Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 9 February 2026Main stream

Vjetërisa e punës, shërbimi larg vendbanimit dhe urgjencat/ Si do të ndryshojnë pagat për punonjësit e shëndetësisë?

By: Fax Web
9 February 2026 at 20:50

Këshilli i Ministrave miratoi javën e shkuar një paketë ndryshimesh në skemën e pagave dhe trajtimit financiar për punonjësit e sistemit shëndetësor, duke ndryshuar pagën bazë, shtesat për vjetërsi, urgjencat dhe shërbimet kritike, si dhe kompensimet për punën larg vendbanimit.

Një nga ndryshimet kryesore lidhet me riformulimin e shtesës për vjetërsi në punë, e cila tashmë do të llogaritet mbi pagën e pozicionit dhe do të pësojë rritje progresive sipas viteve të shërbimit. Konkretisht, punonjësit e sistemit shëndetësor do të përfitojnë një shtesë prej 0.6% për çdo vit pune për 10 vitet e para, 0.8% për 20 vite dhe 1% për 30 vite shërbim. Kjo formulë synon të vlerësojë përvojën dhe qëndrueshmërinë në sistem.

Vendimi parashikon gjithashtu shtesa mujore të posaçme për shërbimet kritike dhe më të ngarkuara të spitaleve. Mjekëtq ë punojnë në urgjencë, reanimacion, hemodinamikë, në njësitë e aksidenteve cerebrale dhe në neonatologji, do të përfitojnë një shtesë prej 18 mijë lekësh në muaj. Ndërkaq, infermierët, teknikët e imazherisë dhe laboratorit në këto shërbime, si dhe mjekët dhe infermierët e urgjencës mjekësore paraspitalore në Qendrën Kombëtar të Urgjencës Mjekësore, do të marrin një shtesë mujore prej 12 mijë lekësh.

Një tjetër element i rëndësishëm i vendimit lidhet me pagesat për shërbimin e urgjencës dhe të rojës, të cilat janë rritur dhe diferencuar sipas orarit të punës dhe ditëve të javës. Për shërbimet 24-orëshe, pagesat variojnë nga 2,700 lekë në ditët e zakonshme, deri në 3,200 lekë për ditët e diel dhe festat zyrtare, ndërsa parashikohen tarifa të veçanta edhe për sistemet 16 dhe 12-orarëshe.

Vendimi rikonfirmon gjithashtu kompensimin mujor për mjekët dhe personelin teknik që punojnë larg vendbanimit të tyre, një masë që synon të mbulojë vështirësitë e shërbimit në zona të largëta ose me mungesë personeli shëndetësor.

Në kuadër të politikës së përgjithshme të pagave, skema e re përfshin edhe indeksimin me 2.5% të pagave të pozicioneve në sistemin shëndetësor, si pjesë e rregullimit vjetor të pagave në sektorin publik për vitin 2026.

Ndryshimet gjithashtu prekin apektet organizative të insitucioneve shtetërore, duke u dhënë titullarëve mundësinë të kontraktojnë deri në tre këshilltarë të jashtëm, shqiptarë ose të huaj, me pagesë mujore deri në 112.750 lekë pas miratimit nga Ministria e Shëndetësisë.

Vendimi i ri i shtrin efektet financiare nga data 1 janar 2026 dhe zbatohet në të gjitha institucionet shëndetësore publike, përfshirë ato në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë, strukturat shëndetësore të Forcave të Armatosura, sistemin e burgjeve dhe Policinë e Shtetit.

Kush e drejton Ministrinë e Infrastrukturës pas pezullimit të Ballukut?

By: e xh
9 February 2026 at 22:52

“Kushtetuesja pezullon Ballukun, çfarë do të bëjë Rama” është tema që po diskutohet këtë të hënë në emisionin “Opinion”, pas mosvendimin të Gjykatës Kushtetuese, trupa gjykuese e të cilës të premten u nda 4 me 4 lidhur me ankimimin e qeverisë ndaj vendimit të Gjykatës së Posaçme për pezullimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke e lënë si rrjedhojë në fuqi atë.

Në lidhje me këtë çështje ka folur avokati Ili Gërdupi. Një nga pyetjet që iu drejtua avokatit Gërdupi ishte nëse ky mosveprim e kthen në normë çështjen e pezullimit të ministrave nga ana e GJKKO-së. Por ai theksoi se ky vendim i Kushtetueses vetëm lë në fuqi pezullimin e ministres, por s’mund të kthehet në normë për shkarkimin e ministrave. Madje sipas tij, ky është i vetmi rast kur kryeministri apo një institucion tjeteër mund të rikërkojë një vendim.

Askush nuk mund ta bëjë përveç ministrit. Do jemi pa ministër për Infrastrukturën dhe Energjinë.”, tha Gërgupi.

Ai shtoi se “Janë disa çështje për të cilat mund të delegohet e drejta, por janë disa funksione që janë ngushtësisht të lidhura me ministrin. Udhëzimet, urdhrat, janë gjëra që mund t’i lëshojë vetëm ministri. Propozimin e VKM-ve mund ta propozojë vetëm ministri. Bëhet një delegim me afat të caktuar, nuk besoj se do e zgjidhë problemin.Ky vendim nuk e normon çështjen në mënyrë përfundimtare, nuk ka një arsyetim i cili është arsyetim maxhorance dhe detyrues. Vendimet e GJK-së kanë detyrime edhe për arsyetimet, për shkak se nuk janë arritur 5 vota, ne do të konsiderojmë se asnjë nga arsyetimet nuk është detyrues dhe rrjedhimisht kjo çështje mbetet akoma për diskutim, për sa kohë nuk kemi një pezullim të radhës, sepse është i vetmi rast ku mund të kërkohet përsëri nga kryeministri ose një tjetër institucion që pretendon se po i cënohet e drejta nga ky vendim në Kushtetuese dhe të kërkojë një interpretim shterues.”, tha Gërdupi.

Avokati shtoi se gjyqtarët e Kushtetueses kanë 30 ditë afat nga data e shpalljes, që në këtë rast është data 6 shkurt, për ta zbardhur vendimin dhe më pas për ta publikuar në fletoren zyrtare. Që do të thotë se Balluku mbetet në detyrë zyrtarisht të paktën deri më 7 Mars.

Kërkesa për burg ndaj ish-krerëve të UÇK, Fevziu: Nuk vranë ata 20 mijë shqiptarë

By: e xh
9 February 2026 at 22:38

Drejtuesi i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu ka reaguar në lidhje me kërkesën e Prokurorisë së Specializuar në Hagë për dënimin me nga 45 vite burg katër ish-drejtuesit e UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Këtë kërkesë të “Speciales” Fevziu e cilësoi si të padrejtë dhe absurde, duke theksuar se të akuzuarit nuk janë përgjegjës për krimet e rënda të kryera gjatë luftës së Kosovës dhe se dënime të tilla nuk janë dhënë as për autorët realë të krimeve në ish-Jugosllavi.

“Krime lufte, krime kundër njerëzimit. Katër drejtues të një strukture ushtarako-politike, e cila kurrë nuk u largua nga territori i Kosovës. Kurrë nuk tentoi që të sulmonte një strukturë tjetër. Qëndroi dhe luftoni gjatë luftës së Kosovës, sidomos në vitet ’97-’99. As Hashim Thaçi, as Kadri Veseli, as Rexhep Selimi, as Jakup Krasniqi nuk janë autorët e vrasjes së 1432 fëmijëve, që humbën jetën rrugëve të qyteteve dhe të fshatrave të Kosovës. As Hashim Thaçi, as Kadri Veseli, as Rexhep Selimi, as Jakup Krasniqi nuk janë autorë të vrasjes së mbi 20 mijë shqiptarëve, rreth 7-8 mijë të të cilëve nuk u gjenden ende eshtrat, të marrë peng dhe të masakruar gjatë luftës së Kosovës.

As Hashim Thaçi, as Kadri Veseli, as Rexhep Selimi, as Jakup Krasniqi nuk janë autorë të masakrave me fëmijë, gra, të cilëve u janë prerë kokat dhe janë hedhur në kanale siç ka ndodhur në Rajçak dhe në shumë vende të tjera. Asnjë prej këtyre të katërve nuk ka qenë protagonist politik, apo ushtarak. U bënë protagonist për të mbrojtur familjet e tyre, fisin e tyre dhe tokën e tyre dhe në një moment të caktuar kur Kosova kishte nevojë, ata rrezikuan jetën e tyre për të mbrojtur të ardhmen e prindërve, të fëmijëve të tyre dhe të atyre vetë. Asnjë prej shkaktarëve realë të krimeve në Ish-Jugosllavi, në Bosnje, në Kroaci, Kosovë, Slloveni nuk ka marrë dënime të këtyre përmasave nga Gjykata e Hagës. Ndërkohë që një Gjykatë e Posaçme e Kosovës ka dhënë një dënim i barabartë me dënimin me burgim të përjetshëm”, tha Fevziu.

Ai ngriti gjithashtu shqetësime mbi bazën ligjore të vendimeve të Gjykatës Speciale, mungesën e së drejtës së faljes dhe pamundësinë e dëmshpërblimit, duke e cilësuar këtë çështje si “një rast turpi për Kosovën”.

“Ndërkohë ajo që është absurde, është që kjo gjykatë ka marrë vendime, në bazë të ligjit me të cilën është krijuar, duhet të vepronte me ligjet e Jugosllavisë të vitit 1998, që i ka anashkaluar. Dënimi më i lartë i Jugosllavisë duhet të shkonte 15 vjet. Deri tani nuk ka një gjykatë eprore që mund të kthente vendimet e saj. Nuk lejohet falja nga asnjë autoritet i Republikës së Kosovës, përfshirë edhe vetë presidenten në rast dënimi, e drejta e faljes ekziston në çdo vend të botës. Dhe e katërta, asnjë prek katër të pandehurve edhe nëse do të shpallen të pafajshëm nuk mund të dëmshpërblehet për vitet që ka lënë në burg. Është një ligj që unë nuk e di se në cilin vend të globit ekziston, edhe pse për fatin e keq është votuar nga katër personat që sot po dënohen nga kjo gjykatë dhe nga Parlamenti i Kosovës. Nëse ka një rast turpi për Kosovës, rasti i turpit është ekzaktësisht ky”, përfundoi Fevziu.

U dënua me burg, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës

By: e xh
9 February 2026 at 22:25

Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, pas vendimit të Apelit të GJKKO, është vetëdorëzuar pasditen kësaj të hëne në Policinë e Rrogozhinës.

Memolla është vetëdorëzuar në zbatim të vendimit të Apelit që la në fuqi dënimin e shkallës së parë, 1 vit burg dhe 5 vite heqje të së drejtës për ushtrimin e funksioneve publike.

Kryetari i Bashkisë Rrogozhinë u shpall fajtor për akuzën e “korrupsionit në zgjedhje”.

“Specialja” në Hagë kërkoi burg për Thaçin e 3 ish-krerëte UÇK, reagon Albin Kurti

By: e xh
9 February 2026 at 22:21

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas lajmit se Prokuroria Speciale ka kërkuar dënimin me 180 vite burg në total të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë për krime kundër njerëzimit.

Kurti shkruan se “Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në bindjen se UÇK-ja bëri luftë të drejtë dhe kryengritje anti-kolonialiste” dhe se “institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të mbrojnë të vërtetën faktike e historike, vlerën dhe dinjitetin e luftës për liri si dhe parimet themelore të drejtësisë, duke kundërshtuar çdo orvatje për shtrembërimin e tyre”.

Reagimi i plotë i Albin Kurtit:

Thelbi moral dhe historik i luftës sonë çlirimtare konsiston në mbijetesën dhe dinjitetin e popullit.

UÇK-ja ishte bartëse e një lufte të drejtë, ruajtëse dhe mbrojtëse. Ajo u zhvillua në rrethanat e okupimit të egër kur dhuna e apart’heidit po shndërrohej në gjenocid shtetëror.

Çdo përpjekje për t’i shkëputur veprimet individuale nga ky kontekst historik e politik rrezikon të deformojë të vërtetën dhe kuptimin e asaj lufte.

Ne nuk kemi pasur kurrë plan shfarosje të asnjë populli tjetër apo të civilëve. Kërkesa e sotme e Prokurorisë në Hagë për dënim prej 45 vitesh burgim për secilin nga drejtuesit e akuzuar të UÇK-së nuk mbështetet në ndonjë standard të pranuar ndërkombëtar të dënimit. Ajo injoron plotësisht kontekstin e luftës në Kosovë dhe përpiqet ta vendosë këtë çështje në një vakuum juridik, duke shkëputur veprimet nga realiteti i një lufte çlirimtare.

Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në bindjen se UÇK-ja bëri luftë të drejtë dhe kryengritje anti-kolonialiste. Institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të mbrojnë të vërtetën faktike e historike, vlerën dhe dinjitetin e luftës për liri si dhe parimet themelore të drejtësisë, duke kundërshtuar çdo orvatje për shtrembërimin e tyre.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi akuzohen për veprat penale që përbëjnë krime lufte: ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe krime kundër njerëzimit: burgosje, akte të tjera çnjerëzore, zhdukje me forcë të personave dhe përndjekje. Krimet pretendohet se janë kryer midis muajit mars të vitit 1998 dhe shtatorit të vitit pasues në disa vende në Kosovë dhe në veri të Shqipërisë.

Çfarë ndodhi të premten në Gjykatën Kushtetuese? Sondazhi: Presioni i Berishës funksionon ende

9 February 2026 at 22:30

43.3% e shqiptarëve mendojnë se ndikimi dhe presioni i Sali Berishës funksionon ende në Gjykatën Kushtetuese.

Në sondazhin ‘Zëri i Shqiptarëve’, të anketuarit janë të ndarë lidhur me atë çka ndodhi të premten në Gjykatën Kushtetuese, e cila rrëzoi teknikisht padinë e kryeministrit, lidhur me çështjen Balluku.

Ndërkohë lidhur mbi këto zhvillimet, 37.2 përqind të tjerë mendojnë se shumica bëri reformën dhe ka të drejtë ta korrigjojë atë, ndërsa për 19.5% të shqiptarëve, mosvendimi i Kushtetueses mbi padinë e kryeministrit, tregon dështimin e reformës në drejtësi, 19.5%.

1238 banorë të rritur të vendit, është kampioni i kësaj të hëne në ‘Zëri i Shqiptarëve’, në ABC News.

Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit.

Kampioni u ripeshua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë 1.9 milionë banorët e rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore, dhe politike. Marzhi i gabimit statistikor për kampionin e plotë: +/- 2.7%

/abcnews.al/

Kushtetuesja rrëzoi teknikisht padinë e kryeministrit/ Sondazhi: 51.5% thonë se ishte e padrejtë

9 February 2026 at 22:15

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të mos marrë një vendim në themel, duke rrëzuar teknikisht padinë e Kryeministrit, ishin në fokus të sondazhit ‘Zëri i Shqiptarëve’ në ABC News këtë të hënë.

Lidhur me mosvendimin e Kushtetueses, opinioni publik duket se paraqitet i ndarë.

Një shumicë relative prej 48.5% e të anketuarve e konsideron qëndrimin e Gjykatës si të drejtë.

Nga ana tjetër, 16.4% e qytetarëve e shohin këtë qëndrim si një atentat ndaj Kushtetutës, ndërsa 35.1%, ngrenë dyshime mbi procesin vendimmarrës, ndërsa mendojnë se ndonjë anëtar i Gjykatës Kushtetuese mund të ketë qenë subjekt shantazhi apo presioni.

/abcnews.al/

Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

9 February 2026 at 22:13

Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, pas vendimit të Apelit të GJKKO, është vetëdorëzuar pasditen kësaj të hëne në Policinë e Rrogozhinës në zbatim të vendimit që la në fuqi dënimin e shkallës së parë: 1 vit burg dhe 5 vite heqje të së drejtës për ushtrimin e funksioneve publike.

Kryebashkiaku u Rrogozhinës u regjistrua teksa ndikonte tek punonjësit e OSHEE për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor në këmbim të votave për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit 2022.

Apeli i GJKKO la në fuqi edhe vendimet për 3 të pandehur të tjerë Blerim Xhamani dhe Isuf Tosku, të cilët u dënuan nga shkalla e parë përkatësisht me 1 vit dhe 8 muaj burg, ku për Toskun dënimi u pezullua duke u vendosur në shërbim prove.

Në fuqi u la edhe dënimi për Ndriçim Tafxhafa që u dënua me 1 vit burg/abcnews.al

Marrëveshje miliarda dollarëshe SHBA-Armeni për energjinë bërthamore

9 February 2026 at 22:07

Armenia dhe Shtetet e Bashkuara kanë arritur një marrëveshje prej miliarda dollarësh për energjinë bërthamore, gjatë vizitës së zëvendëspresidentit amerikan, JD Vance në Erevan.

Sipas marrëveshjes, SHBA-ja hyn në një fushë që më parë ishte e dominuar nga Rusia, e cila kishte furnizuar teknologjinë për centralin e vetëm bërthamor në republikën e Kaukazit Jugor.

“Marrëveshja parashikon eksport të teknologjisë amerikane në vlerë 5,0 miliardë dollarë, si dhe kontrata për furnizim me karburant bërthamor dhe mirëmbajtje në vlerë 4,0 miliardë dollarë”, tha Vance pas takimit me kryeministrin armen, Nikol Pashinian.

“Marrëveshja lidhet me reaktorë të vegjël dhe SHBA-ja ka besim të mjaftueshëm te Armenia për t’i ofruar këtë teknologji të re”, shtoi Vance.

“Si pjesë e ndihmës ushtarake, SHBA do të furnizojë Armeninë me dronë vëzhgues ‘V-BAT”, theksoi Vance.

Krisafi: Mundësia për t’i dhënë garanci Ukrainës, zero! Koloneli: Kolapsi ekonomik mund ta ulë Rusinë në negociata

9 February 2026 at 21:42

TIRANË- Të ftuar në emisionin “War Report” në ABC News, eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Ledion Krisafi dhe koloneli Sami Neziri, analizuan luftën ruse në Ukrainë.

Sipas ekspertëve, humbjet e Rusisë nga kjo luftë janë shumë të mëdha, megjithatë është e vështirë që të ulet në negociata.

Eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Ledion Krisafi u shpreh se e sheh të vështirë që presidenti rus Vladimir Putin të arrijë të ulet në negociata pa arritur qëllimet e tij.

“Mundësia për t’i dhënë garanci Ukrainës siç kërkon ajo është pothuajse zero. Në këtë pikë Ukraina në momentin që nuk merr garancitë, vështirë të firmosë për dhënie territori. Por të të dyja palët mendojnë që mund të fitojnë luftën dhe për aq kohë sa të dyja palët kanë këtë qëndrimin vështirë që të ketë tërheqje”, tha ai.

Nga ana e tij koloneli Sami Neziri tha se Rusia do të përpiqet të fitojë kohë për të shtyrë luftën, ndërsa shtoi se e vetmja gjë që mund ta detyrojë Rusinë të ulet në negociata është kolapsi ekonomik,

“E vetmja gjë që mund të detyrojë Rusinë të ulet në negociata është ekonomia. Ka indikacione se ekonomia ruse ka nisur të tkurret. Sipas ekspertëve të fushës, po të vazhdojë ky trend i ekonomisë Rusia është në gjendje të mbështesë luftën jo më shumë se 1 deri në 2 vite. Nëse shtrëngohet më tepër në sanksione Rusia mund të shkojë drejt kolapsit ekonomik dhe kjo është e vetmja rrugë që ta ulë në negociata”, theksoi koloneli.

/abcnews.al/

“Kanë lidhje me…”, Meçe: Korporata gjyqtarë-prokurorë përbën rrezik kombëtar

9 February 2026 at 21:14

TIRANË– Korporata gjyqtarë-prokurorë tashmë mund të konsiderohet si një çështje, që përbën “rrezik kombëtar”.

Kështu u shpreh analisti i njohur, Arben Meçe, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News. Sipas tij, kjo korporatë ka lidhje me politikën dhe shpeshherë ata ka bërë ndërhyrje të forta të paramenduara në politikë.

“Korporata gjyqtarë-prokurorë është bërë rrezik kombëtar. Kur kjo korporatë lidhet me politikën pastaj, kjo korporatë është e lidhur absolutisht me politikën. Ne sot, në këtë tavolinë, kemi hedhur fakte të shumta që kanë vërtetuar që këta prokurorë dhe gjyqtarë kanë lidhje të forta politike dhe me vendimmarrjet e tyre kanë bërë ndërhyrje të paramenduara në politikë”, tha ai.

 

“U nisëm për të vënë vetullat, por kemi nxjerrë sytë”, Minxhozi: Reforma në drejtësi ka dështuar!

9 February 2026 at 21:14

“Reforma në drejtësi ka dështuar”, kështu është shprehur analisti Skënder Minxhozi gjatë një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, ndërsa komentoi reformën në drejtësi.

Minxhozi është shprehur kritik, duke thënë se tashmë dosjet e prapambetura kanë kaluar 200 mijë, duke nënvizuar se dukshëm ka ardhur koha për ndryshme të thella.

“Kur thash që ka ardhur koha për disa ndryshime duhet të mendohet më thellë. KED gjumë, ILD ka shumë muaj që ka dalë. KLP dhe KLGJ kanë ende vakanca gjyqtarësh dhe prokurorësh që po ankohet çdo gjykatë. Gjykata Kushtetuese shumë e nderuar që dikur hidhte ntuç Sali Berishën, me gjithë Lul Bashën me gjithë Homologen greke, sot është kjo që është. Backlogu i dosjeve ka kaluar 200 mijë. Pra çfarë ka ndodhur u nisëm për të vënë vetullat dhe kemi nxjerrë sytë, reforma në drejtësi ka dështuar”, tha mes të tjerash ai.

/abcnews.al/

Vendimi 4 me 4 i Kushtetueses/Dervishaj: Ka krijuar një normë të re, balanca mes pushteteve nuk ekziston më

9 February 2026 at 21:06

TIRANË– Eksperti ligjor Bledar Dervishaj, në emisionin “Real Story” në ABC News, komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, i cili përfundoi me barazim 4-4.

Sipas Dervishit, ky vendim ka krijuar një precedent të ri dhe ka prekur ekuilibrin dhe balanca mes pushteteve nuk ekziston më.

Ai paralajmëroi se pasojat e këtij vendimi mund të jenë të thella për funksionimin e institucioneve dhe marrëdhëniet ndërmjet tyre.

“Po të hysh më tej, me këtë vendimmarrje, Gjykata Kushtetuese ka krijuar një normë të re, ku balanca mes pushteteve nuk ekziston më.”, tha ai.

“Rama nga ana ligjore është korrekt”/ Bledar Dervishaj: I hynë në territorin e tij dhe shkoi në Gjykatë Kushtetuese!

9 February 2026 at 21:04

Eksperti ligjor Bledar Dervishaj u shpreh se kryeministri Edi Rama është treguar korrekt nga ana ligjore.

Gjatë një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, Dervishi theksoi se veproi siç do vepronte çdokush tjetër, pasi sipas tij i hynë në territorin e tij legjislativ dhe ekzekutiv.

“Sa i takon qëndrimit të Kryeministrit nga ana ligjore nga është korrekt. I ndodhi konflikti i kompetencës, i hynë në territorin e tij ekzekutiv, i hynë në territorin legjislativ dy domene që vendosnin që për besimin politik qoftë se kush emërohet dhe shkarkohet, se pezullim nuk ka një ministër, shkoi në Gjykatë Kushtetuese, atë do bënte çdokush tjetër. Ai priti vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetues dhe kur Gjykata Kushtetuese tërhiqet nga misioni i saj sublim, që të vendosë gardhe, me një barazi votash me pasojë shumë të rëndë”, tha ai.

“Ka ardhur dita ‘O Sot, O Kurrë'”/ Meta: Drejtësia dhe integrimi kanë armikun më të betuar Narko-recidivistin Rama

By: Fax Web
9 February 2026 at 20:37

Kur turpi nuk ka më turp nga turpi çdo gjë mund të dëgjosh“.

Kështu e nis postimin e tij të fundit Kreu i Partisë së Lirisë dhe ish presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Referuar ngjarjeve të fundit të aktualitetit në vend, Meta nuk kursen kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama.

Ky nuk është recidivist vetëm për kapjen e drejtësisë, por edhe për bllokimin e integrimit europian. E harruat si e injoroi apelin e Bundestagut në maj 2019 për të mos bërë zgjedhje njëpartiake në mënyrë që të mos hapeshin negociatat në tetor 2019?”, shkruan Meta.

Sipas tij, ka ardhur koha për të ndaluar këtë njeri.

Tani ka ardhur dita “O Sot, O Kurrë!” për ta vendosur recidivistin përballë llogaridhënies dhe për t’i dhënë fund pengmarrjes së drejtësisë dhe bllokimit te integrimit europian”.

Postimi i plotë:

𝐑𝐞𝐜𝐢𝐝𝐢𝐯𝐢𝐬𝐭𝐢 𝐯𝐞𝐭ë𝐬𝐡𝐩𝐚𝐥𝐥𝐞𝐭 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐠𝐚𝐫𝐚𝐧𝐭 𝐢 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭ësisë

Kur turpi nuk ka më turp nga turpi çdo gjë mund të dëgjosh. Sot rrëmbyesi i Reformës në Drejtësi, që nga zgjedhja antikushtetuese e Prokurorit të Përgjithshëm, Arta Marku në datë 18 dhjetor 2017 (me 69 vota nga 84 vota që sanksiononte Kushtetua e miratuar me 140 vota), që nga minimet që i bënte Këshillit të Emërimeve në Drejtësi duke e lënë Shqipërinë tre vite pa Gjykatë Kushtetuese, që nga shpikja e betimeve te Lana të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, që e mori përgjigjen në mitingun historik të 2 Marsit, që nga kapja e vettingut që e kontrolloi bashkë me Agaçin duke përjashtuar prokurorët e “Dosjes 184” të Dibrës, sot vendosi të kapë prapë drejtësinë.

Por tani, përmes ndryshimit të ligjeve në mënyrë të njëanshme, pas dështimit të kontrollit punëtor-fshatar (parlamentar) të SPAK-ut.

Po ky nuk është recidivist vetëm për kapjen e drejtësisë, por edhe për bllokimin e integrimit europian.

E harruat si e injoroi apelin e Bundestagut në maj 2019 për të mos bërë zgjedhje njëpartiake në mënyrë që të mos hapeshin negociatat në tetor 2019?

Prapë të njëjtën gjë po bën. Atëherë i mashtronte shqiptarët edhe me McGonigalët dhe Mogerinët e tij, por edhe me larvat pseudo-opozitare.

Tani ka ardhur dita “O Sot, O Kurrë!” për ta vendosur recidivistin përballë llogaridhënies dhe për t’i dhënë fund pengmarrjes së drejtësisë dhe bllokimit te integrimit europian prej tij, që e nisi që me kushtin e Kryetarit të Qarkut të Fierit, që në vitin 2012.

Drejtësia dhe integrimi kanë armikun më të betuar Narko-recidivistin, që ka tmerr nga drejtësia dhe nga vota e popullit.
Çdo gjë që nuk e ble dot, e llahtaris recidivistin, ndaj popullin dhe zemërimin popullor ai e ka frikë pa fund.

Kërkohen nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK/ Reagon Rama: Më duhet kohë të gëlltis…

By: Fax Web
9 February 2026 at 20:15

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Hagës për dënimin me nga 45 vite burg për ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi për krime kundër njerëzimit.

Më pyesin miq nga Prishtina pse nuk po shprehesh për mikun tënd që sot u ngarkua me 45 vjet burg në pretencën e prokurorisë së Hagës?!

Nuk po shprehem dot, pasi ende po mundohem ta gjej ku buron filli logjik që ka ndjekur prokuroria për të dalë me kërkesën për varrosje për së gjalli të katër burrave dhe si kurrë ndonjëherë, fjalët nuk më vijnë në ndihmë për t’u shprehur… Ndjesë, më duhet kohë ta gëlltis gjithë atë mal me m** që nxorri sot ajo prokurori në zemër të Europës demokratike“, shkruan Rama.

LEXO EDHE“Ashpërsi e njëanshme”/ Prokuroria kërkon 180 vjet burg për ish-krerët e UÇK, Spiropali: Po e ndjekim me shqetësim të thellë

Në Hagë po vijon procesi i radhës kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi, të cilët janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Gjatë seancës së sotme, Prokurorja e Specializuar, Kimberly West e ka nisur fjalën e saj duke thënë se Gjykata Speciale është bërë “trup funksional, i suksesshëm në një periudhë relativisht të shkurtër”.

“Pavarësisht frikës, stigmës dhe situatave me të cilat janë përballur dëshmitarët dhe familjarët e tyre nga një grup i kufizuar, por me zë, në Kosovë, këta dëshmitarë e kanë dëshiruar kaq shumë të vërtetën që të dalë në pah, prandaj pavarësisht kësaj kanë përzgjedhur të bashkëpunojnë me zyrën time dhe të japin dëshmi para kësaj gjykate”.

Ajo ka pretenduar se 100 persona janë vrarë dhe qindra tjerë janë abuzuar, në dhe rreth 50 plus kampeve të ndalimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Prokurorja West ka thënë se nuk kërkohet dënim për Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së, por për personat e akuzuar, duke kërkuar 45 vjet burgim.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar kërkon vendim dënimi për të gjitha pikat e aktakuzës dhe një vendim të vetëm prej 45 viteve, mbështetur në kontributet individuale të krimeve të kryera nga secili prej personave, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Këto janë krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, janë të rënda dhe këto akuza nuk e kanë humbur vlerën e tyre me kalimin e kohës”.

“Nesër, beteja për integrimin e Shqipërisë në BE”/ Berisha: Rama do ketë fatin e Enver Hoxhës për së gjalli

By: Fax Web
9 February 2026 at 19:27

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi nga foltorja që zhvillon çdo javë opozita nga Kryeministria se kreu i qeverisë ka sfiduar Europën me vendimin që mori sot Partia Socialiste. Sipas tij, mazhoranca është e gatshme të japë integrimin europian, për të mbrojtur veten.

Sipas tij, kjo është një arsye e fortë që nesër, qytetarët ti bashkohen protestës kombëtare të Opozitës.

“Tani, një bajloz i zi, një organizatë kriminale, do t’u mbyllë shqiptarëve rrugën drejt Europës. Do të asgjësojë drejtësinë, shtetin ligjor, Kushtetutën, për të mbrojtur paratë e krimit, vilat, apartamentet, kontot bankare brenda dhe jashtë. Shqiptarë, a do pranoni ju këtë? Kurrë”, tha Berisha. 

Pjesë nga fjala e kreut të PD:

Miq, në Bruksel, Edi Ramës do i transmetohej një mesazh: Mos pengo drejtësinë se ne të mbyllim derën.
Ishte i thjeshtë. Sot në mëngjes Edi Rama u përgjigj: më mbyllni derën se lëkurën time nuk e shes kurrë, se Lubinë nuk e dorëzoj, se po të dorëzoj Lubinë, duhet të dorëzoj veten time. Pra, sonte çdo shqiptar ndodhet para këtij kërcënimi të tmerrshëm, madhor.

LEXO EDHE: “Foltore” një ditë para protestës kombëtare, Berisha: Rama ka vendosur t’i mbyllë Shqipërisë dyert e Europës

Edi Rama me vendimin e sotëm u tha shqiptarëve se integrimin e japim, por korrupsionin nuk e dorëzojmë. Por veten tonë, lëkurën tonë nuk e dorëzojmë. Në këtë kuadër, protestat tashmë janë jetike dhe vendimtare për të shpëtuar atë ëndrrën që nuk ishte vetëm e jona, nuk është vetëm e jona, nuk ishte vetëm e studentëve të viteve ’90, por atë ëndërr që ishte e formësuar nga Rilindja jonë, të cilët për Shqipërinë parajsë, konsideronin ta shihnin zonjë mdis kombeve të tjera evropiane.

Kjo ëndërr e Rilindjes u bë ëndërr e rinisë shqiptare në vitet ’90, u bë motiv kryesor i asaj në luftën kundër diktaturës komuniste. Në ndjekje të saj, PD, lokomotivë e proceseve të integrimit, ia doli të firmosë MSA-në. Ia doli të liberalizojë vizat. Ia doli të marrë rekomandimin për statusin e kandidatit. Pra, ne ishim lokomotiva e integrimit në BE. Programi ynë ka qëllimin më madhor, integrimin e Shqipërisë në BE. Pas çlirimit të Kosovës, interesi ynë kombëtar, ylli ynë polar është integrimi i Shqipërisë në BE.

Tani, një bajloz i zi, një organizatë kriminale, do t’u mbyllë shqiptarëve rrugën drejt Europës. Do të asgjësojë drejtësinë, shtetin ligjor, Kushtetutën, për të mbrojtur paratë e krimit, vilat, apartamentet, kontot bankare brenda dhe jashtë. Shqiptarë, a do pranoni ju këtë? Kurrë. Ndaj dhe nesër është beteja për integrimin e Shqipërisë në BE, për dyert e hapura të Shqipërisë. Nesër, mesazhi ynë është një dhe vetëm një, mos guxo të luash me fatin e shqiptarëve, se fatin e Enver Hoxhës do kesh edhe ti për së gjalli”.

Kujtojmë se nesër, ora 17:00, opozita do të zhvillojë një protestë kombëtare. Ndërkohë sot, pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama bëri me dije se  pezullimi nuk është një parashikim kushtetues, ndaj socialistët do të bëjnë ndryshime ligjore, duke nënkuptuar ndryshime në Kodin e Procedurës Penale.

LEXO EDHE: Protesta e Opozitës, Policia: Ja rrugët që bllokohen nesër në Tiranë

Gazetarja publikon VIDEON/ Polici nxjerr armën e shërbimit gjatë sherrit

By: Fax Web
9 February 2026 at 19:25

Gazetarja Klodiana Lala ka denoncuar një ngjarje të pazakontë, ku sipas saj një efektiv policie është përfshirë në një sherr, jashtë orarit të punës.

Në pamjet e publikuara, polici shfaqet me pistoletë në dorë duke kërcënuar.

“Jam polic unë ore budallenj, e nxjerr koburen kur të dua!”, shkruan gazetarja krahas videos, pa specifikuar se për cilin qytet dhe zonë bëhet fjalë.

Lala shton me ironi dhe kritikë ndaj autoriteteve: “Ilir Proda ku je? Apo ke halle të tjera?  Edhe zaptuesit e hapësirave publike duhen ndëshkuar, se janë kthyer në gjobevënës”.

I kryesuar nga McAllister/ Një delegacion i Parlamentit Europian me mision në Shqipëri më 17 shkurt

By: Fax Web
9 February 2026 at 19:19

Në Qershor 2025 Kryetari i PD Sali Berisha, deklaroi nga Brukseli se kryetari i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, David McAllister, kishte paralajmëruar dërgimin e një misioni faktmbledhës në Shqipëri nga ky komision, duke e cilësuar këtë si “një mbështetje të madhe për përpjekjet e shqiptarëve për demokraci”.

Unë e përshëndes këtë vendim të kryetarit të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian si një mbështetje e madhe për përpjekjet e shqiptarëve për demokraci… Në qoftë se në harkun kohor të 24 orëve, njoftohen dy misione faktmbledhëse, kjo tregon se Shqipëria tashmë është një emergjencë…”, deklaronte Berisha.

Ndërkohë, sipas asaj që raporton Syri, delegacioni i kryesuar nga Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme (AFET) në Parlamentin Europian David McAllister, shoqëruar nga 8 europarlamentar nga të gjitha forcat politike, do të mbërrijë në Shqipëri në datën 17 Shkurt 2026, në një mision 2 ditor.

Gjatë këtij misioni, delegacioni i lartë i Parlamentit Europian pritet të zhvillojë takime me përfaqësues të mazhorancës dhe opozitës, me organet e drejtësisë dhe shoqërinë civile.

Në fokus të këtij misioni pritet të jenë zgjedhjet dhe problematikat që vetë Parlamenti Europian konstatoi, lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, zhvillimet më të fundit politike, si dhe rruga e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Përbërja e delegacionit:

  1. David McALLISTER – Kryetar i AFET (Germany, EPP)
  2. Michael GAHLER – Koordintar i EPP në AFET (Germany, EPP)
  3. Marco TARQUINIO – Anëtar Zëvendësues i AFET, Kryetar i Delegacionit të përbashkët BE-Shqipëri (Itali, S&D)
  4. Marta TEMIDO – Anëtar i AFET (Portugal, S&D)
  5. Tonino PICULA – Anëtar i AFET (Croatia, S&D)
  6. Susanna CECCARDI – Anëtar Zëvendësues i AFET (Itali, PfE)
  7. Şerban Dimitrie STURDZA – Anëtar Zëvendësues i AFET (Romania, ECR)
  8. Marjan ŠAREC – Anëtar Zëvendësues i AFET (Slovenia, Reneë)
  9. Stanislav STOYANOV – Koordinator i ESN në AFET (Bulgaria, ESN)
❌
❌