Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Një 22-vjeçare u gjet e mbyllur brenda një kafazi qensh në një oborr në Teksas - pasi një fqinj dëgjoi britmat e saj për ndihmë

8 December 2025 at 09:57


Një grua 22-vjeçare e tmerruar u gjet e mbyllur brenda një kafazi qensh në një oborr në Teksas, pasi një fqinj dëgjoi britmat e saj drithëruese për ndihmë.

Policia thotë se viktima, e cila jeton me aftësi të kufizuara fizike dhe mendore, ishte futur në kafaz natën e 22 nëntorit, duke bërtitur se ishte e frikësuar dhe kishte nevojë të përdorte banjën.

Fqinji Justin Anderson, 24 vjeç, i dëgjoi lutjet e saj për ndihmë dhe shpejt e kuptoi se tingujt që vinin nga dera fqinje nuk ishin shqetësim i zakonshëm.

"Dëgjova diçka që nuk tingëllonte aspak mirë", ka thënë Anderson për Daily Mail, përcjell Telegrafi.

Ai nxori telefonin e tij, eci drejt gardhit dhe filloi të filmonte skena që tani përshkruhen nga autoritetet si një grua e mbyllur në kafaz si një kafshë, duke goditur derën e kafazit, duke u lutur të dilte.

Pamjet filmike dhe thirrja e Anderson në 911, i shtynë oficerët të nxitonin në shtëpinë e 60-vjeçares Kandice 'Candy' Thompson, një grua e njohur në Anson për kujdesin e dhjetëra fëmijëve gjatë viteve dhe për faktin se ishte e veja e një ish-shefi policie.

Ajo që oficerët gjetën pas gardhit prej druri, tha më vonë Shefi i Policisë së Anson, Daniel Graziose, ishte 'tronditëse'.

'Oficerët reaguan dhe gjetën një femër 22-vjeçare të mbyllur në oborrin e shtëpisë,' konfirmoi Graziose për Criminally Obsessed.

Thompson ofroi justifikime pse gruaja ishte mbyllur jashtë, por hetuesit tani e kanë akuzuar atë për rrëmbim të rëndë, lëndim të një personi me aftësi të kufizuara, kufizim të paligjshëm, rrezikim dhe sulm.

Dhe policia thotë se videoja e Anderson mund t'i ketë shpëtuar jetën Emily-t. /Telegrafi/

U përfol se ka një fëmijë jashtëmartesor me një serbe, reagon gruaja e Labinot Rexhës

By: D Marku
6 December 2025 at 15:49

Ditëve të fundit, në rrjetet sociale ka qarkulluar një fotografi që u interpretua se banori i “Big Brother VIP Kosova 4”, Labinot Rexha, ka një fëmijë jashtëmartesor. Lajmi shkaktoi reagime të shumta nga publiku, duke ndezur spekulime dhe thashetheme mbi jetën private të tij.

Lidhur me këto pretendime, bashkëshortja e Labinotit, Laureta Hoxha, ka dalë sot në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova për t’i mohuar ato njëherësh. Ajo sqaroi se situata ka lindur nga një keqkuptim për shkak të mbiemrit të njëjtë “Rexha”.

Laureta theksoi: “Ky fëmijë nuk ka të bëjë asgjë me Labinotin. Labinoti, përveç që ka tentuar ta kontaktojë babain e fëmijës dhe ta ndihmojë, nuk ka asgjë tjetër. Nëna e fëmijës nuk ka mundur të kontaktojë me babain e vërtetë dhe e ka gjetur Labinotin vetëm për shkak të mbiemrit Rexha. Ajo ka kërkuar ndihmë nga Labinoti, për ta gjetur prindin e fëmijës së vet.”

Ajo shtoi gjithashtu se babai i vërtetë i fëmijës është një familjar nga Rahoveci, po ashtu me mbiemrin Rexha, duke e përjashtuar çdo lidhje tjetër me Labinotin.

Kjo deklaratë vjen pas një vale spekulimesh në rrjetet sociale, ku disa përdorues e lidhën gabimisht Labinotin me fëmijën, duke krijuar tension dhe keqkuptime mes fansave të emisionit.

Publiku pritet të ndjekë me kujdes zhvillimet e mëtejshme dhe reagimet e banorëve të tjerë të Big Brother VIP Kosova 4, ndërsa Laureta duket se ka vendosur të qartësojë njëherë e mirë situatën për publikun.

The post U përfol se ka një fëmijë jashtëmartesor me një serbe, reagon gruaja e Labinot Rexhës appeared first on Albeu.com.

Dhunoi dhe kërcënoi me thikë bashkëshorten, arrestohet 57-vjeçari në Elbasan

By: armand
5 December 2025 at 14:32

Policia në Elbasan arrestoi një 57-vjeçar pasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e kanosi me thikë. Në pranga u vu shtetasi N. K., 54 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, pas marrjes së njoftimit […]

The post Dhunoi dhe kërcënoi me thikë bashkëshorten, arrestohet 57-vjeçari në Elbasan appeared first on BoldNews.al.

Kamëz: Gruaja grabitet, autori 36-vjeçar arrestohet menjëherë

By: melisa
5 December 2025 at 12:45

Një 36-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kamzës pasi dyshohet se ka vjedhur me dhunë një varëse floriri nga një grua në rrugë. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në një zonë të banuar të Kamzës, ku viktima po ecte kur është sulmuar papritur nga i dyshuari. Shtetasi me inicialet K. R., 36 vjeç, banues në Kamëz, u arrestua menjëherë nga patrullat e policisë. Gjatë kontrollit…

Source

Ai momenti që vetë hiri i hyjnisë zbret në kraharorin e një nëne

By: berti
23 November 2025 at 16:14

Nga Albert Vataj Nga gjithë mrekullitë e jetës, ai moment është më i mrekullueshmi. Asgjë më madhështore nuk e begaton më hyjnisht prehrin e jetës me mirësi dhe magjepsje, si ai moment. Çelet qielli dhe gruaja shtryllet nën peshën e dhimbjes për t’i dhënë kuptim pritjes. Me zërin që i ngërthehet heshtjes si një gjëmim gruaja njofton ardhje e mbretërimit të jetës. Lindja, sjellja në jetë e një…

Source

Emma Stone është gruaja më e bukur në botë sipas “Raportit të Artë”! Cilët personazhe të tjerë të famshëm janë në listë?

By: D Marku
12 November 2025 at 19:50

Emma Stone është shpallur gruaja më e bukur në botë, sipas një studimi të ri të bazuar në Raportin e Artë, parimin matematik të lashtë grek që mat përsosmërinë e përmasave. Aktorja dy herë fituese e çmimit Oscar, e njohur për rolet e saj në filmat “Poor Things” të Yorgos Lanthimos dhe “La La Land” të Damien Chazelle, shënoi një Raport të Artë prej 94.72%.

Dr. Julian de Silva, kreu i Qendrës për Kirurgji të Avancuar Kozmetike dhe Plastike të Fytyrës në Londër, shpjegoi se Stone spikati për harmoninë e tipareve të saj. “Ajo ishte fituesja e qartë kur të gjitha tiparet e fytyrës u matën për përsosmëri fizike”, tha ai, duke vënë në dukje se ajo arriti rezultatet më të larta në vetulla (94.2%), nofulla (97%) dhe buzë (95.6%).

Studimi përdori teknikat e hartëzimit të fytyrës për të përcaktuar se cilat gra i afroheshin më shumë raportit të artë prej 1.618, një numër që shpreh harmoni të përsosur në natyrë dhe art, nga Njeriu Vitruvian i Leonardo da Vinçit deri te mjekësia moderne estetike.

Zendaya u rendit e dyta me 94.37%, e ndjekur nga Freida Pinto (94.34%), Vanessa Kirby (94.31%) dhe Jenna Ortega (93.91%). Në dhjetëshen e parë përfshihen edhe Olivia Rodrigo, Margot Robbie, Aishwarya Rai Bachchan, Tang Wei dhe Beyonce.

Sipas Dr. de Silva, teknologjitë e reja u lejojnë ekspertëve të zbulojnë “matematikën pas bukurisë”, duke shtuar se e njëjta metodologji po zbatohet tani në hartimin e procedurave të fytyrës.

The post Emma Stone është gruaja më e bukur në botë sipas “Raportit të Artë”! Cilët personazhe të tjerë të famshëm janë në listë? appeared first on Albeu.com.

Vrau dy kunetërit, burri kishte dhunuar edhe gruan e tij me kabllo elektrik: Nëse ndahesh, kam me t`i faru krejt! Detajet

By: D Marku
8 November 2025 at 17:32

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me të kaluarën e Astrit Isufit, të dyshuarit kryesor për vrasjen e vëllezërve Morina në Malishevë. Dokumentet e siguruara nga mediat kosovare, tregojnë se në mars të këtij viti, viktimë e dhunës kishte qenë bashkëshortja e tij. Sipas dosjes gjyqësore, ndaj Isufit ishte ngritur aktakuzë në prill të vitit 2025 për dhunë në familje dhe kanosje, ndërsa Gjykata Themelore e Prishtinës e kishte dënuar më 7 prill 2025 për rrahjen dhe kërcënimin e bashkëshortes.

Në vendimin e siguruar nga KALLXO.com përshkruhet se më 30 mars 2025, rreth orës 15:00, por edhe në të kaluarën, Isufi kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes, duke e goditur me kabllo dhe duke e kërcënuar se do t’ia vriste familjen nëse ajo do të ndahej prej tij.

Më vonë, Gjykata e Apelit vendosi ta ulë dënimin e shqiptuar nga Themelorja, duke arsyetuar se dënimi kishte arritur efektin e përgjegjësisë tek i dënuari.

E rrahu gruan në ditën e festës së Bajramit
Më 30 mars 2025, Astrit Isufi sipas dosjes së gjykatës rreth orës 06:00 të mëngjesit, teksa gruaja e tij e kishte përgatitur drekën e festës së Brajramit, i pandehuri ishte zgjuar nga gjumi e kishte thirrë gruan e tij dhe e kishte goditur me peshqir në trup duke i kërkuar që t’i zgjoj fëmijët nga gjumi. Gruaja kishte shkuar të fëmijët por ata nuk ishin zgjuar e ishte kthyer sërish te Astrit Isufi për t’i treguar.

Sipas dosjes hetimore, Astrit Isufi ishte nervozuar e më pas kishte nisur ta sulmoj gruan e tij me shuplakë e grushte në fytyrë e trup. Disa orë më vonë, kur Astrit Isufi ishte kthyer në shtëpi pasi kishte shkuar të përshëndes familjarët për festën e Bajramit, kishte kërkuar ushqim nga gruaja e tij dhe kjo e fundit i kishte thënë se mungonte një produkt ushqimor. Kjo arsye më pas sërish kishte qenë shkak për një sherr i cili shkaktoi dhunën fizike të dytë brenda ditës nga Astrit Isufi te bashkëshortja e tij.

Dosja shpjegon se kur kishte marrë vesh Astriti se mungon një produkt, i kishte marrë pjatat e ushqimit dhe i kishte gjuajtur në tokë e më pas e kishte kap gruan e tij për dore e kishte tërhequr zvarrë e kishte futur brenda dhomës dhe kishte nisur ta qëlloj me një kabllo elektrik në pjesë të ndryshme të trupit.

Në ato momente vajza e tyre kishte hyrë brenda dhomës dhe i kishte kërkuar babait të saj të ndaloj sepse ‘po e mbyste nënën’. Edhe pse kishte kërkesë nga vajza, në dosje shpjegohet se Astrit Isufi nuk kishte ndaluar deri sa i është dukur mjaftueshëm gruan e tij dhe më pas e kishte larguar nga shtëpia.

Në po të njëjtën ditë, Astrit Isufi sipas dosjes, e kishte kërcënuar gruan e tij dhe e kishte paralajmëruar se nëse ndahet nga ai do t’ia vrasë gjithë familjen. “Ti nuk guxon me u nda me mua, se ka me ta vra familjen, ka me t`i faru krejt”, përshkruhet kërcënimi që i kishte bërë Astrit Isufi, gruas së tij më 30 mars 2025.

Kjo situatë asaj mësohet se i kishte shkaktuar ankth, frikë dhe pasiguri për jetë. Me gjithë këto veprime që Astrit Isufi kishte kryer ndaj gruas së tij, Gjykata në Prishtinë- Dega në Drenas, e kishte dënuar me burg në kohëzgjatje me 154 ditë dhe 300 euro gjobë për dhunë në familje ndërsa për kanosje ishte gjobitur me 500 euro.

Xhelozia shkak i dhunës në familje

Pa telefon, duke përjetuar dhunë të vazhdueshme fizike, gruaja e Astrit Isufit në deklarimin e saj në seancën për caktimin e paraburgimit kishte thënë se burri i saj nuk i kishte lejuar telefon, nuk ka mundur më herët të raportoj dhunën në familje sepse nuk kishte mundësi, burri i saj ishte xheloz dhe nuk ia kishte dashur familjen gruas së tij dhe i kishte thënë shumë herë që ‘nuk kanë çka lypin këtu’. Mësohet se ajo kishte informuar organet e rendit muaj më parë se burri i saj kishte një armë të cilën e posedonte kohë më parë. Ajo pas ngjarjes kishte qëndruar te familja e saj ndërsa fëmijët te babai, për shkak që të mos ndërpritej shkollimi i tyre.

Për vendimin e Themelores, Astrit Isufi ishte ankuar në Apel

Astrit Isufi ishte dënuar me rreth 5 muaj nga Gjykata Themelore e Prishtinës ndërsa Gjykata e Apelit kishte bërë ndryshim të vendimit të shkallës së parë duke i ndryshuar edhe kohëzgjatjen e dënimit nga 5 në 3 muaj për rrahjen brutale të gruas së tij si dhe kërcënimet ndaj të njëjtës.

Gjykata e Apelit më 26.06.2025 kishte marrë vendim që të aprovoj ankesën e mbrojtësit të Astrit Isufit dhe kishte vendosur që në total t’i jap Astrit Isufit dënim me burg 3 muaj dhe gjobë prej 300 euro për dhunë në familje ndërsa nuk kishte ndryshuar dënimin me gjobë për veprën penale të kanosjes.

Për vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, kishte bërë ankesë avokati i Astrit Isufit, Muhamet Binaku.

Në përgjigjen në ankesë ishte paraqitur edhe përfaqësuesi i gruas së Astritit, Faik Morina duke treguar se gruaja ishte kthyer në shtëpinë e përbashkët me Astritin në Komoran te fëmijët e saj më 22.04.2025 me marrëveshjen e dy palëve të familjes.

Gjykata e Apelit kishte mbajtur edhe seancën e kolegjit dhe kishte shqyrtuar ankesën e cila nuk ishte për shkelje esenciale të vendimit por për ndryshimin e saj. Mbrojtësit e dy palëve në këtë rast Astrit Isufit dhe gruas së tij kishin mbështetur kërkesën që të shqiptohej një dënim alternativ siç është ai me kusht.

Gjykata e Apelit kishte shqyrtuar të gjithë situatën dhe kishte ardhur në përfundim që t’i ulte dënimin me burgim të dënuarit Astrit Isufit nga 5 muaj në tre muaj burgim duke shtuar se ky dënim është më i butë është në harmoni me intensitetin e rrezikshmërisë shoqërore të kryerjes së veprës penale me shkallën e përgjegjësisë së të akuzuarit dhe kjo do të shërbej si preventivë gjenerale.

Kush është Astrit Isufi?

Astrit Isufi deri më tani dyshohet se është i dyshuari kryesor për vrajsen e dy vëllezërve të gruas së tij në fshatin Gollubovc të Malishevës. Deri më tani ende nuk janë të qarta rrethanat që çuan deri te vrasja por që nga Policia është konfirmuar se edhe ai është i plagosur po ashtu.

Në vendin e ngjarjes ishin gjetur dy armë ndërsa për më shumë se 15 orë, Isufi ishte në arrati, derisa u arrestua më 07.11.2025 në fshatin Plloçicë.

Ai aktualisht ndodhet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës duke marrë tretman mjekësor ndërsa gjendja e tij është stabile.

The post Vrau dy kunetërit, burri kishte dhunuar edhe gruan e tij me kabllo elektrik: Nëse ndahesh, kam me t`i faru krejt! Detajet appeared first on Albeu.com.

Burri dhunon gruan dhe e lë 5 ditë në koma në shtëpi pa bukë e ilaçe, ndërron jetë në spital

By: armand
4 November 2025 at 21:20

Një histori tronditëse vjen në emisionin “Stop” në Tv Klan nga qyteti i Vlorës. Mësohet, se Hati Deliaj 64 vjeçe, u dërgua në spital më 3 gusht 2024, në gjendje shoku pa ndjenja, me shenja dhune në trup dhe pa ushqim për disa ditë. Sipas denoncimit të vëllait të saj në emisionin “Stop”, ajo ishte rrahur barbarisht nga bashkëshorti, Engjëllush Deliaj, […]

The post Burri dhunon gruan dhe e lë 5 ditë në koma në shtëpi pa bukë e ilaçe, ndërron jetë në spital appeared first on BoldNews.al.

Anthony Hopkins: Gruaja ime mendon se mund të kem autizëm

By: D Marku
4 November 2025 at 12:18

Aktori i njohur Anthony Hopkins ka zbuluar së fundmi një detaj të pazakontë në lidhje me shëndetin e tij, duke thënë se gruaja e tij, Stella Arroyave, ka sugjeruar që ai të vizitonte një mjek për të kontrolluar nëse vuan nga sindroma e Aspergerit. Hopkins, i cili është 87 vjeç, ka pranuar se ai është gjithmonë i fiksuar pas numrave dhe detajeve, dhe gjithmonë ka dashur që gjithçka të jetë në rregull. Kjo ka nxitur gruan e tij të propozojë mundësinë që ai të kishte një çrregullim neurologjik të spektrit të autizmit.

Në një intervistë të fundit, Hopkins shpjegoi se Stella i tha: “Duhet të kesh sindromën e Aspergerit.” Aktori shprehu habinë dhe mosbesimin ndaj këtij propozimi, duke thënë se ai as nuk e dinte se për çfarë po fliste. Sindroma e Aspergerit është një çrregullim që bie nën kategorinë më të gjerë të çrregullimit të spektrit të autizmit (ASD), dhe ndikon në mënyrën si njerëzit ndërveprojnë me të tjerët dhe si mësojnë.

Kjo deklaratë e aktorit vjen disa ditë pas njoftimit të tij për publikimin e librit të tij më të fundit, “We Did OK, Kid”, që ndoshta ofron më shumë reflektime mbi jetën dhe përvojat e tij personale. Edhe pse sindroma e Aspergerit mund të diagnostikohet në çdo moshë, simptomat zakonisht shfaqen në dy vitet e para të jetës.

The post Anthony Hopkins: Gruaja ime mendon se mund të kem autizëm appeared first on Albeu.com.

11 vite nga vdekja e ish-gruas së Alban Hoxhës pas lindjes së djalit, Prokuroria kërkon burg për mjekët

By: M C
28 October 2025 at 21:11

Prokuroria e Apelit ka shpallur pretencën për dy mjekët, Petrit Rexhepi dhe Elona Burba, të cilët akuzohen për vdekjen e Doriana Hakës, nënën e djalit të ish-portierit të Partizanit, Alban Hoxha.

Këtë të martë togat e zeza kanë kërkuar 9 muaj burg për gjinekologun Rexhepi, por për shkak të moshës mbi 70 vjeç, të pezullohet dënimi dhe të vendoset në shërbim prove për 18 muaj.

Gjithashtu, kërkoi të pezullohet licenca e tij për 5 vite, duke mos ushtruar profesionin e mjekut. Prokuroria kërkoi 1 vit burg për reanimatoren Elona Burba, si dhe pezullim licence për 5 vite.

Në 10 nëntor pritet seanca e radhës, ku mjekët do të paraqesin argumentet e tyre të mbrojtjes.

Dhimbja për humbjen e Doriana Hakës, ish-bashkëshortes së portierit të njohur të Partizanit, Alban Hoxha, vazhdon edhe pas më shumë se një dekade. Doriana, asokohe, vetëm 25 vjeçe, ndërroi jetë pak ditë pas lindjes së djalit të saj në dhjetor të vitit 2014, në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë.

Sipas familjarëve, Doriana ishte shtruar për lindje cezariane dhe fillimisht gjithçka kishte shkuar mirë. Djali erdhi në jetë shëndoshë e mirë, por pak orë më vonë gjendja e nënës u përkeqësua ndjeshëm. Ajo u transferua në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku pas disa ditësh ndërroi jetë. Ekspertiza mjeko-ligjore konstatoi se shkak i vdekjes ishte tromboza e sinuseve kavernoze të trurit.

Familja e të ndjerës pretendon se vdekja e saj erdhi si pasojë e neglizhencës së mjekëve dhe mungesës së kujdesit pas lindjes. Ata akuzojnë stafin mjekësor për moskryerjen e analizave dhe trajtimeve të nevojshme në kohë. Pas një hetimi disa vjeçar, gjykata dënoi dy mjekë të maternitetit me gjobë prej 400 mijë lekësh për “mjekim të pakujdesshëm”, vendim që familjarët e konsideruan të padrejtë dhe të pamjaftueshëm.

Prej atëherë, familja Haka vijon betejën ligjore në gjykatat shqiptare, duke kërkuar drejtësi për vajzën e tyre. Në seancat e fundit, nëna e Dorianës është shprehur me lot në sy se “kanë kaluar 11 vite dhe ende askush nuk ka mbajtur përgjegjësi për jetën e vajzës sime”.

“Kemi 11 vite rresht që presim drejtësi pati një ballafaqim mes ekspertëve pyetje përgjigje, zgjati pak gjatë dhe u revoltova dhe fola në seancë të gjyqit, shpresoj që gjyqtarët ta marrin parasysh, më djeg shpirti, më dhemb zemra.

Shpresoj tek një drejtësi e vonuar por jo e harruar. Dori im do drejtësi, një fëmijë që rritet pa nënë do drejtësi, ju lutem gjyqtar më shikoni, kam të drejtë prandaj kam kërkuar të merrem me gjykatat jo gjë tjetër, thjesht dua drejtësi, drejtësi pa fund”, tha Hamide Haka.

The post 11 vite nga vdekja e ish-gruas së Alban Hoxhës pas lindjes së djalit, Prokuroria kërkon burg për mjekët appeared first on Albeu.com.

Gruaja, ajo që mëkon dhe mbron me shpirtin e saj hyjnor, dashurinë dhe jetën

By: berti
19 October 2025 at 08:43

Nga Albert Vataj Ka diçka të shenjtë në mënyrën se si një grua e mban botën mbi shpatulla, jo si mit, por si përditshmëri e heshtur. Ajo është fillimi dhe përfundimi i çdo fryme, drita që mëkon, forca që duron, heshtja që krijon. Në të rrjedh një fuqi që nuk ka nevojë për zë të lartë, sepse shprehja e saj është vetë jeta: lindja, mbrojtja, dashuria, përjetësia. Në çdo epokë, në çdo kulturë…

Source

Rrëfehen dy gratë e shantazhuara për të bërë se*s në grup: Dridhesha nga ankthi sa herë i binte telefonit

16 October 2025 at 20:58

Emisioni Fiks Fare ka vijuar sot me denoncimin e dy grave që shantazhoheshin dhe detyroheshin të kryenin marrëdhënie seksuale në grup. Mashkulli që për njërën ishte burri dhe për tjetrin dashnori ishte personi që për vite me radhë ushtroi presion që të shkonin të tre në shtrat. Një telefonatë mes dy grave e publikuar në […]

The post Rrëfehen dy gratë e shantazhuara për të bërë se*s në grup: Dridhesha nga ankthi sa herë i binte telefonit appeared first on BoldNews.al.

Kishte konsumuar 15 kanaçe verë, një grua sulmoi partnerin e saj në aeroplan - gjatë një fluturimi nga Miami në Londër

16 October 2025 at 21:45


Një grua britanike është arrestuar pasi sulmoi partnerin e saj gjatë një fluturimi të Virgin Atlantic nga Miami në Londër.

Karen Baker, 59 vjeçe, kishte konsumuar 15 kanaçe verë dhe filloi të bërtiste e të fyente pasagjerët që nuk pranonin të flisnin me të.

Kur partneri i saj u përpoq ta qetësonte, ajo e grushtoi, e goditi me bërryl dhe tentoi ta përplaste me kokë.

Dëshmitarët thanë se Baker ofendoi edhe pasagjerë të tjerë me komente fyese dhe përbuzëse.

Stafi i aeroplanit konfirmoi se ajo i kishte pirë të gjitha kanaçet vetë, megjithëse pretendoi se i ndau me partnerin.

Ajo pranoi fajësinë për “dehje në aeroplan, ngacmim racor dhe sulm fizik”. /Telegrafi/

Historia tronditëse/ Gruaja dhe e dashura tentuan vetëvrasjen pas shantazhit për seks në grup

15 October 2025 at 20:49

Një histori tronditëse është bërë publike në emisionin “Fiks Fare”, ku një qytetare ka rrëfyer përjetimet e saj dramatike gjatë martesës me ish-bashkëshortin, të cilin e akuzon për dhunë dhe shantazh seksual. Historia përfshin marrëdhënie seksuale treshe të detyruara, filmime të skenave intime dhe tentativë vetëvrasjeje nga viktimat e përfshira. Ajo deklaron se pas zbulimit […]

The post Historia tronditëse/ Gruaja dhe e dashura tentuan vetëvrasjen pas shantazhit për seks në grup appeared first on BoldNews.al.

Gruaja polake u gjet 'pranë vdekjes' pasi qëndroi 'e mbyllur nga prindërit e saj' për 27 vjet

15 October 2025 at 19:50


Mirrella, një grua 42-vjeçare nga Świętochłowice e Polonisë, u gjet këtë verë pas 27 vitesh të kaluara brenda apartamentit të prindërve të saj.

Fqinjtë besonin se ajo ishte rrëmbyer, pasi prindërit vazhdimisht thoshin se ishte zhdukur.

Kur policia arriti në vendngjarje, e gjeti Mirrellën të dobësuar dhe me lëndime të rënda, shumë pranë vdekjes.

Apartamenti ishte i mbushur me lodra dhe libra nga fëmijëria e saj, duke krijuar një ndjesi se koha kishte ndaluar aty.

Mirrella u dërgua në spital për trajtim mjekësor, duke zbuluar se nuk kishte dalë jashtë që nga mosha 15-vjeçare.

Nëna e saj pranoi se kishte ruajtur lodrat dhe nuk mund të kujtonte kur ishte hera e fundit që vajza kishte dalë jashtë.

Policia ka nisur një hetim për këtë rast tronditës, që ka shkaktuar habi në komunitet.

Një fushatë mbledhjeje fondesh u nis për të ndihmuar Mirrellën në rikuperimin e saj.

Ndërkohë janë publikuar imazhe që tregojnë pjesën e brendshme të apartamentit ku Mirrella ka kaluar gati tre dekada. /Telegrafi/

“Do ju varros! Ai b***q*** të hedhi lekët”/ Vlonjati një vit pa parë vajzën, gruaja e kërcënon

7 October 2025 at 21:44

Emisioni “Stop” ndodhet në qytetin e Vlorës, pasi Rudin Sulejmani një baba i ri, po lufton prej më shumë se një viti për të parë vajzën e tij 15 muajshe, të cilën nuk e ka takuar që kur ka qenë 3 muajshe. Pas ndarjes me ish-bashkëjetuesen, Xhesika Leka, ai ka fituar me vendim gjykate të […]

The post “Do ju varros! Ai b***q*** të hedhi lekët”/ Vlonjati një vit pa parë vajzën, gruaja e kërcënon appeared first on BoldNews.al.

Korçë/ Gruaja plagos burrin, e godet me hekur në kokë

29 September 2025 at 20:26

Një ngjarje është regjistruar mbrëmjen e sotme në Kiorçë, ku një çift bashkëshortësh janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Nga informacionet paraprake mësohet se shtetësja me inicialet D.B. ka goditur me send të fortë (dyshohet hekur), në kokë bashkëshortin e saj, shtetasin me inicialet N.B. Ky i fundit ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë […]

The post Korçë/ Gruaja plagos burrin, e godet me hekur në kokë appeared first on BoldNews.al.

Fitoi Topin e Artë – historia e dashurisë së Dembele me Rima Edbouche që shpëtoi karrierën e tij

By: D Marku
23 September 2025 at 13:20

Ousmane Dembele ka fituar Topin e Artë 2025 dhe sulmuesi 28-vjeçar i PSG-së tani ka shkruar emrin e tij në historinë e futbollit.

Dembele shënoi 35 gola dhe regjistroi 14 asistime në të gjitha kompeticionet për Paris Saint-Germain (PSG) në sezonin 2024-25.
Falë formës së tij shpërthyese, PSG arriti të fitonte për herë të parë titullin e UEFA Champions League, që ishte qëllimi kryesor i klubit për kaq shumë kohë.

Përveç kësaj, PSG fitoi edhe katër trofe të tjerë gjatë një sezoni historik, duke përfshirë Ligue 1, Kupën e Francës, Superkupën e Francës dhe Superkupën e UEFA-s.

Përse Dembele e meritoi Topin e Artë?
Kontributi i tij ishte vendimtar në këto triumfe nën drejtimin e trajnerit Luis Enrique. Disa nga momentet më të paharrueshme të tij në sezonin 2024-25 përfshijnë golin vendimtar kundër AS Monaco për të fituar ‘Trophee des Champions’, golin e parë kundër Manchester City në rikthimin 4-2, një gol të rëndësishëm jashtë fushe kundër Arsenal në gjysmëfinalen e UCL-së dhe dy asistime në finalen e UCL-së kundër Inter Milan.
Në fjalimin e tij pas fitores, Dembele falënderoi FC Barcelonën, Lionel Messin, Didier Deschamps, qytetin e tij Eure, nënën, babanë, gruan dhe vajzën e tij.

“Për familjen time, kemi kaluar shumë së bashku. Kemi kaluar gjithçka. Do të jemi gjithmonë së bashku”, u shpreh ai.

Kush është gruaja e Ousmane Dembele, Rima Edbouche?

Pas fitores së Topit të Artë 2025 nga Dembele, rrjeti shpërtheu me lëvdata për gruan e tij, Rima Edbouche.

Nga krijues që bëjnë video për identitetin e saj, te raportimet që hedhin merita për gruan e sulmuesit të PSG-së për ndikimin e saj, Rima është në qendër të vëmendjes globale.

Rima u rrit në Francë, por vendi i lindjes së saj ka qenë gjithmonë objekt diskutimi. Disa raportime thonë se ajo ka lindur në Douar Aghbalou, Marok, në vitin 1999, ndërsa të tjera se ka lindur në Castelfranco Veneto, Treviso, Itali.

Sa i përket fesë, ashtu si bashkëshorti i saj Dembele, Rima është myslimane. Ajo është një yll i rrjeteve sociale me mbi 300 mijë ndjekës në TikTok, ku krijon përmbajtje pa treguar fytyrën e saj. Rima është gjithashtu aktive në Instagram me mbi 183 mijë ndjekës.

The post Fitoi Topin e Artë – historia e dashurisë së Dembele me Rima Edbouche që shpëtoi karrierën e tij appeared first on Albeu.com.

Një vendim për karrierën, një kërcënim për martesën, historia e pathënë e Erik Lloshit

By: D Marku
16 September 2025 at 14:15

Këngëtari i njohur Erik Lloshi ishte i ftuar së fundmi në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku ndau detaje të panjohura më parë rreth jetës së tij personale dhe karrierës muzikore. Një nga momentet më të komentuara të intervistës ishte pa dyshim historia e tij me formatin “Big Brother VIP”, ku këngëtari tregoi pse nuk ka marrë pjesë deri tani dhe si një vendim i rëndësishëm për jetën profesionale mund të ishte kthyer në një krizë familjare.

“Nuk mund të them që nuk ka qenë dëshira ime, edhe ftesën e kam pasur. Po të tregoj për vjet, një histori që është e bukur, por mund të ishte dhe fatale për mua. Në momentin që mora vendimin për t’u futur në ‘Big Brother’, ose më saktë për të shkuar të nënshkruaja kontratën me stafin, më doli gruaja përpara dhe më tha: ‘Nëse ti futesh në “Big Brother”, bëj gati divorcin.”
Artisti tregoi se në fillim mendoi se bashkëshortja e tij, Romina, po bënte shaka por më pas kuptoi se situata ishte më serioze nga sa e kishte menduar:

“Është e vërtetë kjo. Tha: ‘Bëj gati divorcin, se mua nuk më pëlqejnë këto gjëra, nuk i kam qejf.’ Dhe në fund unë zgjodha familjen, patjetër. Dhe unë mendova se po bënte shaka, por e kishte me të vërtetë shumë seriozisht. Nuk e di se me çfarë mendje është këtë vit, por…”
Pavarësisht karrierës në botën e muzikës dhe ekspozimit të lartë në media, Romina, partnerja e Erikut, ka zgjedhur një mënyrë jetese të qetë dhe larg syrit publik.

“Ka disa njerëz që i përballojnë gjërat e partnerit, ka dhe që nuk i përballojnë. Romina është një lloj personi që ka zgjedhur të bëjë një jetë komplet tjetër, do një jetë larg mediave, edhe pse është një nga personat më të artikuluar që unë kam njohur ndonjëherë. Në një intervistë që kemi qenë me dikë, i ka thënë që nëse do bënte ndonjë emision në radio, do bënte goxha emër. Ka qenë vetëm dy herë pjesë e intervistave të mia dhe është betuar që nuk vjen më kurrë, sepse nuk i pëlqen vëmendja fare.”
Këto rrëfime e bëjnë më të qartë vendimin e Lloshit për të qëndruar larg reality show-t më të madh në vend, duke vënë përparësi harmoninë familjare ndaj çdo ftese publike.

The post Një vendim për karrierën, një kërcënim për martesën, historia e pathënë e Erik Lloshit appeared first on Albeu.com.

❌
❌