Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 1 January 2026Main stream

Proda: Zero tolerancë për alkoolin në timon gjatë natës së Vitit të Ri

By: Fax Web
1 January 2026 at 20:03

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, zhvilluan një takim me shërbimet e Policisë Rrugore dhe me punonjësit e Sallës së Komandimit të DVP Tiranë, të angazhuar gjatë natës së ndërrimit të viteve.

Gjatë takimit, Drejtori Proda uroi punonjësit për Vitin e Ri 2026 dhe falënderoi të gjithë efektivët që ishin në shërbim, duke vlerësuar përkushtimin dhe sakrificën e tyre në garantimin e sigurisë së qytetarëve. Ai theksoi se nuk do të ketë asnjë tolerancë ndaj drejtimit të mjeteve nën efektin e alkoolit, duke nënvizuar se çdo kontroll rrugor ka për qëllim parandalimin e aksidenteve dhe shpëtimin e jetëve.

Kreu i Policisë kërkoi profesionalizëm, korrektësi dhe komunikim etik me qytetarët, si dhe kujdes maksimal për sigurinë personale të efektivëve dhe bashkëpunimin mes tyre.

Në momentin e ndërrimit të viteve, Drejtori i Përgjithshëm inspektoi Sallën e Komandimit të DVP Tiranë, ku vlerësoi rolin kyç të kësaj strukture në menaxhimin e situatave operative. Ai theksoi se çdo telefonatë dhe informacion duhet të trajtohen me seriozitet maksimal, pasi reagimi në kohë dhe koordinimi i saktë me patrullat në terren janë vendimtarë për parandalimin e ngjarjeve.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë festimeve të Vitit të Ri, si pasojë e përdorimit të fishekzjarrëve, deri në orën 01:30 të datës 01.01.2026, në rang vendi janë raportuar 20 shtetas të lënduar, pa rrezik për jetën, si dhe një e mitur 13-vjeçare në Vaqarr, e cila ka pësuar gërvishtje në parakrah, dyshohet nga një plumb qorr. Rastet janë regjistruar kryesisht në Tiranë (16 raste), si dhe në Durrës, Lezhë, Fushë-Arrëz dhe Korçë.

Policia e Shtetit bën me dije se shërbimet në të gjithë vendin janë në gatishmëri të plotë dhe vijojnë monitorimin e qarkullimit rrugor, ambienteve ku zhvillohen festime dhe gjithë territorit.

Policia e Shtetit uron të gjithë qytetarët: Gëzuar Vitin e Ri 2026!
Me besim dhe bashkëpunim për më shumë siguri.

VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

By: Os De
1 January 2026 at 20:50

Flakët e zjarrit kanë përfshirë një banesë në Gjegjan të Pukës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Haxhiaj të njësisë administrative Gjegjan, teksa mësohet se largësia e zonës me qendrën e Pukës dhe terreni e bën të pamundur ndërhyrjen në kohë të shërbimit zjarrfikës. 

Nga zjarri është djegur plotësisht banesa. Fatmirësisht nuk ka pasur lëndime për anëtarët e familjes Ndoj.  

Si pasojë e zjarrit që përfshiu banesën e Zef e Pjetër Ndoj, 5 anëtarët e familjes kanë mbetur nën qiell të hapur. 

Shkak për zjarrin paraprakisht dyshohet një shkëndijë elektrike. 

Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

By: Os De
1 January 2026 at 20:45

Bashkia Tepelenë ka reaguar pas aksidentit tragjik në aksin ‘Gjirokastër-Tepelenë’ ku humbën jetën tre të rinjtë, Martin Dulaj, Anxhelo Ruçi dhe Klajdi Myftari.

Në njoftimin zyrtar, Bashkia shpreh ngushëllime për familjarët dhe të afërmit e viktimave. 

Postimi i Bashkisë Tepelenë: 

‘Ngjarja e rëndë e ndodhur në këtë ditë të vitit ka tronditur thellë gjithë komunitetin e Tepelenës.  Ky fillim viti na gjen të pikëlluar, jo për një lindje apo gëzim, por për humbjen e parakohshme të tre të rinjve, bij të këtij qyteti të vogël. 

Me hidhërim të thellë dhe në emër të Bashkisë Tepelenë, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e Martinit, Anxhelos dhe Klajdit, si edhe për të afërmit, shokët e miqtë e tyre. 

Zoti ju dhëntë forcë, durim dhe kurajo për të përballuar këtë tragjedi të rëndë. Kujtimi i tyre do të mbetet i paharruar në zemrat e të gjithëve. Ceremonia mortore do të bëhet për: Martin Dulaj në fshatin Veliqot ora 11.00, Anxhelo Ruçi në varrezat e qytetit Majkosh ora 11.00, Klajdi Myftari në varrezat e qytetit Majosh ora 12.00’, thuhet në njoftim. 

Aktori postim prekës pas aksidentit tragjik me tre viktima në Gjirokastër: Pse m’i more o Zot, nuk do t’ju harroj kurrë vëllezër

By: Os De
1 January 2026 at 18:48

Një aksident tragjik tronditi orët e para të mëngjesit të 2026-ës, ku në aksin Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Bypass”, dy makina u përplasën me njëra-tjetrën, ku humbën jetën tre persona.

Nga përplasja e dy mjeteve, mjeti tip Volkswagen ku udhëtonin Klejdi Myftari 24 vjeç dhe Anxhelo Ruçi 27 vjeç, ku të dy kanë humbur jetën nga plagët e marra dhe mjeti tjetër tip Mercedes Benz ku udhëtonin shtetasit Martin Dulaj 25 vjeç i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje dhe Arsida Demiri 19 vjeç, e cila është transportuar në drejtim të Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar.

Për këtë aksident ka reaguar edhe aktori i njohur i spektaklit të humorit “Portokalli”, Deivis Myslymi, i cili ishte miq me dy nga viktimat.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, aktori shkruan: “Çfarë të shkruar?! Çfarë të them për ju?! Pse m’i more, o Zot?! Një “pse” që nuk merr përgjigje… Ti e di, o Zot, pse. Të lutem, m’i ruaj atje lart. Nuk do t’ju harroj KURRË o vëllezër”.

 

Tragjedia në Zvicër, MEPJ: Deri më tani nuk ka shqiptarë mes viktimave, jemi në kontakt me autoritetet atje

By: Os De
1 January 2026 at 17:55

Ministria e Jashtme ka reaguar në lidhje me zjarrin tragjik në Zvicër, në barin e VIP-ave, ku 47 persona mbetën të vdekur dhe 100 të tjerë janë plagosur. 

Në një reagim për Report Tv bëhet me dije se deri më tani nuk ka shqiptarë mes viktimave dhe se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet vendase, të cilat po vijojnë verifikimet për identifikimin e personave që kanë humbur jetën në tragjedinë e Crans-Montana. 

‘Përfaqësia jonë diplomatike në Zvicër është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet vendase të cilat informojnë se po vijojnë me verifikimet për identifikimin e personave që kanë humbur jetën. 

Deri në momentin që flasim, nga komunikimet me autoritetet zvicerane nuk ka të dhëna për shtetas shqiptarë mes viktimave të tragjedisë në Crans-Montana.  

Përfaqësia jonë diplomatike mbetet në kontakt me autoritetet përgjegjëse në Zvicër për informacione të reja, në orët në vijim. 

 

16:29 “Benz”-i me shpejtësi përplaset ‘kokë më kokë’ me veturën në rrethrrotullimin e Lushnjës

By: EL
1 January 2026 at 16:29

Last Updated on 01/01/2026 by EL

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrethrrotullimin e Plugut, në Lushnjë. Një mjet tip “Benz” ka përplasur nga mbrapa një makinë tip ‘Volkswagen’. Për fat të mirë pati vetëm dëme materiale, por jo viktima dhe të plagosur.

Por ky aksident ka shkaktuar radhë të gjata të krijuara në autostradë, në lëvizjen drejt jugut.

Ambulanca dhe policia e qarkullimit në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit, si dhe për të disiplinuar trafikun e rënduar.

Ambulanca nuk ka përcjellë asnjë nga personat e përfshirë në aksident, pasi nuk kanë lëndime serioze. Shkak i përplasjes dyshohet shpejtësia e lartë e mjetit “Benz” në afërsi të rrethrrotullimit, ç’ka ka bërë që të përplaset nga pas me mjetin tjetër./e.t

Tragjedia e Vitit të Ri në Zvicër, shumica e pacientëve janë të rinj 16–26 vjeç

By: melisa
1 January 2026 at 16:38

Më shumë se 100 persona të plagosur janë transportuar në spitale në të gjithë Zvicrën, pas tragjedisë që ndodhi në natën e ndërrimit të viteve në një resort ski. Drejtorja e Spitalit Universitar të Lozanës, Claire Charmet, tha se deri më tani spitali ka marrë përsipër 22 persona. Ajo u shpreh për gazetën zvicerane 24 Heures se shumica e pacientëve, mesatarisht të moshës 16 deri në 26 vjeç…

Source

Një tjetër aksident ka ndodhur pasditen e sotme

By: melisa
1 January 2026 at 16:05

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në rrethrrotullimin e Plugut në Lushnjë, ku janë përplasur dy makina si pasojë e mosrespektimit të rregullave të qarkullimit. Në një nga mjetet, tip “Benz”, udhëtonte një familje prej katër personash, ndërsa në mjetin tjetër ishte një person i vetëm. Fatmirësisht, nga aksidenti nuk ka pasur të lënduar, vetëm dëmtime të lehta materiale.

Source

Tragjedia në Gjirokastër–Tepelenë, detaje të reja kanë dalë në dritë

By: melisa
1 January 2026 at 15:48

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti tragjik i ndodhur në orët e para të mëngjesit të 1 janarit në aksin rrugor Gjirokastër–Tepelenë, ku tre persona humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur. Një nga viktimat është Martin Dulaj, 25 vjeç, i cili po udhëtonte së bashku me të fejuarën e tij, Arsida Demiri, 19 vjeçe. Kjo e fundit ka mbijetuar aksidentin dhe është transportuar me…

Source

Festimet në Fier / Në spital paraqiten 25 të rinj të dehur, 3 persona të lënduar nga fishekzjarrët

By: Os De
1 January 2026 at 16:41

Festimet në kuadër të ndërrimit të viteve, janë shoqëruar me një numër të lartë të rinjsh të paraqitur në gjendje të dehur ne urgjencen e Spitalit Rajonal Fier me simtoma te intoksikacionit. 

Sipas burimeve spitalore te rinjte kane qene kryesisht te grupmoshes 20- 30 vjeç, ndërsa pasi kanë marrë mjekimin janë larguar. 

Por nderrimi i viteve eshte festuar edhe me fishekzjarre ku tre persona kanë marrë lendime të lehta të cilët pasi u mjekuan dolën nga spitali. 

Ndërkohë për shkak të ngarkesës ushqimore mëngjesin e sotëm në urgjencë ka patur edhe disa raste të paraqitjes të të sëmurëve kronikë, por deri më tani asnjë rast nuk ka përfunduar në komplikacione të rënda. 

 

 

 

Festimet, Proda takim me punonjësit e Rrugores: Zero tolerancë për drejtimin e mjeteve nën efektin e alkoolit

By: Os De
1 January 2026 at 16:22

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, kanë zhvilluar një takim me shërbimet e Policisë Rrugore të planifikuara në shërbim gjatë natës së ndërrimit të viteve, si dhe me punonjësit e Sallës së Komandimit të DVP Tiranë. 

Gjatë takimit, Drejtori i Përgjithshëm uroi Gëzuar Vitin e Ri për të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit, veçanërisht për ata që ishin në shërbim, duke i falënderuar për përkushtimin dhe sakrificën në garantimin e sigurisë së qytetarëve. 

Ilir Proda theksoi se nuk do të ketë asnjë tolerancë ndaj drejtimit të mjeteve nën efektin e alkoolit, duke nënvizuar se çdo kontroll ka si qëllim kryesor shpëtimin e jetëve. 

Njoftimi i policisë: 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, kanë zhvilluar një takim me shërbimet e Policisë Rrugore të planifikuara në shërbim gjatë natës së ndërrimit të viteve, si dhe me punonjësit e Sallës së Komandimit të DVP Tiranë. 

Gjatë takimit, Drejtori i Përgjithshëm uroi Gëzuar Vitin e Ri për të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit, veçanërisht për ata që ishin në shërbim, duke i falënderuar për përkushtimin dhe sakrificën në garantimin e sigurisë së qytetarëve. 

Ilir Proda theksoi se nuk do të ketë asnjë tolerancë ndaj drejtimit të mjeteve nën efektin e alkoolit, duke nënvizuar se çdo kontroll ka si qëllim kryesor shpëtimin e jetëve. Ai kërkoi nga efektivët profesionalizëm, korrektësi, komunikim etik dhe kujdes maksimal për veten dhe kolegët. 

Në momentin e ndërrimit të viteve, Drejtori i Përgjithshëm inspektoi Sallën e Komandimit të DVP Tiranë, ku vlerësoi rolin kyç të kësaj strukture në menaxhimin e situatave operative. Ai theksoi se çdo telefonatë dhe informacion duhet të trajtohet me seriozitet maksimal, pasi reagimi në kohë dhe koordinimi i saktë me patrullat në terren janë vendimtarë për parandalimin e ngjarjeve. 

Gjatë festimeve të ndërrimit të viteve, si pasojë e hedhjes së fishekzjarrëve, deri në orën 01:30 të datës 1 janar 2026, në rang vendi janë raportuar 20 shtetas të lënduar, pa rrezik për jetën. Mes tyre edhe një e mitur 13-vjeçare, e cila ka pësuar gërvishtje në parakrah, dyshohet nga një plumb qorr, në zonën e Vaqarrës. Nga rastet e raportuara, 16 janë në Tiranë, 2 në Durrës, 1 në Lezhë, 1 në Fushë-Arrëz dhe 1 në Korçë. 

 

 

 

 

Lushnje, Benz-i me shpejtësi “skëterrë” merr para Volswagen-in. Pamje pas aksidentit

By: Os De
1 January 2026 at 16:17

Një aksident ka ndodhur pak më parë në rrethrrotullimin e Plukut në Lushnje. Një mjet tip Benz ka përplasur nga mbrapa një mjet tip Volkswagen.

Kjo ka shkaktuar radhë të gjata të krijuara në autostradë në lëvizjen drejt jugut.

Ambulanca dhe policia e qarkullimit në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit si dhe për të disiplinuar trafikun e rënduar.

Shkak i përplasjes dyshohet shpejtësia e lartë e Mercedesit në afërsi të rrethrrotullimit.

13:50 “Do të të blej një shtëpi”/ Mashtroi 39-vjeçaren, i mori para dhe e kanosi, e pëson i riu

By: Klara
1 January 2026 at 13:50

Një 36-vjeçar, i identifikuar me inicialet B.P. është proceduar pasi dyshohet se, nëpërmjet mashtrimit se do t’i blinte një apartament, i ka marrë shuma parash një 39-vjeçareje dhe, kur kjo e fundit ka kërkuar kthimin e parave, e ka kanosur.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme./KM

13:40 Kanosje, dhunë në familje dhe grushte! Disa të arrestuar dhe proceduar në Tiranë

By: Klara
1 January 2026 at 13:40

Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori për shtetaset:
• M. S., pasi dyshohet se ka hapur një profil fals në emër të një shtetasi;
• M. H., pasi dyshohet se, nëpërmjet një profili fals, ka shpërndarë numrin personal të një shtetasi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
• kapën dhe ndaluan shtetasin F. M., 50 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 1 vit burgim për veprën penale “Dhuna në familje”;
• referuan materialet në Prokurori për shtetasin H. A., pasi dyshohet se, për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasin D. M.;
• referuan materialet në Prokurori për shtetasin Xh. B., pasi dyshohet se, për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasin E. R.;
• referuan materialet në Prokurori për shtetasin A. D., pasi dyshohet se, për motive të dobëta, ka kanosur bashkëjetuesen e tij, duke thyer vendimin e Gjykatës;
• referuan materialet në Prokurori për shtetasin S. T., 23 vjeç, pasi iu gjet lëndë piroteknike;
• referuan materialet në Prokurori për një shtetas të mitur, pasi iu gjetën dy mjete prerëse.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori për shtetasit:
• A. N. dhe E. D., pasi dyshohet se, për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin;
• A. R., pasi dyshohet se, për motive të dobëta, ka goditur me grusht vëllain e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:
• referuan materialet në Prokurori për shtetasin S. I., pasi dyshohet se, për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasin A. B.;
• referuan materialet në Prokurori për shtetasin B. N., pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për të lëvizur automjetin, të cilin e kishte parkuar në mënyrë të parregullt;
• punohet për kapjen e shtetasit A. N., pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një banesë.

 

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5:
• arrestuan shtetasin S. K., 29 vjeç, pasi ka vjedhur automjetin e shtetases E. D., e cila e kishte lënë mjetin përkohësisht të ndezur. Pas vjedhjes, 29-vjeçari është aksidentuar me automjetin dhe nga verifikimet rezultoi se nuk ishte i pajisur me leje drejtimi;
• referuan materialet në Prokurori për shtetasin G. L., pasi në subjektin e tij iu konstatuan lëndë piroteknike, në kundërshtim me ligjin;
• referuan materialet në Prokurori për shtetasin B. P., 36 vjeç, pasi dyshohet se, nëpërmjet mashtrimit se do t’i blinte një apartament, i ka marrë shuma parash një 39-vjeçareje dhe, kur kjo e fundit ka kërkuar kthimin e parave, e ka kanosur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori dhe punohet për shoqërimin e shtetasit M. M., pasi dyshohet se ka kanosur dy shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme./KM

Tragjedi në Gjirokastër-Tepelenë/ Humb jetën Anxhelo Ruçi, djali i shefit të policisë dhe nipi i Gramos Ruçit

By: Fax Web
1 January 2026 at 13:15

Një aksident i rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të 1 janarit në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, ku humbën jetën disa të rinj, mes tyre edhe Anxhelo Ruçi, 27 vjeç.

Ruçi ishte djali i shefit të policisë, Rami Ruçi, dhe nip i ish-kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi.

Aksidenti ndodhi pas përplasjes së dy mjeteve: një Volkswagen ku udhëtonin Klejdi Myftari, 24 vjeç, dhe Anxhelo Ruçi, 27 vjeç – të dy humbën jetën nga plagët e marra; dhe një Mercedes Benz ku udhëtonin Martin Dulaj, 25 vjeç, i cili gjithashtu humbi jetën në vendngjarje, si dhe Arsida Demiri, 19 vjeçe, e cila u transportua në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar.

Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të këtij aksidenti tragjik që ktheu festën e Vitit të Ri në një ngjarje të rëndë.

Aksidenti tragjik me 3 viktima në Tepelenë/ Del foto e 27-vjeçarit, i riu djali i shefit të komisariatit

By: E S
1 January 2026 at 13:44

Personi që shihni në foto është 27-vjeçari Anxhelo Ruçi, i cili ka ndërruar jetë në aksidentin e mëngjesit të sotëm në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë” në zonën e njohur si “Bypass”.

Anxhelo Ruçi është djali i shefit të komisariatit të Tepelenës, Rami Ruçi.

27-vjeçari po udhëtonte me një automjet tip “Volkwagen” më targë AB797VP, së bashku me 24-vjeçarin Klejdi Myftari, i cili gjithashtu ka ndërruar jetë.

Viktimë e këtij aksidenti ka mbetur dhe Martin Dulaj 25 vjeç, i cili po udhëtonte me një tjetër automjet se bashku me 19-vjeçares Arsida Demiri, e cila aktualisht ndodhet tek Trauma në gjendje të rëndë shëndetësore.

Lezhë/ Sekuestrohen para, makineta për lojëra fati dhe drogë, një i arrestuar

By: e xh
1 January 2026 at 11:33

Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga policia në Lezhë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fishat”.

Në flagrancë shtetasi Bledar Arapi, ndërsa u shpall në kërkim Elger Uka. Ky i fundit, kishte marrë me qira një godinë trekatëshe në bulevardin “Gjergj Fishta”, e cila funksiononte si kazino për ushtrimin e lojërave të fatit.

Gjatë kontrollit të policisë në një banesë trekatëshe, të përshtatur katet e dyta dhe të treta për ushtrimin e lojërave të fatit dhe përdorim droge, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 15 makineta për lojëra fati, një tavolinë pokeri, çipsa, letra bixhozi, disa doza kokaine, 725 000 lekë të rinj, si dhe euro e dollarë.

Po gjatë operacionit u proceduan penalisht edhe 15 shtetas që u kapën duke luajtur lojëra fati në kazino.

Nata e Vitit të Ri u kthye në kaos: dhjetëra të lënduar nga fishekzjarrët, 13-vjeçarja plagoset nga plumbi qorr

By: Fax Web
1 January 2026 at 11:56

Duket se festimet për disa persona në vend nuk kanë shkuar siç duhet. Gjatë festimeve për ndërrimin e viteve, si pasojë e hedhjes së fishekzjarrëve, deri në orën 01:30 në rang vendi janë raportuar 20 shtetas të lënduar, pa rrezik për jetën.

Sakaq, një tjetër ngjarje, fatmirësisht pa pasoja të rënda, u regjistrua në Vaqarr. Një e mitur 13-vjeçare, ka pësuar gërvishtje në parakrah, dyshohet nga një plumb qorr.

Nga rastet e lëndimit nga fishekzjarrët, 16 janë shënuar në Tiranë, 2 në Durrës, 1 në Lezhë, 1 në Fushë-Arrëz dhe 1 në Korçë.

Ndahet nga jeta në moshën 82-vjeçare ish-kryeparlamentari i Kosovës, Nexhat Daci

By: Fax Web
1 January 2026 at 11:48

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare ish-kryeparlamentari i Kosovës, Nexhat Daci. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari në detyrë i Kuvendit, Dimal Basha. Gjatë karrierës së tij politike, Daci ka ushtruar funksionin e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, si dhe detyrën e Presidentit në detyrë pas vdekjes së Presidentit Ibrahim Rugova në vitin 2006.

Ai ishte themelues i Lidhjes Demokratike të Dardanisë dhe mbeti aktiv në jetën politike të vendit edhe pas përfundimit të mandatit të tij si kryeparlamentar. Daci lindi më 1944 në Tërnoc të Bujanocit.

KUSH ISHTE NEXHAT DACI
Nexhat Daci ishte kimist, profesor universiteti, akademik. Daci lindi në Tërnoc të Bujanocit. Shkollimin e kreu në vendlindje dhe Leskovc (1960). Studimet e rregullta për kimi i kreu në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore të Universitetit të Beogradit (1966), ku mbaron edhe studimet pasuniversitare (1968). Një kurs pasuniversitar e kreu në Liezh, Belgjikë (1970).

Tezën e disertacionit të Doktoratës e mbrojti në Universitetin e Zagrebit (1973). Studimet e pasdoktoratës i vazhdoi në Angli, në Universitetin e Bradfordit (1974). Në vitin 1966 u zgjodh asistent në degën e kimisë të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës, pastaj ligjërues, profesor inordinar dhe në vitin 1984 merr titullin profesor ordinar. Ka bërë shumë udhëtime studimore në vende të ndryshme të botës. Është anëtar i disa institucioneve dhe asociacioneve ndërkombëtare, ndër të cilat edhe i Shoqatës Kimistëve Amerikanë (1985), i Akademisë Europiane për Çështje të Mjedisit në Tubingen, në Gjermani dhe Londër (1987).

Në vitin 1994 u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ndërsa në vitin 1996 anëtar i rregullt, dhe më pas bëhet sekretar i përgjithshëm dhe kryetar i saj (1999–2002). Në vitin 2014 u zgjodh anëtar i Akademisë Europiane të Shkencave dhe të Arteve (ALLEA) me seli në Salcburg. Anëtar i përhershëm i komitetit të ALLEAS për projekte shkencore u zgjodh në vitin 2015. N. Daci ka qenë aktiv në jetën politike dhe institucionale të Kosovës: në periudhën 2001–2011 u zgjodh deputet i Parlamentit të Kosovës dhe në vitet 2001–2006 ishte kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Në vitin 2007 themeloi Lidhjen Demokratike të Dardanisë dhe u bë kryetar i saj.

Veprimtaria e tij shkencore përmban punime shkencore të publikuara në revista të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, projekte shkencore, elaborate, kumtesa, tekste universitare etj. Veçohen punimet shkencore mbi strukturën e substancës organike të qymyrit të Kosovës, pastaj të përbërësve inorganikë të qymyrit, të analizave të ndryshme të hirit nga termocentralet dhe punime shkencore nga fusha e mbrojtjes së mjedisit, veçmas të ujërave të liqeneve akumuluese dhe të disa lumenjve të Kosovës. Ishte bartës ose pjesëmarrës në shumë projekte shkencore nga fusha e mbrojtjes së mjedisit. Udhëhoqi projektin shkencor të ASHAK-ut “Identifikimi i ndotësve të efluentëve të ujërave urbane dhe të industrisë dhe trajtimi i tyre” (2012–2014) dhe projektin për kadastrin e këtyre ndotësve e trajtimin e tyre. Është autor i teksteve universitare dhe monografive (“Kimia organike”, “Struktura e substancave organike të qymyrit të Kosovës”), si dhe bashkautor i një studimi në botimin “Kimia për mbrojtjen e mjedisit” (Elsevier, Amsterdam, Nju-Jork, Oksford, 1987). Është bashkautor i studimit monografik.

❌
❌