Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Fatos Nano derivat i Enver Hoxhës”, Ndoj: Rrudhja e PD po largon në radhë të parë rininë prej saj

By: Rovena
22 December 2025 at 22:54

Duke analizuar shifrat e sondazhit Zëri i Shqiptarëve si edhe grupmoshat që simpatizojnë drejtuesit e shtetit shqiptar që nga koha e Ahmet Zogut, studiuesi Gjet Ndoj thotë se rinia po humb besimin te PD, dhe rrudhja e partisë po i largon gjithnjë e më shumë ata.

“Rrudhja e PD po largon në radhë të parë rininë prej PD sepse nuk shikon shpresë. Ai po e manifeston drejtpërdrejtë, thotë ne duam partinë s’na duhet qeveria. Në këtë kuptim rinia, them unë dhe spjegoj atë shifër relativisht të lartë të Berishës në krahasim me Zogun dhe Ramën e shoh edhe te pjesa e humbjes së besimit.

Rinia është më e sinqerta, është më pak e indoktrinuar dhe nuk mund ta tërheqësh zvarrë se ke disa interesa. Ndërsa sa i përket Ramës dhe Zogut, Zogu është një figurë që ka ndërtuar një politikë shtetërore të pakrahasueshme me këta.

Unë Fatos Nanon e quaj derivat të Enver Hoxhës. Ishte njeriu që ishte derivat i atij sistemi politik partiak dhe duke parë që PS është ombrellë e gjithë nostalgjikëve. Ramiz Alia mund të ishte edhe më shumë, por tregon se nuk arriti të formojë statujën e një lideri të vërtetë. Ishte hija e Enver Hoxhës,” tha ai./abcnews.al

Sondazhi/ Çupi: Ahmet Zogu vijon të jetë influencues. Bejko: Në 1997 u votua sepse…

By: Rovena
22 December 2025 at 22:31

Duke marrë si referencë rezultatin elektoral të zgjedhjeve të 1997, ku PD humbi, ndërkohë në referendumin e bërë paralelisht për formën e regjimit, pro monarkisë ishin më shumë se 37-38 % e shqiptarëve. Analisti Çupi u shpreh se Ahmet Zogu po shkonte te 50 % dhe askush nuk bënte pyetjen pse.

“Ne jemi dëshmitarë të asaj gjëje se gjithë politika u trondit shumë, ishte një përqindje e frikshme. Njerëzit nuk e dinin çfarë po bënin, dhe kjo ishte e para për arsye të një emri. Leka Zogu bëri një fushatë shumë të mirë. Dhe kam përshtypjen se ky 16% është e njëjta lëvizje. Në momentin e dëshpërimit politik, në atë kohë ata kërkuar një ‘perëndi të vdekur’ dhe gjetën Zogun, e njëjta gjë ndodh edhe sot. Zogu vijon të jetë influencues për arsye të politikave që këtu kanë zënë vend dhe nuk harrohen, kujdesi për shtetin, lidhjet me Perëndimin, bankat, ushtria”, u shpreh Çupi.

Por analisti Bejko, shprehet se në 1997 gjyshërit tanë ishin gjallë, dhe ata e kanë jetuar kohën e Ahmet Zogut.

“Në atë periudhë gjyshërit tanë ishin gjallë, në kohën e Zogut ata kanë qenë o fëmijë o adoleshentë. Dhe ata e kanë përjetuar situatën e Zogut. Gjatë kohës së Enver Hoxhës ishin të frustruar nuk guxonin të flisnin dhe të thonin të vërtetën. Kjo ishte njëra anë, ata flisnin përgjithësisht pozitivisht për kohën e Zogut, sepse ka patur drejtësi, ka patur rend Shqipëria ishte me një dimension tjetër. Elementi i dytë, që ndikoi në 1997, mendoj ishte fakti që u cenua realiteti i shtetit shqiptar dhe për këtë arsye, edhe për faktin tjetër se me Republikën nuk ishin mësuar dhe në kujtesën e tyre u thirr monarkia dhe në Lazarat fitoi Zogu. Dhe kjo thirri atë ndërgjegje kombëtare,” u shpreh Bejko

Për studiuesin Ndoj, Zogu ka qenë një nga përfaqësuesit me të mira  e të metat e tij si burrë shteti

“Zogu ka arritjet më të mëdha në proceset e shtet ndërtimit shqiptar. Por ka të bëjë edhe me orientimin perëndimor, disa gjeste shumë të forta të Zogut. Duke shfrytëzuar edhe martesën e tij me një bijë fisnike, hungareze ishte një gjest shumë i madh i tij, që tregonte edhe vizionin e tij se Shqipëria është Perëndim. Ndërsa sa i përket fushatës antizogiste në 45 vjet komunizëm, e ka lëshuar në zero mbështetjen, por shqiptarët nuk pengohen për të mësuar të vërtetën. Zogu ka qenë një nga përfaqësuesit me të mira  e të metat e tij si burrë shteti. Ka patur kundër personalitetet më të mëdha të vendit,” tha ai./abcnews.al

“Zëri i Shqiptarëve”/ A mendoni se SPAK do të ketë sukses nën drejtimin e Klodjan Brahos? Përgjigjet e të anketuarve në sondazh

15 December 2025 at 22:56

Në institucionin më të rëndësishëm të drejtësisë SPAK, pati një rrokadë mes drejtuesve me pasuesin e Dumanit, prokurorin Klodjan Braho që do të jetë në krye për 3 vitet e ardhshme.

Sondazhi i kësaj jave në programin ‘Zëri i Shqiptarëve’ u fokusua mbi performancën e SPAK dhe ish- drejtuesit të tij Altin Dumanit.

Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë, ku u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga 1152 banorë të rritur të vendit.

Kampioni u ripeshua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë banorët e rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore, dhe politike. Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: +/- 2.9%

Pyetja- A mendoni se SPAK-u do të ketë sukses nën drejtimin e Klodjan Brahos?

Në sondazhin “Zëri i Shqiptarëve” në ABC News, të anketuarit në përgjigjet e tyre kanë thënë se 60.2% besojnë që po do të ketë sukses. Ndërsa 27.2% anojnë tek përgjigja jo. Dhe 12.6 % janë të dyzuar.

Ajo që bie në sy është se ende pa hyrë në zyrë, shqiptarët kanë më shumë pritshmëri nga Braho, sesa nga puna e Dumanit në 3 vite.

Ndërsa shifrat e sondazhit të ekstrapoluara në mënyrë të përafërt me banorë të rritur, tregojnë se 1,144,000 shqiptarë kanë mendim se SPAK do ketë sukses nën drejtimin e Klodian Brahos.

517 mijë shqiptarë mendojnë që jo, ndërsa vlerësim të dyzuar kanë 239 mijë shqiptarë.

/abcnews.al/

Zëri i Shqiptarëve/A ndikuan diplomatët perëndimorë në zgjedhjen e Klodjan Brahos në krye të SPAK-ut, ja si e “lexuan” qytetarët

15 December 2025 at 22:50

TIRANË– Perceptimi dominues në opinionin publik është se ndikimi perëndimor ka qenë vendimtar në zgjedhjen e drejtuesit të SPAK-ut. Në sondazhin “Zëri i Shqiptarëve” të publikuar në ABC News, janë pyetur 1152 banorë të rritur të Shqipërisë.

Shkalla shumë e lartë e përgjigjeve, konkretisht 85.0% e tyre mendojnë  se kanë ndikuar ndërkombëtarët në zgjedhjen e Klodjan Brahos, 11.3% e tyre mendojnë që jo , kurse personat e dyzuar janë 3.7%.

Rezultatet në grafik:

Rezultatet e ekstrapoluara në shifra:

Konkretisht, e shprehur në shifra janë 1,615,000 qytetarë, të cilët mendojnë se zgjedhja e Klodjan Brahos është ndikuar nga ndërkombëtarët, 70,000 janë të dyzuar, kurse 215,000 qytetarë mendojnë që nuk ka patur “influencë” të ndërkombëtarëve.

Metodologjia e sondazhit

Kampioni i sondazhit të publikuar  në “Zëri i Shqiptarëve” është 1152 banorë të rritur të vendit.

Linku i pyetësorit është shpërndarë me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Pyetësori është plotësuar elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit.

Kampioni u ripeshua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë banorët e rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore, dhe politike.

Marzhi i gabimit statistikor i sondazhit është në nivelin +/- 2.9%/abcnews.al

“Nuk duhet të jetë i lokalizuar vetëm në një krah”/ Lami: SPAK duhet të tregonte paanshmëri në raport me korrupsionin

15 December 2025 at 22:35

Sondazhi i Zërit të Shqiptarëve në Abc News, nxjerr se shqiptarët janë të dyzuar për drejtimin 3-vjeçar të Altin Dumanit në krye të SPAK.

Sipas shqiptarëve, Dumani goditi më tepër eksponentë të mazhorancës sesa të opozitës. 55.3% e shqiptarëve mendojnë se drejtuesi në largim i SPAK, kishte si objektiv qeverinë, kurse vetëm 19.4% opozitën.

Analisti Roland Lami u shpreh se SPAK duhet të tregonte paanshmëri në raport me korrupsionin. Gjithashtu nënvizoi se nuk duhet të jetë i lokalizuar vetëm në njërën anë.

“Është një institucion që ka krijuar edhe mundësinë që të jetë më shumë i ekspozuar në sytë e publikut. Një qytetar i thjeshtë e ka të vështirë të japë gjykim nga brenda se si funksionon struktura. Por ata theksojnë performancën e mirë kundër luftës së krimit të organizuar. Por sërish evidentohet një problem për shkak ende të pafuqisë që ka SPAK për të avancuar më shumë ndaj çështjes së krimit të organizuar. Pra mbetet në pozicion varësie apo pritje të një presioni që vjen nga jashtë edhe ende nuk është bërë lider. SPAK duhet të tregonte paanshmëri në raport më korrupsionin. Nuk duhet të jetë i lokalizuar vetëm me një krahë. Por sërish nuk duhet të harrojmë fakti që qeveria ka shumë kohë në pushtet dhe gjasat janë më shumë që të jetë në fokus. Dhe së dyti, vërtet janë tre krerë të goditur të opozitës, por dosjet po zvarriten pa fund. Pra këto krijojnë një çoroditje në perceptimin e publikut”, tha Lami.

/abcnews.al/

Zëri i Shqiptarëve/ Me kë është treguar më i ashpër SPAK-u nën drejtimin e Dumanit? Çfarë mendojnë qytetarët

15 December 2025 at 22:30

TIRANË- Në sondazhin Zëri i Shqiptarëve, publikuar këtë të hënë në ABC News, 55.3 % e të anketuarve mendojnë se SPAK nën drejtimin e Altin Dumanin është treguar më i ashpër ndaj mazhorancës socialiste.

Një e katërta apo rreth 25.3% vlerësojnë se SPAK-u ka vepruar njësoj si ndaj mazhorancës, ashtu edhe ndaj opozitës. Ndërkaq, 19.4% e të pyeturve mendojnë se SPAK-u ka qenë i ashpër ndaj opozitës.

Grafiku në përqindje:

Rezultatet e ekstrapoluara në shifra:

Mazhorancën – 1,050,000 qytetarë
Kjo është pjesa më e madhe. Do të thotë se mbi 1 milion të rritur mendojnë se SPAK-u, nën drejtimin e Altin Dumanit, ka qenë më i ashpër ndaj mazhorancës qeverisëse.

Njësoj –  480,000 qytetarë
Gati gjysmë milioni qytetarë besojnë se SPAK-u ka vepruar në mënyrë të balancuar, pa favorizuar as mazhorancën dhe as opozitën.

Opozitën – 370,000 qytetarë
Një numër më i vogël qytetarësh kanë perceptimin se ashpërsia ka qenë më e madhe ndaj opozitës.

Metodologjia e sondazhit:

Kampioni i sondazhit të publikuar  në “Zëri i Shqiptarëve” është 1152 banorë të rritur të vendit.

Linku i pyetësorit është shpërndarë me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Pyetësori është plotësuar elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit.

Kampioni u ripeshua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë banorët e rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore, dhe politike.

Marzhi i gabimit statistikor i sondazhit është në nivelin +/- 2.9%/abcnews.al

Suksesi i SPAK, meritë e Dumanit apo ndërkombëtarëve?/ Sondazhi, 30.2 për qind: Meritë e shërbimeve të huaja

15 December 2025 at 22:24

Në institucionin më të rëndësishëm të drejtësisë SPAK, pati një rrokadë mes drejtuesve me pasuesin e Dumanit, prokurorin Klodjan Braho që do të jetë në krye për 3 vitet e ardhshme.

Sondazhi i kësaj jave në programin ‘Zëri i Shqiptarëve’ u fokusua mbi performancën e SPAK dhe ish- drejtuesit të tij Altin Dumanit.

Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë, ku u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga 1152 banorë të rritur të vendit. Kampioni u ripeshua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë banorët e rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore, dhe politike. Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: +/- 2.9%

Pyetjes nëse suksesi i SPAK ndaj krimit të organizuar është meritë e Dumanit apo shërbimeve të huaja, të anketuarit i janë përgjigjur në masën 30.1 për qind për ish kreun e SPAK. 30.2 për qind e tyre mendojnë se është meritë e shërbimeve të huaja, ndërsa 39.7 për qind mendojnë se është meritë ‘e ndërthurur’.

Shifrat e përfituara nga sondazhi në nivel ekstrapolimi me banorë të rritur, tregojnë se 571 mijë shqiptarë mendojnë se është meritë e Dumanit. Sakaq, 573 mijë shqiptarë mendojnë se suksesi i SPAK është pasojë e shërbimeve të huaja, ndërsa 755 mijë shqiptarë mendojnë se është meritë ‘ e ndërthurur’.

Çfarë vlerësimi keni për drejtimin 3 vjeçar të SPAK-ut nga Dumani?/ Ja si përgjigjen shqiptarët në sondazhin e ABC News

15 December 2025 at 22:10

Në institucionin më të rëndësishëm të drejtësisë SPAK, pati një rrokadë mes drejtuesve me pasuesin e Dumanit, prokurorin Klodjan Braho që do të jetë në krye për 3 vitet e ardhshme.

Sondazhi i kësaj jave në programin ‘Zëri i Shqiptarëve’ u fokusua mbi performancën e SPAK dhe ish- drejtuesit të tij Altin Dumanit.

Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë, ku u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga 1152 banorë të rritur të vendit. Kampioni u ripeshua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë banorët e rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore, dhe politike. Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: +/- 2.9%

Pyetjes se “Çfarë vlerësimi keni për drejtimin 3 vjeçar të SPAK-ut nga Altin Dumani?”, 52.7 për qind e të anketuarve kanë mendim pozitiv. Sakaq, 30 për qind e të anketuarve kanë mendim negativ dhe pjesa tjetër konkretisht 17.3 për qind kanë mendim ‘të përzier’.

Shifrat e sondazhit të ekstrapoluara në mënyrë të përafërt me banorë të rritur, tregojne se rreth 1 milion shqiptarë kanë mendim pozitiv për drejtimin 3 vjeçar të SPAK nga Altin Dumani. Rreth 570 mijë shqiptarë kanë mendim negativ, ndërsa vlerësim ‘të përzier’ kanë 330 mijë shqiptarë.  / abcnews.al /

Sondazhi: Shumica e drejtuesve të Lëvizjes Studentore u larguan nga politika, nga diktati i Berishës

By: Re Nato
8 December 2025 at 22:50

Shumica e drejtuesve të Lëvizjes Studentore dhe e themeluesve të PD-së janë larguar nga politika, nga diktati i Sali Berishës.

Në sondazhin e kësaj të hëne në Zëri i Shqiptarëve, të anketuarit që nuk votuan më 11 maj ose që votuan për partitë opozitare, u ftuan të përgjigjen lidhur me pyetjen:

Shumica e drejtuesve të Lëvizjes Studentore dhe e themeluesve të PD-së janë larguar nga politika. Mendoni se ka ndikuar diktati i Berishës, apo ka qenë zgjedhje e tyre personale?

Në përgjigje të tyre, 65.7 % thonë nga janë larguar nga diktati i Berishës, 30.4% për zgjedhje personale dhe 3.9 % mbeten të dyzuar.

Në një ekstrapolim shifrash, 746 000 mendojnë se janë larguar nga diktati i Berishës, 345 000 zgjedhje personale, dhe një numër i vogël, rreth 44 mijë janë të dyzuarit.

Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit. Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: +/- 2.7%/abcnews.al

“Lëvizja e dhjetorit, tradhtoi idealet”/ Bejko: Shqiptarët kishin pritshmëri nga PD

By: Re Nato
8 December 2025 at 22:29

Analisti Roland Bejko thotë se lëvizja e dhjetorit të vitit 1990 tradhtoi idealet për të cilat u krijua.

Në emisionin “Zëri i Shqiptarëve” në ABC News, Bejko u shpreh se shqiptarët kishin pritshmëri nga PD.

“Ne na u tradhtuan idealet. Sot, 35 vjet më vonë, themi jo. Qytetarët shqiptarë kishin disa pritshmëri nga PD. E drejta e pronës. PD u krijua si parti e qendrës së djathtë, nuk e zgjidhi, e ngatërroi më shumë. Është rishikimi i historisë. Shqipëria ka pasur nevojë për dekomunistizim. Nga PD u prit krijimi i kohezionit social. Ishte çështja e tregut. Ne nuk kemi treg fare. Shqiptarët prisnin shtet të së drejtës.”, theksoi ai./abcnews.al

‘Zëri i Shqiptarëve’/ Sondazhi: PD nuk i ka përmbushur aspiratat e Lëvizjes së 8 Dhjetorit

By: Re Nato
8 December 2025 at 22:14

Më 8 dhjetor 1990 filloi Lëvizja Studentore, prej së cilës lindi PD-ja. A i ka përmbushur PD-ja aspiratat e asaj lëvizje?

Në shumicë dërrmuese shqiptarët mendojnë se PD nuk i ka përmbushur ato aspirata. Në sondazhin e publikuar këtë të hënë në ‘Zëri i Shqiptarëve’ mendojnë se 79.5% e tyre mendojnë se PD nuk i ka përmbushur aspiratat e Lëvizjës së 8 Dhjetorit. Vetëm 16.1% e të anketurarëve janë përgjigjur pozitivisht pyetjes, ndërsa 4.5 % janë ende të dyzuar.

Kampioni i sondazhit është 1252 banorë të rritur të vendit. Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë.

Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit. Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: +/- 2.7%/abcnews.al

Sondazhi: Për kë do votoni nëse zhvillohen zgjedhje?/ Rreth 75 mijë vota shkojnë për partitë e vogla ekzistuese, në 11 maj morën 200 mijë…

1 December 2025 at 22:49

Zëri i Shqiptarëve ka publikuar këtë të hënë rezultatet e sondazhit të radhës në ABC Neës. 1252 banorë të rritur të vendit, është kampioni i kësaj të hënë, ndërsa linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit. Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: +/- 2.7%. pyetja e parë e sondazhit ishte “A jeni aktualisht i/e zhgënjyer nga dy partitë kryesore, PS dhe PD?”, ku  53.9 % e të anketuarve janë përgjigjur me JO, ndërsa  46.1 % të tjerët shprehen se PO, janë të zhgënjyer nga dy partitë kryesore.

Pyetjes se për kë mund të votoni nëse zhvillohen zgjedhjet së afërmi, të zhgënjyerit nga dy partitë kryesore votuan me 46.3 për qind për partitë e reja. ‘Të zhgënjyerit’ votuan në masën 8.6 për qind për partitë e vogla ekzistuese, ndërsa 45.1 për qind e tyre nuk kanë shpresë fare.

Sipas një ekstrapolimi të i përafërt i banorëve të rritur sondazhisti Eduard Zaloshnja the se referuar përpunimit të të dhënave rezulton se 406 mijë shqiptarë do të votonin për partitë e reja nëse do krijoheshin. Rreth 75 mijë prej tyre do votonin për partitë ekzistuese te cilat moren rreth 200 mije vota ne 11 maj, ndërsa 395 mijë e shqiptarëve nuk kanë shpresë fare.  / abcnews.al /

Sondazhi: Për kë do votoni nëse zhvillohen zgjedhje?/ 46.3 për qind e ‘të zhgënjyerve’ votojnë për partitë e reja që mund të krijohen

1 December 2025 at 22:44

Zëri i Shqiptarëve ka publikuar këtë të hënë rezultatet e sondazhit të radhës në ABC News. 1252 banorë të rritur të vendit, është kampioni i kësaj të hënë, ndërsa linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë.

Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit. Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: +/- 2.7%.

Pyetja e parë e sondazhit ishte “A jeni aktualisht i/e zhgënjyer nga dy partitë kryesore, PS dhe PD?”, ku  53.9 % e të anketuarve janë përgjigjur me JO, ndërsa  46.1 % të tjerët shprehen se PO, janë të zhgënjyer nga dy partitë kryesore.

Pyetjes se për kë mund të votoni nëse zhvillohen zgjedhjet së afërmi, të zhgënjyerit nga dy partitë kryesore votuan me 46.3 për qind për partitë e reja. ‘Të zhgënjyerit’ votuan në masën 8.6 për qind për partitë e vogla ekzistuese, ndërsa 45.1 për qind e tyre nuk kanë shpresë fare.  / abcnews.al /

Zëri i Shqiptarëve/ A jeni të zhgënjyer nga dy partitë kryesore? Ja çfarë mendojnë qytetarët sipas grupmoshave

1 December 2025 at 22:36

SHQIPËRI- 53.9%, apo rreth 1 024 000 të cilët shprehen se nuk janë të zhgënjyer aktualisht nga dy partitë kryesore PS e PD, kanë një moshë mesatare rreth 54.1  vjeç.

Zëri i Shqiptarëve publikoi këtë të hënë rezultatet e sondazhit të radhës në ABC News, ku pyetjes A jeni aktualisht i/e zhgënjyer prej dy partive kryesore, PS dhe PD? Iu përgjigjën me PO, rreth 46.1 % e të anketuarve, ose rreth 876 mijë shqiptarë, sipas një esktrapolimi të sondazhistit Zaloshnja.

Kjo kategori të cilët thotë se janë të zhgënjyer aktualisht nga dy partitë kryesore, i përkasin një moshe mesatare rreth 43.0 vjeç.

Ndërkohë, rezulton se më të zhgënjyer me partitë kryesore, PS e PD, aktualisht janë personat që kanë nivel arsimor më të lartë. Nga përpunimi i të dhënave, rezultoi se të zhgënjyer janë të anketuarit që kanë mesatarisht 13.6 vite arsimim, ndërsa ta pazhgënjyer në 11.9 vite shkollë.

Të dhënat e sondazhit:

Zëri i Shqiptarëve ka publikuar këtë të hënë rezultatet e sondazhit të radhës në ABC News. 1252 banorë të rritur të vendit, është kampioni i kësaj të hënë, ndërsa linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë.

Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit. Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: +/- 2.7%./abcnews.al

 

Sondazhi/ Meçe: Në Shqipëri, militantët janë me shumicë. Lami: Nuk është thyer ende mbipartizimi

1 December 2025 at 22:23

Zëri i Shqiptarëve ka publikuar këtë të hënë rezultatet e sondazhit të radhës në ABC News. 1,252 banorë të rritur të vendit përbëjnë kampionin e kësaj të hëne. “A jeni aktualisht i/e zhgënjyer nga dy partitë kryesore, PS dhe PD?” ishte pyetja e parë e këtij sondazhi, ku 53.9% e të anketuarve janë përgjigjur me JO.

Analisti Arben Meçe tha se fakti që zhgënjimi nga partitë politike anon kryesisht nga “jo”, tregon se në Shqipëri militantët janë në shumicë. Meçe shtoi më tej se ata që shprehin pakënaqësi nuk do të thotë se do të refuzojnë të votojnë.

“Qoftë PD dhe qoftë PS kanë probleme serioze mes tyre; prisja që zhgënjimi nga partitë të ishte më i madh. Fakti që zhgënjimi nga partitë është ‘jo’, tregon që militantët në Shqipëri janë me shumicë. Vetëm çereku i atyre që janë të zhgënjyer janë të lidhur me partitë e mëdha.

Rrjedhja është çereku i tyre që janë zhgënjyer. Vërtet kanë ikur 25% dhe 46.1% e votuesve thonë ‘jo’. Ata shprehin pakënaqësi, por kjo nuk do të thotë se nuk do të votojnë.”

Analisti Roland Lami tha se në Shqipëri ende nuk është thyer dhe kapërcyer mbipartizimi në vend. Ai u shpreh se shumica e shqiptarëve vazhdojnë të besojnë te dy partitë kryesore dhe se kjo është një mundësi e artë për partitë e reja për të krijuar një realitet të ri politik.

“Në 34 vite nuk e kemi thyer mbipartizimin në Shqipëri. Shumica e njerëzve ende besojnë te dy partitë kryesore. Ka një rrjedhje të caktuar nga dita e zgjedhjeve dhe deri tani nga dy partitë e mëdha.

Është një mundësi që partitë e tjera të përfitojnë nga këto rrjedhje dhe mbetet për t’u parë nëse po e shfrytëzojnë këtë situatë. Kjo mund të krijojë një realitet të ri politik.”  / abcnews.al /

Zëri i Shqiptarëve/ Sondazhi: Mbi 1 milionë shqiptarë nuk janë të zhgënjyer nga PS e PD

1 December 2025 at 22:15

SHQIPËRI– Në sondazhin Zëri i Shqiptarëve, publikuar këtë të hënë në ABC News, 53.9 % e të anketuarve thanë se nuk janë të zhgënjyer aktualisht nga dy partitë kryesore.

Sipas një ekstrapolimi të i përafërt i banorëve të rritur sondazhisti Eduard Zaloshnja the se referuar përpunimit të të dhënave rezulton se 1 024 000 shqiptarë nuk janë aktualisht të zhgënjyer nga PS e PD, ndërsa rreth 876 000 të tjerë rezultojnë të jenë të zhgënjyer.

Përgjigjja e të anketuarve:

Zëri i Shqiptarëve ka publikuar këtë të hënë rezultatet e sondazhit të radhës në ABC News. 1252 banorë të rritur të vendit, është kampioni i kësaj të hënë, ndërsa linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit. Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: +/- 2.7%./abcnews.al

Zëri i Shqiptarëve/ Si përgjigjen shqiptarët pyetjes: A jeni aktualisht i/e zhgënjyer nga dy PS dhe PD?

1 December 2025 at 22:10

SHQIPËRI– Zëri i Shqiptarëve ka publikuar këtë të hënë rezultatet e sondazhit të radhës në ABC News. 1252 banorë të rritur të vendit, është kampioni i kësaj të hënë, ndërsa linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e

Shqipërisë. Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit. Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: +/- 2.7%.

A jeni aktualisht i/e zhgënjyer nga dy partitë kryesore, PS dhe PD? Ishte pyetja e parë e këtij sondazhi, ku 53.9 % e të anketuarve janë përgjigjur me JO.

Përgjigjja e të anketuarve:

Ndërsa 46.1 % të tjerët shprehen se PO, janë të zhgënjyer nga dy partitë kryesore. Pjesë e sondazhit janë pjesëmarrës dhe jo mospjesëmarrës të zgjedhjeve të 11majit./abcnews.al

❌
❌