjë më të mirën për vajzat e tij.

Pjesë nga intervista:

Mbajmë marrëdhënie të qetë përballë njëri-tjetrit, në respekt dhe në të mirë të vajzave. Mendoj se nuk do të flas kurrë për këtë gjë.

Shënjestra e atentatit në Shkodër mik i ngushtë me Luiz Ejllin, këngëtari i qëndron “mbi kokë” në spitalin e Traumës
Është babai i vajzave të mia. Mua më shqetëson vetëm rritja e dy vajzave, nuk është se jemi jashtë dhe kjo gjë është shumë normale, askujt si bën përshtypje, këtu është më ndryshe dhe vajzat janë ende të vogla.

Ajri është në dijeni të situatës, ka qenë e rritur kur ndodhi gjithë gjëja. Ndërsa e vogla akoma jo. Është ende e vogël.

Ishte vendim i marrë nga të dyja palët, më mirë vajzat të jetojnë të lumtura me dy shtëpi se sa të stresuara në një shtëpi.

Nuk do të doja kurrë që vajzat të përjetonin trauma kur të rriteshin për shkak të skenave që mund të shihnin në shtëpi.

Lidhja e re e dashurisë?

Sapo jemi kthyer nga një udhëtim. Ikjet nga Tirana fundjavave janë të shpeshta. Personi që kam në krah nuk është publik, nuk ka lidhje fare me botën e medias, mundohemi ta mbajmë të izoluar. Gjërat e shtrenjta nuk do që ti prekin dhe nuk dua ta bëj pis në asnjë aspekt.

Kjo është arsyeja pse e mban të izoluar.

E ka problem nëse do publikoje foto të portretit?

Po (QESH).

Si jeni njohur?

Bashkë na ka bërë një mjeke, që as nuk e di që na ka bërë bashkë. Ne kemi friends të përbashkët mjeken time dhe i ftesë njëri-tjetrin, e sot jemi bashkë.

Spielberg vlerëson filmin e ri të Paul Thomas Anderson me Leonardo DiCaprio
Do të më vrasë që fola kaq shumë për këtë (qesh). Është natyrë e ftohtë nuk impresiohet shumë nga këto gjëra.

Personi që kam nuk e ka konsideruar fare faktin e divorcit, vajzave, ishte një gjë që do nisje jetën nga fillimi. Sfida është më e madhe se ke dy vajza, nuk e di si rrjedh. Ishte e vështirë, por falë Zotit mori veten e vet gjëja. Kemi 9 muaj bashkë.

The post “Dy shtëpi më mirë se një e stresuar”, Ajlin Petrela flet për ndarjen nga Erion Isai appeared first on Albeu.com.

❌
❌